Durres, Topi takon Ivanov: Kosova, shtet i pavarur

Presidenti i Republikës së Shqipërisë i përcjell homologut të tij maqedonas, Gjorge Ivanov mesazhin e qartë se situata e re gjeo-politike në rajon, e cila është përmirësuar sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe futjes në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë.

 

TIRANE- Presidenti i Republikës së Shqipërisë i përcjell homologut të tij maqedonas, Gjorge Ivanov mesazhin e qartë se Kosova tashmë është e pavarur dhe se mbështetja e vendeve fqinje duhet marrë në karakterin e partneritetit reciprok si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik e politik në interes të sigurisë e zhvillimit afatgjatë të rajonit tonë.

Takimi mes Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe Presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ishte bërë me kërkesë të këtij të fundit, i cili po kalonte tranzit në vendin tonë për të marrë pjesë në Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore “Administrimi i Shumëllojshmërisë Kulturore dhe Promovimi për Qëllime Turistike”, që do të zhvillohet nesër në Cetinjë të Malit të Zi.

Presidenti Topi i vuri në dukje homologut maqedonas klimën e mirë të bashkëpunimit politik e ekonomik si dhe situatën e re gjeo-politike në rajon, e cila është përmirësuar sidomos pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe futjes në NATO të Shqipërisë dhe Kroacisë.

”Kreu i shtetit shqiptar nënvizoi faktin se tashmë Republika e Kosovës po konfirmohet me shumë sukses si një shtet i pavarur, demokratik e shumëetnik dhe se mbështetja e vendeve fqinjë duhet marrë karakterin e partneritetit reciprok si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë diplomatik e politik në interes të sigurisë e zhvillimit afatgjatë të rajonit tonë.

Në këtë pikë Presidenti Topi theksoi nevojën e përfshirjes së Kosovës në tryeza, forume dhe projekte të përbashkëta rajonale duke qenë se kjo do t’i shërbente rritjes së mëtejshme të frymës së bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor me synim integrimin e përbashkët në strukturat euro-atlantike dhe familjen e madhe evropiane”- thuhet në njoftimin për shtyp që ka shpërndarë zyra e presidentit Topi.

Takimi mes dy presidentëve u pa me një interes të vecantë nga media pasi ndodh në një klimë të tillë politike në rajon, ku marrëdhëniet mes Shkupit e Prishtinës janë të acaruara për shkak të refuzimit të ftesës që Presidenti Sejdiu bëri për të vizituar Shkupin. Refuzimi erdhi pasi Ivanov ndryshoi agjendën e takimit, duke mos i bërë një pritje zyrtare.

Po kështu presidenti Sejdiu nuk u ftua as në ceremoninë e inaugurimit të Gjorgje Ivanov si president i Maqedonisë, pasi në ceremoni ishte i pranishëm presidenti serb Boris Tadic.

Në njoftimin për shtyp të zyrës së shtypit të presidentit shqiptar nuk bëhet e ditur se cila ka qenë deklarata e presidentit maqedonas Ivanov, gjatë takimit që zgjati rreth 50 minuta dhe u zhvillua pa praninë e medias.

Në deklaratën për shtyp thuhet se të “dy personalitetet e larta kanë vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve duke shprehur vullnetin politik për intensifikimin e tyre të mëtejshëm në të gjitha fushat si dhe angazhimi i përbashkët në interes të proceseve rajonale të integrimit euroatlantik.”
(s.g/BalkanWeb)

 

2 Komente

Ivanov iken pa dhene deklarata
02/06/2009 20:00

Ivanov iken pa dhene deklarataPresidenti i ri i Maqedonise, Gjorgje Ivanov, erdhi, pa dhe iku pa folur. Vizita e tij e pare ne Shqiperi ishte padyshim nje ushtrim i veshtire politik, perballe interesit te mediave qe mendonin ta pyesnin per incidentin me presidentin e Kosoves Fatmir Sejdiu.

Presidenti Sejdiu anuloi perpara disa ditesh viziten e tij ne Shkup, sepse pritja qe maqedonasit kishin menduar t'i rezervonin nuk respektonte statutin e tij prej presidenti te nje vendi sovran.

Sipas njoftimit zyrtar te Presidences se Shqiperise, vizita ne Durres e presidentit maqedonas Ivanov, u be me kerkese te ketij te fundit.

Kreu i shtetit shqiptar i uroi edhe nje here homologut maqedonas suksese ne detyren e re. Te dy personalitetet e larta vleresuan nivelin shume te mire te marredhenieve dypaleshe.

Por presidenti Topi, duke i mbetur konsekuent i qendrimeve te veta meparshme, theksoi situaten e re gjeo-politike ne rajon, e cila sipas tij eshte permiresuar, sidomos pas shpalljes se pavaresise se Kosoves dhe futjes ne NATO te Shqiperise dhe Kroacise.

Per presidentin shqiptar, Republika e Kosoves po konfirmohet me shume sukses si nje shtet i pavarur, demokratik dhe shumeetnik.

Sipas tij, mbeshtetja e vendeve fqinje per Kosoven duhet vendosur mbi baza te nje partneriteti reciprok, si ne aspektin ekonomik ashtu edhe ne ate diplomatik dhe politik, ne interes te sigurise dhe zhvillimit afatgjate te rajonit tone.

Ne kete pike, presidenti Topi theksoi nevojen e perfshirjes se Kosoves ne tryeza, forume dhe projekte te perbashketa rajonale, duke qene se kjo do t’i sherbente sipas tij rritjes se metejshme te frymes se bashkepunimit ne Ballkanin perendimor.

Neser te dy presidentet do te marrin pjese ne Forumin Rajonal per Korridoret Kulturore ne Europen Juglindore, qe organizohet nga Unesko ne Cetinje te Malit te Zi. Nje tjeter aktivitet, ku serish Kosova nuk eshte e ftuar. Nga burime prane presidentit shqiptar mesohet se ai ne fjalen e tij do te ndalet edhe ne kete pike.

Mendoj se vetem duke qene te vendosur e kembengules ne qendrimin per perfshirjen zyrtarisht te Kosoves ne forume e takime rajonale, duke mbeshtetur fuqimisht zyrtaret e Kosoves e duke bashkerenduar me ta politikat rajonale, duke bere perpjekje qe te krijohet nje bashkim solid i faktoerit shqiptar ne IRJ te Maqedonise, do te behet i mundur roli vendimtar i faktorit shqiptar ne rajon.

Linja e ndjekur nga Presidenti i Shqiperise shkon ne kete kahje. Por mendoj se zenkat mes shqiptareve ne IRJ te Maqedonise e dobesojne jo pak rolin qe KOMBI yne duhet te luaje e te kete ne rajon.

Mendoj se ka ardhur koha e nje forumi Pan (Mbare) Shqiptar per te percaktuar strategjite afatshkurtra, afatmesme e afatgjata te KOMBIT.

Asnjehere momenti gjeo-strategjik e gjeo-politik nuk ka qene me i favorshem per shqiptaret. Kjo fale, pa me te voglen medyshje mbeshtetjes se SHBA-ve.

Eshte koha qe te gjithe intelektualet, shtetaret, patriotet, njerezit me te devotshem per ceshtjen KOMBETARE, te zgjohen prej letargjise e te veprojne sa me shpejt. Mjat kohe kemi humbur!

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).