Çfarë është kjo?

Art, fotografi, çmenduri? Çfarë është kjo? Peshq, vëreni trurin në punë dhe zgjidheni këtë gjëagjëze.

 

35 Komente

Fotografi nga aeroplani?

Google earth?

Tekstura qe krijojne tokat e punuara dhe te papunuara te Shqiperise?

Sa eshte raporti? 50% me 50%?

PS: Pra per t'ju pergjigjur me direkt pyetjes, nqs ajo qe supozoj eshte e vertete... i bie qe te jete nje cmenduri. Gjithe ato toka ne mes te Europes... te paperdorura... vecse nje i cmendur do t'i linte keshtu. Nje i cmendur qe s'do para.

Ngjyra kafe ose bezhe (ose bla bla pervec jeshiles) nuk tregon domosdoshmerisht toka te papunuara. jane te mbjella qe nuk kane ngjyre jeshilesmiley nje pattern i tille perdoret edhe ne harta agrikulturore (simbolikisht kuptohet)

nje fushe e fotografuar nga ajri smiley?

Na linkun?! Minimumi nje birre! Maksimumi, nje nga ato drejtekendshat e fotografise. Apo s'qenkan dhe afer liqenit. smiley

smiley birra kshu virtuale leshohen plot kendej. une kur t'i them tjetrit "urdhero birren" dua te pakten qe te jete reale.

(Sidoqofte, ajo 'na'ja ishte me shaka, po nga ato shakate ku toni i zerit ka efekt qe teksti e humbet. Kshuqe, mos e merr per harbutllek, plz.)

Don't worry! Do kemi rast kur te kthehesh. smiley

Hidhi nje sy kesaj fotos afer Milanos, per te bere nje krahasim me ate qe solle ti.

http://maps.google.com/maps?f=q&source=s_q&hl=en&geocode=&q=milano&sll=44.815211,10.339851&sspn=0.222115,0.227966&ie=UTF8&ll=45.157651,9.110584&spn=0.027599,0.028496&t=k&z=15&iwloc=A

Megjithese interesant do te ishte krahasimi me vendet fqinje, por kjo me erdhi e para ne mendje.

Para 90-es kam patur shansin ta shikoj Shqiperine nga lart. Nuk ndryshonte shume nga shembulli qe solla me siper. Pervec infrastruktures dhe vendbanimeve, natyrisht.

Këto janë hartat katastale të përgatitura nga qeveria për të dëmshpërblyer ishpronarët...

Legjenda:

  • Ngjyra jeshile- anëtarëve të PD
  • ngjyrat e tjera- kusuri
  • madhësitë do të hidhen me short*

* Me hidhen, nënkuptohet zgjedhja e copëzave jotëgjelbra... dhe me hedhje, nënkuptohet lëshimi i ishpronarëve direkt nga lartësia që është bërë fotografia, dhe ku të bijen, ajo copë toke do të jetë përjetë e tija smiley

Penar, mund të ndërrosh lojë... nëse do ta vije tek gjeni diçiturën, diçiturat e mija do të ishin:

1- E gjetëm vëndin se ku duhet të kalojë autostrada!
2- Një vënd pa bunkerë/beton/vila, mund të gjëndet kudo, por jo në Shqipëri

Shqiperia feston 25 vjetorin e tetris. Urime te gjitheve.

Penar, kjo foto qenka e tmerrshme. Fragmentarizimi i bujqesise shqiptare mund te duket bukur vetem nga avioni.

Megjithate kjo foto eshte e bukur sepse, pamevaresisht e punuar ose jo, ne stine gjelberimi masiv ose jo, ne te shikon ndertime shume te pakta.

Katastrofa e fushave shqiptare eshte zenia e siperfaqeve prej shtepive te shperndara pa palnifikim urban.

Gjendesha nje dite ne kishen e Shen Noit, dhe pamja prej andej e fushave te Lezhez ishte makabre. Cibane te mbire mbi fusha. Shtepite e atyre qe kane ndertuar mbi parcela te punueshme e kanalizime(ish keneta te bonifikuara), e qe qajne cdo dimer se permbyten.

fushat e trushit! keshtu u themi ne ne anet tona. nder fushat me te punuara ne shqiperi dhe me te sistemuara. nuk e di si e shihni ju, po une qe kam te pakten familjen qe jeton ne ato ane, mjafton te zmadhoni pakez harten ne linkun qe te shihni edhe shtepine time, dhe e di si punohen tokat. problemi i bujqesise shqiptare nuk eshte mospunimi i tokes, se te pakten ne kete rast jemi injorante ose keqdashes nese themi se keto toka jane te papunuara, por fragmentarizimi i bujqesise. nuk arrijme te mbjellim terrene te medha me te nejten kulture, por secili mbjel ate qe i pelqen ne aren e tij.

une kam fluturuar para disa muajsh rinas malpensa dhe nga ajri nuk sheh ndonje ndryshim te madh. bilez po te te zeri gjumi kur ngrihesh nga rinasi dhe te zgjohesh duke zbritur ne malpensa te duket sikur u ktheve pas. eshte e njejta pamje. rremuja e komunave te milanos me rremujen e tiranes, tokat e sistemuara te fushes durres shkoder dhe ato te pavias dhe vareses. njelloj. ne toke ka diference....

Katastrofa e fushave shqiptare eshte zenia e siperfaqeve prej shtepive te shperndara pa palnifikim urban.

??? :\ Po ato s'jan urbane qe teken planifikum urban. Kush qenkan kta qe ndertokan "shtepi" te shperndara neper fusha bujqesore? E pa pare dhe kjo teoria e re smiley (PS: Kamza s'eshte fshat)

PS: Pra per t'ju pergjigjur me direkt pyetjes, nqs ajo qe supozoj eshte e vertete... i bie qe te jete nje cmenduri. Gjithe ato toka ne mes te Europes... te paperdorura... vecse nje i cmendur do t'i linte keshtu. Nje i cmendur qe s'do para.

Or Ols une nuk kam mbaruar ne Kamez...po edhe ti dukesh qe s'ke mbaruar ne Kamez smiley Po nje gje te vogel e di...tokat asnjehere nuk mbillen ne teresi dhe gjithmon. Mbillet nje pjese 2 vjet...lihet nje pjese bosh 2 vjet...a ku di une si i bejne fshataret. Se ndryshe prishet toka (pra thithen nutrientet nga toka po te mbjellesh gjithmon...dhe pastaj s'mbjell dot gje mbi te). Bile bile ne fakt ato qe duken si te "mbjella" nga lart...se jane jeshile...ne shumice jane tokat e pambjella smiley...se eshte thjesht bar (nje pjese..nje pjese mund te jet gjera te tjera). Ato kafet e hapura jane grur...ato kafet e erreta...jane tokat qe po prashit Edvin Rama me WSF...

Prandaj raporti i te mbjelurave dhe jo te mbjellurave...eshte dicka normale.

------------------

Prandaj te them dhe njehere qe beni KUJDES me paraqitjen e gjerave dhe me vrrull-kuptimin e gjerave ne menyre SHQIPCE...

Katunaria nuk eshte budallaqe...dhe punen e tyre din ta bejne me mire se ty dhe une bashk. E bejne atje dhe kur i leverdis atyre...jo me parimet Seser-iane se atje eshte "toka me e pasur ne GALAKSINE MILKY WAY!"

Prandaj durim o popll heroik! Bilogjia e klases se 5-te...prekte metodat e mbjelljeve.

----------------

Por besoj se fotoja donte te pasqyronte FRAGMENIMIN e tokave...gje qe tregon nivelin e bujqesise Shqiptare...dhe ku qendron problemi kryesor.

Problemi kryesor nuk eshte thjesht TOKA...ose PRONA. Po ti duan...i shesin dhe i japin me qira fshataret. Problemi eshte se sektori eshte i MBIPOPULLUAR me fshatar te vegjel...me parcela te vogla...dhe asnjeri nuk e nxjerr dot koken MBI kte nivel qe te krijoj prona me te medha dhe te sjelli nje model bujqesor me te leverdishem. Se ata qe e nxjerrin koken mbi kte nivel...nuk rrine me ne bujqesi por ikin ndertojne ndonje shtepi (pa kriter urbanistik ;p ) ne Kamez.

Prandaj duhen menduar mire ato trillimet qe leshon ndonje force politike Shqiptare rreth bujqesise...trrillime populiste te tipit Pol Pot-ian ose Pugacevian...

Bujqesia Shqiptare vuan nga mungesa e infrastruktures...ne menyre qe te "shfrytezohet" (fjale e keqe shume e di ne veshet e disave...kan koncepte) sa me mire dhe ne menyre qe te lehtesohet ngritja e disave mbi nivelin 0-1ha toke ne nje novel me te larte...

...pra te gjitha ato qe kemi folur me perpara.

Dhe infrastruktura eshte FOKUSI kryesor ne vendet rurale...te pakten ka qen kto 4 vite. Po problemi qendron se nese nje force politike qe pretendon te fitoj voten ne 1 muaj....hiqet si e cuditshme...atehere problemi do jet nese do vazhdoj ne kte menyre fshati apo jo.

Por nganjehere ne...si Shqiptar...na behet qefi me teper kur shikojem "deshtime" (ose ato qe i kuptojme si te tilla).

Meritat...nganjehere....na merzisin me shume (sidomos kur bien ndesh me PARIMET tona)

Pershembull...cfar jane keto ne nje fshat afer Lushnjes? Pse ne Lushnje kan mbire si "kerpudha" kto "gjera artistiko-te-cuditshme"? Perse nuk shikohen kto modele te suskseshme zhvillimi...qe kan ardh si pasoje e zhvillimit ne infrastrukture, si pasoje e organizmit te fshatarve dhe marrjeve te granteve nga qeveria ose nga kudo tjeter...dhe dalja mib nivelin e "mibjeteses" nga kta fshatar qe e kan kthyer ate zone plot me kto lloj ndertesash te cuditshme (qe mbase ka ndonje qe akoma nuk i di se c'jane).?

Ky eshte nje rast i vogel pershebmull se si "ja dilet"...se cfar roli luan qiveria, se cfar roli luan fshatari...dhe se cfar eshte nje aplikim bazik i koncepteve te Kaptallizmit...dhe se ku qendron ndryshimi me Pol Potin dhe Haxhi Qalimin.

Pengesa kryesore nuk eshte fragmentarizimi (se po te kishte leverdi te madhe do ishin perqendruar tokat te parellinjte), por mungesa e mbrojtjes se produkteve shqiptare nga shteti. Ne kemi nenshkruar gjithefare marreveshjesh qe i bejne te paleverdisshme investimet ne bujqesi. Une kom 24 ha toke bujqesore buze rruges kombetare dhe e jap me qera 300 mije leke ne vit per kullote. Nuk ia ndien njeriu me mbjell gjo ne te se vijne produktet nga gerku, serbi e FYROMi per 2 pare. Edhe ne rastet kur parashikohet mbrojtja me tarifa doganore per importet, i jepet nje zarf i vogel doganierit edhe ec tutje. 

Pengesa kryesore nuk eshte fragmentarizimi (se po te kishte leverdi te madhe do ishin perqendruar tokat te parellinjte),

 

Po pra..shko thuja Edvinit.

por mungesa e mbrojtjes se produkteve shqiptare nga shteti. Ne kemi nenshkruar gjithefare marreveshjesh qe i bejne te paleverdisshme investimet ne bujqesi. Une kom 24 ha toke bujqesore buze rruges kombetare dhe e jap me qera 300 mije leke ne vit per kullote. Nuk ia ndien njeriu me mbjell gjo ne te se vijne produktet nga gerku, serbi e FYROMi per 2 pare

Po ky eshte Pol Poti pra! Bujqesia Shqiptare nuk shpetohet duke e hermetizuar ne boten e vet...dicka qe s'ka asnje shans te mbijetoj. Fundja...dhe Seseri tha qe na duhet nje ...zhvillim i qendrueshem smiley

Zhvillimi i qendrueshem nuk eshte...fut koken ne rere. Eshte berja e bujqesise Shqiptare konkuruese me ato te vendeve te tjera. Thjesht puna...dhe kaq.

Pre nese fshatari Shqiptar nuk e shet dot se s'ka me ca ta coj ne qytet...silli infrastrukture. Nese fshatari nuk e shet dot se s'ka ku ta fusi...ndertoj magazina dhe dhoma frigoriferike. Nese fshatari s'ka me ca ta punoj token pervec dores se vet dhe dores se Edvin Rames me kanatiere...te marri grante nga qeveria ose institucione te tjera...

...dhe ata qe do mbijetojne do jene me konkurues me te huajt...dhe s'do ket me nevoje te blihen nga jasht. Ata qe do mbijetojne do beljene tokat e te tjerve...do ndertojne ferma moderne...do behen akma me fitimprures per veten e tyre dhe per te gjithe te tjeret.

Koncepti Pol Potian eshte...kemi 60% fshatarsi ne nje sektor absolutisht te prapambetur on life-support. Atehere zgjidhja eshte...ta mbajme kshu sic eshte me cdo kusht qe ta shpetojme! Ne vend qe te jet...ta reformojme qe ta bejme me te konkurueshem.

Se une si qytetar s'kam hak te blej molle nga Korca me 3-fishin e cmimit qe jane kalbur mbasi kan kaluar 2 jave qe kur jan vjelur! Pse kshu kur e blej nga Maqedonsi?

Po ja zgjidhja pershembull...ndertuan infrastrukturen rurale ne zonat e Korces...ndertuan dhoma frigoriferike ne zonat e Korces....dhe mollet e Koreces u bene me te leverdishme per konsumatorin se ato te Maqedonise.

Dhe ky eshte roli i SHTETIT...dhe cfar po behet dhe drejtimi ku po shkohet. Jo me primitivizmat e Pol Potit...jo me tarifa...jo me Ministria e KATUNIT apo me llafe boshe.

Po mer Grup, po eshte halli se ky shtet nuk ka para per te bere keto. Prandaj zgjidhja me e shpejte deri tani do ishte (se tani jemi prane heqjes totale te barrierave prej MSA-se e zor se behet) mbro prodhimin vendas deri sa katunari te akumuloje aq kapital sa te kete mundesi te invesotje vete.  Per cdo industri, marreveshjet e tregestise kane safeguard clauses. Ato te ishin perdorur per t'i dhene mundesi fshatareve "te kapnin veten".

Or Ols une nuk kam mbaruar ne Kamez...po edhe ti dukesh qe s'ke mbaruar ne Kamez Wink Po nje gje te vogel e di...tokat asnjehere nuk mbillen ne teresi dhe gjithmon. Mbillet nje pjese 2 vjet...lihet nje pjese bosh 2 vjet...a ku di une si i bejne fshataret. Se ndryshe prishet toka (pra thithen nutrientet nga toka po te mbjellesh gjithmon...dhe pastaj s'mbjell dot gje mbi te). Bile bile ne fakt ato qe duken si te "mbjella" nga lart...se jane jeshile...ne shumice jane tokat e pambjella Smile...se eshte thjesht bar (nje pjese..nje pjese mund te jet gjera te tjera). Ato kafet e hapura jane grur...ato kafet e erreta...jane tokat qe po prashit Edvin Rama me WSF...

OK, Grup! Mund te jete keshtu.

"Grupi" si specialist i koncepteve te zhvillimit dhe prapambetjes ne bujqesi ka mundesi ca gjera qe si kap dot :

a nuk eshte me mire ta konceptoje me qarte ate zhvillimin e tokes tende qe e ke dhene per kullote dhe eshte ne buze te rruges!!!!!!!!

1. Po qe se do te ishte toke per kultura te percaktuara dhe me lehtesi infrastukture, e te kishe ne kurriz nje takse te mire, a do ta kishe trajtuar ndryshe "kulloten" tende me qera? Ma merr mendja qe do te kishte ardhur dikush ose ti do te kapje dike qe, ta mbillte me ullinj, vreshta ose edhe fruta sipas klimes dhe ujitjes.

2. Po qe se do te kishte nje gjobe ose taksim per m2 ne ato toka pjellore me infrastukture ku "nevojtaret per strehim" do te ndertonin shtepite me oborre dhe do ta fragmentarizonin parcelen, a do ta shikonim ndryshe konceptin prone ne fshat?

3. Po qe se do te kishte perqendrim te shtepive ne fshatra ose komunitete te tipit kooperativa (Mos ma ngaterro te lutem me ato socialiste) me baza ineresi, fisi etj. e jo ne largesi te medha nga njera tjetra a nuk do te kishim rritje te kualitetit te jetes, komunikim-shkembim, dhe lehtesi ne investim si prej komunitetit dhe te shtetit?

Une e kuptoj shume mire qe blegtoria eshte pune pa e vrare aq shume trurin ne krahasim me  bujqesine qe do mund, kulture, prekujdesje me te madhe, me shume para` e suport, e etj. etj.

Prandaj edhe bariu ka ndryshim te madh prej bujkut.

 Dhe me pas vjen edhe ajo puna e parelliut qe i blen tokat  e di ti fusi ne pune.

Me duket se jemi ca larg prej Edit e Sales.

Keiendi, pasi jam dakort me gjithçka thua, do të shtoja edhe diçka, që Grupi nuk ka se si të njohë (arsye moshe smiley )... e kam fjalën për konceptin e vijës së verdhë... të asaj vije jashtë së cilës, pa patur një autorizim nga autoritetet përkatëse (zyrat e urbanistikës) nuk do të mund të vendosje as edhe një tullë... e jo më të ndërtoje në terrene që në katastë janë të regjistruara me destinacion tjetër.

I rrofshin masterat që merr në Amerikë... në Kamëz duhet ta kishin lidhur dreqin smiley

Ua more "e" c'eshte kjo vija e verdhe? Na i thuaj dhe njehere...se s'e kam degju ndonjehere (ceshtje moshe kupton smiley ). (prit prit...vija e verdhe thot nuk lejohet te ndertosh jasht saj??? Jo mor "e" jo...thot ktu mbaron pergjigjsia ime...atje fillon pergjigjsia e dikujt tjeter smiley

Keiendi...se pari token e ka Tironsi jo une smiley. Se dyti une s'po hiqem qe te dij gjera te imta mbi ligjet e tokes apo perdorimin e saj....thjesht nje veshtrim siperfaqsor. Ka 1001 menyra dhe metoda dhe ligje qe se bashku duhen implementuar....qe nuk i kundershton njeri aspak.

Une po merrem me nje gje...nje gje qe une e kosnideroj si me te rendesishmen ne zhvillimin e fshatit...por ne asnje menyre e vetmja gje. Une po merresha me infrastrukturen...qe eshte hapi i pare qe i hap deren fshatit. Te tjerat pastaj behen s'behen nuk e mohojne faktin qe pa infrastrukture ne fshat s'ke asgje dhe eshte gjithnje i vdekur.

Ti flet per ca vende teper specifike...zonat rreth qyteteve...por dicka qe s'perk fare shumicen e tokes bujqesore.

Po mer Grup, po eshte halli se ky shtet nuk ka para per te bere keto.

Epo ja qe jane bere goxha ne kto 4 vite...sa km rruge rurale jane shtruar? sa km ujsjellsa? Etj etj.

Fakti mbetet prap se ata qe e nxjerrin koken ne bujqesi...hikin nga bujqesia me hapin e paer qe bejne. Bujqesia s'eshte vend ku njerzit rrine per qef...eshte qe rrine nga halli. Ata qe ja dalin....hikin e shkojne ne Kamez.

"Ti flet per ca vende teper specifike...zonat rreth qyteteve..."

"Grup" shembulli tim qe per pamjen makabre te fushes se Lezhez. Mos duhet te te marr shembull edhe Dumrene edhe Zadrimen edhe Divjaken,edhe etj etj. Me duket se nuk eshte periferi qyteti fusha e ish kenetes se bonifikuar (nese Lezhen e konsideron qytet, por ky eshte nje diskutim tjeter) Se kush po flet per Bathoren shikoje edhe nje here.

Nejse, koncepti tim eshte tek keqtrajtimi ose me mire anarshia ne perdorimin e tokes duke filluar qe prej 7501, si ligj anarkik, e deri ne mos rregullimin ose dhunen qe duhet te ushtroje shteti per ndertimet ( edhe kopshtijet,edhe oborret) ne tokat e punueshme ne menyre masive(specifikisht).

I dashur, fillohet nga prona e stabilizuar me ligj dhe pastaj nderton rruge ose edhe banja me vaske, po te pelqeu. Koncepti kapital fillon tek stabiliteti i prones(sipas lloit te saj), shitblerjes ose futjes ne funksion. Kjo behet me ligj dhe me gjobe ose takse, me pas. Sepse sic e di cdo kontrate si baze e mardhenies ka penallti(ndeshkim ose gjobe), ndryshe nuk quhet kontrate ose mardhenie.

Pra po te kishe  nje takse psh 100E per token tende te punueshme buze rruges, ti ose do ta jepje per ta kultivuar me 500- 600 Euro qera ose, nese nuk do te gjeje kultivatore do ta shisje, sepse nuk ta leverdiste ta jepje me 300 mije leke me qera duke paguar 100euro shtetit.  Atehere do te vinte "ai pasunuku" qe eshte me me vizion se ty per kapitalin, e do te dinte ai si ta bente. Tani Saliut qe zbriti nga mali 18 vjec me nje valixhe druri, ku la pas vetem nje shtepi maje malit, ose Bodes si ekonomist agrar i kooperativave socialiste nuk kam si ti shjegoj Ndjesine e prones. ( Nuk harroj edhe Tosin e A Malajn, mos ki merak). Edhe ate Seserin prej Burses se New Yorkut kishim qejf te na i shpaloste idete e kaptalit e eksperiencen e te mos merrej me demagogji social-komunisto-akademike.

Sepse i dashur, nuk eshte vetem teori e mesuar ne shkolle kjo pune por edhe Ndjesi kapitali. Mbase edhe trashegimi kapitali ose edhe i fituar me mund e djerse.

Nje here tjeter do te shpjegoj se si nuk e administronte dot fermen me 200 lope nje ish-skafist, qe e kishte blere, e pastaj pasi "e kishte bere corap" donte ta ri-shiste.

o lali une jam prej lezhe, dhe zona e fushave te bonifikuara rrethe lezhes nuk eshte se ka ndertime pa leje. bregu i mates ka qene fushe, bonifikimi ka ndodhe ne torovice, nga ku jam une egzaktesiht. dhe nuk kemi problem me shtepite ne fusha.

sa me bahet qejfi kur nisni tu fole pa lidhej per gajan qe as i kuptoni. pamja eshte e bukur, mua me jep nje ndjesi te mire.

dhe sa per qytet, nese nuk eshte qytet lezha nuk di ke mund te quash qytet ti? do shpikesh ndonje term te ri sepse nese lezha nuk eshte qytet, atehere ne ballkan nuk ka qyetete. dhe ne evrope m'varet nga kendveshtrimi yt, po besoj se edhe andje mungojne qyetet. nese lezha nuk eshte qytet desha te di se ca mund te ishte tjeter? copa katunaresh te lodhur per pak qytet mbetem!

Qyteze do te ishte me e pershtatshme per Lezhen.  Sa minuta duhen per te kaluar nga nje skaj i Lezhes ne tjetrin ne kembe?

 

Lezhjani, mos u xef vllai. Nuk ta shaj qytetin. E kam fjalen per qyteterimin qe ka bere mbrapsh. E kam fjalen edhe per Anarkine. E kam fjalen edhe tokat e zena te mirditoreve te zbritur qe permbyten cdo vit nga Mati dhe Drini. Dhe jo vetem te mirditoreve. Me shtepite ne "Tokat pa zot". Ketu po diskutojme me duket per "vendosjen e lejeve", pra te ligjit, e jo te shtepive qe duken aq bukur te shpernadara nga maja e malit.

Nuk ka rendesi te jetosh ne qytet apo fshat e te quhesh qytetar apo fshatar, e fshatin ta quash qytet apo.... . Varet nga kualiteti i jetes, nga mardhenjet ne komunitet e ne deshiren per te thithur me te miren.

I dashur, kur rastisa te kaloja, e shikoja pa fund fusha ne Hollande, e ne mes, diku nje traktor duke punuar, nuk shihja asnje shtepi te ndertuar. Traktoristi qe kthehej nga vendi i punes duhej te bente 40-50 kilometra deri ne fshatin e tij, ku kishte shtepine, e ne darke i pelqernte te pinte ate krrikllen e madhe te birres me bashke-fshataret e tij. Nuk do te thoshte se ai binte 100% dakort me ato qe thoshte ana tjter e tavolines. Rendesi per te kishte shkembimi i fjaleve ku kishte se c`te merrte dhe sigurisht edhe te jepte. Pra jetonte ne komunitet dhe e dinte mire qe duhej te shkonte te nesermen ne token e tij, po aq larg per ta punuar. Te gjithe e quanin veten qytetare. Dhe ata kishin e kane aq shume toke te punueshme dhe ne kemi aq pak. Dhe nuk kishin as me te voglin dyshim per te mos zbatuat ligjin.

Besoj se e kape idene.

Keiendi se pari gezohem qe s'po merr qendrime politike ashtu sic ndodh shume here ktu ke Peshku (megjithse Salua s'ka zbrit para 18 viteve nga Malsia...se ai ishte Profesor-Doktor dhe nuk u be i tille qe te tallesh ti me valixhen prej druri smiley )

Se dyti...per mendimin tim e ke pak te ngaterruar kte ide. Problemi i tokes bujqesore s'eshte ndertimi i shtepive. Fshatari e nderton shtetpine atje ku i leverdis...dhe gjithnje i leverdis ta ndertoj ne token e tij. Nuk e marr vesh ku qendron problemi ktu. Nuk e di si i bejne ne Hollande po ktu ne Amerike...katunaria...i nderton shtepite atje ku ka token bujqesore dhe krijohet nje pejsazh jo ndryshe nga fushat rreth lezhes per te cilat po flet ti (dhe perseri them qe e ke fjalen per raste teper specifike qe te thuash se KJO qenka problem per bujqesine). Edhe ktu ne Amerike ne vendet ku kam qen une...ku s'ke plantacione te medha por toka mesatarisht te vogla...ke nje pejsazh te mbushur me shtepi dhe stalla cdo 200-500m te ndertuara ne tokat bujqsore te pronarve. Normal...

Problemi nuk eshte siperfaqia qe ze nje shtepi ne kte toke...eshte fakti se toka mbetet e fragmentizuar ku shumica dermuese e fshatarve nuk e kalojne 1ha siperfaqe te tokes...dhe nje pjese e vogel kalon 2ha...dhe akoma me e vogel mbi te. Dhe ku 70% e tokes vazhdon te punohet me krah ose me kafshe.

Se dyti kjo puna e takses me duket pak e cuditshme. Me duket e cuditshme ti thuash katnarit...qe...fitim s'ke se s'ke infrastrukture me cfar te seshes prodhimet...por gjithsesi do te te veme nje takse mbi token tende qe te detyrojme te falimentosh komplet. Se qe une ta jap me qira token...qe te paguaj taksat...duhet te gjej dike qe eshte BUDALLA qe ta marri token me qira per aq pare kur s'ka rruge, kur s'ka kanalizime, kur s'ka asgje me cfar ta punoj dhe ta shesi. E kush do ta bej kte?

Prandaj katunaria kur arrin nje nivel ekonomik ku mund te nxjerri koken...me vrap hiken nga fshati dhe shkon ne qytet (ose qyteza...si ti dush). Por nuk rri me ne fshat.

--------

Nuk e di po me eksperiencen time kjo puna e pronesise dhe qirase nuk eshte aq problem sac e beni ju...ne bujqesi. Problemi eshte se nuk i merr njeri me qira dhe nuk i blen. Te pakten ata familiar te mij qe jan nga fshati...tokat i kan te papunuara...pasi paret i kan bere per te vajtur ne "qytet", dhe asnjeri nuk del qe ta marri token me qira (megjithse e kan ven per me qira). Dhe ktu s'eshte problemi fare ke siperfaqia qe ze nje shtepi apo jo.

Ti thush atyre tani se...megjithse nuk do te rrish me ne fshat, dhe megjithse nuk gjen dot njeri qe ta marri me qira ose ta blej (se s'ka rruge qe shkon atje por duhet 3-ore maj gomart...qef o qef!)...ja ke dhe nje TAKSE mbi kte toke qe s'ke c'ta besh qe te detyrojme qe te falimentosh.

Problemi eshte se nuk ka LEVERDI qe te futet njeri ne kte biznes. S'ka leverdi sepse eshte treg i MBIPOPULLUAR...se ka 60% te popullsise ne te por s'ka aq pare sa ti ndaj mes te gjithve dhe ti nxjerri te gjithe nga varferia. Atehere duhet hapur nje rruge-dalje dhe nje rruge-hyrje...qe te normalizohet tregu.

Prandaj per mendimin tim hapi kryesor eshte infrastruktura...se blerja-shitja-qiraja ekziston per nuk funksionojne sepse s'ka leverdi ekonomike per ta bere. Ajo qe i hap deren eshte infrastruktura...Ndertohen rruget, ndertohen ujsesjellsat dhe kanalizimet, nderhyn shteti ose bankat private nepermjet granteve per fshataret qe KAN nje projet dhe nje ide zhvillimi...dhe kshu fillon lehtesimi i operimit te fushave dhe gjithsesi lejon hyrjen e kapitalit.

Nese une dua ti futem biznesti te frutave pershembull...une dua te kem nje rruge sa me te shkurter dhe me te shpejt per ne treg. Dua te kemi infrastrukture firgoriferike (dhe energjitike) qe ti transportoj kto fruta ne treg sipas kostos time me te mire...dhe ne asnje menyre une nuk do ti futem kti biznesi nese s'kam kto infrastruktura baze. Nuk do ta blej token e ati fshatari...qe tashme ka dhe nje takse mbi token e vet qe nuk e paguan dot.

 

DHE...aq me teper...zhvillimi ne bujqesi nuk mund te konceptohet ne nje VAKUM. Zhvillimi i nje bujqesia moderne vjen si pasoje e zhvillimit te nje ekonomie moderne...pra ku fushat e tjera marrin nje rendesi shume me te madhe. Prandaj industria dhe sherbimet e shumllojshme jane absolutisht ME te rendesishmet per rritje dhe zhvillim...sepse i hapin deren per ata 60% fshatarsi qe nuk ka mundesi te konkuroj...ose qe detyrimisht do shesi token...qe te ket ku te shkoj e te jet fitimprurse.

Por kur me del njera force politike dhe na thot se kto zhvillimiet ne "industri" jane negative...per aresyet e Haxhi Qamilit...dhe se prioriteti qenka BUJQESIA...qe do ta rrisin ne vakum dhe me frymen e zotit...une s'kam se si ti mos i kritikoj. Se eshte model Pol Pot-ian...jo model per nje zhvillim te qendrueshem dhe aq me pak fitimprures per shoqerine.

 

----------

Ato qe thua ti jane nje hap ne nje te ardhme tjeter...por tani per tani prioritet besoj une mbetet zhvillimi i infrastruktures qe te hapen konditat e tjera.

Dhe jo per ta politizuar ceshtjen prap...por te pakten kto 4 vite ka pas hapa pozitive ne kte drejtim dhe teper te nevojshme...Hapa qe forca tjeter politike me duket i injoron komplet por merret me...sic the dhe ti..."demagogji social-komunisto-akademike"

 

-----------

Se pari une nuk e marr vesh nevojen per nje diskutim rreth ksaj ceshtje. NUK KA vend ne bote qe ka zhvilluar nje bujqesi moderne dhe fitimprurse...PA patur nje infrastrukture ne vend qe ta lejoj kte zhvillim. Dhe infrastruktura ka qen e PARA qe i ka dhen fuqi kti zhvillimi...ne cdo vend te botes, ne cdo epoke, ne cdo kondite. Qoft tregtia nepermjet infrastruktures ujore ne kohen e Romakve...qoft tregtia me infrastrukturen hekurudhore...qoft ajo me maune sot.

Atehere nuk e marr vesh se pse ka nevoje per diskutim...se ku duhet perqendruar se pari...pervec populizmit para-elektoral qe DISA mundohen ta reklamojne kudo qe kan mundesi smiley

Subvencionimet etj etj pastaj jane ceshtje me vete dhe te gjithe jan pro tyre dhe te gjithe po i aplikojne. S'ka problem ne kte fushe per mendimin tim.

I dashur, kur rastisa te kaloja, e shikoja pa fund fusha ne Hollande, e ne mes, diku nje traktor duke punuar, nuk shihja asnje shtepi te ndertuar. Traktoristi qe kthehej nga vendi i punes duhej te bente 40-50 kilometra deri ne fshatin e tij, ku kishte shtepine, e ne darke i pelqernte te pinte ate krrikllen e madhe te birres me bashke-fshataret e tij. Nuk do te thoshte se ai binte 100% dakort me ato qe thoshte ana tjter e tavolines. Rendesi per te kishte shkembimi i fjaleve ku kishte se c`te merrte dhe sigurisht edhe te jepte. Pra jetonte ne komunitet dhe e dinte mire qe duhej te shkonte te nesermen ne token e tij, po aq larg per ta punuar. Te gjithe e quanin veten qytetare. Dhe ata kishin e kane aq shume toke te punueshme dhe ne kemi aq pak.

 

Shume dakord po...cfar rendesi ka se KU jetonte traktoristi? smiley Ai mund te jetonte edhe 10m nga toka e tij...asgje nuk do ndryshonte

Traktoristi qe bente 40-50km na dite...e bente maj gomarit? E bente ne rruge me kalldreme? E bente ne rruge balte? Prodhimin e vet ku e fuste per ta rruajtur? Prodhimin me cfar e levizte per ne treg? Ujin per vaditje nga e merrte traktoristi? Korrentin per frigoriferet, per pisjet e vaditjes dhe sperkatjes, nga e merrte (meqe eshte ne Hollande...mesiguri shumicen e merrte nga TEC-e smiley )?

Pra...CFAR e lejonte kte traktorist te kishe kte biznes te fitueshem...dhe qe te kishe dhe nje shtepi ne qytet dhe qe te bente 40-50km ne dite me makinen e tij?

PS: vendi se ku jeton s'ka rendesi. Ne Amerike ke te kunderten e asja qe pershrkuan ti...ku cdo fshatar jeton atje ku ka token e vet. Edhe ata qe kan toka relativisht te vogla, perseri i gjen me shtepi ne tokat e veta. Kjo s'ka rendesi persa i perket bujqesise. Ne Shqiperi fshatari e nderton ke toka e vet se s'ka pare te belj toke per shtepi! Se s'ka fitim nga toka bujqesore...se s'ka infrastrukture ta bej cdo dite me makine (se s'ka makine po ka gomar)...se s'ka as rruge. Po tani po ja con Sula dhe rruget...dhe te gjitha smiley

Grup nuk po e anashkaloj infrasrukturen, por gjithsesi po diskutojme per fushat e tipit te asaj fotografise me siper. Ato kane rruge per traktorin. Ato kane edhe kanalozime e kullime. Problemi qendron tek administrimi i fshatareve dhe "perkujdesja" e shtetit. Me fonde dhe asistence farerash, marketing te kulturave bio, mjete te mekanizuara ne fillim deri sa te fuqizohen e te krijojne kooperativat.

Pastaj mora Hollanden per te theksuar jeten dhe bashkeveprimin ne KOMUNITET e jo vecmas, ne mes te fushes, ku ke bere katin e pare e banon, e dy kate jane karabina ose te mbaruara dhe kane nje "Mercedes" poshte e nje flamur amerikan, turk ose gjerman ne maje te shtepise.

Folem per anarkine dhe mungesen e ligjit ne vende ku ka % te vogel tokash masivisht te punueshme. Dhe keto ish- kooperativa e ish-ferma,  ligji anarkik 7501 i ka bere corap pronesie.

Nese ke degjuar Grup, do t`i bejne rruge fshatit deri tek shtepia. Te them te drejten me vjen sh. mire. Do te marrin borxh 400 milion euro. Mua si individ me shqeteson taksa qe duhet te paguaj une ne qytet per parate e rruges te atij fshatarit me "Mercedes" poshte shtepise qe nuk punon token por pret ti "coje cuni prej Greqije noi lek". Asnje lloj takse mbi pronen!!

Se pastaj perdoret me mire edhe "Mercedesi". Kur te vish ne Tirane shiko qe mbas ores 20.00 ne Bllok ka nje sasi te madhe makina me targa La, Le, Fr. ...kemi bere edhe rruget kendej dhe po bejme noi xhiro... Nejse, se dolem jashte teme.

 

Me fal por perseri nuk te kuptoj se cfar problemi do te nxjerresh. Jete ne komunitet apo jete cawboy-si...s'ka rendesi persa i perket tokes. Ata jete ne komunitet po bejne se s'jane bere fshatrat e Shqiperise akoma si ne Amerike ku i kan shtepite 20km larg komshiut.

Pastaj edhe njehere...KU do ta ndertoj shtepine fshatari? Ka token e vet (me ligj anarkik apo jo...per mua s'ka rendesi...Per mua personalisht ligji 7501 eshte ligj IDEAL sepse i dha toke atyre qe s'kishin asgje dhe s'do kishin asgje nese nuk do ishte ai ligj)...dhe do ndertoj shtepi atje kuptohet se s'do blej toke me vete per shtepi.

Pastaj...nese ai preferon te shkoj ne emigracion dhe te mos punoj token...eshte pune e fshatarit. Ai e vendos sipas LEVERDISE qe ka. Nese te punoj ne fushat e veta i nxjerr me teper para se sa emigracioni...atehere do ta bej. Nese jo, do marri rrugen. Normale.

Ate qe kerkon ti eshte qe ti DETYROSH fshataret qe te...falimentojne...me taksa mbi toka qe s'ka leverdi ti punojne. Nuk me duket normale.

Pastaj padyshim qe ka nevoje per nje organizmi te ri ne forma kooperative ose kompanive etj etj...Po me fal po ate NUK e ka ne dore SHTETI. E ka ne dore fshatari te organizohet ne baze PRIVATE per te nxjerr fitim. Shteti i jep mbeshtetjen...ne forme te infrastruktures...ne forme te granteve dhe subvencionimeve per ata qe kan nje plan. Te tjerat pastaj i ka ekonomia e tregut ne dore...dhe duhet ti ket...ne menyre qe te reformohet bujqesia dhe te behet e konkurueshme.

Mire ajo fotoja me siper ashtu tregon...(megjithse s'ka "abandonim" fare...nuk e di nga e nxorre si RREGULL qe fshatari nuk e punon token...une s'di per ndonje qe nuk e punon pervec se raste specifike per aresye specifike)...po prandaj thash qe ne nganjehere kenaqemi me deshtim...dhe suksesi na merzit. Prandaj vura dhe foton tjeter nga fushat e Lushnjes ku ke fhstarsi qe eshte organizuar dhe ka ndertuar ne menyra masive sera te shumllojshme atje...sa vetem sera shikon perreth. Dhe ai eshte nje rast i sukseshem...dhe si ato ka shume te tjere.

Dhe me KOHE...rastet do rriten...

 Shiko   Grup smiley GJITHNJE ne kuadrin qe je nje peshe "pupel" ne argument dhe vjen ketu si te gjithe ne te tjeret per te 'mprehur" gjuhen smiley  per fat te keq tatin edhe mendimin shume te kufizuar per problemet e bujqesise smiley TE gjitha argumentet e tua Fshatareske mbi Fshatin  do ti permbledh vetem brenda teorise FILLESTARE te BUJQESISE .........e kapercyer ...YHyyyyy qe qekur.....pra nuk  je i vlefshem as.......per teorine e Prodhimit te Thjeshte  sidomos  tek  pjesa qe "nuk detyron"    per te perdorur token si  "kategori Ekonomike" nuk eshte gje   tjeter pervecse nje kategori  ekonomike e QENDRUSHME e prones por Shqipetarisht e shpures Mixhiste   " Ma ka lane baba token dhe e due   me bo shurren " smiley .....Por duke i lene te gjitha keto argumentet e SESERIt qe  flasin per nje nivel qe quhet  JO..   Teoria e Jovan Bregut per magazina e "infrastrukture" ????????? desha te te kujtoj qe nje nga argumentet e tua te famshme smiley   qe  ben fjale per  token " te cilen nuk mund ta mbjellesh DY VJET ( pa permendur fencurite e metejshme si argumente ) jane kapercyer me vite me perpara me qarkullimin e Tokave dhe Kulturave BUJQESORE !......me sa mbaj mend rreth VITEVE 70 . Si duket je ngatruar  "2miljone rrenje ullijte e MIXHES..." Ulliri prodhon Nje vit PO dhe nje Vit JO Thuaja dhe Mixhes kete...Sa per te vazhduar pastaj me brilantet e tjera po te permend edhe nje Teori te Bujqesise Moderne qe sintetizohet ne " Jepi TOKES uje....Hiqi TOKES Uje "dhe ne pamundesi vendi e kohe por sidomos aftesive evaduese , (thithese) e perpunuese te produkteve bujqesore qe te karakterizojne sipas teorive Gjaniste dhe Rulo - Deledashese , po pres rastin qe te rishfaqesh edhe ne ndonje vend tjeter Sukseset e MIXHES ne ndertimin e Infrastrukturave ne Bujqesi , por sidomos ne pritje te hapsires qe do krijosh me industrine USHQIMORE te LEHTE dhe PERPUNUESE te PRODUKTEVE Bujqesiore qe fatkeqesisht per ty dhe MIXHEN ......Mema natyre i ka dhuruar ne JETEN Baze te individit dhe Shoqerise si burimet KRYESORE te cdo VENDI e Shoqerie ne TERESI per JETESE e ZHVILLIM!

Me fal por perseri nuk te kuptoj se cfar problemi do te nxjerresh. Jete ne komunitet apo jete cawboy-si...s'ka rendesi persa i perket tokes. Ata jete ne komunitet po bejne se s'jane bere fshatrat e Shqiperise akoma si ne Amerike ku i kan shtepite 20km larg komshiut.

Pasi kam shkruar disa here dhe nuk e ke kuptuar akoma ...lere me mire.

Meqe te pelqeka ai ligji i famshem shqiptar na gjej edhe ndonje te perbashket me te, me ligjet amerikane!!!! Te pakten bejme edhe ndonje cike humor.

Nuk e di sa kohe ke ne SHBA por te jetosh ne kaptalizem e te shprehesh me idera social-komuniste, me duken si ata shoferet indiane qe drejtojne maunet gjigande prej 20 vjetesh e nuk kane mesuar akoma anglisht.... Se nuk i duhet anglishtja apo nuk mesojne dot, eshte ajo qe nuk e kuptoj dot une? Kur te diskutojme per ata ma shpjego sic e kupton ti.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).