Gafa e Ministrisë së Brendshme, Berisha, Rama e Topalli pa mjet identiteti

Listat zyrtare të Ministrisë së Brendshme për personat që nuk kanë pasaportë dhe nuk kanë aplikuar për të marrë kartë identiteti, janë aq të pasakta, sa në një farë mënyre, janë kthyer edhe në qesharake. Në faqen zyrtare të ministrisë (linku: http://www.moi.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=325&I...), ndodhen emrat e të gjithë personave pa pasaportë, që nuk janë paraqitur për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Emrat janë ndarë sipas qarqeve, në renditje alfabetike sipas mbiemrit të shtetasve për çdo NJQV. Deri këtu duket sikur Ministria e Brendshme ka bërë një punë të mirë në evidentimin e të gjithë personave me probleme, por kjo nuk rezulton e vërtetë. Nëse kontrollohet lista e publikuar nga ministria për kryeqytetin, rezulton se Kryeministri Sali Berisha është një ndër shqiptarët që nuk ka pasaportë dhe as nuk ka aplikuar për kartë identiteti. Sipas vendimeve të marra nga vetë ai, duhet t'i ishte prerë paga, nuk mund të kryejë asnjë procedurë noteriale dhe shumë veprime të tjera. Sipas listës së vetë ministrisë, Berisha është një ndër njerëzit që nuk ka zbatuar ligjet e shtetit në lidhje me kartat. Një kërkim tjetër në listë nxjerr edhe emrin e kryetarit të opozitës, Edi Rama. Edhe ky i fundit, sipas Ministrisë së Brendshme, nuk mund të kryejë asnjë veprim noterial, si dhe duhet t'i ndalohet paga mujore. Listës së pasaktësive i shtohet edhe "njeriu i Gërdecit", Fatmir Mediu. Ndërsa në Shkodër shfaqet si person pa pasaportë dhe kartë Jozefina Topalli. Të gjithë këta persona dalin jashtë vendit pa pasur asnjë problem, por ministria nuk është në gjendje që të kuptojë se ata janë të pajisur me pasaporta diplomatike dhe shërbimi. Kur probleme të tilla ndodhin me krerët e politikës shqiptare, qytetarët e thjeshtë duhet të kontrollojnë mirë listat, se mos ndoshta edhe emri i tyre figuron në pjesën e të "pacivilizuarve" që nuk kanë as pasaportë dhe as karta identiteti.

3 Komente

Hahahahahahahah e forte edhe kjo. Kena per te kalu fundjave te pa pame me humor origjinal ! hahahahahahahahaha tamom sic tha presidenti Topi qe ta kthejme diten e zgjedhjeve ne nje feste te vertete qytetare dhe argetimi.

 Ndonse per te qeshur, mendoj se mund te jete ndonje lapsus. 

Kete fushate per cudine time anoj "djathtas" nga Saliu e.t.c.

Prandaj, kerkoj qe ta merrni me rezerva !!! kete pergjigje.

Ministria e Brendshme, nuk ka shpallur, listat e personave qe posedojne nje pasaporte sherbimi..

prandaj edhe .................. ju mund te shkruani artikuj. ...................................................................... per me tej;

II

Saliu(P.D) qe nga 2005, perkunder pritshmerise sime per te deshtuar ne cdo rast, ka vertetuar se i ka te gjitha fuqite e mundesite per ta vene kete popull ne rruge te zhvillimit...

Por per fat te keq, sic thote edhe S.Ngjela, mentaliteti punisto komunist (si difekt) qe i shoqeron , i ka sjelle te pakten 2 pasoja ;

1- antikushtetueshmeri ne veprime

2-dobesi ne paraqitje(show) -si ne kete rast. ( ku E.R eshte Nobel)

dhe ndofta edhe e treta qe merr ne qafe ca njerez (qe eshte me e renda por qe ketu ne AL, nuk ka kurrfare rendesie per sa kohe nuk te ndodh ty)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).