Eksperimenti i madh Rama

Edi Rama artikuloi mbrë-më në emisionin TOP STORY esencën e ofertës së tij personale politike të 28 qershorit. Ndihmuar dhe nga panelet e gjera, të dy emisioneve të tjera kryesore në Top Channel, Top Show dhe SHQIP, mbrëmë pamë të zbërthyer profilin politik të Edi Ramës sikurse nuk e kishim parë kurrë më parë.  Një zgjedhje strategjike apo një hyrje e vonuar në fushatë, kjo tanimë s’ka rëndësi. Nisur nga programi i artikuluar më qartë dhe më plotë se më parë, në daljen televizive më të mirë të deritashme të liderit të opozitës, tani mund të fillojmë një debat real mbi programin personal të Edi Ramës kryeministër apo për “ofertën Rama” sikurse e quajti në mënyrë lakonike kolegu Balla.
 
Me një fjalë të vetme, Edi Rama me programin e tij për 28 qershorin, mund të përshkruhet kështu: “një eksperiment”. “Një eksperiment i madh” madje, nëse do t’i jepnim hakun në raport me radikalitetin që përfaqëson profili i tij politik dhe 7 pikat e programit, gjë që e bëjnë eksperimentin Rama me “E” të madhe. Ka së paku tre arsye pse Rama dhe oferta e tij politike përfaqësojnë një eksperiment.
 
Arsyeja e parë është fakti që sjellja e tij politike në drejtimin e Partisë Socialiste ka qenë një “eksperiment”. Një opozitë tjetër, një model i Partisë Socialiste uni-centrik, pra një drejtim tejet i përqendruar. Kjo ia ndërroi thuajse tërësisht profilin Partisë Socialiste, duke e shndërruar atë nga një parti me shumë qendra pushteti, aq autonome madje se kjo përfundoi në degjeneratën e KPD-së së famshme socialiste, në një parti ku ai që vendos ai mban përgjegjësinë. Duke e shndërruar Partinë Socialiste në një parti uni- centrike, Rama po eksperimenton futjen në betejën elektorale të kësaj force politike ndryshe nga të gjithë herët e tjera. Nëse PD gjithnjë ka hyrë në beteja si një parti uni- centrike dhe ka provuar dështimet dhe sukseset e saj, futja e një PS-je të tillë në zgjedhje përfaqëson një eksperiment të madh për këtë forcë politike. 
 
Së dyti, vetë e majta shqiptare ndodhet para një eksperimenti të madh. Rama, duke e eksportuar në spektrin politik atë që bëri me partinë e tij, përmes strategjisë së ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të sistemit elektoral, ka pretenduar praktikisht që jo thjesht të ndërtojë një Parti Socialiste uni-centrike, por dhe një spektër politik të majtë uni- centrik me në qendër vetëm partinë më të madhe të së majtës, pra PS-së. Me ndryshimet kushtetuese dhe ato të sistemit dhe Kodit Elektoral dekurajohet artificialisht çdo forcë tjetër e së majtës jashtë akordit me PS-në, që tashmë gjendet në tregun politik si LSI-ja, por edhe çdo forcë tjetër potenciale dhe alternative nesër. Për herë të parë të gjithë të majtët shqiptarë janë vënë para një dilemë të paparë më parë: që vota e tyre të ketë vlerë, ata duhet të votojnë vetëm një parti, PS-në. Kurse PS-në duhet ta votojnë vetëm si një PS të Edi Ramës apo nesër të udhëheqësit në fuqi. Kjo ose zgjidhje tjetër s’ka, veç abstenimit, me këtë sistem elektoral dhe kushtetues.
 
Së treti, eksperimenti i madh është programi, thelbin e të cilit zoti Rama e paraqiti mbrëmë. Programi ka ambicjen të ndryshojë strukturën e ekonomisë shqiptare, të ndryshojë konceptin e rritjes dhe të zhvillimit, programi shpall thirrjen në skenë të rurales apo kthimin te “sovraniteti ushqimor” e “prodhimi vendas”. Të gjitha këto përmes politikash ndërhyrëse të shtetit sipas Edi Ramës. Nga ana tjetër në planin social, të kohezionit social, të arsimit dhe shëndetësisë Edi Rama propozon po aq ndërhyrje, subvencionim të plotë apo të pjesshëm. Kjo “ndërhyrje e madhe”, e bën projektin një eksperiment po aq të madh, po të kemi parasysh sasinë kolosale të parave që duhen për këtë, kujt do t’i merren dhe ku do të merren këto para në kushtet kur “nuk do të ketë ngritje taksash” – sikurse deklaron qartazi Rama.
Por kjo nuk do të thotë që një “eskperiment” është domosdo diçka që nuk shkon nga pikëpamja elektorale, që nuk mund të ketë sukses nga pikëpamja elektorale. I ambalazhuar në formatin e një fushate komunikimi thuajse pa gabime, “eksperimenti i madh RAMA” mund të shpërblehet më 28 qershor. Si eksperiment.

9 Komente

....degjeneratën e KPD-së së famshme socialiste,...

ku mund te gjej nje video te asaj KPD ?

Lideri forte dhe i pergjegjshem

Spekter i majte i unifikuar

Program radikal per dhenien fund te kalavarit te tranzicionit te tejzgjatur traumatik

Jane tre arsye madhore qe i bejne kundershtaret politike dhe tellallet e tyre te tipit Cili-mi te tremben dhe alarmohen perballe suksesit te padiskutueshem

-Arsyeja e parë është fakti që sjellja e tij politike në drejtimin e Partisë Socialiste ka qenë një “eksperiment”. Një opozitë tjetër, një model i Partisë Socialiste uni-centrik, pra një drejtim tejet i përqendruar. Kjo ia ndërroi thuajse tërësisht profilin Partisë Socialiste, duke e shndërruar atë nga një parti me shumë qendra pushteti, aq autonome madje se kjo përfundoi në degjeneratën e KPD-së së famshme socialiste, në një parti ku ai që vendos ai mban përgjegjësinë.

 

Mos doni akoma KPD per te tallur menderen dhe polifonin e gjelave ne gare se kush kakaris me bukur?? Partia eshte bashkim i lire vullnetesh por sapo pranon te futesh ne nje parti duhet te pranosh rregullat e saj te brndshme. Kjo disipline nuk ka menjanuar profilet dhe protagonizmin e anetareve te kryesise se PS.hapini syte dhe shikoni. Ju doni rrumpalle dhe degjenerate KPD por s ka me!!

 Së dyti, vetë e majta shqiptare ndodhet para një eksperimenti të madh. Rama, duke e eksportuar në spektrin politik atë që bëri me partinë e tij, përmes strategjisë së ndryshimeve kushtetuese dhe ndryshimit të sistemit elektoral, ka pretenduar praktikisht që jo thjesht të ndërtojë një Parti Socialiste uni-centrike, por dhe një spektër politik të majtë uni- centrik me në qendër vetëm partinë më të madhe të së majtës, pra PS-së.

Sigurisht keshtu duhet te ndodhi. Duhet  koherence brenda koalicionit.Nuk mund te jete bishti me i rende se sqepari.

Së treti, eksperimenti i madh është programi.

Cdo risi ne politike, cdo ndryshim radikal keshtu ka filluar: si nje eksperiment dhe sfide  ne relacion me zhvillimin linear te se kaluares.Cfare na keshillon zoti Cili?? Te vertitemi brenda mocalit te tranzicionit 18 vjecar ??

 Edi, po u zgjodh, ka per ta "unicentru" edhe Shqiperine qe te cuditeni! smiley

Nuke di as vete shume sakte ca du me than por,nese te tjeret ken bere se kane dasht ,Edi ben se mendon

Hajde hajde.

Ngelem gjithe jeten me eksperimente.

Morpo na dine kavie keta politikane qe vetem eksperimente duan te bejne me ne?

Sa per ju analistet,ju gallate doni qe te mbushni faqet e gazetave.

Nivel shume i QARTE e i LARTE ne shpjegim zoti Spiritus .Urime me gjith shpirt.

 Ne se shpura e Left me ....YYYYYYYY ne fund  do te kishte ndonje argument te lloit qofte edhe te nje problemi ne kete nivel ,atehere me gjysem zeri do ti uroja ...Ka shprese edhe tek Lidershipi juaj pas 10 vjetve kur bathorizmit , vjedhjes dhe manipulimit te votave sidomos Cilizmave tu kene rene PENDET . Atehere Memedhembja mund te themi se eshte futur ne mendime njesoj te argumentushme per te dy krahet . Tani per tani ushqeni  dhijaret me ndonje tufe barishtje nga Cili.

Cili me... HENRYYYYYYY perpara smiley

Populli nuk do eksperimente por do realitete,si rritje pensionesh,rrogash ,investime ne rruge ,shkolla ,energjitike etj, te cilat kjo qeveri i ka bere realitet.Nuk i ha kush eksperimentet e Rames qe mendoj se ka suksese te larta vetem te betonizimi i Tiranes dhe lejet e ndertimit.

Nje lider opozite qe i trembet kandidatures per deputet duhet shumezuar me zero.

Anglez, njiheni per qetesin, pse merr zjarr.

Ne kete artikull nuk eshte problem Edi, eshte gazetari, masmedia.

Te krahasosh fushaten e kaluar te Pd, me ato te sotmen e Ps, eshte komiketragjike, asnje pike e qarte, asnje objektiv konkret, gjithçka e pergjithshme, pamvarsisht se shume Shqiptare e kane kuptuar se çfare qeverie mund te jete ajo e Edit, indentike me "Mjaftin", piramida e pushtetit ne pozicion normal, ndersa piramida financiare me pozicion te kundert.

Keshtu krijohet ylli me gjashte cepa, simbol i qeveris socialiste.

Me kete menyre Edi do qeveris jo per kater vjet por per 12 apo 16 vjet, duke krijuar klasen politike-ekonomike-juridike te paprekur nga "llumi" i shoqeris Shqiptare.

Kjo eshte edhe arsyeja qe shume Shqiptaro-Amerikan po kthehen per te bere te pamunderen qe te hyjne ne administraten e Edvinit, se do thote disa vjet pushtet absolut i paprekshem.

Anglez, merre me qetesi, asgje s'eshte e vertet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).