Fushata, qeveria blen 10 mln euro karburante

Qeveria shpenzon taksat e shqiptarëve në mënyrën më abuzive të mundshme. Afro 10 milionë euro (1.241.375.125 lek&eumlsmiley janë tenderuar në datën 6 maj 2009, për të furnizuar me karburante vetëm automjetet e administratës së Kryeministrisë dhe të ministrive. Shuma marramendëse është e barabartë me fondin e pagave të rreth 70 mijë nëpunësve të administratës publike, që kanë një rrogë minimale prej 18 mijë lekësh. Me një aritmetikë të thjeshtë rezulton kësisoj që qeveria të ketë blerë gati 1/5 e të gjithë sasisë së karburanteve të importuara gjatë vitit 2008. Në tregun e sotëm, ku çmimi i një litër nafte është mesatarisht 112 lekë ndërsa i një litër benzine 124 lekë, me 10 milionë euro blihen gati 11 mijë ton naftë apo 10.3 mijë ton benzinë. Në kontrast të skajshëm me varfërinë e mjerimin në të cilin jetojnë shumica e shqiptarëve, qeveria është duke keqpërdorur buxhetin e shtetit për të paguar vozitjen me makina luksoze.

Fushata
Por, a mund të shpenzojnë, qoftë edhe brenda një viti kalendarik, një sasi kaq të madhe karburanti automjetet që ka në dispozicion Kryeministria apo ministritë? Absolutisht jo, pasi edhe 20 aeroplanë 'Boing' do ta kishin të pamundur. Shpërdorimi i fondeve publike në këtë formë merr të tjera përmasa, në rast se çështjen do ta shohim nga një tjetër këndvështrim. Vendimi i qeverisë për të blerë një sasi kaq të madhe karburanti është marrë në datën 6 maj, pra në prag të çeljes zyrtare të fushatës elektorale. Dyshimi i fortë që ngrihet në këtë rast është se, këto mijëra ton naftë e benzinë mund të përdoren për të mbuluar shpenzimet elektorale me karburant të automjeteve që përdorin militantët e Partisë Demokratike në mbarë vendin. Këtë argument e përforcojnë edhe specifikimet e dokumenteve të tenderit. Në to është përcaktuar konkretisht se furnizimi me "benzinë super pa plumb", me "naftë D1" dhe "naftë D2" do të bëhet pa tollona. Pra, pa asnjë kriter matës. Një militant i Partisë Demokratike mjafton të marrë një vërtetim nga administrata e Kryeministrisë apo secilës nga ministritë, për t'u paraqitur pranë një pike karburanti e për ta furnizuar automjetin e tij. Askush s'ka për ta penguar. Një tjetër argument që përforcon dyshimin e mësipërm është fakti se, në dokumentet e tenderit përcaktohet specifikisht furnizimi me solar në sasinë 74.423.768 lekë, si edhe furnizimi me vajguri në shumën 30.251.142 lekë. Në rast se e marrim të mirëqenë faktin se 10 milionë euro qeveria do i shpenzojë për nevojat me karburant të automjeteve të veta, atëherë, a mund të na thotë kush se si mund të funksionojë me vajguri apo solar një makinë luksoze, prodhim i viteve të fundit, që ka në përdorim kryeministri Berisha apo secili anëtar i qeverisë së tij? Kjo sasi solari apo vajguri mund të përdoret nga ekzekutivi për të blerë votat për llogari të PD-së në zonat rurale, kryesisht në fshatrat me nivel varfërie të lartë.

Firma fituese
"Gazeta Shqiptare" ka arritur të sigurojë të plotë dokumentacionin e tenderit për blerjen e një sasie karburanti në shumën 1.241.375.125 lekë. Por, ajo që mbetet enigmë dhe që nuk bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimeve Publike, është pyetja se, kush është firma fituese e këtij tenderi? Me fanatizëm, kjo përgjigje mbahet e fshehtë nga qeveria.

20 Komente

Kjo sasi solari apo vajguri mund të përdoret nga ekzekutivi për të blerë votat për llogari të PD-së në zonat rurale, kryesisht në fshatrat me nivel varfërie të lartë.

 

 

Keto shkrimet keto gazetaret mos i shkruajne nen drriten e kandilit?! Sa tollona vajguri do ky gazetari per te mbush kandilin qe ta kalojne kete gazete te rrokullisur me koke majtas pakez ne mes?!

 macok, 

une jam i sigurt se pytja jote eshte serioze dhe e sinqerte; por gjithsesi eshte teme me vete..

Hehe...u zbulua dhe nje Grup Armiqsor tjejter nen gur.

Me fanatizëm, kjo përgjigje mbahet e fshehtë nga qeveria

Hehe...ne nuk kemi pytyr akoma asnjeri se ne 5 minuta e 27 sekondat qe mu desh ta shkruaja kte artikull...sa po prisja per kafen e ores 10...nuk pata mundesi te pysja asnjeri. Po gjithsesi...ata nuk na i kan thene!

11 mije ton benzine do shpnezoj Birisha per fushate? Bo bo...ngrini duart perpjet qe tani PS-ista...dhe dorezohuni. 11 mije ton benzine...kshu me llogari me t'futme...i bie te udhetosh afersisht 55 milion km smiley. Shqiperia 5 mije km rruge ka (kte e dime se aq jane shtruar kto 4 vite). Sikur Sala te kish me vete...100 autobuza plot me militant (1 autobuz mesatarsiht 30 veta...pra 3000 simpatizant ne cdo qytet dhe fshat dhe katund qe shkon me vete)...i bie qe Birisha ti bier Shqiperise nga fillimi deri ne fund...110 here smiley

 

PS: Eshte i sigurte gazetarei qe e ka lexuar tamam ate shpallje? Apo po ja fut kshu me "shtime" dhe me "hamendje" se cfar u ble dhe per cfar u ble dhe nga kush u ble? Kot pys...kshu...

PPS: Po Edvini nga cili fond i nxorri paret per Turin e Bicikletave qe beri perreth Shqiperise per plot 1 vit...vitin e kaluar? Mos valle...jo jo...c'them une.

shum mir ja ka ba qeveria, ne çdo vend te botes eshe i njejti funksionim persa i perket fushates elektorale.

 

Eh po natyrisht qe do te te pelqeje ky pelivanllek ty, te gjithe flasim serbes serbes kur s'na prek gje xhepin individual, apo te perbashket.

Po Llukan ashtu ndodh kur ke te besh me XHEPLLINJ smiley Po ty ta ka prek xhepin ndonje Xheplli?? smiley Pershembull...u futen duart ne ndonje xhep per te paguar shpenzimet e Edvinit ne Turin e Bicikletave? Nga xhepi i kujt dolen ato pare?

Shpresoj qe jo nga xhepi tend ...

Pastaj pastaj....artikulli duket qe eshte artikull per me shty rradhen. Se po te besh logarite sic i bera une...i bie qe Birisha te shkoj ne hene dhe mbrasht 27 here smiley...brenda 2 muajsh. Bravo Berisha...edhe ne hene na cove me teper here se Amerika.

PS: Dyshoj se autori e ka lexuar pa gysllyqe ate deklarimin...ose ja ka fut me ndonje doze te rende kafeje ate dite dhe i kan hik syte shtrembet qe ka kujtuar se eshte 11 mije ton nafte per "nevojat e KM-es" smiley KU i mbaka 11 mije ton nafte Berisha kshu? Mbrapa kyreministrise? APo ke serbatori i makines se Shkelzenit? Jane 11 mije ton nafte...e di sa jane 11 mije ton nafte?

Dmth Grup, nese te kuptoj drejt ti po thua qe gazetari ja ka fut kot dhe ky tender nuk ekziston? Nese po thua kete atehere te lutem hidhi nje sy Agjensise se Prokurimeve Publike dhe kerko per tenderin nr. REF-11204-03-20-2009. Pasi ta kesh kete mund te vazhdosh te besh llogarite e toneve dhe depozitave ku duhen ruajtur smiley

Megjithate per nje gje ke te drejte, gazetari ja ka fut kot per shumen e tenderit. Sic mund te shohesh me poshte, shuma e cituar nuk perfshin TVSh-ne keshtu qe i duhet shtuar edhe 20% me teper. smiley

Por, a mund të shpenzojnë, qoftë edhe brenda një viti kalendarik, një sasi kaq të madhe karburanti automjetet që ka në dispozicion Kryeministria apo ministritë? Absolutisht jo, pasi edhe 20 aeroplanë 'Boing' do ta kishin të pamundur.

ja c'thote ky gazetari budalla dhe genjeshtar pa bere llogarite qe bejne te zgjuarit

Per te gjithe ata qe jane te interesuar te bejne hesapet ja njoftimi i shkurter i tenderit nga faqja e APP:

 

NJOFTIMI I KONTRATËS (i permbledhur)

1.Autoriteti kontraktor, adresa, nr. tel:

Drejtoria e Pergjitheshme e Prokurimeve te Perqendruara e Ministrise se Brendshme, Tirane;
Sheshi “Skenderbej”, Nr.3, Tel 042224403.

2.Lloji i procedures se prokurimit:     Procedure e hapur mbi kufirin e larte
monetar

3.Objekti i prokurimit: “Furnizim me karburante” ne emer dhe per llogari te Kryeministrise, Ministrive dhe Institucioneve te varesise

4.Fondi limit  total : 1 241 375 125 (nje miliarde e dyqindedyzetenjemilione e treqindeshtatedhjetepese mije e njeqindenjezetepese) lekë pa tvsh, ndare ne lote si me poshte:

Loti I . Furnizim me benzine super pa plumb me leng.
                  Fondi limit  7 078 285 leke
Loti II . Furnizim me benzine super pa plumb me tollona.
                  Fondi limit  171 953 602 leke
Loti III . Furnizim me gazoil D1 me leng.
                   Fondi limit  143 611 831 leke   
Loti IV . Furnizim me gazoil D1 me tollon.
                   Fondi limit  602 436 261 leke   
Loti V. Furnizim me gazoil D2 me leng.
                   Fondi limit  172 097 442 leke   
Loti VI. Furnizim me gazoil D2 me tollon.
                   Fondi limit  37 449 460 leke   
Loti VII. Furnizim me solar.
                  Fondi limit   74 423 768 leke   
Loti  VIII. Furnizim me vajguri Jet-A1.
                   Fondi limit   30 251 142 leke   
Loti  IX. Furnizim me gaz i lengshem.
                   Fondi limit 2 073 334 leke

5.Afati per kryerjen e sherbimeve
Nga lidhja e kontrates deri ne 31.12.2009
6.Data e zhvillimit te tenderit:

Data: 6/5/2009   Ora: 10:00
Vendi: Prokurim elektronik ne faqen e internetit www.app.gov.al

7.Afati i fundit per pranimin e dokumentave
Data: 6/5/2009   Ora: 10:00

Vendi: Prokurim elektronik ne faqen e internetit www.app.gov.al
 

Hehe...pra qe ta marr vesh une kontrata thot...per KRYEMINISTRINE, MINISTRITE, dhe INSTITUCIONEVE VARESE.

Pra...me nje llaf...gjith qiveria dhe cdo institucion vares smiley

Ndersa gazetari e beri, per "administraten e kryeministrise dhe ministrAVE" smiley. Kurse atje thot...per ministrite dhe institucionet varese. Se Ministrite paskan vetem shoferat e Ministrave dhe asgje tjeter. S'ka asnje institucion vares pastaj ne ndonje ministri...qe mund te ket mjete te ndryshme...Jo jo.

Dhe qe ta di une, autobuzat me militant me vajguri, solar, dhe gaz te lengshem do funksionojne?

Po ne 31 dhjetor 2009 do funksionojne?

Sa kot...shume kot. Vazhdoni germoni se s'keni gjet gje akoma...

Eh mer Grup qe ke harru edhe te lexosh nga zelli i madh per te mos pranu qe ja ke fut kot smiley

 

Ja c'thua ti:

Ndersa gazetari e beri, per "administraten e kryeministrise dhe ministrAVE

Ja c'thote shkrimi:

1.241.375.125 lek&eumlsmiley janë tenderuar në datën 6 maj 2009, për të furnizuar me karburante vetëm automjetet e administratës së Kryeministrisë dhe të ministrive.

 

Le te kuptohemi drejt Grup, une mund te harxhoj ore te tera duke te sjelle dokumentat e tenderit apo duke te te dhene shembuj te keqperdorimeve qe kryhen ne Shqiperi por natyrisht qe ti s'ke per ti pranuar sepse s'e ke aftesine te heshtesh kur e ke gabim. Ne vend qe te lodhem kot per te te mbushur mendjen po te le me mire ne perpelitjen dhe shkrimin e carcafit te rradhes smiley

Qe behen abuzime...edhe behen. Ti merresh me kto...dhe s'merresh me tenderat dhe abuzimet e Edvin Rames.

Fundja...ti per kte paguhesh smiley

S'ka rendesi. Tenderi flet per ministrite dhe institucionet ne varsi te tyre. Tani autori...ne pritje te kafese...kujton se kjo do te thote "automjetet lluksoze te ministrave". Se pershembull...Ministria e Puneve te Brendshme...s'ka ASGJE tjeter ne varsi pervec makines se Nishanit smiley Hic asgje tjeter s'ka. C'ne...makinat e Policise Shtetrore, te policise Rrugore, te Gardes etj etj...funksionojne me BERTHAMA pjeshke (teknollogji berthamore kjo)...Ose ambulancat ose zjarrfiksat ose trenat...funksionojne me teknollogine e FRYMES SE SHENJTE.

C'ne qe shteti blika benzine dhe nafte dhe lengje te tjera? E padegjuar. Detyrimisht kto shkojne per makinen e Berishes dhe per autobuzat e militantve.

Shtet i poshter ky...shkon e ble nafte per shtetin. Ke degjuar ndonjehere ti kshu??

 

Ja c'thua ti:

Ndersa gazetari e beri, per "administraten e kryeministrise dhe ministrAVE

 

Ja c'thote shkrimi:

1.241.375.125 lek&eumlsmiley janë tenderuar në datën 6 maj 2009, për të furnizuar me karburante vetëm automjetet e administratës së Kryeministrisë dhe të ministrive.

 

E gjete Llukan! E gjete.

^ C'eshte ky monster?!

3.Objekti i prokurimit: “Furnizim me karburante” ne emer dhe per llogari te Kryeministrise, Ministrive dhe Institucioneve te varesise

 

Nga kjo pjese ketu eshte ngritur e gjithe fantazia militanteske e artikullshkruesit.

 Shifra eshte vertet astronomike, po te kemi parasysh Shqiperine e varfer, mirpo siç duken bathet per qeveritaret (qe jane me te pasurit) ajo shifer eshte normale. Mundet qe sasine e karburantit ta perdorin dhe per 4 vjet, ndoshta i dalin te keqes perpara, duke e ditur qe çmimi i karburanteve do te kete nje ngritje te lehte, siç po vihet re.  Shifra, kam pershtypjen se me siguri ka per te zgjuar interesin e inspektorve te Kontrrollit te Larte te Shtetit. 

Pjer with all due respect...cfar ka per te mos kuptuar ktu? Mire autori qe paguhet per tu bere i cuditshem...po ti c'paske kaq te veshtire kshu?

Tenderi eshte per karburant per GJITh qeverine dhe GJITH institucionet varse te saja...per nje periudhe gjys viti.

Tani nuk e di une se me c'kujton Ted Blushi apo Llukani se me cfar punojne makinat e policise pershembull ose ambulancat...po me sa di une ato punojne me karburant dhe jo me fara luledjelli. Dhe si institucione ne varesi te ministrive...kush kujton ti se ble karburantin per kto institucione??

Mos u genje kaq kollaj o Pjer...

Me teper sesa numra, do ishte mire qe gazetari te merrej me krahasimin e sasive te karburanteve te tenderuara ne vitet e kaluara.

 

smiley Jo ti ke shume te drejte Libertas...vecse nese eshte me e larte, cfar do te thote? Hmm...mbase qe ka me teper mjete ne varesi te shtetit sot se ne 2005? Apo se Berisha ka ble benzine per makinen e Shkelzenit? smiley

Libertas...ne boten normale kto gjera jane pune per llogaritar...jo per gazetar. Ne boten e cudirave ama kur qeveria ble karburant per hesapet e qeverise, gazetari e "perkethen" ne "karburant per makinat luksoze dhe per autbuzat me militant". Policia e shkret me Shkoda eshte. Lluksoze s'me duken shume.

Nejse s'ka rendesi. Rendesi ka abuzimi dhe genjeshtra e manipuluar e rradhes nga "gazetaret" politik...qe per te shpikur lajme politike kundra armikut te popllit...jane te gatshem te shnderrojne edhe beznine per policine ne "poliagjenture"

PS: Po Bashkia e Tiranes si e ben tenderin per karburant per makinat e Bashkise se Tiranes? (dhe une...jo si militanti gazetar me siper...marr vesh aq sa te them qe Bashkia ka PAK me teper makina nen saj se makinen e Edvinit). Llukan? I ke te doumentuara kto??

grupo je bere nje llafazan qe se ke shokun smiley

i hedh ''llogarite'' sa djathtas djathas me shpresen se smerret njeri me to smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).