Borxhet e panjohura, miliarda ndaj pensionistëve

Borxhi real i brendshëm i Shqipërisë mund të jetë dy herë më i madh sipas ekspertëve

Borxhi i brendshëm real i Shqipërisë mund të jetë dy herë më i madh nga ai aktual, në rast se edhe detyrimet ndaj pensionistëve klasifikohen si të tilla, bëjnë të ditur disa ekspertë. Stoku i borxhit të brendshëm u rrit në 400 miliardë lekë, (4.1 miliardë dollar&eumlsmiley, ndërkohë që borxhi i jashtëm ishte 2.2 miliardë dollarë. Por borxhi që shoqëria i ka dhe vijon të akumulojë kundrejt të punësuarve me sigurime shoqërore apo pensionistëve, nuk klasifikohet gjëkundi. Shumë vende të zhvilluara, në fakt detyrimet e sigurimeve shoqërore i klasifikon si borxh publik. "Askush nuk ka marrë mundimin të vlerësojë se sa janë detyrimet totale të shoqërisë në sistemin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, por natyrisht shifra mund të shkojë në disa miliardë dollarë", thotë një ekspert.

Shqipëria ka 530 mijë pensionistë aktualë, ndërsa sistemi i sigurimeve shoqërore financohet në masën 40 për qind nga buxheti i shtetit. Shumë vende perëndimore vlerësojnë sasinë e borxhit të përgjithshëm kundrejt pensionistëve, duke marrë parasysh pensionet mujore dhe jetëgjatësinë mesatare të përfituesve, por kjo gjë në Shqipëri nuk bëhet. Me nivelin aktual të pensioneve, çdo pensionisti shoqëria shqiptare mund t‘i detyrohet 5-7 mijë dollarë. Në total, bëhen miliarda.

Problemi nuk është thjesht statistikor. Sipas ekspertëve, në të ardhmen, duke mos njohur dhe pranuar realitetin mbi borxhin publik, qeveria mund të përballet me pamundësinë e shlyerjes së borxhit dhe në këtë rast janë pensionistët ata që do të vuajnë pasojat. Kur shtetet falimentojnë, borxhet e jashtme riskedulohen dhe kreditorët falin një pjesë të interesave, por në përgjithësi, borxhet duhet të shlyhen patjetër. Ndryshe ndodh me borxhin e brendshëm. Qeveria e ka mundësinë të mos i shlyejë detyrimet ndaj qytetarëve të vet. Në Shqipëri diçka e tillë ndodhi në vitin 1994. Në pamundësi për të shlyer detyrimet që kishte ndaj pensionistëve, (edhe në kohën e komunizmit, këto detyrime nuk klasifikoheshin si borxh), qeveria thjeshtë ua mohoi qytetarëve të vet borxhet.

Niveli i borxhit publik është bërë shpesh objekt debati politik në Shqipëri. Në vitin 2006, qeveria deklaronte se do ta ulte borxhin publik, ndërkohë që opozita thoshte se një masë e tillë është e palogjikshme dhe e pakuptimtë. Por këtë vit, ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se borxhi i shtetit shqiptar është i vogël dhe se ka ende hapësirë për të shtuar borxhet. Në këtë rast, opozita reagoi duke paralajmëruar se qeveria po e zhyste vendin në borxhe. Gjatë dy viteve të fundit, borxhi publik i Shqipërisë është rritur në mënyrë dramatike. Borxhi i brendshëm u rrit me 8.4 për qind, ndërsa borxhi i jashtëm u rrit me 25 për qind, si pasojë e kredive të marra për rrugën e Kukësit. Këtë vit, pritet që borxhi të rritet me ritëm akoma dhe më të madh. Vitin e kaluar, borxhi publik ishte rreth 50 për qind e prodhimit të brendshëm bruto, (pa borxhet ndaj pensionistëve), ndërsa këtë vit, pritet që të rritet deri në 56 për qind të PBB-së. Në pamje të parë, ky është një nivel borxhi i moderuar. Në vendet e Bashkimit Evropian, këshillohet që borxhi publik të mos e kapërcejë kufirin prej 60 për qind të PBB-së, pas së cilës, qeveritë kalojnë në rrezik falimenti financiar. Vlerësohet se borxhi publik në 40 për qind të PBB-së është në nivelin e artë, që garanton stabilitet dhe garanci për vlerën e kursimeve të qytetarëve. Por, në vendet e BE-së, te borxhi publik futen edhe borxhet e sigurimeve shoqërore. Në rast se borxhit shqiptar i shtohen këto detyrime, atëherë borxhi real del më i lartë se sa kufiri i rrezikut.

Qeveria shqiptare e ka zgjidhur pjesërisht rrezikun e kolapsit të sistemit të sigurimeve shoqërore gjatë dekadës së fundit, duke përdorur një mekanizëm të vetëm, rritjen e moshës për përfitimin e pensionit. Mosha e daljes në pension njëzet vjet më parë ishte 50 vjeç për gratë dhe 55 vjeç për burrat. Që nga viti 2002, mosha e pensionit u rrit disa herë deri në nivelin aktual, 60 vjet për gratë dhe 65 vjeç për burrat. Në fakt, sipas ekspertëve, rritja e moshës së pensionit gjatë këtyre viteve ishte thjesht një masë që shtyu në kohë problemin, por nuk e zgjidhi atë. Deficiti i sigurimeve shoqërore aktualisht vijon të rritet, ndërsa mosha e pensionit nuk mund të shkojë më tutje. Ekspertët vlerësojnë se klasifikimi i detyrimeve ndaj pensionistëve si borxh publik, së paku do të ndalojë zhytjen e vendit në borxhe që nuk mund t‘i përballojë.
 

3 Komente

keta ekspertet kane turp ti publikojne emrat apo si?

"....Në vendet e Bashkimit Evropian, këshillohet që borxhi publik të mos e kapërcejë kufirin prej 60 për qind të PBB-së, pas së cilës, qeveritë kalojnë në rrezik falimenti financiar..."

 

Bjeri se i bike bukur tamburase. Shum vende te BE, e kane borxhin publik permbi 80% te GDP/PBB se tyre, dhe vazhdojne te jetojne permrekulli. Belgjika, p.sh. e kish para ca vitesh borxhin, permbi GDP e saj (rreth 105%)  dhe arriti ta zbuste deri ne 65-70% te PBB/GDP aty nga viti 2007, mirpo kete vit ka arritur perseri tek 85-90% (per shkak te krizes).  

Tek rasti i Shqiperise, borxhi publik duket artificialisht i larte, per shkak se ne PBB/GDP e saj, nuk jane regjistruar akoma shum aktivitete ekonomike dhe objekte.  

 Oho me behet qejfi qe po lexoj kete nga Gjergji, ne fakt pa lexuar kete kisha bere kete postim me poshte:

P.S  O Pjer Thomas e di me sa e paguan borxhin Belgjika dhe cfare strukture borxhi ka?

Ja ta them une: BE10YT=TWEB, eurobond 10 vjecar belg 3.472%

Kurse ne marrim borxh me me shume se 2-3 fishin e kesaj edhe per maturimet tona afatshkurtra (vitin e kaluar me 12.5% nga alpha bank).

Kjo eshte njesoj si ta kemi borxhin nja 3-4 here me te madh per fryme se ai belg sa i perket interesave qe paguajme, pa folur pastaj per maturitetin.

Keshtu qe Gjergji ne fakt i bie mire, ty te eshte prishur tamburja me duket smiley

Albania will collapse, the only question now is WHEN?

25 Qer 2010 - 4:01am 

 Borxhi jone nuk eshte aspak 59.9% e PBB. Kjo eshte nje genjeshter e madhe.

1. Se pari PBB jone eshte e inflacionuar 8-9%

2. Se dyti fondi i pensioneve (ISSH) dhe fondi i sigurimeve shendetesore (ISKSH) kane nje deficit te frikshem rregullisht dhe ne rritje te forte dhe per keto tek ne eshte pergjegjes drejtperdrejt shteti. Deficitet e ketyre i rrisin se  rreth 4% deficitit tone dhe prirja eshte ta cojne kete lart e me lart. Keto nuk perllogariten por a nuk i subvencionon buxheti cdo vit? Vertet e mendojne nderkombetaret se shteti jone mund ti lere pensionistet pa pensione dhe ilace?

Per pasoje deficiti jone eshte aty rrotull 70%

Por kjo eshte vetem maja e ajsbergut te problemit.

Nderkohe qe shtetet e BE etj marrin borxh me norma interesi afro 4% ne marrim borxh me interes dyfishin e tij keshtu qe eshte njesoj sikur ta kishim deficitin 140% te PBB, se ne fund te fundit efekti i deficitit eshte vetem tek outflows nga buxheti qe paguajne borxhin.

Dhe se fundi, e per me keq, ne mbledhim vetem 27-28% te PBB taksa sipas shifrave te ministrise se financave (ne fakt diku tek 31% pas deflatimit te PBB), por sidoqoft 31% eshte shume pak nga rreth 50% qe mbledhin shtetet e BE mesatarisht.

Kjo eshte njesoj sikur ta kishim deficitin 140% x 50/31 ose afro 225% nqs do te krahasoheshim me vendet e BE relativisht.

Gjendja jone eshte ne prag te gremines, kush ka mend ta degjoje kete keshille, ashtu sikurse parashikimi im per euro/lek dhe per Greqine dolen te sakta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).