Debatet

 

Po ndjek debatet ne klan.

Nuk e di pse e fillova me Durresin megjithese nja dy personazhe ne debat ma shpifen ne debatin e Top-Channel'it.

Po e hap si teme dhe shpresoj se do kete interes nje diskutim per cdo debat.

Seseri filloi dobet.

Vokshi me pelqeu deri kur ne fund tha qe Sali Berisha "ka qene, eshte dhe do te mbetet..." ... sounds familiar??

Klosi filloi sulmoi direkt me piken qe kandidatet e PS jane me perfaqesues dhe nuk varen nga tekat e kryetarit si ata te anes tjeter... mendoj se po te vazhdoje t'i bjere kesaj pike do e fitoje debatin.

Xhaferri... duhet te them se kam nje pershtypje shume te keqe nga debati i TCh. Cuditerisht filloi mire...

Si prezantim liste 1-0 per PD'ne

 

Xhaferri filloi te nderprese, po nuk e ka ndritur akoma shume zerin smiley

Klosi: Nese Xhaferri kerkon qe te gjithe ne liste te jene Durrsake, pse Sali Berisha nuk kandidon ne Tropoje ???

Xhaferri po uleret...

Do ishte me interesante nese i drejtoheshin ekranit dhe njerezve dhe jo njeri-tjetrit.

Klosi nuk flet keq, por argumentat mund t'i drejtoje nga kamera dhe ta injoroje Xhaferrin qe nuk pushon..

U kthye tek debati i kaluar. Klosi po i tregon projektin e TEC'it ne Durres qe eshte miratuar nga Ministria e Ekonomise. Xhaferri kishte thene qe do te jepte doreheqjen nese dicka e tille ishte e vertete smiley

Me ne fund Fevziu nderhyri smiley

Klosi po tregon foton ku kane votuar gjithe me dore lart anetaret e PD'se. Kryetari i bashkise se Durresi ka votuar kunder projektit.

Xhaferrit i iku zeri... Klosi i kerkon te japi doreheqjen

Vokshi po kthehet tek servilizmi ndaj kryeministrit... gabim, rrij larg asaj goce e mbare se vetem humbisni pike ne ate debat...

Audienca duhet hequr...

Vokshi perseri me "ka qene, eshte dhe do mbetet"

Pak me spec kjo "votoni Edi Ramen" kur Edi Rama nuk eshte ne liste.

Vokshi arriti te nderronte muhabetin nga TEC'i... bravo.. sulm Edi Rames

Seseri: "Sa kam arritur une ne 10 vite nuk ka arritur asnjeri ne listen e PD'se". Theksoje, profesionalisht.. se me leke mund dhe te te kene kaluar nja 10-15 smiley

Artikull i Xhaferrit: Pse nuk mund t'i besojme Berishes. Sipas Xhaferrit "Berisha qendron me dhune ne PD".

Deputetet e PD'se se QARKUT te Durresit harrojne Krujen dhe Fushe Krujen.

Xhaferri: Kishte divorc politik me Berishen... nuk kishte akuze per korrupsion. Kishim konflikt politik, jo konflikt per te ndare pronat. Si Hillary me Obamen smiley Ops... Xhaferri perseri tek TEC'i.... "nuk eshte problem TEC'i". Krenohet me portin e depozitave te naftes... rikujton PS'ne per aksidentin para disa vjetesh, dhe po sulmon kryetarin e Bashkise se Durresit.

Klosi: ironizon paralelizimin me kandidatet ne US.

Rama ka kontrate me qytetaret e Tiranes. Durresi, si Tirana ka 10 vite qe voton majtas.

Lista juaj (e PD'se) ka punuar per nje kohe te gjate ne komunizem.

28 Qershori.. vote historike. Xhaferrit i hyri tre-fazori.

Audienca e PS'se bertet me shume... Fevziu duhet t'i nxjerre nga salla..

Edi Rama simbolizon shpresen per ndryshim. Sali Berisha dmth jo ndryshim por vazhdimesi e kesaj qe kemi patur deri tani. Zgjidhni vete...

Vokshi: modeli Berisha, drejt Natos, zhvillim, integrim, Europe. Rama shpiku vjedhjen e ores...cheap shot...

Edi Rama modeli korruptiv

Seseri: 1.8 miliard Euro te humbura nga buxheti i qeverise.

Seseri po nge tezen qe kandidatet e PD'se se Durresit po nenvleresojne Fushe Krujen.

Xhaferri: perseri modeli Rama. Nuk eshte model (ketu ka te drejte) eshte hajduteri.

modeli Berisha: rrezoi baballaret dhe cunat. Rregulloi dritat, ja hyre ne familjen e cdo pensionisti shqiptar.

Klosi: 28 qershori do te vendose. Edi Rama iu kundevu ne 90'en komunisteve si Sali Berisha. Lejet e Delijorgjit jane dhene me nje vendim kolegjial ku ka firma nga ministra por jo nga Edi Rama. Vokshi ka marre leje nga Rama dhe ka punuar me te njejtin arkitekt qe akuzon Xhaferri.

Vokshi: nuk e pranon... reformat e qeverise...

Seseri: Kruja.. lista (i ka sjelle ne studio), modeli Berisha nuk fuknsionon.

papunesia ne Durres+Fushe Kruje+Kruje: jane krijuar vetem 537 vende pune (nuk e kapa periudhen kohore)

minuta e 68... me shume se gjysma... po e vazhdoj neser..

smiley

 

 

 

 

 

22 Komente

Gre, i/e fortë je!

Mirë që e paske parë e dëgjuar, por paske marrëedhemundimin të bësh transkriptimin e programit (televiziv...  smiley ).

Unë propozoj që Peshku, në emrin e peshqve, të bëjë një skedar me disa pyetje të thjeshta dhe t'ja u dërgojë të gjitha partive që marrin pjesë në këtë fushatë, ku natyrisht t'ju lutet që të kthejnë përgjigje.

Pyetjet e njëjta për të gjitha:

Nëse do të fitonit zgjedhjet dhe do të qeverisnit vëndin, atëhere:

1- Cili është projekti juaj për zhvillimin e ekonomisë, më saktë:

  • për industrinë
  • për bujqësinë
  • për tregëtinë

2- Cilat do të ishin projektet tuaja në planin social, më saktë:

  • përsa i përket papunësisë
  • përsa i përket shëndetësisë
  • përsa i përket pensioneve
  • përsa i përket pronave

 

Nuk e kuptoj pse njerezit duhet te jene te fiksuar pas detajeve kaq te parendesishme.

Te kane treguar se sa te larte e kane zerin, se sa te bukur jane...

Cfare do me teper?!

C'paskan qene keta shqiptaret!

 Or gre! Te lumte per kete shpikje letraro-gazetareske. Them se duhet ta patentosh se eshte vertet gje e bukur. E lexova nga fillimi ne fund debatin, gje qe se kisha bere (e qe s'kam plan te bej prap, sidoqofte) qe prej dhjete vitesh.

 Debatet televizive (sidomos te tv-klan) kane degraduar ne te gjitha aspektet.

-personi x nuk ka per te shkelur ne tv-klan se keshtu i pelqen Frangajt(tv- klan eshte tel kombetar dhe jo klanor apo jo)

-drejtuesi i emisionit ben policin e trafikut dhe gallate pa kripe

-te ftuarit lene per te deshiruar(bejne te fortin e lagjes Paloka&co)

-ka ardhur koha kur shqiptaret bejne dallimin midis intimidusit,rrugeceve,truthareve me te urtin,te mendshmin,te vlefshmit.

Opinioni i Bledit eshte nje banalitet i tranzicionit shqiptar.

 

Gre, ide fantastike! Beteja e Durresit me pelqen per nje arsye, (jo se me intereson se kush do fitoje jo, se te dyja keto zonja mire apo keq do arrijne te futen ne parlament) me pelqen veshtrimi shpotites, thumbues, mosbesues, ironik, i tmerrshem e banal qe i hedh Vokshi Seserit sa here kjo e fundit perdor argumente profesionale jashte ligjerates politike. Thene ndryshe 'e ha me sy' te teren, pernjeheresh.

heteroglossia1, sinqerisht me vjen cudi se si mendon se zj. Seseri po perdor argumente profesionale. E them me kuptimin e plote te fjales se nder te gjithe debatuesit, zj. Seseri eshte debatuesja nder me te dobetat qe nuk e di fare se cka flet. Eshte plotesisht jashte realitetit.
Sa per ilustrim, po ta jap nje incizim qe mund ta shohesh zj. Seseri se si eshte plotesisht jashte realitetit.

http://www.youtube.com/watch?v=5VDCVrLCAf8

Pershendetje te perzemert.

 

meqenese emisionet jane te gjata, vazhdimi do te jete se shpejti smiley

me lindi nje pyetje duke pare keto emisionet: keto spotet zgjedhore qe pergatisin partite a sulmojne kandidatet vendore apo vetem Salen dhe Edin? Do ishte interesante nese partite i merrnin xhavahiret qe nxjerrin nga goja kandidatet neper debate dhe i perdorin per spote ne dy javet e ardhshme. Megjithese kryetaret e partive jane fuqizuar pa mase, perseri nuk do te thote se nuk ka rendesi se ke zgjedh per te kandiduar per deputet.

Debatet zakonisht jane te nxehta dhe nuk kane se si te jene ndryshe, keshtu e ka demokracia, jo vetem ne Shqiperi por kudo qe te jene.
Nuk e kam pse jam demokrat, mirepo me duhet ta them nje fakt te pamohueshem.  Te dyja palet paraqesin shifra dhe te dhena. Te dhenat qe paraqiten nga demokratet gjithmone kane nje burim si psh. Fondi monetar nderkombetar, apo transparency international apo ndonje organizate tjeter, derisa  shifrat dhe te dhenat qe i paraqesin socialistet jane te dhena jetime, pa kurfar burimi te informacionit, me ben pershtypje se ata vetem i bejne disa vizatime dhe ashtu kuturu i paraqesin shifrat pa kurfar mbeshtetje.  Ketu tregohet nje tendence e socialisteve per te krijuar huti ne popull. Por e verteta eshte se populli po e sheh punen e bere, populli po i sheh rruget e asfaltuara dhe te rregulluara.

Debatet ne top-ch dhe tvklan, jane pothuaj te nje lloj formati me shume pak ndryshime. Por me duhet ta them se Opinioni duket me i rregulluar ne krahasim me top-story elektoral. Ndoshta kjo eshte sepse Blendi Fevziu ka nje pervoje 12 vjecare. Disi pyetjet qe i ben Blendi Fevziu duken te jene me te organizuara. Por megjithate edhe Sokol Balla nuk eshte keq, edhe ai eshte mire.

Realist meqe butoni 'pergjigje'edhe sot nuk funksionon edhe sot po te shkruaj ketu. Me habit me te vertete togfjaleshi qe ke arritur te vecosh dhe te ka bere pershtypje, jo se dua te mbroj veten por me komentin qe ben me pozicionon me 'Seserin'apo me PS-ne qe nuk eshte absolutisht pikepamja ime. Per mendimin tim Seseri eshte dobet por ne 5 argumente nje e qellon, ah po jam dakort me ty, argumentet nuk jane politike por abstrakte per shumicen e popullit. Se dyti, besoj nuk ka nevoje ti hyjme e te de-konstruktojme konceptet e "demokracise" dhe "demokratit" pasi te pakten ne retoriken politike shqiptare nuk puthen gjekundi e nuk jane derivat i njera tjetres.... Sa per Fevziun, nga ti'a fillosh me pare, vetem drejtuesin e emisionit qe nuk ben, here policin sic thote GRE here analistin, pastaj mban ane, e me vone kujtohen qe nuk duhet ta beje e fillon me kritika pseudo te forta....

Edhe une do te isha shume dakort me idene e hedhur ne krye per tu drejtuar me nje liste pyetjesh debatuesve.Nje nder ta dhe me me interes per mua dhe per gjithe ata qe mendojne qe ne si shoqeri duhet te largohemi nga tranzicioni eshte:

Cfare projekti ka X partia juaj ne lidhje me statusin e nepunesit civil.

Kete pyetje Zj.Sonila Mece ja drejtoi Kryeministrit biles insistoi ne kete per vete rendesine qe ka.Sigurisht ai dha pergjigjen e tij ashtu sic e dha por une mendoj se partite nuk kane ndonje interes pervecse ne rastin kur opinioni jashte partive ta kerkoje me insistim ne interes te nje administrate te qendrueshme dhe te meritueshme qe punon per shtetin.

minuta e 68:

Vokshi: si ta mbaroje llafin Seseri. mos ta mbaroje, i mbaroi koha smiley

Xhaferri: Zonja numer 2 i PS...te lutem mos genje per papunesine. 5600 biznese, sikur nga nje njeri secili eshte rritur punesimi me 5600 vete. Edi Rama kohen e zgjedhjes e koncepton si kohen e vjedhjes, prandaj nuk kandidon... perseri Edi Rama, Eftimi dhe Shkreli. (Klosi nderhyn: e tmerrove miletin smiley )

Klosi: modeli, po ju sjell premtimet elektorale te deputeteve te PD'se... asnje nuk eshte mbajtur. Xhaferri nderhyn: shko pyet per mua dhe do te te thone smiley

po sulmon procesin e legalizimit... shtepite t'i gezojne, por t'i kene mire si brenda, si jashte... ju nuk bete urbanizimin e tyre.

12 milion per legalizim, Xhaferri thote vetem 3 milion.

Skerdi, djali i tezes se Armand Telitit, ka marre certifikaten e pare te legalizimit ne zonen e gjelber, ne lulishte.

Porti i Durresit... hoqi nga puna 100 e ca vete dhe futi ne pun 100 militante.... si ne cdo ministri

po flet per vjedhjet ne portin e Durresit... tenderat i ka marre Rod Ok... dikush nga PD i ka derguar disa e-maile. Nese lexohen ato, ky person shkon ne burg... po nuk po i lexon. ... keta kane vjedh dhe per banjot...

Xhaferri po tregon fotografite e portit... Xhaferri nuk heq dore nga modeli Rama... c'eshte ky aksident i politikes shqiptare qe quhet Edi Rama smiley

aksident Edi Rama: sajoi fazllic, sajoi Jalen, oren e Bushit, miting per Trebicken, nuk ndaloi ne rrugen e Kukesit, i jep leje Delijorgjit, nuk ka kurajo te kandidoje... turpi i Shqiperise...

E gjetem Shqiperine ne kthetrat e krimit. E di mire populli i Durresit qe komandonte Indrit Dokle... Aldo Bare, etj. E morem nga kthetrat e krimit dhe e cuam ne NATO. Hoqem ferrin e energjise elektrike... u rritem rrogave infermiereve dhe arsimtareve....

Seseri: zoti deputet kalon nga tema ne teme dhe nuk qendron se nuk mund t'i mbroje ato qe thote. vetem sot eshte kapur nje diplomat me droge.

Shqiperia nuk eshte vendi me rritje me te madhe ne Europe. mashtrim per kriminalitetin, mashtrim per rritjen

(Xhaferri e nderpret) Seseri i thote Fevziut: e kuptoj qe eshte shume i kompleksuar, por menazhoni ju lutem

Shifrat e Bankes qendrore: 13% e ekonomise mbahet nga dergesat e emigranteve, dhe 70 % e tyre shkojne per konsum bazik. Po flet per shifra dhe ideja eshte qe renia e dergesave te emigranteve do rrisi varferine.

Seseri thote do tregoj historine qe nisa me pare, Xhaferri i thote trego po ule koken?? smiley

Historia me nje vajze qe nuk shkon dot ne shkolle por shet sepse ka prinderit e semure. Si kjo ne Shqiperi ka plot... ka shume vajza qe u eshte dashur te punojne ne keto 18 vjet..

Vokshi: Si duartrokisni se duhet te qani per historine e Rudines. Diplomati me droge duhet te denohet. Gjate kohes tuaj jane kapur rreth 20 diplomate dhe nuk jane denuar. Kalojme tek shifrat meqe Seseri po ben edhe ekonomisten e famshme... hajde te folur hajde smiley

Raportet e INSTAT, etj tregojne qe per shkak te modelit BERISHA kane dale nga varferia xxxx vete. Deputetet tuaj kundershtojne ne parlament rritjen e pagat dhe kontratat e koncesioneve. Modelet tuaja nuk thone asgje, ato jane shifra te sajuara nga ju, nga zoti Tahirir. Ju, hajdeni ketu dhe thoni cila eshte politika juaj per t'i nxjerre nga varferia keta 45%. Ju s'keni program, s'keni idera. Nuk mendoni se cfare do beni ju per qarkun e Durresit. Te nxirrni nje here te vetme nje ide te mire. Po s'keni... ju keni deshtuar deri tani. Neve kemi nje model, qe do ta elaboroj tani nese mundem, se nuk me del koha se kemi shume arritje...fillojme nga ratifikimi i MSA'se. Kjo ben qe shqiptari te eci dinjitoz, te respektohet... mbaroi koha smiley

Po e le tek minuta e 100'te se filluan reklamat smiley ketu eshte ora 1 e nates

do e mbaroja sot po pashe ndeshjen USA-Italy... megjithese fitoi Italia, ndeshje e dobet...

 

vazhdojme:

pyetje me mesazh per Klosin: qendrimi i PS ne lidhje me privatizimin e portit e Durresit?

Durresi e do shume detin, fatkeqesia ka qene se nuk ka qene qytet portual..tarifat qe jane dyfishuar ka bere qe Durresi te mos jete qytet portual. Vokshi po bertet "s'ka lidhje kjo me tarifat". Klosi vazhdon: trageti per tu ankoruar nga 800 Euro tani paguan 2800.

qendrimi i PS: PS eshte per privatizim. zgjidhje krejt tjeter...port jahtesh dhe porti aktual t'i sherbej turisteve, port i ri ne port romano.

per Xhaferrin: cmendim keni per biznesin ne Durres. do kemi fatin kete vere te shetisim me skaf? biznesi, shtyllat e zhvillimit te Durresit.... turizem, tregti, transport... Aeroporti i Rinasit eshte ne qarkun e Durresit, u be autostrada... rruga Durres-Kukes.... Durres-Tirane, Durres-Rrogozhine... Bashkia e Durrsit nuk po na ndihmon per banjot ne plazh.... turizmi ka njohur rritje me 5 fish. Durresi ka hyrje te re...... Do marrim vizat per ne BE pastaj do lirohen skafet.

Per Seserin: a jeni anetare e PS dhe kandidimi juaj eshte vullnet i kryetarit apo dhe strukturave te saj? - Nuk jam anetare po perfaqesoj nje kategori tjeter qe si une ka plot...une jam nje nga qytetaret qe ka hyre ne lista... ne jemi munduar te perfaqesojme grupe te ndryshme individesh... une jam nga grupi i emigracionit dhe rikthehem.

Per Vokshin: po ju si keni hyre ne liste, me vullnetin e liderit apo me kontribut personal? - Kundershtaret e dine qe me kontribut personal, mund te permend organizatat e shumta, shkollimi jashte dhe kryetari me ka vleresuar.. kjo me ve para pergjegjesise maksimale qe te mos jem vetem nje numer por te jem zeri juaj dhe t'ju perfaqesoj denjesisht.

Pergjigjet Seseri: dua t'i lexoj zonjer progres-raportin e BE'se ku vleresohet puna e zonjes (Vokshit). Departamenti i saj ka mungese te theksuar performance (2007), Ne 2008, projekti u miratua pas konsultimeve te pakta me shoqerine civile... ne program segmenti RReshen-Kalimash, projekti duhet te kushtonte vetem 500 milion nderkohe qe vetem nje segment e ka kaluar koston e kesaj rruge. Qeveria Rama do u sjelli njerezve punesim, pakete shpetimi, zhvillim bujqesie, turizmi, rritje qe kthehet ne mireqenie.

Vokshi: te gjithe e dine punen time ne departament. do flas per punen e PD'se/ Qeveria perfaqesim dinjitoz, do i beje shqiptaret europiane brenda vitit te pare. Ka qene modeli me i suksesshem ne fushen fiskale, rritje e kreditimit dhe investimeve dhe kemi mbledhur shume me shume te ardhura se ju.... do vazhdojme te rrisim investimet ne sektoret kyc.... kemi vene dhe internetin ne shkolla, projekti qe ju deshtuat. Kemi dyfishuar pagat e mjekeve dhe infermiereve... mbaroi koha.

Klosi: It's about the ECONOMY, stupid... po flasim per ekonomine o rob zoti, po flasim per ekonomine, per varferine... po flasim se si mund te jemi me te zhvilluar, o rob zoti, pse ne 28 qershor duhet te votosh Edi Ramen, nuk duhet te votosh Berishen, se me njerezit e tij e lane Shqiperine vendin me te varfer ne Europe, e lane me pas vendeve te tjera te Rajonit. Duhet te vesh me vize Shengen ne Maqedini dhe Mal te Zi. Do ndertoje TEC'in ne Fushe Kruje. Ka ndertuat fabrikat e cimentos per fitime personale.

Xhaferri: Berisha ju mundi baballaret ne 92'in dhe do jua mundi bijet hajdute ne 2005'en. Ne 2005-2009 beri Durres Kukes, ne 2009-2013 do beje aksin veri jug. te gjitha shkolllat te ndertuara e te rikonstruktuara.. do dalin gjithe shqiptaret nga varferia ne mandatin e dyte.... te gjitheve do ju rritet paga....

FUND smiley

Pyetjet qe shtron edrus'i qe ne mesazhin e pare jane interesante dhe te tere duam t'i degjojme pergjigjet, por nuk eshte e veshtire per kandidatet t'i shmangen si gjithnje. Edhe ne debat, ne shume raste pyetjeve u pergjigjeshin "le te flasim per arritjet/deshtimet e kesaj qeverie".

Mendoj se debatet mund te sherbejne si material per ta ashpersuar fushaten tani keto dy javet e fundit. Nuk e di nese dikush mund te na sjelle ketu reklamat e dy partive kryesore per fushate. Nuk e kam idene nese sulmojne direkt kryetaret ne nivel kombetar apo dhe kandidatet ne nivel lokal. Nuk eshte vone te prodhojne reklama me sulme personale (jo sharje).

Psh, nga debati me erdhen nder mend dy idera per liderat e partive:

ne fillim per PD:

Me pelqeu ajo gjetja, qe si mund te thote spoti "votoni per Edi Ramen, kur ai nuk eshte ne lista". Nese do isha konsulent i fushates se PD'se, do beja nje reklame te tille: do tregoja dy sekonda nga spoti, atje ku thote votoni Edi Ramen. Pastaj do tregoja nje burre e nje grua (mundesisht ne moshe por jo shume te vjeter qe te mos tregonte steriotip) ne Tirane duke hyre ne votime. Duke ecur flasin me njeri tjetrin..."per ke do votojme?" -"per Edi Ramen sigurisht". Pastaj tregon duke kerkuar ne liste per Edi Ramen dhe nuk po e gjejne dot. Pastaj tregon dy te tjere duke kerkuar per Edi Ramen ne Durres, pstaj ne Vlore, e keshtu me rradhe smiley

Per PS'ne.

Do kapesha tek thenia e Vokshit: "Berisha ka qene, eshte dhe do te mbetet". Nderkohe kur shqiptohen keto, kur thuhet "ka qene", trego nje sekonde nga 97'a dhe 2 sekonda kjoskat e qelbta. Kur thuhet "eshte" trego per 5 sekonda Gerdecin, Salen qe shan Ballen ne parlament, Pangon dhe Fazllic dhe nje sekonde ku uleret si i cmendur. gjithmone shkurt, pa e zgjatur. Kur vjen rradha tek "do te mbetet", vendos nje pikepyetje te madhe dhe lere per 3 sekonda. Pastaj, "a mund t'a lini te ardhmen ne dore te fatit? Votoni per PS'ne"

 

Seseri ne fund la te kuptonte qe PS'ja ka programin gati dhe e ka gati ta perdore sapo te marri zgjedhjet. Mund te duket e besueshme sepse ne kaq kohe do e kishin bere nje program, aq me teper kur qe tre muaj perpara lajmeruan per program me 1000 faqe. Nese ka dhe nuk e ka nxjerre akoma, ka dy mundesi: Ose mendojne se do humbasin dhe e ruajne ne sirtar, ose ajo frika se mos ja vjedhin ka qene aq e madhe sa nuk do ta nxjerrin deri diten e fundit. Nese me te vertete e kane dhe kane frike se mos ja vjedhin, do ishte mire ta benin te ditur kete javen e fundit te pakten.

Gre, ja reklama që do bëja unë po të isha regjizor (natyrisht duke ju replikuar reklamave të mëparshme, që supozohet janë në qarkullim smiley ):

Skenari: Qëndër e thjeshtë votimi, tavolina e komisionit me 5 anëtarë. Nuk duhet të mungojë abdolutisht: 1 me mustaqe, bjonde, 2 me thinja dhe 1 djalë i ri me fizik atletik (Hej, jo bjondja me mustaqe smiley )

Hyn çifti i pleqve që po diskutonin si tek reklama anti PS (dmth që vendosin pë Ramën, por që nuk e gjejnë në lista). Pasi nuk gjejnë opcionin e parë sytë ju shkojnë tek simboli i PD... në ktë kohë, plakut i kalon ndërmënd '97 (shif artikullin për Isuf Vrionin smiley ) ndërsa plakës i fandakset Gërdeci... nga kjo gjëndje pështjellimi dalin nga një thirrje e egzaltuar e plakës:

Ore plak... po ti ke vuajtur për të gjetur Pikën G gjithë këtë kohë... ajo qënka edhe në lista... "Ta votojmë ore... se mbase e bëjmë akoma 99 herë" smiley

Ishte interesant debati per arsimin te SHQIP ne Top-channel. Mendoj qe Dashamir Shehi duhet te jete i ftuar ne me shume debate smiley

hahahah dathi yt, 'riske  smiley

Debat pa PD-n?  Pse s'kishte derguar delegate PD-ja?

Dathi osht njish smiley  Nje llaf s'e thote teper smiley

skandal. mbase klosi doli cik fare me mir, po tre tjeret absolutisht skandal.

xhaferri: idiot, budalla, vetem bertet, e ka zerin si e ka pas zysha ime e kopshtit, nuk i pushon goja, te vret veshet

vokshi: e merzitshme, vetullat i ngrinte me 1 patetizem qe ske ku e gjen, lodhese, servile e perjetshme ndaj liderit te saj "ka qen, eshtdhe do te mbetet" sali berisha

seserica: gallate, krejtesisht jasht realitetit, servile ndaj kryetarit te saj berishist me te ri dhe me me sh ngjyra, e ardhur dhe e paintegruar ne shqiperi

shkurt "bir selman i nenes, ke te qaj me pare"

 

balla me duket e menaxhon me mire debatin, ndersa fevizu sia ka idene. balla te pakten nisi tu mbylle mikrofonin kur bertisnin shume, klosit dhe xhaferrit

A-Tirona, dune gati ene 4 vjet me u bo zgjedhjet e tjera, kshu qe s'e di se sa ja vle me diskutu per rezultatet e debateve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).