Iran, Udhëheqësi Suprem mbështet Ahmedinejadin

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamenei, i është drejtuar lutjeve të së premtes për të qetësuar protestat masive të paprecedenta lidhur me rezultatin e debatueshëm të zgjedhjeve presidenciale.
Ai ka shprehur mbeshtetjen për presidentin Ajmedinejad pas protestave.

Ajatollahu po mban një fjalim të pazakontë në Univerisitetin e Teheranit.

Kjo po ndiqet me interes jo vetëm për atë që do të thotë, por edhe për mënyrën sesi iranianët do ta dëgjojnë Udhëheqësin Suprem.

Në komentet e tij të para në fjalimin e tij që kishte të bënte drejtëpërdrejtë me zgjedhjet Ajatollah Ali Khamenei lavdëroi popullin iranian për pjesmarrjen e lrtë në votime. Ai e quajti atë një demonstrim të fuqishëm të faktit se populli i Iranit e donte shtetin e vet.

Ajatollahu tha se zgjedhjet në Iran i kishin treguar botës një demokraci islamike në veprim. Kishte diktatura nga njëra anë, tha ai, dhe demokraci në anën tjetër. Por ajo që Irani kishte për të ofruar ishte një demokraci religjioze dhe kjo ishte ajo që angazhonte zemrat e njerëzve.

Udhëheqësi suprem tha se zgjedhjet e së premtes së kaluar treguan se njerëzit jetonin në Iran në lumturi dhe besim. Ai tha se nëse njerëzit nuk kishin shpresa për të ardhmen dhe nuk ndiheshin të lirë, ata nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje.

Udhëheqësi suprem akuzoi armiqtë e Iranit se po përpiqeshin të hidhnin dyshime në zgjdhjet dhe të thyenin besimin midis njerëve dhe shtetit të tyre.

Ai tha se zgjedhjet ishin zhvilluar në një frymë të konkurrencës së lirë dhe transparente.

Udhëheqësi suprem tha se mendimi i tij nuk i ishte pasqyruar njerëve - ata vendosën për vete se kush do të dëshironin të bëhej president, dhe miliona në secilën anë kishin vendosur për kandidatin e tyre.

Ai tha se të katër kandidatët kryesor në zgjedhje mbështetin shtetit islamik të Iranit. Ai tha se zgjedhjet ishin një garë brënda shtetit dhe nuk kishte betejë mes atyre që mbështesin shtetin dhe atyre që e kundërshtonin atë.

Ajetollahu mbështet ish presidentin Akbar Hashemi Rafsanxhani dhe performancën e tij përpara dhe pas revolucionit dhe hodhi poshtë pretendimet se ai ishte i përfshirë në korrupsion financiar.

Udhëheqësi suprem tha se kishte pasur dallime në opinione mes kandidatëve në zgjedhje. Por ai tha se pikëpamjet e presidentit ishin të afërta me të tijat.

Korrespondenti i BBC në Teheran thotë se prova më e madhe do të jetë se sa mbështetës të Ajatollahut do të shkojnë nisur nga përmasat e protestave të opozitës gjatë kësaj jave.

*************

Tri dite me pare, sfidanti i presidentit, Mir Hossein Mousavi, i ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës që të mbajnë një ditë zi për nder të tetë personave që u vranë gjatë përleshjeve ditën e hënë.

Ata kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve, të cilat u fituan nga presidenti Ahmadinexhad.

Mir Hossein Mousavi u bëri thirrje mbështetësve që të kthehen në rrugë të veshur me të zeza, për të nder të viktimave.

Ai tha se njerëzit duhet të mblidhen në rrugët kryesore apo në xhami dhe se demonstrata e tyre duhet të jetë paqësore.

Thirrja e zotit Mousavi për veprime të mëtejshme është një mosbindje e hapur ndaj udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Lideri suprem u bëri thirrje iranianëve që të qëndrojnë të bashkuar prapa autoriteteve të shtetit islamik.

Ditën e mërkurë turma të mëdha njerëzish marshuan përmes qytetit duke sfiduar në mënyrë të heshtur. (bbc)

Teherani i kërkon amerikanëve të qendrojnë larg zgjedhjeve presidenciale

TEHERAN- Ministria e Jashtme iraniane thërriti ambasadorin zviceran, i cili përfaqëson interesat amerikane në Teheran, për të protestuar për deklaratat ''ndërhyrëse'' të SHBA-së lidhur me zgjedhjet presidenciale, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve, Fars.
Nderkohe sot pas protestave të dhunshme për kundërshtimin e Ahmadinexhadit, eshte gati rinumërimi i votave në Iran. Organizmi më i lartë legjislativ i Iranit, Këshilli për Mbrojtjen e Kushtetutës, deklaroi se ishte i gatshëm të kryente rinumërimin e votave të zgjedhjeve presidenciale të javës së kaluar, që u fituan nga presidenti aktual konservator Mahmoud Ahmadinexhad, njoftoi sot televizioni shtetëror.

*****

Dhuna në Iran, Obama: I takon popullit të përcaktojë të ardhmen

Pas dhunës në Iran, që pasoi protestat kundërshtuese të fitores së Ahmadinexhadit, presidenti amerikan Barak Obama është shprehur i shqetësuar, duke dënuar veçanërisht vrasjen e një protestuesi në një tubim kundër qeverisë në Teheran dje.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se do të ishte e gabuar të mos ngrihej zëri për dhunën pas zgjedhjeve dhe parregullsitë gjatë votimeve presidenciale. Ai tha se i takon popullit të Iranit që të përcaktojë të ardhmen e vendit.

Presidenti Obama thotë se është shumë i shqetësuar nga dhuna në rrugët e Iranit, ndërsa protestuesit kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të manipuluara presidenciale.

"Mendoj se do të ishte gabim që mos flisja për atë që kemi parë në ekranet e televizionit gjatë ditëve të fundit".

Sipas tij populli i Iranit duhet ta dijë se vota e tij është respektuar. Ai tha se duhet të bëhet një hetim për akuzat për manipulime, por duke i dhënë fund gjakderdhjes.

"Mendoj se procesi demokratik, liria e shprehjes, aftësia e njerëzve për të shprehur kundërshtimin e tyre paqësisht, të gjitha këto janë vlera universale dhe duhet të respektohen".

Duke folur para gazetarëve pas një takimi me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama theksoi se është e vështirë për Shtetet e Bashkuara që të japin një gjykim për zgjedhjet në Iran. Ai theksoi se i takon Iranit të vendosë se cilët do të jenë udhëheqësit e vet.
"Ne nuk kishim vëzhgues atje. Nuk kishte vëzhgues ndërkombëtarë, kështu që nuk mund ta them me siguri se çfarë ndodhi. Por ajo që mund të them është se duket se shumë njerëz që kishin shpresa, që ndjehen të tradhtuar".

Presidenti Obama nuk i përmendi kandidatët kryesorë në zgjedhje me emër: presidentin Mahmud Ahmadinexhad që ka deklaruar fitoren dhe rivalin e tij, reformatorin Mir Hosein Mosavi që po i sfidon rezultatet. Ai i zgjodhi fjalët me kujdes dhe iu drejtua direkt protestuesve.
"Njerëzve që kishin investuar me shpresat e tyre, me energjitë e tyre në procesin politik, u them se bota i ka sytë nga ata dhe është e frymëzuar nga angazhimi i tyre, pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve ".

Një nga pyetjet që iu bë Presidentit, ishte nëse kundërshtimi i zgjedhjeve dhe dhuna ia kishin ndryshuar mendimin lidhur me dialogun e mundshëm me Mahmud Ahmadinexhadin.
Obama tha se qëndrimi i tij nuk kishte ndryshuar. "Përdorimi i diplomacisë së fortë, pa iluzione për Iranin dhe natyrën e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, është i një rëndësie kritike kur bëhet fjalë për interesat bazë të sigurisë sonë kombëtare".

Presidenti Obama përmendi konkretisht nevojën për të mos lejuar Iranin që të zhvillojë armë bërthamore dhe frenimin e mbështetjes së tij për terroristët jashtë vendit. Ai i quajti këto interesa kombëtare jo vetëm të Shteteve të Bashkuara por edhe të botës. (Voa)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).