Gazetarja në shënjestër

Gazetarja kosovare, Jeta Xharra, është spiune e Beogradit, për ata që i besojnë fushatës së filluar nga shtypi pro-qeveritar javën e kaluar duke pasur në shënjestër emisionin “Jeta në Kosovë”, të cilin e udhëheq Xharra në televizionin publik, ku ajo ka guxim të adresojë tema kontroverse dhe tabu. Xharra është drejtoresha e BIRN në Kosovë, i cili prodhon emisionin “Jeta në Kosovë” që transmetohet në transmetuesin publik, RTK. Titujt kryesorë të ballinave të gazetës “Infopress” arritën kulmin ditëve të fundit, duke thënë se “Jeta Xharra është një Agjente e Policisë Sekrete Serbe” dhe duke thirrur për heqjen e programit nga skema programore.

“Është një akuzë bombastike në një shoqëri akoma të traumatizuar nga represioni serb dhe krimet e luftës dhe është një nxitje e pastër për vepra të dhunshme kundër stafit tonë në Kosovë”, - tha Xharra.

Të enjten, “Infopress” botoi një kërcënim me jetë kundër Xharrës, duke komentuar se: “Jeta ia bëri vetes që të mos ketë jetë të gjatë”.

Situata u intensifikua pas edicionit të datës 28 maj të emisionit, i cili iu dedikua lirisë së shprehjes në Kosovë. U diskutua se si reklamat e qeverisë përdoren për të ndikuar në media dhe përjashtimet e fundit të gazetarëve të tjerë, të cilët nuk iu shkuan për shtat autoriteteve.

Emisioni pati edhe një reportazh, në të cilin ekipi i lajmeve i BIRN në Kosovë u nxor jashtë nga Zyra për Informim Publik të Komunës së Skenderajt në Drenicë, Kosovën qendrore dhe më vonë u detyruan të largohen nga qyteti nga një person i armatosur, i cili edhe e konfiskoi xhirimin.

Gazeta “Infopress”, e cila gëzon pjesën më të madhe të reklamave të qeverisë, ka udhëhequr fushatën me një sërë artikujsh nxitës për Xharrën dhe emisionin, duke pohuar se Xharra dhe emisioni kanë synuar ta denigrojnë rajonin e Drenicës. Pasuan e-mail-e kërcënues, përfshirë edhe kërcënime për jetë dhe vetë gazeta haptazi publikoi letra fyese dhe kërcënuese nga lexuesit.

Xharra tha: “Ne nuk kemi asgjë kundër Drenicës. Këto janë njollosje të egra dhe manipuluese. Përkundrazi, emisioni jonë në shumë raste është marrë me neglizhencën e zyrtarëve që kanë kontribuar në varfërinë e vazhdueshme në Drenicë/Skenderaj.”

Duke pasur parasysh afërsinë e “Infopress”-it me qeverinë, ajo shtoi: “Do të doja të shihja qeverinë që haptazi distancohet nga këto sulme të turpshme. Duhet të sigurohemi që kjo nuk është as pjesë e një fushate më të gjerë për ta futur transmetuesin publik nën kontroll shtetëror, e as fushatë për ta heshtur një burim të paanshëm të informacionit para zgjedhjeve lokale të parapara për këtë vjeshtë”.

“Jeta në Kosovë” është një emision i famshëm përkundër kërcënimeve me vdekje, akuzave për spiunim dhe shtyp negativ. Emisioni prek tema tabu duke filluar nga homoseksualiteti deri në korrupsionin e zyrtarëve publikë dhe është emisioni më i shikuar në Kosovë i çështjeve aktuale.

6 Komente

E kam ndjek disa here permes RTK e me pelqen se tepermi pasi parapelqen stilin hard talk e asihere se pashe te bente i pytje limonade

Te gjithe shqiptare jemi, ani pse na "bashkoi" tuneli.. smiley

e kam parë Jeta Xharrën dikur në një aktivitet në Nju Jork dhe më është dukur njeri i ekuilibruar në ide dhe mendime, por e patrembur ndaj temave "djegëse".

 

 Vet fakti qe qenka nje emision qe u ndiqka nga shumica e shikuesve, tregon se eshte program me vlera, pavarsisht se nuk u vjen per shtat administrates.

emision bloz osht. ene gjith gazetart albaniz qe punojn per birn-in jon pa asi perjashtim kuqalash trendi-globalistan, qe mllefosin me keq se serbet ene me keq se PS, po demek gja ne emer te "kritikes konstruktive" ne lufte "kunder korrupsionit" e anej-knej. ne fakt kto gazetart jon nga ajo "new breed" "new multination" qe desh me qit unmiku kto 10 vjet, ene ia ka arrit pjesrisht. grupi i ktyne jon nji ka produktet e unmikut ne emer te internacionales se re

Ne fakt edhe problemet qe trajtoka...E di sa emergente eshte çeshtja e homosesssualitetit ne Kosove??Primare fare!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).