Freskim i rezultateve: E marte, ora 7.30

 

301 Komente

Tashme dhe socialisti i fundit duhet ta kete kuptuar se kjo fitore i perket partise demokratike.

Me mire keshtu, meritojne humbjen pasi perdhosen nje sistem qe po ecte per mrekulli.

Politika e re e ujkut te vjeter Rama.

RAMA IK ME 1 KORRIK !

nuk kuptoj asgje... njelloj me duken mua...

E kishte marre ferra uraten qekur doli Rama ne konference per shtype direkt sa u dha sondazhi Zogbyt.I kishte ndryshuar komplet ai autokontrolli.Po ashtu ai bulkthi qe doli mbreme per te ber ankesat dhe pergjigja qe i ktheu nje gazetarje ne salle"KISHE NDONJE PYETJE ME SERIOZE TI" dhe ta mendosh qe ka qen minister fytyra e tij.

Elton beka dhe rime ajo RAMA IK ME 1 KORRIK smiley

Koalicionet rezultojne  71 (PD+PR+ PDI) - 69 (PS+LSI+PBDNJ) per koalicionin e djathte. Del se Berisha mund te formoje kabinetin e ri. Zoteron dy vende me shume ne parlament. Aq i thjeshte eshte muhabeti.

QV te numeruara 3554, QV total4753, hajt per hajer te dy paleve ndoshta pasdite mbaron numerimi, edhe keshtu na lane te shkojme per pushime.

problem: mesatarisht numerohen 150 Qv ne ore, edhe sa ore i duhet qe te mbaroje numerimi. smiley

Me duket se Po perfundon edhe kjo maratone. Ka shume mundesi te perfundoje me kete rezulatat.Eshte sh e veshtire te ndryshojne rezultatet ,ose do te ndyshojne per mire per PD.

Ndoshta me mire keshtu, se Sala me nje vote mbi 75 deputet do te ishte i padurueshem.Tani duhet te kete kujdes.

 

RAMA IK NE 1 KORRIK 

 

p.s se mos ka ardhur ndonjehere ai.Ai po ne bashki ka qene smiley

alternativa smiley)hahaha me shkrive me ate qe thoje per Salen dhe Edin smiley

e qelluarsmiley

kam parandjejen se e fitojn socjalistat, po asnjeni se meriton e sa per parregullsi ka pas djathtas e majtas.po alternativa si do ik ERama se mora vesh, nuk e kan zgedh per krymin. ata te soc

Qe socialiste nuk fitojne e shohin te gjithe.

E gjtha eshte perqendruar tek qarku i Elbasanit e Fierit.

Ne Elbasan luhet vota e Lsi, ne Fier diferenca Pd-Ps.

70 mandate Pd i ka te siguruara.

Ka mbetur edhe nje shans i vogel per Ps-n, Kuçova, Qyteti Stalin, ne qofte se nuk eshte numeruar deri tani.

Sipas exit-pollit, ne Qytetin Stalin, Pd ka marre 11 %, fat i madh qe nuk eshte metropol, kuvendi do ishte gjithmon i kuq.

lumidrin Kucova eshte numuruar Tepakten sipas top-channelit.Edhe sma merr mendja te gabojne keto ne Kucove.

Sa kishte fituar PD aty , 11% smiley e forte edhe kjo.

 

p.s ca drini je ti mer vlla i madhi apo i vogli smiley

Mua me duket shume e cuditshme e gjithe kjo, sa del nje kuti ne favor te ps-se, tjetra menjehere balancon pd-ne...!!!

sikur t'i kene gati kopjet keta pd-istet smiley

po njerez jemi edhe mbajne ndonje Gome rezerve. Se mos na shpohet naj gome rruges. Jo per naj gjo po sduam, te vonojme nr smiley

vetem se nuk i hidhni njeherazi si ne 96 smiley, tani jeni bere me te kujdesshem, nuk bini ne sy fare smiley

Gjesi, gjesi, pipell... tek peshku e paskemi majt frymen te gjithe, he? smiley

Lumidrin, ne Fier s'ben vaki te fitoje PD-ja, s'ka fituar kur ishte gjithe Shqiperia me PD-ne, jo tani qe jane fit e fit... Do ishte cudia e radhes kjo!

Gjess ana, mua m'u fiken dritat ne shtepi ( me beri mase hekuri) dhe nuk arrita te degjoja lajmet e mengjesit... ketu ne pune nuk i degjoj dot se nuk me lejohet... Degjova ndonje gje te re ne lajme ti?

Behuni gati per fazen homoristike te zgjedhjeve, ku rama del e qan ne televizor se birisha i ka vjedhur votat

 

hahahaaha

Kryenece, ne lajme jo, por po shoh ECE-n tani, me perqindje eshte me lart PS, por me deputete jane 69 me 65 per PD.

ps. po me duket si ndjeshje futbolli, por topi ne kete mes jemi ne, te zinjte...

PPU: Po s'eshte hekuri pune per ty, o xhan... smiley

Ne fakt, tek Kutite e fundit, del ndryshimi.

Kam besuar dhe besoj, ne teorine qe nje profesor i nderuar e proklamoi ne 2006"

P.D i fiton keto zgjedhje (09')

Por zgjedhjet jane pa standarte.

Shqiperia perfiton, aq sa mundet deri ne 2011

Dhe ne 2011' ka zgjedhje te parakoshme , per shkak te standarteve.

Rrotacioni kryhet me marreveshje.

 

V.O. Qeveria del se nuk ka leshuar "pe" ne tatime- keshtu deklaron Drejtori A.Papajani. - Kjo do te thote "p.rdh ti p.rdh" se pushteti dihet se ku shkon ;;;;

 

ANA H

ps. po me duket si ndjeshje futbolli, por topi ne kete mes jemi ne, te zinjte...

 A'm'kuptove

Nje fenomen i cuditshem eshte ai i simpatizaneve(njerzit e pa autorizuar) hyjne ne vendrat e procesit te numurimit,..dhe numrin me te madh e kane keta te PD....kjo eshte "kultura" e kultivuar prej shume vitesh,nervozizmi dhe mos respektimi i rregullave,bllokimi e procesit kur shikojne se po humbasin.

Me gjiiiiiithate PS do ta fitoje garen"neck me neck"!

 

Në Tiranë: 42.99 Ps, 42.52 Pd... dmth, po të votohej sot me këtë elektorat përBashkinë, as kryetar bashkie nuk do të mund të zgjidhej Rama.

P.s: Sa për të bërë një krahasim, a di gjë njeri se sikanë dalë rezultatet në Zonën e Salës?

Mirmengjes. Ndoshta e kam gabim, por me duket se ky rezultat eshte per qarkun e Tiranes, jo bashkine; dhe ne mos gaboj edhe Kavaja perfshihet ne po kete qark...

e edhe deti eshte blu, ndryshove ngjyre?

Sipas eca.al, perqendrohuni tek Elbasani ,Lsi i duhen rreth 3.000 vota kur kane mbetur edhe pak me shume se 140 QV te numerohen , per te fituar nje mandat.

140 QV shumezoje per numerin e votuesve e veshtire shume e veshtire qe Lsi te arrije te marre mandatin.

Ne Fier gjendja eshte ndryshe, i duhet Ps-s nje lume votash, e Pd-ja te rrije ne vend numero per te ndryshuar rezultatin.

E kam thene edhe mbreme, nuk mund te ndryshoje asgje, as Topi si ndryshon, Pd eshte fituese e zgjedhjeve.

pershendetje ne radhe te pare.

pyetje, keni marre gje leje shendeti ne pune te gjithe per keto 2 dite?

 

Rendesi kane zgjedhjet. Si shume fort po shkon. po qe se do perfudnoje me 71 vota .Do behen zgjedhje mbas cdo 6 muajsh pastaj.

 

Si eshte ligji per kryeministrin,se me duket e modifikuan edhe ate. Kush zgjidhet ne fillim ( d.m.th Sala ) ska shonc me me u nderrua?

Nqs konfermohen në fund këto rezultate, kjo do të ishte mënyra më e keqe e mundshme për cilindo që do t'i takojë të qeverisë vëndin (më vjen ndërmënd qeveria Prodi, ajo e fundit, vetëm me 1 deputet më tepërnë Parlament).

Mund të jetë shprehja më e lartë e demokracisë dhe e ekuilibrave të fituara, por përsa i përket stabilitetit, është në minimumin e vlerave të qëndrushmërisë.

Personalisht do të preferoja edhe Salën me 80 vënde se sa Ramën me 50%+1 deputet.

 E drejte, balancat jane gjithmone e me te forta. Max ndryshon shkodra 8-3, ose mbase LSI merr nje ne Tirane ne kurriz te PS, po prap me pak gjasa. Duket sikur ketu do perfundojme. 

Saliu me Edin e kan bere ligjin per qejf te tyre. Duke e menduar te dy veten fitues dhe ngaqe i pelqen shume pushteti, tashti nuk mjafton te jene 71 deputete per te bere qe te bjere  qeveria, por duhet te kene gati edhe kryeministrin e ri, dhe ta miratojne ate.

e nuk jam dakort fare me ty se Sala me 80 vota bohet i padurushem.

Per mua ky ekuilibri eshte shume pozitiv se megjithe ligjin absurd per super-kryeministrin, nuk i jep mundesi Sales te beje ç'te doje.

Po ty Lumidrin kush te tha qe Topi do me e ndryshu rezultatin? Apo e kishe per Top-in?

Ky sistemi i ri i zgjedhjeve eshte racional persa i perket zhhukjes se partive te vogla ,34 parti ne konkurence per pushtet eshte qesherak!

Sigurisht kjo faze e zhvillimit te Shqiperise e pranon kete sistem te ri zgjedhjesh,mbas 4 vjetesh shqiptaret do te jene me ndryshe,nuk do te kete fuqi apsolute tek nje Partie te vetme,qe do te mund ta mbaje 4 vjete pushtetin,edhe pse eshte e deshtuar,nga kjo pikpamje une mendoj se sistemi eshte i vlefshem per shqiptaret se paraqet edhe mundesine e permisimit te gjendjes,te pakten do te afroje liderat me njeri tjetrin per te bere kompromise me njeri tjetrin per te miren e vendit dhe jo te interesave te tyre personale!

Qellimi eshte te mos kete "njesh"!

 

U zhduket parazitet si skender qenushi, tani le te fitoje kush te doje, vete ate fytyre te shifur te mos e shikoj me !

Lizander, populli thote "se luan topi ", kur diçka eshte e sigurt, nuk e kisha fjalen per Presidentin.

Gjendja eshte Pd 71 Ps 66 e Lsi 3, mbetet Fieri e Lezha, qarqet e tjera e kane dhene "verdiktin e tyre", gjithmon sipas eca.al.

Si nuk po e thote njeri, edhe nje pale zgjedhje te humbura per te majten prej LSI-se? Apo 's'kemi humbur akoma'?

trope, prap Metes po ia le fajin? 

Tironso une nuk kam qene ketu ne 2005-en dhe kam qene shume pak e perfshire ne argumentat pas pilafit, keshtu qe per mua nuk eshte 'prape' - nga ana juridike smiley

Po sigurisht qe fajin nuk e ka vetem ky palla, po edhe ai palla tjeter (se sot nuk shoh dot egomaniak me sy) qe nuk arriti te organizonte koalicionin e pallave. Por besoj se je dakort me mua qe kane humbur mjaftueshem deputete te majte nga koalicioni budall i LSI-se (o tempora o 5%!) per te humbur zgjedhjet. Po c'paskan qene mer jahu, sa budallenj keta te majtet!

Se ka pire nje kafe Meta me perfaqesues te PS smiley

na çoroditen per zotin smiley

Pas kesaj opozita duhe te kuptoje se po nuk u bashkua edhe pas 4 vjeter do te fitoje serish Profesor Doktor Sali Berisha. Edhe se ky i fundit duket se eshte pjekur politikisht, Shqiperia ka nevoje per opozite te vertete dhe nje alternative qe te nderroje pas 4 vjetesh (apo e doni berishen 12 vjet rresh?)

Rama ! = nuk eshte lider

Nano  ! = eshte i dejgur

Meta ! = ps-istat e tjere nuk ja falin mekatin e bere, edhe pas nje bashkimi te mundhem sdo ta vinin  kryetar, pasi do te ishte sikur ps te shkrihej ne lsi dhe jo e kunderta

he pra thoni emrin e padroit te ri te ps-se

LSI ka bere gafe qe ka bere koalicion, se si parti e vetme do ishte 4-5 te pakten tani. Edhe Meta duhet te jete goxha i inatosur me strateget e tij, ashtu si duhet te jete Rama. 

 

diskutohet edhe shkodra me bushatin qe mund te ktheje 8 me 3. pritet te vazhdoje numerimi i nderprere. lezha besoj se nuk leviz 4 me 3.

fieri si dihet nderkohe qe lsi ne tirane mun ete beje ndryshimin.

Mua nuk po me pelqen aspak ky lloj sistemi.Numri me i madh i Shqipetareve kan votuar te shporret Berisha, nderkohe ky sistem i lejon krijimin e qeverise.

Ne Berat PS ka nje avantazh 21% ndaj PD por vetem nja mandat me teper.

Me 26 % PD nxjerr 3 mandate.

 Po prap po e morri LSI ne Tirane ja merr PS, sepse si koalicion eshte perpara koalicioni i djathe. Kshuqe prap e majte - e djathe aty ngelen. 

gjasat jan qi rama-meta megjithse nuk do te jene deputet do te kene nderin te krijojne qeverine e brisht te mbas 28 qershorit,99% kjo eshte ne projeksionin arithmetik te gjendjes,gjithmon sipas gjasave!..dhe eshte mir,sepse i thyejne hynden Berishes,njeshit qe ka mbijetuar ne politike edhe kur ka qene i deshtuar,por sistemet e tilla ne kohen e duhur do ti elimenojne veton e njeshave,qe bejne sikur jane skenderbenje!!.

Jo me Berishe ne 4 vjetet e ardhshme,lete rije ne shtepi kete radhe ,bashke me Nanon!

Ana H, nuk pretendon kush fitoren ne Fier, gjendja aktuale eshte 8 Ps e 7 Pd 1 Lsi, me kete rezultat Pd fiton zgjedhjet.

Gazeta Shqiptare luan me popullin si gjithmon.

Krijon qeverin koalicioni me shume mandate, edhe sikur te ishim ne nivele te 50 mandateve, ky koalicion krijon qeverin dhe kerkon mbeshtetjen e parlamentit, ne kete moment Pd krijon qeverin dhe ka mbeshtetjen ne parlament sepse ka numrin e duhur, vetem me 69 mandate per Pd ateher zhvillohen bisedime per kompromis me Lsi, ose me deputet te Ps per te marre mbeshtetjen e nevojshme ne parlament.

Nuk mund te behen koalicione midis Ps apo Lsi ne kete kohe, jane te pavlefshme.

Ne rast se Pd nuk arrin te krijoje qeverin sepse nuk ka numerat, eshte Presidenti qe vendos se kush do e krijoje qeverin ( Spartaku shpresonte ne nje diçka te tille) dhe nuk eshte e thene se i takon Ps si parti e dyte.

Nje pike tjeter e rendesishme eshte se Edi Rama nuk eshte deputet, keshtu qe Presidenti nuk mund te therrase nje nga jashte parlamentit, mund te behet kryeminister Ruçi, Braçe, Edi kurre, perjashto rastin e nje qeverie teknike per zgjedhje te parakohshme.

Nje pike tjeter e rendesishme eshte se Edi Rama nuk eshte deputet, keshtu qe Presidenti nuk mund te therrase nje nga jashte parlamentit, mund te behet kryeminister Ruçi, Braçe, Edi kurre, perjashto rastin e nje qeverie teknike per zgjedhje te parakohshme.

Po kete ku e gjete? 

Ka bindjet e veta mer ti... lëre çunin rehat smiley

O Drino çar thu me se mu bo mishi me kokrra!?!!!!! Ruçi ose Braçe!!!!!!!

Aaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaah

Do kerkoj strehim politik ne Hone me bo vaki nje gjo e tille!

Amon o Drino mos u tall me robt! M'le o vlla se sa bleva shpi m'Tirone e po du me e gzu. Nuk kom mo nerva per refugjatllik te ri, planetor per me teper.

lis, ta gezosh shtepine e re

p.s

ll- mos mi fshi më postimet se ta kam bere benë smiley

Liz : nje kek me qershi vetem per ty se ke shkrujt ket koment smiley

ja qe ta kini te gjithe parasysh se ca ka per te ndodh.

 

Neni 96

  1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

  2. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi,Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

  3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri.

  4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.

Asgje me shume nuk kam thene.

Jam perbajtur rregullores.

Nuk mund te behet kryeminister nje person jashte parlamentit.

Presidenti konsultohet me partit qe jane ne parlament.

Nje e re tjeter qe mund te degjojme, se Pd ka nevoje per nje vote me shume ne parlament per te krijuar qeverin, Lsi mundet qe bie dakort po me kusht qe Berisha te mos jete kryeminister.

Po u arrit ne kete pike, politika Shqiptare shpalos gjitha energjite e saja.

Edi ka humbur çdo shans per Kryeminister.

Kjo GSH eshte e luajtur menc fare.

 

keto edhe sy per sy te genjejne. Filluan ti puthin kembet Ilir Metes tani. Sa legena qe jane. Nuk ka shanc, as Ilir me ato 2-3 pseudo deputet te behet kryeminister. Per mendimin tim ai duhet te dorhiqet fare nga skena politike, ose te shkoje te behet kryetare Ps ne Skrapare. Ishte deshtim total.

Skeni pse ta fusni LSI me Ps, keto te fundit bene spot mos voto LSI, qe se bene as per Berishen kaq te drejte per drejte. Rezultati ,qe pritet te jete perfundimtare. do jete 71-66 per Kualicioni PD me te PS. ca hyne LSI ketu ?

 

Rama humbu perballe Berishes. eshte evidente tani,te bejm kot sikur nuk lexojme.LSI nuk eshte Rama, perkundrazi, ka luftuar deri ne fund per ta zhdukur ate. Mos te bejme kot sikur te jemi gazetare te Gsh se eshte idiotllik.Ti leme me nje ane, bindjet politike. Matematike eshte e thjeshte.

 

Rama Humbi kundra Berishes . ( te pakten me nr deputetesh ). Duhet te japi dorheqjen nga PS. Te haje ato vite ne Bashki edhe kaq. Ps duhet te riorganizohet me Pandeli Majkon,se mesa po shikoj une i erdhi fati ne dere perseri si me Kosoven smiley KOt nuk thojne ,mos i be gropen tjeterit se do biesh vete brenda. SI ja beri Edi , Ilirit.

 

Sa per qevrei te brishte, nuk mendoj qe do te kete. DO dalin xhuvela te tjere sigura nga qarku i opozites, qe sapo te perfundoj nr, e te filloj te festoj me taman PD, do kerkohen koka turku nga ana PS.

Nese do te qendrojne ne keto pozicione Berisha e ka fituar qeverine.

Pa llafe shume, tanime ai eshte ujk i vjeter ne politike dhe..........., (me vjen keq por Rama u tregua llosh).

Berisha edhe me 69 mandate  ka mundesi brenda afatit te caktuar ti gjeje aq deputete( ti bleje, ti pozicionoje ose edhe ti premtoje, por edhe ti kercenoje me dosjet qe i kane kapice si "Biznesmene te rregullt&quotsmiley. Ata e dine vehten se ku jane. Mbaroi!......... Rama nuk ka fuqi ti mbaje ne nje parlament ku "ai nuk do te nxjerre dot ze", sepse do ta delegoje fjalen gjithmone me ane te te tjereve dhe me celular. Si puna e debateve me celular, per faqe te zeze.

Pra e mbaruar.

O Elton ( meqe ra fjala cun trim dukesh edhe ti qe ke vendos emer mbiemer, ti edhe Blendi Salaj smiley )

 

Sala do te formoje qeverine me 71 deputet po qe se do te perfudnoj keshtu.Edhe Presidente ska per te hyre ne pune fare. Por gjate mandatit , pushteti eshte i embel. Do te kete firo nga PS sigura. Nuk rrijn dote edhe 4 vjet ne opozite. Pastaj do te kete perplasje LSI- Ps , keto te fundit do ti akuzojne perseri si shkaktare te humbjes, qe ne fakt nuk eshte e vertet. Se Iliri iu lut Rames, shume here per te qene bashke. Edhe Meta, nuk eshte aq i papergjeqshem qe te kerkonte kryeministrin me 3 deputet smiley do kenaqej me nje ministri. Por Rama nuk eshte politikan ,me kete levizje i vuri kapak kesaj Shprehje qe e ka thene edhe vete. Thjeshte eshte manager lekesh, biznesesh, asnje gje me shume.

 

Sala do te rri ne qeveri me te pakten 73 - 74 deputet edhe opoziten do e zeri remuje tipike qe e ka pasur keto 4 vitet e fundit.

 

 

 

Hahaha

Mendoj se eshte me se normale qe secili te perdorte emer e mbiemer, nuk jam njeri qe fshihem dot pas nje pseudonimi, gjithsesi respekt per ata qe e mendojne ndryshe, nuk eshte shenje trimerie, por thjeshte nje pike force per te mbrojtur ate qe them.

Secili eshte pergjegjes per ate qe thote.

 

Elton me shume respekt meriton ti. sesa ne.

 

Jemi kohe te keqija shoku, nuk vlej exit-pollet as tek Peshku. thojne qe e lexojne shume kete forum edhe nga shqiperia. smiley

Me pelqen qe ke emer edhe mbiemer, por edhe se ke bindje te djathta smiley

 Alternative, nuk me duket ndonje gje per tu kenaqur qe formimi i qeverise do varet nga sa deputete do jete i afte te bleje Sala. Per njerezit e kam fjalen se deputeteve s'u eshte pergjysmuar pasuria ngaqe jane ne opozite jo, dhe as do pesojne depresion!

 Shume diskutime jane aq te verbera ketu, sa nuk shohin me interesin e Shqiperise cili eshte, po mjaft te fitojne bastin qe kane hedhur pa pune e madhe sa do jete ne gjendje qeveria qe do formohet nga keto zgjedhje te beje reforma.

 73-74 thua ti, nje nga xhepi 75 opaaaaa u be qeveria!  Dhe pastaj ka dhe ndonje qe habitet pse s'bejme prokopi.

Alternativa dhe Eltonkola, ngadale ore te ururar se po kaloni ne orgazem gati-gati. Eh c'te beka politika thuaj... smiley 

Ajo qe une mendoj perfundimisht (ne rast se rezulatet ruhen sic jane deri ne fund) eshte qe perseri (per fat te keq) PeDe-ja ka humbur shansin per tu reformuar dhe do ta shtyje ne pushtet per disa vjet te tjera me te njejtat menyra, me Medira e me Bashera, e me the e te thashe. Ps-ja pertej humbjes (se mundshme) i jepet edhe njehere rasti te rikonceptohet (qofte nese Rama iken apo rri) duke i dhene shanse te medha si force politike.

Shqiperise ne pergjithesi, keto zgjedhje them se i kane bere mire sepse se paku dhane disa mesazhe te qarta:

1. Gerdeci dhe bemat e tij jane po njesoj me papergjegjshmerine urbane (ose mos reagimin ndaj aferave te biznesit te ndertimit).

2. Nuk mjafton te perdoresh vetem fjalen NDRYSHIM ne sllogane e emra koalicionesh qe te fitosh shumicen e votave te popullit.

3. Nuk mjafton as te derdhesh miliarda ne rruge "patriotike" per te marre shumice parlamentare.

4. Sistemi i ri zgjedhor le shume per te deshiruar dhe duket qarte qe eshte formuluar nga dy politikane me korrespondence (Rama + Berisha).

5. Dy forcat politike duhen reformuar nga themelet, dhe mbi te gjitha duhet te sjellin politikane karriere jo capacule te shkulur nga kushedi se ku dhe te shitur shume me teper se c'i vlen lekura.

S'besoj se neser do te kete vend per festime nga asnje force pasi keto zgjedhje me plot gojen i fitoi POPULLI, i cili ishte i vetmi qe veproi me maturi dhe tregoi se nuk i meriton politikanet qe i kane zene deren dhe nuk duan te levizin...

E jemi pak te politizuar ske faj ti .

Por me pikat e tjera te jap te drejte. Sa per formimin e Ps, mendoja qe e kishte lene keto 4 vitet qe kaluan. Po paskam gabuar smiley

T'kishte marrë t'paktën Geronathtenanantë perqin smiley

ehhh... ç'e zuri kete popull dhe nuk e hoqi thuaj... kujtova se kesaj here iu mbaruan kusuret... po nuk qenka e thene...

 

 

Nuk mund te pres ECA, sepse jane shume mbrapa.

Kam bere vete nje sistem qe mbeshtetet me te dhenat e KQZ, dhe me del qe ne Lezhe PS humbet 1 deputet dhe kete e merr LSI.

Pak per Meten.

Me a-politiku nga te gjithe u tregua Meta qe pretendonte 30 mandate dhe po perfundon ne 3, duke humbur edhe te vetin. Kolaps apo erresire politik, eshte nje deshtim i madh per te dhe grupin e tij Vasili, Prifti etj. Propagandoi nje vije anti Nano si vlere morali dhe ndershmeri politike per rreth 5 vjet e ne fund, 10 dite para zgjedhjeve ben gafen historike e del me te ne koalicion. Pasuesit e tij e ndeshkuan. Edhe ne Fier e Berat.

Nderkohe e dinte shume mire( ose edhe nuk e kuptonte qe nuk duhej te terrorizohej nga mos pranimi i ofertes se Rames), qe Nano nuk kishte me vlere por ato qe kishte marre i kishte dhe po i mbante qe prej anti-N. Duhej ti mbante fort. .......I humbi ne fund!. ............Kjo pra eshte ajo qe quhet politike, ajo qe te jesh i zoti te shikosh pertej, pra te kesh ndjesine, Jo Inatin.

Meta mori ate qe donte dhe e meritonte 3 % -ishin !  Ai bastart !

Po arriti te behet perseri Berisha kryeminister,edhe po e mori PD,ta gezoni ju Shqiptare Shqiperine  me bacen ne krye ,  Enver Hoxhen prej malsie , pastaj vetem buste i ngrini ne te gjithe vendin !

Tugjat jeta bac Berisha  ka me ken refreni i konges Popullore Plebishitare e ketyre zgjedhjeve !

 Sipas Eca, Lsi e mori nje deputet ne tirane(ne dem te Ps)...............Kushedi se sa do jete gezuar shtangisti................Akoma se kam kuptuar sesi PR ka marre nje deputet me 1.6 %

Lizander

Permenda Ruçin & Braçe si me te afert e Edit.

Nje emer i respektuar eshte P.Majko, nuk ke pse trembesh, e gezofsh shtepin.

 Une kom nje mendim , ne se i ka shku ne men Withersit ,qe ta kete here ta mori Rama, Rama do ta mori ,..puna osht qi si me ja thon Berishes kyt,qi te largohet ,nga procesi i bllokimit te numerimit!!

Mua do te me pelqente qe nga PD-ja te ishte te pakten Gjergj Bojaxhi, ne parlament, me duket njeri i ekuilibruar. Po s'e di si eshte ne shkallen hierarkike te PD-se...

Bojaxhiu eshte djegur prej Sales sepse akuzoi G Rucin per pallatin tek diga e Liqenit. Kujdes me koalicionin e M....s! Administrator i zoti por aspak politikan i zoti. Per pak na nxorri edhe ate horrllikun me eksportin e korentit. me pak fale nuk bonte...

Gjergji Bojaxhi eshte projektuar per Bashkine e Tiranes, per kete qe eshte vendos pak ne vend te keq ne liste. smiley

Pse i bente keq te fitonte mandat deputeti, te fitonte integritet dhe pastaj ta zevendesonte Sala.

Tani qe eshte proporcional rajonal nuk eshte nevoja te zgjidhet me votim te drejtperdrejt, mjafton te kaloje pasardhersi ne liste. Por e kane djegur keq, pa bere ze.

Ehh Ana H, ncncnc Gjergj Bojaxhi, nuk klasifikohet per fat te keq.. eshte i fundit ne listen e kandidateve te PD..

Edhe mu me pelqen Bojaxhi por u dogj nga Sala se i doli si kandidat kundershtar Bumcit per PD e Tiranes... Nuk le ai te ngreje koken askend...

 nuk eshte i fundit, eshte i 25-ti, gjithsesi njesoj sikur te jete i fundit. sala nuk para i do tipat me integritet si bojaxhiu qe nuk cirren neper ekrane per kryetarin, keshtuqe bojaxhiu s'ka gjo ne terezi ne te ardhmen e afert.

 artian, meta mori ate qe meritonte 5%, s'ja ka fajin njeri rames qe eshte megalloman dhe i rrete menja se do e bote qeverine vetem. tani, po qe se shifrat nuk ndryshojne, le te rrije dhe ca vjet ne opozite dhe kur te vijne zgjedhjet e tjera te gjej prape noi barkderr ta nxjerri ne reklame

"ne vitin 2009 une votova per LSI-ne, po ne pushtet erdhi berisha, kete here nuk e bej me ate gabim, po do votoj per numrin 2, partine socialiste"

Bojaxhi eshte PROJEKTUAR nga PD per Bashkine e Tiranes . Jo qe Sala nuk e don. He mer burre sa te veshtire e keni ta lexoni politiken e Sales. Ai po te kishte inate te djeg komplet ( si rasti i Ngjeles).

Ngjela ju kundervu haptazi, sa qe duke i marre erezin, ndersa Bojaxhi vetem tregoi vehten njeri i moralshem dhe shume puntor dhe me kryesorja rezultativ. Besoj se jane nata me diten edhe si karaktere edhe si moral, edhe si elemente ne politike. keta te fundit kane tjeter stil per tu eliminuar. Ai xhaxhi ne te kaluaren i ka dhene mesimet sakte per keto raste.

Edi Rama çfare pret qe nuk ja uron fitoren Pd-s.?????????????????

Edi : [))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))))

me megafon, kemi fituar.

 

Nuk ka aq edukate politika Rama sa te pergezoje Berishen per fitoren

Kot me te pyt, kur e ka bere 1 gje te till Berisha??? Te pakten thuaj qe skane aq edukate politike politikanet ne Shqiperi...

Mbase se ka bere (sepse ose ja kane marre pushtetin me dhune , ose ja kane vjedhur me certifikata fallos ), por kesaj rradhe tha se do ta merrte ervinin ne tel per ta uruar nese do te humbiste.

Varja, zere se se thash, qeke nga ATA

Dritan Prifti i LSI pretendon se votat e LSI jane ndare midis PD dhe PS dhe keshtu LSI-se i jane vjedhur mijera vota smiley

jo mijra, por miliona vota i kane vjedhur

hihihihi

Po po thuaj Priftit. shiko kamerat se i ke gjithandej. smiley

 

p.s se mos ka te drejte ky,se si shume fiks po dalin keto ne Tirane, koke me koke.

do ishin prape barabart nqse do ndanin pergjys votat e LSI pranej kjo nuk ka llogjik

E thame gafen e Priftit tek rasti Meta. Le tia shpjegoje Nano se si ndahen. Edhe ky nje pallosh doli ne politike.

Sa i pikelluar mu duk ky Prifti. Gjynah! 

Pse si te duket kur ngrefesh per 30 e perfundon me 3-4??????

PD, eshte provokative imponuese qe patjeter do nje fitore me zor, e ka thene Sulltani se ndryshe priten koka !  Vota po shkon me komand atje ku e do Mbreti !

Rama po shane edhe Eca-n tani hahhahahahhahahha

Simbol i humbjes.Ta shikojme nje here si do sillet ti ky,kur humb.

Po po sulltani jua ka fakin, por ai sulltan e ka emin POPULL !

pershtypja ime apo mori pak kot Rama tani qe e kuptoi qe po humb?
C'a dmth qe standartet po "zhbehen" tani?

Jo mer daj'...ne na duhen komisionere te huj me na numru votat qe mos bojn zhurm kto sa here qe humbin

Ne qoftese Veriu dhe jugu jeton mire ,mos na cani koken neser qe jo skemi  drita jo skemi uje, jo sna del rroga , jo u prish rruga ,jo vodhi ky apo vodhi ajo .... atehere si te keni koken ashtu do te keni edhe Kapelen (Berishen)!

Ta gezoni kapelen e Berishes !

 

Te gjitha shanset e PS per te fituar zgjedhjet jane perqendruar ne Elbasan. Nqs LSI arrin te kap 5% fiton nje deputet ne dem te Pd. Po ashtu edhe PS mund te fitoj nje deputet me shume ne dem te PD. 

ore si se nigjut iher Sulen?

Dje tha:" Kam besim te plote te policia e shtetit tim, te mush me militante te mi"

Sot thote:" Rrezultat ne dore te numerusve" !!!!!

keto komente ta bejne lekuren puckurriza puckurriza smiley 

 

Tek eca.al Elbasani eshte mbyllur me kete rezultat 7 Pd 7 Ps , e veshtire se Lsi merr votat e duhura ne keto pak QV qe kane mbetur per numerim.

Ore, hiqeni nga mendja qe do kete qeveri te formuar me 71 karrige (mandate), nga cilido qofte koalicion.

Keshtu qe duhet qe nje nga dy koalicionet te kaloje cakun e 73-74 (supozoj si koalicion ate te PD nga njera ane, dhe ate te PS+LSI+PBDNJ nga ana tjeter.

Koalicioni i PD nuk ka me rezerva votash: ne rastin me te mire, PD do konfirmoje mandatet qe ka marre (69 PD, 1 PR, 1PBI = 71 madate). Por thame qe qeverisje me 71 vota(manadate) NUK do kete (do ekzistonte gjithmone frika se qeveria do te binte, nese dhe nje i vetem deputet do nderronte xhaketë apo do shtrohej ne spital me pneumoni... smiley

Keshtu qe duhet qe krahu tjeter (koalicioni i majte) te kape 73-74 madate, per nje koalicion PS+LSI+PBDNJ. Zonat qe kane mbetur pa numeruar, ne rastin me te keq, konfirmojne madatet qe ka marre deri tash PS; ne rastin me te mire (sigurisht qe, ne kesi rastesh, intervenohet nga lart, dhe me pak "sherr", gjithshka zgjidhet... smiley, pra ne rastin me te mire, keto zona i japin 3 deputete suplementare PS (ne berat, vlore, elbasan). perfundimi : PS (68) + LSI (4) + PBDNJ (1) + PBI (1) [VË BAST QE DEPUTETI CAM DO KALOJE ME MAZHORANCEN E RE, SIC KALOI XHUVELI ME PD] = 74 kartona jeshilë.   Ja ku u beme me qeveri te re ! (sinqerisht, nuk shikoj asnje mundesi nga pala tjeter per nje qeverisje me 73-74 kartona jeshile: e djathta nuk ka më rezerve votash, pasi, jam koshient : te dyja palet kane EKZAKT te njejtin numer (proporcionalisht) votash. Po shqipot s'i la mendja te ribejne zgjedhje. Atje s'ka buke me honger e jo më me ribë zgjedhje... harrojeni.

Perllogaritjet me siper jane gabim. E vetmja menyre qe te kalohet pragu 73-74 eshte nqs PD-ja bashkeqeveris me PS-ne.

Sic jane rezultatet tani PS + PBDNJ + LSI = 69.

Po pra mo ! Tani per tani, eshte : PS + PBDNJ + LSI = 69. Por PS do marri 3 mandate te tjera( qe ne kete rast i humb PD) ne vlore, fier dhe elbasan, dhe kalohet nga 69 ne 72. Plus(+) 1 (çami do kaloje doemos me mazhorancen e re, historikisht minoritetet jane ne mazhorance !!) , kalohet ne 73.  Tamam per nje shumice serioze. 

ECA gabon, ne Berat PS 5 PD 2 LSi 1

Rama ka te drejte.

 

Njerez mos i besoni ECA!

 

Sipas sistemit tim edhe ne Lezhe PS humbet 1 deputet i cili i kalon LSI.

 

Keto rezultate do vertetohen.

Vlora, meqe e ke kuptuar sistemin, si ka mundesi qe PR ka marre nje mandat ne Tirane me me pak se 2%? A mund te na tregosh llogaritjet?

me vjen shume, shume keq... populli nuk e meriton nje gje te tille... populli shqiptar nuk jane militantet... ai morri pjese ne votim ne menyren me shembullore te mundshme... morri pjese i gjithe.... pikerisht  se besoi se do te ndryshonte dicka... nuk eshte e drejte qe ta pesoje per hir te pazarrlleqeve dhe makuterive... edhe keto te keqllogaritura...

PS+LSI bashke? me sa di une jo !

jeni te lire te enderroni deri ne voten e fundit, por pastaj njihni zgjidhjet si i ka hije nje opozite normale!

Edhe ne Elbasan eca gabon, 6 Pd 7 ps 1 Lsi.

Hej çfare matematiket, STALKER, Pd 70 koalicioni Ps+Lsi +pbdnj = 74.

Jane 140 deputet gjithsejt, Pd 70 Ps + Lsi= 70 se Pbdnj eshte ne koalicion me Ps mos e numero dy here.

Hej çfare matematiket, STALKER, Pd 70 koalicioni Ps+Lsi +pbdnj = 74.

Kur shkruaja se PS do marre 3 mandate suplementare (vlore, berat, elbasan), kjo presupozon, sigurisht, se ato 3 mandate do ti humbase PD.

Keshtu qe do te kemi:

Koalicion qeverises : PS(68)+LSI (4)+PBDNJ(1) + PBI (1) = 74 kartone jeshile

Opozita : PD (65) + PR(1) = 66 mandate.

Te dyja palet jane puro shqiptare, ju siguroj ! smiley

Pritet ndonje zyrtarizim rezultatesh sot? Pse kaq te avashte ne numerimin e votave, mos ndoshta numerohen disa here neper qendra?

Dje ata te klanit kishin marre makine llogaritese, kush i beri keto rezultate kaq te veshtira per t'u analizuar?

 "Pse kaq te avashte ne numerimin e votave" 

Sepse po numerojne 1.5 miljard vota!! Nja 150 miljon ja kane vjedh vetem LSI!!!!!!

1.5 miliarde vota? A nuk votoi vetem 46 % e popullsise? Sa qenkemi ne brenda kufinjve bre?

Keta numeruesit dashkan dekorate atehere.

ej po si i boni keto llogarite .... se u cmenem fare ... spo marrim vesh ca bohet.... apo spo bien dhe ca rrufe te papame...

Mendoj se PR do e humbase mandatin ne Tirane,aktualisht qendron ne 1.53% me nje mandat.Ndoshta as nuk i takon me ate %, do shohim,por kan ngele akoma shume vota per tu numeruar ne Tirane dhe Pr-s do i ulet akoma me shume % duke e humbur ate mandat.

Sistemi zgjedhor deshtoi, nuk krijo stabilitet, vetem u sherbeu kryetareve te kontrollonin listat e partite rrjedhimisht, kuptohet kjo qe qellimi (se per interes partite e medha kishin deputet zonal me dy raunde, ku ato nuk i mundit dote partit e vogla)

Qeveria - PD 69 + PR 1 + 2 a 3 ministri per ke do vij nga PDja + 72 a 73

Qe tani ka filluar bleria e deputeteve nga Berisha, kush mund te jete ?

 

Sa eshte pragu ne Tirane? Se 1% s'ka sesi te jete!

 Me sa kuptoj une,  ne kete rast pragu aplikohet per aleancen dhe jo per subjektin. Kur Aleanca e kapercen pragun pastaj llogaritjet behen brenda grupit te subjekteve, sic e shpjegon Lizandri pak me poshte.

Berisha ne nje kuptim e meriton , se e deshte e luftoi dhe pas Gerdecit

(Marveshja e Prillit 2008, 100% fitore per Berishen, sic thane shume atehere.)

Rama ne nje kuptim e meriton te humb, se dorezoi te beri opozite nen emrin ''politike e re'' as mish e as peshk....haje rezultatin tani..e mos u anko.

 

Ishalla zgjat pafun numurimi.

Une jom bo addicted me atmosfere zgjedhore. Du zgjedhje, zgjedhje... shkova ne rehab per tu pastru dhe me ardh "clean" prej xgjedhjeve, kur sapo thash se shpetova, erdhi njoni dhe tymosi pak election afer meje... u cmena, s'durova dot mo, more fleten e votimit, e bona tub dhe i terhoqa nje vize qe u bin' dreqi... pershnes electioholics me election daysmiley  

Ka rezik dhe ajo amerikania e Rames mund te vej me PDne, se kishte kerkuar pune te ajo dikur...kuptohet nen petkun e ''politikes se re''...dhe ajo...mendon per vendin...jo per partite...e ndihmon ne qeverisje.

Berisha i zene me pazare....kushedi sa nga lista e PS do jene gati per tu bere ministra..

Xhuveli qe komunist i vjeter, dhe e ktheu, e jo me keta te ''politikes se re''...qe sdo kene asnje ideologji a moral ...si e projektoi kryetari...Rama

 Xhuveli nuk ktheu asigjo; ai u hodh nga rradha qumshtit e liderit punist liberal te rradha qumeshtit e liderit punist konservator! 

E pra, eshte me e lehte per te majtet te jene ne qeverine e ish-komunistit, nga nje ane.

 A ka ndonje prononcim nga KQZ se kur mbaron numerimi? 

PD 71 PS 65 LSi 4

Pastaj, nuk duhet te behemi te pa-durueshem. Kur ka rrotacion, ne Shqiperi eshte gjithmone "pak i gjate procesi" (llogjike per nje vend pa tradite te vertete demokratike ...). 

Fundja, edhe ne kete rast, jemi ndryshe nga bota : ne perendim, kur ka rrotacion, merret vesh menjehere, gjysem ore pas mbarimit te zgjedhjeve. Ke ne, do akoma pak stil...

 

eh thuaj...

je t'u i bo qejfin vetes a si?!
ku e shef rotacionin ktu?

Gjirokastra,Vlora, Berati , Korça,Diber, Kukes, jane te qarqet ku rezultati perfundimta eshte ky.

Gjiro, pd 2-ps3.

Vlor, pd 5- ps7.

Korç,pd 6-ps 6.

Berat, pd 3-ps 4, lsi 1.

Diber, pd 4-ps2.

Kukes,pd 3-ps1.

Ne qarqet e tjera rezultati nuk eshte i qarte, me afer atij perfundimtar eshte Elbasani ku. pd 6- ps7, lsi 1, eshte Durresi pd7-ps5 e lsi 1, dhe Lezha pd 4 - ps 2 e lsi 1.

Edhe qarku i Tiranes mund te merret per baze ky rezultat si perfundimtar, ku kane mbetur per tu numeruar rreth 200 QV.

Fieri dhe Shkodra nuk e kane dhene per momentin rezultatin perfundimtar, ngase jane per tu numeruar ne Fier 140 QV e ne Shkoder 160 QV.

Tirana ka me shume qendra per numerim, po % eshte me stabel se ne qarkun e Fierit e te Shkodres.

Me gjendjen e tanishme te numerimit te votave, Pd 70 Ps 64 dhe Lsi 6.

Miredita njehere. Po del rezultati qe thashe une (biles po tejkalohet). Besoj se do perfundoje me 73 mandate  ne favor te PD-se.

ti ose di ndonje gje si i "brendshem" smiley ose ktu ndokush ka 4 ne matematike  

Hunter po te lexosh ato qe kam thene une qe dje po dalin fiks parashikimet e mia.

a mund te na thote ndonjeri sa jane pragjet per te marre mandat ne qarqe te ndryshme?

Peter une mendoja se ishte 5% per koalicionet po me duket se eshte me nr fiks votash per qark (pra diku mund te jete me pak se 5%). Ndryshe s'ka si shpjegohet qe LSI fut deputet ne Tirane dhe Elbasan me 4,63 dhe 4,62%

 Te terheq vemendjen nje shifer qe edhe mund te besohet ..shifra qe PD te kete kapur 71 Mandate. Maximumi i maximumeve te ish Partise Komuniste ne Pushtet me anetaret e te ciles furnizoi PD ishte aty tek 20 % . Shtoi edhe 10-12% te pakenaqur e te tjera te popullsise PD ne cdo rast nuk e ka kapercyer 30 -35 % .... ( por gjithnje argumenti eshte mbi realen jo mbi vjedhjet e votes ).... Ne kete rast pra vertetohet se shtesa e saj me 20 % vjedhje te votave (e ne disa raste si 96 me 80% ) tregon se shifra prej 71 mandatesh duhet te jete REALE . Si do te jete Qeveria  ??? Si gjithnje e BLERE ....me Pazare... Asnjehere REALE per Shqiptaret . Gjithnje me dore te shtrire per LEMOSHE...dhe per kete dukuri jam Plotesisht i BINDUR qe me mire se SALIU askush nuk e ben dot rrolin e LYPSIT . Vetem se kesaj radhe do ta kete shume te veshtire ....aq te veshtire sa qe asnje vendim nuk do te kete ngjyrime ose si zakonisht ARROGANCEN e Pd -se alias ish PP . Lutjuni te cmendurit ne se vertet ifton te heqe DORE nga manifestimet tip TALEBANESH neper rruge me kokpalare e gjith MORRA . Po ashtu edhe Edit ne se fiton. Lutjuni te mos i bej asnje karshillek ..ta lere te lehe pa i kthyer Pergjigje . Mos e ndotni me ate VEND me..... alternativa , Leftra , mistrecer , hunj, e lloj lloj mbeturina te llumit inteligjent  shqiptar !

eca eshte pak me mbrapa se KQZ per informacionin mbase ngaqe duhet pak kohe te rifreskoje te dhenat. Ne eca tani afishohen 3934 kuti te numeruara nga 4753 gjithsej dhe kuptohet rezultatet bazohen ne keto shifra, nderkohe qe KQZ ne oren 14:40 (rreth tre cerek ore me pare) beri deklarate qe jane numeruar deri ne ate ore 4076 kuti nga 4753 ose 86%.

 

E dyta, disa qendra numerimi kane mbaruar fare, keshtu qe varet se cilat nuk kane mbaruar, pra disa rezultate jane finale e disa jo, po kuptohet qe KQZ nuk thote gje per rezultatin - ashtu sic i takon ne fakt per te mos bere spekulime.

 

Uff c'na plaken para kohe me keto! Tamam si ato filmat me suspense...

Kristida ska suspense. Pd fiton.

Kurse mbrenda koalicionit ndryshon shume puna ne qarqet e medha si Tirana se perqindjet pjestohen me numrat e thjeshte te njepasnjeshem pra nqs nje koalicion ka marre 16 dep, pjestuset jane

1
2
3
5
7
11
13
17
19
23
29
31
37
41
43
47

Kshu qe edhe ai qe a marre 1% kap deputet se 42%/47<1% (shpresoj qe te qartesova disi Buda)

Gre.

sipas KQZ "cec.org,al" pamvarsisht se ketu te "cec" nuk jep mandatet.

Ne Vlore ku kane mbetur per tu numeruar 10 QV Lsi ka 4,94% .

 

20 Kuti jane pa numeruar ne Vlore.6 kuti jane konsideruar te pavlefshme, po PS ka ankese per kete, ndaj do e shqyrtoje KQZ.

Eh kot dhe kjo, ai qe do humbi, bashke me simpatizantet, -cilido qofte - do thote u vodhen votat, kundershtari maskara dhe manipulues, populli i mashtruar etj... dhe ai qe do fitoje qe ishte vullneti i lire i popullit. Dhe kushdo qe te vije ne pushtet do vazhdoje lojen e bere deri tani, se te gjtha palet jane 'shalqin me prove', kane pasur kohe ne pushtet te tregojne kush jane dhe lemsh e kane bere gjithmone. Keshtu qe t'i leme spekulimet edhe ne, se vetem nervat te grihen...ja mbase nga mbasditja sot mbaron filmi...dhe t'i kthehen vjedhjes qeveria e re dhe punes mileti ne Shqiperi si dhe ne qe kemi dy dite qe n'a ka rene produktiviteti fare se e kemi mendjen ne Tirane (dmth ne Shqiperi)...

Mu po me duket vetja si ne stadium te neshja Shqiperi-Portugali (duke shpresuar qe mos kemi surpriza aq te hidhura si ne ate ndeshje)

Tamon na plaken e na lane pa pune nderkohe qe muhabeti mund te jete da paraprakisht ("o e shitme!" do thojshin bastexhinjte)

nderkohe qe muhabeti mund te jete da paraprakisht

 

halà ti ?? smiley

 

Po pate fitu BINGO-n, ok, shko çoi nje dore pare qe te ribejne zgjedhjet.  Perndryshe, nuk thu shyqyr qe te pakten kane aq mend sa me "e ndà muhabetin" ? 

un mendoj se Berisha duhet ta mori edhe mandat per 2 arsye:
- nqse, sipas tij, ai ka bo shume kto 4 vjet dhe se kto 4 vite te ardhshem ka 'per t'korr frutet e punes' (liberalizim vizash, antarsim ne BE, rritje ekonomike, etj...) ath, nuk i takon moralisht forces tjeter me i korr kto fryte.

- nqse, se eshte e vertet ajo qe thote PS se, 'ai e ka lone buxhetin n'krize, se kto 4 vite t'ardhshme do jene ekonomikisht te veshtira si pasoje e ksaj politike 'te cmendme' ath, Berisha duhet ta paguj ket kosto...nuk ka pse ta mori persiper PS qe normalisht i bi ta mori nqse merr pushtetin smiley

Rama do kishte fatin me te madh ne histori po te merrte qeverine sepse do korrte frytet e investimeve te fuqishme ne keto 4 vjet por per fat te mire i takon PD-se te korri dhe te shumefishoje rezultatet. Rama ka kohe qe ka humbur.

Skender Minxhozi, Sokol Balla dhe Muc Nano e kane humbur perseri fytyren. Megjithate si socialiste te vertete qe jane kane shprese deri ne fund smiley

Bah mer burr, po si je kshu mer gjith mllef edhe pse po fiton??!!! Po c'te gezon me shume, fitorja e PD apo merzia a tjetrit, apo ndoshta fitorja per ty s'ka kurrfare rendesie. Kaq shume i urren ata njerez? A do te pelqente ti shihje zvarre rrugeve ose ndoshta edhe ndonje plumb ballit, kjo besoj do ishte kulmi i ekzaltimit per ty. Eh mer mac, gjynof ti dhe gjynof ne te gjithe qe na duhet akoma te perballemi me kete lloj mentaliteti.

Ahahahah. Treno je i lezetshem. Nuk kam fare mllef jam i gezuar dhe shoh me humor sesi perpelitet Muc pordhaci. Eshte e vertete qe nuk e shoh dot me sy por kjo sdo te thote qe dua qe ta vrasin ose te zvarritet rrugeve smiley Te te bej nje pyetje?! Ty pse te djeg kaq shume?! Mire ne qe jemi ne Shqiperi dhe prekemi drejtperdrejt. Po ti pse?!

O Macosx, mire te tha Drini shpare, o na jep rezultatin dhe te vazhdojme punen o na thuj se pse po zvarritet pra ky muhabet kur qeka kaq e sigurte fitorja e PD-se. Jo per gjo po KQZ nuk o FIA qe ka hallin me shit te drejtat televizive.

Ta jap une rezultatin. 71-73 mandate per PD-ne. Nese nuk del kjo qe them une per denim do shoh top-channel dhe news24 per 1 vit rresht.

Perkunder Nanos dhe Balles, kam pasur pershtypjen qe Minxhozi nuk ishte me PS, sikur arsyetonte paksa me gjakftohte dhe me realist, jo vetem tani per zgjedhje, por dhe me pare... Me eshte dukur me i qete dhe jo aq pasionant sa dy te paret...

E kam pasur dhe une ate pershtypje por diten qe doli sondazhi Zogby Minxhozi u be shume keq bashke me te tjeret. Pastaj Ana meqe je ne Shqiperi ti e di shume mire se kush e mban Topin dhe keto analiste.

gjoja mo e keqe eshte kur analisti kthehet n'zedhenes te partise. E vuna re kur Rama kish dhone nji deklarate dje ku n'fund tha pak a shume:

- takohena ktu me vone per me festu fitoren..dhe t'gjith 'gazetaret' shperthyn n'duartrokitje

Lizander,

rezultati ka qene i ditur qe dje, po politikanet Shqiptare e kane per zemer te zgerlaqen deri ne voten e fundit.

Ka mjaftuar 20 % i numerimit te QV per te kuptuar se cili koalicion ka fituar.

Te jesh i sigurt se edhe pas kryerjes se numerimit nuk do kete humbes, kane bere gati ankesat per mosnjohjen e rezultateve.

Ne presim !!!!!!!!!!!!!!!!

Mesa shoh rezultati eshte shume i ngushte por PD deri tani ka siguruar 71 mandate te mjaftueshme te beje qeverine.Po te marresh parasysh kete fakt PBDNJ do te kaloje nme fituesit dhe Ilir Meta ose ndonje deputet i tij keshtu qe PD merr 75 mandate te mjaftueshme per te qeverisur pa kokecarje per 4 vjet.

Ajo qe me ben pershtypje eshte qe nje parti qe arrin te fute vendin ne NATO,te zgjide problemin e energjise,te ndaloje fenomenin SKAF,te mbaje zgjedhje te rregullta sipas standarteve europiane,te mbledhe taksat,te rrite pensionet cdo vit,te beje vendin me rruge dhe autostrada moderne,te beje nje politike te jashtme model ku edhe presidenti i SHBA te vije ta vizitoje,pra nje parti qe i ben te gjitha keto te kete veshtiresi te siguroje qeverisjen perballe nje personi komplet arrogant dhe imoral nje personi qe vete populli i ka nxjerre nofken "Zoteria 10%" sepse merr 10 % te cdo leje qe jep apo kontrate qe firmos.

Ose shume nga shqiptaret e pelqejne praktikat korruptive te Rames,ose jane aq shume te majte sa qe nuk shohin qe po votojne pasardhesit e partise se Miladin Popovicit dhe Enver Hoxhes.Ose jane aq te inkriminuar me kaluaren dhe kane kryer aq shume krime sa qe vetem Rama mund ti qetesoje.Jo se Berisha po i denon por ja qe nuk i zene besen.

Megjithate,keto zgjedhje paten disa gjera pozitive sic mund te themi qe ishin transparente,larguan partickat-shushunja dhe kriminelet si Skender Gjinushi.

E keqja eshte se Muc Nano,Andrea Stefani apo Mero Baze do te kene pune edhe per 4 vjet.

Por cte besh do ti durojme pasi jane e keqja me e vogel.Eshte  me mire te jene llapaqena se ministra.

 

 3dharaku, smiley , dhe macoku, qekeni militant te papame!!!

Shpresoj mos te kaloj kufite kur them se na tate crapin smiley Ta mori Sula ne ven e te gjeni rehat o burra se su lexoka mo peshku me komente delirante si te tujat.

Sinqerisht asigjo personale, po uleni icik ritmin dhe volumin se e bote dhe ketu si te djelen ne darke rrugve te Tiranes. 

m'vje keq, un kom urry gjithmone militantet...sa kom qene n'Shqipri, nuk kom ik me votu vetem prej ktyne mgjse jom i djatht, ket nuk e fsheh.

Per mu, e majta nuk ka moral me kerku pushtetin. Ne kto 4 vjet eshte punu mo mire se kurr najhere, per mendimin tem. Nuk e vej n'dyshim qe jena prap t'funit n'Europe po gjonat kan fillu me leviz per mire, ket nuk mund ta mohosh.

Masanej, nuk pash naj alternative te PS (kur u mundova me lexu mes rreshtave se program nuk pashe kund).

Mos me permend ate Seselin masanej qe zhvillimin n'bujqsi e lidhte me minierat ose kur tha qe "une me stafin tim" a thu se kishte n'administrate publike nja 20 e ca vjet eksperience...gjak i ri po, po jo me dordoleca o burr'. Rama nxorri kto dhe vet lexoi nji leter n'vend te debatit me gazetar.

Nuk e di po mu m'u duk paraqitje shume e dobet dhe ka nji kurajo t'jashtzakonshme me i kerku votat me ket paraqitje elektorale...per mos me fol mo qe ma ala ka mrapa G. Rucin...

chene thote : na cate trapin

macosx tha : e dhjeve dhe ti chene

 

kush nga keto komente eshte me i piste ne fjalor?

pyetjen e bej sepse ai i macosx eshte hequr..ndersa ai i chene qendron sikur te ishte nje karamele.

jo nese do i administroni komentet ushtrojeni drejtesini gjithandej njesoj.

 

 

o plako, nuk e di c'e mendo ti po, une nuk di c'a argumenti do kish perdor PS nqse nuk do kishin pas Gerdec...vija re edhe n'debate n'TV per ekonomin, M. Kodheli & co. kalonin te Gerdeci.

KQZ-ja i jep me shume % Ps-s sesa eca.al

Nuk e  di kush i rezultatet me qarta,por besoj se KQZ-ja ,apo jo?

sipas eca:

PDI per momentin merr 2 mandate dhe PD-ja zbret ne 68.

Gjithashtu vihet re nje rritje me rreth 0.5% e LSI-se ne Tirane gjate ores se fundit.

PR ne qarkun e Tiranes ka marre rreth 5000 vota, me 5 mije vota nuk merr mandat, ne koalicion me Pd + partit tjera te koalicionit arrin shifren e duher per mandat.

Pse PR ? Si parti e koalicionit vjen pas Pd-s per %, duhet te jete nje marveshje midis partive perberse te ketij koalicionit.

Cila parti e vogel ka me shume se simotrat e saj fiton mandatin.

Tek "eca" eshte veshtire te merret vesht ngase per qarqet nuk jep rezultate ne baze koalicioni, i jep ne baze partie.

Lizander LSI-ja eshte ne koalicion, me ca parti te tjera e kap 5%-shin vende-vende.

Asnje parti nuk ka mandate ne vete, perjashto partin e Spartakut.

Mandatet numerohen ne baze koalicioni, ku jane kater.

Pd, aleanca per ndryshim

Ps ndryshimi me aleancen

Lsi aleanca per integrim.

Poli liris.

PDI eshte parti e aleances per ndryshim, 70 mandate.

ke harru PR, kshuqe shko te 71, gjithmon nqse nuk ndrysho...

o drino, 71 mandate... ka ndonje llogaritje ndryshe nga KQZ qe thua 70 apo shpreson de mund te kap nje me shume PS apo LSI?

qe t'mori 2 vene n'Tiron LSI i bi qe t'kapi 2fishin e % PD / nr. dep. te PD apo e kom gabim?

Si nuk ka nje deklarate nga KQZ xhanem per kohen se kur mund te pritet nje rezultat zyrtar? Se edhe roman te kishin qene keto votat e fundit, do numeroheshin me shpejt. Po te shohesh sa ka avancuar midis dy deklarateve te oreve 12:00 dhe 14:40 i bie te jene numeruar ne pak se 2% te votave ne me shume se 2 ore. Me keto ritme, do duhet akoma dhe nje dite e gjysem pasi ka edhe afersisht 14% te votave per te numeruar!!!!

Përfundoi edhe Berati 4 PS; 3PD; 1 LSI

Kutia e fundit ishte e pavlefshme!

Edhe po të ishte e vlefshme nuk ndryshote gja masi PS i duheshi minimalish 630 vota për me ba 5 deputet ndërkohë që kutia vet kishte 500 fletë votimi

KQZ direkt tani po thote qe Berati eshte afer perfundimit me mbi 90% te numeruara

Sapo me njoftojne qe priten 2 deputete ne favor te PD-se ne dy qarqe. Ju them pak me vone se ne cilet qarqe.

macok,

shpreso ta kesh te drejte se une ka nje informacion te sigurte qe PDI po pret dhe nese PD nuk merr te pakten nje mandat tjeter do kaloje ne koalicion pas-zgjedhor me PS'ne

si e cuditshme eshte kjo, me pas minoritetin dhe camet bashk n'koalicion...kush prej ktyne eshte i pim'?

jo

tha qe te gjitha zonat kane perfunduar mbi 90% te votave... nuk ju referua asnje kutie te pavlefshme... nga klani

Duket sikur shkodra do ti jap nje mandat tjeter PD-s.

Nuk m'duket ndonji çudi!

Çudi kishte me kên e kundërta!

pse nuk mbaron numerimi??!!

Sepse secila pale pret qe te mbaroje numerimi ne zonen ku kundershtari ka me influence dhe te merret vesht rrezultati perfundimtar, keshtu qe ne zonen e vet lot si ti doje qejfi per te permbyse rrezultatin ( ne rast rreziku). Nqs e vini re dy partite kryesore kane lene perkatesisht rreth 25-30% te kutive te panumeruara ne zonat ku ata jane me te forte.

Kalamoja, se shyqyr qe u ftillova me hap faqene  KQZ-se se ajo ECA me boni çorap me perqindjet qe jepte (se i jep per parti e jo per koalicion)

Deri tani jane 71 me 65 ?+? 4

Per menimin tim e vetmja mundesi per ndryshim rzultati eshte ne Fier ku PD merr deputetin e 7 me vetem 0.057% (pas pjestimit sigurisht)

Pra PD/7=PS/9 + 0.057%

Ne vendet e tjera nuk besoj se lu mo gjo.

Ne Lezhe PS merr te tretin me 1% me teper, kurse LSI nuk ka asnje shanc sepse ka vetem 6% dhe sikur vetem votat e PD-se/7 te moresh i bine me shume (53/7=7.6)

Edhe Korça ka nje mundesi te vogel per levizje nqs LSI qe eshte ne 4.11% deri tani, kalon pragun. Ne kete rast ja merr PD-se qe ka me pak si koalicion se PS.

Pas nje ndryshimi te vogel, ne Fier avantazhi i te 7-it te PD shkoi 0.069

 

Tungjatjeta burra e gra,

A di gje njeri te na thote se ku pretendohet te merret ai mandati i dyte nga PDI?

Gre .

Qarku i Elbasanit eshte 6 Pd 7 Ps e 1 Lsi,  "eca" nuk e jep kete rezultat.

Nje mandat Lsi sepse kalon pragun e 5% si koalicion.

thx lumidrin,

me tere mend u beme lemsh smiley

duket sikur ia merr si koalicion

 

Se na ngrite mendjen kot: 5% per LSI-ne s'ben asgje ne Elbasan me 14 mandate. 44.65% qe ka PD-ja (PS-ja eshte me mire) pjesetim per 7 del 6.37...

 Pd-ja ne Elbasan eshte 36.71 qe po te pjesetohet me 7, i bie 5.24%. 

soglad behet fjale per % koalicionesh.

Asnje mundesi per momentin qe rezultati ne Shkoder te ndryshoje. I 4-i i PS-se ka nje avantazh prej 1.8% me te 8-in e supozuar te PD-se.

Ne Tirane per momentin PD ka 0.8% avantazh ndaj PS (si koalicione) po nqs kjo permbyset mandati i LSI do merrej nga te PD-se dhe jo nga te PS-se siç merret momentalisht.

eca eshte rreth tre ore mbrapa ne krahasim me KQZ keshtu qe edhe rezultatet jane me pak te fresketa...

Lizander, vazhdo te lutem te n'a e 'perkthesh' KQZ se si website eshte mjaft corap....ECA eshte e lehte per t'u kuptuar, po tashme me pak interesante....

Drin e ke gabim se mgjs kalon 5% (5.13 fiks fare) eshte shume poshte te 7-it te PD-se 44/7=6.36%.

Pra Elbasani eshte i mbyll nuk ka çffare ndryshon aty. Gazetaret e Top Channel bejne çorap dynjane se nuk e ka haberin e aritmetikes. (ose une nuk e kom kuptu akoma se si funksiono ky m.t kodi)

 

o Lizander,

PDI rezulton me dy mandate ne sitin e ECEs. Si eshte kjo pune mor jahu? Ku mund ta marrin te dytin se Vlora sikur u mbyll?

 

Lizander ,

ateher eshte gabim qe koalicioni mjafton 5 % per marrjen e nje mandati?

ECA punon me shifrat e tre oreve me pare....

Ate them edhe une, o per KQZ matematika eshte "opinion", ose me eshte lagur harta.

Po mos harro Lizander se per Elbasanin shiko % si koalicion Lsi-n, se me duket eshte me i larte se teprica e 44.6% koalicioni i Pd-s.

 Tigani, PDI e merr ne Fier te dytin. 

Ky eshte lajm! Rrofsh.

 Drin, mesa shof une me sy, pragu ne Elbasan eshte me i larte se 5% kshuqe LSI i duhen me shume per te marre nje. 

Atehere. Gre te njoftoj se priten 2 deputete. Nje ne Shkoder dhe nje ne Durres.

Ne Durres mund te pritet nje per PS-n ndoshta,jo per PD-n se me sa shoh une rifreskimi i fundit tregon rritje te % te PS-s dhe ulje te PD-s.

Mos harroni tek ECA eshte i afermi i Fatmir Mehdiut, Ilirjan Celibashi.

LSI na e la edhe 4 vjet Berishen. Naiviteti dhe megalomania e shtangistit le Salen edhe 4 vjet te tjera. Nuk e kuptoj pse jane aq tranguj ata kryesoret e LSI qe i shkojne nga prapa I.Metes, robit qe po koka po i merr formen e Hekuran Isait ne kohe tvet.

 

Ka nje 8% mundesi qe 50 % e 1%-shave te perpjestohen me tekat e numrave te perafert me 33% te dy presjeve dhjetore te 42%-it. Me deduksion, 33% e 42%-it perqaset dybrinjinjishem me vleren absolute te 1-shit. Po te heqim 3 shokët nga kompania e shtate, ata prape mbeten kater, (gjykatesi, hajduti, polici, spiuni) por, provoje i here te ndash 7 bataljona ne 28 kamiona. didhi ke didhi hin di herë..

të matrikullofsha posibilitetet e pafundme te dimensionit te 11-te. Kripore te them kripore. se letra me vrime eshte me hatermbetje.

 

 

5% eshte prag per te diskutu nje mandat po jo se ta garanton mandatin. Ne qarqe me me pak se 20 deputete pragu real eshte me i larte.

Po ne Fier i bie se mund ta marri se atje ka marre 2.43 pra futet ne vend te te 7-it te PD-se. Po pas pjestimit me 13 (numrii i 7 i thjeshte) te 31.97 (perqindja e PD si parti) del se nuk futet PDI po prape PD se 31.97/13=2.45

Po kjo edhe mund te ndryshoje ose te kete ndryshu se siç e shifni jane diferenca shume te ngushta.

Nuk e di ku i gje infot ti Macosx po ne Durres i 8-i i supozuar i PD-se ka nje diference prej 1.6% me te 5-in e PS dhe 1.8% me LSI. Pra Durresi eshte myll vlla.

ore se mu kujtu, naj fitore te thelle e te papame kurr n'jete sikur nuk po shof  gjekuni un. e marr vesh qe ky osht tregus per se mbari, ama nje "na fal" sikur e kane borxh gjitha ata qe bene aq shume "acustic pollution" deri para nja dy ditesh ktu. S'guxoje me lexu peshkun, se te merrshin frymen harfet e mdhoja, fitorje e papame, nuk diskutohet, me 29 keni per ta pa...  smiley  smiley   etj etj, ndersa Birce Hasko, pasi i fuste nji raki mareje direkt nga shishja, thoshte: "si do i veje fundi ksaj pune, m'i dhjefsha t'emen"  smiley   smiley  ... ku shkun pra, Demir Hyskjet, e kom llafin, se s'po shifen fare....  xhibilet milet...

pse s'e kena problem hic ne me fol qesim????  smiley 

FH mos u bo i pshter se do futem ne mbledhje. Me zevendeso njoni te "tabela pjestimit"!

Ore sa eshte rezultati sipas KQZ se kjo eca e nxjerr 70-70?

67-65  per partite PS-PD; 70-70  PD&Co- PS+LSI

gërrmoni gërrmoni , hesapxhijtë vullnetarë të PPU  smiley

Ja dhe i  barcalete me llagaritarin e shkretë që i kish bo "mire" hesapet smiley

Njoni 54 vjecar qi kish punu si llogaritar, kthehet ne shtepi dhe i shkruan gruas se tij nje shenim : grua kaq kohe kam dashur te te them qe prej nje kohe relativisht te gjate kam nje te dashur 18 vjecare dhe se u merzita 25 vjete martuar me ty ! Kam vendosur te shkoj bashke me te dhe te te braktis, me vjen shume keq !

Ngjitet ne dhome te beje gati valixhen dhe pa dashur i shkojne syte tek komodina , aty kishte nje leter ne te cilen shkruhej si me poshte: Burre i dashur , e njoh faktin qe prej nje kohe relativisht te gjate ke nje te dashur 18 vjecare dhe nuk duroj dot me kete poshterim keshtu qe vendosa te iki me te dashurin tim 18 vjecar.

Dhe meqenese je llogaritar duhet ta dish se sa here hyn 54 tek 18 dhe 18 tek 54.

Cheers ! smiley

I ka bere njeri llogarite e vendeve,sepse CEA me duket e pasakte.

ECA e ka ne keto momente 71 me 65 per te djathtet.

e gam bere gabim,nuk e kuptove ti?

sapo e ndryshoi perseri dhe e ka 71 per te djathtet

moj ti nga ke humbur?

pershendetje te dy me gjithe emin. une po dal njehere ze kaq shume pjesetime kisha kohe pa bere. llogarisja me sa qindra vota ishin humbur ca mandate smiley

lajme te mira nga tirana eeeee smiley

Endrity.

e sakt pragu per nje mandat ne Elbasan eshte 7.2 %.

epo ateher 71 me 64 me 5.

kete rezultat se luan topi ne fushe te mejdanit.

Ne elbasan nuk luan me rezultati. 71 deri 74 mandate do jene per PD.

Ju rekomandoj te shihni ne Tv Klan Artan Hoxhen.

Desdemo,

Si ju pergjigj plaku.?

Shko moj gru e pyet se ç'fare ndryshimi kur hyn 54 tek 18 me 18 qe hyn tek 54.

 E po Tani te hedh poshte idene ty se ne Shkoder dhe ne Durres pritet nje tjeter. 

Me duket se 71-69 dhe nuk ndryshon me. 

Tani sot me tha qe parashikon 74 mandate per PD.

 Po nga do i nxjerresh?? Ja nje ne Lezhe, kaq. PS mbase, ne limit, fiton nje ekstra ne Fier. Po me duket se te 71-69 po shkojme. 

eca e ndryshoi prape Tiranen 16-14 vajti prape 70-66.

Mbani frymen cuna ,gare e bukur

Me penallti do perfundoje me duket..

Atehere ne Lezhe 5 me 2 e perforcuar per PD-ne.

72 mandate PD per momentin. smiley

kto ke klani thone 72 per Salen...

KQZ la 4 ore qe nuk e freskon faqen.

Ne tharkun e Tiranes, paraqitja e ore 14 e 30 Pd 147.700 vota, Ps 144.600.

Jane hapur kutit e bllokut.

 mbas nje rifreskimi ECA e jep shtatdhet-shtatdhet..

maco, 

cpo ndodh?

pershtypja ime apo ket koalicionin e paimagjinum deri dje, sot e konsideroni pun' te marume'?

apo se nuk ka PS nga me e lujt me-nerin?!

chene, sapo fola me Tan Hoxhen dhe me tha qe PS pret ti kofirmohen 2 deputete. Ti them ku jane pas pak. Gjithashtu, sapo fola edhe me Edin dhe ai me tha qe nga kafja e findit qe kishte pire i dilte qe 3 deputete nga durresi i konfirmohen PS-se nga momenti ne moment. Kurse nje miku im qe eshte afer me Lul Bashen thote qe Lulit i del nga filxhani i vet qe 2-3 deputete nga PS ne Elbasan do i kalojne PS-se ngaqe PD ofron nje pakete shendetesore me te mire. Parashikimet e mia po konfirmohen, vetem se duhet te presesh deri neser sa te dalin rezultatet.

Sa inatci qe je mer tren smiley Sado qe te ironizosh rezultatet qe thashe une qe dje po dalin. smiley

 

P.S Se mos pret damaret kur te maresh vesh zyrtarisht rezultatin se do ta lesh PS-ne me nje militant me pak smiley

chene

nuk ka 70 me 70 po ,70 me 66 me 4

Ngado ti sillesh , ps ka humbur, qeverin e formon e djathta.

Chene pritet me 90% siguri nje deputet tjeter ne Shkoder ne favor te PD. Informacionet e mia po dalin te sakta. Neser do meret vesh.

po pse te presim deri neser nqs ti je kaq i sigurte?

mbase eshte pak heret per t'diskutu por:

- a mundet dikush ta vere gishtin mbi plage e pa fyerje t'na ndriçoje pak PSE kjo ndarje kaq e dukshme "influencash" Jug - Veri?

- a ka naj te dhene (a sens) paraprake si ka shku vota sipas grupmoshave?

- a ka pas naj tematike (problem, thelb, çeshtje) kryesore qe ka influencu voten e miletit?

Kjo duhet diskutuar mbasi te mbaroje zyrtarisht numerimi.

Ore partite tona sjan parti ne kuptimin e fjales.

Jane prone kryetaresh e grupit pas tij, e dihet nga do jete kryetari do jete dhe mbeshtetia e tije. Pra si banda psh banda e lushnjes nga eshte kapobanda eshte dhe partia.

Veriu do qe llogjike te votonte per te majten e jugu per te djathten.Plus ideologjia i ndash njerezit ne baz te shtresave e jo te gjeografise. Po partite tona jane zhveshur nga idete, moralet etj etj.

 

e merr dot Sala mandatin e PBDNJ ?

Tirane 16 PD 15 PS 1 LSI smiley

floro, s'm'besohet! kena bo zgjedhje normale!!!! e di si m'vje, du me ju gafurr naj francozi a gjermoni: ho mer, ca do, ca ke qe shef...

gjo shume e mire kjo Em. Mase eshte heret, por me duket sikur shkoi ajo kohe kur klasa e katert, kur hidhej ne te pesten, i ruante librat e biologjise per ato qe do vinin mbrapa. U bome me libra te reinj m'duket smiley

3 gjera te qarta:

1 - Ligji zgjedhor eshte deshtim total

2 - Asnje nga keto parti nuk ka mandat nga populli

3 - LSI-ja eshte me e humbura ne keto zgjedhje

po per ty eshte e qarte qe PD-ja ka mandat me me pak se % e votave te PS?

Plus qe TR po i kalon PS-se..

ajo krisja e '97 do kohe me u riparu - them un.
Politika masanej, nuk eshte se ka bo shume me e ndihmu procesin mgjse eshte per t'u konsideru fakti qe PD eshte prape e konsolidume n'Jug, te pakten, eshte me mire sesa un prisja. E njejta gje vlen edhe per PS n'veri.

Mgjte. kan ndryshu edhe bindjet nisur nga gjykimi per c'a eshte bo kto kohet e fundit - mendoj.

Rruga me Kosoven mund t'ket ndiku me shume n'veri-lindje sepse pritet njifare zhvillimi dhe merret n'kosiderate vemendja. Psh. un kam pas pershtypjen se Kuksi ka anu tradicionalisht majtas, nqse nuk gabohem

 

Sistemi elektoral qe nje deshtim total e skrijon qendrushmeri ne qeverisje.

E vetmia gje (duket qe dhe qellimi) ishte se kryetaret kontrollonin listat e partite si rrjedhoj.

Pavaresisht kush fiton, duhet te kete shancin te qeverisi se vendi jone ska fuqi per politike pa fund, qe e ka dermuar keto 18 vjet.

Po nga ju del 70 koalicioni i PD-se se nuk po e mor vesh

Sipas KQZ-se ne Tirone o akoma 0.5% para PD, pra rezultati i bi te jete akoma 16 PD, 15PS 1 LSI

 

Sipas eca.al PS kryeson me 43.36% kurse PD ka 41.74% me 701/826 kuti te numeruara. Si rrjedhoje PS 16, PD 14, PR 1, LSI 1.

 

rezultati eshte 70-70,

me burimet e macokut, etj (btw, ai kalimi i PDI nga e majta ishte shaka... jo se nuk e bejne ata) nuk ia vlen te merresh. Nese dikush ka ndonje informacion nga ECA, KQZ, ndonje lajm i lutemi te na e sjelle.

Edhe nese qeverine e formon PD me nje deputet me shume mua me duket shume rezultat i mire per te majten. Kuptohet ketu eshte o po o jo, po nganjehere behemi si ne finalen e boterorit ne futboll. Pasi nje skuader humbet finalet, askush nuk thote qe ishte e forte, doli e dyta... por te gjithe merziten per te dhe tifozet me gjithe lojtaret edhe qajne smiley

Me aq deputet PS'ja eshte ne rruge te mire, duke patur parasysh presionin e madh gjithe kete kohe ... dhe "sukseset" e PD'se.

Keta te Top-it me duket se i morin dizinformimet te PPU se une shpare u ngatarrova me Korçen e thashe qe ka rrezik qe po te kaloi LSI 5% te marri nje mandat nga PD e keta e kone vone te faqja e tyre qe ne Korçe PD mund te humi nej mandat. Nderkohe qe ne Korçe po lu Turbina me Naftetarin neshje miqsore, aq i sigurte o rezultati (rreth 47% secila pale nderkohe qe LSI o te 4% pra i duhen edhe gati 4 te tjera qe te kapi mandatin)

 

Emo

kujdes mos te jete qorr gjermani o frengu.

Flo

, nuk i perket vetem Shqiperis, kjo ndarje, gje qe nuk eshte e theksuar, bejn perjashtim Shkodra me Vloren , Shqiperia e mesme rezultate =, kusuri pak majtas, pak djathtas.

Edhe ne Gjermani qendron nje ndarje e tille.

 Mos e thuj at llaf mer gre!

PS i ka borxh kti poplli mer. Duke i myll te gjitha shtigjet te tjerve per ta ckurorzu Mr. Tropojen, pergjegjsia i bie e gjitha asaj!!!

Ja ka borxh miletit!!!

 Mu me boni pershtypjse se si Poli i Ngjeles nuk mori as 30000 vota.

Perfundimisht mund te them se ne Shqiperi nuk ka te djathte!!

Mos ja qaj hallin te djathtes. Tani qe PD e mori kete mandat ka per te bere kaq shume pune 4 vitet e ardhshme sa parashikoj qe per 8 vjet PS nuk do kete shanse te mari pushtetin. Me ne fund po mer per mbare ky vend.

Te djathten ne shqiperi e ka kapur peng Berisha me cubat e tije.

Ik meria po deshe (kuptohet pe je intelektual e me edukate qytetare je jashte fare)

Se ne diskutojme fasaden, e diten e votimeve, po sistemi eshte i manipuluar qe ne rrenje, nje neri qe ka zaptuar gjysmen e politikes me gjithe menyrat e ulta, e pastaj ne marveshje me palen tjeter mer monopol per lista e gjithe emrat ne parlament, e shto mundesite qe te jep pushteti.

Sistemi politik eshte i manipuluar ne renje, e ne vezhgojme gjethet?!

Berisha ne kushte normale demokracie nuk fitonte dote as nje zone, edhe sikur ne Tropoje te qe, se eshte konfliktual e skrijon dote grup mbeshtetes , po e vurri Ramizi nga larte e mori pushtetin e cdo gje e ka bere fakt nga mundesite qe i jane dhen qe ne fillim.

etj etj etj bajraktari i demokracise

O Dejon po maten koalicionet jo partite o burre. Me koalicione ky i PD-se ne faqen e KQZ-se eshte akoma 0.5% para.

Ohu u trasha totalisht se me duket se flas per te dhena te pa "rifreskume"

Jepi njoni "vap-ik" shifrave ju lutmi! (kush e ma men vap-ikun te ngreje doren!)

po te kishte ndonje web service nga KQZ..i boshim vet kalkulacionet e te gjitha, benim dhe hamendje te edukuara pastaj...po kjo eca ku i gjen te dhenat.

p.s. vapik..mire qe s'ka nanjoni nostalgji per i shkelm ne sume e drejt e ke sedilja e mbrapme e Aro-s

o chene, ta kam thon dhe me perpara, ne shqiperi s'ka te djathte, po 50% e popllit pijne nga sisa e qeverise dhe 50% presin radhen

 

 po e ke thon mer e ke thon; por se kom pas menjen.. me kane hutu punet e mdhoja te Qeverise qe reklamo cdo ore e sekond macoku!

nuk i gjejshe fort kollaj vap-iket. Kan pas qene edhe ca arancata (i thojshin) neper ca shishe qe nuk u lajshin najher
 

 

Arancata qe i sillnin me zuk te mbushur me copa te medha akulli. Atehere mesa mbaj mend une ka pasur mafishe,gurabije,kokosha,arancate,qumesht kelmendi, kane qene ato kutiat e vogla me nje gisht cokollate te shkrire etj. smiley

Kur fliste BBC per ndryshimin midis AN dhe BN thoshte qe nuk gjendej dot ndryshimi midis ketyre 2 forcave, te dyja trumpetonin hyrjen dhe levizjen pa viza ne evrope , te dyja flisnin per ndryshimin , te dyja do te hapnin shume vende pune etj... Pra te dyja jane te majta...

me 1 ndrsyhim t'vogel:
rruga per t'shku aty u hap nga PD...nqse gjonat jan kaq keq sa trumpeto "i majto-djathtisti" Rama, si mund t'i lehtsojne regjimin e vizave per Shqiptaret mrena 1 viti n'pushtet te PS? apo i ka dhon naj leje ndertimi n'Peze ky atyre t'komisionit europian?

Lizander, vapiku me arome portokalli me pelqente me shume...po keshtu po e datojme pak veten smiley

A ka dale ndonje fare deklarate zyrtare apo akoma? Dhe a di njeri se ne c'fare perqindje ka arritur numerimi (jo nga ECA, se eshte mbrapa, por nga KQZ) si dhe numri i deputeteve per koalicion? Po 'te dyshuarit' sa jane?

nejse, sa per ate, Lizandri e ka datu veten thjesht duke vone emrin...brezi im t'pakten e mban mend si emer...plus qe un e kom pas te F. Noli

Ah joooo "ec mo" po deshe me fol per pune me men shko ven tjeter se ne ktu jena mbledh per me pa se sa do dali neshja e ping-pongut! hahahaha

Po per hater se e ke pseudonimin te bukur po te them qe per menimin tim jone te dyja pa asnje lidhje me te majten apo te djathten. Mer po as nuk e dine se çar dune me thone si fjale jo mo si programe politike.

Ne Tirane jane per tu numeruar rreth 30 mije 40 mije flete votimi.

Pd-s i duhen 3 mije vota me shume se Ps-ja, dhe rezultati perfundimtar tepke siç tha vellai i Ganiut, Ed Bobi, Pd 71 , Ps 65 e Lsi 4.

KQZ-ja pse nuk i freskon rezultatet?

5 ore qe faqja ka mbetur e pa levizur, me perjashtim te qarkut Lezhe.

 Emo, 

Keta kane shkare! Po dalin nga vija partise; po vlersojne 'produkte' te kohes se punizmit! Po vlersojne vapikun smiley 

uhmm...tirana per 2 kutia i kaloi PD-se..po ka dhe 114 per tu numeruar...hec mo, shifna prap me von

Vallahi do boj greve m'duket se me trashet ju me pseudonime qe thoni se m'njifni. Po pse une mos t'ju "njof" juve mer jahu?

U se harrova ishte konfirmu ene te faqja e KQZ mandati i PDI ne Fier (kishte shku 2.64% kshu qe ja kalo te 7-it te PD-se)

Nejse kjo per momentin nuk ka rendesi se o levizje mrena te njejtit ekip ping-pongu.

Do ta kene vene emrin ne gugell, rrine qe rrine para kompjuterit, formulen s'e moren qe s'e moren vesh smiley

Duke qene se karkulimet mu duken shum te ngaterrume ketu, po iki me shprese se me vone do te kete dale rezultati zyrtar. 

hej, pa te keq, kush o ky saraci? ai qe knote per te here te pare me nje organo roland..lol

noshka, ai eshte Shpetim Saraci smiley

Te njofim, Lizander, te njofim, une nga shkolla 'Kongresi i Permetit' ku nuk ke qene per kohe te gjate, po ke lene nam....per mire, kuptohet, si gjeniu i vogel i shkolles. Bile kam qene prezent kur kane ardhur ca gazetare e te kane vene te zgjidhesh nje ekuacion ne derrase te zeze, kur ne te tjeret i binim qemanes...smiley

 

Prandaj t'i besoj llogaritjet edhe ketu te peshku smiley

Noshke jo nuk di me i ra asnji qemonie.

Kristida po sikur t'i lejshim keto historite e kohes se Skenderbeut se s'ka lezet.

Mo mire me trego se çar klase ke qene te Kongresi (me qe ra llafi kom bo aty gjysmen e jetes shkollore qe kom bo ne Shqiperi) A e shef sa largpams kom qene! Qe atehere thashe t'i futsha nji barazim 4 te Kongresi 4 te Fan Noli. Vetem se atehere nuk blete njeri zysha e presore nga nji shkolle te tjetra!

Hej paskeni qene interesant ju te majtet,s`keni dale as edhe njehere ne avantazh me deputete,bashke me LSIqe deri dje e shanit,por sot e merrni me te mire tju jape ndonje deputet,dhe cirreni sikur keni fituar mazhorancen!

Po ju bej nje rifreskim para se ta bej ECA.

Tirane kane ngelur pa u numeruar bathorja,kamza,dhe nje pjese e konsiderueshme e kutive te Kavajes.Besoj se e kuptoni c`do te thote kjo? Minimumi edhe 1 deputet per PD.

Shkoder PD i mjafton rreth 1-2% per ta cuar rezultatin ne 8 me 3.ja pra edhe 1 mandat me shume per mazhorancen.

Durres jane edhe 50 kuti votimi per tu numeruar,te zones Shijakut,qerretit dhe rrethinave per rreth qe do te thote sipas trendit te votimit ne zgjedhjet e meparsheme PD-8 mandate dhe PS-4,ose PS rri ne vend me 5 mandate dhe LSI-

Tani do shihni se si do te terhiqen komisioneret e PS nga numerimi,duke zbatuar planin e Rames per mospranimin e humbjes,ashtu sic ndodhi ne Bushat te Shkodres,ku gara behej ndermjet PD dhe PDK,dhe nga komisioni largohet antari i PS.

Chene, ja pak intermezzo permidis-zgjedhore. Pershnes me nje clip nga sopranoja shqiptare Ermonela Jaho; ajo, ndersa ne benim gerr verr ketu, korri nje sukses te madh ne Lyon te Frances me Traviaten. E solla te peshku si lajm te shkurter, me kthjellu pak trut e militantizume, por nuk e qiten. Jane me sa duket turinjt e Sales dhe Edit me me vlere per me i pa.

Ja ku e ke, Chene:

http://www.dailymotion.com/video/x9p31q_...

Lizandro: zgjedhje normale po bojm, artista klasi qesim, ca do mo?

 kisha kohe pa nigju per Jaho-n.. Thx.. Shpresoj qe ket rradh te ket qen primare dhe jo rezerve.. besoj se ashtu do ket qen.. smiley 

Jena bo ilekshen xhankis!

E dhime kjo,, Bathorja, Kamza..Kavaja.. Kjo po eshte si bombe..

Hec e merr vesh, te klani ne mengjes lidhje drejtperdrejt nga KZAZ ne Kamez raportohej mbyllja e numerimit. mo e bukra po degjoj tani direkt lidhje nga Lezha tek Klani, korespondenti jep rezultatin 5-2, dhe kur e pysin a mund ta konfirmoj kete fakt, thote qe kete e konfirmojne burimet e PDs. Pra une kot qe po e shof kete TV kur pres info dhe ky i merr keto nga PD ne vend qe te jete ne vendngjarje.

Nihilisto nga i di kto ti mer plak se po pati ngel Bathorja pa u numru une po iki m'shpi se i bi qe maroi neshja e ping-pongut (çar drame vendoset fati i venit m'Bathore ose m'qytet Stalin) Kurse neve s'na le njeri me votu! u te .... trute o Guçe (ky jom una) qe rri e merresh me kto plena!

Mos ma vini re po neper forume robi i shkrete tere diten me vete flet. Ka raste qe flet me "zo" si una noshti!

ee, po s'jane popull kto ne Bathore? - thote PD-ja e djathte

ahahaha

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).