Ja se si ATSH ka vjedhur fotografitë e mia!

 
Po bëja kërkimet e mija rutinë në “Google” kur rastësisht shfletuesi më çoi tek siti i "ATSH-së", "Agjensisë Telegrafike Shqiptare". U desh pak kohë që të hapej dhe më së fundi përpara meje u shfaq një faqe me një dizajn të denjë per kohën e fillimeve të epokës së internetit. Por deri këtu, asgje nuk me cuditi. Fundja është ATSH-ja, një agjensi e varur prej shtetit, obsolete ashtu si edhe vetë siti i saj, i cili ndër te tjera në gjysmën e lidhjeve nuk hapet.
 
Lajmi, e në te njejtën kohë surpriza ime qëndron në faktin se në krye të faqes së saj të parë pashë 2 foto në miniaturë qe ishin goxha familjare për mua. Kur klikova mbi to e fatmiresisht kur u hap dritarja më e madhe vura re se me të vertete ato foto ishin familjare për mua, për vete faktin se i kisha realizuar pikerisht unë. Nuk arrija t’i besoja syve të mi! 
Troç muhabetit e per te kursyer fjalët, zotërinjte e ATSH-së, më kanë vjedhur haptazi fotografitë e rrugës Durrës-Kukës të bera prej meje dhe të ekspozuara ne “Flickr”, por edhe këtu tek “Peshku pa ujë”.
 
Më saktësisht bëhet fjalë për këto dy foto, por mund të jenë edhe më shumë se kaq mqs. si përdorues jo i abonuar nuk më lejohet të shikoj më tepër:
 
Fotoja e parë vjedhur nga ATSH-ja
 
Origjinali i fotos se parë të kryer prej meje
 
Fotoja e dytë vjedhur nga ATSH-ja
 
Origjinali i fotos së dytë të kryer prej meje
 
Dhe jo vetëm kaq, por këta zotërinjë kanë patur guximin që të vinin uotermarkun e tyre, "ATSH", mbishkrimin "FOTO ATSH" si edhe ndër të tjera një datë fantazie “16/06/09” kur në fakt këto foto janë kryer ne datën 21/05/09.
 
E gjithë kjo tregon shumë për seriozitetin e ATSH-së. Unë pyes veten dhe pyes edhe ju miq te “Peshkut pa ujë”, se si është e mundur që “Agjensia Telegrafike Shqiptare”, “ATSH” të vjedhi fotot e mija nga “Flickr”? Teorikisht kjo agjensi duhet të jetë burimi i lajmit, burimi i fotografive! Në çfare pike qënka katandisur kjo agjensi? Kush jane tipat që e drejtojne atë? Me çfare serioziteti ky subjekt ofron lajme për publikun shqiptar e nderkomëtar? Kush ka paguar këtë agjensi për te blerë fotot e mia te vjedhura prej saj? Ne cilën media janë botuar ato?
 
Ky episod mendoj se është veçse një nga të shumtit. Fati donte qe unë të bija në gjurmet e kësaj vjedhjeje. Mendoj se punonjësi i ATSH-së qe ka berë këtë duhet të turpërohet nga ky veprim. Jo vetëm sepse nuk shkoi vetë per t’i bërë këto foto, por se akoma me keq, pati idenë feminore apo kriminale per t’i kërkuar në internet, për t’i vjedhur dhe pastaj për t’i përdorur ato pa dijeninë e autorit duke vënë një autorësi të reme mbi to.
 
Në krye të faqes së saj të internetit ATSH ka të shkruar moton “ATSH, Lajmi - sic ndodh!”. Mendoj se motoja më e goditur për këtë agjensi hajdute do të ishte, ATSH, Lajmi – siç e vjedhim!
 
Shfrytëzoj rastin për t’u solidarizuar me Eni Turkeshin e cila gjithashtu ka qenë viktimë kohët e fundit e një vjedhjeje të ngjashme nga ana e një farë Elton Koja tek “ManiaCard”.

42 Komente

une ne nje forum virtual gjeta nje tregim timin, te cilin e kisha botuar me pare (shyqyr zotit) dhe ajo goca qe e kishte vjedhur kishte vendosur daten janar 2002 smiley per te humbur gjurmet...

po mire  qe e kishte hedhur ne emrin e saj, por nuk shikonte qorrja qe kishte dale atje balkan web... se jane disa faqe nga te cilat nuk lejohet te besh copy paste pa u cituar burimi...

 

keshtu mos u merzit ti olsi... tani i bie qe ne te lidhim gojen e tastieren te flasim me vete e te mos publikojme asgje...

olso ... duke mos e konsideruar mundesine qe fotot te jene fotografuar nga e njejta pike geografike , nuk ke sesi te qahesh ! sepse fotot e tua jane  pa "copyright" .....nuk ke cfar te besh . Ne shqiperi kjo eshte gjeja me normale qe mund te ndodhi .  per te te "ngushelluar" , te them qe shum shkrime te mia me karakter politik  dhe piktura ....jan "vjedhur" nga gazeta dhe faqe te ndryshme .....e njejta gje ndodh edhe me videot ne youtube..!

Veri copyright vlla .... 

 Olso, a kishe shume fotografi nga rruga? Jo per gje, por po ke pas shume shifi anen humane problemit, fotografi ja ka fut nja dy dite verdalle neper Tirane, ka marre fotot e tua, ka bo nje flete hoteli sikur ka flejt ne puke a n'fush arrez, ka mbush letrat e sherbimit, dhe me fotot e tuja si dokument qe verteton qellimin e sherbimit, ka marre dietat. Ti kaq mizor je, s'te vje keq fare per kalamojt e atij? smiley

hahahahhahahahahahahahahahahaahhahaha

 swed je i madh smiley

@ canart1975:

Thjesht po informoj publikun e peshkut qe ta kem deshmitar. Fotot e vjedhura prej meje i gjeni ende ne ballinen e websitit te ATSH-se:

http://www.ata.gov.al/

Persa i perket anes gjyqesore jam duke e menduar. Aktualisht kam ne dispozicion te gjitha provat e nevojshme. I kapa me presh ne duar... me shume se kaq?!

@ kryenece:

Keta lloj hajdutesh ordinere ta peshtirosin. Me bejne per te vjelle. Qenie te uleta. Ofendim ndaj arritjeve te njerezimit.

@ klodi:

Ndoshta e ke fjalen per watermark-un se persa i perket copyright-it tek Copyright policy te Flickr-it shkruhet qarte se fotot nuk mund te shumefishohen apo perdoren per qellime komerciale.

Por me keta njeqelizoret jemi ne nivele te epokes se gurit, pasi jo vetem i kane vjedhur e po i shesin ne sitin e tyre, por kane vene edhe watermark-un e tyre si edhe siglen "Foto ATSH", pervec dates se gabuar.

@swed1... e madhe!

Po pikerisht se me vjen keq per femijet e tij qe po e denoncoj publikisht ne web.

Nuk dua qe femijet te rriten me nje baba hajdut ordiner! smiley

Nuk them se nuk ke te drejte te ankohesh per kete padrejtesi , e verteta eshte se kjo menyre e vjedhjes se prones se tjetrit i ka rrenjet qysh mbas fitores se partise tende qe ti cdo sekonde e mbeshtet . Fillon qe nga ditet kur shqiptareve te pasur iu mor me force pasuria , prona , liria , dhe gjithcka tjeter , dhe pastaj kjo u zbatua per cdo shqiptar , ti ke " votuar " pro ketyre . Mua me duket absurde qe te gjesh moralin per te kerkuar te drejten per kete , nderkohe qe perkrah vjedhje te permasave te pa imagjinueshme . Partia jote e mbeshtetur dhe nga ti para disa vjetesh i vodhi popullit me lufte , qeverine qe ai kishte zgjedhur me vote .

Ne cdo institucion dhe organizat qeveritare apo private jane te punesuar po keta njerez qe dje ua mernin floririn familjeve dhe i shpallnin kulake , sot vjedhin paret e shtetit dhe fotot e tua .

@mistreci

Mund te te bej nje pyetje?

Edhe kur shkon ne banjo per te kryer nevojat personale, mendon se cila pjese eshte PD-iste dhe cila PS-iste?! Apo si militant qe je, e mban me hater PD-ne?

Dhe mqs. folem per banjo, kjo gjeja, ATSH-ja, ka qene drejtuar nga ai thuthuqi i PD-se por edhe ky aktuali me duket se nuk eshte me pak PD-ist. Eshte funksion partiak me nje fjale.

PS-ja nuk eshte partia ime. Fol per vete!

Gezohu qe s'te kane vjedhur ndonje foto tenden ne pozita kompromentuese. smiley

Kjo eshte skandaloze dhe e papranueshme. Ne nje kohe kur shteti me lidh duhet te mbroje te drejtat e autorit, eshte ai i pari qe i cenon te drejtat e autoreve.

 

Keto meritojne te hidhen ne gjyqe dhe te paguajne mire qe t'iu vleje si mesim per te ardhmen edhe tjereve. Por problemi eshte sesa drejtesi mund te pritet nga nje gjyqesor i korruptuar dhe ne funksion te shtetit dhe jo drejtesise.

Po ty te iku jeta duke perkrahur PS-ne or burre dhe tani ankohesh pse ti vodhen fotografite . Keta nuk lane njeri pa e kthyer ne hajdut , fillo qe nga klasat kooperativiste qe vidhnin grurin , misrin , mollen , fasulen , pataten , vazhdo tek kllasa puntore qe vidhte pincen , kushineten , trikon , shallin , kombesaton , bojen , cimenton , etj etj . hajdutlleku eshte motori me i fuqishem i tyre , po te shikosh deri ne qeverisjen e fundit te tyre pervec vjedhjeve te tjera keta vidhnin pensione , mesa kam degjuar deri tani , shperndanin 22 mije pensione te pa ligjshem . Pra vidhnin nje pjese te popullit per te ushqyer nje pjese tjeter , natyrisht qe keta nuk e japin asgje pa perqindje .

E ke parasysh si beheshin keto pune , i theshe dy tre vetave se cfar problemi dojshe me zgjidh dhe dikush kishte nje te njoftum qe e regullonte kete pune .

Une nuk e di se si mund ta quash normale kur regullon nje pune per vete duke demtuar te tjeret , dhe jo normale kur te tjeret regullojne punet e tyre duke te demtuar ty .

Sa per ate te babjos , eshte hera e pare qe po e degjoj , por duket se ty ta kane thene shume here , dhe nuk ben mire te futesh dhe te tjeret ne te njejten banjo ku je fut .

@ La_rosée

Ato nuk i vej ne Flickr, se s'dua me prish boten. smiley

@ alproud

E di se cfare meriton ATSH-ja, por tani per tani kam vendosur t'iu "vendos" nje tabele si ne rastin ketu:

 

Qe ta marrin vesh te gjithe se cfare eshte ATSH-ja.

E bukura eshte se nderkohe njeqelizoret hajdute do jene duke bere plazh nga Dhermiu me makinat e ndermarrjes.

Kjo eshte vjedhje e paster! Po pse mor Ols nuk i ve nje stamp fotove ne nje kohe qe dihet se ne Shqiperi dhe jo vetem,te vjedhin autoriesine,dhe gjithshka!

ATSH qe i ka vene mund te thote ty tani,Ols ti i ke vjedhur fotot se nuk ke stamp! Mund te ndodh kjo?

Olsib,

Akuza juaj eshte e drejte por ketu nuk kemi te bejme vetem me nje individ hajdut. Ketu ne kemi te gjithe shtetin hajdut. E kur vjedh e mashtron kryeministri, cfare pret ti prej vasaleve te tij?

Futi nje te shame neperdhembe dhe lutju zotit qe neser shqipetaret te kene mend ne koke dhe te votojne per qytetarine dhe aspiratat perendimore.

@artian

Po, eshte vjedhje e paster dhe e turpshme sidomos kur mendojme se kjo vjedhje behet nga Agjensia Telegrafike Shqiptare.

Une nuk e vej "watermark"-un pasi dua qe t'ju jape shikuesve te fotografive (qe fatmiresisht nuk jane hajdute si ATSH), mundesine qe t'i shikojne fotot pa "pengesa" vizive.

E fundja te gjithe mund t'i perdornin fotot e mija nqs. do te kishin miresine dhe edukaten qe te me lajmeronin paraprakisht. Per perdorime jo fitimprurese nuk do te paguanin asnje qindarke (ashtu sic ka ndodhur), ndersa per perdorime fitimprurese do te paguanin. Ne te dyja rastet kreditimi i autoresise eshte i detyrueshem pasi fotot nuk jane "royalty free".

Ne pergjithesi une fotografoj infrastrukturen dhe arkitekturen dhe jo karakteret njerezore. Per keto foto nuk vej "watermarks". E vetmja foto e ime me watermark eshte nje foto me nje fshatar perballe tunelit te Rreshen-Kalimash per te cilen isha i sigurt se do te vidhej nga mediat e shkruara dhe prandaj e pajisa me te.

http://www.flickr.com/photos/olsib/3556882428/

@ prisonbreak,

Une nuk e lidh kaq shume me politiken kete rast edhe pse hajduti ne fjale eshte ATSH-ja drejtimi i te ciles eshte bere aq politik saqe e kane shkaterruar e kane arritur deri ne kete pike, kur per te gjetur fotot nga Shqiperia kerkojne ne Flickr.

Nderkohe ama, kolltuku i drejtorit imagjinoj se eshte goxha i ngrohte, por uroj qe ne nje nga keto dite te thyhet ne mes e bashke me te te thyej qafen edhe perdoruesi, mqs. ka lene qe nje Agjensi e tille kaq e vjeter e kaq kombetare e perfaqesuese per vendin tone, te kete perfundar deri ne kete pike.

... se vecse keto urime na kane mbetur ne dore tani, per fat te keq!

Olsi nuk kam fare se c`ti shtoj atyre sa ke thene se keto vjedhje tashme po na perziejne barkun kane marre udhen.

ja dhe nje rast tjeter i shemtuar!

http://www.flickr.com/photos/drini/36388...

Une mendoj se ka ardhur koha e krijimit te njefare lloj organizate per kete.Jo per gje por ne cdo vend te botes ka ktu pse te mos kete?

aq me teper qe shqipot jane tipa me iniciative , ja vlen te hidhen dhe per kete smiley

e them kete se une vete nuk jam e zonja me hap organizate smiley

te shkruara Ols smiley

Flm. Enka,

E pashe edhe foton e Drinit. Edhe ne kete rast nje institucion shteteror qe vjedh pronen intelektuale. I shkruajta nje pergjigje me linkun ne fotot e mija.

Sigurisht qe duhet te formohet ndonje lloj organizate apo subjekti per keto raste, i cili te pakten te asistoje legalisht te lenduarit, por problemi yne kryesore (i perdoruesve te Flickr) eshte se jane foto kryesisht per hobby apo nje ekspozim i punes krijuese. Pra nuk ka perfitime nga keto. Nuk jemi ne biznes. Sepse po te ishte keshtu, gjerat do te ishin shume me ndryshe. S'besoj se dikush ka guximin qe t'i vjedhe Getty Images apo Corbis, imazhet e saj. Do te ishte nje "vetvrasje".

Flickr, sdq. e ka nje ze ku mund te denoncohen raste te tilla, por imagjinoj se do te jete pakez burokratik.

Keshtu qe tani per tani une preferoj qe t'ja cjerr masken ketyre hajduteve te paedukate, online.

Pastaj shohim e bejme.

me fal per injorance ku e ka flickr kete ze Ols?

 

Keshtu qe tani per tani une preferoj qe t'ja cjerr masken ketyre hajduteve te paedukate, online.

 

Ja keshtu aferim te qofte, ata do preken ne seder, nuk do ti zere gjumi i drekes. Dhe ne darke do te heqin masken blu te cjere e te nesermen do ti shohesh te paraqiten me masken roze, krejt te rinj. Po nejse, ne sulm te cmendur sekreti i jetes. Nuk ke cfar humb, jepi

@bardhikoka

Une thjesht bej ate qe mendoj se kam pergjegjesi qe ta bej ne respekt te pasionit tim.

Se cfare do t'i ndodhe ATSH-se ate nuk e di, por sinqerisht me shume se kaq, cfare mund t'i ndodhe?! Kerkojne fotot ne Flickr! Me keq se kaq, nuk ka, per nje agjensi lajmesh qe eshte e denje per vende si Somalia (shpresoj te mos ofendohen andej nga Somalia) dhe jo per nje vend qe gjendet ne mes te Europes, te kultures e te njeriut te aplikuar.

Ky eshte shembulli konkret i pasojave te ketyre 18 viteve tranzicion: Respekt per asnjerin dhe per asgje.

Ca lesh shoqate mi En

gjejini e zgerdhijini ne dru ata hajdutet se nuk merr vesht nryshe rraca shqipove.

po ngele keq, ti gjej une ca rrahes me pagese anej ka kombinati, se po menoj ti rekrutoj per ca pune te mijat ashtu smiley

Keto vjedhje te fotografive nga ATSH, jane spektakulare nje institucion shteteror,vjedh nje prone private,nje produkt privat,qe ka nje kosto te caktuar.

Kete vjedhje ne kete rast e ben Shteti,qe pretendon se zbaton ligjet mbi pronen private!Kete e besoj,dhe pse te mos besoj edhe ate tjeteren qe Kostoja e Rruges Durres Kalimash,eshte vjedhur "including"edhe keto fotot,nje lubi e madhe per vjedhje,te ketij shteti nuk e gjen gjekundi! Te vjedh shteti dhe te ben moral per vjedhje dhe lufte kunder korupsionit!

ATSH te pakten duhet ti kerkoje falje autorit te fotografive,te paguaj demin e shkaktuar te vjedhjes,dhe te shkarkoje ne vend Drejtorin e ATSH dhe te paguaj gjithashtu nje gjob te caktuar!

Shtet i pamoralshem i ngritur me gangestere!

Ah ah ah Desi, je fantastike! smiley

Keshtu behemi tre veta te cileve mund t'iu duhet ai njoni i kombinatit!

A ka ndonje person tjeter qe ka nevoje per kete njonin, qe te na ul cmimin per koke, se imagjinoj se funksionon rregulli i shitjes me shumice ne kete rast?

Pervec shakave, keta shpifarake, me shpulla kuptojne me mire se vecse neuronet e dhimbjes iu funksionojne. Ato te tjeret iu jane djegur me kohe.

po ca ulje cmimi mer,

po ato puftet qe ju kane vjedh juve fotot i zgerdhij dhe une ne dru, pse me harxhu leke kot.

po ca me bo qe jeni pufte per vete.

hajt shnet se si shume e zgjatta.

kush do killer, e di vete ku te me gjeje smiley

Me shkrive nga e qeshura! smiley

Je fantastike!

Naten!

PS: Nderkohe une po filloj qe sot qe te stervitem me gira, para se flej gjume. smiley

Olsi, vertet jam e shokuar, duke filluar me pare me fotot e Enit, pastaj me keto te tuat dhe duke pasuar me ato te Drinit smiley Se kuptoj se ku i con mushka keta njerez qe supozojne te jene si nje "role model" per popullin. Kur nje agjensi si ATSh vepron keshtu, atehere te tjeret e bejne pa pike problemi. Nuk di se cfare te them. Nuk eshte se jane raste te padegjuara, por ketej merren edhe masa, ka edhe ndeshkim. Po aty si do i behet halli? 

Good luck guys!

Duhet te jete periudha e "vjedhjes se madhe" ose ndoshta keta keshtu veprojne gjithmone dhe rastesia beri te mundur qe t'i kapnim me presh ne duar.

Persa me perket kjo ka qene me te vertete nje rastesi fantastike. Kot nuk thone se "genjeshtra i ka kembet e shkurtra". Kisha vite pa vizituar sitin e ATSH-se. E fundja kujt i shkon ne mendje qe te vizitoje sitin e ATSH-se?! Hisorikisht mezi eshte hapur per te mos thene se permbajtja le shume per te deshiruar si edhe vete logoja ne anglisht "ATA", qe vetem ne republikat e bananeve si kjo e jona mund te preferohet ne krahasim me ate ne gjuhen vendase. Mungesa e profesionalitetit duket qe ne pamje te pare dhe drejtuesit e ndryshem partiak kane lene shenjen e tyre destruktive te pashlyeshme ne kete agjensi qe i ka te githa kushtet per t'iu rikthyer seriozitetit.

Por jo vetem qe nuk ju intereson shume per seriozitetin e profesionalitetin, por kane vendosur te kalojne haptazi ne kryerjen e akteve kriminale sic eshte rasti ne fjale ku kane kopjuar fotot e mia dhe pasi i kane personalizuar me logot e datat e tyre te genjeshterta, i kane vene ne shitje per masmediat.

Ky eshte kulmi! Asgje e ndryshme nga ajo qe ben nje hajdut xhepash neper autobuza.

Ashtu sic eshte kulmi, ne rastin e Enit, qe nje firme si "MagicCard" (qe une do te thoshja se do te bente me mire te quhej "MagicTheft&quotsmiley vazhdon te mbaje te publikuar ne sitin e saj e ndoshta neper pikat e ndryshme publicitare ne qytet nje kartoline publicitare me qellime qartesisht perfitimi, fotoja e se ciles eshte e vjedhur nga autorja origjinale, e modifikuar pa lejen e saj si edhe nder te tjera, cka eshte kulmi i kulmeve, ka edhe kredite te rreme.

Ne cdo vend tjeter keta hajdute ordinere do ta paguanin rende sjelljen e tyre te papergjegjshme. Por si mund te ndodhe kjo ne Shqiperi ku vete agjensia shteterore e lajmeve si edhe Ministria e Ambjentit, vjedhin hapurazi fotot nga Flicker-i dhe pastaj i perdorin neper sitet e tyre apo perfitojne te ardhura nga shitja?!

Olsi, ATSH-ja eshte prodhuesi kryesor i lajmeve ne Shqiperi, me tekst dhe me foto. Madje me rezulton se eshte agjencia e vetme e lajmeve qe kemi.

Problemi i vertete nuk eshte ky qe shtron ti, por vjedhja qe i behet cdo dite nga media nga me te ndryshmet ATSH-se.

E lexova me kujdes kete postim tendin dhe u binda.

Ti mor djale ke ndonje ceshtje personale me kete institucion dhe ke gjetur nje klecke e po i bie krese.

Une per nje gje te lutem.

Mos na bej per budallenj!

 

 

 

 

 

 

I shkreti Ols...po kur te vjedh Seseri hartimet ke Peshku Pa Uje...si i behet?? smiley Do ta hedh ne gjyq...

... Aaah! Te lutem shume. Le te vejme pikat mbi "i". Kete vjedhjen per te cilen po flet ti e ka bere "Partia e Vjeter". Seseri s'ka lidhje me "Partine e Vjeter" sepse ben pjese ne "Partine e Re".

Apo do te thuash qe t'i ka vjedh tani qe eshte ne "Partine e Re"?! smiley

 O Olso ca bo o burr per ca fotografi. Po ti ato programet qe ke te kompjuteri i ke te gjitha te bleme? Mos me thuj qe po......

Olsi,

e para, sigurohu qe fotot te jene EGZAKTESISHT ato qe ke realizuar ti, dhe jo foto te realizuara nga fotografet e ATSH-se nga e njejta pike;

e dyta, nese dhe pasi te jesh siguruar qe fotot jane te tuat, je mese i lire te hedhesh ne gjyq, permes nje studioje ligjore cfaredo ne Tirane (ke shume syresh me site ne internet), Agjencine Telegrafike Shqiptare;

e treta, kur gjyqi te te kete dhene te drejte, athere je moralisht i ligjeruar te perdoresh cdo media publike (perfshi edhe Peshkun) per te shpallur te verteten tende, te konvaliduar nje nje vendim i drejtesise.

Perndryshe, keto qe shkruan ti mundet fare mire te jene shpifje.

Agjencia Telegrafike Shqiptare eshte nje nga institucionet me te vjetra te mbijetuara te shtetit Shqiptar (i ka rrenjet ne qeverine e mbretit Zog).

Persa i perket fotografise si sektor, mendoj se ka nje nga arkivat me te pasura te shtetit tone. Ne ATSH kane punuar gjate viteve profesionistet me te mire te fotografise qe ka njohur Shqiperia dhe fotot e tyre jane edhe sot e kesaj dite pjese e atij fondi.

Edhe sot qe po flasim ATSH-ja realizon mijera foto ne dite, jo dy tre.

Prandaj do ta merrja shtruar denigrimin publik te nje institucioni te rendesishem te shtetit tone, aq me teper te motivuar kaq dobet... 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Perndryshe, keto qe shkruan ti mundet fare mire te jene shpifje

Shpifje?!

Ky eshte kulmi i kulmeve!

Shiko fotot dhe gjej ndryshimin! (Injoro natyren dhe infrastrukturen, shiko makinat, njerezit...)

Pastaj me thuaj nese kjo eshte shpifje sepse ne te kundert i bie qe e jotja te jete shpifje.

Me fal per tonet studenti, por ta siguroj se nuk ka as edhe nje arsye per te dyshuar mbi vertetesine a atyre qe po them.

ATSH mund te kete qene e madhe, por tani qenka katandisur shume e vogel.

Nje agjensi hajdute dhe hajdutesh!

Olsi, gabon rende ne gjykime.

E para, ne komentin tim une kam bere nje arsyetim, ne fund te te cilit kam pohuar se, nese nuk ndiqen disa hapa te DOMOSDOSHME procedurale, cdo pohim, perfshi edhe ate qe ke bere ti, mund te konsiderohet shpifje.

Ok?

Nuk te kam akuzuar per asgje, ti ke te drejte te jesh i indinjuar profesionalisht.

E dyta, ne ATSH edhe sot e gjithe diten punojne NJEREZ, si une dhe si ti, dhe shume profesioniste.

Nuk eshte e drejte, ndaj tyre, ti cilesosh HAJDUTE.

Te ftoj ty dhe te gjithe lexuesve ne kete blog te reflektojme mire sa here behemi gati te hedhim balte mbi institucionet e vendit tone.

Sot ato mund te jene te drejtuara nga njerez te paafte profesionalisht, apo te pandershem, apo te veshur me cdo te zeze tjeter.

Po kjo nuk e justifikon SULMIN tone mbi institucionet.

Ata i perkasin popullit dhe shtetit tone dhe keta te dy nuk jane prone e askujt.

Ti ke pesuar nje dem.

Une te ftova dhe te ftoj serisht tju drejtohesh institucioneve te drejtesise dhe te gjesh fajtorin material (me emer dhe mbiemer) te vjedhjes qe te eshte bere.

Po me institucionet nuk ke pune, sepse ato as nuk fillojne e as nuk mbarojne me njeriun/njerezit qe te kane demtuar ty.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pastaj, ka edhe nje arsye tjeter qe kete pune e zgjidh gjykata dhe askush tjeter.

Ka nje hipoteze, - hipoteze po them, nuk po e marr per te mireqene, - qe TI tja kesh VJEDHUR ATSH-se, dhe pastaj ti kesh postuar ne Flickr.

Nga e dijme ne, si lexues ketu ne Peshk, se ku qendron e verteta?

Ne mund te arsyetojme me ha mendje, dhe te komentojme ne baze te "gjasave", po keto nuk perbejne prova, i dashur Olsi B.

Keshtu pra.

Qe ti ke postuar foto ne Flickr dhe qe po kjo foto te jete shfaqur ne ATSH nuk do te thote aspak, - duke u bazuar vetem ne logjike, - qe foto eshte prone e jotja.

Hajt shendet tani dhe gjej menyra te tjera (me burrerore e me pak feminore) per tu hakmarre. 

E dyta, ne ATSH edhe sot e gjithe diten punojne NJEREZ, si une dhe si ti, dhe shume profesioniste.

Nuk eshte e drejte, ndaj tyre, ti cilesosh HAJDUTE.

Shume e drejte! Ajo me doli nga mllefi, megjithese mqs. ATSH i ka vjedhur keto foto, i bie qe te jete agjensi hajdute. Per njerezit pastaj eshte pune tjeter.

Shume e drejte edhe respekti qe duhet te kemi per institucionet e vendit, por respekti nuk vjen si dhurate nga qielli, por duhet fituar e c'eshte me e rendesishme, nuk duhet humbur me veprime te tilla.

Jo vetem nga ky rast personal, por edhe nga cilesia e web-sitit, mua ATSH nuk me transmeton asnje ndjenje respekti, perkundrazi.

Dhe le te mos flasim pastaj per faktin qe quhen ATA dhe jo ATSH sepse katunareve ju duket se modernizohen duke e vene ne anglisht dhe harrojne qe logot s'kane pse te "perkthehen" se jane fikse.

Nga e dijme ne, si lexues ketu ne Peshk, se ku qendron e verteta?

Kete e di, sepse ta pohoj une dhe me kete marre persiper nje pergjegjesi mbi veten. Nderkohe qe ata tipat e ATSH-se jane strukur dhe nuk kane bere asnje lloj deklarate.

Nqs. ke deshire qe te te tregoje origjinalet mund te takohemi ne gusht ne Tirane dhe do te t'i tregoja me kenaqesi.

nderkohe mund te shikosh ketu versionet lowres per flickr http://www.flickr.com/photos/olsib/

Tani per tani nuk do t'i hedh ne gjyq sepse nuk kam ndermend te humb kohen me keshtu lloj njeqelizoresh. Kur te jem me i lire, shohim e bejme. As nuk me intereson demshperblimi se fundja ato foto nuk i bera per te perfituar, por thjesht per qef. Po te me kishin kontaktuar do t'i kisha lejuar me kenaqesi qe t'i perdornin, por zoterinjt e ATSH-se (si primitive qe jane) preferuan qe t'i vidhnin dhe ti vendosnin dhe watermarkun, autoresine dhe daten e gabuar per te humbur gjurmet, por genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe beri qe te shkoja te vizitoja web-sitin e tyre pas shume vitesh qe as me kishte shkuar ndermend per emrin e tyre e jo me per t'i vizituar.

 

PS: E kuptova shume qarte sensin pozitiv te nderhyrjes tende. Te kerkoj ndjese nqs. te jam dukur i ashper, por e kam thjesht me ATSH-ne.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).