Ismail Kadaré merr çmimin "Príncipe de Asturias" 2009

Shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaré (Gjirokastër 1936) iu dorëzuar Çmimi Príncipe de Asturias në Letërsi. Shkrimtari i Pallatit të Ëndërrave u vlerësua para hollandezit Cees Noteboom, italianit Antonio Tabucchi, britanikut Ian McEwan dhe çekut Milan Kundera. Juria i jep Kadaresë këtë çmin, me vlerë 50.000 euro dhe një statujë të Joan Miró " për bukurinë dhe zotimin e thellë ndaj krijimtarisë së tij letrare".

 
"Ismail Kadaré përshkruan me një gjuhë të përditshme, por plot lirikë, tragjedinë e popullit të tij, fushë betejash të përhershme. Duke u dhënë jetë miteve të lashtë por me fjalë të reja, shpreh gjithë hidhërimin dhe peshën dramatike të ndwrgjegjes. Zotimi i tij i shtrin rrënjët në traditën e madhe të botës helene, që projekton në skenarin bashkëkohor si denoncim çdo lloj forme totalitarizmi dhe në mbrotje të së drejtës", citon vendimi i jurisë.
 
Kadaré është, padyshim, shqiptari më i famshëm i shekullit XX, një titull që gjatë shumë viteve iu vu në dyshim nga Enver Hoxha, diktatori me pretendime letrare që, që nga ndarja me Moskën në 1960, e shndërroi vendin në rezerva materiale kafkiane me esenca staliniste.  Ajo epokë e zuri Kadarenë duke studjuar letërsi në Institutin Gorki në Moskë. Kur u kthye në Tiranë, shkrimtari iu përkushtua novelës së tij të parë, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, publikuar më 1963, e cila 20 vjet më vonë u shdërrua në një film nga regjizori Luciano Tovoli dhe u luajt nga Marcello Mastroiani. Jo më kot, vepra tregon historinë e dy ushtarakëve italianë që përpiqen të kthejnë në atdheun e tyre eshtrat e ushtarëve italianë të vdekur dhe të varrosur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Kadaré kur ishte 9 vjeç përjetoi pushtimin gjerman në vendin e tij (temë që i dedikoi Nëntori i një Kryeqyteti), por ishte diktatura komuniste guri i vërtetë me vlerë në veprën e tij. Në fjalët e tij "diktatura dhe letëria e vërtetë mund të bashkëjetojnë vetëm në një mënyrë: duke kapërdirë ditë e natë njëra-tjetrën". Në novelën Pallati i Ëndërrave, publikuar më 1981 dhe e konsideruar prej më të shumtëve vepra e tij mjeshtërore, denoncoi sistemin burokratik dhe autoritar të Shqipërisë. Me të gjitha, ai kurrë s´është konsideruar një autor politik. Dhe, për shumë kohë, do të thuhej se, as Diktatura e Enver Hoxhës.
 
Edhe pse, në fjalët e tij, fama e tij jashtë vendit i shërbeu si mburojë jetëmbrojtëse për shumë jetë brenda vendit, kërkesa e tij për azil politik në Francë më tetor të 1990- një vit pas rënies së murit të Berlinit – shkaktoi në vendin e tij një tronditje edhe pse autoritetet e cilësuan faktin si “ akt privat i një personi”.  Sipas kronikave të ditës, sapo lajmi mbërriti në Tiranë, librat e tij u tërhoqën nga libraritë, të cilët mbanin një vend nderi në vitrinat ku gjendeshin volumet e veprave të Hoxhës.
Nga Parisi, Kadaré mori pjesë në rënien omerike të regjimit, shkatërrimi i së cilës e shndërroi Ballkanin në një vullkan që, i fjetur për shumë kohë, më në fund filloi të shpërthejë.  Autor i veprave si Vajza e Agamenonit dhe Eskilit. ………vijon…..
 

PS: Marrë prej gazetës më të madhe Spanjolle "El País"

http://www.elpais.com/articulo/cultura/Ismail/Kadare/Premio/Principe/Asturias/Letras/elpepucul/20090624elpepucul_1/Tes 

30 Komente

dje degjova ne lajme qe qe kandidat, sot mesoj qe e ka marre

sa mire qe e paska marre ...

Urime Kadarese smiley

Next, the Nobel Prize? smiley

Pergezime I.Kadarese shkrimtarit me te famshem dhe me te respektuar Shqiptar ne bote.

Urime te perzemerta. Jemi krenar me ty gjithmone.

Mund te lexoni me shume

ketu

per Cmimin Prince of Asturias.  Mgjth "i ri" ne moshe, eshte cmim nderkombetar goxha prestigjioz. 

Nga fituesit e kaluar ne Letersi: Atwood, Oz, Miller etj. 

50.000 euro smiley

Informacione per fondacionin dhe Cmimin specifik ne Letersi ka me imtesi ne website. 

The award presentation ceremony is considered as one of the most important cultural events in the international agenda. Throughout its history, these awards have been honoured with different recognitions, such as UNESCO’s declaration in 2004 acknowledging the extraordinary contribution of these awards to mankind's cultural heritage.

Tani, mbasi eshte e qarte per te pakten shumicen e peshqve per natyren dhe prestigjin e ketij Cmimi, atehere s'ia vlen te harxhohet dhe me shume kohe. 

Nuk e di cfar cmimi do te merte Kadare ne se do te botohej sot poema e tije

e famshme "Shqiponjat fluturojne lart" kushtuar PKSH-se dhe komunisteve shqipetar,ku shkruante: Ku ti kerkoj rrenjet e tua parti?.....         Qe te shkulin ty parti nga rrenjet, duhet te ngrene nga balta e te rivrasin te renet.

Nejse urime per cmimin

Urime Kadarse per kete arritje!

Shpresoj qe juria pro serbe e Stokholmit te marre parasysh keto fakte dhe ti jape ketij gjeniu cmimin Nobel ne letersi.Shpresoj qe kjo juri te clirohet nga influenca pro serbe,pro sllave dhe anti-amerikane dhe ti jape gjeniut ate qe i ka takuar prej kohesh.

Kur monstrat si puna e Markezit qe i ferkojne krahet Fidel Kastros kur vret dhe torturon shrimtaret kubaneze dhe qe ferkojne duart kur vriten shqiptare,kroate,boshnjake apo sllovene  dhe qe kane gjysmen e talentit te Kadarese,marrin kete cmim pa piken e problemit jam pesimist qe pro sllavet e Stokholmit do te ndryshojne qendrimin ndaj Kadarese.

Faji i tij i vetem eshte se eshte shqiptar,pro amerikan dhe qe shkruan te verteten per prejardhjen e shqiptareve nga iliro-arbnoret.Nje e vertete qe i hidheron serbet dhe perkrahesit e tyre ne Stokholm.

Por shpresa eshte ajo qe vdes e fundit dhe shpresojme qe te marrim nje tjeter cmim Nobel pas atij qe mori nene Tereza.

Percaktimi "Shkrimtari i Pallatit të Ëndërrave" eshte i vetmjaftueshem dhe thote me shume se mijera faqe kritike. Per mua ka dicka qiellore ne keto tre fjale te lidhura bashke me nja dy nyje te rases gjindore. Dicka nga nje formule mistike. Pas ketij percaktimi, vjen pastaj cfare te doni ju: Nobel, Booker, Legjion i nderit, qytetar nderi i Librazhdit, i Karkanjosit, flete lavderimi nga brigada e trete e perimores ne Ndroq, si dhe anetaresia falas ne shoqaten e gjuetareve.

"Shkrimtari i Pallatit të Ëndërrave"eshte (per mua gjithnje) e barazvlefshme me "Shkrimtari i Hamletit" ose i "Ana Karenina".

PS na leni ta prevetojme per qef tone ket lajm, se shqiptare jemi te gjithe, te gjitheve na kap nje cike "Ismail", tu fillu nga ai me i fundit fare.

para disa javesh ri-lexova "Broken April" ne anglisht. Me gjithe perkthimin e keq, fantastik. Ne fakt e mora nga Amazon dhe kujtova se perkthyesi ishte ky qe zgjodhi para nja dy vjetesh... David Bello, por doli qe kete qe lexova une nuk e kishte perkthyer ai. A i ka lexuar ndonjeri ne anglisht veprat e Kadarese dhe a mund te me thoni kush nga perkthyesat ia vlen?

 Dikur kam marr Piramiden dhe Uren me tre harqe nga Amazoni por te them te drejten si mbaj mend emrat e perkthyesve. Jam i sigurte ama qe nuk ishin perkthim dor e dyte, sic ben Bellos me perkthimet ne frengjisht te Vrionit. 

Problemi mendoj se qendron ne ate qe perkthyesit tane profesioniste nuk e kane aftesine e te perdorurit te gjith spektrit dhe pasurise se Anglishtes ndersa perkthejne. Kam degjuar se perkthimet e Vrionit ne frengjisht jane duartrokitur. Bellos ka perkthy perkthimet..

 

 

une s'e kam marre mundimin ne anglisht (nga te paktat krenari eshte kjo, qe e lexojme ne origjinal, o pra mo). Po i kam dhene pasardhesin (successor) ne anglisht nje amerikaneje ktu; e cila mbasi e mbaroi, ndonese nuk qe e mrekullueme (s'kish se si, pasardhesi nuk eshte nga ato te mrekullimeve), prape tha qe du me lexu te tjera nga ky.

emo,

per dhurate e kisha dhe une dhe thashe te shikoja pak perkthimin... kur e fillova nuk e ula deri sa e mbarova smiley

Me pelqen shume motivimi qe juria ka bere per dhenien e çmimit.Me duket si nje keshile qe i jepet jurise se nobelit.

Po të jetë shqiptar i vërtet dhe shkrimtar i madh si e paraqet veten ky Kadareja i thotë atyre spanjollve përpara se ta marr cmimin njihni Kosovën si shtet i pavarur.

Shumë fëmijë bunkerësh do të pyesin se cfarë lidhje ka cmimi me pavarësinë. Ka lidhje ka dhe ka një lidhje të madhe sepse në qoftë se pretendon që je shkrimtari më i madh i shqiptarëve dhe nuk mbron ose përfaqëson interesat e të gjithë shqiptarëve atëherë je shkrimtar që përfaqëson interesat e gjysmës së shqiptarëve.

Jam i bindur që ky ish-anëtar i Komitetit Qendror dhe deputet i Hoxhës nuk ka shtylle kurrizore për këto punë, prandaj mos u entuziasmoni kaq shumë për këtë far cmimi (kuptohet për biznesin e Kadaresë është shumë i rëndësishëm). 

Ti Kadare nuk më jep nder nuk më jep emrin shqiptar

sepse emrin shqiptar ma ka dhënë zoti i madh 

Zemrën ti ma hidhërove sepse ti nuk e meriton as cmimin oscar... 

As vete se di pse me kujtove nje batute ke "Beni ecen vete" (krejt pa lidhje)

"e degjoni mo, e degjoni c'thote ky: Goni i eshte mburrur kushririt se e ka vrare ai dhelpren"

Si mund te krenohen me Kadarene shqipetaret ,qe ky i quajti jashteqitja e kombit te gjithe ata qe cane te paret telat me gjemba dhe kerkuan boten e lire,qe Kadarese nuk i kishte munguar kurre?

Nuk quajti jashteqitje ata qe can telat me gjemba,mos fol si budalla,sepse me paragjykimet e tua te pabaza vetem veten tende verbon,dielli nuk mbulohet me shosh.

Nuk ka Shqipetar qe te mos i ket thurrur lavde rregjimit komunist,por ama Kadareja eshte nje nga te paktet qe e sfidonte hapur,biles ndoshta e vetmja shkendij qe shikonte bota ne tynelin e erret te quajtur Shqiperi gjata asaj periudhe.

Fakti qe nje Shqipetar vleresohet,duhet qe tu jap krenari te gjith shqipetareve,pa dallim krahu politik, (ti duhet te jesh komunist i pandreqshem patjeter) dhe Kadareja eshte padyshim Shqipetari me i madh ne jete.

Natyrisht qe eshte e trishtme kur shikon qe NOBEL-in e fiton nje fare harold pinter, qe me paturpesine me te madhe mbronte tezen serbe kunder nderhyrjes humanitare ne Kosove, ne emer te humanizmit (te formes anti-amerikane) duke mos shkruajtur kurre nje rresht simpatie per viktimat e verteta te konflikteve ne ballkan,dhe duke mos ngritur kurre gishtin e  akuzes kunder agresoreve te vertete.

Nje panel i tille i NOBEL-it qe impresionohet nga njerez te tille, dhe nuk impresionohet nga nje profet i vertete i Shqipetareve,nje gjeni i letrave boterore,si Kadareja,duhet patjeter te refuzohet nga Ismail Kadareja kurdo qe ti vij ndermend madheshtia e shqipetarit,ne emer te Kosoves,Shqiperise dhe shqipetareve,Ismail Kadare duhet qe ta refuzoje.

 

Fshati qe duket nuk do kallauz thote populli.

Poashtu madheshtia e Kadarese nuk ka nevoje per vulen e NOBEL-it,ashtu sic nuk e kan pasur ate nevoje gjate historise shkrimetaret me te medhenj te saj.

 

 

Sa vende europiane kane njohur Kosoven..?

Po qese Kadereja do te refuzonte Nobelin,ne shenje proteste,kjo nuk do te bente ndonje buje te madhe,sepse nuk i behet vone askujt dhe nuk do te ishte ndonje ndikim te madh ,te bujshem , keshtu mendoj une.Nuk eshte nje ceshtje qe i takon IK,Kosova!

Ceshtja e njohjes se Kosoves eshte ceshtje parimesh,,pikepamjesh,ligjesh nderkombetare,ne lidhje me kufijte nderkombetar!

Cmimi Nobel do te ishte nje nder i madh per IK por edhe per Shqiperine,dhe shqiptaret!

artian

Nuk e ke gjykuar sakte,nuk eshte nje ceshtje buje,apo i behet vone kujt apo jo,as ceshtje ndikimi te madh te bujshem.

Sic ta thash fshati qe duket nuk do kallauz. Madheshtia e Kadarese nuk ka nevoje per bujen e Nobel-it dhe as per "berjen vone" te ndokujt.

Kosova perpos nje ceshtje nderkombetare ,ligjore e kufijve nderkombetare,eshte sic ke thene edhe vete nje ceshtje parimesh, por mbi te gjitha nje ceshtje kombetare dhe etnike e te gjith shqipetareve ,perfshi Kadarene.

Dhe Kadareja si nje shkrimtar i madh qe eshte duhet te mbaj qendrime parimore,dhe si nje nga baballaret e kombit shqipetar ka si nje detyre prioritare ceshtjen kombetare.

Me duket shume gjykim i papjekur te thuash nuk i takon Ismail Kadarese,Kosova.

Mua me pelqen dicka tek njerezit, thjeshtesia, te qenit jo mendjemadh per ate qe ke arritur dhe me ka bere shume pershtypje qe ky njeri i madh u tregua i dashur dhe buzagaz, nje here qe pata nderin e vecante ta takoja. Ishte nje emocion shume i bukur.

Pertej çeshtjeve politike qe mund te dalin kur flitet per Kadarene, mendoj se ky çmim qe i eshte dhene, eshte nje gje pozitive per shqiptaret!

kadareja a ai qi asht sejcili ka mendimin e tij mbi cilsin letrare,po ti thush nji Dissident si ka dasht ai me ja rrit vleren vedit a qesharake...,sepse te till skish mbet gjall brenda kufinjve flas...Me vjen mir per cmimin Jo se ai a Kadare po se asht SHQIPTAR.Ai nuk a shqiptari ma i famshem ne ket shek ne Bot!Nan Tereza po!

dafina

Kadareja nuk eshte perpjekur kurre te ngre vlerat vetes,duhet te informohesh mire perpara se te gjykosh.Kadareja i ka kritikuar ata qe e kan quajtur disident,biles edhe ka kembengul ne intervistat e tija qe nuk e  konsideron veten nje disident.Edhe arsyja pak a shume eshte pikerisht ajo qe ke thene vete ti,qe ne Shqiperi disidenca ishte praktikisht e pamundur.

Prandaj nuk eshte e hijshme ta akuzojme per gjera te cilat ai nuk pretendon tja vendos vetes te tij.Ai edhe me rastin e vdekjes te Sholzenicinit shfrytezoi rastin edhe nje here ta beje te qarte se ai vet nuk ishte dhe shqiperia nuk kishte patur nje Sholzenicin.

Ismail Kadare eshte i variantit "LIVE TO TELL THE TALE".Dhe padyshim qe me vepren e tij ka imortalizuar dhunen,represionin,shkeljen e te drejtave te njeriut,dhe absurditetin e shoqerive te udhehequra nga DIKTATORE,si nje mesim per njerezimin.

Vepra e Kadarese duhet te jete nje mesim per gjith shqipetaret,dhe nje mesim per njerezimin.

Nene Tereza eshte padyshim bija me e madhe e kombit shqipetar,por Kadareja eshte shqipetari me i madh sot ne jete.

Fal zotit kombi yne ka nxjerr plot bij a bija me te cilat te krenohet.

ai me siper qe thot "Nuk eshte nje ceshtje qe i takon IK,Kosova!" e ke mar persiper me ba gafe per cdo nderhymje ne debat a si....spo thot kush refuzim te cmimit jo per gja po ai nuk asht i madhi A.Kamy...po nji fjal mbi ceshtjen?

Shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaré (Gjirokastër 1936) iu dorëzuar Çmimi Príncipe de Asturias në Letërsi.

Une e lexova shpejt kete titullin, dhe mu duk sikur Ismaili kishte marre cmimin Prince de Astoria! smiley

Thashe: Jalla' ! smiley

 

Per hajer i dalte ish servilit te Enver Hoxhes.

Pas Ramiz Alise ai eshte i dyti ne listen e shqiptareve inteligjente. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).