Diçitura 39

Me “Vendos Diçiturën” Peshku pa ujë ju sfidon të sillni një diçiturë të goditur që i përshtatet mirë fotografisë së radhës.

53 Komente

 kshu katandisesh kur sdi me perdor pentium dyshin!!

 

Ceci n'est pas une chaise (ku matematika pritet me filozofine)

ose

1=2

Matematika eshte po kaq e lashte sa dhe metoda per te vizatuar vija pa nje vizore.Kjo foto duhet pare me nostalgji,,,

Kush s'ka men ka komë... por kush ka men, ka edhe krahë të fortë smiley

Kush ka mend, ka dhe krahe te forte, (mendje shendoshe ne trup te shendoshe), por kur je plak, s'ke me as krahe e as sy te forte - mbahesh tek karrigia! smiley

I jane bo lesht e kokes bore te bardh lumadhit. M'duket tamam si Leslie Nielsen. Plasi presori i shkrete duke ngrit karrige havadan mengjes per mengjes smiley

Ulu shtremët, por vizato drejt!

Spartak Ngjela ne vesionin mesues gjeometrie. smiley

"Ska ç'me duhet me karrikja, tani fitimi eshte tek shkenca, do te shkoj te behem inxhinier tek Bechtel !"

 dashuria per matematiken eshte aq e pashtershme sa dhe dashuria per floket e rene qe pasqyrohet nga viza ndarese tu ju afru veshit smiley 

Sa i duruar paska qelluar i shkreti njeri qe s'e ka bere akoma copa ate karrike per ti marre derrasen smiley

po per kompas cer do perdorte ky shejtan ???

Ene t'mos qahen Universitetet (bashkohore shqiptare) se nuk kon mjete me punue... Jena veni i parë në botë për nr Universitetesh.

Te jesh matematikant duhet te kesh b...

Kur s'ke b..., perdor karrigen.

Pleqeri, moj pleqeri, une s'te dua, por me vjen ti!

Jam i bindur se kur ka qene i ri, profesori s'kishte nevoje as per karrige, e as per kompast.

Proteste ndaj "zgjebes" se hi_tech_ut

Rezultatet e strategjise se Ministrise se Arsimit.

Me karriken mund te besh gjitshka...

shqiptari gjithmone e ka perdorur vizoren per karrige... sidomos ne politike! 

Pale ç'ka kujtuar i shkreti kur i kanë thënë për vëndin e punës: "Ti e ke një karrige... është e sigurtë!"

Shqiptari e can rrugen e matematikes me karrige ne dore ...

Shqiperia ne moshen e internetit.

P.S: Te kishte qen segmenti me i gjate, e kishte shkul deren profesori lol

Gjeometria e Euklidit:"Rruga me e shkurter ne mes dy pikave eshte drejteza".

Gjeometria e Lobachevskyt:"Rruga me e shkurter ne mes dy pikave eshte parabola"

Gjeometria e shqiptarit:"Rruga me e shkurter ne mes dy pikave eshte karriga"

 Oh, sa kom qesh!

Me nje kembe karrike,ne Shqiperi ,kap dy boshte ,X dhe Y,me kater, kap pushtetin!

Kjo karrige shtrembalaqe,leva e Arkimedit per ty Shqiperi

projekt centrali  berthamor shqiptar!!!!

Me karrike je mbret. Me karrike je pasha. Me karrike eshte dhe matematika.

Ca me duhet AUTOCAD_i, duke pas karrigen.

Kur skam vizore përdor karrigen, kam fëmijë për të ushqyer.

I ziu profesor me karrige ne dore!

mosha e internetit

i jeni referuar 2 here moshes po si nuk i ka vajt njeriu mendja per 'moshen (hhh pastrim fyti) epoken e drurit'?

Ky mua po më ngjan si Pjetri i Madh i cili shënoi mbi hartë gjurmën e rrugës Moskë - Petërburg me një vizore vijën lineare të së cilës e dëmtoi kalimi i lapsit rreth mollëzës së gishtit të madh me anë të të cilit Pjetri kishte shtrënguar mbi tavolinë vizoren, ç'ka shkaktoi një kthesë të vogël në hartë por gjigande në terren, kthesë kjo që ekziston edhe sot pa asnjë shkak veç arrogancës së Pjetrit dhe frikës së atyre që e rrethonin, edhe ky po ashtu po shënon gjurmën Rrëshen - Kalimash, pa ura dhe pa kthesa të tepërta, me të vetmin ndryshim se ndërsa Pjetri vuri gishtin ky po vë karriken.

kur ishim ne gjimnaz i thame mesueses se letersise. O zyshe, e ben dot katren ulur ne karrike. Zysha u ul ne karike  vendosi nje kembe mbi kemben tjeter dhe tha:- ja e bera, kjo eshte katra. Nje nxenes ja ktheu:- O zyshe ajo eshte dyzete nuk eshte kater ! 

Kush ka deshire dhe pasion  ta meson dicka dhe kur mungojne kushtet.

projekt centrali  berthamor shqiptar!!!!

Hehe...me e mira!

Krijime "interesante" te idioteve  virtuale.

qellimi e arsyeton mjetin.

Spartak Ngjela jepka mesim matematike?????

smiley

Jo vetem! Ne Shqiperi...

 

arkimedi pas 2000 mije vjeteve

Aq i apasionuar me profesionin eshte profesori, sa po i zhduken karrigen, do te shohe qamet tavolina.

Ne Shqiperi edhe profesoret mund te mesojne vizatimin e kendit te drejte nga marangozet e karrigeve.

doc, mos harro qe ke dhe 38 dicitura te tjera ne peshk

Xhibi,

jam i ri tek peshku, prandaj po kap kohen e humbur. Per mendimin tim, shqiptaret jane fantastike ne art ne krahasim, psh, me gejrmanet ose amerikanet qe jane te forte ne shkenca. Shume prej fotove te diciturave  ishin te mahnitshme, dhe dhashe kontributin tim per te kapur esencen e tyre ne menyre humoristike dhe origjinale. Megjithate, ne fakt nuk tingellojne edhe aq origjinale meqenese jane universale. Shpresoj diciturat e reja te dalin me shpesh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).