G99-Do jemi ne

Ora shënon 10:15 e paradites. Zyrat e G99, të bardha dhe të freskëta, vajza, djem. Vajzat rreth një tavoline të madhe ovale janë përpirë në telefonata seri me antarësinë dhe mbështetës të lëvizjes. Djemtë me duart plot me pamflete dhe karta anëtarësimi, me hapa energjikë, hyjnë e dalin rrëmbyeshëm. Nga dritaret e hapura hyn drita e fortë e diellit, ndërkohë që shkëndija të bardha, rrëmujra të vogla, të gjitha vijnë e përthyhen brenda njëra tjetrës.

 

Zërat përzihen në një kor që duket se harmonizohet vetëvetiu, energjia kapërcen muret e zyrës dhe lëshohet në rrugët e kryeqytetit. Djemtë dhe vajzat zbresin shkallët e shpërndahen rrugëve të Tiranës me hapa të mëdhenj, nën një qiell zemërgjërë që duket sikur u përket vetëm atyre. Ndihen të lirë si ajri dhe i japin vetes kurajo naive për gjithçka. Secili merr udhën e vet rrugicave të Tiranës, hapt e tyre ndahen, shpërndahen, pastaj kryqëzohen e ndërpresin njëra tjetrën. Me forma anëtarësimi dhe karta ku qytetarët mund të deklarojnë mbështetjen për Lëvizjen politike surprizë aktivistët e G99 ngrejnë tenda në cepa rrugësh, pranë fakulteteve për të shpërndarë  mesazhin e tyre për një politikë ndryshe nga ç’e kemi njohur deri më tash. Stigma e një shoqërie të fjetur u përzihet nëpër këmbë, u kapet pas kaviljeve por ata e shtyjnë tutje dhe lëshojnë hije të gjata fisnike nën diellin kryeqytetas.

 

 

Kjo skenë, me të njëjtën frymë dhe intensitet përsëritet në qytete të tjera të vendit. Në Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçe, Berat, Lezhë, Shkodër e praktikisht kudo në Shqipëri të rinjtë e lëvizjes G99 kanë ndërmarrë një betejë si asnjëherë më parë për të shkulur si fije bari disa koncepte hijerënda që dukej se kishin hedhur rrënjë të thella.

 

Po cilët janë disa nga njerëzt që po shkaktojnë lëkundje në shtëpinë politike shqiptare?

 

Të rinj, të arsimuar, dhe me një tis të këndshëm modestie, kur i takon të krijojnë një ndjenjë surprize. Të sjellshëm dhe të dedikuar, kur i ke pranë arrin të kuptosh se kjo loja rinore me politikën nuk është më një lojë, dhe se në përballjen e Qershorit G99 ofrohet si një ofertë serioze e cila nuk ka asgjë për tu patur zili partive të tjera.

 

Gent Elezi, 28 vjeç është kandidat i qarkut të Elbasanit, qytetit ku ka lindur dhe është rritur. Me një elegancë të thjeshtë dhe një qetësi tej moshës së vet ulet përballë meje me një bllok shënimesh në dorë. Fletët janë të mbushura me shënime të shumta. Genti kryeson listën e G99 në këtë qark dhe ndaj kohën e ka të paktë dhe të ndarë midis takimeve dhe dëgjesave me njerëz lokalë, organizimin e një grupi simpatik aktivistësh të këtij qyteti dhe mbledhjen e ideve interesante që siç thotë vetë Genti “i mungojnë Tiranës së ngarkuar me zhurmë mediatike“. Gent Elezi ka studiuar shkenca politike në Milano ku ka jetuar për tetë vjet dhe më pas ka mbrojtur titullin Master i Politikave Europiane në Universitetin Sussex University në Londër ku u njoh me bashkëstudentin tjetër nga Tirana, Erion Veliaj.

 

Z. Elezi ka punuar për tre vjet ne Projektin e USAID, Albanian Center for International Trade dhe prej një viti është pedagog në Universitetin Europian të Tiranës. Ai ishte njëri nga njerëzit e parë që mbështeti G99 që kur kjo lëvizje ishte thjesht një koncept i të rinjve të shoqërisë civile dhe këtë prag zgjedhjesh duket i fokusuar për të fituar në qarkun më të shtrirë gjeografikisht.

 

I duhet të udhëtojë gjithë kohës midis Elbasanit, Librazhdit, Përrenjasit, Cërrikut, Peqinit, Belshit dhe Gramshit, por nuk gjej asnjë grimcë lodhjeje në sytë e tij. Kur e pyes nëse mendon se do të jetë deputeti më i ri i legjistlacionit të ardhshëm vetëm sa buzëqesh lehtë. Duket se mendjen e ka tek puna e madhe që ka përpara këto 30 e ca ditë që kanë mbetur deri më 28 Qershor.

 

Kostandina Këruti është vetëm 26 vjeç por me urtësinë dhe mirësinë e një moshe të cilën do t’i duhet ende shumë kohë ta arrijë realisht. Gazmore, me flokët e lidhur në një bishtalec shpërndan parreshtur në zyrën e vullnetarëve të G99, detyra e punë të ndryshme, u përgjigjet telefonave dhe inkurajon aktivistët. Ata e thërrasin thjesht Nina.

 

Nina ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe para se t’i bashkohej G99 ka punuar si Koordinatore e PASS ku duket se ka përfituar një eksperiencë të jo të vogël.

 

Ajo kandidon në Listën e Tiranës por nuk ka as hijen e as profilin e një kandidati tipik. Nina është një tip hands on, që nuk e ka problem të ngrejë karrige të rënda edhe pse trupi i saj i brishtë duket sikur do të thuhet nën peshën, të trokasë derë më derë, të presë e të përcjellë të interesuarit. Këtyre ditëve plot zagushi të majit e gjen tek tendat e G99 prej ku shpërndahen formularë anëtarësimi dhe pamflete sensibilizues që informojnë qytetarët për qëllimet e lëvizjes. Shumë larg tisit të vetëkënaqësisë që karakterizon poltikanët Nina ngjan më tepër si vajza tipike që gjithkush mund ta ketë fqinje. Dhe kuptoj se është pikërisht kështu: ajo nuk bën politikë, por qytetari aktive.

 

Ened Mato është 28 vjeçar. Biri i një ambientalisti të njohur Enedi njihet për angazhimet e tij për mjedisin dhe ekologjinë. Ka mbaruar Fakultetin e Punëve Sociale në Universitetin e Tiranës dhe më pas është specializuar si Trainer Europian.

 

I angazhuar me disa projekte të rëndësishme Për një Bregdet të pastër dhe Ekoturizimin Enedi ka punuar fuqishëm për sensibilizimin e njerëzve ndaj mjedisit dhe pasojat e abuzimit me të. Ndaj dhe pasioni i tij më i madh është i lidhur ngushtë me natyrën.

 

Enedi dashuron detin dhe rivierën shqiptare. Të tre muajt e nxehtë të verës i kalon larg monotonisë mbytëse të Tiranës, në blunë e thellë midis Jalës dhe Dhërmiut. Prej 11 vjetësh Ened Mato merret me zhytje nënujore në bregdetin e Jonit ku prej disa vjetësh ka ngritur edhe tre kampe për pushuesit e rinj.

 

Nëse doni të kaloni kohë me miqtë tuaj duke fjetur në çadra të ngritura pranë detit duhet të flisni pikërisht me Enedin, kandidat i G99 për kryeqytetin, ambientalist i devotshëm dhe një polumbar i shkëlqyer. Flet aq qetë sa ma bën zili! Kur e pyes nëse do t’i vinte keq të braktiste bregdetin për Kuvendin e Shqipërisë, qesh dhe më kujton se “Kuvendi nuk mblidhet gjatë verës“, dhe unë kuptoj se angazhimet politike mund ta nxjerrin këtë zhytës nga deti, por nuk mund ta nxjerrin detin nga zemra e tij...

 

Milva Ekonomi është ndoshta personi më publik që takoj tek G99. Ish-drejtoresha e INSTAT për 12 vjet rresht, Zonja Ekonomi është një ekonomiste tejet e respektuar. Ka mbaruar fakultetin e Ekonomisë Agrare në Tiranë më 1985 dhe më pas ka mbrojtur një Master në Administrim Biznesi. Aktualisht e angazhuar me Institutin AGENDA dhe Kooperacionin Suedez dhe Agjencinë Europiane për Rindërtim Milva Ekonomi i shpërndan energjitë midis Prishtinës dhe Tiranës.

 

Kur e pyes se çfarë e ka shtyrë një profesioniste të njohur si ajo të bëj pjesë në një grup politik të rinjsh idealistë, qesh dhe më thotë se këtë pyetje ia ka bërë dhe vetes. Më tregon se ndihet pjesë e këtij grupi për të cilin, ashtu si edhe për vetë Milvën “njerëzit janë kapitali më i rëndësishëm“. “Kam besnikëri ndaj këtij grupi të rinjsh“, thotë ajo, “e mbështes çështjen e tyre pasi jam e ndërgjegjshme për sfidat e vështira të arsimit dhe punësimit që po kalon rinia shqiptare. Unë besoj se për të rritur cilësinë e jetës, gjëja më e rëndësishme është edukimi“.

 

Milva Ekonomi kandidon për G99 në qarkun e Durresit dhe i sjell kësaj lëvizjeje eksperiencën dhe suksesin, e ndan me ta energjinë e një rinie të përjetshme.

 

Migena Jançe është 25 vjeç dhe është pjesë e G99, që në fillim të krijimit të saj. Eshtë sgjithë kohën e angayhuar me komunikimin me anëtarësinë ndërkohë që një pjesë të kohës e kalon për ngritjen e donacioneve në ndihmë të financave të G99.

 

Me një zë të ngrohtë dhe tejet miqësor më përgjigjet se ka zgjedhur të bëhet pjesë e G99 për shkak se beson thellësisht në fuqinë e rinisë për të transformuar vendin. Tingëllon qartë se ajo e beson këtë thellësisht. Të gjithë e thërrasin Megi dhe e gjen gjithmonë duke u marrë me diçka.

 

Ka mbaruar Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit Publik dhe po studion Master për Përkatësinë Gjinore dhe Zhvillimin, pranë po këtij Fakulteti, ndërsa punon si koordinatore pranë Klinikës Ligjore për të Miturit, në Tiranë. Migena është lindur dhe është rritur në Berat por prej vitesh jeton në Tiranë ku edhe kandidon për G99, në Zonën numër dy. Ka sy të zinj, të thellë dhe të qetë dhe flet me një bindje çarmatosëse: “Ne do t’ia dalim, madje ia kemi dalë qysh tani! Kemi dhënë një shembull konkret se me pak vullnet, pak pasion dhe me shumë punë është e mundur që brezi ynë të gjejë zërin e vet, jo vetëm në profesionet tona, por edhe në politikë.“

 

Kaloj kohë me Jola Fotin, me flokët korb të zinj që të elektrizon me energjinë e saj të rrallë.

 

Flas më pas me Enejda Shekun, 23 vjeçe, e cila koordinon grupet e eventeve të lëvizjes. Bisedoj me Qemal Saraçin, ende student por një ndër vullnetarët më aktivë në kryeqytet. Përshëndetem me Andi Pogaçen, ish ushtarak, i cili menjëherë të jep ndjesinë e një njeriu të përkushtuar thellësisht. Qesh me shakatë e Marinela Likës, që koordinon shumicën e punëve të G99 dhe kandidon në Shkodër. Sytë e saj janë thellësisht të gjelbert, si ujra të qeta. Në zërin e saj ndihet një shpresë që rritet, ndërsa në trup i rritet foshnja e saj e parë, që disi më përngjason me rritjen e kësaj lëvizjeje e cila nuk ngjan me asgjë që kemi njohur deri tani. Beteja e Qershorit mbetet akoma përpara, por në një zyrë të thjeshtë pranë rrugës së Elbasanit, ajo tashmë është fituar.

 

Politika nuk u përkiska vetëm pleqve me vese, nuk u bëka vetëm nga kutia e televizorit një herë në katër vjet. Politika nuk qënka domosdoshmërisht profesioni i të kollarisurve në makinat luksoze me xhama të errët. Pikërisht këta, djemtë dhe vajzat me xhinse dhe atlete po sfidojnë partitë tradicionale që kanë thuajse 20 vjet ekzistencë duke i kapërcyer thellësisht në sondazhet e pranverës e duke u renditur bindshëm si forca e katërt politike në vend. Pa favore personale, pa miq në pozicione të larta, pa ofiqe, pa fonde milionash dhe mbështetje tek bizneset e mëdha rinia e G99 po forcon pozitat e politikës ndryshe, asaj që bëhet në auditorët e universiteteve, klasa gjimnazesh, bare dhe trotuare.

 

Të ngopur me tranzicionin, pikërisht këta që vetëm tranzicionin kanë njohur po japin kohën, pasionin, talentin në mënyrë që tranzicionit t’i japin fund. Duket e pamundur kur e mendon, por nëse kalon qoftë edhe një orë të vetme në praninë e GAP-eve (Grup Aksioni Politik) të G99, nis ta besosh vërtet.

 

Një gjë është e sigurt, diçka që nuk e kemi përjetuar më parë po ndodh kësaj pranvere të trazuar elektorale. Partitë e vjetra politike nuk kanë patur ndonjëherë një rival të tillë, naiv (por jo dhe aq) e plot vetëbesim rinor, e për rrjedhojë nuk dinë sesi të sillen ndaj tyre. Në rast se përballen drejtëpërdrejtë me ta druajnë se i bëjnë më të fortë, e nëse vazhdojnë të sillen sikur nuk nuk i shohin rezikojnë akoma më shumë, ndërkohë që G99 forcon pozitat si njëra nga forcat politike në vend. Në fakt, G99 është e rëndëshime jo vetëm sepse është e katërta në sondazhe, duke lënë pas edhe ish Kryeministra e ish zv kryeministra (E plot Ish-a të tjer&eumlsmiley, por sepse përfaqëson një koncept të ri, të paparashikueshëm – e, duan apo nuk duan lojtarët e vjetër të politikës shqiptare, do tu duhet që më 28 Qershor të përballen me vullnetin politik të një brezi të cilit nuk i përkasin, e që deri më tani janë mësuar ta injorojnë.

82 Komente

Me lodh ta lexoj te teren por vec moshat pashe 25, 26, 28,  he he he kandidate per festene 1 Qeshorit.

Po edhe ta mbushësh parlamentin me "kufoma" 70 vjeçare nuk më duket zgjidhje bre Toko smiley

Me këto cv dhe me këtë entuziazëm që kanë këta të rinj, do ta meritonin votën... qoftë edhe për të mos na lënë që të mësohemi me mendimin e gabuar që vetëm pensionistat dinë të bëjnë politikë.
Tani nuk jam në gjëndje të jap statistikat e sakta, por nga një artikull që lexoja para disa kohësh për moshën e politikanëve në vëndet skandinave, shihej se mosha mesatare e të të zgjedhurve ishte poshtë të 40-tave... ndoshta sipas ndonjërit këtu, ato janë parlamente kalamajsh, por nuk mund të thoni që janë qeverisur e vazhdojnë të qeverisen keq këtë 60vjeçarin e fundit.

Një demokraci e re nuk mund të vijë nga "kufomat" e politikës... vetëm nëpërmjet të rinjve mund të shohim VËRTET një demokraci bashkohore dhe dhënie fund të atij tranzicioni që nuk di të mbarojë ndonjëherë.

P.s: Nisem nga të rinjtë e G99 për të patur shpresë në një të ardhme politike më të mirë në Shqipëri, por të njëjtën gjë do ta thoja dhe për të rinjtë e PD, Pr, Ps dhe të të gjitha forcave të tjera politike që do të dinin të ngrinin zërin në partitë e tyre (gjithmonë nëse partitë e tyre janë të tilla ku mund të dëgjohet zëri i të rinjve smiley )

G99 kerkojne tek zgjedhesit, te besojne ne ate qe vete G99 nuk beson!

Erijoni deputet?????????????????

Duhet besim, per te mos besuar, se Erjoni beson tek i pabesi Edvin.

Nuk e di se ç'nënkupton ti me pabesi... por e pashë me sytë e mi se ç'ndjesi ju ka lënë BESA e dikujt Preç Zogajt dhe Besnik Mustafait smiley

Kandidatura me e forte me duk Ai Enedi qe kaloka tre muaj ne dhermi..Paska shume eksperience,e do jete nje ze shume i vyer ne Parlamentin Shqiptar..

Sa me ta shtu pak frymzimin për dit t'sodit smiley

Supporters of the ruling Democratic Party of Albania display placards as Prime Minister and party leader Sali Berisha speaks during the electoral campaign opening in Tirana on June 1. (Photo: Gent Shkullaku / AFP-Getty Images)

Sa paske ndryshu' Ed!  smiley

Ky balashi me gishtat përpjetë duhet të jetë arketipi i votuesit të pëdësë.

smiley

23 vjec ? edhe mua me duket njecike e tepruar

Nuk e di po ky shkrim me ngjall nje atmosfere shprese,njesoj si ne 1990 se ky tranzicioni i gjate,mund te kaloj shpejte ne qoftese ate e mer persiper Rinia!

Urime G99!

dhe atehere rinia e mori ne dore...po ishte rini me entuziazem, por pa pervoje. Shqiperia ka nevoje per specialistë, te cdo moshe. 

Kot bani postime te G99-tes tek peshku, se mosha mesatare ketu eshte shume me lart se ajo e G99-tes smiley, se ku asht nje faqe qe quhet Akullore.com apo cokollata.com lajmerojini se mund ti hyje ne pune smiley

30 vjec eshte e pranueshem, po 23 ?

p.s

dhe keto i them une qe do votoj per g99

e.

Per sqarim, pyet Erijonin, sepse eshte shprehja e tij, tekstualisht;

" ne duhet te kerkojme besimin e zgjedhsve, ate besim qe une ( Erijoni) se kam kundrejt te pabesit Ed".

e, logjika jote, jo krejt gabim, pranon kete slogan?

Doni te votoni qeverin e Gerdecit?

Doni te votoni qeverin e Spaçit, e varjeve, pushkatimeve, internimeve, urrejtjes kolektive, votoni PS.

 

 

Pse kerkoni t'i prishni enderren rinise? smiley

Lereni rinine te enderroje...

Enderrat te fisnikerojne shpirtin... smiley

Vec se nuk mjafton vetem entuziazmi. Prej atyre qe degjoj nga fushata qe bejne, nuk kane ndonje ndryshim prej politikaneve aktuale, te cileve duan t'u zene vendin. Nuk degjoj asnje alternative te besueshme, vec retorikes boshe ku padyshim vendin kryesor e ze Birisha dhe Gerdeci smiley

Per hajer ju qofte!

Po cilët janë disa nga njerëzt që po shkaktojnë lëkundje në shtëpinë politike shqiptare?

Tërmet tërmet smiley

Blendo, shume i kulluar pershkrimi yt, si syte e Marineles. Teksa e lexon te sjell paqe, si nai prralle e bukur smiley

Gjithesesi, kshu te rinj, te bukur, me syjeshile dhe elegante, me veshje trendy dhe krejt cool, mund te godasin tek elektorati rinor. Pale dhe se kane keq smiley

POR i cike si bosh duken kta mer yahoo. Po ta vesh re, pervec shkolles, te gjithe kane punu vetem neper projekte, maksimumi neper universitete..dmth OJQ hesapi.

Amani mre, kaq e veshtire eshte te kene te angazhuar te rinj qe e kane bere nje kokerr pune ?  Te kene punuar mesues ne ndonje shkolle, ekonomiste apo inxhiniere prane ndonje kompanie, specialiste ne administrate, opo xhanem dhe gazetare kronike.

Dhe ne fund, te lutem, te mos ta bejme vlere "xhinset dhe atletet" se duket krejt patetik diskutimi smiley

tusheze e ka postuar gjembi kete pjesen jo blendi smiley shiko ne fund te autori

shkrujt e ka blendi ama smiley

e di pra  edi... ta kam llafin qe mbase e kane sjelle ketu pa dijenine e tij smiley

 

 

uh qyqja, ja pasken bo surpriz per 1 qershor smiley  pse s'sthu ti  smiley

Pas venies se emrit ne te 12 qarqet i pari ne liste - i hoqem vize kryetarit te kesaj partie. Shume patetik propozimi!

Por nese ne familje do kishim 5 vota, 1 do ja jepja G99-es. Per dreq kemi vetem 4, e keto i kemi vendos, 1 PS, 1 LSI, 1 PSV91, 1 PBDNJ! (E majta e bashkuar)

Po ta vesh re, pervec shkolles, te gjithe kane punu vetem neper projekte, maksimumi neper universitete..dmth OJQ hesapi.

Pome dezi,po,po edhe ne 90` keshtu thoshin!... edhe ne 40`,keshu thojshin:

"keta do ta bejne shqiperine?!!!"  su ka djersitur mustaqja fare !! Leni mer ato.. se e dine ma mir se tina  qe te ka vajt bitha ne gardh !!      smiley

 

hë????

nejse, ta kesh te sigurte, se ska kulture me te qelbur pune sesa ajo e OJQ-ve.

robt qe prodhon sistemi i ketyre organizatave nxiten te jene medioker, dembele, spiune, dhe BOSH nga kaplloqja. Spo them hajdute, se kjo nuk eshte e vertete domosdoshmerisht, se varet i cike dhe nga edukata familjare e robit.

po nejse, inshalla e bejne pra keta, meqe juve paski shpresen e madhe. Se ne fakt shqiperine e ndriten si ne '40 dhe ne '90 ...

Po s'e kemi kot 100 perqinshin ne moj jooo!

 

Nuk e besoj te ndodh ajo qe mendon ti,sepse G99 nuk do te jete e vtmja,qe do te udheheqi Vendin! Edhe une ne fakt kur i shikoje te njetin mendim kam si ty,me duken paka aguridh,por jo te gjithe jane ashtu ka kokra,qe halli do ti beje te piqen!

Ka ardhur koha,qe ai qe eshte ne krye te menaxhoje mire punet,njerzit duhen provuar,e keqja eshte kur shef nje fytyre,qe eshte sterprovuar dhe nuk thote gje te re ...

Ky sitem elektoral,eshte shume i mire per momentin,se nuk i jep mundesi njeres pale,ose nje grupi te ushtroje,pushtetin vetem dhe gjate! Sido qe te jete,historia e vendit tone keshtu ka kaluar,nepermjet brezit te te rinjeve, deri sa gjerat te vijne atje ku vertet duan te gjithe shqiptaret!

1912-2012 jane plote 100 vjet,shume pak kohe dhe shume ndryshim i madh,per te gjithe Shqiperine!Sido qe te kete qene rruga!

 Po ata jane te gjithe njerez te paformuar , si do mund ata te kundershtojne vendimet e partive me te medha?? Ca kane ata jashte politikes? Ca mund te bejne tjeter qe te mos kene nevoje te bien ne kompromis?? Pedagoge?  Se me duket qe kjo berja pedagog vend e pa vend i ka bere njerezit te mendojne qe jane te zotet dhe qe mund te bejne çdo lloj gjeje. Po dale njeçike se ka dhe arsye pse diku tjeter po s'te rane floket apo te te dalin thinjat ne pune s'te ben njeri pedagog. S'dolem me te zgjuar ne si komb. Po mesa duket me te trashe qenkemi goxha, se s'mjaftokan vite ne perendim per te kuptuar kaq pak, vajhalli te kerkosh analize me te gjere.

Erdhen Robert Camçakizat dhe Mimoza Llasticat !

Keta qe bejne eventa, e qe merren me dezha vuja. Me floke elektrifikonjes dhe syçka depertonjes. Me buzka konsensuale dhe hunde transparenciale.

Ehhhh, psheretiu xha Myftari, kur mori vesh se edhe i biri me pantallonat e rene poshte menderes, alla Bob Marley, do t'i futej politikes. 

 

Shume poetike kjo e jotja, po jo aq melodioze  sa artikulli.

Gati-gati nje rrefim, po artikulli ishte nje perralle.

 

Nese do kisha nje mendim pozitiv per G99, do kisha ndryshuar mendjeje pas ketyre CV nostaligjike.

sepse G99 nuk do te jete e vetmja,qe do te udheheqi Vendin

Nuk do jete e vetmja ????

G99 do udheheqi vendin ???

Mirupafshim dhe gzuar 1 qershorin smiley

nji pellazg i mire s'bo kshu si ti....  smiley  

G99 nuk do te udheheq vendin sigurisht qe jo,nuk e thashe ate! Sme kuptove,por ka nje mendim ndryshe,qe duhet te meret ne konsiderat!

Ti e di kush eshte gangrena e Shqiperise... qe nga 1945 e serish qe nga 1992!

 

Pergezime per idene e kopertines!

Gangrena jane tipa si puna Velitjes qe bejne derr derr derr nderkohe qe rruget ndertohen e Shqiperia ecen perpara. Skemi nevoje per partine e kamasutres.

Amani mre, kaq e veshtire eshte te kene te angazhuar te rinj qe e kane bere nje kokerr pune ?  Te kene punuar mesues ne ndonje shkolle, ekonomiste apo inxhiniere prane ndonje kompanie, specialiste ne administrate, opo xhanem dhe gazetare kronike

ti thu qe te hyjne profesionistet ene te qesin kafenistet jashte e? s'je ne vete smiley

"Djemtë dhe vajzat zbresin shkallët e shpërndahen rrugëve të Tiranës me hapa të mëdhenj, nën një qiell zemërgjërë që duket sikur u përket vetëm atyre."

Vetem per kete pervetesim te qiellit zemergjere, autori duhet pushkatuar me "poezi" ne goje.

Plasi kallashi dhe kendej....

skur te ma jepnin mua per ta shkruar kete artikullin, do beja te majte  leftin me policin bashke... smiley

dmth do i beja heleq, po sipas menyres sime smiley

 

 

Kam pershtypjen shume te forte se "qiell zemergjere" eshte influence sartriane. Jam dakord, ta pushkatojme Blendi salaj per pervetesim te qiellit tone te perbashket komunist.

blendin nuk e pushkatojme se e kemi admin shembullor smiley

atehere ta pushkatojme se lexon Sartre. une kam pershtypjen qe te gjithe administratoret duhet te pushkatohen pa gjyq. dhe azilin pastaj ta komandojne te cmendurit. duhen pushkatuar qe kane krijuar dhe mbajtur kete faqe interneti. po te mos kishin ndertuar peshkunpauje me siguri shume nga peshqit do kishin bere faqe 100 here me te mira se kjo. pra keta admine kane alternuar te ardhmen dhe u kane prere hovin njerezve mijra here me te zote se ata qe per faj te administratoreve qe u zune rradhen mbeten ne rol komentuesish.

zd, te kuptohemi, une nuk e shava shkrimin

kam respekt maksimal per autorin

 

ZD, po c'lidhje ka raporti administrator komentues me nje prezantim te G99es te sheqerosur me figura hartimesh gjimnazi? Ky eshte forum komentuesish, ku administratoret kane vendin e tyre si te tille, si komentues, pra. Dhe nuk u kane prere hovin njeriu; e kunderta eshte e vertete. Thjesht, figura te tilla si ajo me larte, jane aq patetike sa qe i mungon patosi i vertete. Qe te arrihet patetizmi i vertete, duhet qe keta komentuesit "patetike" te pushkatohen me "poezi" ne goje. Kjo eshte e gjitha. Kallashin per ekzekutim le t'a sjellin klyshat e Sales si peshku me uje, me qe nuk e kane dorezuar akoma.

Ore vertet mendoni se nje 23 apo edhe 25 vjecar do te drejtoj vendin? Verte mendoni keshtu????

Nuk them se 75 vjecaret jane me mire Por si  ne cdo gje ne kete bote duhet nje balance dhe 23 vjecari eshte njesoj me 73 vjecarin.

Cdo vend e mban shtresa dhe mosha e mesme Ekstremet kalamaj apo pleq nuk mund ta nxjerin ate vend ka gjendja qe eshte

Patetik, patetik dhe te shitur.

 

Me vjen nder mendj nje varg i Poetit qe, ne mos me genjen kujtesa, eshte pak a shume keshtu " Haven't you been told, you country has been bought and sold."

Dje fola ca ne kete teme, por sot u ktheva per te thene thjesht qe :

Si shkrim, dmth si "letersi", eshte nder shkrimet me te dobeta qe kam pare. Habitem madje si mund te ekzistojne ende shkrime te tilla, ose mendje qe i fabrikojne keshtu.

Dakort, eshte menduar si reportazh. Por qe te behet reportazhi ne stilin e Alfons Gurashit (por ai i shkreti e bente sepse ashtu ia donte puna), kete s'ma merrte mendja ne vitin 2009, nga dikush qe pretendon te jete shkolluar ne USA.

E rrjedhimisht, nuk kam pasur asnje ide per kete revisten Mapo, por nese eshte ne nivelin e kesi lloj shkrimesh, atehere nje vize te madhe dhe dil matane.

Ca shprehje ketu te autorit jane per antologji gazmore, ne kohera plazhi ndersa je me shoket ne mbremje dhe lexon ca gjera per te qeshur. Po te doni, mund t'i ve ne dukje ca shprehje, por meqe nuk e di a doni apo s'doni, atehere po e le me kaq.

Hurbinek, e di që ke alergji t'ju përgjigjesh kërkesave direkte, por, dhe ta them sinqerisht, nëse të ka rënë rasti që të shikosh ndonjë artikull (në gazetat shqiptare) që ja vlen të meritojë pëlqimin tënd, do të isha shumë i lumtur po të ma jepje edhe mua mundësinë që t'i hidhja një sy.

Ky artikulli me duket si ato shkrimet e kohes se Enverit kur flitej per luften e debatikasve etj etj. Keto te gjithe njesoj flasin. Rama mbreme foli vetem per lakrat dhe eshte komplet i paafte te sqaroje me detaje se cfare do beje po erdhi ne pushtet. Thjesht ben demagogji dhe muhabet te dobet kafeneje. E njejta gje ndodh dhe me Erionin and co. Nuk e di a ka ndonje profesionist ne kete tufe te paaftesh te krahut te majte apo jo?!

Problemi i G99 eshte qe nuk kane asnje vizion. Veliaj eshte nje festival fjalesh bosh.

Nga e nxorre kete? Bere ndonje studim te posacem per te peshtyre mbi gjene e pare qe te zuri syri?

Jo Ll, as kam bere studim e as e kam zakon per te peshtyre mbi gjene e pare qe me ze syri.

Kam degjuar shume here, teper ndoshta, fjalime diskutime te Veliaj. Pershtypja ime eshte qe eshte bosh nga brenda, nuk ka vizion nuk ka ide nuk ka as nje kulture mesatare politike e te pergjithshme, sipas meje i mungon intelekti praktik, ai qe duhet kur ben gjerat e verteta. Cdo gje qe thote eshte siperfaqsore, por ti kerkosh shpjegime te metejshme ai nuk di te pergjigjet, te arsyetoje, te shpjegoje. Do ishte nje fatkeqesi e madhe per ne sikur atdheu te binte ne dore te nje njeriu te tille.

 

Po pse, do thuash ti, ata te tjeret jane me mire? Jo, nuk jane me mire, por nga ky çuni presim natyrisht me shume, se eshte me i ri, tek ai kemi me shpresa keshtu qe, detyrimisht, edhe gjykimi eshte me i ashper.

Desaparacidos, po te ra rasti ndonjehere ulu e bej nje dore muhabet me Erionin se besoj qe do ndryshosh mendim. Nuk po them qe G99 eshte plot me Erione; si ne cdo parti apo grup njerezish aty ka si njerez qe kane mend, ashtu edhe nga ata qe kane kembe. Megjithate, kane nje ide te percaktuar qarte qe e kane paraqitur ne faqen e tyre, kane nje bagazh akademik politik dhe kane edhe aftesi praktike te cilat besoj se do duken diten e zgjedhjeve. Mbi te gjitha jane pergjithsisht te hapur dhe nje gje qe kam degjuar te lavderohet nga antare te G99-es jane mbledhjet nje here ne disa muaj ku kane aftesi ti kerkojne llogari kryetarit te partise mbi cfare eshte bere, cfare nuk eshte bere dhe cfare mund te behej me mire.

I dashur Ll.

Nuk pretendoj te flas nga lartesia e malit Sinai, nese ti me thua qe eshte keshtu nuk kam arsye per te mos besuar. Kjo ama nuk e heq pershtypjen qe une kam me siper. Me sa kam ndjekur smbaj mend V. te kete thene " Kjo eshte gabim ketu, ne do e bejme keshtu..." duke ofruar nje alternative inteligjente. Ndoshta me ka shpetuar mua, nuk e di.

 

Gje tjeter, kjo  :  Desaparacidos, po te ra rasti ndonjehere ulu e bej nje dore muhabet me Erionin

dhe keto po flas ne menyre teorike, jo per rastin konkret : Une nuk kam pse te ulem me te, une popull e shikoj, gjykoj dhe e votoj per sa shikoj ne ndonje miting a tv.

O Ll., ti qe te ka rene rasti e je ulur, a ka mundesi te na tregosh se cila alternative e tij vlen me teper se te tjerat, cili opsion i tyre eshte ndryshe, apo me i mire, cili ka qene novacioni retorik, apo politik? Apo thjesht fytyrat? Une e kuptoj qe ti ne botekuptimin tend ndoshta i ndan njerezit ne praktike, e ne idealiste, e sipas teje G99 na qenkan praktike, njerez qe dine te mbijetojne bukur mire ne nje ambient te kalbur si ai shqiptari... ndersa ata qe jane kritike ndaj menyres se zhvillimit te gjerave, ata qe shohin nje shprese ndryshimi real (te prekshem) tek e ardhmja per ty jane idealiste apo njerez me kembe ne ajer, mirepo gabohesh.

Vlerat e personave qe dine te flasin e te negociojne me "personat e rendesishem", sic mund te jene pasaniket, politikanet, drejtuesit e institucioneve e misioneve nderkombetare ne shqiperi nuk mjaftojne per te qene nje alternative e mire qeverisese. Mbi te gjitha ka nevoje per vullnet te mire, per lidhje te forta me komunitetin, e per deshire per te vepruar ne menyre radikale.

Nuk zgjidhen problemet e arsimit fjala vjen, duke bere aksioner komunitetin ?? WTF? Arsimi ka nevoje per nje politike drejtuese, vizionare, me objektiv zhvillimin qe perkon me rrugen qe do te ndjeke ekonomia e shqiperise. Eshte humbje ne kohe e ne kapital qe te angazhosh me dhjetera mijera te rinj neper universitete e neper fakultete shkencash sociale, ne rast se ekonomia jote nuk shkon andej. Nderhyrja ne kete rast eshte e thjeshte fare, shteti nxjerr kuotat e diplomave qe shperndahen ne vit (psh 100 ing, 50 managers, 10 social workers, 1 politologist etc). Keto kuota i ndan ne menyre te drejte mes uni private e atyre publike. Kontrollohet standarti i arsimimit, pa tolerim. Kontrollohet menyra e financimit, dhe proporcioni i investimit (tatimit). Kaq e thjeshte eshte. Arsimohet nje numer i kufizuar njerezish, aq sa ka nevoje tregu, dhe aq sa ka kapacitet "truri i lindur ketu". S'ke pse te marresh e te besh filozof apo mjeshter te medias, apo analist politik, apo psikolog ate qe mbaron te mesmen pa lexuar asnje liber "jashteshkollor".

Humbet vota keshtu? Partite e vogla qe profilizohen si think tank votat gjithsesi i kane nga grupe teper te kufizuara njerezish qe pretendohet se i kuptojne, perse e leshojne veten ne batakun e populizmit? Une mendoj se a) eshte hipokrizia e politikes perendimore, mesuar neper kanale televizive apo katedra shkollash b) eshte metodologjia e zgjidhjes se konflikteve, dhe kjo perendimore, e cila ne pergjithesi e sheh nyjen gordiane si dicka qe duhet te jetoje sa me gjate, c) eshte paaftesia per te marre mbi vete pergjegjesi reale (deshira per te qene VIP, shoqeruar me mungese bythe), d) nje lloj mashtrimi i mbarepranuar, qe kenaq libidot e vetes dhe te tjereve e) vullneti i keq per popullin, por i mire per vete, made in albania, i cili synon te zgjase situaten sa me shume, duke rritur mundesira perfitimi f) frika nga komuniteti, nga publiku, perceptimi i turmes si dele, nenvleftesimi i paraardhesve, mosnjohja e mospranimi i vlerave, perqasja dekonstruktive kur leverdis (se ne ndonje moment behet dhe qasje mitndertuese ku qielli mua me sheh vrenget, e tjetrit i shkel syrin).

 

Nejse, me mirekuptimin e Blendit, per kete shkrimin po bej nje parodi. Po nuk do ta botoj ne rast se nuk me jep mirekuptimin Blendi, jo per autocensure, po per shoqni e per burrni smiley

shteti nxjerr kuotat e diplomave qe shperndahen ne vit (psh 100 ing, 50 managers, 10 social workers, 1 politologist etc). Keto kuota i ndan ne menyre te drejte mes uni private e atyre publike. Kontrollohet standarti i arsimimit, pa tolerim. Kontrollohet menyra e financimit, dhe proporcioni i investimit (tatimit). Kaq e thjeshte eshte. Arsimohet nje numer i kufizuar njerezish, aq sa ka nevoje tregu

Shteti nxjerr kuotat? Shteti percakton se sa ka nevoje tregu?! Dmth te shkojme prape te planet 5-vjecare (per t'a thjeshtezuar shembullin)?

Shteti shteti shteti shteti... te gjitha prisni t'i beje shteti dhe nena Parti. Eshte sinqerisht fatkeqesi qe ka njerez (madje fatkeqsi me e madhe qe kta njerez jane te rinj) qe kerkojne qe shteti te beje e kontrolloje gjithcka, si ne kohen e prinderve te tyre.

G99 jane djem dhe vajza te reja me kulturen dhe arsimin e nevojshem per te luftuar ndeshmerisht,per te drejtat e tyre,dhe per te ardhemen e tyre.

Ata nuk jane peshq me uje Lane,ose XYZ!

 

 

 

 

Nje artikull i mire ka qene per shembull artikulli, ne mos gaboj, i Albana Rexhepaj mbi arsimin. Nuk e di nga ç'link pati ardhur, a nga nje gazete a nga nje website kolektiv, por di qe ka qene artikull i ndertuar mire. Dhe qe do te ishte mire te lexohej nga ata qe kane gjera ne dore, perveç lexuesve te thjeshte.

Mbaj mend qe pata sjelle ca plotesime mbi boten e librit, si e bashkangjitur dhe e pandashme me arsimin. Gjithsesi, plotesimet e mia mbeteshin ne nivel amator, qofte per arsye se nuk jam plotesisht ne dijeni te gjerave qe ndodhin ne Shqiperi, e qofte per arsye kohe. Por ama, ka qene nje artikull qe te ftonte te mendoje.

Duhet thene gjithashtu se artikujt qe sillen ketu, sidomos nga shtypi i dites, jane te nje niveli te rendomte, qe te heqin çdo shije per te lexuar pertej fjalise se trete. Qe kjo eshte kthyer ne nje menyre jetese (sigurohet copa e bukes me blablabla), kete e di mire. Por qe te behen dhe kaq leshime ne kurriz te ndergjegjes dhe logjikes tende, edhe kjo me duket se nuk shkon. Nese vertete Blendi Salaj mendon se me pershkrimin e kaçurrelave elektrifikuese te Joles dhe syte plot shkelqim te Drinit apo Vjoses ne do t'ia hedhim skamjes dhe varferise gjithandej, atehere ketu nuk e ka me fajin KOHA (dmth, edhe Salaj duhet te siguroje buken e gojes) por e ka formimi i tij tejet i dyshimte, ose papjekuria e tij jetesore, per te mos bere asnje aluzion me tej ndaj arsyeve te tjera me te ulta.

Gjithmone jam habitur nga guximi i disave per te marre fjalen kur s'kane asgje per te thene, ose kur e dine fort mire qe e thone fort keq. Jam habitur nga shperdorimi i stermadh i mundesive per te botuar, i mundesive te tribunes se lire. Te kesh nje tribune te lire, dhe te dalesh e te flasesh budalliqe, ky eshte nje dem i madh dhe nje padrejtesi ndaj te gjithe atyre qe, ne Shqiperi, kane plot gjera per te thene por qe nuk iu eshte dhene asnjehere fjala.

Gjera te tilla, dmth shkrime pa berthame qe dalin ne mijera kopje shumengjyreshe, i lodhin dhe i bejne te ulin krahet te gjithe ata qe rrine ne hijen e anonimatit, pa mundur te gjejne mundesine per te thene fjalen e tyre. E kam fjalen qe perveç asgjese qe keto shkrime sjellin ne log, ato dhe e mbjellin kete asgje gjithandej ku ka filluar te ngreje krye diçkaja.

Per ta thene shkurt, shkrime te tilla jane acid per token, pervelojne gjithçka qe ne rrenje.

Bashkohem me vlerësimin tënd për punën e përsosur të Zonjës Rexhepaj në atë artikull ...megjithse krahasimi i gazetarëve shqiptarë me një akademike si Z.nja Rexhepaj nuk mund të ketë shance për t'u bërë edhe për ca kohë të tjera smiley.

E keqja është se, jo vetëm editorët shqiptarë janë të prirur që të mbajnë nën sqetulla vetëm ata që arrijnë t'ja u prekin telat atyre vetë, por edhe nga MUNGESA e pajustifikueshme, shpeshherë, e fjalës dhe artikujve prej personave që mund të thonë diçka, por që preferojnë të "struken" në hijen e rehatllëkut moskokçarës.
Nuk e kam fjalën për frikën që mund të kenë nga kritikat që mund t'ju vijnë nga ata që "s'kanë se ç'të thonë"... por me dembelizmin e tyre për të shkruajtur gjëra për të cilat ata vërtet janë kompetentë, por që përtojnë të shkruajnë (dhe... kjo vlen edhe për ty... sinqerisht!)

Artikull djaloshar me flladet e pranveres politike , respekt per diplomat europiane dhe nderkontinentale dhe jashtetokesore qe po na serviren keto dite, po sensin praktik te punes dhe eksperiencen apo ato nuk vlejne per gje.Keta pinjollet intelektuale  duhet te dine qe per te fituar besimin duhet shume pune dhe mund aq me teper voten. Me kujtojne aksionet e grurit dhe brezareve  ne bregdet.Gabimet e fillestareve kush i merr persiper  apo populli , profesore dhe doktore qe 20 vjec vetem ne shqiperi kam gjet.

p.s. per te mos folur per menyren e fitimit te ketyre te drejtave te studimit universitare dhe pasunveristare , se fijet gjinore dhe klanore jane thelle ne shoqerine shqiptare deri tek fondacionet dhe ojq, pa asnje konkurs dhe kur ka qene nje i tille me skenik dhe formal nuk behej.

p.s. per te mos folur per menyren e fitimit te ketyre te drejtave te studimit universitare dhe pasunveristare , se fijet gjinore dhe klanore jane thelle ne shoqerine shqiptare deri tek fondacionet dhe ojq, pa asnje konkurs dhe kur ka qene nje i tille me skenik dhe formal nuk behej.

Mungon "Filtri","Skanimi" i Certifikuar Standart,Akreditimi i Ligjshem Profesional,i Shkollave,Mesueseve,dhe   i ATYRE qe marrin "Diploma".

Shkollat dhe Universitetet Shqiptare jane me dyer te shqyera,jane bo si kjoskat e qofteve,ku diplomat blehen,dhe shiten!

 

G99 nuk do fitoje 40%, as 30, as 20 as 10. Do te mbajne peshe relativisht te vogel ne parlamentin e ardhshem prandaj nuk ka pse tu hidhemi ne gryke sikur rezikohet te marrin peng Shqiperine. Them se do ken nje grup parlamentar te vogel por me fryme te re. Emancipimi qe i sjellin vendit keto cuna dhe goca eshte shume i vlefshem, sikur vetem per guximin qe tregojne duke dal nga anonimiteti per nje ndermarje politike qe ne fund e dine se do mbetet modeste. E dine qe nuk do behen kryeministra sic nuk e di Ilir Meta e prap se prap nuk kane turp ta provojne politiken me ralizem. Vetem kjo eshte nje fitore e qytetareve kundrejt balozave politik. Cinizmi juaj eshte zhgenjyes. Nga njera ane kemi vite qe qahemi se s'ka njerez te rinj ne politike, por kur lind nje foshnje duam ta hame per dreke. Lexoni nje idiot francez ketu me lart dhe me thoni, kush ia ka zbarazur shpirtin ketij njeriu dhe e ka mbushur me qelb?

Nje shoqeri te civlizume nga ajo primitive sipas meje e dallon aftesia per te jetu ne komunitet. Kte Jane perpjek me ba qunat e cucat e G99,me vara indiferencen, me ngjall frymen e protestes,me u ndegjegjsu qe te detyrojme menagjusit e pareve tona,me i perdor ato me eficencen qe na duhet. E per kte kane respektin tim

Po te punonin edhe pak, te provonin shijen e profesionit mandej t'i hynin politikes nga dera, dritarja, oxhaku a le t'i shembnin muret fare. Shume mire qe jane te angazhuar, te organizuar ne nje levizje, por te mbeshtetin emra te provuar ne karriere profesionale e gjysme politike, mandej me eksperiencen e akumuluar dhe CV-te mbreselenese behen kandidati im i preferuar. Kaq ngut per te qene deputete, politikane teksa mund te ishin kontribuues per te dhene e per te marre ne proces pa qene domosdoshmerisht pretendues pushteti. Tek rinia cdo gje eshte me tepri, deshirat, guximi, marria e kembengulja, por e frikshme nga keto eshte panginja per te marre e ushtruar pushtet. Dhe nje pjese e madhe e tyre me ngjajne te kapur fort pas te parave pa e ditur qe po instrumentalizohen se te pakten njeri prej tyre kerkon pervajshem te dytin. 

Viktoria, kush te ka thene qe nuk punojne? Para se te jepni idete dhe mendimet tuaja pa pike vlere, pyesni per ke jeni duke hamendesuar...

Nga te peste qe jane permendur ketu, kater jane te punesuar dhe i pesti ka biznes privat.

- Gjergj Elezi, 3 vjet pune per USAID, tani punon ne UET

- Kostandina Keruti, Pedagoge ne UT katedra e Gjermanishtes, Koordinatore e PASS

- Milva Ekonomi punon ne Prishtine e Tirane ne programe zhvillimi

- Ened Mato ka biznes privat-ambientalist

- Migena Jançe, Koordinatore e Klinikes per te Miturit ne Tirane

Ka dhe shume te tjere qe nuk po me del koha te shkruaj e te informoj peshqit ketu, se po me pihet nje kafe e madhe tani!!

 

Dhe nje pjese e madhe e tyre me ngjajne te kapur fort pas te parave pa e ditur qe po instrumentalizohen se te pakten njeri prej tyre kerkon pervajshem te dytin. 

Te ngjajne,te ngjane,ty.Mos i beso syrit!

Nuk thashe nuk punojne Anushka, lexoje mire : te punojne edhe PAK, pa i dhene percaktim kohor kesaj te fundit. Me idene se nje 5 vjecar minimalisht do qe me i vlefshem. Nuk e kuptoj agresivitetin tend kur i cileson mendimet e mia  " pa pike vlere" sepse dhe i yti persa kohe ofrohet ne kete blog ka egzaketesisht te njejten vlere. Milva eshte shembulli qe ilustron idene time, shume mire qe e permende. Por eshte nder te paktat aty  qe permbush ate qe pres nga prurja e G99.  

Shiko, ai percaktimi "pa pike vlere" ishte jo vetem per komentin tend por dhe te shume te tjereve ketu, qe i lexova pak me pare. I joti ishte i fundit qe lexova dhe...aty me qelloi te komentoja smiley

Po perbaltet nje shkrim per nje grup njerezish qe po mundohen te na sjellin risi ne politike, dhe per cfare? Per "Mustaqet e Çelos"!

Nejse, komenti im kishte me teper vlere sepse i solla disa shembuj konkrete dhe nuk hodha "fjale ne ere", gaboj??? smiley

 

 

O Viktore,

..une nuk shoh  nga te rinjte e G99 qe te marre dyfekun e te luftoje per Pushtet!

Te thone, duam pushtet!,..ata kerkojne nje angazhim me te madh te vetes se tyre ,per ti bere gjerat me shpejte, me mire,ata kane energjine e duhur,ata duan inkurajim.!

Gjeja pozitive qe kane te rinjte e g99 sot ne 2009, eshte se ata e duan ndryshimin,jo nepermjet shkatrimit,te objeketeve shkollore,jo nepermjet prerjes se pemeve,shkatrimit te rrugeve,jo me goditje me gure,me thyerje xhamash,me shkatrime gabinash telefonikemetj etj....

Kjo G99 eshte krejt ndryshe!

 

 

 Dhe shume mire qe konkurojne Artian! Per ceshtje besueshmerie e pritshmerie une nuk i shoh ende deputete, por sidoqofte aktive ne levizje prane politikes. Kaq.

Artian dmth kane vene kandidaturat per deputet qe te dale ku te dale apo te shpresojne te fitojne? S'e kuptoj kete analizen tende.

OJQ-ja G99 e tranformuar në parti politike mendoj se nuk ka asnjë mundësi të fitoj dicka.

1) Dihet se G99 është një bisht i PS-së së Edi Ramës. Kësaj rradhe lufta për karriget parlamentare do të jetë më e fortë dhe më e vështirë se herët e tjera edhe pse janë hedhur më shumë lekë në lojë.

2) Edit sivjet i duhen për vete karriget (edhe pse personalisht nuk është në listën e kandidatëve)

3) Edi nuk ka asnjë mundësi ti fali G99-s ndonjë karrige sepse sistemi i ri zgjedhor nuk e lejon një gjë të tillë. 

4) Nuk kam asnjë kundështim për moshën e kandidatëve sepse kuvendi ynë është mbushur me pleq dhe barkderra

5) Pse kyetari i G99 nuk sqaron pozicionin e tij në lidhje me akuzat e vjedhjes së 5 milion USD.

6) Dihet se heshtja është pohim.

Hajt se edhe pak edhe fiton PD e biem rehat nga G99. Nga nje ane me mire te humbasi G99 qe mos i prishen pushimet stafit qe e kalon trecerekun e vitit neper plazhe dhe neper pube smiley

Artian dmth kane vene kandidaturat per deputet qe te dale ku te dale apo te shpresojne te fitojne? S'e kuptoj kete analizen tende.

"Kanditatura per deputet" nuk do te thote "Ne duam  pushtet!"

Kanditature per deputet kane hedhur edhe Romet edhe Egjyptianet,por keta nuk duan pushtet apo jo,mi IRISO!

Kush te ka thene ty qe s'duan? Se une s'e di te mos duan. Pastaj ketu s'po behet fjale per ata qe dhe nese marrin poste do jene nen programin e nje partie qe s'ka te beje me ta(kshuqe kot i ndan ne kategori). Po te ishte Partia Rome , ath per te mare pushtet do kandidonin, ose per te qene pjese e pushtetit. Per mua njesoj eshte.

 Per  G99 menyra sesi eshte bere e njohur, dhe menyra sesi reklamon veten e vete, sesi mediatikisht eshte forca e 4-te ne vend ( sipas meje jo), le vetem te kuptosh qe duhet Erjon Veliaj te behet deputet. KAQ! Se te tjeret s'i ben njeri jo. S'duhet te jesh ekspert ne politike qe te vesh re qe per sa kohe Erjon Veliaj ishte te MJAFT, kudo ne media flitej per MJAFT, dhe kishte koncerte gjithandej per ti bere publicitet Erjonit. E njejta gje po behet me G99. Funksionon nje organizate e tere per te ngritur nje njeri. Mua me ngjan shume me PKSH-ne.

 

le vetem te kuptosh qe duhet Erjon Veliaj te behet deputet. KAQ!

Veliaj per tu bere deputet boll te ishte vendosur ne pozicion fitues ne listen e PS dhe nuk do ishte dashur gjithe kjo pune lart e poshte neper Shqiperi qe ben G99. I bie te kene nje plan goxha me makaber keta. Ndoshta duan 5 deputete. Obobobobo c'na gjeti Iris... smiley

 Po te ishte njesoj te futesh ne parlament si lider dhe te futesh ne parlament si deputet nen nje kryetar tjeter, s'do kishte pjelle binjake heterozigote çdo parti ne Shqiperi! 

 Po te ishte njesoj te futesh ne parlament si lider dhe te futesh ne parlament si deputet nen nje kryetar tjeter

Dhe cili eshte ndryshimi? E moderove (drodhe) pak ate idene fikse se e gjithe kjo behet per te nxjerre deputet veliajn apo mu duk mua? smiley me koherente vajz. O kshu, o ashtu. Nga nje ane akuzohet se eshte shume afer me kreun e PS. Pastaj akuzohet se ndermerr nje aksion te madh vetem per tu bere deputet. e treta, aludohet se nuk do i pelqente deputetlleku nen PS edhe pse akuzohet se eshte nen PS. cili eshte qendrimi yt karshi G99 se e bere labirinth. smiley

Mua me duket shume e qarte ajo qe them dhe s'ka kontradikte.Nese ti s'e kupton, s'eshte çudi. Tendenca per tu tallur i ve perde arsyes smiley

Po po. Arsyetimi yt qe mijra njerez angazhohen politikisht per nje vend ne kuvent qe ai e kishte praktikisht ne xhep eshte pa perde fare. Naaa kanat e ke hapur. smiley Mos u merzit se nuk te tall une ty...

Ajo qe me vret mua, - e kam vene re te shume njerez militant simpatizant te G99 - e qe deri diku me pezmaton eshte qe G99, ne syte e njerezve te saj, eshte e paprekshme, as nuk duhet emeruar nese nuk po e emeron per ta lavderuar. Nese u ben nje kritike je salinist, komunist a ku e di une.  Kjo eshte e rende per nje levizje te re, pershtypja eshte qe edhe ne pak kohe kane arritur te marrin strukturen e ngurte te nje partije çfaredo.

Ajo qe me vret mua, - e kam vene re te shume njerez militant simpatizant te G99 - e qe deri diku me pezmaton eshte qe G99, ne syte e njerezve te saj, eshte e paprekshme, as nuk duhet emeruar nese nuk po e emeron per ta lavderuar. Nese u ben nje kritike je salinist, komunist a ku e di une.  Kjo eshte e rende per nje levizje te re, pershtypja eshte qe edhe ne pak kohe kane arritur te marrin strukturen e ngurte te nje partije çfaredo.

Por nga ana tjeter, dihet se ne Shqiperi egziston tendenca dhe kultura per t'i vrare foshnjat qe ne bark.

Mbase eshte thjesht nje instikt mbrojtes apo mbase... prandaj partite e jo vetem ato... jane te ngurta ne vendin tone.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).