Financimi i fushatës, PD bën transparencë

Partia Demokratike është i vetmi subjekt zgjedhor që bën transparencën e donacioneve private që ka mbledhur për fushatën e saj elektorale. Në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, selia blu ka detajuar shumat në lekë, në euro dhe në dollarë që ka përfituar deri në datën 8 qershor nga biznesmenë të ndryshëm.

Konkretisht, në llogarinë e posaçme bankare që PD-ja ka hapur për këtë qëllim në Bankën ‘Credins’ janë depozituar gjithsej 168.634 lekë, 169.086 euro si edhe 168.085 dollarë. Publikimi i donacioneve private është një detyrim i Kodit Elektoral. Në pikën 2 të nenit 90 shprehimisht thuhet se: “Dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor.

Në përpjekje për të zbatuar Kodin, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka tentuar të publikojë donacionet e përfituara për fushatën e saj zgjedhore. Por, përveç faktit se ka çelur një llogari bankare në Bankën ‘Credins’, ky subjekt elektoral nuk specifikon shumën e përfituar. LSI-ja sqaron se deri në datën 29 maj ka mbledhur donacione në vlerën prej 171.864, por pa e sqaruar llojin e monedhës, nëse bëhet fjalë për lekë, euro apo dollarë.

Veç PD-së dhe LSI-së, PS dhe 32 subjektet e tjera zgjedhore në garën elektorale nuk kanë bërë ende të ditur shumën e donacioneve që kanë mbledhur nga biznesmenët pranë saj.

Kodi Zgjedhor nuk ia mundëson KQZ-së të drejtën për t’iu kërkuar partive politike të bëjnë publike para ditës së zgjedhjeve, emrat e biznesmenëve që iu japin donacione gjatë fushatës elektorale. Neni 91 i Kodit sanksionon se, publikimi i emrave të tyre do të bëhet jo më vonë se 45 ditë pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, kur KQZ-ja të ketë miratuar grupin e ekspertëve kontabël që do të kryejnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore.

(s.g/BalkanWeb)

8 Komente

Nga njera ane, bravo PD per publikimin e te dhenave paraprake.

Nga ana tjeter, turp PD qe tall b^$%# me shifrat qe paraqet sikur jemi te gjithe bageti.

BRAVO PD-se PER TRANSPARENCEN.N.

Mire apo keq ,na pelqen ose jo PD-ja dhe LSI-ja po bejne transperence.

Po PS-ja?

Ah harrova financo vete Rama me leje ndertimi,me taksa te rritura etj.etj.

Po u ba kryeminister do te vendosi edhe taksen e automjeteve qe do te hyne ne kryeqytet.

Ku e shikon transparencen ti o anglez se po me cudit vallaj.

Per te ardhur keq qe partite e tjera nuk kane arritur ti plotesojne kriteret, sepaku deri tani.

 

I duhet dhene kredit per kete PD-se dhe LSI-se. Po te vizitosh faqen zyrtare te PD-se ka informacione te shumta per programin qeverises dhe per kandidatet. Fatkeqesisht kete te fundit, te dhenat per kandidatet, nuk e ofrojne shume parti te tjera, sepaku nga ky grup, PDK, G99, PS, dhe PR.

 

Mendoj se ky eshte vertete nje evolucion i politikes shqipetare, krijimi i nje transparence informacioni per publikin sidomos nepermjet internetit. Uroj qe kjo vetem te vazhdoje. Demokracia ne Shqiperi duhet te jete jo vetem e popullit, duhet te demokratizohen partite politike per ta bere te mundur demokracionin e shqiperise ne strukturat politike dhe administrative, pervec atyre shoqerore.

Ketu ska asnje transparence. PD-ja i ka kopsit mire gjerat. Te gjithe e dine qe si PD si PS kane hedhur mbi 10 milion euro ne fushate.

Ca na keni keput tu qesh amon....... Fjala transparence ne politike perkthehet "hi syve" per popllin..... Lere pastaj kur kjo transparence behet nga PD-ja......

Eshte njelloj me i vu qorrit sy fallco dhe ti thuash e shikon qe keto goglat e reja ta permiresojne shikimin 100%?! Qorri thote: Cfare shikoj une, hicin shikoj..... Epo une ate goglen kam vene perpara keshtu qe ti shikon per se mbari mos me thuaj mua qe nuk shikon.....  smiley

 Po per donacionet e huaja, pse po flitet, apo jane nen tavoline. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).