Dështon debati publik Berisha-Rama

 Shume prisnin nje debat mes dy lidereve kryesore ne keto prag zgjedhjesh parlamentare. Dhoma Amerikane e Tregtisë negocioi për një debat të mundshëm Rama-Berisha, por iniciativa dështoi për disa arsye. 

Tentativat për një debat mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS, Edi Rama para zgjedhjeve te 28 qershorit kanë dështuar. Kur kane ngelur edhe një jave nga zgjedhjet e përgjithshme tashmë jane thuajse zero shanset që dy krerët e partive më të mëdha dhe kundërshtare në vend të vihen përballe njëri-tjetrit.
 
Dhoma Amerikane e Tregetise nisi javen e fundit te maj negociatat me stafet e Berishës dhe Ramës për një debat publik mes tyre. Ky fakt zbulohet ne nje shkrim te revistes se Dhomës Amerikane të Tregtisë të Presidentit të ketij institucioni, Philip Bay ku sic shkruhet ketu përpjekjet u bënë me qëllim që dy lideret kryesore në vend të përcillnin te publiku në vend mesazhe të rendesishme per ceshtjet qe shqetesojne vendin. Pas ftesës sqarohet me tej ne shkrim, dy kreret e partive dhane pergjigje positive, por me pas fatkeqesisht liderët anashkaluan nje detaj te rendesishem përcaktimin e datës së debatit, c’ka solli dhe si shkak për refuzimin e debatit.
 
Megjithese ne periudhen pluraliste jane zhvilluar gjashte here zgjedhje te pergjithshme, ka patur vetem nje debat Nano-Berisha.   

16 Komente

Perse "frigohen keto male" ... ?

At this point, "frankly darlings, I don't give a damn"!

Debati nuk do shtonte asgje kshuqe do ishte i kote. Pastaj kto jane gjera delegohen...

Grupo, t'kam rixha, te muhabetet tip tec-esh te hap udhe, por mos me mbaj leksione per my fav movie of all times smiley

"darlings" ishte per bashke-peshqit, megjithese me c'duken bathet keto kohet e fundit do gjetur new terms of endearment smiley.

E hoqa e hoqa...thash...e di vet Monda kte s'ka nevoj tja them une. Me fal smiley

Ka ardh koha qe debati mes krereve politike te vihet si kusht i padiskutushem ne cdo fushate; jo sepse njerezit duan te shofin "gallate" po sepse keta duhet te ballafaqojne politikat e tyre me njeri - tjetrin. Mua dhe te tjereve nuk u interesojne shume inatet personale te njerit apo tjetrit. Perderisa kerkojne votat e shqiptareve duhet te ndjekin llogjiken e politikes dhe jo te ketij primitivizmi politik

salae ka treguar se di te fitoje edhe ne debate por edi ramen nuk e kemi pare asnjehere ne nje debat . debati i fundit qe beri me gazetare mbeti si guak

Rama pervecse me Besnik Mustafajn, ka refuzuar cdo debat me konkurentet e tjere te tij, Ngjela dhe Olldashi, me Berishen as nuk mund ta mendonte te perballonte nje debat me te.

Rama nuk del ne debat me gazetare, jo me me politikane profesioniste si Berisha.

Berisha eshte tmerri i lidereve te majte, po i nxjerr ne pension politik nje e nga nje...

Ehe, tamam tmerr eshte kur behet me gjithe qejf barke shpetimi duke lepire ate qe me pare ka shkelur.

Berisha eshte tmerri i lidereve te majte, po i nxjerr ne pension politik nje e nga nje...

Kush "Lider i djathte" i dilte perpara Enver Hoxhes?!  ..Nuk eshte e thene qe te bertasesh,te kesh sensin e mos degjimit,te imponimit me trashje zeri,te kesh kryenecsine ne debat,dhe ta kthesh debatin,ne grindje,dhe sherr...te kesh te drejte.

Berisha nuk pranon argumentin,eshte shume imponues,shume genjeshtar,shume shpifes kur ben muabet. E kush nga e djathta,mund te beje debat ndryshe me Berishen.Ai eshte Njeshi.

Dhe ashtu si njeshi do te perfundoje! PD po tkurret,dhe do te tkurret me shume pas Berishes,kur ai te mos jete me ne Politike!

Berisha nuk u ka ikur kurre debateve ,ndersa Rama ka frike prej debateve, sepse eshte politikani me nivelin me te ulet .

Rama nuk kadidoi dot as per deputet,e jo ma te perballet me Berishen.

Shoku, Enver Hoxhes nuk i dilte kush se i vriste, Berisha i nxjerr me vote ne pension dhe ju uron suksese bile. Kshu qe krahasimi eshte budallallek me brire.

Berisha pikerisht me argument i fiton debatet. Ja ta provonte Rama njehere, pse nuk e beri?

Rama nuk del para gazetareve qe e pyesin dhe debatojne shume me te dhe nuk i kane problem ofendimet e tij, prandaj sfida e debatit me Berishen eshte shume larg per te.

Rama e ka demostruar qe eshte retorik dhe i paafte deri ne marrezi ne te ashtuquajturat debate publike qe ben. Eshte budallik qe te kerkosh perballje te tij me Berishen sepse ai edhe emisionet me gazetaret qe ben i regjistron ne fillim e jo me te debatoje live me ujqerit e politikes shqiptare si Berisha, Nano ose Meta.

Po ku ja del dot Rama me Berishen!

Rama e ka treguar veten qe eshte i paafte per debate me te tjeret, pervec debateve qe ben me veten e qe sigurisht i fiton lol. E keni vene re ne cdo tv qe del Rama neper emisione politike eshte Ai dhe moderatori askush tjeter. Njehere qe doli me nje panel opinionistesh/analistesh ngeli si hu gardh, mek mek, e vune gazetaret si gomar para.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).