CDU-ja, në origjinën e popullarizmit europian

Nga Konrad Adenauer tek Angela Merkel, gjeneza e një partie gjithmonë lokomotivë e procesit të bashkimit të Kontinentit të Vjetër

Në Republikën Federale, Christlich Demokratische Union (Unioni Demokristian-CDU) dhe Sozialdemokratische Partei Deutschlands (Partia Socialdemokrate-SPD) numërohen midis partive popullore. Sot, CDU-ja dhe SPD-ja bashkohen nga shumë probleme dhe sidomos nga fakti që të dyja partitë popullore gjermane vazhdojnë të humbasin vota. Në zgjedhjet për Bundestag nuk kanë arritur të fitojnë së bashku edhe 70 përqindëshin me një pjesëmarrje në votime shumë më poshtë se 80 përqind. Në këtë mënyrë - si edhe pas zgjedhjeve të mëparshme për Bundestag - nuk ka qenë e mundur të arrihet mazhoranca arithmetike midis një partie popullore dhe një partie të vogël dhe është bërë kështu i nevojshëm një Koalicion i Madh (Grobe Koalition).

Përgjigjja ndaj pyetjes, nëse partitë që arrijnë të grumbullojnë vetëm 30 përqind të votës mund të konsiderohen parti popullore, varet në mënyrë përcaktuese nga përkufizimi i nocionit "parti popullore". Qysh gjatë epokës së Perandorisë gjermane apo të Republikës së Weimar, disa parti ia kanë vënë një shtojcë të tillë emrit të tyre, pa qenë parti popullore në kuptimin modern. Pas vitit 1945, ka lindur tipi i partisë popullore, fillimisht në gjirin e Unionit dhe më pas të SPD-së. Duket se emërtimi parti popullore përcaktohet nga tri karakteristika: në radhë të parë, nga një elektorat i gjerë; në radhë të dytë, nga stratifikimi i elektoratit që rezulton i përbërë nga shtresa sociale tejet të diversifikuara; në radhë të tretë nga pranimi i parimeve demokratike. Megjithëse SPD-ja në fillimet e demokracisë së parë gjermane është votuar pothuajse nga 40 përqind e popullsisë demokratike, ajo i referohej punëtorëve, si elektorat i qendrueshëm i partisë. NSDAP-ja në fillimet e viteve '30 përfshinte një elektorat të gjerë të përbërë nga shtresa të ndryshme sociale, por i refuzonte në mënyrë të vendosur parimet demokratike. Kështu, NSDAP-ja nuk ka qenë partia popullore e parë, siç thuhet nganjëherë. Partia Demokratike e Qendrës në Republikën e Weimar përfshinte midis votuesve të saj kryesisht katolikët që përfaqësonin në të njëjtën masë shtresën e ulët, të mesme dhe të lartë, por nuk e kaloi asnjëherë 20 përqindëshin e votave, normalisht qëndronte rreth 15 përqindëshit. Partitë e sotme janë të orientuara demokratikisht dhe dallohen për një gamë të gjerë finalitetesh sepse i drejtohet një elektorati të gjerë. Por, siç e kemi thënë, humbasin gjithnjë e më shumë vota. Unioni dhe SPD-ja, sipas disa kritikëve, po bëhen gjithnjë e më pak të dallueshme. Kjo është, veç të tjerash, një pasojë e erozionit të mjedisit të rreshtimit fetar e social, që haset prej dekadash të tëra. Për këtë, koncepti i partisë popullore nuk duhet të braktiset. Së fundi, "modeli Gjermani", veç të tjerash, ia detyron progresin e tij partive popullore që kanë braktisur çdo ideologji, duke preferuar një qendrim pragmatist. Ndoshta partitë e mëdha humbasin votues sepse CD-ja nuk është aq e "zezë" dhe SPD-ja nuk është aq e "kuqe". Duket që sot Große Koalition po humbet votues edhe partitë e vogla paraqesin programe më konkrete, ndërsa një politikë e përhapur qendre nuk i bind më shumë qytetarë. Në të ardhmen, partitë popullore sipas të gjitha gjasave do të vendosin vëmendjen e tyre gjithnjë e më shumë mbi problematika specifike. Kompetenca për të zgjidhur probleme, që dikur ishte atribut i partive të mëdha, sot po zvogëlohet. Ato duhet të provojnë se forca e tyre krijuese nuk është venitur. Nëqoftëse partitë popullore e mbajnë parasysh leksionin e marrë dhe nëqoftëse synojnë që të rifitojnë besimin, atëhere është e nevojshme që të jenë të besueshme. Nuk duhet t'i rifitojnë nëpërmjet miklimit votuesit e humbur. Në raport me humbjet e votave, ka ndodhur një zvogëlim masiv i regjistrimeve në parti. Respektivisht fillimit të viteve '90, SPD-ja ka humbur më shumë se 400000 anëtarë, CDU-ja më shumë se 200000. Nga maji i 2008, CDU-ja ka lehtësisht më shumë anëtarë se SPD-ja (rreth 525000). Vetëm CSU-ja dhe të Gjelbërit arrijnë ta ruajnë kuotën e tyre të anëtarëve.

Motivet janë me natyra të ndryshme: sot partitë kanë pak mundësi për të dhënë vende pune në brendësi të punësimit publik. Për personat më të rinj, vendet e punës në administratën publike janë më pak tërheqës, për pasojë kemi të bëjmë me një strukturë me shumë punonjës të moshuar. Pothuajse 50 përqind e anëtarëve të CDU-së dhe të SPD-së janë më shumë se 60 vjeç. Mungesa e një profili efikas nuk e stimulon aderimin dhe, përkrah faktorëve të tjerë (të tilla si preferenca e formave të pjesëmarrjes jokonvencionale), ka një motiv substancial për një "largësi relacionuese kronike" (Elmar Wiesendahl) nga ana e më të rinjve ndaj partive më të mëdha. Fakti që votat e partive të mëdha mund të caktohen rreth 30 përqindëshit sjell disa pasoja për strategjitë e tyre. Aleanca tradicionale dyshe duhet të verifikohen më pak, pasi koalicionet e mëdha nuk i korrespondojnë modelit të një demokracie parlamentare dhe në Gjermani qeveritë e minorancës nuk pranohen në asnjë mënyrë, ndryshe nga Skandinavia. Relativisht aleancave treshe, që kanë disavantazhin që dy partner të vegjël të nxirren në pah në mënyrë të tepruar ndaj partisë kryesore qeverisëse, aktualisht janë të mundshme tri variante: një koalicion me semafor të "zi" (CDU/CSU, FDP dhe të Gjelbër); një koalicion me semafor "normale" (SPD, FDP dhe të Gjelbër); një "aleancë e majtë" (SPD, të Gjelbër, Die Linke). Partia Die Linke, e cila vjen nga SED-i, ndoshta do të arrijë të afirmohet në të gjithë territorin federal pas jo dhe aq shumë kohe. Në ndryshim nga sistemi partiak fragmentar i Perandorisë gjermane dhe i Republikës së Weimar, sistemi partiak i lindur pas vitit 1945 dallohet për ekzistencën e dy rreshtimeve (me madhësi të ndryshme). Për shkak të ekzistencës së pesë partive në Parlament, procedurat e formimit të koalicioneve janë më komplekse. E thënë në mënyrë paradoksale, momentalisht ekziston një asimetri në disfavor të CDU-së dhe në favor të SPD-së, duke parë që Die Linke nuk mund të jetë partner në nivel federal. Koalicionet treshe dështojnë dhe jo vetëm prej konfliktit midis liberalëve dhe të gjelbërve. Ekzistojnë afërsi të habitshme nëqoftëse shikohet, për shembull, linja e konfliktit socio - ekonomike dhe kulturore. Të dy partitë, edhe pse me theksime të ndryshme, mbështesin "më pak shtet" dhe mishërojnë më shumë një sistem vlerash liberale sesa autoritare. Problemi është në fakt se liberalët nuk kanë synim që të bëjnë gjethen e fikut të një aleance kuq - gjelbër dhe se të gjelbërit nuk pëlqejnë të sigurojnë një bashkëpunim zi - verdhë. Aktualisht, asnjë prej të dyve nuk duket i prirur që të tentojë eksperimente me rezultat jo të llogaritshëm në nivel federal. Për motive përmbajtjeje dhe strategjie, të gjelbërit vazhdojnë të jenë ende të lidhur me SPD-në; liberalët, që kanë frikë se mos konsiderohet një parti banderolë, vazhdojnë të jenë të lidhur me CDU-në. Elektorati i të gjelbërve është më afër me atë të SPD-së, ai i FDP-së me atë të CDU-së. Një ndryshim (krijimi i sistemit me pesë parti) nuk duhet të sjellë automatikisht edhe ndryshimin tjetër (rregullin e aleancës treshe). Veç kësaj, nëqoftëse dëshirohet të hyhet në një epokë të re, aleancat treshe të shprehura deri më tani nuk e kanë akoma një emërues të përbashkët, mbi të cilin mund të krijohet një koalicion i tillë.

Ky ka qenë rasti në vitin 1969, kur SPD-ja dhe FDP-ja ideuan një "koalicion reforme"; ashtu si edhe në vitin 1982, kur CDU-ja dhe FDP-ja kërkuan të vendosin integrimin perëndimor nga një pikëpamje ushtarake me mbështetjen e vendimit të dyfishtë lidhur me fuqizimin e armatimeve të NATO-s. Kjo vlente akoma më shumë për vitin 1998, kur SDP-ja dhe të gjelbërit provokuan një ndryshim qeverie "jo të filtruar". Të dyja partitë nuk paralajmëronin me projektin e tyre "kuq - jeshil" një republikë të "re", por një republikë "ndryshe" (për shembull, më shumë të drejta për emigrantët). Një aleancë treshe do të ishte aktualisht vetëm një aleancë konvenience më shumë sesa e pandryshueshme, e lindur nga nevoja - pa një ide të përbashkët, pa projekt. Kur në zgjedhjet rajonale të vitit 2004 të dy partitë e mëdha kanë grumbulluar konsensusin e vetëm gjysmës së votuesve në Saksoni (me 50.9 përqind) dhe në Brandenburg (51.3 përqind), këtë e kanë shpjeguar me kushtet specifike rajonale ekzistuese në Lindjen e Gjermanisë (struktura partiake jo të forcuara, lidhje munguese me votuese, irritim që i detyrohej IV). Por tendencat fare mirë mund të përgjithësohen. Aftësia çimentuese dhe integruese e partive popullore po reduktohej në mënyrë të konsiderueshme. Në vitin 2002 dhe në vitet '90 konsensuset e të dy partive qenë reduktuar, edhe pse në mënyrë jo dhe aq drastike. Në zgjedhjet e vitit 1990 dhe, për pasojë, me ribashkimin gjerman të dyja partitë e mëdha kanë arritur një përqindje votash midis 76 dhe 77.9 përqind. Nuk e kaluan pragun e 80 përqindëshit - si në zgjedhjet e viteve '90. Në vitet 1972 dhe 1976, të dy partitë popullore kanë arritur më shumë se 90 përqind (me një pjesëmarrje në votime mbi 90 përqind). Në vitet '60, të dy partitë popullore arritën së bashku 80 përqindëshin, ashtu si dhe në vitin 1957 (viti 1953: 74 përqind) vetëm në zgjedhjet e para për Bundestag të dy partitë e mëdha grumbulluan vetëm 62 përqind të votave. Humbje të tilla, siç është thënë tashmë, shoqërohen me një identifikim më të vogël me partinë, me një pjesëmarrje në zgjedhje të reduktuar dhe një zvogëlim masiv të anëtarësisë. Propozimet e reformës për të stabilizuar demokracinë partiake janë me natyrë të ndryshme. Shumë qytetarë do ta konsideronin manipulim, pavarësisht nga fakti se një sistem i ri elektoral do të ishte superior nga ai i mëparshmi. Futja e sistemit elektoral mazhoritar, që Große Koalition në vitet nga 1966 deri më 1969 ka tentuar, por nuk e ka arritur, kësaj radhe as që nuk është marrë në konsideratë, duke parë mungesën e perspektivës së ndërmarrjes. Kush lufton për futjen e mekanizmave të demokracisë së drejtpërdrejtë, si për "qytetarët e partisë" relativisht me problemet e personave dhe/apo materiale, ashtu dhe për problemet e personave dhe/ose materiale, ndjek një transparencë më të madhe. Modeli i parë i reformës do ta forconte "klasën politike", kurse i dyti do ta dobësonte. Në Gjermani vuajmë nga një "traumë stabiliteti" (Kurt Sontheimer) për shkak të peshës të së kaluarës. Por është paradoksale që më parë flitej për "partitë në krizë", kur predominonin stabilitet e vijueshmërisë, ndërsa sot fjala krizë e partive popullore ngjall më pak frikë, megjithëse ekzistojnë simptoma krizash të dukshme. Christlich demokratische union (Unioni Kristiandemokrat, CDU), i rithemeluar pas vitit 1945, formohej në vende të ndryshme në mënyrë pothuajse të njëkohshme. Të shënuar nga përvojat e këqija të Rajhut të Tretë, etërit themelues (inisiatorët fillestarë, veç të tjerëve, qenë Andreas Hermes, ministër i Bujqësisë në Republikën e Weimar dhe Jakob Kaiser, ministri pasues për Çështjet Pangjermanike) donin të krijonin një parti kristiane mbidetare dhe të tejkalonin me këtë dobësinë e qendrës e Republikës së Weimar, e cila ishte orientuar pothuajse ekskluzivisht nga katolikët. Vetëm emri Union tregon karakterin përmbledhës të një partie të tillë. Fati i përbashkët i shumë kristianëve, pavarësisht nga besimi gjatë diktaturës nacionalsocialiste, përbënte një motiv të rëndësishëm për të themeluar CDU-në. (Në Bavari formohej me Union Social Kristian një shtojcë ndaj CDU-së në territorin e mbetur të federatës). Në dhjetor të vitit 1945 në Bad Godesberg u zhvillua takimi i parë. Organizatat e ndryshme rajonale binin dakord lidhur me emrin e përbashkët të partisë "Christlich Demokratische Union" (Unioni Kristiandemokrat). Në atë kohë nuk ekzistonte akoma një rrjet i qëndrueshëm në nivel federal. Në fillim të vitit 1946, CDU-ja ngrihej në zonën e pushtuar nga britanikët, ndërsa ndalohej çdo formë bashkimi në zonën amerikane dhe franceze. Për këtë arsye, CDU-ja ndërtohej në fillim të vitit 1947 si një shoqatë pune, për të garantuar një kompaktësi të caktuar. Nëpërmjet një orientimi të ndryshëm të CDU-së në zonën e pushtuar nga sovjetikët, bashkëpunimi me të zvogëlohej me shpejtësi. Vetëm në tetor të vitit 1950, në kongresin e parë federal të partisë CDU në Goslar, unionet e veçanta u përmblodhën në një parti federale. Konrad Adenauer, që ndërkohë ishte bërë Kancelar, u bë Presidenti i parë i saj. Ai e mbajti këtë post deri në vitin 1966. Më pas, në CDU sekretari i partisë përkonte me kandidatin për postin e Kancelarit. Një program i parë i rëndësishëm politik u paraqit nga programi i Ahlener i vitit 1947. Edhe pse akoma i shënuar nga kriza ekonomike dhe nga trashëgimia e diktaturës nacionalsocialiste, por edhe nga shpirti i "doktrinës sociale kristiane", parashikonte një largim nga "rendi ekonomik kapitalist". Akoma më të rëndësishëm kanë qenë "parimet e Düsseldorf" e vitit 1949. Ato i kanë dhënë përparësinë ekonomisë private që Ludwig Erhard e ka ngritur në program politik dhe së fundi zbatuar me sukses. Një tendencë e tillë është rimarrë në programin e vitit 1953, që ka mbetur e vlefshme për 15 vjet të tëra si linjë politike e CDU-së.

Nën drejtimin e Konrad Adenauer, gjatë viteve '50 dhe në pjesën më të madhe të viteve '60, profilet programatike apo deri ideologjitë nuk kanë luajtur një rol të rëndësishëm në CDU, e cila u karakterizua qysh nga fillimi si parti popullore. Personalitete si Konrad Adenauer dhe Ludwig Erhard, babai i mrekullisë ekonomike gjermane, duket se i garantonin automatikisht suksesin e partisë Kancelarit në zgjedhje. Për këtë arsye, CDU-ja e ka lënë pasdore ndërtimin e një organizate partiake efikase. Për shembull, si parti e spikatur votuesish, CDU-ja kishte në vitin 1954 vetëm rreth 200000 anëtarë dhe në dekadën pasuese numri i anëtarëve rritej në mënyrë të papërfillshme. Në programin e Berlinit të vitit 1968, CDU-ja i zhvilloi më tej finalitetet e saj, por që sidomos pas humbjes, në mënyrë të dhimbshme të paralajmëruar, e qeverisë në vitin 1969 që CDU-ja, ashtu si tashmë socialdemokratët pas humbjeve elektorale të viteve 1953 e 1957, u shtrëngua që ta rinovojë programin dhe të përmirësojë organizimin e saj. Puna intensive ka çuar në platformën e parë programatike të CDU-së, e cila është miratuar në kongresin e partisë në Ludwigshafen në vitin 1978 dhe që përmbante pohime të përgjithshme lidhur me fusha të ndryshme politike, familje, arsim e kulturë, rregullim ekonomik e social, politikë gjermane, europianë, të sigurisë dhe ndaj Lindjes. CDU-ja e ka rinovuar aderimin në ekonominë e tregut, por ndërkohë ka treguar nevojën e korrigjuesve në politikën sociale (për shembull "Çështja e re sociale&quotsmiley. Në pjesën kushtuar vlerave themelore është nënvizuar ankorimi pas idesë së vlerës kristiane, që megjithatë nuk e pengon një bashkëpunim fitimprurës midis kristianëve dhe jokristianëve në brendësi të partisë.

Reformat nuk kufizoheshin me programin, organizimi politik i partisë zgjerohej, numri i anëtarëve u dyfishua, duke i mundësuar CDU-së që të mos identifikohej më në partinë e fisnikëve. Përshtatja ndaj nevojës së një demokracie masive kish favorizuar më së fundi edhe sekretarët e Përgjithshëm Kurt Biedenkopf (1973-1977) e Heiner Geibler (1977-1989). Platforma programatike "Liri në përgjegjësi", e adoptuar në vitin 1994 në Hamburg, është në vijueshmëri me platformën e fundit programatike, atë të vitit 2007, të miratuar në kongresin e partisë në Hannover, që shprehet në favor të ekonomisë së re të tregut. Edhe ky program dallohet për shumë pika paralele me ata të mëparshmit. Deri në vitin 1969, si parti kristiane dhe sociale me tipare konservatore, CDU-ja karakterizoi politikën e Republikës Federale gjermane, duke kontribuar që të realizohet faza e rindërtimit. Pas periudhës së opozitës, e pazakontë për CDU-në me tri kandidatë të ndryshëm për kryeministër (1972 Barzel, 1976 Kohl, 1980 Straub të CSU-s&eumlsmiley, ajo arriti të kthehej në qeveri në vitin 1982 me një votim mosbesimi konstruktiv. Helmut Kohl, që ka qenë në krye të partisë nga 1973 deri më 1998, ka qenë Kancelar nga 1982 deri më 1998 dhe ka favorizuar në mënyrë vendimtare kushtet që kanë çuar në ribashkim. CDU-ja është në pjesën më të madhe përgjegjëse për zbatimin e ekonomisë sociale të tregut dhe ka çuar përpara integrimin e Republikës Federale. Pas kthesës në RDGJ, CDU-ja e Perëndimit është bashkuar me shpejtësi me CDU-në e Lindjes, akoma më përpara ribashkimit gjerman. Kështu, qysh nga fillimi, në ndryshim nga SPD-ja, CDU-ja kishte në 9 Bundesländer një strukturë organizative të fortë. Megjithatë, me CDU-në e Lindjes është hipur në bord një parti, e cila kish qenë gjithmonë e nënshtruar e SED-it dhe me të cilën e ka ndërprerë bashkëpunimin vetëm në nëntor të 1989. Veç kësaj, CDU-ja ka marrë një parti tjetër të bllokut Demokratische Bauernpartei Deutschlands (Partia Demokratike e Bujqëve të Gjermanis&eumlsmiley. Pas dorëheqjes së Helmut Kohl, Wolfgang Schäuble do të merrte drejtimin e partisë. Gjatë një skandali ryshfetesh, partia duhet t'i gjente vend sekretares Angela Merkel Platz. Gruaja nga Gjermania Lindore sot nuk drejton vetëm partinë popullore, por nga viti 2005 është edhe Kancelare e një Grobe Koalition me SPD-në. Me këtë, CDU-ja ka vazhduar të vërë në provë aftësinë qeverisëse të saj.

Eckhard Jesse jep mësim në Universitetin Teknik të Chemnitz. Merret në mënyrë të veçantë me temat lidhur me demokracinë, ekstremizmin dhe totalitarizmin, sistemet elektorale dhe partitë politike dhe historinë e politikës. Nga viti 2007, është President i Shoqatës Gjermane të Shkencave Politike (Deutschen Gesellschaft für Politikwissenschaft).

 

1 Komente

Mos premisat jane pjekur per nje koalicion te madh PD-PS?

Cdo gje eshte e mundur, por me Dr. me duket utopi se te terheq ministrat ne nje dite te bukur nentori, si ne vitin 1991 dhe pastaj plani realizohet me pretendimet se PS nuk deshte ate dhe kete dhe hop prape zgjedhje te reja.

Berisha prape KM.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).