dashni në kohë fushate

Ngase personalisht kam njëfarë lodhjeje nga fushatëria e dendur e këtyre kohëve, po hedh, sa për të ndërruar midenë, këtë poezi të ee cummings të përkthyer në shqip. Përnën do të gjeni edhe variantin origjinal. Kjo në mënyrë që kush të dojë, të japë vetë një variant në shqip të poezisë, të ndonjë strofe, të ndonjë vargu, të titullit, por edhe të emrit të autorit, nëse kohën e ka me pikatore.

 

askush, as shiu, nuk ka duar aq të vogla

diku tek s’kam udhëtuar kurrë, gëzueshëm përtej
çdo përvoje, sytë e tu kanë heshtjen e tyre:
në gjestin tënd më të brishtë janë gjërat që më mbështjellin,
ose që nuk mundem t’i prek sepse janë tepër afër

shikimi yt më i lehtë do të më shkyçë
megjithëqë e kam kyçur veten si gishtërinj,
ti veten time e hap përherë petal pas petali siç hap pranvera
(duke prekur shkathët, mistershëm) trëndafilin e parë

a nëse dëshiron t’më kyçësh, unë dhe
jeta ime do të mbyllemi shumë bukur, papritur,
si kur zemra e kësaj luleje përfytyron
borën që me kujdes ndoret gjithandej;

asgjë prej gjërave që do të prekim kësaj bote nuk barabitet
me fuqinë e brishtësisë tënde të vrullshme: përbërja e së cilës
më shtrëngon me ngjyrën e vendeve të saj,
që shkrin vdekjen dhe përjetësinë në çdo frymëmarrje

(as që e di se ç’është prej teje që mbyllet
dhe hapet; vetëm diçka në mua e kupton
se zëri i syve të tu është më i thellë se gjithë trëndafilat)
askush, as shiu, nuk ka duar aq të vogla

__________________________________________________________

nobody, not even the rain, has such small hands

somewhere i have never traveled, gladly beyond
any experience, your eyes have their silence:
in your most frail gesture are things which enclose me,
or which i cannot touch because they are too near

your slightest look easily will unclose me
though i have closed myself as fingers,
you open always petal by petal myself as Spring opens
(touching skilfully, mysteriously) her first rose

or if your wish be to close me, i and
my life will shut very beautifully, suddenly,
as when the heart of this flower imagines
the snow carefully everywhere descending;

nothing which we are to perceive in this world equals
the power of your intense fragility: whose texture
compels me with the colour of its countries,
rendering death and forever with each breathing

(i do not know what it is about you that closes
and opens;only something in me understands
the voice of your eyes is deeper than all roses)
nobody, not even the rain, has such small hands

19 Komente

"a nëse dëshiron t’më kyçësh, unë dhe
jeta ime do të mbyllemi shumë bukur, papritur,
si kur zemra e kësaj luleje përfytyron
"

 

shume te bukura vargjet mesiper

 

kërrkush, madje as shiu s’ka kësi duarsh të vogla

 i.i.kamings

 

dikund ku s’kam shkuar kurrë, galdueshëm përtej

çdo përvoje, sytë e tu kanë të tyren heshtje:

Në lëvizjen tënde më të brishtë, gjëra që më pështjellin

ose të cilat s’i prek dot ngase shumë afër.

 

vështrimi yt më i imët do më shpështjellë

ndonëse e kam mbyllur veten si gjishtat

ti hap gjithëherë petël më petël veten, siç Prandvera

hap (prekur hajthëm, errësisht) drandofillin e parë.

 

ose nëse vullnesa jote është të më mbyllësh, unë e

jeta ime do mbyllemi bukur fare, papritmazi

sikundër zemra e kësaj luleje përfytyron

borën që kujdesshëm gjithkund ulet;

 

asfarë prej ç’përkapet i barabitet

fuqisë së thyejërisë tënde të dendur,  lënd’ e së cilës

më shtrëngon me ngjyrën e vendeve të veta

duke i dorëzuar vdekjes dhe përherës me çdo frymë

 

(unë nuk e di se ç’prej teje ka që mbyllet 

e hapet; vetëm se diç në mua kuptokëka

zëri i syve të tu është më i thellë se gjithë trëndafilat )

kërrkush, madje as shiu s’ka asi duarsh të vogla

 

 

or if your wish be to close me, i and

Ka ndonje qe arrin te perktheje kete varg ne shqip duke ruajtur strukturen jo-te-zakoneshme qe autori perdor? Pra njefare pershtatje strukture.

 a ne qofte deshira jote te me mbyllc, une dhe

 Shume e bukur poezia. Ja dhe kontributi im ne perkthim:

 

Diku ku s’kam qene kurre, gezimplote pertej

Cdo pervoje, syte e tu  heshtjen e tyre kane:

Ne gjestin tend, dhe ne ate me te voglin, ka dicka qe me mbeshtjell te terin

Ose dicka qe kaq prane qendron, sa as te prek nuk mund

> >

Nje hedhje sysh e lehte mjafton te me cele

megjithese si grusht i mbyllur jam shtrenguar,

e gjithmone te me hape petal pas petali, ashtu si pranvera hap

(duke prekur hajthshem e plot mister) trendafilin e pare

> >

a ne qofte deshira jote brenda te me mbyllesh, une dhe

jeta ime do te mbyllemi bukur fare, papritmazi

si kur zemra e kesaj lules qe enderron

boren qe kujdeshem gjithkund zbret

> >

asgje e kesaj bote nuk barabitet

me fuqine e brishtesise tende qe te perpin: lenda e se ciles

me kredh ne ngjyrat e viseve te saj

teksa vdekjen e perjetesine perzjen ne cdo  fryme

> >

(nuk e di, brenda teje c’ka qe i shkakton keto mbyllje

dhe hapje, vec, dicka brenda meje e kupton

qe zeri i syve te tu eshte me i thelle se gjithe trendafilat)

dhe askush, as edhe shiu, nuk ka duar kaq te vogla 

 

Jeruzalem, i bera ca ndryshime pasi lexova perkthimin tend. Ca fjale te tuat ishin shume te gjetura. Por barabitet ishte e imja dhe u cudita kur e pashe edhe tek ty, ngaqe thoje se mbase askush nuk e di kete fjale. smiley Perkthimi i texture si lende ishte dicka qe s'ma kishte marre mendja. Galdueshem eshte hera e pare qe e degjoj. Nga vjen?

 

 equals = barabitet , shqip keshtu perkthehet.

galdueshem vjen nga galdoj, - ngazellehem... si ne: Kush punon, galdon.

ne ildisjen ne shqip, duhet patur droja dhe masa e nevojshme ashtu qe te perdoret po ajo strukture idiosinkratike (aq e njohur!) qe perdor iikaminsi ne anglisht.

hajt mo: ju pas lontë anglishtja smiley

***

Diku ku kurrë nuk kam shkuar, gëzim>>

përtej gjith’ç’kam provuar, sytë e tu fshihen>>

në delikaten lëvizjen tënde, ato më prangojnë,>>

aq pranë më janë, sa ti prek nuk mundem>>

> >

Shikimi yt, ai më i pari, më çliron>>

ndonëse grusht i mbledhur, gishtash>>

mjeshtërisht, hyjnisht, petal pas petali>>

më çel si pranvera, trëndafilin e parë>>

> >

Nën dëshirën tënde edhe jeta ime mbyllet>>

njëherazi, fletëpaloset krejt bukur>>

si zemra e trëndafilit, dirigjuese>>

e borës në ëndërr që paqësisht ulet>>

> >

Nuk di si ia del t’më hapësh e t’më mbyllësh>>

por di se diçka brenda meje i bindet >>

thirrjes tënde në sy, më tërheqëse se gjithë lulet>>

duarve të tua të imta, më të imta se të shiut.>>

 

ket kamingun osht per t'a dash vetem qe te boni ty me ardh back.

turqeta e respekte, te shumfishume prej mungeses.

Prit Em, sa t'shof ça kam humb e ça kam gjet.

FH notwithstanding smiley ... vetem per aq emo?!

Pse kisha idene qe u would appreciate rule bender/breaker smiley.

meqë po flasim për dashni në kohë fushate: Si e turpnoi USA - Spanjën ashtu mrej?!

 Nuk di si ia del t’më hapësh e t’më mbyllësh

por di se diçka brenda meje i bindet

thirrjes tënde në sy, më tërheqëse se gjithë lulet

duarve të tua të imta, më të imta se të shiut.

 

Versioni origjinal ka rime: 

i do not know what it is about you that closes
and opens;only something in me understands
the voice of your eyes is deeper than all roses)
nobody, not even the rain, has such small hands

smiley

ke te drejtë. po prandaj është origjinali ai..  

smiley

ishte thjeshte per te te sfiduar smiley smiley qe te mundohesh pakez me shume, per te na dhene nje version (me) te bukur. Te pershendes.

sa do kisha dasht, po falëm se s'ia thek per kto pune, se qi ta perkthesh robin, m'duket mu, duhet me "flejte" me te do kohe... Pune ma t'mire mund te bejne perkthyfsat e ktushem.. Megjithat, e kom i liber EEC e po e shof i here per sport.. Pershnetje dhe flm.

 Jeruzalemo, ai perkthim qe thu ti ben 1000 dallare. Ne po themi se ca kap me nji dopio raki ne tavoline. Ja c'mund te arrish me me shume. smiley

 

nuk di brenda teje c’ka qe mbylljen ma shkakton keshtu

dhe hapjen,  vec dicka brenda meje e ka kuptuar

me i thelle nga gjithe trendafilat eshte zeri i syve te tu

dhe askush, as dhe shiu, nuk ka kaq te vogla duar.

 

a ne qofte deshira jote brenda te me mbyllesh, une dhe

jeta ime do te mbyllemi bukur fare, papritmazi

Pf, bukur, me pelqen. Dhe nje folje ndoshta do i shtoja versit te pare por per te tjerat te lumshin duart. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).