“E pamendueshme të humbas”

Kryeministri Berisha premton dy ditë para zgjedhjeve se do të largohet nga politika nëse humbet më 28 qershor. Në një intervistë në emisionin “Opinion”, kreu i qeverisë foli edhe për akuzat ndaj fëmijëve të tij dhe prioritetet e mandatit të ardhshëm.

Zgjedhjet janë zgjedhje dhe asnjëherë s’mund të thuash që nuk ndodh. Nëse shqiptarët do të japin një rezultat në favor të opozitës, cili do të jetë qëndrimi juaj?
Së pari njëherë, kur mendon të pamendueshmen...

...Këtë ma ke thënë disa herë, por zgjedhjet janë zgjedhje...
... Duhet t’i japësh vetes kohë. Në ç’kuptim? Për shembull, do të ndërtojmë rrugën kam thënë, mu desh katër vjet për të bërë realitet atë. Pra, por siç e sheh ti, shqiptarët e kanë ndarë mendjen, do të votojnë për projektin e Shqipërisë evropiane.

Sa sms merrni në ditë?
Mbi 100, ka raste marr 500. Kur janë urime, qindra. Por unë i lexoj, i lexoj...

Kur i lexoni, duket sikur...
E kam ditën të gjatë unë.

I bie që kryeministri të luajë me celular gjithë ditën...
Jo, kam një orë të vonshme që i lexoj. Nuk e mbyll ditën pa i lexuar.

Le t’i rikthehemi pyetjes, nëse i humbisni zgjedhjet?
...Unë mendoj që mediat duhet të vlerësojnë këtë risi të kësaj fushate. Kjo ishte eksperienca më e shkëlqyer dhe që e kisha një qëllim. Një nga këshilltarët e mi ka drejtuar fushatën e Presidentit Obama në Florida për ëndrrën dixhitale, pasi Presidenti Obama, të flasim realisht, solli disa risi...

Mendoni ju që shqiptarët mund të jenë lodhur nga qëndrimi juaj 20-vjeçar në politikë?
Jo. Do të vij unë. ... Çdo politikan ka mësuar nga fushata e Obamës, ishin përgjigjet instantale. Nëse njeriu i Zhvarcenegërit që mori Mekein, solli përgjigjen e shpejtë, reagimin e shpejtë, Obama futi reagimin e menjëhershëm, me spote, me të gjitha.

... Zoti Berisha, nëse i humbni zgjedhjet?
Që të vijë përgjigjja duhet të ketë një feksje, nuk ka asgjë të vërtetë, asnjë feksje. Tani, unë jam i vendosur të respektoj verdiktin e qytetarëve në çdo kohë, në mënyrën më absolute, ky është qëndrimi. Që do të thotë...

...Kjo do të thotë që në përputhje me rezultatin do të merrni vendimin tuaj...
Ka një standard në botën e qytetëruar dhe drejtimi i politikanit bëhet nga zgjedhësit, vlerësimi i tij bëhet nga zgjedhësit. Ky është standardi perëndimor dhe ky është standardi...

Që do të thotë, nëse humbni zgjedhjet do të largoheni...
... Prit një minutë. Do të dal te 20-vjeçari. Po nuk ka një njeri më të votuar se unë.

Çfarë do me thënë?
Nëse shqiptarët kanë vendosur miliona, miliona, miliona, vota mbi një njeri, ky është Sali Berisha. Pasi janë 20 vite suksesi.

Nëse dilni parti e parë, por nuk keni numrin e nevojshëm të votave për të krijuar qeverinë, ku do t’i gjeni këto vota?
Unë ju garantoj që do të dalim parti e parë dhe do të kemi numrin e nevojshëm të votave.
Ju mendoni se do të fitoni mbi 70 vota?
Unë mendoj se po kthehet 1992, çfarë do të thotë, mirë do të ishte të mos kthehej, votë plebishitare. Më fal, pse plebishitare votat? Pse po çahen sheshet në mitingjet e mia.

Ka vajza dhe djali juaj përgjegjësi për aferat publike?
Në mënyrë kategorike, jo. As edhe një të vetme. Ata jo vetëm që nuk marrin pjesë në oferta publike, por edhe aktivitetin në sektorin jo publik, janë të detyruar ta ushtrojnë në përputhje të plotë me ligjin. Le të japë dikush faktin më të vogël se studio e tyre është marrë me elementin më të vogël publik ose që ka shkelur ligjet. Kanë lakuar emrat e fëmijëve të mi, 400 mijë herë, 1 milion herë dhe t’i lakojnë 10 milionë herë, por gjer më sot ka vetëm një fakt, një fakt të falsifikuar që është në gjykatë dhe ka zero fakte. Ju siguroj që do të ketë zero fakte. Standardi im, i Sali Berishës, është në radhë të parë në familjen time, nëse duan që ata të mos merren as me veprimtari private, atëherë kjo është armiqësore.

Duhen 71 deputetë...?
Unë do të përsëris fitoren e 22 marsit të 1992-shit. Do të votojnë me qindra dhe mijëra qytetarë që nuk kanë votuar kurrë, do më votojnë përtej pensioneve dhe legalizimit të shtëpive, ndërtimit të rrugëve.

Nëse fitoni, cila do të jetë dosja e parë në tryezën tuaj?
Reforma e parë do të jetë ajo e shëndetësisë. E kam shpallur një gjë të tillë. Ne gjetëm një sistem tmerrësisht të dëmtuar. Infermierë të paguar me 150 mijë lekë apo mjekë me 220.000 lekë. Sot pas dyfishimit të rrogave, ndërhyrjes në sigurimet shëndetësore. Sot spitalet kanë probleme, por do përmirësohen.

Sa kohë do të japë fryte kjo reformë?
Do të japë efekte në gjysmën e parë të vitit të dytë.

Ju tremb humbja?
Mos bëj shaka. Të jem i sinqertë kam bindjen më të thellë për një fitore plebishitare. Si kurrë ndonjëherë nuk kam parë në sheshet e këtij vendi me mijëra prozhektorë drite që buronin nga sytë e qytetarëve.

Do zhgënjeheni nëse humbni?
Unë do të kem fitoren më të thellë që nga 92 e deri më sot. Nga vitet ‘92 e deri më sot, nuk keni gjetur një proces zgjedhor të ndershëm që unë kam humbur. Nëse më gjen një proces të tillë, atëherë unë kam humbur.

35 Komente

U shkriva kur i drejtoj pytjen Blendi Fevziu:

- Zoti Berisha nese humbisni zgjedhjet ca do beni ?

  Ai e pa me inat dhe i tha :-  Ca mooooooooooooooo

hahahahahaha

ahahahahhaahahhaah me shkrive degjove, pale ta kisha pare vete Salen.

smiley

uuuiiiiiiiiiiiiiii ky ka shkare per sy te ballit.... ky jeton ne boten e cudirave dhe eshte komplet ne 'mohim'

Blendi Fevziu eshte konsumuar duke valvitur nje flamur te ndryshem politik sahere fryn nje ere e re. Fevziut i duhen rikujtuar kohet kur bente kryqezata mediatike ne perkrahje te 'shefit' te tije qe sot trajton me perçmim. Pavaresisht sesa pak simpati kam per kete te fundit. Pa permendur fare ironine e rendomte te Fevziut e nje niveli qe i pershtatet me teper nje individi me 8 klase shkolle dhe mungesen e respektit ndaj Berishes - i cili sado i piset te jete- qendron akoma ne krye te shtetit shqiptar.

Blendi eshte ikone e moderatorve shqiptre o La_rosee e ke pare sa skandal eshte ai Sokol Balla.?????????????

 

Aq ordiner eshte sa shkon e perkthen artikuj te NewYourkTimes edhe i nxjerr sikur i ka shkruar vete. smiley

Varet nen çfare konceptesh ti perkufizon nje ikone. Per ty dhe Ciljeta mund te kthehej ne nje moderatore ikone.

Pastaj qekur u deshka perkufizuar Fevziu ne saje te asaj qe eshte S.Balla??

La rosee lere mo Ciljeten se eshte ordinere fare. As se kam pelqyer ndonjehere, edhe mendoj qe as per ne krevat sben ajo e jo per artiste.

Sinqerisht mendoj qe Bledni eshte me korrekt se te gjith analistet e tjere aty.Te pakten keshtu jep pershtypjen, eshte me ngacmues, Ai e ngocmoji Beishen edhe keto tjeter aty, me shume sec do ta kishte ngacmuar Muc Nano, Berishen ne interviste.

Bera Krahasimin me SOkolin, sepse ai perpqet ta imitoje Blendin.Por eshte sh i njeanashem,edhe stonon totoalisht. Kur del Rama aty, ose ndonje tjeter i Ps, vetem ti bej fresk ngelet aq shume i perkrah.

 

 

GJithsesi mendimet jane personale. Ky ishte mendimi im personal , ti mund ta kesh ndryshe. smiley

Ju tremb humbja?
Mos bëj shaka. Të jem i sinqertë kam bindjen më të thellë për një fitore plebishitare. Si kurrë ndonjëherë nuk kam parë në sheshet e këtij vendi me mijëra prozhektorë drite që buronin nga sytë e qytetarëve


hahahah, me shkriu! Seriozisht e ka apo tall me-nder-en ky? Either way we're fu©ked.

pertej politikes (eshte heshtje elektorale sot smiley  ):

Ne minuten e 93-te te intervistes se tij ( http://www.tvklan.tv/emisioni.php?id=576# ), Sala flet per kulturen dhe thote midis te tjerash :

"E keni vene re ? Vendet fqinjë me ne, kane probleme identiteti. Ne shqiptarët jemi i vetmi vend qe s'kemi problem identiteti (kulturor, dmth). Dhe e dini pse ? Se ne jemi shqiptarë !".

Sali ka vertet probleme ne trutë e tij ! smiley

 

o Stalker rri edhe pak ti , edhe mendohu. Futi nje te lexuar perseri intervistest edhe gje ndonje gafe tjeter.

 

Provoje te vish nga sheshi Skenderbej me mbi 120mij njerez ( kot ja futa se se kam iden fare, por ishin shume ama ) qe kane ardhur aty duke thirrur emrin tende. Edhe te ulesh te flasesh per kulturen. Vete vendi nuk ishte. Se ku e kishin gjetur ate pseudo pedagog ordiner. Sala po flsite per rruge miliarda leke, ai do pyeste per karriget e Tobit. smiley mire qe nuk tha sala, do e bej te ri komplet. Vetme me jepni voten.

 

Sa sms merrni në ditë?
Mbi 100, ka raste marr 500. Kur janë urime, qindra. Por unë i lexoj, i lexoj...

Kur i lexoni, duket sikur...
E kam ditën të gjatë unë.

 Kjo me kujto nje barsalete te vjeter kur njera ankohej se vdiq duke punuar, 25 ore ne dite.

- Si ka mundesi? - e pyet tjetri. Dita ka vetem 24 ore.

- E, po zgjohem nje ore me perpara une!

Ndëshkoni arrogancën e Sali Berishës! Nga “TemA” 

Rreth 2 milionë shqiptarë do t’u drejtohen të dielën kutive të votimit, pas një fushate elektorale arrogante dhe të trukuar nga një regjim mediatik, që mund të konsiderohet si një nga regreset e mëdha të këtij katërvjeçari. Në këto kushte, qindra e mijëra qytetarë shqiptarë nuk arritën dot të mësojnë diçka konkrete rreth dështimeve apo sukseseve të këtyre katër viteve, dhe aq më pak rreth një projekti serioz për katër vitet e ardhshme.

Kjo thirrje nuk është për votuesit e majtë, pasi ata i kanë alternativat e tyre për të votuar.

Kjo thirrje është një qëndrim i një gazete, e cila ka mbështetur tradicionalisht në çdo zgjedhje të djathtën shqiptare.

Fakti që ne sot jemi ende të bllokuar me policë, fakti që kryeministri i këtij vendi ka angazhuar gjithë administratën shqiptare kundër nesh, vetëm pse guxuam të flasim për përfshirjen e djalit të tij në lobimin e kontratës tragjike të Gërdecit, vetëm pse guxuam të nxjerrim në dritë të diellit historinë e sekserit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç, vetëm pse publikuam faturat prej tridhjetë milionë eurosh të vajzës së tij për biznesmenë që kërkonin firmën e babait të saj, ne kemi sot një redaksi të rrethuar me policë.

Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” dhe gazetarëve të saj është testi real që dëshmon shkallën e mirënjohjes që ka Sali Berisha ndaj njerëzve që e kanë ndihmuar dhe i kanë qëndruar pranë në ditë të vështira.

Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” është dëshmi e mungesës së moralit që ai ka në raport me medien, në varësi të qëndrimit servil apo dinjitoz me të. Sot, në paradhomat e Sali Berishës ka botues që kanë urdhëruar vrasjen e tij më 28 nëntor 2000, apo të tjerë që janë ortakë në biznese me Delijorgjin, apo serbë të Bosnjës, që kanë pushtuar Shqipërinë pas ardhjes së Sali Berishës në pushtet.

Qëndrimi ndaj gazetës “TemA” është testi që tregon shkallën e lirisë që ka në mendje Sali Berisha për medien shqiptare.

Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” tregon dhe perspektivën e një jete anormale me Sali Berishën në këtë vend, pasi çdo betejë me të përkthehet në djegie makine, rrethim gazete, shkatërrim biznesi, fadroma në shtëpi, dhunë mbi të afërmit etj.

Qëndrimi i Sali Berishës ndaj gazetës “TemA” është në fund të fundit një dëshmi për shkretëtirën politike që Berisha kërkon të formojë në të djathtën shqiptare, duke mos lejuar askënd të ketë mendimin e tij kritik për të dhe familjen e tij. Në emër të gjithë këtyre arsyeve, stafi i gazetës “TemA” iu bën thirrje lexuesve besnikë të saj, që nuk e kanë lënë vetëm në ditët e vështira, të ndëshkojnë arrogancën e Sali Berishës dhe të votojnë për Polin e Lirisë.

E ritheksojmë se kjo thirrje nuk është për votuesit e majtë apo të lëkundur, por për ata votues dhe mbështetës së gazetës sonë që kanë votuar gjithmonë të djathtën shqiptare. Historia e të zhgënjyerve të së djathtës është më komplekse. E djathta i ka më konservatorë votuesit e vet, dhe ata janë sot në dilemë për t’i dhënë dhe një shans Sali Berishës apo për ta ndëshkuar atë. Shumë prej tyre janë ende të paqartë nga çfarë të motivohen në vendimin e tyre për të votuar.

Të motivohen nga spoti i Sali Berishës, që thotë kemi bërë 6 mijë km rrugë, dhe në fakt me letra të qeverisë së tij ka prokuruar vetëm 640 km rrugë, pra gati dhjetë herë më pak se sa thotë publikisht?

Të motivohen nga përurimi i tunelit, i cili u shemb të nesërmen e shiritit, për shkak të keqpërdorimit flagrant dhe rrezikimit të jetës së njerëzve vetëm për arsye elektorale?

Të motivohen nga fjalimi i Erdoganit që na premtoi në vend të Schengen-it evropian “Schengen-in e Perandorisë Osmane deri në Bosnjë”? Natyrisht, jo! Të gjitha këto janë gënjeshtra të verifikueshme dhe arroganca për të të imponuar gënjeshtrat në të tilla raste ndëshkohet me votë kundër.

Por ka një arsye më të madhe që ata duhet t’i demotivojë për të votuar Sali Berishën. Është tradhtia që ai u bëri përfundimisht ish-pronarëve dhe të persekutuarve, duke u grabitur pronat nga Velipoja në Ksamil dhe duke fyer mundimet e tyre nëpër burgjet e regjimit komunist. Bregdeti shqiptar është i mbushur tashmë me licenca dhe koncesione që kompani të huaja nën lobimin e vajzës dhe djalit të tij janë bërë zot të asaj pasurie që ka pronarë shqiptarë, të cilët enden rrugëve me letra në duar. Të persekutuarit e regjimit komunist, që u keqpërdorën në një fushatë false për pastërtinë e figurave, shikojnë tani se si lista e deputetëve të Sali Berishës është e mbushur me bashkëpunëtorë të deklaruar të Sigurimit të Shtetit. Në këto kushte ata duhet të ndëshkojnë me votën e tyre njeriun që synon të jetë sërish kryeministër i Shqipërisë, Sali Berishën.

I dimë shumë mirë mijëra pyetje që do vijnë, përse duhet votuar Poli i Lirisë në vend të Sali Berishës, por kemi vetëm një përgjigje për të gjithë ata që kanë dilemë. Nëse e djathta ka shanse reale të rimarrë pushtetin, vota për Polin e Lirisë mund të zbresë në tokë Sali Berishën dhe të ridimensionojë Partinë Demokratike.

Edhe nëse kjo votë mund të bëjë që PD të humbasë zgjedhjet, sërish i kanë dhënë një shans PD të ndryshojë dhe të ridimensionohet për të formuar një parti me rregulla dhe garë të hapur. Nëse PD humb zgjedhjet, militantët dhe mbështetësit e saj nuk kanë humbur ndonjë gjë të madhe, se edhe kështu ata nuk e prekën dot pushtetin e saj për katër vite. Në vend të atyre që sakrifikuan, u shfaqën në karriget e pushtetit shokët e Argitës dhe Shkëlzenit, nipat e mbesat e Liri Berishës e deri te sekserët e Bosnjës dhe Serbisë. Mbështetësit e PD janë thuajse njësoj si katër vite më parë, me rrezikun se Berisha mund t’i gënjejë përsëri.

Duke votuar kundër regresit që mund të prodhojë për Shqipërinë Sali Berisha, çdo votues i së djathtës tradicionale i ka bërë nder vetes dhe Shqipërisë, pasi do të na ndajë nga një epokë e gjatë dhe e lodhshme e të jetuarit dhe plakurit me Sali Berishën.

Dhe në fund stafi i kësaj gazete ka një thirrje dhe për ata që sot votojnë për herë të parë dhe që kanë lindur në vitin 1990, kur brezi i gazetarëve të gazetës “TemA” ishin thuajse studentë që përmbysën komunizmin. Votuesit e rinj të 28 qershorit janë lindur dhe rritur për 19 vite me një lider para sysh, me Sali Berishën, njësoj si ne që u gjendem 20-vjeçarë në vitet ‘90 me Enver Hoxhën dhe Ramiz Alinë në krye. Është e drejta e tyre të përsërisin historinë dhe t’i japin një shans të ri jetës së tyre. Ata duhet ta nisin kontributin e tyre në shoqëri duke votuar kundër Sali Berishës, arrogancës së tij, edhe për arsyen e thjeshtë se nuk do t’u jetë kurrë mirënjohës, nëse ia japin atij votën.

Sot është dita që realisht Shqipëria të provojë se po ndryshon dhe prova e vetme është të ndëshkojë Sali Berishën.

Po nuk ka një njeri më të votuar se unë.

Çfarë do me thënë?
Nëse shqiptarët kanë vendosur miliona, miliona, miliona, vota mbi një njeri, ky është Sali Berisha. Pasi janë 20 vite suksesi.

Jo ore Saliii, e ke gabim. Ka nje njeri me te votuar se ty: Enver Hoxha. Po edhe ti me keto 20 vitet qe s'e leshon karriken, po e arrin, ne gjysem te rruges je.

Do të votojnë me qindra dhe mijëra qytetarë që nuk kanë votuar kurrë

Dmth prape do i "krijoni" ca votues? Te lumte. Po sigurisht more gomar qe do votojne qindra qytetare qe nuk kane votuar kurre, se para 4 vjetesh nuk kane qene 18 vjec.

N.q. se do te votojne kunder S Berishes qe u priu studenteve per te rezuar regjimin komunist qe ne ate kohe mbrohej me fanatizem nga R Alia,S Gjinushi,N Dokle,G Ruci etj .etj ,at-here duhet qe te votojne per G Rucin N Doklen,S Gjinushin etj etj,

Gabohesh! Zoti Alia i beri kalimin relativisht paqesor te pushtetit ketij tropojanit. Pavaresisht pastaj se ky ndjeu nevojen intristike te djege cdo institucion qe u ndertua gjate 50 vjeteve, madje dhe ato te dijes.

R Alia paqesor? Deri kur ne Rumani u vra Caushesku ,ky Ramiz paqesori thonte :Ne do te vazhdojme rrugen e Enverit,armiqte na morin te keqen.

Si pa perfundimin e kolegut Romun i hyri frika dhe filloj te bente sikur po ndryshon.

Vete Ramizi ka deklaruar se Saliut i thashe ,shko e qeteso studentet se ne krye te tyre ishin ca studente nga Tropoja,por Saliu shkoj u bashkua me to dhe krijoj edhe PD-ne.Ndersa F NANOS Ramizi i dorezoj PPSH-ne.

Po a nuk ishte Saliu sekretar ne po kete parti qe Ramizi i dorezoi Nanos more dallkauk? Po mire more kaq te trashe jeni me te vertete ju idhtaret e Berishes mo aman, se na late pa fjale, na late?

Po qenkeni dhe shume more aman se na e hoqet fytyren fare e na nxorret popull me koeficent inteligjence me te ulet ne Evrope!

Anglezo(dhe jo shqiptaro),

Po leri historite qe Berisha ka thurur me vone, Berisha ka qene vete servil i Enverit.

R. Alia ka kaluar pushtetin ne forme paqesore ne nje sistem te ri; ai ka pasur ne dore te shkaterroje vendin ne nje lufte civile. E kaloi ne nje forme relativisht te qete por historia tregoi qe s'paska ditur se kujt te ja kaloje.

 

Stalker

E ke lexuar fija e djallit, ka shume vertetsi ne ate poezi te Fishtes.

Qetsohuni e merreni me logjiken e ftohte, se edhe kater vjet jane,kalojne shpejt, ne kemi pritur pothuajse 70 vjet qe te arrijme mirqenien e premtuar, e nuk jemi merzitur, per kater vjet nuk behet qameti.

Berisha e Pd e bashke me keto edhe votuesit e Pd-s, jane ne nje gjendje marramendese, dikush e akuzon Berishen per enverist, dikush tjeter thote se enveri ishte me i mire se Berisha.

Kesaj i thojne shperlarje truri, rruga, rruga, nuk u be, nuk e mbarua, u vodhen , e u ç'vodhen, harrojme se kemi qene NE ku kemi kenduar kenge per mirqenien qe do vinte, per njeriun qe do sillte kete mirqenie, nje jete e kaluar ne rradhat e gjata e pa mbarim per nje kg djathe, apo nje cope koc mishi, sot pas 19 viteve qe kemi nderruar menyre jetese, e po mundohemi te nderrojme edhe sistemin, ku 10 vjet qeverisje jane te Alis me zagaret e tij, e duam Shqiperin si Europa.

Para se te kerkojm Shqiperin si Europa duhet qe ne njerzit te behemi Europian, te mendojme e logjikojme me "rrashten" tone.

Ne fakt nje fjale e urte popullore thote " idrizi, ne ferr se ne ferr rrin".

 

Po pra, dakort me ty ! Voto per Polin e Lirisê dhe leji llafet ! smiley

Parti 6 mujorshe, voto per polin, tallesh.

Kete kerkoj, ndryshimi vjen me ngadale.

Qetsohuni e merreni me logjiken e ftohte, se edhe kater vjet jane,kalojne shpejt, ne kemi pritur pothuajse 70 vjet qe te arrijme mirqenien e premtuar, e nuk jemi merzitur, per kater vjet nuk behet qameti

Kush jeni "ju" qe paskeni prit 70 vjet per te marre pushtetin?! Po tallesh ti?!

Po "Ju" keni qene ne pushtet edhe ne kohen e xhaxhit mo lal me perjashtime tek e tuk.

Vete PD-ja u themelua nga te llastuarit e sistemit!

jo vetem te llastuarit, por te llastuarit pa burrerri fare, qe mohojne bindjet e tyre 25 vjecare qe mohojne cdo parim dhe cdo norme, te cilat i kane perdorur edhe per te vrare njerez gjate nje periudhe te jetes qe mohojne.

shurra u shkonte nga Enveri dhe per te ishin te paret te vdisnin, aq te paburra jane.

Eshte mese e vertet, shurra pik pik me ka shkuar prej te marrit.

Po dy rruge ishin o shurra pik pik, o i pshurrun ne kufi, pasi te kishin vrare.

Frikacaku si puna ime zgjedh te paren.

Po kur s'ke pike burrerie, pse vjen e flet ketu per burreri, ndershmeri, etj etj etj??? Te lutem tani, burri qe eshte burre, ruan dhe pak fytyren; se nuk behen te gjitha muhabetet per te pare kush llap me shume.

Mire, mer mire po a degjuat qe Sala po lutet edhe per shpirtin e Michael Jackson!!!?? Ky horr, horri ne kohen e dulles mund te fuste ne burg ata qe degjonin fshehtas Jacskon etj. O tempora, o mores............ smiley

Zoti i falte ata qe do i japin voten nje felliqesire te tille.

jo vetem te llastuarit, por te llastuarit pa burrerri fare

Si nuk u lodhet me kto budalleqe katunareske? Keni 18 vjet qe i thoni...dhe akoma s'ju eshte lodh nofulla.

Cudi e madhe kjo bot...qe simaptizantet e djalit te nje Deputeti te Kunvendit Popullor te Dulles, te nipit te nje te Byrose Politike, te nje artisti te deshtuar qe u fut ne universitet fal biografise dhe lidhjeve familiare, te nje artisti te deshtuar qe rrinte kemb-kryq me Bllokmenet ne epoken kur ishte akoma i martuar dhe nuk kishte zbuluar akoma kokainen (kte ja u sjell te vertetuar nga vetja ime...sic ja u thash me pare)....

...qe simpatizantet e ktij (pa permendur se ke ka tjeter ne Partine Private te tij me Biografira akoma me te shkelqyera proletariate)...te akuzojne te tjere se paskan qen te "llastruar" te sistemit.

Cudi kjo bot...lloj lloj njerzish.

---------

Blendi Fevziut ju thafte goja qe edhe ben ashtu lloj lytjesh smiley Sala e kishe me shaka...megjithse ju desh plot 10 minuta diskutim qe te arrinte ne nje pergjigje. Kuptohet...pergjigje pa rendesi se s'ka shans te ndodhi. Shqiperia NUK ndryshon! smiley

Ti me dukesh si spam, komplet i padenje per pergjigje.

ore "demokrat" po si paske lene gje komunisteve mor burr i dheut...po lere mor djale biografine jo yt ate keshtu jo yt gjyshe ashtu.... keto metoda ju perkisnin komunistave te enverit .... dhe pastaj na flisni per diktatora dhe konspiracira pa fund. kjo perqasja juaj 'o me ne, o komunist' ta shpif... Ishalla i themi perfundimisht lamtumire mbeturinave te atij sistemi sot... eshte nje kohe e gjate qe presim

Berisha thote "Shqiperia po ndryshon" e nuk thote "Shqiptaret po ndryshojne".

35 parti ne zgjedhje. Nje popull i lidhur "grusht" pas "grushti" rreth partive.

Kjo eshte shenje demokracie, apo shenje Shqiptarie?????

 Mos u zini djema. Ideja e gazetes TemaA :

"....Nëse e djathta ka shanse reale të rimarrë pushtetin, vota për Polin e Lirisë mund të zbresë në tokë Sali Berishën dhe të ridimensionojë Partinë Demokratike.

Edhe nëse kjo votë mund të bëjë që PD të humbasë zgjedhjet, sërish i kanë dhënë një shans PD të ndryshojë dhe të ridimensionohet për të formuar një parti me rregulla dhe garë të hapur. Nëse PD humb zgjedhjet, militantët dhe mbështetësit e saj nuk kanë humbur ndonjë gjë të madhe, se edhe kështu ata nuk e prekën dot pushtetin e saj për katër vite..." 

 

ishte brilante. 

 

Ne Durres ndjehet fitorja e PD-se sipas Shkullakut. Po qarkullojne makina me flamuj te PD-se neper rruge smiley

Si e ndjejne fitoren?! Kane ndonje organ te caktuar?! Ndonje shqise ekstra?!

Apo jane tipa shume te ndjeshem, keshtu ne pergjithesi?!

Mos u zini djema. Ideja e gazetes TemaA :

"....Nëse e djathta ka shanse reale të rimarrë pushtetin, vota për Polin e Lirisë mund të zbresë në tokë Sali Berishën dhe të ridimensionojë Partinë Demokratike.

ishte brilante.

Mero Baze shquhet per Brillanteri...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).