Ideja e re e munguar e Seserit

Titulli që tërhoqi së fundmi mjaft vëmendje në shtypin e përditshëm ishte: “Për një ide të re ekonomike për Shqipërinë” (“Panorama”, 25 maj). Edhe më tërheqës qe shkrimi tek mbante emrin Rudina Seseri, një zonjë me karrierë të shkëlqyer në SHBA dhe me profil shkollaresk mjaft të arrirë, tashmë pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare dhe gjithashtu e medias. Kohët e fundit, të paktën që me KOP-in e 2005, po tentohet që atributet sugjestionuese të krijimit të bindjes për politikë ndryshe t’iu vishen shqiptarëve (përgjithësisht të talentuar), që kanë studiuar e jetuar për një kohë të gjatë në Perëndim, kryesisht në Amerikë. Duket këtu bën pjesë dhe zonja Seseri, e cila i është prezantuar fuqishëm së fundmi publikut shqiptar. Por gjithashtu këto kohët e fundit edhe njerëzit këtu në Shqipëri kanë ndryshuar shumë dhe nuk janë ata të viteve ‘90, kur edhe një specialist i huaj më se i rëndomtë shihej në dritë të syrit edhe nga ministrat e jo më nga nëpunësit e specialistët e tjerë shqiptarë tek jepte porosi si duhej zhvilluar Shqipëria.

Po cila është kjo ide e re ekonomike për Shqipërinë e parashtruar nga Seseri? Për ta bërë më lehtë të kuptueshme analizën e mëposhtme artikullshkruesi preferon t’i vetëpërgjigjet pyetjes së tij paksa ashpër që në fillim. Nuk ka asnjë ide të re.

Seseri formulon që në fillim atë që ajo e paraqet si ide të re: “…kemi sot nevojë për një model të ri zhvillimi, kemi nevojë për “zhvillimin e qëndrueshëm”. Formulimi i saj është i saktë, por aspak i ri. Për më tepër ajo rreket të hedhë argumente në funksion të këtij perifrazimi, por nuk ia del. Zhvillimi i qëndrueshëm tashmë është pjesë e gjithë dokumenteve strategjike, programeve e planeve të punës në të gjithë piramidën shtetërore e pa dyshim në qarqet akademike. Që në vitin 1998 mazhoranca e atëhershme miratoi strategjinë e bujqësisë, që e quajti “strategji e gjelbër”. Kapitull kryesor i kësaj strategjie ishte ai i zhvillimit të qëndrueshëm rural (artikullshkruesi ka drejtuar grupin e punës të këtij kapitulli). Ndërsa publikime që tentojnë të fusin konceptin e zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri datojnë vetëm disa muaj pas konferencës së OKB të Rio De Janerio në qershor 1992 ( Shih p.sh., Ferruni, L., and Ward, N.; 1993 “Shqipëria në udhëkryq; mundësi për një zhvillim rural të qëndrueshëm” Tribuna Ekonomike, nr 2). Edhe ideja për një ministri që në fokus kryesor të kishte zhvillim rural është diskutuar të paktën që në vitin 2001 në programet elektorale të PS.

Seseri mbetet thjesht në një konstatim, kur thotë se “bujqësia është e keqpërdorura e madhe e modelit të deritashëm”. Ajo nuk sjell asgjë të re edhe tek përmend dominancën e importit në bilancin tregtar apo rolin e industrisë së fasonit, ndërtimit, turizmit, si dhe rolin e emigracionit në ekonominë shqiptare. Një refren i hidhur, por i rëndomtë është edhe “shfrytëzimi barbar i pasurisë natyrore të Shqipërisë këto 20 vitet e fundit”, i ripohuar prej saj.

Nga konstatimet sektoriale Seseri arrin në një konstatim më të gjerë që e quan “.. përfundim fatalisht të keq: rritja është ndalur, shpërndarje shumë e keqe dhe pabarabartë e pasurisë kombëtare, si pasojë varfërinë e gjerë.”

Pas këtij konstatimi korrekt Seseri tenton të shpalosë idenë e re ekonomike. Si argument të parë ajo vendos “kthimin te bujqësia që është një sektor me një potencial të jashtëzakonshëm konkurrues, jo thjesht për tregun lokal, por dhe atë të huaj” e në vijim flet se si me politika fiskale, doganore dhe inkurajim teknologjish të reja në funksion të qëllimit madhor zhvillimit të “sektorit të prodhimit “made in albania” do bëhet funksionale ideja e re. Kthimi te bujqësia përbën vërtet një politikë realiste, madje të domosdoshme, nëse analizohen efektet e krizës globale, ndërsa është po aq jorealiste që të përcaktohet si sektor me një “potencial të jashtëzakonshëm konkurrues”. Shqipëria për arsye trashëgimie, strukturore, pronësie, të dominancës së relievit malor etj., nuk ka potencial konkurrues në tregun ndërkombëtar për produkte bujqësore, e aq më pak “të jashtëzakonshëm”. Nga studime serioze të bëra në këtë sektor rezulton se Shqipëria ka avantazh krahasues kryesisht ose më mirë me thënë vetëm në degën e mbledhjes së bimëve medicinale e eterovajore dhe të peshkut të detit jo të kultivuar, pra të degëve që operojnë jashtë parimeve e praktikave të zhvillimit të qëndrueshëm, duke dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme ekosistemet e mjedisin në përgjithësi. Por mund të thuhet me bindje se potenciali për rritjen e prodhimit bujqësor për tregun vendas dhe pakësimin e importit është vërtet shumë i madh. Këtu gjen mbështetje dhe koncepti i drejtë i lançuar publikisht prej PS i “sovranitetit të ushqimit”. “Made in Albania” mbetet vetëm një slogan i bukur i risjellë në publik nga Seseri. Eksportet bujqësore shqiptare do të jenë për shumë vite vetëm nich market dhe nuk është dhe nuk mund të jetë eksporti i produkteve bujqësore një qëllim i madh i Shqipërisë, siç perifrazon ajo.

Seseri i mëshon shpërndarjes shumë të keqe dhe të pabarabartë të pasurisë kombëtare, por mbetet vetëm në konstatim. Duke vënë në qendër të idesë së re zhvillimin e qëndrueshëm nuk mund mos të të bëjë përshtypje mungesa së paku e përmendjes të vektorit determinues të këtij zhvillimi, të mbrojtjes së mjedisit. Lexuesi priste prej Seserit një prononcim të fortë lidhur me çështjen e madhe të ndryshimit të politikës dhe aksionin shqiptar lidhur me të. Ajo nuk mund të mos ketë ndjekur me vëmendje fushatën dhe programin e Obamës, i cili menjëherë pas çështjes së luftës në Irak e Afganistan radhiste të dytën çështjen e ndryshimit të klimës dhe politikat e reja të SHBA për reduktimin e energjisë të gjeneruar nga fosilet dhe vendet e reja të punës të siguruara nga investimet në energjitë e rinovueshme.

Një pikë e fortë e ligjëratës së shkruar të Seserit është prononcimi për adaptimin e teknologjive të reja që ajo i emëron si emërues i përbashkët për zhvillimin e Shqipërisë në sektorë të ndryshëm të saj. Futja e teknologjive të reja mund dhe duhet të funksionojë, por do dhe parakushte, e mbi të gjitha rritje në nivelin e cilësinë e arsimit në vend, në mënyrë që futja e teknologjive të reja gjithashtu të jetë e qëndrueshme. Trajnimet janë të pamjaftueshme.

Me kërshëri lexuesi pret ide të reja veçmas prej të veçuarve si Seseri deri tash të munguara.

9 Komente

vertet ketu tek peshku e pame ate shkrimin e  Seserit dhe pati shume komente. kush na thote se cishte pra ideja e re e Seserit.?

kush na thote se cishte pra ideja e re e Seserit.?

 

 Seseri ne esence thoshte se per cfare ka nevoje Shqiperia por jo cilat ishin mekanizmat qe duhen perdorur per ti dhene Shqiperise ate qe i mungon.

Ky ishte problemi im me prurjen e Seserit. 

Perkunder insistimit idjot te disave se nuk do te na nxjerri nga varferia bujqesia dhe blegtoria, une mendoj se te pakten do nxjerrin nga varferia ata Shqiptare qe mund te merren me bujqesi e blegtori duke shfryzuar ne maksimum burimet qe natyra na ka falur. 

Eshte gjynaf te hash mish qingji grek ne Tepelene!

E kam pare Zj. Seseri nje mbremje ne opinion duke debatuar. Bobo, ajo nuk e kish fare idene se si eshte gjendja ne Shqiperi. Ajo fliste gjera te pergjithshme duke mose patur fare idene per gjendjen reale ne Shqiperi. Aq pak ishte ne dijeni per gjendjen ne Shqiperi sa qe ne nje rast edhe Mimi Kodheli u desh te nderhynte kunder saj edhe pse te dyat ishin perfaqesuese te PS.  Pastaj me vone edhe Sokolo Olldashi ju kerkoi publikisht socialisteve qe neper debate te dergojne njerez qe i dijne gjerat e jo njerez qe flasin enderra.

chene,

sigurisht nuk pritet te jap mekanizmat Seseri, por ku eshte ideja e re ekonomike? ka dhe nje osion qe mund te kesh te drejte. redaksia e gazetes i ka ndruar titullin per ta reklamuar.

Si nje pjese e mire e atyre qe lexojne dhe komentojne ne kete forum, edhe une  kam ndjekur me shume vemendje mesazhet dhe sinjalet e ardhura nga zonja Seseri.

Per te qene i sinqerte, me duhet te them se si shumica e njerezve qe kane degjuar zonjan Seseri kam medituar me veten dhe kam pyetur: Po mire si do i beje gjithe keto mrekullira zonja Seseri.

Si finale, kam pershtypjen se zonja Seseri ose nuk e ka haberin fare, po fare fare ama se cfare ndodh ne kete vend, ose ne rastin me te mire zonja Seseri ka zgjehdur nje metode per te thene ne publik ato gjera qe jane me te perceptueshme per pulikun. Ne lidhje me kete te dyten jam pak skeptik.

Zonja Seseri flet shume gjate per papunesine, mbeshtetjen ndaj biznesit, uljen e varferise, rritjen e eksporteve etj. Personalisht mendoj se keto argumenta mund te habisin dhe te cudisin ndonje lexues qe kujton se planeti toke fillon ne Konispol dhe Mbaron ne Vermosh. Ne fakt, ne pjesen derrmuese te vendeve perendimore keto jane premtime rendomi fushatash, e tille ka qene dhe ne italine e viteve 90 motua e se majtes "Per nje politike te re".

Une nuk bej pjese te ata njerez qe mendon se Shqiperia ka te njejtat probleme  sfida dhe aspirata me pjesen derrmuese te vendeve perendimore. Sipas meje kjo ndodh per nje fakt logjik dhe te thjeshte: Shqiperia ka diferenca te thella dhe me vendet e ish bllokut lindor e jo me pastaj me vende perendimore. Mendoj se disa prej ketyre diferencave qe zonjes Seseri as nuk i shkon ndermend ti percaktoje ndonjehere jane:

1. Problemet e vlefshmerise se certifikatave te pronesise. Shqiperia ka pranuar te zbatoje ate qe quhet Ekonomia e Tregut, pra levizjen e lire te kapitaleve. Te gjitha kapitalet, kolateralin e tyre e kane te bazuar ne ate qe quhet PRONE PRIVATE te njohur dhe te sanksionuar. Ne Shqiperi, ka probleme dramatike me pronesine dhe padrejtesia e konstatuar ne kete drejtim eshte e nje niveli skandaloz, e per rrjedhoje mendoj se zonja Seseri na detyrohet me ca shpjegime ne kete drejtim. 

2. Zonja Seseri duhet ta dije se Shqiperia si nje vend i ish bllokut te lindjes perpara 20 vitesh nisi procesin e privatizimit(Rusia, Bullgaria apo Rumania e nisen para 30 vitesh). Ky proces u shoqeru me kaosin ne shperndarjen e certifikatave te tokes por privatizimi i te mirave publike si nderrmarje, korporata apo uzina ne Shqiperi u krye nen mungesen e tmerrshme te nje transparence dhe aksesi i shqiptareve ne to eshte minimal. Shembuljt ne kete drejtim jane pa fund. Kjo pasuri u perqendrua ne nje dore njerezish te cilet ne pjesen me te madhe te tyre e cuan drejt strepsjes aktivitetin qe privatizuan dhe ben tjetersimin e aktivitetit duke nisur te prodhojne qumesht ne ish fabrikat mekanike. Sot ne Shqiperi, njerezit me te pasur jane importuesit, pra pikerisht njerezit qe jane me te interesuar se kurre qe te ndalin hovin e prodhimit vendas. Per fatin e keq te zonjes Seseri keta importues qendrojne shume prane zotit Rama, zotit Meta dhe Zotit Berisha, keshtuqe zor se Zonja seseri do ndryshoje dot ndonje gje ne kete drejtim.

3. Oligarket. Zonja Seseri nuk mund te luftoje varferine dhe te na premtoje se do vendose rregulla loje ndersa ne fushe te lojes prej disa vitesh kane zbritur "Luanet" e pasurise publike ose thene ndryshe OLIGARKET shqiptare. Keta oligarke jane p aq influente sa te Rama sa te Meta sa te Berisha dhe rasti me konkret eshte Rezart Taci, njeriu qe privatizoi ARMO-n. Ky njeri mori nje aset te papare publik dhe opozita e qepi gojen, ndersa procedurat e privatizimit ishin absolutisht te disfavorshme ne raport me interesin publik. Zonja Seseri ben mire te hape librat dhe te lexoje se si i trajtoi zoti Putin ne Rusi keta Oligarke qe ben ci thoshte mendja dhe xhepi ne kohen e Jelcinit. I mblodhi ne nje tryeze te rrumbullaket dhe i detyroi qe nje pjese te aksioneve tia jepnin shtetit dhe bizneseve te mesme. Ata Oligarke qe nuk pranuan ose u arratisen ne Angli ose pane birucat e burgut dhe i humben te gjitha(Te gjitha ato qe kishin fituar ne kurriz me interesin publik). Keto veprime Putin(mqs e mora si shembull) nuk i beri duke menduar dhe duke deklaruar gjithe diten se do ulte varferine por i ndermori sepse kishte nje avantazh dhe vlere te vecante: KISHTE "KOQET" PER TA BERE ATE LEVIZJE.Nuk mendoj se zonja Seseri i ka elementet e nevojshme per te vene vendin ne "shinat e duhura". Nuk mendoj se i ka keto kapacitet per nje arsye te vetme: Sepse eshte rreshtuar ne nje formacion politik mbushur me oligarke si Andis Harasani apo Arben Ahmetaj...

 

 

 

ne te gjithe shkrimin kundershtohet vetem nje gje: bujqesia shqiptare ne tregun nderkombetar. eshte apo nuk eshte konkuruese? mund apo nuk mund te konkuroje?

Lavdoshi eshte dakort qe ne tregun shqipetar mund te funksionoje po kush tha qe tregu shqipetar nuk eshte pjese e tregut nderkombetar?! Me cilat produkte do te konkurojne produktet tona ne tregun shqipetar?!

Nese lavdoshi do qe seseri te impenjohet me produktet bio, une mendoj se lavdoshi ben mire.

Zhvillimi i qendrueshem nuk ka se si te jete ide e re se ka lindur me njerezimin. Ndersa venia ne baze te programit qeverises (dhe jo si garnityre) eshte nje risi (e quajme ide po deshem) ne politiken shqipetare.

 

Shkurt muhabeti, i bie qe: hiq nevojat baze te mbijeteses, cdo hap i metejshem ne zhvillimin ekonomik duhet te mos tejkaloje mundesite ekologjike dhe sociale.

Nje shembull: nuk mund te ndertohen fabrika cimento nese prishen pyjet me shume "se c'duhet" dhe nese punetoret duhet te importohen nga qytete te tjera e te flene poshte urave.

Jam dakord persa i perket pjeses se bujqesia ne shqiperi ka rene, por do ta trajtoja pak me ndryshe. PSE NDODH KJO? :

1- per shkak te problemit te pronesise se tokave

2- per shkak te mungeses se infrastruktures, ku perfshihe, krahas rrugeve, edhe sistemet e vaditjes

3- per shkak se importi po ben namin ne nje vend ku gjysma e popullsise jeton ne fshat?

cilat jane zgjidhjet qe ofron psja?

te bej 1 krahasim psh. me maqedonine. atje njerezit punojne token, sepse e dine se esht e tyrja. kryeministri aktual eshte bere i njohur nga nje plan kombetar i para 7 viteve "blini vetem produkte maqedonase". ata importojne drejt nesh.

por jo. ne ne shqiperi akoma hame "dreka tradicionale shqiptare" me mish qengji grek, majdanoz malazez, buke maqedonase, vere italiane dhe speca serb

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).