Biofushata dhe e ardhmja që zbulon ajo

Mënyra sesi po zhvillohet kjo fushatë tregon shumë gjëra për të ardhmen e qeverisjes në Shqipëri. Së pari, ajo tregon një mungesë respekti të plotë për inteligjencën e votuesve shqiptarë nga ana e partive politike, për shkak të natyrës joserioze së premtimeve, mungesës së programeve dhe zëvendësimit të tyre me spektakël. Së dyti, ajo tregon se sa pak seriozisht është e përgatitur secila palë për të qeverisur pas 28 qershorit. Tregon gjithashtu sesi etja për pushtet eklipson nevojën për qeverisje të mirë.

 

Fushata aktuale po zhvillohet në dy nivele paralele. Niveli i parë është ai klasik i çdo demokracie Perëndimore përpjekja për bindjen e votuesve për alternativën më të mirë qeverisëse. Përpjekja e dytë është një përpjekje për të krijuar imazhin e një fitoreje të mundshme. Kjo e dyta mbështetet mbi logjikën se votuesit e pavendosur kanë prirjen të votojnë më tepër për ata që mund të jenë votuesit e ardhshëm. Niveli i parë karakterizohet nga mungesa e dukshme programeve koherente dhe të realizueshme, zëvendësimi i tyre me premtime të shkëputura pa lidhje me njëri-tjetrin dhe me spektaklin politik. Pastaj vjen niveli i dytë. Ndryshe nga fushata e vitit 2005 e fokusuar pak më tepër në komunikimin në nivelin mikro, fushata e vitit 2009 i është rikthyer traditës më bajate e të mërzitshme të zgjedhjeve shqiptare: mitingjeve masive. Por kësaj radhe të organizuar në një frymë amerikanizimi, përmes imitimit të skenarëve të konventave amerikane. Qëllimi është krijimi i imazhit të fituesit përmes metodës banale të inskenimit të përkrahjes masive në shesh. Në fakt, çdo risi në fushatat zgjedhore ka vlerë vetëm atëherë kur përdoret vetëm nga njëra palë. Nëse e përdorin të dyja njëkohësisht, efekti barazohet dhe zhvlerësohet. Për këtë arsye mitingjet shumë të ngjashme të PS-së dhe PD-së thjesht asgjësojnë efektin e njëri-tjetrit. Në një plan paralel mediat janë treguar përgjithësisht e me pak përjashtime, të paafta për të marrë nga partitë me tepër sesa këto kanë dashur t’u japin. Fatkeqësisht, thelbin, problematikën dhe madje edhe tempin e kësaj fushate e kanë përcaktuar partitë dhe jo mediat. Mënyra sesi po zhvillohet kjo fushatë tregon shumë gjëra për të ardhmen e qeverisjes në Shqipëri. Së pari, ajo tregon një mungesë respekti të plotë për inteligjencën e votuesve shqiptarë nga ana e partive politike, për shkak të natyrës joserioze së premtimeve, mungesës së programeve dhe zëvendësimit të tyre me spektakël. Së dyti, ajo tregon se sa pak seriozisht është e përgatitur secila palë për të qeverisur pas 28 qershorit. Tregon gjithashtu sesi etja për pushtet eklipson nevojën për qeverisje të mirë.

 

Së treti, ajo na jep mundësinë të parashikojmë natyrën sofiste të debateve të ardhshme mbi realizimin e premtimeve të bëra në fushatën pasardhëse të vitit 2013, sepse sa më joserioze të jenë premtimet e tanishme, aq më qesharake do të jenë edhe përpjekjet për të argumentuar realizimin e tyre në vitin 2013 nga partia që do të qeverisë.

 

Së katërti, kjo fushatë nxjerr në pah dobësitë e medias shqiptare, mungesën e profesionalizmit, lehtësinë e vënies në shërbim të një partie a një tjetre, si dhe shumë probleme të tjerë që nuk japin garanci për funksionim të dobishëm të rolit të saj gjatë 4 viteve të ardhshme. Përdorimi masiv i sondazheve si burim themelor informacioni i shndërron mediat në ndërmjetës të ndërmjetësve, ose në media të mediave, duke zhvendosur, sterilizuar dhe tjetërsuar rolin e tyre. Në rastin më të mirë, në 28 qershor, rezultatet e zgjedhjeve, mund të vërtetojnë se sondazhet kanë qëlluar në shenjë për hir të probabilitetit. Sepse sondazhet në Shqipëri (dhe jo vetëm në Shqipëri) vuajnë nga probleme nga më të shumtat: qytetarët nuk thonë gjithmonë të vërtetën, ata që kanë diçka për të humbur përgjigjen më pak se të tjerët, jo të gjithë kanë të njëjtën vendosmëri dhe intensitet të prirjes votuese, pyetjet e sondazhit nuk janë domosdoshmërisht pyetjet e rëndësishme për axhendën e votuesit duke lënë jashtë saj shqetësime ndoshta madhore të tij, etj., etj. Shtoji këtyre dhe problemet metodologjike. Kjo i bën pastaj analistët të mrekullohen me rezultatet virtuale të sondazheve dhe të zëvendësojnë analizën e reales me analizën e probabilitetit. Nëse sondazhet do të ishin sadopak të sakta, Shqipëria do të rezultonte demokracia më e çuditshme në botë thjesht për nga shkalla e lartë e ndryshimit të prirjeve votuesve. Në vendet me demokraci normale, ku mund ta shohim edhe ne veten sot, lëvizjet e elektoratit nuk janë kurrë dramatike, siç rezultojnë në Shqipëri, jo vetëm nga njëri sondazh në tjetrin, por edhe përbrenda një sondazhi në një periudhë 2 mujore. Së pesti, një fushatë e këtij lloji do të nxisë apatinë e votuesve të pavendosur në fushatat e ardhshme. Natyra e funksionimit të saj jep mesazhin se vota është më e rëndësishme sesa votuesi, se sofizmat për zgjidhjen e problemeve janë më të rëndësishëm se sa problemet në vetvete, si dhe se në fund të fundit të gjithë janë njësoj, pra vota nuk ka dhe aq kuptim. Së gjashti, fryma dhe orientimi i tillë i fushatës mund të riprodhojë vetveten në të ardhmen përmes një lloj profecie vetëpërmbushëse, sipas së cilës kjo fushatë funksionoi shumë mirë (natyrisht vetëm për partinë që fitoi) dhe është e domosdoshme të ripërdoret në të ardhmen.  Deri më sot, fushatat zgjedhore ndërtoheshin në formën e një pjese teatrale ku aktorët ishin politikanë dhe votuesit publiku vlerësues. Në fushatën aktuale, për herë të parë, përmes sondazheve dhe mitingjeve të kinematizuar, politikanët kanë futur në skenë edhe votuesit, ata që në fakt duhet të ishin publiku vlerësues. Por kujdes! Nuk kanë futur në skenë publikun e vërtetë, por një publik virtual: publikun e mitingjeve dhe sondazheve, të kapshëm jo përmes problematikës së tij, por përmes shifrave dhe statistikave të tij thjesht biologjike. Kjo mund të quhej pa frikë një biofushatë: pa qytetarë, vetëm me trupa dhe shifra.

17 Komente

Problemet i dime, ndonje zgjidhje?

voto asnjerin! Perndryshe te ardhmen e lexon ne artikull. 2013 nuk eshte larg.

Self,

"Voto asnjerin" = "vari ujkut melcite ne qafe" smiley

"Voto asnjerin" = "vari ujkut melcite ne qafe"

"Voto" = "vari ujkut melcite ne qafe"

Ky eshte problemi, ke vetem ujq per te zgjedhur. Nje ujk me i mire eshte vetem nje ujk i manipuar gjenetikisht. smiley

Por nuk jane specia e ujqerve ata qe duam te na udheheqin, apo jo? Ne se te gjithe nuk votojne, ne se shumica nuk voton, ti ja ke ngritur melcite ujkut shume lart, po aq lart sa rrushte per dhelpren. smiley

Po mire, historikisht dihet qe nga ujku i "manipuluar" ne si njerez morem qenin apo jo? Dmth na leverdiska te punojme me shkalle zbutese? smiley

P.S. Melcite s'jane kurre aq larg sa duhen per ujqit tane, e perfytyroj ujkun fitues duke deklaruar pas zgjedhjeve se fakti pse aq pak Shqiptare votuan me 28 qershor (po te ndiqej keshilla e "mos voto&quotsmiley ishte se tashme Shqiperia eshte bere si Europa dhe natyrisht qe edhe ne Shqiperi perqindjet e votimit do ndjekin kahjen e votimit ne te gjitha vendet e BE dhe do te jene ne ulje te vazhdueshme, etj, etj, etj.

Prioriteti i zgjedhjeve duhet te jete mireqenia e qytetarit dhe jo fati i ujkut.

Ti ke friken vetem te nje ujku, te Berishes. Une i kam frike te gjithe ujqerit.

Ti nuk i do melcite ne qafen e ujkut Berishe, por i do tek Ujku Rama, sepse ti ke iluzionin se ky i fundit zbutet. Une nuk kam asnje lloj iluzioni se ujku zbutet, (ma quaj po deshe deformacion profesional, por, me sa di, ujku eshte akoma ujk, nuk eshte zbutur akoma edhe pse kane kaluar miliona vite evolucioni).

Mbi te gjitha, une nuk dua qe melcite te varen ne qafen e ujkut por ne pjaten e qytetarit, sidomos kur kujtoj qe melcite paguhen nga xhepi i qytetarit. smiley

Pohimi per zgjedhjen e ujkut eshte hipoteze, une s'jam shprehur per ujkun e murrme, gri, apo te zi ne kete diskutim smiley

P.S. Qeni, Canis lupus familiaris, eshte nje nenspecie e ujkut smiley

Qeni eshte domestikuar nga paraardhesi i tij qen i eger dhe jo nga ujku (kete nuk di ta kete domestikuar ndonje fis njerezish me perjashtim te holywoodit). Ka nje perkufizim specie ne zoologji qe thote: dy specie nuk kryqezohen (kane barrierra, prandaj nje specie ngelet specie), dhe kur kjo ndodh, pasardhesit jane sterile. Qeni nuk kryqezohet me ujkun, pra: jane dy specie te ndryshme, dhe po u kryqezuan atehere ... (interesante ta aplikosh kete per ploitikanet tane).

Emrat ne zoologji kane ngjashmeri me imazhet e nje propagande elektorale: te mashtrojne. smiley

LOL, ok, po e terheq shembullin (e ka fajin edhe emri ne latinisht smiley&nbspsmiley por po le ne tavoline mendimin smiley

vertet, ndonje ide si mund te behet ndryshe?

Grusht shteti, revolucion !

Ups, jemi ne nato tani, as ato gjera si ben dot

hahahaha

"ajo tregon një mungesë respekti të plotë për inteligjencën e votuesve shqiptarë nga ana e partive politike"

Pyetja qe shtroj une eshte: Sa inteligjent eshte votuesi shqiptar? Me eshte krijuar pershtypja, ndoshta dhe e gabuar, qe nje pjese e mire e votuesve shqiptarë jo vetem qe nuk ndihen te fyer nga kjo fushate, por e pelqejne kete lloj fushate. 
 

Se dyti, "biofushata dhe e ardhmja qe zbulon ajo". Do kishte qene mire te jepje qofte dhe nje perkufizim te vogel te "biofushates". Jo te gjithe kane lexuar Fukon. 

 Ja pra ku e ke perkufizimin more as: "Kjo mund të quhej pa frikë një biofushatë: pa qytetarë, vetëm me trupa dhe shifra.

Bulkth, e pash ate por me duket se eshte perdorur me pasaktesi nocioni "biofushate". Biofushaten e shoh me teper si nje tip fushate qe vepron mbi jetet e njerezve duke i shkaktuar atyre efekte te caktuar. psh nje fushate e eger politike, ben qe njerezit te behen me te dhunshem.  

Po! Mund te behet ndryshe, por vetem kur shumica a elektoratit te lodhet nga e gjithe kjo dhe te votoje ate parti e cila vepron ndryshe.

Ndermjet te tjerash ja se cfare premtonte Sal Berisha ne nje e-mail spam derguar sot ne mengjes:

Me mbështetjen tuaj, në katër vitet e ardhshme ne do të:

  • Liberalizojmë vizat për të lëvizur të lirë në BE brenda 365 ditëve të para të mandatit të dytë;
  • Fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në BE;
  • Krijojmë 160,000 vende të reja pune;
  • Rrisim rrogat dhe pensionet që të jenë më të larta se 6 shtete anëtare aktuale të BE-së;
  • Furnizojmë 24 orë në ditë me ujë çdo familje;
  • Ndërtojmë boshtet e shkurtëra rrugore dhe do asfaltojmë të gjitha rrugët e vendit;
  • Rrisim buxhetin për kujdesin shëndetësor me 60% për të rritur standartin e shërbimit;
  • Rrisim buxhetin për arsimin me 6% të GDP-së për të siguruar standard Evropian të arsimit;
  • Vazhdojmë luftën kundër korrupsionit;
  • Sigurojmë kredi pa interes për prodhimet bujqësore dhe agro-biznesin;
  • Modernizojmë infrastrukturën në të gjitha fshatrat;
  • Ndërtojmë industrinë e turizmit Shqiptar, në veçanti në zonat bregdetare;
  • Luftojmë varfërinë duke siguruar që asnjë Shqiptar të mos jetojë me më pak se 60 dollarë në muaj.

Eh mer Zoti Krye Minister do te me pelqente shume ti besoja ketyre premtimeve por nuk mundem. Nuk mundem se nuk jam budall dhe jo se nuk dua. Une dua qe ky popull i shumevuajtur te gezoje dite te bukura dhe me dinjitet, une lus qe zhvillimi ta preke edhe kete vend te varfer dhe te pafat. Por ti nuk me bind. Perpara se te me premtosh gjerat e bukura me thuaj se ku do ti gjesh burimet financiare per ti realizuar? Mos valle keni zbuluar rezerva te konsiderueshme dhe te shfrytezueshme te naftes ne vend? Apo mos valle keni ne plan te shisni troje si psh Sazanin apo Karaburunin apo pjese te teritorit detar? Nese po na i thoni qe edhe ne tju besojme per ato cka premtoni se do te beni. Duam argumenta, argumenta dhe vetem argumenta. Te tjerat jane vetem fodullek maloku.

Eh mer Zoti Krye Minister do te me pelqente shume ti besoja ketyre premtimeve por nuk mundem. Nuk mundem se nuk jam budall dhe jo se nuk dua. Une dua qe ky popull i shumevuajtur te gezoje dite te bukura dhe me dinjitet, une lus qe zhvillimi ta preke edhe kete vend te varfer dhe te pafat. Por ti nuk me bind. Perpara se te me premtosh gjerat e bukura me thuaj se ku do ti gjesh burimet financiare per ti realizuar? Mos valle keni zbuluar rezerva te konsiderueshme dhe te shfrytezueshme te naftes ne vend? Apo mos valle keni ne plan te shisni troje si psh Sazanin apo Karaburunin apo pjese te teritorit detar? Nese po na i thoni qe edhe ne tju besojme per ato cka premtoni se do te beni. Duam argumenta, argumenta dhe vetem argumenta. Te tjerat jane vetem fodullek maloku.

parafolësi/sja diskutoi shumë bukur!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).