INSPB nxjerr si celes te zgjedhjeve Aleancen Socialiste per Integrim.

Instituti Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (INSPB) me qendër në Lubjanë ka analizuar situatën politike për zgjedhjet e Shqipërisë. instituti Ndërkombëtar për politikat e Ballkanit ka për përgatitur në raport lidhur me situatën në Shqipëri në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. raporti në përfundim të analizës së tij, nxjerr si celes të zgjedhjeve të 28 qershorit “Aleancën Socialiste për Integrim”, si çelësin e formimit të qeverisjes së re.

Shqipëria në zgjedhjet parlamentare të 2009.

Aleanca Socialiste për Integrim çelësi i formimit të qeverisë së re për të udhëhequr vendin
Pas publikim te listave të kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit startoi fushata elektorale. Partitë politike filluan të prezantonin kandidatët e tyre tek populli. Pozitiv është fakti se në këto zgjedhje nuk po shihet një situatë e tensionuar politike si ajo e zgjedhjeve të para 4 viteve.
në zgjedhje parlamentare do të garojnë 45 parti politike gjithsej, ndër të cilat 36 parti politike janë të ndara në katër koalicione të madha.
Koalicionet më të mëdha në zgjedhjet e 28 qershorit janë koalicioni i djathtë i udhëhequr nga “Aleanca për ndryshim” e cila udhëhiqet nga partia demokratike, krye të këtij koalicioni qëndron kryeministrin aktual Sali Berisha.
Koalicioni i dytë është “Bashkimi për Ndryshim” i cili ka në përbërje partin socialiste me në krye bashkiakun e Tiranës Edi Rama, ndjekur nga partitë e tjera të majta, G99, PSD, PDS,PBDNJ. Koalicioni i tret po i majtë është Lëvizja Socialiste për Integrim e cila udhëhiqet nga ish-kryeministri Ilir Meta në koalicion me PSV91, Partia e Gjelbër, Partia për të Drejtat e Njeriut, Partia Mbrojtjes së të Drejtave të Emigrantëve, nën moton e majta për integrim.
Koalicioni i katër është ai i Polit të Lirisë i cili udhëhiqet nga partia Partia Demokristiane, LZHK etj bashkë me koalicionet e saj.

Edi Rama dëshiron që të jetë kryeministër por nuk kandidon si deputet për këtë parti

Në fushatën e tyre elektorale udhëheqësit e partive politike po përdorin slogane të përgjithshme për t’iu drejtuar votuesve të tyre. Duke iu referuar të dhënave të fundit Partia Demokratike ka fituar pikë më shumë se Partia Socialiste në mënyrën sesi po prezanton programin e saj tek njerëzit e thjesht. Ka pak kohë që PD po fiton pikë nga mënyra se si po e realizon PS fushatën e saj elektorale.
Duke ju referuar raportit të Instituti Ndërkombëtarë për Studime të Politikave të Ballkanit PS ka humbur pikë kundrejt PD për këto arsye:
1. PS ka lodhur për më shumë se një vit elektoratin e saj me takime të njëpasnjëshme dhe me një ripërsëritje të premtimeve.
2. PD është më intensive në politikat e saj si dhe në mesazhet që ajo përcjell tek votuesit.
3. PS nuk e ka ndryshuar gjuhën e saj me votuesit duke u shprehur gjiton me të njëjtin fjalor dhe me të njëjtat premtime.
4. Aktivitet e opozitës janë ende të vakta dhe pa eufori politike, strategji kjo që i ul shanse për një fitore.
5. opozita vazhdon që të harxhoj energji me faktorin ndërkombëtar, duke i lënë votuesit me një shije të keqe, pasi atyre nuk ju interesojnë replikat reciproke.
6. faktet e përdorura nga pozita kundër kreut të Bashkisë Edi Rama si premtimet që ata bëj për uljen e taksave të ngritura nga Bashkia, kanë kompromentuar figurën e PS si dhe të kryetarit të saj Ilir Meta.
7. surpriza më e pakëndshme që i ka përgatitur votuesve të tij Edi Rama ka qenë mos përfshirja e ti në listat e kandidatëve. Një vendim ky iracional nga kreu i kësaj partie i cili do të jetë dhe kryeministri i këtij vendi.
Zakonisht janë vetëm dy parti kryesore të cilat garoj dhe vendosin se kush do të jetë partia e cila do të formoj qeverinë, ndërkohë që në Shqipëri ndodh e kundërta. Akoma ka një diferencë të vogël midis PS dhe PD për sa i përket qeverisëses të së nesërmes. Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” nuk do të jetë vetëm vendimtare për fitoren, por gjithashtu ajo do të jetë çelsi i formimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Lideri historik i së majtës Fatos Nano nuk është i përfshirë në listat për kandidat për deputet
Partia Demokratike ka prezantuar një listë të gjatë me deputet të cilët janë nga klasa akademike, duke e udhëhequr këtë listë me figura të njohura politike. Partia Socialiste po mundohet që të bind publikun për politikën e saj të re e cila ka si synim që të përkrahi të rinjtë, të përkarshi bizneset me anë të politikave fiskale.
Asnjëri nga të dy liderët politik nuk janë fokusuar tek politika elitare, duke u faktorizuar sërish njerëz të cilët janë pjesë e një politike të vjetër. Biografia e këtyre individëve si dhe karriera e tyre politike fillon në kohën e diktaturës prandaj dhe këto figura nuk mund të sjellin ndryshim. Raporti thekson që 57 % e votueseve nuk do influencohen nga përbërja e listave për kandidat pasi ata votojnë për arti, ashtu sikundër 43 % janë shprehur se do të mbështeten në listat për kandidat për të vendosur se për kë do të votojnë.

E majta fiton zgjedhjet e 28 qershorit

Komunikimi si dhe fjalori përdorur gjatë fushatës do të jetë deçiziv për sa i për ketë rezultateve të zgjedhjeve
Koalicionet më të preferuara janë ato të majtat dhe ai që është politikisht më i preferuar është koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim” e udhëhequr nga ish-kryeministri (1999-2002) Ilir Meta në koalicion nga Partia PSV91 e udhëhequr nga Petro Koçi, si dhe nga koalicioni “Bashkimi për Ndryshim” i cili udhëhiqet nga Edi Rama.
Surprizat nuk do mungojnë deri në ditët e zgjedhjeve. E majta në tërësi ka mundësi të mëdha për të fituar zgjedhjet parlamentare. Ka dy parti të cilat kanë një profil të qartë të majtë dhe që janë të domosdoshme për fitoren e këtyre zgjedhjeve. LSI dhe PSV91
dy koalicionet e mëdha të “bashkuar për ndryshim” PS dhe “koha për ndryshim” PD e kanë ndërtuar fushatën e tyre elektorale në bazën e atakeve personale, ndërkohë që dy koalicionet e vogla e kanë përdorur fushatën më së shumti për të prezantuar programin e tyre. partit e vogla kanë një impakt më të madh tek votuesit dhe kjo për një arsye të thjesht sepse ata komunikojnë me votuesit e tyre dhe nuk i përdorin takimet e tyre me votuesit për ofendime personale.
E veçanta e PSV91është se ajo ka treguar që ka një program të qartë elektoral dhe nuk është thjesht një parti e vogël “ekseprimaentale” si disa të tjera. PSV91 ka treguar se është një parti me një histori e cila e ruan vetveten dhe identitetin e saj.
LSI nuk do të nuk do të jetë vetëm forca e cila do të ndikoj maksimalisht tek votuesit, por ajo do të jetë deçizive për të vendosur se kush do të formoj qeverinë e pas 28 qershorit.
Duke ju referuar shifrave PD nuk do të mund të formoj qeverinë pas 28 bashkë me koalicionin e “Poli i Lirisë”. Probabiliteti më i madh është që qeveria e re të orientohet majtas, por të 3 forcat të bashkuara PS, LSI dhe PSV91 duhet të ulen për të dikutuar për mosmarrëveshjet e tyre.

9 Komente

artikull me me pak gabime drejtshkrimore?

I/e dashur rinia,

faleminderit per prurjen se mesuam plot gjera qe nuk i dinim per te majten, po sidomos me interes jane rezultatet qe:

- koalicioni aleanca per integrim qenka me i dashuri per shqiptaret, gje qe me mbush me shprese per nje fitore plebishitare te LSI-ne me partine e gjelber dhe me partine e romeve

- dhe qe "PSV91 ka treguar se është një parti me një histori e cila e ruan vetveten dhe identitetin e saj" qe me bind plotesisht qe shoku petro do i marri me shume se 1200 vota ne shkalle republike, madje mund te shkoje dhe tek njemije e pesqinda

swed, pa lidhje, psv mos ka qen gjo ekipi i eindhovenit? po bevereni si e ka pas?

yes cimo, ene osht ala, PSV Eindhoven, po kane ra sa ka dale n'sken ky ekipi i ri PSV91 Petrokoci smiley

Oltimus ke te drejt per gabimet drejtshkrimore por materialin e mora te gatshem dhe e postova. Do e kem parasysh per heren tjeter.

“Aleanca për ndryshim” apo “Bashkimi për Ndryshim”

A apo B (megjithse ndryshimi i B-së është pak ndryshe... sepse ndryshimi i saj fillon me  N të madhe smiley )

P.s: Si antisalist, vetëm se përdor fjalë të huaja për aleancën nuk do e votoja smiley

po dhe kjo paska qene e bukur dhe une per pak e humba:

por të 3 forcat të bashkuara PS, LSI dhe PSV91 duhet të ulen për të dikutuar për mosmarrëveshjet e tyre.

PS-ja me LSI-ne qe te dyja bashke do bejne nja 72-75 deputete, te ulen per te diskutuar mosmarrveshjet me PSV91. Aman mor aman, kush e beri faktor PSV91, kush e pati kete mendje pjellore?

 Kjo eshte ajo qe kam thene une ne komentet e para qe, LSI do te jete nje faktor deçiziv ne formimin e qeverise, sepse asnje parti nuk e kap 50% , keshtu qe do te kerkojne koalicione pas zgjedhore per te formuar qeverine. LSI i duhet qe gjate kesaj kohe ta zgjeroje koalicionin e vet dhe me ndonje parti tjeter te qendres apo te majte.

Une e kam thene me pare.Fushata e PS ka 3 fjale:

  1. Arsimtari Skender
  2. Katundari Hajdar
  3. Pensionistja Xhemile

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).