Kandidatët shqiptarë përplasen për rolin e FMN

Berisha: FMN shkakton pakënaqësi! Rama: Do të kërkoj ndihmë

Kryeministri shqiptar, i cili po shpreson të rizgjidhet më 28 qershor, tha të martën se çdo paketë ndihme për disiplinë financiare mund të shkaktojë pakënaqësi, por udhëheqësi i opozitës tha se nëse fiton, do të kërkojë menjëherë ndihmën e fondit.

Në intervista të ndara të martën, Kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës, Edi Rama, patën mendime të ndryshme mbi gjendjen aktuale të ekonomisë dhe nevojës për Fondin Monetar Ndërkombëtar në muajt në vijim.

"I kam thënë shumë miqve të mi dhe kolegëve se nuk kam dëshirë të punoj me ta. Pse‘ - pyeti Berisha. "Ai i tremb njerëzit e biznesit; nuk është e shëndetshme për biznesin".

"Çdo program me FMN-në mund të nxisë pakënaqësi shoqërore".

Vendi me të shkuar prej komunizmi stalinist ka shijuar rritje të fortë ekonomike në vitet e fundit dhe ka rënë pak më poshtë se 5 për qind rritje vetëm në një rast në një dekadë. Megjithatë, vendi gjendet nën presion për shkak se eksportet po bien, emigrantët po sjellin më pak para, ndërsa probleme të tjera të ekonomisë botërore po e godasin edhe atë.

"Ne jemi totalisht kundër vendimit të qeverisë për të dalë nga programi i asistencës së FMN-së, për shkak se në këto kohë nuk kemi nevojë absolute për ndihmën dhe praninë e FMN-së", tha Edi Rama për Reuters.

Kryebashkiaku tha se ai do të fillojë bisedimet me FMN-në menjëherë nëse ai del fitues këtë muaj në atë që sondazhet kanë treguar se është një garë e fortë për drejtimin e vendit në të ardhmen.

"Mund të them se është prioriteti ynë absolut të rihapim negociatat me FMN-në", - u shpreh Rama.

Shqipëria nuk e rinovoi marrëveshjen e mëparshme me FMN-në këtë vit dhe qeveria "Berisha" i ka injoruar sugjerimet e FMN-së për të mos rritur pagat dhe pensionet nga 1 maji.

Mes fqinjëve ish-komunistë të Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Bosnja kanë negociuar sakaq me FMN-në për kredi, ndërsa Maqedonia dhe Mali i Zi po e shqyrtojnë një mundësi të tillë. Kosova, ku shqiptarët përbëjnë mazhorancë, iu bashkua së fundmi FMN-së.

Disa zyrtarë ndërkombëtarë dhe shqiptarë parashikojnë që vendi do të zhvillojë bisedime me FMN-në, pavarësisht se kush do të jetë rezultati i zgjedhjeve.

"FMN do të vijë, ne do të shohim se çfarë marrëveshjeje do të jetë", tha një zyrtar shqiptar që nuk deshi të citohej. "Ne kemi nevojë për FMN-në për besueshmëri, statistika dhe reforma strukturore".

Parashikimi shumë optimist i Kryeministrit

Berisha, një ish-kardiolog që u zgjodh Kryeministër në 2005, tha se ekonomia shqiptare po rritet tashmë me 4 për qind, megjithëse tha se nuk i dihet se si mund të vijnë punët pas përfundimit të sezonit turistik që është shumë i rëndësishëm.

FMN vlerëson se rritja për vitin 2009 do të jetë 0.4 deri në 0.5 për qind, megjithëse disa ekonomistë të huaj mendojnë se zero është rritja ekonomike sipas skenarit më optimist, duke parë presionin nga kriza ekonomike botërore. Kreu i opozitës Rama nuk pranoi të japë një parashikim.

Disa zyrtarë ndërkombëtarë shohin gjithashtu se Shqipëria mund të ketë një deficit buxhetor prej 6 për qind të PBB-së aktualisht, ndërkohë që Berisha tha se deficiti nuk do të jetë më i lartë se 4.1 për qind.

"Nuk do të rritet më shumë," tha ai. "Unë i mbaj premtimet."

Kriza financiare botërore ka goditur gjithashtu vlerën e lekut, duke e ulur atë me rreth 5 për qind në muajt e fundit kundrejt euros pas një periudhe të gjatë stabiliteti.

"Kjo nuk më shqetëson mua fare," tha Berisha. Kërkesa turistike "këtë verë do ta forcojë monedhën tonë."

Për të krijuar para pa iu kthyer FMN-së, Shqipëria lajmëroi se mori një kredi sindikale prej 250 milionë eurosh nga Alpha Bank e Greqisë dhe Deutsche Bank me interes Euribor plus 9.65 për qind.

"Kjo është një kohë krize dhe interesat ndikohen nga kriza," tha kryeministri në zyrën e tij, ndërsa qe ulur pranë flamujve të Shqipërisë, BE-së dhe NATO
 

7 Komente

 "...Për të krijuar para pa iu kthyer FMN-së, Shqipëria lajmëroi se mori një kredi sindikale prej 250 milionë eurosh nga Alpha Bank e Greqisë dhe Deutsche Bank me interes Euribor plus 9.65 për qind..." 

 

Sa interes i "ulur". He se mban ai popull mban. Turp per faqen e zeze. 

Perseri nuk mund te rri te ve ne dukje faktin qe kryetari i nje partie qe vete-cilesohet si 'socialiste' eshte pro-FMN.

Kurse une duhet te shtoj qe nuk kishte per te levruar ndonjehere FMN-ja 250 milione euro per buxhetin e shtetit ne diten me diell. Miliardat qe fliten jane per probleme me bilancin e pageses, me monedhen, etj, jo per ndertime rrugesh dhe postera me ngjyra.

Qafir, kjo qe ve ne dukje ti eshte vertet ofenduese. Po ja qe ne vende rumpalle si Shqiperia, kur nje qeveri nuk siguron dot legjitimitet sepse eshte e zhytur ne korrupsion dhe paaftesi, cdo force politike do te lutet tek dera e kishes per pak legjitimitet lemoshe - it's more efficient in the short run. Sidoqofte, nje gazetar i afte duhet t'ja beje 3 here kete pyetje-koment Rames derisa ky te leshoje ndonje pohim te vockel.

Jam kurioze cfare mendon i majti i vertete i LSI-se smiley

Qafiro, dikur Rama kendonte: "Kjo eshte Tirana jone, Tirane e kontrakdites..." , tani zere se po e kendon te njejten kenge per Shqiperine.

Per mua medyshja eshte e thjeshte per t'u dhene udhe: Rama (nese vjen ne pushtet) ka frike nga corba e Berishes qe e ka gatuar me lugen e Ridvan Bodes, dhe do t'ja jape njehere FMN si "gustatore" te provuar qe jane. Nese ata i thone qe "corba" eshte e prishur, ai ka gjithe legjitimitetin per te derdhur kazanin dhe per te filluar nje corbe te re (ose per te mos marre persiper te gjithe ata qe dalin me diarre akute smiley ).

Per mendjen time kjo eshte arsyeja kryesore, tjetra eshte qe do te ktheje besimin tek nderkombetaret (qe si duken bathet s'ja kane fort besen) se nuk do perpiqet te beje "gringon" sic ben "kaubojsi" i sotshem.

Pastaj ato majtas e djathtas ne shqip perkthehen "vara-vingo", keshtu qe nuk ka faj asnjeri e as tjetri smiley

Për sa kohë që Shqipëria nuk është anëtare e BE-së ka nevojë për FMN-në dhe Bankën Botërore, por qeveriut nuk i intereson kjo punë për propagandë elektorale.

fmn kapistall per kongoid. shtetet morin fonde ka fmn kur jon beterr. dmth beterr si serbia irjm etj. qe nuk i jep asnjoni fonde dhe detyrohen me shku ke fmn... me lshimet qe pasojn

(pytja do duhet te ishte pse nuk i jep njeri fonde serbve, irjmistve etj. qe i ka njel me u fal ke fmn-ja, kurse shqipris i japin.. dhe pergjigja do ishte po si mund ti japesh fonde veneve te tilla ku kompani si evn bojn punen dhe shteti nuk i likuido (fqinjet tane demek, qe ca migro me siper po na i propozojn ti morim dhe si model)).

vec inot mos t'ju vij qe gjonat po bohen pa ju, pa mosdijen e juj te gjonave dhe pa opinionet e juja te ndricume dhe plot dashuri per ne knej. veni po zhvillohet, komplekset e inferioritetit po sherohen, ene ska nevoj me u indinju ene kaq shume per ne knej mer se na mallengjeni.

t'vetmet pytje qe ngelen jon: cne PS qe po falet ke fmn si faktor per pushtet, meqe PD i boni dalje? cne fmn e interesume me fut hunet me zor ne shqiperi, edhe kur i kena bo dalje? cne PS qe do me e fut venin ne krize me zor? qe te realizohen icik ato parashikimet politikeberese te fmn-se per kongoidet? apo me zhvillimn e venit i ikin gjonat perfundimisht ka duret gardes s'kuqe dhe politikes se imponume rajonale? pranej sec kon dhe i problem te vazhdushem me infrastrukturen kta kuqt, fmn dhe bb bashke.. me rruget, energjine ene ujrat..

i bezdis te tre kto pale, zhvillimi i venit ne fushat qe perbojn zhvillim real te nji veni dhe qe nuk jon thjesht makinacione shifrore ne letra e zyra, si gjate 8 viteve te kuqe.

dhe ka i gjo: vetem smunjet bezdisen ka shneti ne organizem..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).