Gjërat e vogla...

Ky nuk është një provokacion serbo-çetnik. Logoja elektorale e PD-së është vetëm një "kasaphanë" e llojit "graphic design". Them kasaphanë se koka e majtë e shqiponjës më duket si gjeli i vitit të ri pasi ka tretur dhe shukën e fundit dhe shijuar tehun e thikës bujare. Habitem se si është e mundur që asnjërit nga njerëzit që dizenjuan dhe miratuan këtë logo nuk i ra në sy cungimi i simbolit kombëtar. Nuk do shqetësohesha për bishtin, por shqiponjës i është "prerë koka". Po ndonjë kontrollor cilësie ka për këto "gjërat e vogla"? Tepër vonë, logo është shumëfishuar në dhjeta mijra kopje. Nxitoni ju lutem ta korigjoni këtë gafë.

 

55 Komente

Po s'ke faj ti mer oFF the record, fajin e ka ai i madhi qe po ju bo rruge me tunele per t'ju qit ke tuneli tjeter, ne ju prap s'ja dini per ner. Harram e paci. smiley

Zoteri, ti po genjen dhe keqperdor kete blog te perhumbur dhe te shkrete.

Logoja qe paraqet ti mund te jete rregulluar posacerisht per te tilla delirime, pasi logoja zyrtare nuk eshte keshtu.

Logoja zyrtare ka te dy kokat e shiponjes qe eshte ne flamurin tone kombetar.

Shikoni foton nga fushata elektorale dhe e paraqitur ne faqen e KM ku logoja eshte me te dy kokat e shiponjes dhe aspak si logoja qe paraqitet me siper.

http://www.km.gov.al/galeri/June-4-22-19...

Shihe foton ne postimin e pare o zoteri i nderuar dhe shume i respektuar.

A thua e shpika une ate foto.

Or ti, i mencmi i dheut, shife tek pd.al eshte akoma kokeprere.

Kaq besim ke tek partia mer burre saqe nuk te duket se mund te beje kurre gabim?

off record ,habitem pse nuk e nxjerr sagllam !

Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate punimeve te Kuvendit te 9 Kombetar te PD, ku ka prezantuar programin elektoral per zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit. by pdfushata.

Ceshte ky skandal, vertete per te ardhur keq,injoranca nuk ka brire!

kete blog te perhumbur dhe te shkrete  

ku ti u pergjigje pas 8 minutash??????   smiley    smiley  

O ZOTI THE SPEAKER

Ne foton qe vete ti na servir , shiko ato logot qe mbajne ata kalamajte ne duar dhe do bindesh qe postimi i Off - it eshte me se i sakte. 

Jake, jake, ja ke fut kot (vehtes) plako...

 

Po flas per logon e madhe o miku i mikut.

PO! SHQIPËRIA PO NDRYSHON... edhe së prapthi... armiqt e demokracisë guxojnë ta shprehin edhe në manifestimet e PD... shikoni foton e mëposhtëme smiley

As e vogel moj, as e madhe,

qenke logo moj namuzqare .... smiley

PS: ooo, c'u kenaqem lol. 

Për t'qen m'rregëll, nuk duhet ta kishe bo ashtu post scriptum-in... por: PD: ooo, c'u kenaqem lol. smiley

Post Scriptum (se mos preket ceni nga inicialet):

Cen kaktusi, mos nis kujen o burr i dheut, na le te englendisemi smiley

Ja per qejfin tat dhe te logos:

o sa te desha, dhe te dua,

moj e miraaaaa

Flamuri eshte nje simbol i shenjte per Shqiptaret prandaj nuk duhet te bastardohet per ambiciet e politkaneve te ndyre.

Kaja nanen shqipe. Ca po i bani peshkut ju me ''pippe mentali'' as anmikut nuk ia uroj.

Kjo logoja eshte "kasaphane" e krahasuar me cfare? A e ke pa kohet e fundit website-n e PS? Eshte kombinim i kuq me jeshil, a thua se po vijne Krishtlindjet.

Apo me logon e G99 qe eshte pa identitet dhe qe s'ka asnje "gje te vogel" brenda...me nje fjale, nuk ka elemente qe te kene lidhje me rinine, me Shqiperine, apo fundja me partine. (Pak e lidhur me kete, domain i G99 s'duhet te jete tek .org, por tek .al se nuk eshte organizate e OKB-se, por parti politike shqiptare.)

Per mua kjo e PD s'eshte ndonje arritje, po dhe ndonje krim i madh nuk eshte. Sidomos krahasuar me kontekstin e dizajnit grafik shqiptar neper parti politike, eshte me mire se mesatarja.

Website i ri i PD nga ana tjeter eshte goxha me mire se c'ishte, dhe goxha me mire se PS. Eshte i paster, i drejtperdrejte, dhe lehtesisht i perdorueshem (megjithese ka vetem imazhe stok femrash te bukura smiley ).

Edhe LSi s'e ka keq, megjithese si PS, edhe kjo vuan nga cilesia e dobet e punes se atyre qe e kane bere.

ok mo ta jap kete, faqja e PS eshte mynxyre, edhe logo e G99 eshte zero.

Po nuk me the cfare mendon per keputjen e kokes se zogut. nuk te ben asnje pershtypje. dmth nuk ta vret syrin?

Ja kemi prere koken te majtes!

Shqiperia shikon vetem djathtas!

U mbars mali dhe polli nje mi. Keshtu eshte edhe kjo pune.

Cunat e G99-es kane gjetur ushqim per gjithe fundjaven ketu. Nje gabim teknik qe eshte bere ne disa fletushka eshte arma me e forte elektorale e tyre.

Gabimi eshte ndrequr dhe logoja tani eshte si ne foton qe kam sjelle me siper, por a nuk ka dicka me te mire per te debatuar?

Nuk pashe ndonje oponence te programit qe paraqiti Berisha dje?

Pse nuk vendoset ai program qe kane zbardhur mediat ne faqen qendrore dhe te debatohet?

Cili ishte programi i paraqitur?

S'mu duk se tha ndonjë gjë që tjetër nga ato që ka 18 vjet që vazhdon të thotë...

Kjo logoja eshte "kasaphane" e krahasuar me cfare? A e ke pa kohet e fundit website-n e PS? Eshte kombinim i kuq me jeshil, a thua se po vijne Krishtlindjet.

Siti i PS-se eshte nje skandal i vertete!

Ke te drejte edhe per logon e G99-es!

Nuk ka profesionalitet. Shume amatoresk.

Dhe problemi eshte se aty nuk ka pasur asnje qellim per te bere nje B-movie smiley Thjesht kaq dine. Kaq bejne.

Gjera te tilla ndodhin kur nuk fiton me i miri, por me i aferti.

 

Dhe kenga e PD-se gjithashtu eshte shume me e mire se sa "Cohu" e PS-se.

 

2-0 per PD-ne deri tani. Me vjen keq ta them. Por keshtu eshte.

Peshq te dashtun, une kujtoja se ishte per englendisje kjo teme, por e paskeni seriozisht lol.  Olsib, ty te them smiley

E mire, qe te jena brenda temes, penar, website i PS, nga bojatisja m'u duk si tip portokalli, mos po behen gati per ndonje "orange revolution" ene na muoren m'qafe smiley.

PS: Debati per programin do ishte me boring, but necessary smiley

PPS: lumidrin, mos i bie m'qafe peshkut (pak bjeri, po jo dhe aq shume) se tema e programit te PD-se ka nje jave e ca ne bllog smiley.

Z. Penar me duket si shume i  thjeshte dhe i qarte argumenti Juaj ne se Ju keni mendimin qe jane Logo Partish me perjashtim te dallimit kjo e mire kjo e keqe  ...qe ka te beje me shijet nuk diskutohen smiley Por te spekulosh me simbolet KOMBETARE si bebushet e PD-se ,aq me teper duke i cunguar ato  e paraqitur si LOGO ( lexo llogje Partie ) une e avancoj mendimin..... qe eshte nje VEPRIM i PARAMENDUAR  i mentalitetit mixhist....qe ose duhet riparuar me shpejtesi me kerkese FALJEJE Publike dhe ndeshkim te krijuesit ose duhet te veproje LIGJI per aq sa permban ndaj DHUNIMIT te SIMBOLEVE KOMBETARE.....por me shpejtesi e perparesi per ta URDHERUAR ndryshimin . Aq me teper qe krijuesi po del vete me emrin Speaker smiley

E nerume Monda ...Persa i perket humorit....boll te permendesh shpura e PD qe te gajasesh gjith muajin deri ne 28 Qershor qe do Natyra e qeron kete fare servilesh dhe pushtllamanesh dhe krijon hapsire te kendeshme tek PPU ...

kryeteme? smiley

 

mu me bo pershtypje qe asnjeri s'e permen qe i kan pre bishtin dhe kthetrat. se pa i kok fluturo shqiponja dykrenshe, po pa bisht e kthetra vallaj nuk.

dhe kjo juve s'ju bo fare pershtypjeeeee!!!!! smiley

Ky postim duhet t'u klasifikonte tek: "Vendosni dicituren". Gjerat e medha apo te vogla nese jane shume te sakta e kane vendin ne muze, ndersa te pasaktat peshkojne me kuintal...hahahah

mu me bo pershtypje qe asnjeri s'e permen qe i kan pre bishtin dhe kthetrat. se pa i kok fluturo shqiponja dykrenshe, po pa bisht e kthetra vallaj nuk.

Mua me duket se i kane prere edhe dicka tjeter pervecse bishtit.

OMG, po kastrojne shqiponjat!

Posterat e Ps-s i pergatit "Grafik propogand" nje shoqeri Amerikane e specializuar ne kete fushe, me pervoje mbi 80 vjeçare, posterat e pare i ka shtypur per Duçen.

Duçja socialist, Edi socialist, kane gjera te perbashketa.

Mua me duket se i kane prere edhe dicka tjeter pervecse bishtit.

OMG, po kastrojne shqiponjat!

zgjidhet ne ajo pun me pllenim artificial ose klonim smiley halli osht ke fluturimi drejt horizonteve euroatlantike

Posterat e Ps-s i pergatit "Grafik propogand" nje shoqeri Amerikane e specializuar ne kete fushe, me pervoje mbi 80 vjeçare, posterat e pare i ka shtypur per Duçen.

cin, ket posht e? 

 

ket po e perdorin zyshat e fillores, me ca mora vesh, me kshillu femijet se nga kush lloj robsh te panjohur duhet te largohen nqs i ndalojn ne rruge. sepse permush ca karakteristika te rrezikshme si profil keqberesi devijant smiley

Kjo dora me trendafil duket icik sikur i del nga dyqani i pantallonave

Ku e kane gjetur kete foto.Duket sikur eshte down.

Mos e ofendo se nuk duket si down por eshte down smiley

...ky duhet te ndaloj me keto lloj kravatash...
kjo shpjegon edhe pallatet ngjyra ngjyra ne shqiperi smiley

perfundimisht Rama ose ka shije shume te keqia, ose ska keshilltar komunikimi qe ti tregoj kodin e ngjyrave...

EH, se fundmi Edi ka bere nje liber fantastik me pikturat e tij ( dhe jo vetem) hedhur neper copeza letrash e kalendaresh pune, te sugjeroj ta blesh... une per vete do ta blej. M'u duke teper interesant...

....serjozisht ka bere liber me zhgarravinat qe ben... smiley 
vallaj, po nuk i pati shpjeguar anash qe kur, si dhe çfare i kalonte ne mendje momentin qe po zhgarraviste....sme duket shume interesante smiley
 

 

i ka shenuar, i ka shenuar, c'takime ka patur ate dite, c'telefonata ka bere, c'emale ka marre, dhe c'ka ndodhur ne bote ate dite... ishte shuume po shume interesant, besome mua...

ahahahahaha!!!! Fantastike! Ku te fillosh me perpara thuaj. Te docka me trendavil nga pantallonat, apo te ajo shigjeta qe i hyn e del nga veshet z. Rama, apo qe po te mbyllej rrethi (i asaj shigjetes) na dilte si shenjt?

Ja te lumte o Grafik Propaganda qe megjithese le shume per te deshiruar nga ana e talentit, prape ke bere pare dhe fame. Sigurisht s'ka te beje fare me faktin qe u formua nga vellai gjimnazist (as Liceist jo) i Erjon Veliajt.

Peshq te dashtun, une kujtoja se ishte per englendisje kjo teme, por e paskeni seriozisht lol.  Olsib, ty te them Tongue

Sigurisht qe e kemi seriozisht Monda! Jetojme ne boten e komunikimit dhe te marketingut.

Meqenese genjeshtra dhe mashtrimi jane pranuar rendom, nga te gjitha palet, si pjese e fushates elektorale, pretendojme qe edhe aspekti estetik te pranohet gjithashtu, qe te pakten, ne me te keqin e rasteve, te na englendisen syte. smiley

Dakort mer olsib, jane pranu rendom ...

Ama mos ta qelbim fare, se kur qelbet peshku, vallai mban ere t'keqe shume smiley

Post scriptum (Cen e Ed, m'keni shti n'hall me qeta inicialesh lol)

Qe tema e logos te kete me shume komente se tema e programit, s'ka ashtu te rrije, po hic fare.

 

jemi njerez qe kurojme detajet monde smiley

ket po e perdorin zyshat e fillores, me ca mora vesh, me kshillu femijet se nga kush lloj robsh te panjohur duhet te largohen nqs i ndalojn ne rruge. sepse permush ca karakteristika te rrezikshme si profil keqberesi devijant Tongue

S'qeke informu mire.

Zyshat kane kohe qe perdorin surratin e Sales, jo vetem per t'i pergjegjesuar femijet, por edhe per t'i trembur me xhaxhi gogolin sa here qe behen tekanjoze smiley

 smiley ket po e perdorin zyshat e fillores, me kshillu femijet se nga kush lloj robsh te panjohur duhet te largohen nqs i ndalojn ne rruge.... smiley  Shkall e larte inteligjence si e atij Rusit tek filmi Balle Perballe...Shaj dhe ti nje anetar te byrose sime Politike smileyPo pse hate pyka Arben Imami Kot nuk eshte shef Kabineti AI... Per mua ky quhet humor i kundert ( i te menduarit ndryshe i shfaqur per here te pare nga nje pjestar i shpures si mjet komunikimi .URIME .....dhe e pershendes kete menyre komunikimi. Duket qe Partia e Punes nuk zgjidhte miq Budallej ...po hera heres ama smiley

Mbase ka dashur te thote se koka tjeter eshte duke dalur ne shesh duke ju referuar pavarsise se Kosoves pasi dy kokat simbolizojne Veri (Gege) dhe Juge (Toske).

 

Megjithate une mendoj se kjo nuk eshte c'eshtje per te na shqetesuar. Ajo qe ka rendesi eshte qe Shqiperia te krijoje bindjen se nuk eshte femija i pabindur, i paorganizuar dhe i paafte per te mbajtur zgjedhje me standarte demokratike.

 

   Fshirja e njeres koke te Shqiponjes eshte nje manipulim i cinikeve te majte.
 Shikone ketu eshte krejt ne rregull. Shikojeni dasmen e madhe qe ishte ne Berat ku si asnjehere me pare kishin dalur njerez per te festuar me Berishen.

Realist, ma përkthe pak se ç'është shkruajtur tek ai "çorçafi" i bardhë... se mua që nga mbrapa më duket sikur thotë: Po, Borati është Berisha smiley

 

P.s. (pd): Më duket më simpatike të mendoj që e kanë quajtur Borat se sa BRAT... se mos ndoshta i kanë dashur ti kujtojnë lidhjet miqsore me Fazlliçat apo tregtarët e tjerë të naftës nëkufirin verior të vendit smiley

PO BERATI eshte me Z. Berisha

Por sic duket fatkeqesisht e kane harruar shkronjen E.

Cfare te keqe ka nese Fazllic apo kushdo tjeter sjell biznes ne Shqiperi? 
 Ne nje ane ju socialistet bertisni si kukuvajkat se kinse qeveria nuk po sjell biznes te huaj ne Shqiperi, dhe kur biznesi i huaj vjen, ju prap si kukuvajkat  bertisni kunder biznesit. 

Aty eshte nje parrulle "Pobrati eshte me z.Berisha" Le qe nuk e kane shkruar mire,ne vend te "me" kane shkruar"ne",por eshte vendosur mbrapsht!Fatkeqsia eshte se ata qe kane mare persiper te bejne backgroundin,sfondin,jane pa shkolle,copa mishi me dy sy!

Kjo ndodh ne fushatat tona,kuq e blu!

 

Realist,

une s'e di prej nga je, por shoh qe NUK e njeh gjeografine e Shqiperise e ca me pak te Beratit.

Parrulla shkruan: POBRATI (jo PO BERATI) eshte me Z. Berisha.

Sa per informacion POBRATI eshte nje fshat ne rrethin e Beratit.

Ben mire ta hapesh ndonjehere librin e gjeografise smiley

Eh fushate fushate e ndyre Po mire o burra deri dhe tek montimet fotografike do te gjeni armiqte e shqiperise, serbet greket djajte me brire. Dhe te mendosh se peshkateret ( mbi nivelin mesatar te popullsise) kane harxhuar 55 komente per kete gje. O zot sa poshte na ka shpene fuahsta

Kreje të shpëtojë tjetra

Shume pa ia qani hallin kaloresit se i varen kembet!!Nejse xhanem....Ai posteri i Edvinit eshte i nje shije orrende...Ajo kravata e prezanton Ramen krejt..Njesoj si pallatet....Nje mungese klase e politikani te rritur ne nivele adoloshenciale,madje foshnjore .Votoni njerez....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).