Do të rikthejmë lavdinë tonë elektorale

Të dashur qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë,

Vëllezër e motra,

Zonja e zotërinj,

Së pari, ju përshëndes vëllazërisht ju, në këtë shesh, të gjithë qytetarët shqiptarë, kudo që ndodhen sot, u shpreh mirënjohjen më të thellë qytetarëve të kryeqytetit, të cilët me besimin e tyre, katër vjet më pare, bënë që Tirana, sot të jetë kryeqyteti i Shqipërisë anëtare e NATO-s, Tirana, sot të jetë kryeqyteti i Shqipërisë aplikante për anëtare e plotë në Bashkimin Evropian, Tirana, sot të jetë kryeqyteti i vendit me rritjen ekonomike më të lartë në Evropë, Tirana, sot të jetë kryeqyteti i vendit me rezultatet ndër më të shkëlqyera për klimën e biznesit, Tirana, sot të jetë në startin e madh të fitores së re, fitores së 28 qershorit, Tiranës evropiane, Shqipërisë evropiane.

Qytetare e qytetarë të Tiranës,

Sot, ne nisim startin e madh për fitoren e dytë. Fitoren, e cila do të ketë si motër 22 marsin e vitit ’92. Fitoren, e cila do të ketë për mision ëndrrën e madhe evropiane të tiranasve, të mbarë shqiptarëve. Tirana evropiane do të ndërtojë Shqipërinë evropiane, si të jetë Tirana, do të jetë Shqipëria.

Qytetare e qytetarë të Tiranës,

Katër vitet që vijnë, janë vitet e projektit tonë të madh, projekt me të cilin qytetarët shqiptarë, qytetarët e Tiranës, njëlloj si ata të vendeve evropiane, do të kenë rrugët, autostradat, transportin e standardeve më të mira.

Tirana evropiane dhe Shqipëria evropiane do të jetë Tirana e qytetarit dhe Shqipëria e qytetarit, me 24 orë ujë në mbarë vendin, me shkollat më të mira, me shërbimin shëndetësor dinjitoz për një qytetar evropian.

Tirana evropiane do të jetë Tirana e punës, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit, e begatisë. Në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, në katër vitet që vijnë, do të krijojmë së bashku 160 mijë vende pune të reja.

Tirana do të jetë në katër vite kryeqyteti me unazën më moderne dhe më të re në Evropë, i unazës së madhe dhe korridoreve të saj. Tirana evropiane, Shqipëria evropiane do të jetë kryeqyteti i vendit, qytetarët e pensionistët, të cilët do të paguhen edhe më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së.

Tirana evropiane do të jetë Tirana e lirive, do të jetë Tirana e prestigjit dhe e dinjitetit të këtij kombi. Në katër vite, ne së bashku, këtu në Tiranë, ku ne e nisëm udhëtimin tonë të lirisë, do të shndërrojmë në realitet ëndrrën tonë të bukur, Tirana gati nuse, Shqipëria gati nuse për anëtare të Bashkimit Evropian.

Rroftë Tirana! Rroftë Shqipëria! Rroftë fitorja!

Së bashku, më 28 qershor të rikthejmë lavdinë tonë elektorale, 22 marsin e vitit ’92! Fitore!

 

* Fjala në çeljen e fushatës elektorale në Tiranë për zgjedhjet e 28 qershorit 2009
Sali

29 Komente

* Fjala në çeljen e fushatës elektorale në Tiranë për zgjedhjet e 28 qershorit 2009

E çeljes dhe e mbylljes... aq qe e gjitha... e kishte fajin shiu smiley

P.s: Pale ç'ka dashur të thotë kur tha:" qytetarët e pensionistët, të cilët do të paguhen edhe më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së."

Tie di p.sh. sa i kane pagat e pensionet Bullgaria e Rumania?

kerkojini filmimet news24-es, te merrni vesh cbohej ne shesh smiley

P.s: Pale ç'ka dashur të thotë kur tha:" qytetarët e pensionistët, të cilët do të paguhen edhe më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së."

qe do paguhen me mire se qytetaret dhe pensionistet e 6 vendeve anetare te BE-se..

 

 

ps. keni harru ene shqip e?

O Makumba, ndoshta kemi harruar fjalët, por s'më dalin hesapet me numrat... se siç e ka thënë ai Burri, duket sikur janë vetëm 6 vënde anëtare të BE-së smiley

thuj qe sdoli gjo "humori" ene ksaj radhe po ho. le qe ka me bo gafa se shpejti, mos u merzisni

po lajmi bombe per sot osht qe se ca kishte peruru ke Petrolifera katili. shpejt mos e leni te bije ne toke

Së bashku, më 28 qershor të rikthejmë lavdinë tonë elektorale, 22 marsin e vitit ’92! Fitore!

E ka perdorur dy here vetem ne kete fjalim, "lavdine elektorale" te '92-shit, pervecse 700000 hereve qe e ka permendur ne raste te tjera gjate ketij viti.

Tipike e diktatoreve kjo! Evokojne nje te shkuar te madherishme per te hequr vemendjen nga e tashmja.

Sa do te doja t'i besoja ato qe thote per Tiranen e kater viteve qe vijne!

Besoji. Ka ndertuar aq shume rruge keto 4 vjet sa nuk i ke pare as ne enderr.  Mediat jane perqendruar vetem tek durres-kukes por ke aq shume rruge qe jane ndertuar sa do cuditesh nga kane dale gjithe ato para dhe ku humbnin deri me sot.

Me vjen shume mire qe ju perkujton bukepermbysurve se keto kater vitet e fundit jane bere ndertime marramendese ne te gjithe Shqiperine. Duhet qe te gjithe te behemi realiste qe te pranojme te verteten se keto kater vitet me te vertete jane ndertuar shume gjera dhe se Shqiperia tashme ka nje standard shume me te madh.

ke aq shume rruge qe jane ndertuar sa do cuditesh nga kane dale gjithe ato para dhe ku humbnin deri me sot.

OK, por para se ta besoj po perpiqem te llogjikoj shpejt e shpejt rreth asaj qe shkruan me siper. Me korrigjo apo ndjehu i lire te shtosh info te tjera.

Ne keto 4 vjet qeverisje te PD-se kane nisur ndertimet dhe jane ndertuar keto rruge kombetare:

  • Rruga Durres-Kukes e financuar nga Banka Boterore (perfundon ne 2011)
  • Segmenti Lushnje-Fier i financuar nga "Cooperazione Italiana"
  • Rruga e Rivieres (Orikum_Sarande) (perfundon ne 2010) financuar nga ???
  • Rishtrimi i Tirane-Durres financuar nga ???
  • Pogradec Korce perfunduar me ???

Gjate qeverisjes se shkuar te kolegut te Berishes Nano jane ndertuar dhe perfunduar.

  • Tirane-Durres
  • Durres-Lushnje
  • Tirane-Shkoder (deri ne kufi me MN)
  • Tirane-Pogradec

Nga keto shikoj qe (me harten e Shqiperise ne dore):

  • PD ka ndertuar shume me pak rruge kombetare se qeverisja e meparshme.
  • Duket qarte se nga vijne financimet per akset me te kushtueshme.

Kjo vetem persa i perket rrugeve duke iu referuar pohimit tend. Nuk eshte qellimi im te te kundershtoj me cdo kusht. Thjesht dua te kuptoj.

lol, o skile na i qit icik me mesatare km/vit ta shofim matematiken tate. thjesht dua te kuptoj, nuk kom nai qellim kshu..

Skile... nuk kam car te te qes. Kam shkruajtur aty aq sa di. Merre harten edhe krahasoji vete.

po mjaft e drodhe e amon,

sa jon ato te ps, 360km rrumullak? per 8 vjet?

pd thot per vete 5900km/4vjet me buxhet mbi 6-fish (2000km te reja kombtare thate e thate)

O militant! Une po po te them cfare kam pare, jo cfare me kane perrallisur ne televizor.

Se ne televizor na kane perrallisur edhe qe ishim vendi me i lumtur ne bote, ne kohen e xhaxhit.

Ti bazohesh mbi ate qe te thone apo mbi ate qe sheh vete?

vallaj s'kom pa hicgjo vet. shof tv, ha ca me japin, shkoj ku me thojn dhe jom militant. jom me mision, po mos ia thuj njeriu..

 

 

 

 

 

 

(ej, nqs s'te pelqejn numrat, imagjino nr te tjera simas qefit, s'ka gjo. osht me mire kur i imagjinon gjonat vet, kur perdor fantazine.. si ktu:

Duhet thene se keto fjale te Rames jane nje risi e vertete ne politiken shqiptare.

Kurre deri me sot nje politikan shqiptar nuk ka percjelle mesazhe te tilla qe me te vertete shkojne pertej se djathtes dhe te majtes.

Kam pershtypjen se ne Shqiperi ky koncept eshte ende i veshtire per t'u pranuar, por aplikimi i sukseshem i tij ne realitet, mund te sjelli rezultate nga te cilat do te perfitojne te gjithe.

http://peshkupauje.com/2009/06/rama-ofer...

se me t'thirr "militant" i citumi, s'besoj se ka njel mo gjo tjeter me u zbulu ne ket galaksi smiley )

ky sala ne fakt nuk duket njeri i keq, vetem idiot eshte

 ah sec ja prishi shiu mitingun se sheshi Skenderbej do ishe mbushur cep me cep. Cudi si nuk kishin ardhur autobuzat me militante nga tropoja e kukesi per te mbeshtetur gurun e tyre, e per te mbeshtetur programin e Sales qe do e coje Shqiperine ne parajse.

Duhet qe te gjithe te behemi te drejte dhe te gjykojme me drejtesi. Keto kater vitet e fundit qe ishte ne pushtet PD, me te vertete ka patur perparime te pakontestueshme. 
 I doni ti numerojme me rradhe? Sikur ti numeronim te gjitha, do te bllokohej edhe serveri i peshkutpauje.
 Por ja disa po ju a them.....
 -Futja ne NATO. NATO nuk pranon antar te rinje ne baze te ndonje llotarie te hedhur, sepse sikur NATO te pranonte antar te rinje ne baze te ndonje llotarie atehere nuk do te ishte aq e forte sa eshte tani si aleanca me e forte ushtarake. Por, ne NATO Shqiperia u pranua ne baze te punes dhe reformave rrenjesore qe u ndermoren gjate ketyre kater viteve te fundit.
-Rruga DURRES-KUKES, lidhe te gjithe pjesen verioro-lindore te vendit me Shqiperine qendrore. Dhe jo vetem kaq, por e lidh edhe Kosoven dhe keshtu i jep Kosoves nje dalje shume me te lehte ne adriatik. Vellezerve dhe motrave ne Kosove ja u kemi borxh qe ti lidhim me boten dhe lidhja me e mire qe nje shtet mund te kete me boten eshte te pasurit dalje ne bregdet.  Tregetia me e madhe behet nepermjet detit.
- Rryma elektrike. Para kater viteve e dijme te gjithe shume mire sa ka vuajtur Shqiperia per rryme, kurse sot problemi i rrymes elektrike eshte harruar plotesisht.
- Bandat kriminale qe terrorizonin popullin. Para kater viteve ka patur anekend Shqiperise banda te medha kriminale qe e kane terrorizuar popullin ne menyrat nga me te shemtuarat, duke filluar nga droga e deri te marrja me force e vajzave te reja nga familjet shqiptare dhe shfrytezimi i tyre ne menyre barbare nga keto grupe kriminale ne prostitucion. Mos te harrojme se edhe njeri nga deputetet e PS-s, Taulant Balla eshte i implikuar direkt me prostitucion. Sot, populli frymon i lire nga keto banda kriminale sepse te gjitha jane te shkaterruara.
-Deri para kater viteve, emri Shqiperi gjithmone permendej per te keq neper boten perendimore. Emri Shqiperi neper mediumet boterore permendej se bashku me krimin,prostitucionin, drogen, trafikimin e qenjeve njerezore. Kurse sot, emri Shqiperi permendet vetem e vetem per te mire. Sot emri Shqiperi ne mediumet boterore permendet si nje vend nga me te vetmit ne bote ku ekonomia po korre suksese edhe pse ne te gjithe pjesen tjeter te Evropes dhe te botes ekonomia shenon ulje nen zero. Kerkoni neper arkivat e mediumeve boterore shkrimet per Shqiperine para kater viteve, dhe kerkoni shkrimet e ketyre 4 viteve te fundit, dhe do te shikoni nje ndryshim rrenjesor ne mes dy llojeve shkrimeve te dy koherave te ndryshme. Sot, emri Shqiperi ne te gjithe boten eshte sinonim i suksesit ne te gjitha fushat. Sot, bota perendimore ju kerkon shteteve qe te marrin Shqiperine si shembull per reforma dhe sukses te padiskutueshem.
.....
Doni te ju numeroj edhe me shume? Shpresoj qe keto mjaftojne per nje mendje te shendoshe qe te shikoje se cfare ndryshimi ka sot Shqiperia me Shqiperine e kater viteve me pare. 
 

 realisto, 

- burimi me i madh i te ardhurave te ekonomise sone jane paret qe cojme ne...e mbas 18 viteve beoj se secili fiton pak me shume e dergon me shume

- ne NATO na futi amerikani, e kur do ami te fut me ose pa reforma

- se per cfare zhvillimi ekonomik flet ti e shume te tjere e tregon fakti se jemi nga vendet e pakta qe nuk na ka prek kriza...se nuk jemi te integruar ne ekonomine rajonale(boterore)...ne vetem konsumojme mallrat e cilesise se dobet te fqinjeve, kinezit, turkut, etj.

E vetmja gje pozitive eshte qe me ne fund po shtrohen rruget e lena ne meshire te fatit nga qeverite e 18 viteve e kjo eshte detyre e shtetit...apo po sheh Obamen te inauguroje perdite rruge aty te ti...

vete nuk i besoj kanibaleve te sotem te politikes shqiptare, shkaktare te ketij tranzicioni traumatik...

Sot, bota perendimore ju kerkon shteteve qe te marrin Shqiperine si shembull per reforma dhe sukses te padiskutueshem.

 

 

kaloje ene knej i xhiro

të cilët do të paguhen edhe më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së..... Shif ate skecin e Vlores qe perundon me shprehjen : - Doktor hajt te marresh raportin qeke cicofren." E c'te ka gjet o "e" do me kuptu dhe Salen ? smiley  Ja ke kte mikun e komunisteve te vjeter qe ta ben lopka...ps. keni harru ene shqip e?..... Eshte kod i kuptushem qe zberthehet vetem nga Mixhizmi smiley   Pas ketij ke dhe nje Mixhist tjeter Vellezerve dhe motrave ne Kosove ja u kemi borxh qe ti lidhim me boten.... smileyna thote anetari i shpures ..Daha me i kuptushem KY ????? Po keta jane me thes ore me thes. Ata jane ku e ku te lidhur para nesh !!!!!!!....dhe nqs Mixha ka ndonje arsye mburrjeje si personazh qe i zuri rrota bishtin ( Pranimi ne NATO ) tu laje kembet e tu pije UJET se eshte vetem prej TYRE. Ashtu sic i erdhi koha qe te behej edhe rruga per te cilen shqipot kane shekuj qe derdhin gjak nen cdo forme qeverimi me te huajt ....dhe i lene stafeten shqiptar pas shqiptari ! 

Dhe mos u habit qe jane te gjithe per raport cicofreni kur lexon nga keto Sot, bota perendimore ju kerkon shteteve qe te marrin Shqiperine si shembull per reforma dhe sukses te padiskutueshem.... shprehje qe jane te sterprovuara te "sukseseshme" Me u pranu REALISHT ne BE, ne Shqiperi mbeten  vetem Saliu  dhe Fariu si dhe ndonje bukepjekes . Ky qe numuron sukseset do jete i pari qe do 10 mu ne teorite e suksesit te MIXHES duke ja mbathur me kuc e me mac . Keta komentohen vetem per melodite e fyellit te te pares se shpures alias Lefkofeja ose Left me ....YYYYYY ...ne fund

Sali Tirana (Berisha) i flet popllit te tirones si Qazim Mulletja,kom per ta bo Tironen,..... u c`kom per ti bo tirones.....!!!!!!!!!!!

1.  Tirana evropiane dhe Shqipëria evropiane do të jetë Tirana e qytetarit dhe Shqipëria e qytetarit, me 24 orë uje.......

Urrrraaaa...Urrrrrraaaaa.....Urrrrraaaa!

 

2.  Tirana evropiane do të jetë Tirana e punës, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit, e begatisë...

Urrrrraaa....Urrrrraaaaa......Urrrrrraaaaaa!

3.Tirana do të jetë në katër vite kryeqyteti me unazën më moderne dhe më të re në Evropë, i unazës së madhe dhe korridoreve të saj....

Urrrrrrrraaaaaa.........Urrrrrrraaaaa.....Urrrrrrraaaaaa!

4.Tirana evropiane, Shqipëria evropiane do të jetë kryeqyteti i vendit, qytetarët e pensionistët, të cilët do të paguhen edhe më mirë se ata të 6 vendeve anëtare të BE-së.

Urrrrrrraaaaa....Urrrrrrrraaaaaaa........Urrrraaaaaa!

5.   Tirana evropiane do të jetë Tirana e lirive, do të jetë Tirana e prestigjit dhe e dinjitetit të këtij kombi. ....

Urrrrrraaaaaa.....Urrrrrrraaaa.....Urrrraaaaaa!

6.   Tirana gati nuse, Shqipëria gati nuse për anëtare të Bashkimit Evropian....

Urrrrrrrraaaa....Urrrrrraaaa......Urrrrrraaa!

Lavdia elektorale e permasave afer '92-it e garantuar. Mitingje elektorale madheshtore ne qytetet me te rendesishme te Shqiperise.

Dhjetera mije njerez pjesemarres ne cdo miting, shkulet qyteti per t'i dhene perkrahjen Berishes dhe kandidateve te PD.

Panik i madh tek Rama dhe PS-ja. Kjo shpjegon edhe pse mediat qe perkrahin Ramen kane dite qe merren ose me "probleme" me kartat ose me incidente ku te demtuarit jane zyrtare te PS-se. Po pergatitin fijen e kashtes per te mos pranuar rezultatin.

kete fjalimin duhet ta kish mbajtur tek shatervani i zogut te zi tu e hudh perpjete.

Tirana gati nuse, Shqipëria gati nuse për anëtare të Bashkimit Evropian.

Donte te thoshte:

Tirana gati kurve, Shqiperia gati kurve per anetare te Bashkimit Evropian.

Shqiptaret jane njerezit me te neperkembur ne Bashkimin Evropian, o Sali Protopapa, ne jemi njerezit me te perbuzur ne Evrope, me te poshteruarit, me te diskriminuarit; duke filluar nga fqinjet tane e me tej deri ne skajin me te larget te "BE-se" tende. Dhe per kete lloj trajtimi, njecike ta dime per nder edhe ty o Sali i shndritshem; se nuk le kafsheri pa bere ne ate Shqiperi derisa e ktheve ne kurven e Ballkanit dhe te Evropes.

PS: 

O i madhi Sali, mos harro nje gje, qe per here te pare ne historine 5000 e kusur vjecare te kombit tone, TI JE I PARI QE KE PERMENDUR TOGFJALESHIN KOBZI "PAJTIM KOMBETAR"!!!.

 tashti qe jemi ne Nato, jemi superfuqi, e mbulojme diellin me shoshe / kapim lepurin me qerre / vari trapin se muhabet koti.

Shoku Sali Berisha, marrsh nga vitet e realistit!! 

Zotrules; "... Shqiptaret jane njerezit me te neperkembur ne Bashkimin Evropian, o Sali Protopapa, ne jemi njerezit me te perbuzur ne Evrope, me te poshteruarit, me te diskriminuarit; duke filluar nga fqinjet tane e me tej deri ne skajin me te larget te "BE-se" tende...." 

Zotrules, mos mi "vidh" shprehjet, sepse Sali Protopapa e kam quajtur une i pari publikisht. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).