E drejta e autorit (?)

E drejta e autorit kufizon zgjerimin e njohurive. E drejta e autorit shperblen krijimtarine. Eshte nje bezdi per publikun qe pasuron pak vete tej mase. Eshte shtylla kurrizore e ekonomise se dijes, qe i jep rruge progresit. Urrejtje a po dashuri, ne shkelje apo ne mbrojtje, njerezit zakonisht kane opinione te forta per te drejten e autorit dhe rolin e saj ne shoqeri. Sot sistemi shihet nga shume njerez si nje mekanizem qe pengon perhapjen e lire te materialeve (muzike/film/literature) ne menyre qe te mbushe xhepat e disave. Sot, te drejtat e autorit jane zgjeruar edhe pse teknologjite e reja e kane bere me te lehte se kurre krijimin dhe novacionin. A i sherben ende publikut e drejta e autorit apo ben me shume dem sesa mire? Ju vete e respektoni te drejten e autorit apo e shkelni? Idete tuaja mbi kete jane te mirpritura.


Bazuar mbi nje debat te The Economist.

21 Komente

Ne nje emision televiziv kam degjuar se Adelina Balashi, autorja e komedise "Pallati 176", e cila eshte shitur dhe vazhdon te shitet ne mijera kopje, jeton ne greqi dhe i sherben nje plake...

Besoj se kjo mjafton per te shprehur mendimin tim ndaj te drejtes se autorit.

 

E drejta autorit garantohet me ligj, por ne jemi shume mbrapa ne zbatimin e ligjeve, e jo vetem ne kete rast, por per te gjithe ligjet ne pergjithesi. 

 

ps: Blendo, kjo qe ke shkruar ka nevoje per nje redaktim. 

"e drejta autorit kufizon rritjen"???  fjali pa kuptim!

"kreativitetin" shqipnglish (krijimtari ne shqip)!

"Sot sistemi shihet nga shume njerez si nje mekanizem qe shtrengon permbajtjen (???) ne menyre qe te mbushe xhepat e disave." etj etj

 

 

 

 

e drejte, isha ca me ngut kur e shkrova dhe po mendoja shinglisht. smiley

Sigurisht qe e drejta e autorit i sherben te dyja paleve; pare nga kendveshtrimi i publikut/konsumatorit do te thoja qe eshte nje mekanizem qe siguron cilesine e produktit si dhe konsumimin e nje produkti te perzgjedhur sipas nevojes/deshires.

Personalisht, jam me i zellshem te respektoj te drejten e autoreve shqiptare te cilet nuk kane treg tjeter pervecse kete te tonin. Ndersa per autoret e huaj, megjithese ata kane te drejten e tyre, nuk e vras shume mendjen pasi nuk i demtoj direkt (nuk jam pjese e targetit te parashikuar per fitimprurje). Pastaj cdo kategori - librat, muzika, filmat, etj... - ka specifikat e veta ne menyren e funksionimit te ketij mekanizmi.

Te njejtin mendim me Soglad. Po te flasim per muzike bje fjala, se kam problem te marr nga miq, por nese behet fjale per nje artist te ri, shqip apo te huaj, i harxhoj me qejf 10 euro per te blere albumin, edhe pse e kam sepse me vjen mire t'a ndihmoj.

Normalisht pastaj qe eshte diskutim i gjere. Duhet te kem noj artikull me noj cep po ec e egjeje.

Nuk mendoj se ka nje pergjigje perfundimtare per kete. Argumenta pro dhe kunder gjen sa te duash. Dhe konteksti shqiptar eshte disi i shtremberuar per ta trajtuar ceshtjen ne nivelin qe trajtohet ne bote.

Sigurisht, nje njeri qe krijon duhet te shperblehet. Sa dhe si, eshte e diskutueshme. Ka dicka qe nuk shkon me ligjet e Copyright, dhe kjo sepse shume prej tyre jane bere per te garantuar fitime kolosale per shtepite diskografike, botuesit etj. dhe kjo aplikohet njesoj edhe per librat qofshin keta libra edhe libra shkollore. Dija, njohuria trajtohen si te mira materiale private. Shume pjese te popullsise se botes, per shkak te gjendjes ekonomike ku jetojne jane te privuar nga Dija dhe zgjerimi i horizonteve intelektuale per shkak se librat jane teper te shtrenjte, po ashtu dhe disqet me muzike, filmat... E pare keshtu, deshira e madhe per fitim te ,majme e shkakton piraterine.

Ndertimi mbi idete e njerit behet i pamundur per tjetrin sa kohe ai nuk ka te paguaje mbajtesin e se drejtes autoriale te IDESE 1. Per te kaluar tek IDEA 2 qe eshte nje permiresim i IDESE 1 ekzistojne pengesa qe shkaktohen pikerisht nga "E drejta e autorit." Nga ana tjeter tani, e drejta e autorit zgjat teper. Ne ShBA zgjat sa jeta e autorit plus 70 vjete pas vdekjes.

Kur vjen puna tek kompanite farmaceutike. E drejta e autorit mbi nje medikament te caktuar per nje periudhe rreth 25 vjet e ben medikamentin te paarrishteshem per miljona te semure te varfer. Vetem ne fund te periudhes se ekskluzivitetit barna e caktuar mund te prodhohet nga farmaciste te ndryshem me cmim te lire (generics). Argumenti pro kesaj eshte qe vetem duke e shitur shtrenjte per 25 vjetet e pare medikamenti justifikon shpenzimet per kerkim/zbulim/zhvillim qe hasin kompanite farmaceutike., dhe se keto para nxisin kompanite per te zbuluar barna qe sherojne semundje te medha dhe ne veshtrim te gjere permiresojne jeten e njeriut ne pergjithesi (te pak njerezve patjeter them une).

Eshte me te vertete nje teme shume e gjere mqs. pronesia intelektuale prek cdo fushe te jetes.

Mendoj se te dyja palet abuzojne, qofte autoret, qofte perdoruesit.

Nga eksperienca personale mund te them se energjia dhe koha qe shpenzohen gjate procesit te punes per te respektuar te drejten e autorit ja kalojne shpesh here nivelit te energjise dhe kohes qe shpenzohet per vete punen. Do te thote se te respektosh sot te drejten e autorit jo vetem qe eshte e kushtueshme per koston qe duhet te paguash per te, por edhe persa i perket kostos qe duhet te paguash per ta respektuar ate.

E nga ana tjeter kjo vlen edhe per autoret dhe per strukturat e shtetit te cilat gjithashtu shpenzojne kohe dhe para per te monitoruar tregun.

Persa i perket filmave dhe muzikes, pjesen me te madhe te tyre i kam pare apo degjuar vetem sepse kam patur mundesine per t'i shkarkuar falas. Ne te kundert as nuk do me shkonte ne mendje qe t'i bleja. Realisht ne kete menyre nuk i kam shkaktuar asnje dem autoreve.

Kjo eshte pyetje me spec per te zbuluar sa kapitaliste jemi? smiley

Pergjigjja mendoj se ka te beje me nivelin aktual te zhvillimit dhe me nivelin e deshiruar te zhvillimit, qofte ne ekonomi, qofte ne letersi, qofte gjetke. Ne fazat 'si mos me keq' duhet me vjedh, nese ka gje per te vjedhur. Ne fazat qe ekziston mundesia per zhvillim te brendshem (ose duam gjera qe nuk mund te vidhen) mbrojtja e prones mund te ndihmoje investimin, permiresimin, rritjen. Me gjet piken e infleksionit duhet model. Por principet e barazise se mundesive duhet te jene gjithmone bashke me principet e prodhimit eficent.

Ligji mbi te drejten e autorit, ekziston dhe ne Shqiperi, biles kohet e fundit eshte permisuar, por problemi çalon tek zbatimi. Zbatohet shum pak, ose per te mos qene nihilist, ka permisime nga viti ne vit, por me hapin e breshkes. 

pronesia letrare dhe artistike (per te marre vetem nje dege te se drejtes se autorit) eshte nje e drejte e shenjte, pasi ideja eshte nje element qe lidhet ngushtesisht ne mos ne menyre intime me autorin e saj. kur eshte votuar ligji i pare mbi te pronesine letrare dhe artistike ne bote, behet fjale per vitin 1791 ne France, ne kulm te revolucionit borgjez, ideja qe mbizoteronte ishte mbrojtja e individit dhe e prones se tij si kunderpeshe e despotizmit monarkik qe pervetesonte gjithcka. dhe ne kete kuader, mbrojtja e idese ngrihet me lart se cdo mbrojtje e cfaredolloj prone tjeter qe ishte e prekshme.

natyrisht nuk jemi ne kohen e revolucionit francez. sot gjerat kane ndryshuar, po ne fakt jane pasoje e ketij revolucioni pasi me pronesine intelektuale dhe artistike po abuzohet. u fol me lart per ligjin shqiptar qe eshte permiresuar. po tani po punohet mbi nje draft te ri qe e permireson akoma me shume, nese ngritjen e nje mekanizimi te ngurte ku duhet te paguash per gjithcka mund ta quajme permiresim...

pronesia letrare dhe artistike nuk do te shtronte nje problem kaq te madh nese nuk do te kishim internetin. askush nuk mund te mohoje se ka shkarkuar dhe do shkarkoje vepra ne internet pa pyetur askend. nje gje e tille eshte bere dhe me perpara, po impakti qe kane kasetat ne krahasim me internetin ne fushen e pronesise letrare jane dy gjera krejt te pakrahasueshme. nje veper mund te shkarkohet qindra here ne dite dhe me nje pasteri te padiskutueshme, gje qe nuk mund te thuhej per kaseten. sot veprat mund te shkarkohen kudo ne bote, po pronesia letrare dhe artistike funksionon vetem ne disa shtete. e rendesishme eshte te gjendet nje ekuliber midis nevojes per kulture dhe respektimit te se drejtes. per shembull 70 vjet mbrojtje te se drejtes se autorit eshte e ekzagjeruar, per te mos harruar te drejtat qe kane shperndaresit e veprave, prodhuesit dhe interpretet. nje sistemi tille te ngurte do beje qe ligje si ai qe do te votohet se shpejti ne shqiperi te mos zbatohen kurre, pasi teknika gjithmone shkon shume hapa me perpara dhe me shpejte se ligji...

E drejta e autorit respektohet edhe duke mos vene foto/art te dikujt tjeter ne kete shkrim pa leje apo pa i dhene "kredit."

S'ka njeri që përdor Internetin që s'shkel ligjet e të drejtave të autorit. Ka aq shumë ligje e interpretime, që janë aq të vjetëruara, sa që është e pamundur të ndjekësh ligjet (edhe për ata që i dijnë se çfarë ligji është në fuqi në rastin në fjalë, në vendet në fjalë, etj).

 o po i ngaterron shume te drejtat e autorit me sistemin e patentave profesor...mos bej debat sic ju ben gjimnazistave ketu...khu khu

Eshte e veshtire te zgjidhet kjo ceshtje ketu tek ne. Une kam nje pyetje, ne fakt, sepse nuk kam shume info nga kjo pune, perkthyesit a kane te drejte autori, dmth. mund te perfitojne honorare, psh, sa here ribotohet nje veper, le te themi? Megjithate, eshte per te qare hallin sa pak shperblehet perkthyesi letrar per nje pune kaq te mundimshme, kur nje perkthyes ne noteri e keput 6-7 mije lekshin ( te vjeter) per 5 rreshta... smiley

aida, per pyetjen nuk kam nje pergjiigje "ungjilli" se nuk e kam eksperience personale me kete. Por mesa kam kuptuar nga konteksti i bisedave, perkthyesi paguhet nje here. Ngaqe kam degjuar qe pekthyesi paguhet X euro per faqe libri, dhe kjo me con te mendoj se ndoshta kjo nuk eshte tipi i marrveshjes qe lidhet me numrin e kopjeve as ne botimin I.

Për mu:
-Të drejtat e autorit kanë vlerë vetëm sa autori të jetë gjallë... i gjalli me t'gjallët e i vdekmi me t'vdekmit...se ashtu do të na duhej t'i paguanim të drejtat e autorit akoma shpiksit të rrotës.

-Të drejtat e autorit s'duhet të kenë asnjë vlerë nëse punimet/krijimet/produktet e tij përdoren prej të tjerëve pa qëllim fitimi
 

O Blend,

 

paske bere nje lemsh te madh me te gjithe. Ke hedhur nje teme per debat, por edhe vete s´i ke idete e qarta. Nga e drejta e autorit, per krijimet letrare artistike, tek kompanite farmaceutike!!! S´kisha degjuar ndonjehere te drejte autori per medikamete, ne shkence!

Me fal, por jam dakort me as-in. Duhet te te redaktojne edhe ty para se te postosh, se ke edhe shume gabime gramatike ne te folur!

PS: Me kalo ne nje status tjeter, se statusin si abuziv e kam !!!!

Pse kaq e veshtire eshte ta kuptojme konceptin e patents si te drejte autori? Sigurisht qe ka pra te drejta autori ne farmaceutike, po nuk do harxhojme kohe te debatojme kete se e ka zgjidhur Pfizer, Merck, Bristol-Myers...

Nuk e di pse ke marre status abuziv por kam pershtypjen se ti duhet ta dish. E vertete qe bej shume gabime, por nuk kam te paguaj edhe nje redaktor. Do besh si do besh e do me durosh shpresoj.

Shiko nje liste me barna te cilat mund t'i prodhoje dhe tregetoje vetem Pfizer....

The following is a list of key prescription pharmaceutical products. The names shown are all registered trademarks of Pfizer Inc.[14]

Me fal,

debatin e ke hap per Patents apo Copyrights? Ndaj te pyeta!!! O zgjidh njeren te flasim, ose zgjidh tjetren. Sepse, mund te duken njesoj te dyja, por ndryshojne krejt nga njera tjetra! Apo do te ta shpjegojme ndryshimin nga njera tjetra????

Ose me mire, hap faqen google, shkruaj Patents apo Copyrights dhe jepi search (kerko)!

E di pse e kam marre, prandaj ta thashe ty! S´eshte nevoja te paguash redaktor! Thuaji te te redaktojne, se do te te beje mire! Do te mesosh nga gabimet dhe s´do te te korigjojne me!

Te pergezoj, paske goxha njohuri ne farmaceutike!

I Pirati all'Europarlamento "Difenderemo la libertà sul web" për herë të parë, në parlamentin europian edhe përfaqsues të Partisë së Piratëve, parti që lufton për lirinë e përdorimit të të dhënave dhe informacioneve që gjënden në internet.
E gjitha kjo, falë 7.4% që kjo parti fitoi në zgjedhjet e fundit në Suedi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).