BSH: Tregtia dhe shërbimet i rezistuan krizës globale

Banka e Shqipërisë konstaton se tregtia dhe shërbimet janë dy sektorët që po i rezistojnë krizës globale, ndryshe nga shumë degë të tjera të ekonomisë, si industria, ndërtimi dhe fasonët. Ekspertët shpjegojnë se kjo është vetëm çështje kohe.

Ndërsa shumë sektorë të ekonomisë tonë si industria, ndërtimi dhe fasonët janë mbërthyer nga efektet e krizës globale shërbimet dhe tregtia po bëjnë rezistencë. Sipas raportit të fundit të Bankës së Shqipërisë këto dy degë kanë dhënë edhe kontributin kryesorë në zhvillimin e ekonomisë gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2008, periudhë ku nisën të ndihen pasojat e krizës edhe në vendin tonë.

Nga të dhënat rezultojnë se aktiviteti i shërbimeve është rritur me 28.7 për qind, ndërsa tregtia me 23.7 për qind. Por sipas ekspertëve të ekonomisë këta sektorë janë prekur tashmë nga kriza dhe efektet do të ndihen gjatë këtij viti.

Në një intervistë për “News24” Ekspert i ekonomisë Sherif Bundo u shpreh se “Shkalla e ndikimit të krizës në tregti dhe në shërbime është e lidhur me dy faktorë. Tregtia është e lidhur me mënyrën e komunikimit me ekonominë ndërkombëtare. Tregtia ka filluar të ndikohet dhe ka muaj që janë dhënë shenjat e këtij lloji ndikimi. Ndikimi ka ndodhur për shkak të ndryshimit në rritje të çmimeve, ndryshimit të konjukturave si dhe ndryshimit të importit bashkë me produktet edhe me efektet negative që sjell kriza”

Lidhur me sektorin e shërbimeve Bundo thekson se “ndërsa në sektorin e shërbiemve shkalla e ndikimit do të jetë e s’fazuar në një kohë të dytë për shkak të ndryshimit të fuqisë blerëse të klientit”- tha Bundo.

Për shkak të varësisë së madhe të ekonomisë sonë nga mallrat e importit efektte e krizës globale janë të pashmangshme, kjo lidhje bëhet edhe më e forte nisur nga numri i madh i emigrantëve shqiptarë që punojnë jashtë vendit me paratë e së cilave jetojnë me mijëra familje në Shqipëri.

(a.r/news24/balkanweb)
 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).