Bylisi tronditet nga tre zbulimet

Në Bylis, si rrallë ndonjëherë sapo kanë ndodhur tre zbulime të mëdha, që identifikojnë territoret shqiptare në të gjithë pellgun e Mesdheut. Nuk është hera e parë që vjen një informacionin i tillë nga antikiteti. Gjatë një ekspedite në këtë qytet, është zbuluar punishtja më e madhe e vajit të ullirit në territorin mesdhetar, janë detajuar gërmimet në monumentin e quajtur “Terenciani”, si pjesë e banesës së shtëpisë romake, që u kushtohet të parëve, si dhe punishtja e shkrirjes së qelqit, e identifikuar më e lashta në Evropë. Në një bashkëpunim me francezët që prej 11 vjetësh, arkeologët sapo janë kthyer nga kjo ekspeditë bashkë me zbulimet më të fundit në qytetin antik të Bylisit, me në krye prof. dr. Skënder Muçaj. Ai tregon se gërmimet këtë vit janë përqendruar në monumentet e kultit paleo-kristian, si dhe në Bazilikën V në Bylis, e cila sapo ka përfunduar, ndërsa po punohet në kompleksin peshkopal. “Ky është një nga komplekset më të mëdha jo vetëm të territorit shqiptar, por edhe atij mesdhetar, ndonëse nuk do të thotë se vendet e tjera nuk kanë komplekse të përmasave të tilla, por ky është më i madhi i gërmuar. Deri tani kemi ndërhyrë në gjysmën e tij, e na ka mbetur edhe gjysma tjetër”, - shprehet arkeologu Muçaj, duke shtuar se përmasat e tij shkojnë rreth dhjetë mijë metra katrorë në ambiente të ndryshme. Kompleksi në të cilin po kryhen gërmimet ishte i pajisur edhe me pjesën e banimit, zejtari dhe atë të prodhimit të produkteve bujqësore-blegtorale, e për momentin, sipas arkeologut, po punohet mbi zonën e prodhimit.

Punishtja më e madhe e vajit të ullirit

Gjatë kësaj periudhe prej ekspeditës në Bylis është zbuluar punishtja më e madhe e vajit të ullirit, e cila i përket shek. VI. Ajo është punishtja e parë me përmasa kaq të mëdha për një qendër peshkopale, e jo të qytetit. Për këtë, prof. Skënder Muçaj bën edhe një krahasim me një zbulim të ngjashëm në kontinentin afrikan, duke u shprehur se “deri më tani kjo është punishtja më e madhe e zbuluar në të gjithë territoret mesdhetare. E njëjtë me të është edhe një tjetër që është zbuluar në Afrikë vitet e fundit, por ajo është me përmasa shumë më të vogla”. Sipas tij, për të evidentuar më mirë këtë zbulim, gjatë gërmimeve janë gjendur rreth 40 pitosa (qypa të mëdhenj në të cilët rezervohej mushti për t’u kthyer më pas në ver&eumlsmiley, ku secila prej tyre mbante rreth 300 litra. Po ashtu janë gjendur edhe tre vaska të mëdha ku mbahej mushti, si dhe të tjera vaska ku shtypej, e derdhej mushti, duke na lënë të kuptojnë se kjo ishte një punishte e madhe. “Pjesa më e madhe e mjeteve janë gjendur në vend, sepse të gjitha së bashku kanë mbetur edhe në momentin e fundit kur është braktisur qyteti, dhe po ky vend nuk është banuar më në periudhat e mëvonshme. Për fat, të gjitha materialet e lëna në shek. VI ne i gjejmë sërish dhe çdo gjë mbeti në vend”, - thotë Muçaj, duke shpresuar se në vijim të gërmimeve do të zbulohet edhe punishtja e verës.

Terenciani, zbulimi i vargjeve dedikuese

Në gërmimet e fundit në Bylis është zbuluar një monument i quajtur “Terenciani”. Vitin e kaluar janë gjetur rreth dy mijë “shkrime kushtimi”, që babai ua dedikon djemve të tij. Sipas arkeologut Skënder Muçaj, monumenti ka marrë pikërisht këtë emër për shkak se babai quhej Terenciano, njëri nga djemtë e tij kishte po të njëjtin emër, ndërsa i biri tjetër quhej Marsim. Gjatë kësaj ekspedite arkeologët janë përqendruar më shumë tek ky monument dhe kanë zbuluar më shumë rreth kësaj dëshmie. “Është një pjesë e banesës së shtëpisë romake ku u kushtohet të parëve. Në njërin prej tyre ne gjetëm shtatin prej mermeri të Marsimit, ndërsa këtë vit mundëm ta nxjerrim nga muri, pasi ende nuk është përfunduar zbulimi i plotë i tij, ndërsa nga Terenciani nuk kemi gjetur ende asgjë”. Gërmimi nuk ka përfunduar, pasi banesat e periudhës helenistike kanë përmasa shumë të mëdha, gati një mijë metra katrorë sipërfaqe dhe kanë rreth 20 dhoma. “Deri tani kemi gjetur katër banime të periudhave të ndryshme. Njëri i takon periudhës helenistike, shek. III para Krishtit, e dyta i takon shek. I pas Krishtit, në mes të gjysmës së dytë të shek. II dhe një tjetër që i përket shek. IV”, - pohon Muçaj.

Identifikimi për herë të parë i punishtes së shkrirjes së qelqit

Për herë të parë në Shqipëri zbulohet një punishte e shkrirjes së qelqit, një prej zbulimeve më të rralla jo vetëm në rang kombëtar, por edhe në territorin mesdhetar.

“Shkrirja e qelqit në këtë rast kryhej në enë, ku merreshin gotat që mund të vinin nga vende të ndryshme, pasi në atë kohë ishin territoret e Azisë që bënin prodhime të tilla. Ato eksportoheshin dhe secili në qytetin e tij përdorte teknologjinë me enë prej balte, futeshin në furra dhe prej andej prodhoheshin enët e vogla. Për të faktuar këtë punishte janë gjendur tri enë që kanë shërbyer për procesin e shkrirjes si dhe pjesë të tjera të furrës”, - tregon me detaje arkeologu, i cili na bën me dije se punishtja e rrallë i përket shek. II pas Krishtit. Kjo e bën zbulimin edhe më interesant, pasi sipas profesor Muçaj, dëshmon se gjetjet e tjera i përkasin gjysmës së dytë të shek. III dhe IV pas Krishtit, duke hedhur kështu poshtë konkluzionet e specialistëve të tjerë se këto lloj punimesh përdoreshin në këto periudha. “Përdorimi i tyre është më i lashtë. Ky është zbulim tepër i rëndësishëm për territorin dhe për kulturën në përgjithësi. Para kësaj punishteje është zbuluar edhe një tjetër në Slloveni, disa në Francë, ndërsa zbulimi i radhës është në Shqipëri”, - thotë ai. Pavarësisht entuziazmit të tre zbulimeve në qytetin e lashtë të Bylisit, ekspedita është kërcënuar nga mungesa e fondeve, madje edhe të dietës ushqimore që i takon çdo arkeologu. Sipas Skënder Muçaj, fondet këto tre vitet e fundit kanë munguar, duke përfshirë pagën e fuqisë punëtore dhe dietat për studentët që angazhohen dhe punëtorë të tjerë. “Ne kemi shfrytëzuar të ardhurat e familjes dhe të rrogave tona, sepse nëse një monument do të lihet pas dore, do të shkatërrohet. Pavarësisht e këtë vit janë larguar një numër i madh punonjësish për t’u forcuar më shumë ekonomikisht, asgjë nuk ka ndryshuar”, - shprehet i shqetësuar arkeologu, duke shtuar edhe një tjetër arsye që e ka shtyrë atë të vazhdojë ekspeditën edhe pa shumë mbështetje financiare, kontratën 11-vjeçare për bashkëpunim me francezët. Ai vetë thotë se ka paguar nga rreth 150 mijë lekë të reja, përveç shpenzimeve personale, ndërkohë që ekipi përbëhej nga 20 persona. Kjo ekspeditë shënon vitin e 31-të të punimeve në këtë qytet, të cilat janë ndjekur që nga dita e parë e gërmimeve e deri në tani nga prof. dr. Skënder Muçaj. Bylisi është një nga qendrat më të rëndësishme të kulturës ilire. Fillimet e tij si qytet i ka në shek. IV para Krishtit dhe ka vazhduar pa ndërprerje deri në fund të shek. VI pas Krishtit. Jeta në qytet ka vazhduar për gati një mijë vjet dhe gjatë gjithë periudhave historike mban një vend të rëndësishëm të qytetërimit antik, romak dhe antikitetit të vonë të territoreve të Shqipërisë së sotme. Po ashtu, Bylisi njihet edhe si përfaqësues i kulturës së Ilirisë së Jugut në periudhën helenistike (antike).

12 Komente

O Suela

Zbulo sa të duash punishte për përpunimin e ullirit, punishte për përpunimin e e qelqit, ndac për gjetjen e vargjeve dedikuese, ndac për naft¨üen e Ballshit, ndac për arin, ndac për cfarë të duash.

Problemi ynë si shqiptarë është se Absurdistani ynë i dashur drejtohet nga kriminelë, hajdutë ordinerë (pavarësisht kravatave dhe kostumeve që veshin), anti-shqiptarë, sahan-lëpirës të grekut, serbit, turkut dhe italianit. 

Them se zbulime te tilla nuk te trondisin, por te ngjallin interes te madh. 

Dikur germimet ne Bylis i drejtonte Neritan Ceka, tani Ceka po "germon" pozicionin e vet ne politik (mfl, nuk me rrihet pa e thene...)

Paragrafi i pare eshte keq. Gazetarja nuk ka patur durim te rrije te degjoje e te pyese arkeologun per gjerat qe nuk i kupton. Le qe nuk trondisin gjetjet, le qe eshte shkruar me ngut, po ka dhe gafa. C eshte kjo "vile romake ku i kushtohej te pareve" (togfjalesh pa sens)? Arkeologet mi goc kane kohe qe kane gjetur vilen romake, dhe duke e germuar kane zbuluar lterin, vendin ku i blatohej tributi perendive te vatres e te sofres, aty mbaheshin dhe statueta te vogla qe perfaqesonin anetaret e shtepise. Vaskat dhe amforat e punishtes se vajit, nuk mbusheshin me musht e me vere...Punishtja ne afrike nese eshte e njejte nuk mund te jete me permasa shume me te vogla etj etj etj

ngelem tu u trondit

"ngelem tu u trondit"

trondit, qe te kthjellosh - Mjao Cer Trung 

tronditskij necesse est - latin sllavofil i panjoftun

amon o sol... smiley per sa kohe qe ne shqiperi duhet bo revolucije, ktij t`funit i duhen i dor` e mire editoresh...

ore per korrektor e per editor po dal vullnetar une, po problemi eshte qe ketyre s'ke c'u korrigjon...

pyes veten ndonjehere, mor po keta gazetare e keta mediapersons, e keta politikane apo specialiste qe na cane veshet, a kane studiuar ndonjehere bazat e logjikes formale, menyren se si mendimi sendergjohet ne fjali e ne fraza, e se si keto te fundit vendosen radhe aps radhe qe te marre kuptim shkrimi apo fjalimi? themelet e shkrimit akademik i kane hedhur neper shkollera? Le qe kerkoj shume, or po qortim hartimi a kane pas bere ne fillore e ne tetevjecare (se tani rrezik kemi ndonje kandidat qe e ka kap nentevjecarja).

Vras mendjen, si mund te jete bota e brendshme e tyre, cfare bejne gjate gjithe kesaj kohes qe e kalojne duke mos menduar....

 Gjuha e folur s`genjen, sol. Edukimi qe kane marre e qe i ka formuar, propaganda, te ciles i besojne edhe vete, mashtrimi e ngrefosja e rastit, por me shume audienca te ciles i drejtohen; te gjitha keto rezultojne ne percartjen e radhes qe serviret plot pompozitet. Kemi harruar, si popull, ta duam veten, dhe lejojme "specialpersonat" te na thone c`te puthim, c`te peshtyjme, ku dhe kur te kruajme menderen...

Tre gjera interesante ne Bylis,nuk dime ti pershkruajme si duhet,nuk dime te shpjegojme thjeshte dhe profesionalisht,kjo eshte gjeja me tronditse qe duhet ta ndjejme te gjithe! Ato tre zbulime ne Bylis nuk jane as gje perpara mungeses se shpjegimit sic duhet.

1.Ajo punishtja e madhe e vajit te Ullirit,ka qene e Romakeve, dhe jo e ilireve,sipas shkrimit. ..e ku ja vlen mburja ketu?

2-Zbulimi i vargjeve, te Terencianit,edhe keto kane qene Romake,ku ja vlen mburja ketu?

3-Punishtja e shkrirjes se Qelqit edhe kjo ka qene e Romakeve,ku ja vlen mburja ketu?

Nga tre zbulimet as gje nuk eshte Iliriane,por Romake! Keto fakte duhet te jene interesante,dhe ja vlen ti shikosh,eshte nje burim i mire per Turizem.Por me ke ta besh Turizmin!!!??

tani, kultura arkeologjike deshmon c'ka ndodhur, dhe jo duam ne te kete ndodhur... nga roma kemi dhe fjalor sa te duash, duke filluar qe nga fjala SHUME etj etj. Eshte pjese e identitetit tone kultura latine, dhe patjeter qe duhet ta themi se ne nje fare menyre jemi pasardhes edhe te asaj kulture (jo vetem nepermjet vilave e kolonive).

Artian, shkrimi ka mangësi, por s'do të thotë që zbulime të tilla duhet të jenë ilire për t'u dhënë rëndësi. Fundja, pse do mburreshe me vepra ilire më shumë se me ato romake? Në të dyja rastet ti s'ke dhënë ndonjë kontribut, pra s'ke ndonjë arsye për t'u mburrur.

Dori/Sol,

Edrejte e drejte,nuk  eshte e thene te jete ilire,sigurisht!

..nje zbulim arkeologjik eshte shume i rendesishem,por une e kisha qe ne nuk dime ti japim rendesine e duhur,mbeshtetjen e duhur nga shteti,mbi te gjitha.

Shqiperise i mungone nje informacion"guide" turistike dhe profesional mbi pasurite arkeologjike qe ka aktualisht  shqiperia ,te zbuluara (te pa zbuluara)!

Mungojne Ciceronet e shkolluar ne Shqiperi!

Ja psh keto tre zbulime interesante ,jane lene ne dore te kesaj autores,qe as amatore nuk eshte!

 

 Cicerone s'kemi, po cicarone qe cicerojne sa te dush! smiley

 Gazetarja duket qe ka mangesi ne te shkruar sepse ne vend qe te thote; " eshte pjese e shtepise ilire sipas stilit romak, qe u kushtohet te pareve" , gje qe i afrohet te vertetes, ajo thote gabimisht ; "Është një pjesë e banesës së shtëpisë romake ku u kushtohet të parëve."  Ne tokat ilire, romaket ishin pushtues (ne disa raste, se ne raste te tjera ishin dhe partnere) dhe jo autoktone. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).