Kam një votë!

Edhe pse e diele, rendi ditës i cdo shqiptari është të komentoj deklaratat e shtypit e kronikave të përditëshme. Kalkulimi i sukseseve bazohet në mënyra të ndryshme. Disa tavolina flasin nga eksperienca personale, disa e kanë me të dëgjuar”, e të tjerë që “argumentimin” e fushatës e kanë punë.

Më është dhënë rasti të shfrytëzoj të drejtën time, të votoj, vetëm njëher ku përvec sodisfaksionit të të bërit dicka të rëndësishme me ndërgjegjen time, nuk pata asnjë sodisfaksion tjetër. Vota ime nuk prodhoj asgjë, cka përfytyrova… thjesht pasuroj dikë. Erdhi koha që të votoj përsëri, dhe pikëpytjet në kokë i kam në rresht përnjë. Këto pikëpyetje më vinë sepse prindrit e mi nuk kanë punuar ndonjëher në istitucione shtetërore, kshu që e kam të vështirë të zgjedhë po aq sa dhe të lehtë. Sikurse s’kam askënd n’fis kandidatë që t’ia “dhuroj” votën. Megjithatë unë se shoh votën “fashion” por dicka më shumë.

Sigurisht, këtë herë jam më i madh, më skeptikë për të ardhmen time, më me njohuri për politikën që prodhon vendi im, pasi e kam krahasuar për pesë vjet me politikën e shtetit ku studioj aktualisht (dhe jo vetëm), dhe me eksperienca të tjera universitare. Jam gjithashtu më  kërkues kundrejt atyre që kurojnë cdo katër vjet navigatorin tim.  Sigurisht që jam dhe më i ndërgjegjshëm që duhet të votoj se s’ben (siklet profesioni) por duhet të di ku ta investoj që mos të pasuroj më njeri, po të pasuroj arkitekturën shoqërore, të pasuroj historinë e vendit tim.

Si i ri aktivë në atë grupë rebelësh që konsumonim ëndërra tek një pub i quajtur “rob roy”, kam pasur rastin të kem kontakte me personazhe të ndryshëm që përqafonin rininë. Kanë kaluar gati pesë vjet dhe sigurisht që rebelët morën drejtime të ndryshme në vende europiane me mundësin perkatëse. Por kjo nuk pengojë më “fanatikët” që të kontribonin për vendin kudo që safari shqiptar shfaqej. Më kujtohet kur bënim takime me kryetarin e bashkisë tek  Universiteti i Tiranës (kur bashkia ishte underconstruction) që ishte shëndërruar në ambjent pune “për të palodhurit” e këtije stafi. Ku donim ti “imitonim” me xhestet tona. Më kujtohet kur organizonim takime tek “bashkia re”, istitucion i vërtët “bujrum-i”, me një ambjent modern. Sot padyshim janë zëvendësuar nga më të rinjë se ne. Flas për “komisionin qytetarë të të rinjëve” nën kujdesin e bashkisë së tiranës, ku gjetëm mbështetje për shumë ide tonat të asaj kohe dhe u aktivizuam për të mbjellë dicka. Projekte të shumta që na rritën profesionalisht, na formuan dhe na pëshpëritën që të jemi më kërkues për curriculumin personal dhe të vendit ku jetojmë.

Më kujtohet kur shkonim tek Ministria e Kulturës, asakohe kishe të bëjë me z.lendi Klosin. Edhe pse të rinjë “të vegjël”, gjente kohë të na priste për cdo propozim produktiv në targetin e rinisë. Idera qe nuk nguruan të “nënvizoheshin” dhe ti jepej rëndësia e duhur. I ri në moshë kuptonte me afër objektivat e të rinjëve. Mendoje se lobimi për shqipërinë në aspirata europiane nuk është ekluzivitet i qeverisë. Lobimi fillon që nga studentat që “mbrojnë” europianizimin e shqipërisë, nëpër leksione, nëpër seminare, nëpër conferenca, nëpër tezat e diplomimit…etj.

Më kujtohet kur u aktivizuam te “epoka” e debatit. Të rinjë që nxiteshin nga ANDA (Albanian National Debate Association) ku zgjeruam njohuri në fusha sociale, politike, ekonomike. Synimi ishte trajnim i të rinjëve, kanalizimi i një lideri, përqafimi “trurit”.  Kujtoj të rinjtë, e lojës “mafia”, një lojë inteligjente, që kishte hapsirën e duhur në programin e kohës së lirë. Më kujtohen trajnuesit e debatit, që sot aspirojn nëpër listat e deputetave.

Mbasi mbarova studimet, nuk gjeta hapsira në vendim tim, një shije e hidhur. Kështu që rifillova të studioj, se mendova nuk kam gradën e duhur dhe jam “unë” problemi. Gjatë këtyre viteve studimi nuk kam dashur të them gjysëm llafi për c’ka prodhon vendi, pasi parapëlqej studim shumë dhe fjalë pak. Miq të mi do thonin: “Shqipëria është zanat” dhe duke mos jetuar në terren, s’kam si ta zotëroj këtë zanat. Më është banalizuar të flasë me këdo për politikën “made in albania” , më ka ardh në maj të hundës të kontestojë drejtimin politik aktual, dhe padrejtësitë. Më vjen të vjell kur filloj të “analizoj” flokebardhët e shtetit. Ku gjithëcka studioj, ky shtet nuk e ka as si suvenirë.

Fatmirësishtë në këto lista, pash emra të rinjsh… më në fund atë c’ka prisja!  Realisht mendoj se është momenti duhur për një rotacion të forte moshe, ose “rotacoion për rrjedhje truri”.  Mbase jeni “skeptikë” për këta të rinjtë, por eksperienca im më thotë ndryshe. Mbase nuk pajtoheni me të rinjtë e listave, por një miku im do thoshte…. “U ktheve (kontribove) gjë ti dhe s’ta vunë emrin në listë”? Shihni sa energji kanë dhe jo sa vjec janë. Shihni nëse i kanë duart te pista nga puna, se të pastra nga shkuma.

Më kujtohet në një leksione ku po flisnim për partinë “libertas” me nënshtetësi irlandeze. Origjinën e kishte nga shoqëria civile, dhe ju deshën katër muaj që të ngrinin një fushatë lobimi, kundër ratifikimit të traktatit të lisbonës. Influenca ishte aq e madhe sa irlandezët me referendum  votuan kundër këtij traktatit me 12.06.2008. Sot “libertas” (parti e krijuar më 29.04.2009) me liderin Declan Ganley (candidat për parlementin europian), është një nga partitë më me prespektivë dhe kandidatët e saj më të votuarit për të përfaqësuar irlandën në institucionet europiane, atë të parlamentit europian. U “cudita”… As një vitë eksperiencë si parti, por shumë vite eksperiencë si qytetar aktiv. Fill mbasë mendimit të profesorit të lëndës me titull “organizzazione politica europea”, më klik mendja tek partia me e re e shqipërisë, G99. Zhurmë e madhe kur u krijua, të gjithë kishin për të folur ato ditë, “pakënaqësi dynjaja”. As “fishekzjarret” e provincës së tiranës nuk bucitën kaq zhurmë. Por po të shohim eksperiencën europiane dhe me saktë atë irlandeze s’kanë asgjë më shumë, madje janë më të rinjë “këta tanët”!

Eshtë koincidenc që të rinjtë qënkan të suksesshëm? Po kush quhen të rinjtë… ata që kanë energji, ata që flasin ndryshe, ata që janë të rinj si fytyra televizive, ata që ofrojnë një model/program ndryshe apo ata që janë të  rinj vetëm nga rrudhat e fytyrës… Besimin ja kam falur zotit jo liderit, votën ja kam akredituar shqipëris, jo partis, rinin ma kanë dhuruar, jo trashëguar, ndryshimin ma kanë ofruar apo kërkuar… There’s always time to vote! (sllogan i zgjedhjeve të PE)

3 Komente

Nuk njoh autorin, por kam pershtypjen se eshte i ri. Teper i ri per te filluar te flasi ne kohen e shkuar "me kujtohet", "mendonim", "organizonim".

Më kujtohet në një leksione ku po flisnim për partinë “libertas” me nënshtetësi irlandeze. Origjinën e kishte nga shoqëria civile, dhe ju deshën katër muaj që të ngrinin një fushatë lobimi, kundër ratifikimit të traktatit të lisbonës. Influenca ishte aq e madhe sa irlandezët me referendum  votuan kundër këtij traktatit me 12.06.2008. Sot “libertas” (parti e krijuar më 29.04.2009) me liderin Declan Ganley (candidat për parlementin europian), është një nga partitë më me prespektivë dhe kandidatët e saj më të votuarit për të përfaqësuar irlandën në institucionet europiane, atë të parlamentit europian.

Ky paragrafi siper eshte shume domethenes. Shembull si mungesa eksperiences te merr ne qafe. 1 vit pas vetvrasjes kolektive irlandeze si pasoje e mohimit e Traktatit te Lisbones, kushedi se si e gjykojne sot ne mes te krizes financiare.

Ne fakt nuk doja te beja nderhyrje... po ja qe "u detyrokam"!

 

Persakohe nuk njifemi, ske si te dish eksperiencen time... dhe ska cte duhet tek e fundit. Jane eksperienca normale qe gjithkush mund ti kete, ose asnje....

Nese citoj me -kujtohet-, kjo mund te ket ndodhur dhe para nje jave dhe para 2vjetesh... nese them -organizonim- kjo mund te ket ndodhur para 3 vjetesh apo para 10ditesh. Per kohen e shkuar mund te flas si i ri apo i vjeter... dmth kur flas per fashizmin i bie te jem i vjeter, kur flas per gerdecin i bie te jem i ri? Ja ke iden kohes se shkuar... dmth kur ti te mbarosh te lexosh kete postim, koha eshte e shkuar smiley.

 

Persa i perket irlandes, un jap nje shembull konkret te disa te rinjve qe paten sukses... ishte apo jo pozitive per shtetin e irlandes nuk me intreson, ishte apo jo frytdhenese perseri nuk me intereson, ishte kriza me e thell po ta ratifikonin apo jo, prap ska interes per kte shkrim. Mgjth referendumi foli, kshu qe sna takon neve te analizojme besoj nese ben apo jo mire irlandezet!

 

Morali shkrimit eshte qe duhet te votojme per mos qene apatik, alternativen qe afrohen ne gustot tona... kaq! 

Reflektoni dhe mbi komentet tuaj, se cu pa qe ngrejm debate te ndryshme, nese cdo kush do "bente kopetentin"!

Nuk kam asgje kunder teje. Thjesht me jep pershtypjen e nje personi te shkurajuar kur flet ne te shkuaren.

Meqe fole per Declan Ganley si

Declan Ganley (candidat për parlementin europian), është një nga partitë më me prespektivë dhe kandidatët e saj më të votuarit për të përfaqësuar irlandën në institucionet europiane, atë të parlamentit europian....… As një vitë eksperiencë si parti, por shumë vite eksperiencë si qytetar aktiv.

u informova pak se hyri kurioziteti.

Declan Ganley mashtrues me dekorate. Aspak njeriu i zakonshem, por nje miliardar, populist e genjeshtar. Ne referendumin irlandez per aprovimin e Traktatit te Lisbones, duke pasur force te madhe ekonomike genjeu (dhe ja arriti) nje pjese te madhe te zgjedhesve duke thene se "Traktati i Lisbones do te imponoje abortin e lire gjithe shteteve pjesmarrese dhe gjithashtu norme tatimi te perbashket njesoj per gjithe shtetet".

Ne zgjedhjet per parlamentin europian, partia e tij "Libertas" plot pespektive nuk ka fituar asnje deputet. Disfate totale.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).