Islami: Kallzim penal per shperdorim detyre dhe fallsifikim te informacioneve zyrtare

www.ps.al
 
Pasi nuk morëm pëgjigje pë këkesat tona legjitime për transparencë dhe informim lidhur me të gjitha paqartësitë përditë e më të rënda të procesit të paisjes me letërnjoftimi zgjedhor, si edhe bazuar në një analizë paraprake të të dhënave zyrtare në këto katër disqe me të cilat është mjaftuar Ministria e Brendshme mund të themi paraprakisht:

Mjaftojnë kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga analiza e vetë informacionit që kemi marrë nga Ministria e Brendshme për të ngritur hipotezën e akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe fallsifikimit të të dhënave zyrtare përmes dhënies së informacionit të rremë për qëllime që bien ndesh me ligjin.

Informacionet e MB, duke rënë ndesh me njëra-tjetrën në mënyrë flagrante dhe duke u shfaqur të ndryshme nga njëri disk tek tjetri, rezultojnë jo vetëm të rremë, po edhe të manipuluara.

Shifra zyrtare prej 730 mijë votuesish pa pasaportë mbi të cilën Ministria e Brendshme ka këmbëngulur, rezulton e pavërtetë dhe e zvogëluar ndjeshëm.

Numri i personave që kanë aplikuar rezulton kontradiktor dhe ndryshon nga njëri disk në tjetrin duke nxjerrë për votuesit pa pasaportë një shifër të zmadhuar në kundërshti me të dhënat e përgjithshme dhe shifrat e dhëna në dinamikë.

Në këto kushte kur, nga njëra anë na jepet vetëm një pjesë e të dhënave të cilat rezultojnë alarmante, të rreme e të manipulara, dhe nga ana tjetër na fshihet me këmbëgulje lista e qytetarëve me pasaportë, si edhe lista e plotë e aplikantëve të deritanishëm për letërnjoftimi, PSSH po përpilon kallzimin penal për drejtuesit e lartë të Ministrisë së Brendshme që merren direkt me këtë proces.

Të gjitha këto konkluzione paraprake janë rezultat i një ekspertize të nivelit më të lartë teknik dhe do të thellohen në orët në vazhdim nga grupi ynë i ekspertëve.

Ndërkohë, nga dita e nesërme kundërshtitë dhe faktet e nxjerra nga ky hetim do t'i bëhen me dije komunitetit ndërkombëtar.

2 Komente

O Kaci, po si te ngelet procesi i listave dhe aplikimeve per karta identiteti ne doren e nje dallkauku te papergjegjshem si Poni cfare mund te presesh?  

Ne fillim i bene thirrje popullit mos aplikoni,pstaj kerkuan te aplikojne ata qe nuk kane pashaporte,tani thone se keto karta jane te falsifikueshme,dhe nuk dihet se sa prtendime do te nxjerin deri ne diten qe do te humbin ne menyren me spektakulare.

Ne nje vend demokratik askush nuk detyrohet te votoje pa deshire.

Askush nuk detyrohet te aplikoje me force.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).