Haaretz: Po sikur Shqiperia te kishte qene shteti i pare i Judejve?

Ne vitin 1935, gazetari sionist Britanik Leo Elton udhetoi drejt Shqiperise, sic duket me deshiren e vet, per te pare nqs do ishte e mundur te themelohej nje entitet kombetar per judejte. Gjurmet e vetme qe kane mbetur nga ky udhetim gjenden ne raportin qe ai vete shkroi 10 vjet me vone per rektorin e pare te Universitet Hebre, Juda Leib Magnes. Dokumenti gjendet ne ne Arkivin Qendror per Historine e popullit Jude te ketij universiteti ne Jeruzalem.

Shtysa per udhetimin e Eltonit ishte rritja e persekutimit te Judejve te Gjermanise pas dy vjetesh te inaugurimit te regjimit nazist, dhe refuzimit te Mbreterise te Bashkuar qe te rrise kuoten e emigracionit te Judejve drej Mandatit te Palestines.  Eltoni ne raportin e tij shkruan se idea per kete udhetim i lindi kur lexoi ne nje gazete britanike qe Mbreteria e Shqiperise mirepriste emigracionin hebre. 

Keshtu qe ai u nis drejt asaj mbreterie te vogel prej 1 milion banoresh, e cila ishte komplet e izoluar nga Europa e industralizuar. Nje minister ne Tirane i tha qe "ne Shqiperi intoleranca fetare nuk ekziston...Myslimanet Shqiptare te sotem nuk jane fanatike". Ministri gjithashtu theksoi se, ne dallim nga pjesa tjeter e Europes, ne Shqiperi nuk ka kurrfare historie anti-semitizmi. "Nuk ka arsye qe emigrantet potenciale judej ne Shqiperi te mos jetojne ne harmoni me vendasit."-shkruan Eltoni.

Shqiperia si opcion ofronte edhe avantazhe ekonomike. Toka eshte shume pjellore, dhe nqs implementoheshin metoda moderne bujqesore, prodhimi bujqesor i Shqiperise shume lehte mund te mbulonte nevojat e 5 milione frymeve.

Portokallet dhe limonat, entuziasmohet Eltoni, jane me te mirat ne bote, dhe suksesi i Judejve ne mbareshtimin e ketyre kulturave ne Izraelin e para-pavarsise mund te perseritej ne Shqiperi. Sugjerime te tjera ekonomike ishin mbareshtimi i duhanit dhe i krimbave te mendafshit. Nga ana tjeter nuk shihej si pozitiv fakti qe Tirana nuk kishte as teatro as holle koncertesh.

"Jam i bindur qe pionieret e duhur hebrej jo vetem do arrinin te zhvilloheshin materialisht shume shpejt, por mund te fitonin lehte respektin dhe vullnetin e mire te popullates Shqiptare"- shkruan Eltoni per Magnes.

Si faze te pare Eltoni rekomandon themelimin e nje entiteti kombetar Jude ne Shqiperi, te ngjashem me ate ne Mandatin Palestinez ne bashkepunim me levizjen sioniste. Me vone Shqiperia mund te kthehej ne vatren kombetare Hebraike.

Nuk dihet se c'u be me idene e Eltonit, apo nese u mor nen shqyrtim zyratrisht, apo nese Magnes mori mundimin qe ti pergjigjej Eltonit. Judejte, sidoqofte, nuk emigruan ne Shqiperi. Hadassah Assouline, drejtoresha e arkivit, thote qe ky raport i Eltonit u shkrua ne vitin 1945 ne mes te problemit te refugjateve ne fund te L2B.

Vleresimi i larte i Eltonit per per Shqiptaret ka te beje shume me Holokaustin: Shqiptaret ja dolen qe te shpetojne tere komunitetin e tyre te vogel Judaik, deri ne anetarin me te fundit.

 

21 Komente

 Po sikur te kishte pasur halla koqe?!

smiley))))Peshku Fluturues me ke shkrire me kete fraze!!!

E lexova dje këtë artikullin. M'u duk shumë i çuditshëm. Thuajse hebrenjtë po bënin shopping për shtetin e tyre. Kaq kollaj e paskan menduar? Nejse, me ç'bënë në Palestinë mirë që s'u pëlqeu Shqypnia.

C'fare budalleqesh degjojme.Izraeli u krijua aty ku ka qene gjithmone,ku cifutet kan pasur origjinen dhe civilizimin e tyre.Budallek me te madh nuk kam degjuar,a thua do vinte dikush ne shqiperi dhe ta bente vendin e vet ashtu si ti tekej,a thua shqipetaret hanin bar.Artikull m eidiot nuk me kan zene syte.

Nejse hajt te merremi dhe me keto budalleqe se me boll jemi marr.

Mania e " mrekullive " ne token Shqiptare nuk ka te sosur!

 

Shtysa per udhetimin e Eltonit ishte rritja e persekutimit te Judejve te Gjermanise pas dy vjetesh te inaugurimit te regjimit nazist, dhe refuzimit te Mbreterise te Bashkuar qe te rrise kuoten e emigracionit te Judejve drej Mandatit te Palestines.  

Pu sa te mire jane shqiptaret,si zogj pule jane ,ja ashtu te urte,nuk bzajne hic,per izraelitet e Eltonit britanik,per idene e tij te lindur nga mikpritja e emigracionit hebre!!

 

Shyqyr qe Eltoni nuk arriti te gjeje nje cop vend per emigrantet izraelite ne Shqiperi se Shqiperia do te behej pastaj si Palestina!,dhe sdo kishte burre nene, qe ti largonte Izraelitet nga Pushteti!...

Nuk e di pse e kemi ne shqiptaret kete ndjenje te "zemergjeqsise se madhe"per te tjeret,bile ti veme ne krye fare,ne qoshene e dhomes dhe te hapim syte si kokordhoke e te degjome me kujdes ata sec do te thone per ne,dhe jo te bejme te kunderten,ti meshirojme!

Nje sqarim kisha ky Nir Hasson,shqiptar eshte apo emer i integruar,Nik Hasani!??

 

 

 Ne situaten pozitive qe ne gjendemi ne kete moment besoj qe ja vlen ti shohim keto lloj news jo per ti gjykuar se çfare ka te gabuar historikisht ne to...por per te pare se çfare te mire kemi. Izraelitet thone qe, perveç djepit te tyre Shqiperia eshte konsideruar (per shkak te vlereva shume speciale te permendura ne shkrim) si nje strehe e mundshme per nje popull te shumevuajtur. Po flitet shume per Shqiperine. Dhe ky fakt nuk eshte i rastit por pjese e  nje perpjekje te madhe per ta pozicionuar Shqiperine ne No-Smoking-Area. Nqse do te fillojme te hedhim shqelma me lirine dhe kompetencen prej blogisti nuk se do ti bejme gjesendi dem kesaj perpjekje (qe po bejne te tjeret ne favor tone dhe qeveriu me politikanet po e shfrytezojne per te vjedhur), por vetem se do ti vjedhim vetes shansin per tu bere me te mençur...

Vej re qe blogistet jo vetem qe nuk dijne te shkruajne, por nuk dine as te lexojne ate qe shkruhet. Me kete rast dua tu kujtoj se, perveç abetares, te gjithe shkrimet e tjera lexohen midis rreshtave. 

Rrofte blla, blla, blla-ja

 

Vleresimi i larte i Eltonit per per Shqiptaret ka te beje shume me Holokaustin: Shqiptaret ja dolen qe te shpetojne tere komunitetin e tyre te vogel Judaik, deri ne anetarin me te fundit.

Kjo eshte nje shenje e mire,qe shqiptaret nuk i spiunuan cifutet,tek Gjermani,por shenja tjeter shume e keqe ,qe shqiptari spiunonte shqiptarin tek Gjermani c`fare ti thuash !!!!

Shqiptar i mire i thoni ju,atij qe spiunonte shqiptarin tek Gjermani!!

Nuk e di pse i meshohet shume kesaj "miresise" per kredo,apo per ndonje gje tjeter!Nuk e kuptoj kete,ma shpjegon pak ti Gjon Cime?

 Artian, une nuk mund te te shpjegoj kete qe ti me kerkon por mund te te them mendimin tim lidhur me çeshtjen.

Ramiz Alia, para do kohe, ne nje perjekje rufiane per te perfituar shkruante se "ne nuk dorezuam asnje..." etj.etj e blla, blla, blla. Une i kisha pergatitur nje pergjigje qe, natyrisht, nuk e botova askund.

Zoti Alia, 

Lexoj me shume vemendje se si Ju nuk dorezuat asnje hebre gjate luftes Nacional Clirimtare tek pushtuesi nazi-fashist, por i ftuat hebrejte te hynin ne formacionet partizane.

Pyetja ime eshte sa vijon:

- Sa komuniste keni dorezuar tek pushtuesi? Qemali, Vasili...

- Sa partizane jane pushkatuar per shkaqe pa asnje lloj rilevance ligjore...?

- Sa partizane jane vrare mbas shpine gjate luftes?

- Sa shqiptare jane vrare pa gjyq?

- Sa shqiptare (pa kursyer as llojin tuaj) jane pushkatuar e burgosur fill mbas luftes?

- Sa hebrej jane denuar me burgim dhe internim ne Shqiperine e mbas luftes?

- Sa kosovare patriote?

- Sa nga femijet e "shokeve Tuaj" te pushkatuar keni rrenuar me kuç e me maç. femije te shokeve qe u keni vene emrat dhe rritur neper oborret dhe shtepite e juaja. 

- A Ju kujtohet se si "SHoket" me nje shenje nga dikushi i turreshin "Shokut" dhe e copetonin me hipokrizine me gjakatare...? 

- A mund te me sillni qofte edhe nje rast te vetem Tolerance qe, si nje njeri i lindur dhe i rritur ne Shqiperi une e njh mire,  un e di po aq sa Ju qe konsiderohej krim dhe jo thjesht gabim. Njeriu ka qene ujk per njeriun ne koherat e erreta dhe kurre me shume se ne Shqiperine parajse socialiste te sunduar me gjak nga Partia Juaj. Kisha katolike qe e quante te afermin vella dhe kerkonte ti besh te afermit ate qe do te doje qe i afermi te te bente ( + Teoria e Faqes) konsiderohej armike si dhe agjitacioni e propaganda kunder pushtetit te popullit dhe ekonomia e tregut te lire. Po keshtu edhe te drejtat e njeriut.

- Me e fundit Zoti Alia, ne vend qe te perpiqeni te gjeni budallenj qe t'Ju besojne pse nuk mblidhni rraqet dhe te shkoni me bij e bija ne te vetmen parajse te njejte me Tuajen dmth ne Korene e Veriut? Mos prisni t'Ju besoje kush. Gjate sundimit gjakatar te Partise Suaj njerezit nuk Ju besonin, mos tu genjeje mendja, njerezit ulnin koken nga frika per jeten e vet dhe te femijeve.

Artian,

Spiunllekun e ndertoi si sistem nje bande dembelesh dhe injorantesh. Spiunlleku nuk na perket, nuk eshte fenomen shqiptar, eshte fenomen komunist. komunizmi nuk na perket, ne jemi njerez tolerante.

Shqiptaret nuk spiunojne njeri. Ne vijme nga nje komb njerezish te hatikatit, te ndershem, punetore dhe te respektuar me njeri tjetrin. Duke pasur shume armiq perqark ne jemi mbajtur vetem ne besen dhe fene tone qe eshte shqiptaria se po te hanim edhe njeri-tjetrin do te ishim shuar fare.

Kur babai im u shtrua ne spital (shoket e vet mjeke e shtronin per lodhje te tepruar sa here qe kishte probleme me te medhenjte per tu zhdukur nga qarkullimi per disa dite e jave) njeri nga shoket e vet ngihej ne mengjes dhe blente birren qe e fuste ne frigorifer. Nga ora 12 e shoqja pergatiste qofte me sallate dhe Pellumbi (keshtu quhet shoku i tim eti) para se te ulej per dreke me gruan dhe femijet e tij, merrte pjaten dhe birren nga frigoriferi, biçikleten dhe drejt e ne spital tek babi im. Une kisha sjelle gjellen nga shtepia dhe behej situate e kendshme se vinte edhe ndonje mjek apo i njohur dhe hanin te gjithe bashke...

Une kam bredhur gjithe boten por kjo lloj miqesie me mungon dhe me mallengjen edhe sot e kesaj dite. Dhe e gjitha kjo se ne jemi shqipetare, ne vijme nga Shqiperia qe sa here e mendoj apo e permend me sjell ne mend fytyren e qeshur te nenes sime kur ishte e re, nga ajo Shqiperia qe na jep...

 

Gjon Cima nuk kuptova cfare lidhje ka ,Ramiz Alia dhe shtrimi ne spital i babait tend,dhe dreka me nje pjate gjelle dhe shishe birre!!!!!??

Vallai u mundova te bej lidhjen me problemin e "spiunllikut" por se gjeta dot,nejse mund te jete ndonje lapsus(gabim i pavullnetshem)!

Persa i takon spiunllikut.une e kisha fjalen gjate L2B ti u hodhe fap tek Komunizmi!

Cifutet ne Shqiperi,me qe ra fjala ashtu si te gjithe te ardhurit,nuk jane urryer nga shqiptaret se nuk kane bere ndonje gje te keqe me shqiptaret,nuk u kane rene ne qafe shqiptareve,perkundrazi u bashkuan ne L2B me ata shqiptare,shumicen kunder Nazizmit,dhe nuk ben keq!

Cfare une desha te thosha,ishte hiperbolizimi i disa fakteve pozitive dhe injorimi i disa fakteve negative...mbi spiunllikun,dmth gjate L2B!

Pjesa e komunizmit ku ti hidhesh eshte tjeter mesele!

... jam per ate qe kur flasim per nje te keqe,ose nje te mire,nuk duhet ti fusim te gjitha ne nje thes me paragjykim,qe ty te pelqen shume!

 

Ndersa per spiunllikun ja ke fut kot,nuk e kuptoje se cfare quan ti spiunllik dhe bese...psh te deklarosh se filani ka bere nje krim,nje vjedhje,ka cenuar pronen private,ligjin,ti e quan Spiunllik?!!dhe heshtjen e quan bese?!!! per kete lloje spinlliku e ke fjalen!

Gjon je fut kot ne kete punen e spiunllikut kur do te shpjegosh ca gjera,vetem e vetem se do te dalesh tek Komunizmi!!

Harroje mer Komunizmin,mos u boni nevrastenik!Miqsisht e kom Gjono,respekte!

 

 

Gjon, kur do vije ajo DITE e bardhe qe gjerat te ndahen si i ka nda Zoti? Po c'pune ka Alia ne ket meselene e ktushme?

Ka nje moskuptim te tmerrshem te vazhdueshem ne ate qe kundershtaret e krahut "komunist" hipnotizohen nga loja e ketyre te fundit. Nqse Alia ka thene "ne" nuk dorezuam, atij fare mire mund ti thuhet: jo "ju" zoteri, por populli i thjeshte nuk dorezoi. Po te donte populli poshte me i dorzu, ca do benit ju ne ate kohe kur kishit vec celsat e kashtes. "Ju" dhe populli nuk jeni e njejta gje!

Kjo logjike e shtrember qe cdo gje pozitive merret apriori e lidhur me krahun e quajtur komunist dhe duhet zhbere me patjeter (kujtoni artikullin e turpshem dhe te zi te Lubonjes mbi dorezimin e cifuteve nga shqiptaret) u sherben te quajturve komuniste me shume se cdo parrulle e propagande leniniste.

Gjon ke shkruar shume bukur. Dicka do te shtoja sa per TE KUJTUAR.

Me hyrjen e trupave gjermane ne Shqiperi, nje nga aktetet e para               (marreveshjet) e komandes gjermane dhe "grupit te emergjences" qe me vone morri formen e legalizuar te Regjences, u nenshkrua edhe ajo e mosprekjes se familjeve ebreje te cilat kishin lidhje te forta ekonomike dhe fisnore me familjet e pasura dhe parine vendase shqiptare.

Gjermanet te cilet vinin ne nje periudhe ku u duhej nja tranzit i qete ose edhe nje moskonflikt i hapur me vendasit, nuk kishin ndonje perfitim te benin "gjuetine" e ebrejve te paket ne kete vend. Ata dinin ku te "gjuheshin" ne mase dhe te kishin perfitimin e disaanshem ( rasti i deportimit te ebrenjve te Selanikut ku ata ngarkuan ne trena 70 mije brenda 3 ditesh).

Informacioni qe kishin marre per Shqiperine prej Italianeve dhe Austriakeve kishte vlera per ata. Gjithashtu diplomate te kalibrit boteror si Mehdi Frasheri, At Pater A Harapi, etj diten me zgjuaesi ta trajtonin me ta kete problem.

Sot ka ardhur koha qe si Izraeli ashtu edhe Shqiperia te vleresojne historine sipas dokumenteve arshivore dhe duke vleresuar edhe figurat e kombit Shqiptar pa nihilizmin propagandistik te kohes se komunizmit. Duke vleresuar figurat politike madhore te te dy kombeve ne do te kemi edhe nderimin me te madh nder dy popujt. Propaganda ose nderi pa emra eshte i destinuar te mos vleresohet ose te sfumohet. Ne sot kerkojme rrenjet tek mendimi largpames i ish-presidenti Vilson i SHBA per te kerkuar miqesine e hereshme shqiptaro-amerikane.

Nga te gjithe keto absurditete propogandistike te disa mendimeve ketu del se kryesisht duhet vertetuar TEZA se Gjermaneve ....Ju fshehen Cifutet ( hebrejte) .. ??? smiley Vetem njeren ane te Logjikes te peshosh.. A jane fut ne menyre te Ligjeshme  , te Pranuar  e te Regjistruar kjo popullsi e vogel Hebrejsh ? Ne se po ....A ishin keto dokumente ne dore te Gjermaneve kur na PUSHTUAN dhe emruan Qeverine qe donin si bashkepunetore te tyre ? Por po aq e rendesishme eshte edhe TEZA tjeter per tu vertetuar. Me gjermanet u be MARVESHJE  ..Si u arrit kjo marveshje per te mos i deportuar e derguar ne kampet e perqendrimit , ku dihej c'fat i priste ? Per cfare arsye e me cfare cmimi ?

Te tilla budallalleqe si "popull tolerant" e kushedi c'kodra pas bregut qe mund te thuhen sot...jane paravoli... pa pike vlere Historike por edhe bajate nga vlerat morale. Fakti qe shume prej tyre ( si fisi Kantozi etj ) u rreshtuan dhe luftuan ne krah me partizanet, fakti qe asnjeri prej familjeve te tyre nuk BASHKEPUNOI me Qeverine Kuislinge e Bashkepunetore te Fashizmit Gjerman , jane ne Drite te Diellit . Fakti qe pas periudhes se LII ne Shqiperi ata qendruan , u punesuan , u shkolluan, u emruan ne detyra teper te Rendesishme shteterore etj tregon per nje POLITIKE te QARTE Humane ndaj tyre te pandare nga fati i shqitareve etnike qe rronin ne ato TROJE . Tani eshte kollaj nga hartimaxhijte te derdhen ..oh...ah...te tregojne pralla e te nanurisen me togfjalshin "diktatura komuniste" Mendje pjellore ne fantazi te semura per shkaqe VETIAKE a kushedi te lodhur nga rroli i sherbetorit te trasheguar te sistemve qe ndryshojne ne Histori , nuk perben asnje argument RACIONAL. Thjesht mendje te vrara !

Persa i perket dokumentit , them se me te verte ne duhet te mesohemi te LEXOJME dhe te cfrytezojme dokumente te ketij LLOI. Ne asnje menyre POLITIKISHT dhe kunder Fakteve..por edhe ne se sjell dobi qendrimi kritik ndaj se shkuares ..Me mase ..le te kritikojme e shajme c'nuk na prish pune moralit te Shqiptareve ! 

E lexova dje këtë artikullin. M'u duk shumë i çuditshëm. Thuajse hebrenjtë po bënin shopping për shtetin e tyre. Kaq kollaj e paskan menduar?

Po shopping po benin mo. Sionizmi, le te kujtojme eshte levizje shekullare, dhe per ta nuk ishte e domosdoshme qe te rikrijohej shteti i vjeter Izraelit aty ku ishte me pare (dmth ne Izrael). Pervec Shqiperise eshte konsideruar edhe Madagaskari.

Sidoqofte, merita e plote per rikrijimin e nje shteti Izraelit ne ..Izrael..i bie te krishtereve fanatike britanike si kryeministri britanik Artur Balfur. Kur diskutohej problemi cifut ai shkon e i thote njerezve te vet, me Bibel ne dore, 'ata do kthehen nga erdhen se kshu thote ketu'.

Halli eshte qe Sionizmi nuk e TM shum per Judaizmin, pavaresisht se sot insistojne qe shteti Izraelit eshte shtet Judejsh. Me me cilesimin e vetes si 'jude' ata tashme duan te thone 'rrace' e jo 'religjione'. Hebrejte religjioze teknikisht nuk e pranojn krijimin e sotem te Izraelit, pasi kjo gje behet dueht materializuar vetem me dukjen e Moshiach/Mesihut/Mehdiut(jo Fatnxirit republikan te Shqiperisesmiley

Po shopping po benin mo. Sionizmi, le te kujtojme eshte levizje shekullare, dhe per ta nuk ishte e domosdoshme qe te rikrijohej shteti i vjeter Izraelit aty ku ishte me pare (dmth ne Izrael). Pervec Shqiperise eshte konsideruar edhe Madagaskari.

Kjo nuk qendron. Aresyeja eshte sepse ketu ata mendonin vetem per nje nderhyrje alerte ose shpetimi te shpejte prej zhdukjeve masive. Ajo gje do te ishte nje gafe e madhe pasi Shqiperia ishte nen protektoratin e Italise si dhe fashizmi ne Itali kishte filluar te nenshkruante marreveshje te qarta me nazizmin per nderhyrje ne popullsine ebreje.

Ndersa endrra e tyre e shprehur materialisht edhe ne pagesa periodike te cdo familje, qe nga formimi i teorise se sionit, pra, per te blere tokat ne Palestine, gje qe kishin filluar ta aplikonin qe prej viteve 20-30, shprehej me thenien e fameshme per cdo vit te ri- perafersisht " Dhente Zoti, e vitin tjeter e festojme Vitin e Ri ne Token tone".

Dicka te tille filluan te benin edhe kosovaret e Bukoshit, por ne nje forme tjeter, gje qe degjeneroi ne akuza pervetesimi e keqperdorimi.

Teknikisht sionizmi eshte levizje laike e lindur sepse pas ceshtjes "Dreyfuss" ne France, iu be e qarte gjithe Cifuterise Europiane, qe sado qe te nderronin emrat, fene, dhe gjuhen perseri ato do te trajtoheshin si te huaj te dyshimte. Per njerez qe s'e paten problem me ndryshu fene dhe emrin per tu 'integruar', perzgjedhja e Palestines per arsye dogmatike do ishte qesharake. Sionistet thjesht perdoren dogmatizmin e besimtareve si kryeministri angelz Balfour..po te mos kishte qene ky dogmatizem ata do ishin duke gjelberuar Madagaskarin apo Shqiperinesmiley

FYI, ne Ameriken e Veriut me pak se 10% e hebrejve jane besimtare, dhe ajo shprehja 'vitin tjeter ne Jeruzalem' per ta nuk ka kurrfare kuptimi.

Thjesht po zgjatem per kete ceshtje qe te mos ngaterrohet sionizmi me judaismin. Ka shume rabine e judej besimtare qe nuk e njohin Izraelin per arsye se i binden teologjise te tyre qe thekson se shteti i trete Izraelit nuk ndertohet para ardhjes te Mesihut/Mehdiut/Moshiach.

 Qe çifutet iu pjell mendja, qe kane ide per te ndihmuar ne sistemimin e njerzeve te tyre, kjo eshte per te mesuar nga ata. 

Sidoqofte, merita e plote per rikrijimin e nje shteti Izraelit ne ..Izrael..i bie te krishtereve fanatike britanike si kryeministri britanik Artur Balfur. Kur diskutohej problemi cifut ai shkon e i thote njerezve te vet, me Bibel ne dore, 'ata do kthehen nga erdhen se kshu thote ketu'.

Shumë dakord QA. Dhe pastaj vazhdon që pas kësaj do kthehet Jezusi në tokë dhe do bëhet Armagedoni (ose anasjelltas).

Edhe unë e lexova dje këtë shkrim.

Është mirë të lexosh arkivat sepse mëson shumë për të kaluarën tënde por edhe të të tjerëve. 

Është mirë sepse mëson se cfarë kemi menduar ne për vetveten por edhe të tjerët për ne. 

Është mirë sepse kështu kujtojmë të shkuarën, jetojmë të tashmen, por projektojmë edhe të ardhmen.

Megjithatë, Shqipëria dhe Kosova u takon shqiptarëve dhe askujt tjetër në botë sepse Shqipërinë dhe Kosovën na e kanë lënë të parët tanë,sepse Shqipërinë dhe Kosovën do ta lëmë trashëgim për pasardhësit tanë, pavarësisht nga planet dhe qëllimet e të tjerëve të mira apo të këqia qofshin ato.  

 

 Une dyshoj sesa te lumtur do te ishim duke bashkejetuar me komunitetin hebre, sikur e perfytyron ky gazetari i nderuar. Psh. nje alternative tjeter, mbase me reale do te ishte se ne, tashme 3 milion, mund edhe te carkoheshim ne rripin e Karaburunit ose te Lagunes se Karavastase. Ose nje tjeter alternative, po aq e mundshme, do te ishte se ne, tashme te ndare e te perzene nga tokat, do te zinim vetem pjesen perendimore te lugines se lumit Fan i Vogel, sikur West Bank. 

Dhe tjeter, qe solidaritetit qe paskemi treguar per hebrenjte eshte i fryre tejmase, nuk besoj se ka nevoj per komente te tjera, e aq me keq keqadashese prej individesh qe mundohen te stukojne plasaritjet e individualitetit te tyre me qerpic. 

E kam thene une qe ne jemi me te forti e me te bukurit e me te zgjuarit e me trimat e me te shkathetit etj etj, po sna e var njeri.

 

Po sikur shkrime te tilla te mos i lexonim mire do ishte...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).