Club Med heq dorë nga Kakomeja

Kompania franceze Club Med është tërhequr nga projekti i Kakomesë pas problemeve të zgjatura mbi pronësinë e tokës, thuhet në një letër nga kompania drejtuar banorëve të zonës.

Konflikti pesë-vjeçar mbi pronësinë e gjirit është një shembull i qartë i konfuzionit që ekziston përreth pronësisë së tokës në Shqipëri.

"Nuk do të ketë projekt të Club Med në Shqipêri" tha Florence Le Gall, drejtoreshë e zhvillimit rajonar të Club Med, në një letër drejtuar fshatarëve të Kakomesë. Chrystel Baude, zëdhënëse e kompanisë, konfirmoi vërtetësinë e letrës.

Letra nga kompania vjen pasi Gjykata e Apelit në Tiranë hodhi poshtë pretendimet e banorëve të Kakomesë.

Burimi: Forbes (që e ka marrë nga Reuters)

10 Komente

hmm, hajt se me mire keshtu. club med as qe ka fonde ne kete periudhe per te ndertuar e do linte ndonje germadhe aty...

Po dhendrri i Berishes hoqi dore nga Kakomeja? Apo do e vazhdoje vetem projektin?

 Dmth ato punimet qe vazhdojne atje tani i ben thjesht kompania Riviera, megjithese Club Med ka kohe qe qenka terhequr? 

Po atehere per ke po e nderton Riviera resort-in ne Kakome?

Kakomene e mori Aleksander Frangaj, Dritan Cela dhe Rezar Taci. Keta jane bashkepronret e gjirit te Kakomese. Jane ne pronen e tyre, ua dha baca Sali per 99 vjet. Ortaket e Zotit Berisha e trasheguan Kakomene nga kryeministri Berisha qe dikur akuzonte Nanon.

 Dmth prandaj u pezullua per ca kohe leja, sic u be me Albetelekomin qe morri ne staf menaxhimi Shkelzenin??? 

Nuk lane gje pa shkaterruar ne ate vend. 

Fitoi Bollano keshtu? Qe mos te ndertohej ClubMed dhe mos te "vidheshin" turistet e huaj qe zakonisht shkojne ne Greqi (Korfuz) me pushime?

 Dmth qe atje vazhdojne punimet, po tashme keto punime nuk behen me per Club Med po sic e thote A_A ato behen per llogari te tjeter kujt; te tjeter kujt qe eshte shume me afer kryeministrit. 

Benet, pse na provokon me kete foto? kjo eshte nje magji. Aty nuk duhet te lejohet te ndertohet asgje. Aty vetem te shkelesh per 1 ore duhet te paguash 5 euro. por keto 5 euro duhet ti shkojne buxhetit te shtetit shqiptar jo taceve e naceve dhe shteti ti jap 1% te ketyre parave banoreve te fshatrave per rreth te cilet jane vete fshatra turistik por qe te plotesojne disa standarte per te akomoduar turiste. Kaq. Jane bastardime ndertime te fshatrave turistik mbi fshatrat turistik autentik, jane cibane. mos lejoni cibane. edhe klub medi ne kete zone ciban do ishte. larg duar nga magjija Kakome dhe e gjithe riviera shqiptare. fshatrat turistike mund te behen ne zona te pabanuara, ndoshta dhe ne Kavaje.

Ka me fshate turistik se nivica ? nuke ka ne republik ..   A e dini ju se sa hotele ka saranda ? ku do vene keta njerez te bejne plazh ? A ka mundesi te ndihmohet fshati nivice te behet si ka qene kala ne malin shendelli ? A ka mundesi te ndihmohen fashataret me kredi te vogela per te ngritur agroturizem?po doni fshatra turistik pse si bejne aty ku ska plazhe te mirefillta .CLUB MEDI KA SHUME KOHE QE ESHTE PERGJIGJUR PER KETE CESHTJE  PSE KJO TEME DOLI TANI NE KOHE FUSHATE???LARGE DUART NGA KAKOMEJA . LARGE DUART NGA MANASTIRI I KAKOMESE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).