Biznesi i vogël asnjë qindarkë më shumë se 10% e taksës së përgjithshme

Kryeministri Berisha: Qeveria, e vendosur të mos lejojë të paguhet nga biznesi i vogël asnjë qindarkë më shumë se 10 % e taksës së përgjithshme 
 
-Kryeministri shprehet se qeveria do të mbështesë financimin projektit për ndërtimin dhe sistemimin e tregut çam

-Taksa e tabelës për bizneset do të përcaktohet me ligj dhe do të jetë vetëm 1 euro.

Kryeministri Berisha u takua, sot në mesditë, me përfaqësues të biznesit të vogël,  gjatë një vizite në tregun çam në kryeqytet. Kryeministri u ndal dhe bashkëbisedoi me tregtarët e këtij tregu, ku u njoh nga afër me problematikat e aktivitetit të tyre ekonomik.

Përfaqësues të biznesit të vogël në këtë treg i shprehën shqetësimin Kryeministrit Berisha për rritjen e taksave vjetore nga bashkia e kryeqytetit, duke theksuar se këto taksa po rëndojnë dhe po bëjnë shumë të vështirë biznesin e tyre. 

Ata falënderuan Kryeministrin Berisha për vëmendjen e treguar nga qeveria ndaj këtij biznesi dhe u shprehën se ishin taksapagues të rregullt të çdo detyrimi. Ata theksuan se në një takim të zhvilluar me kryetarin e bashkisë së Tiranës, i kishin kërkuar atij mbajtjen e premtimit për ndërtimin e këtij tregu me të gjithë elementët e nevojshëm, por prej tij kishin marrë përgjigje negative dhe arrogante.

Kryeministri Berisha theksoi në këtë drejtim, se arroganca është tipari më i keq i një zyrtari dhe i siguroi biznesmenët se do të kenë mbështetjen totale të qeverisë së tij për sistemimin e këtij tregu dhe për ndërtimin e rrugës në këtë treg. “I kërkova kryetarit të minibashkisë suaj, zotit Bogdani, të bëni bashkërisht projektin dhe ne do ta financojmë ndërtimin e këtij tregu, të cilin ju e meritoni plotësisht”, theksoi Kryeministri.      

Kryeministri vuri në dukje rëndësinë e madhe të biznesit të vogël në zhvillimin ekonomik të një vendi. Për këtë arsye, vijoi Kryeministri, “4 vite më parë premtuam përgjysmimin e taksës kombëtare për këtë biznes dhe e realizuam atë, si një vendim shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm”. Kryeministri nënvizoi se ishte pikërisht politika e taksave të ulëta ajo që e ruajti Shqipërinë të paprekur nga kriza botërore ekonomike dhe që bëri që ndërkombëtarët të pohojnë se Shqipëria është e para për rritjen ekonomike në Europë.

Kryeministri u ndal në çështjen e ngritjes së taksave nga bashkia e Tiranës duke theksuar se, në dhunim të të gjitha ligjeve, kjo bashki shumëfishoi taksat për biznesin e vogël nga 2 deri në 4 herë. Por, theksoi Kryeministri, qeveria nuk e lejoi këtë gjë dhe vendosi me ligj që nuk mund të paguhet nga biznesi i vogël asnjë qindarkë më shumë se 10 për qind e taksës së përgjithshme. “Për çdo moskorrektësi me këtë ligj, kryetari i bashkisë dhe cilido taksambledhës që do e shkelë këtë vendim, do të përgjigjet para ligjit”, vijoi Kryeministri.

Kryeministri vuri në dukje se autonomia e pushtetit vendor është shumë e nevojshme, por kryetari i bashkisë së Tiranës nuk duhet të abuzojë me këtë gjë dhe të 2-4 fishojë taksat. “Kjo e detyroi qeverinë të ndërhyjë me një ligj të veçantë, duke sanksionuar se nuk ka taksë për ju mbi 10 për qind, taksë e përcaktuar nga qeveria me ligj. Nuk ka gjë më të rëndësishme se të punojmë për forcimin dhe zhvillimin e biznesit të vogël, sepse në çdo vend të zhvilluar të botës 70 për qind e të punësuarve janë nga ky biznes”, u shpreh Kryeministri.  

Kryeministri u ndal dhe në çështjen e taksës së tabelës, për të cilën u shpreh se kjo taksë do të përfshihet në ligj dhe në mënyrë absolute ajo nuk do të jetë mbi 1 euro. 
 
 

2 Komente

Berisha eshte i lezetshem, edhe e fut sipermarresin e vogel ne nje thes me sipermarresin e madh, edhe i thote qe i ka ulur taksen smiley

Barcaleta e fundit me qindarkat:
E pyta atë Burrin:"Ç'janë 18 vjet për ty" dhe ai mu përgjigj: "Për mue jan si me qenë 1 sekond".
E pyta prap atë Burrin:"Po milionat që menaxhon, ç'janë për ty?"... "Për mue jan qindarka"

Mbasi qe puna kshtu, si me t'qeshme i thashë: "A m'jep ndonjë qindarkë?"... "Prit 2 sekonda.." më tha.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).