"Big Dig-u" i Shqipërisë

Nuk ka dyshim se një sistem modern rrugësh është thelbësor për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Nevojën për një korridor rugor e dallova qartë gjatë vizitës sime të parë në Shqipëri, por nuk duhet të ishe gjeni ta kuptoje këtë sepse mungesa e infrastrukturës ishte aq e dallueshme sa bunkerët anëembanë pejsazhit shqiptar. Ironike që në rast se Sali Berisha nuk do ta kishte zhytur Shqipërinë në kaos në 1997, sistemi rrugor që po ndërtohet tani do të ishte ndërtuar vite më parë dhe me një fraksion të kostos që Shqipëria po paguan tani.

Rruga Durrës - Morinë padyshim do të sjellë përditime në vazhdimsi, por gjithashtu do të bëhet një barrë e rëndë ekonomike për një periudhë të shkurtër pasi po hap një gropë të madhe në buxhetin shqiptar. Dhe problemet ekonomike që shoqërojnë këtë janë rezultat i shkeljeve dhe moskompetencës të Sali Berishës, të cilin, reputacioni për gjykim të dobët, e paraprin. Tek shifra 1.5 miliard USD dhe ende duke në ngritje, problemi i parë që të bie në sy është trefishimi i parashikimit fillestar të kostos. Dhe kostoja do të vazhdojë të ngrihet sepse megjithë huplanë e Berishës projekti është larg përfundimit.

Unë paralajmërova për këto tejkalime të mundshme të kostos që në fazat e herëshme të projektit kur u bë e qartë se Berisha kishte për qëllim t’ia jepte kontratën firmës Bechtel pa zhvilluar një tender. Kjo kompani inxhinierike amerikane është e njohur si njëra ndër më të kushtueshmet në botë dhe ka reputacion për tejkalim kostosh në projektet e mëdha civile, si projekti skandaloz i Bechtel, “Big Dig-u” (Gërmimi i madh) në Boston. Qytetarët e Bostonit e njohin mirë firmën Bechtel pasi ata panë sesi projekti i tyre “Big Dig”* shkoi nga parashikimi për 2.6 miljardë dollarë në gati 15 miliardë. Sigurisht, Berisha nuk ua vuri veshin paralajmërimeve të mia, ashtu sikundër i injoroi edhe në 1996 kur i shkorva, “Kur, dhe jo nëse, firmat piramidale të rrëzohen, ka shumë të ngjarë që të ndodhin trazira civile në shkallë të gjërë.”

Duke ndërrmarë këtë hap të pamatur për ndërtimin e kësaj rruge dhe duke vendosur interesin e vet mbi atë të shqiptarëve, Berisha çoi dëm qindra milionë dollarë më tepër se ç’ishte e nevojshme për të ndërtuar këtë rrugë. Po të mos i kishte hedhur në gropë, këto fonde mund të ishin përdorur në sektorë të tjerë si arsimi dhe shëndetësia që janë gjithashtu të rëndësishëm për progresin e Shqipërisë. Që të jetë e qartë, Bechtel ishte një kompani që njihet se kishte marrëdhënie me administratën e presidentit Bush, dhe në kohën kur u dha kontratën Berisha po përpiqej të kënaqte zyrtarët e Bushit në mënyrë që të arrinte qëllimet e veta politike. Bushi tani është larguar nga pushteti, por qindra miliona dollarët e shpërdoruar do të vazhdojnë tu rëndojnë shqiptarëve për dekada, ashtu si skemat piramidale të Berishës dhe tragjedia e Gërdecit,

Gjërat duken më keq akoma kur mendon se Berisha vendosi t’i përkushtohet versionit shqiptar të “Big Dig-ut” përpara se të kishte ndonjë ide sesi do të paguante për të. Për pasojë, qeveria Berisha është detyruar të hyjë në një marrëveshje huamarrëse për 500 milionë dollarë me interesa që as një fajdexhi nuk do kishte guximin t’i kërkonte, dhe mbetet problemi i gropës së madhe në buxhetin shqiptar që hapën shpenzimet financiare të rrugës. Nëse Berisha do të kishte marrë oferta duke kryer një tender ndërkombëtar – ashtu siç është procedura standarte në të gjithë botën – përveçse do të kishte kursyer para në koston e ndërtimit do të kishte gjetur edhe një hua të leverdisshme të ofruar nga qeveria e vendit të cilit do i përkiste firma fituese e tenderit. Në vend të kësaj Shqipëria është tashmë e detyruar të paguajë 50 milion dollarë në vit për borxhin e krijuar nga shpenzimet e pamatura të Berishës.

Për ta krahasuar, austostrada e shtetit të Nju Jorkut (The New York State Thruway) është 1,030km e gjatë dhe ka një kosto financimi prej 163 milionë dollarë në vit, ose 158,000 dollarë për kilometër rrugë. Rruga Durrës-Morinë është vetëm 170km dhe ka një kosto financimi prej 50 milionë dollarësh. Një rrugë sa 1/8 e asaj në Nju Jork ka kosto financiare sa 1/3 e saj. Kostoja për kilometër e rrugës shqiptare është 294,000 dollarë në vit – gati dyfishi i kostos prej 158,000 dollarësh që ka rruga në Nju Jork. Kjo është duke marrë parasysh që Shqipëria nuk do marrë borxhe të tjera, gjë që duket e vështirë kur mbahet parasysh defiçiti gjigand i punimeve në Shqipëri dhe gjasat janë që kostoja e përfundimit të rrugës do të vazhdojë të ngrihet.

Mendoni, Berisha që tani e ka zhytur Shqipërinë në një borxh prej 50 milionë dollarësh në vit për këtë rrugë, dhe kjo nuk merr në konsideratë kostot e administrimit dhe mirëmbajtjes apo pagesat për shpenzimet operative si elektriciteti i ndriçimit dhe rrogat e forcave të policisë që do ta patrullojnë. Për ta krahasuar sërish, Austostrada e Nju Jorkut në vitin 2008 kishte një kosto vjetore të operimit prej 400 milionë dollarësh, ose 388,000 dollarë për kilometër. Bazuar në gjatësinë prej 170km, nëse rruga shqiptare do të kërkonte shërbime të ngjashme kostoja e dyre do të arrijë rreth 66 milionë dollarë në vit. Disa shpenzime në Shqipëri, si rrogat, do të jenë shumë më të ulta se ato që paguhen në Nju Jork por kostot e tjera do të jenë në të njëjtat nievele. Por edhe nëse supozojmë se në Shqipëri autostrada mund të operohet me më pak se gjysmën e kostos së Nju Jorkut, ende na mbetet një kosto prej 30 milionë dollarësh në vit. Nëse ua shtojmë këto 30 milionë dollarë të shpenzimeve operacionale atyre 50 milionëve të kostos së financimit, kemi një total prej 80 milionë dollarë shpenzime vetëm për vitin e parë të përdorimit të rrugës.

Si do t’i paguajë Shqipëria këto? Njëra nga alternativat e para që të vjen ndërmend është që rruga të bëhet me pagesë për ata që zgjedhin të udhëtojnë mbi të. Prandaj u sugjeroj atyre që mendonin se do të udhëtonin falas që të zgjohen nga ëndrrat. Por as pagesa e udhëtarëve nuk e zgjidh problemin.

Nëse do supozojmë që popullata e Shqipërisë është rreth 3.5 milionë dhe se 1 në 10 shqiptarë zotëron një makinë kjo dmth që ka rreth 350,000 makina në vend, dhe ky është një numër bujar. Por nëse supozojmë se Shqipëria ka 350,000 makina dhe se pagesa për të përdorur rrugën Durrës – Morinë do të ishte 1 dollar për çdo udhëtim, do të duhej që secila makinë shqiptare të bënte 228 udhëtime Durrës – Morinë në vit – një skenar i pamundur – vetëm për të mbuluar shpenzimet prej 80 milionë dollarësh. Ta dyfishojmë pagesën me 2 dollarë për udhëtim të gjitha makinave shqiptare do tu duhej të udhëtonin 114 herë në vit për të mbuluar shpenzimet, sërish skenar pa gjasa. Mund të ketë disa variacione të përllogaritjeve të mia dhe mund të luash me numrat sat ë duash, por të jeni të sigurt se sido që ta bësh llogarinë, ky projekt përfaqëson  një barrë të rëndë financiare për Shqipërinë e cila nuk mund të injorohet. Në fakt, nëse problemi nuk adresohet, këto kosto mund ta falimentojnë Shqipërinë. Por kjo nuk e shqetëson Berishën sepse ai e ka falimentuar atë një herë në 1997.

Pra si do ta zgjidhë Shqipëria katastrofën financiare të shkaktuar nga Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Genc Ruli? Sigurisht, pagesat për përdorimin e Rrugës mund të ngriheshin deri sa të arrinin një shumë që do të mbulonte kostot financiare të borxhit. Por pagesat e larta për përdorimin e rrugës do të ishin të dëmshme politikisht, dhe në çdo model ekonomik ka një kufi se deri ku mund të ngrihen çmimet përpara se njerëzit të kërkojnë alternativa të tjera apo ulin përdorimin (e rrugës), sidomos në një vend të varfër si Shqipëria. Qeveria mund të ngrejë taksat, por edhe ky mbetet një opsion i dëmshëm politikisht. Një mundësi tjetër është të merret një borxh tjetër, por do të kishte një ndikim negativ të drejtëpërdrejtë tek kostoja financiare, dhe ndoshta as do të ishte e mundur, duke parë se Shqipëria e pati boll të vështirë sigurimin e borxhit të fundit.

Nëse ka një kufi për sasinë që mund të ngrihet për keto çmimi i përdorimit të rrugës dhe nëse nuk është e mundur te merren para hua, ka ende një tjetër mundësi, dhe kjo është ajo që Sali Berisha po negocion si pjesë e një marrëveshjeje sekrete. Kjo kërkon privatizimin e autostrades se re, ashtu si Berisha bëri me Albtelcom dhe ARMO. Duke qenë personi i cili parashikoi kaosin e skemave piramidale, dhe ai i cili paralajmëroi per skandalin e New World Telekom në lidhje me tarifat abuzuese te interkonjeksionit nga telekomi, si personi i cili ndihmoi ne zbardhjen e marrëveshjes e paligjshme të armëve nga Fatmir Mediu dhe AEY, tani jam duke bërë një tjetër parashikim: nëse Berisha fiton në zgjedhjet e ardhshme ai do ta shesë autostradën e re të Shqipërisë. Dhe mos u habisni nëse ndërmarrja e cila do te blejë rrugën është e ujdisur nga Argita Berisha, apo nëse ndërmjetës për këtë marrëveshje është Damir Fazliç, ose që ortak ne këtë marrëveshje është vetë Sali Berisha.

Pjesa më e madhe e kostove të ndërtimit dhe financimit (huadhënies) mund të mbulohen vetëm nga 60 km segment të rrugës Rrëshen-Kalimash, dhe kjo na jep mundësinë të krijojmë përshtypjen se me avancimin e metejshëm të projektit situatë do të përkeqësohet. Dhe për sa kohë që Berisha është në pushtet, pavarësisht nga gënjeshtrat e tij të përsëritura, nuk do të ketë transparencë. Çdo përpjekje nga Ina Rama për të zbuluar të vërtetën mbi këtë marrëveshje duke ndjekur Lulzim Bashën janë bllokuar nga Sali "Enver" Berisha nga ku shkelës i ligjit.

Padyshim, do të ketë nga ata që do të vënë në dyshim vlerësimet e mia, dhe unë do të jem i pari të pranoj që ato mund të mos jenë të sakta. Disa gjithashtu do të pretendojnë se përfitimet e e ekonomisë Shqiptare do të tejkalojnë shpenzimet, por kjo është diçka që mbetet për t'u parë. Për momentin, nuk ka dyshim se ka gjëra që nuk shkojnë si duhet në ekonominë Shqiptare, dhe se kjo situatë është krijuar si shkak i keqmenaxhimit dhe shpërdorimit pa kriter të Berishës. Gjithçka mund të ishte evituar nëse Berisha do të ishte treguar më i arsyeshëm; gjë që nga ana tjetër do të kish qenë e tepërt të kërkohej prej njeriut i cili u premtoi shqiptarëve se paratë e tyre ishin të sigurta në skemat piramidale.

Për më tepër, ishte ky Berishë i cili shkaktoi krizën financiare qe nuk mund të gjente zgjidhje me llojin e korruptuar të qeverisjes që ndërtoi. Gjetja e zgjidhjeve do të kërkonte nje strategji financiare vizionare, e cila nuk mund të hartohet nga Berisha dhe hajdutët që e rrethojnë atë.

* - The Big Dig, (Gërmimi i madh) është projekti më i shtrenjtë i infrastrukturës rugore në ShBA. Big Dig-u arriti futjen e autostradës 93 nën qytetin e Bostonit brenda një tuneli gjigand dhe ndërtimin e një rrjeti rrugësh nëntokësore. Projekti morri udhë në vitin 1985 dhe përfundoi në fund të vitit 2007. Parashikimi i kostos së tij ishte mbi 2.6 miljardë dollarë në vitin 1982 por u deshën rreth 14.8 miljardë dollarë për ta kryer këtë projekt ( 8.08 miljardë me vlerën e  1982). Në një artikull të 7 Korrik 2007 gazeta The Boston Globe deklaronte se projekti do të kushtonte edhe 7 miljardë dollar në kosto financiare duke e ccuar vlerën e këtij projekti në shumën marramendëse të 22 miljardë USD. Firma që realizoi këtë projekt është Bechtel/Parsons Brinckerhoff. Ka patur shqetësime për cilësinë e punimeve kur disa muaj pas përfundimit një pjesë e tavanit ra duke zënë nën vete autovetura.

45 Komente

Ironike që në rast se Sali Berisha nuk do ta kishte zhytur Shqipërinë në kaos në 1997....

Faleminderit qe e vure te paragrafi i pare. Mi shpetove nja 10 minuta te mira.

 

 

Për t'u shënuar dhe mbajtur mënd:

nëse Berisha fiton në zgjedhjet e ardhshme ai do ta shesë autostradën e re të Shqipërisë. Dhe mos u habisni nëse ndërmarrja e cila do te blejë rrugën është e ujdisur nga Argita Berisha, apo nëse ndërmjetës për këtë marrëveshje është Damir Fazliç...

Bravo e!!! Ajo eshte. Durres - Kukes rruge private e Berishes.

Me vjen shume keq per skeptiket si autori qe nese sugjeron te gatuash ato do te frikesojne me punen qe do te marre, me kujdesin qe do ti kushtohet, me kohen qe shpenzohet dhe ne fund te thote mund te mos dale aq i/e shijeshme saqe do te deshironit. Supozime te tilla jane thjeshte te panevojshme, por jo pa vend dhe pa nivel shqetesimi, sidmos ne rastin konkret te buzhetit te shtetit.

 

Duke qene se jeta dhe studimet gjithnje me kane vertetuar se gje pa gje nuk behet me ben te mendoj se shqiperia nga nje infrastrukture hic, patjeter qe duhet te beje shpenzime dhe investime qe i kalojne shifrat normale. Ne rastin konkret ju permendet autostraden e Nju Jorkut. Si per ironi, do ju kisha sugjeruar qe te kishit sjellur pak me shume detaje se kur eshte ndertuar, se c'fare ekonomie dhe kapaciteti investimi ka patur shteti i Nju Jorkut ne vecanti apo qeveria federale Amerikane per nje projekt te tille. Mbase, per mendimin tim per te bere nje krahasim me te mire ndoshta ju duhet ta kishit lidhur me projekte te tjera qe i kane sherbyer interesave jo vetem ekonomike, por strategjike, politike dhe te zhvillimit ne SHBA. Psh, ketu me vjen ne mendje ndertimi i atustrades trans-amerikane, qe lidhe atlantikun me oqeanin paqesor apo ndertimin e projekteve teper te shtrejta por me rendesi vitale per vendin. Megjithate nje Naom Chomsky si juve sheh vetem anen e erret te projekteve te tilla.

 

Rruga Durres-Kukes-Morine nuk eshte asgje me teper se realizimi i planeve strategjike, politike, ekonomike dhe rajonale per shtetin shqipetare dhe per kombin ne pergjithesi. Humbja ne kohe qe shqiperia ka lene pas per 50 vjete ndersa e gjithe evropa po perparonte, patjeter qe do te kete kosto te larte per tu rivendosur. Pervec kostove shifrore ne buxhet, ajo do te marre kohe dhe do te marre pune.

 

Megjithate, ajo qe une po sugjeroj eshte se kjo analize mbase ve ne drite pika ne te cilat projektet duhet te ishin bere ndryshe duke zvogeluar koston, por asesi s'do te pajtohesha kunder planeve te tilla, asesi s'do te pajtohesha me idete se te marresh borxh per projekte te tilla gjigande qenka katastrofe. Une s'kam degjuar ndonjehere per projekte te medha qe kane kaluar pa debate, pa shpenzime, kohe dhe pune te jashtezakonshme. Bota e pas luftes se II-te Boterore na sjelle shembuj te jashtezakonshem ndertimi shtetesh, ekonomish dhe mireqenjeje ne vende te ndryshme te botes me borxhe.

Për 32 km autostradë me 3korsi (+ 1 të emergjencës) për të dyja drejtimet e lëvizjes, në Itali janë shpenzuar rreth 900milionë euro (dhe jo të gjitha vetëm për autostradën)... por aty kalojnë 150-170mijë automjete në ditë (ku 30% janë kamion&eumlsmiley... që vitin e parë ajoi nxjerr shpenzimet e veta.

Passante di Mestre
Data inizio lavori: 11 dicembre 2004.
Data termine lavori: 01 maggio 2008.
Durata lavori: 1.320 giorni.
Costo: € 864.261.413.
Nel sito, i dati tecnici forniscono l’indicazione di quante sono le opere necessarie per la variante di Mestre dell’Autostrada A4: 8 gallerie con lunghezze comprese tra 60 e 400 metri, 4 viadotti, 14 ponti per attraversamenti fluviali, 15 sovrappassi e 22 sottopassi, 3 interconnessioni con la rete autostradale ed altrettanti caselli, una viabilità complementare con sviluppo complessivo di circa 30 chilometri.
Dal punto di vista costruttivo è necessario un enorme sforzo logistico ed organizzativo per attuare lo spostamento di acquedotti, gasdotti, fognature e linee elettriche.
La difficoltà maggiore è costituita dal fatto che, operando in una zona ad alta densità abitativa, non è possibile sospendere l’erogazione di questi servizi durante il loro spostamento.
Nella sezione del sito dedicata alle sfide è presente l’indicazione di tutte queste interferenze, ben 357, comprendenti addirittura un oleodotto.
 

Ky gery kokalari eshte aksioner tek Peshku pa Uje me duket.!?! vetem keto shkrime pesimist, si kohe e keqe me shi ndjen kur lexon kete.

 

 

Ore zoteri e gjith bota eshte e ndertuar me Borxhe! Italia, Greqia, Spanja edhe vete Germania jane ndertuar nga vete SHBA. Ne mire 50 vjete do ndertoheshim me forcat tona, por edhe tani ne demokraci perseri ky kokalari po te njejten rruge do ndjekim ne???????

 

PArtia demokratike, eshte parti e djatht ( te pakten ne leter ) edhe zakonisht te djathtet bejne rruge, investojne ne infrastukture me borxhe ose pa borxhe rendesi ka qe te ndertohet rruga. E banalizon shkrimin kot pasaj kur permende Argiden qe do e blej Autosdraten me vone pastaj.duket si nje shkirm i GSH, si shkim i paguar mediatik.

 

 

p.s Mesa duket Gary aspiron per ndonje post pas 28 qeshorit smiley

iu shtu dhe kokalari korit te bretkocave

 

"kokalaro, s'ke nigju olldashin ti qe do me bo cdo pike te venit max 2or e gjys larg tirone me sistemin e ri rrugor. dmth sarand-tiron 2 or e gjys kokalaro! nonsens. e shef si vujn robt ka politikat e PD"

Sipas llogjikes se Kokalarit del qe BECHTEL-i nuk duhej zgjedhur sepse punonte shtrenjte dhe ishte afer Bushit.

Po sulmi bombardures ne Serbi dhe Kosove ishte per aresye te shitjes se bombave qe prodhoheshin prej fabrikave afer Klintonit?........ Mos se na ngarkove me pikepyetje!!!!

Interesat gjeostrategjike amerikane, te rifreskuara edhe me gjere, i japin nje kuptim me konkret kesaj rruge.

Kokalari te shfletoje pak historine e Shqiperise e te shikoje qe rruget kryesore ne Shqiperi e Ballkan ne teresi kane patur dhe jane ndertuat perj interesave ushtarake te fuqive pushtuese ose kalimtare. Ai e di mire qe Shqiperia eshte nje ure kalimi dhe SHBA eshte nje fuqi ushtarake kryesisht detare, e duke patur nevoja imediate per porte te reja, e pasi bazat e saj ne Europe jane spostuar tashme drejt lindjes (sipas njwe marreveshje qe ka qene per largimine trupave dhe bazave Aviano eshte nder te fundit ne Europe). Pra konjukturat kane ndryshuar dhe perspektivat ekonomike kane nje koncept tjeter.

Nuk do ta pyeste fort kush Berishen a ka deshire apo nuk ka. Rruga eshte jashte tij dhe ate do ta bente nje firme jashtezgjedhjeve te tija. Ai duhej ta mbeshteste ate dhe si rezultat po e shfrytezon edhe per propagande elektorale.

Kokalari flet sikur po marrin pjese ne tenderat e rrugeve ne Shtetet e Bashkuara. Po ta pyeste dikush Kokalarin qe duhet nje rruge strategjike per te bashkuar Panamane me Texasin, por do te kishte kosto, pasi kerkohej cilesi dhe mbi te gjitha kohe, si do te bente...do te ftonte firmat italiane, meksikane, portorikane apo ato kroate, se punojne me lire.

Pastaj ta shikonte pak mire sepse aplikimin po e ben Enka dhe eshte pak me e nderlikuar puna.

keiendi..po te ishte kaq strategjike rruga per shba, perse atehere nuk na dha nje kredi me interes te ulet? Lere pastaj qe na permende rrugen egnatia ti si mesim nga historia, hahaha. Nqs ka nevoje diskutimi shqiptar per nje gje, ka nevoje per numra. Bravo i qofte Kokalarit qe shkruan dhe argumenton me numra.

O "noshka" kush na e dha kredine ne kohen qe nuk jepej. Nuk ta mbush ty BB. Apo e do direkt prej S.D....qe te mburret ky toni qe sa mire e ka me ameriken ei merr leket direkt. Se mos na merrte inat Franca e na jepte pastaj ndonje me te madhe... !

O ti lale ka forma qe nuk ka ngel ti gjeje ai koka-lari, qe i ka parashikuar te gjitha si orakull. Une jam dakort qe duhet te kishte transparence dhe aty e vleresoj ate, por sa per prioritete lere kete pune se e kane b...n me te madhe te tjeret. Ta japin lekun per te tyren e ta perdoresh si thone ata. Ndryshe bjeri Korridorit Tete nga rruga e Krrabes qe ka bere austriaku ne 913.

Sa per "egnatian" nuk e permendi kush por shiko se Perandoria e ka pas sipas vizionit te saj. Kur t`i vij "rendesia", do ta bejne edhe ate autostrade. Ate se kur, nuk e di, po qe se na i thote Koka-lari, do te ndihmonte. Edhe po te bente ndonje studim ekonomik sipas kalimit te ngarkesave mire do te qe.

Ore po si nuk permend ndonje makine kosovare ai qe duhet te kaloje neper te. Vetem shqiptaret e Shqiperise. Po te tjere ballkanas nuk u lejohet te dalin ne det apo po te permenden serbet, maqedonasit, bullgaret e dhe ndonje cike austriaket, do te quhej rruga antipatriotike. Po si nuk shkruajti edhe per ate aerodromin e Kukesit qe nuk eshte ekonomik fare se nuk ka kush hypen ne aeroplan. Trapat e E. A. qe kreditojne parate!!! Ca na ke bo me qesh vllai!

 

hej, po mungesa e transparences eshte shenja e pare e pislleqeve ne kete projekt. shenja e dyte eshte qe prokuroria pengohet te hetoje. shenja e trete eshte sesi jane marre vendimet e financimit. Edhe BB nuk eshte e thene se jep kredi per sevap...pse nuk e mori nga USAID apo ndonje agjensi tjeter e US? Gjithashtu, rruga s'ka mbaruar dhe ka vajt 3-fish te kostos se projektuar...atehere? Ti sa shenja do qe ka keqmenaxhim te ketij projekti dhe ndoshta dhe veprime kriminale?

Rrugen e duam te gjithe, po kjo nuk i kep te drejte kujt te keqperdoroje fondet...

Pastaj, per makinat e serbit qe do kalojne ne autostrade per te dale ne det - lere se na ngashereve. Mos, prit, se po vijne dhe bullgaret, austriaket haha. Harrove kroatet mer, se duan te dalin dhe ata ne bregdet ahahaha

...Sa per aeroportin ne kukes..me mire nje helipad 500 metra katror. LOL.

 

 

 Eshte e vertete qe firma Bechtel eshte e shtrenjte , sikunder eshte e vertete dhe qe me tender dhe ankand, mund te kushtonte disi me pak, mirpo qe dhe kjo autostrade te priste kalendat greke, kjo do te ishte me e pafalshme. Une jam i gezuar qe po mbaron, dhe ne shlyerjen e kesaj autostrade, duhet te llogarisim dhe makinat nga Kosova dhe Serbia. Vendosja e nje vinjeti (aboneje) 3-mujor 50-60 euro dhe takse ditore (per makinat qe e bejne rralle ate rruge) 10-15-20 euro, do ta zbuste shpenzimin e madh qe eshte harxhuar gjer me tani. 

Mendoj se per ndertimin e kesaj rruge ka mbizoteruar mentaliteti provincial e i vuajtur shqiptar... "ta bejme nje here e pastaj nuk karendesi as se si e as se ne c'menyre do te mirmbahet, duke perjashtuar per nje moment prapaskenat Fazllic.

U ndertua me vrap e pa projekt... e OK, sepse boll kohe kemi humbur, por shpresoj qe te mendohet me shume persa i perket mirembajtjes. Ne kohet e sotme ndertimi dhe mirembajtja perbejne koston e te teres, jo vetem per rruge te tilla por edhe per ndertesa cfaredo.

Me shqeteson kjo ane sepse, rruga Durres-Kukes, e ne vecanti segmenti Rreshen-Kalimash eshte i perbere nga vepra civile madheshtore te cilat kane nevoje jetesore qe te mirembahen.

Shume interesant ky paragraf:

Nëse do supozojmë që popullata e Shqipërisë është rreth 3.5 milionë dhe se 1 në 10 shqiptarë zotëron një makinë kjo dmth që ka rreth 350,000 makina në vend, dhe ky është një numër bujar. Por nëse supozojmë se Shqipëria ka 350,000 makina dhe se pagesa për të përdorur rrugën Durrës – Morinë do të ishte 1 dollar për çdo udhëtim, do të duhej që secila makinë shqiptare të bënte 228 udhëtime Durrës – Morinë në vit – një skenar i pamundur – vetëm për të mbuluar shpenzimet prej 80 milionë dollarësh. Ta dyfishojmë pagesën me 2 dollarë për udhëtim të gjitha makinave shqiptare do tu duhej të udhëtonin 114 herë në vit për të mbuluar shpenzimet, sërish skenar pa gjasa. Mund të ketë disa variacione të përllogaritjeve të mia dhe mund të luash me numrat sat ë duash, por të jeni të sigurt se sido që ta bësh llogarinë, ky projekt përfaqëson  një barrë të rëndë financiare për Shqipërinë e cila nuk mund të injorohet. Në fakt, nëse problemi nuk adresohet, këto kosto mund ta falimentojnë Shqipërinë. Por kjo nuk e shqetëson Berishën sepse ai e ka falimentuar atë një herë në 1997.

Ky paragrafi qe te duket interesant ty eshte komplet diletant. Perfitimi qe do kemi ne nga rruga eshte i gjithanshem dhe i jashtezakonshem gjithsesi qe mos zgjatem shume do kapem vetem me logjiken e ketij paragrafi qe sipas ketij robit ne durres morine do udhetojne vetem shqiptaret e shqiperise (!!!) dhe ate 1 dollarshin e pageses e ka llogaritur vetem per te shkuar ne morine ose e ka llogarit vajtje ardhje. Vaj medet menjefjale. O autor i shkrimit o shqiptar po ti duhet ta puthesh kete rruge qe po behet meqe po behet me leket e te gjitheve. Kush peshtyn mbi rrugen me shpifje peshtyn mbi leket e veta.

 

Gary Kokepalari i ka bere "llogarite" me abakusin e Edvinit...pa dyshim.

Se me makinen time llogaritse...NYS Thruway me del 798km e gjate smiley

Me del gjithashtu qe kjo rruge ka kushtuar 600 milion dollare ne vitin 1956 smiley Tani Gary te nxjerri prap abakusin dhe te bej pak llogarite se sa bie kjo me dollaret e sotem.

Me del gjithasthu qe kjo eshte nje rruge SUPER e sheshte. Ndersa ajo Durres-Kukes me del si nje rruge qe kalon neper maja shume te larta malesh. Tani Gary mund te mos jet inxhinjer ndertimi...po nje gje duhet te kuptoj...se ka PAK me teper kosot mirmbajtje ne nje rruge malore se ne nje fushore. Pak fare...

Në vend të kësaj Shqipëria është tashmë e detyruar të paguajë 50 milion dollarë në vit për borxhin e krijuar nga shpenzimet e pamatura të Berishës.

50 milion dollar ne vit do jet vetem nje THERRIME e fitimeve plus qe do ti sjelle kjo rruge ne VIT ekonomise Shqiptare.

Gery Kokepalari ti bej llogarite mire...qe sot vizitoret Kosovar sjellin mbi 500 milion dolare ne vit ne ekonomine Shqiptare. Nje lidhje e mirefillte me nje treg prej 2 milion Shqiptaresh...mbase mbase ...do sjelli nje rritje prej me teper se 10% e asaj shifre ne vitet e arrdhsme smiley

Nëse do supozojmë që popullata e Shqipërisë është rreth 3.5 milionë dhe se 1 në 10 shqiptarë zotëron një makinë kjo dmth që ka rreth 350,000 makina në vend, dhe ky është një numër bujar. Por nëse supozojmë se Shqipëria ka 350,000 makina dhe se pagesa për të përdorur rrugën Durrës – Morinë do të ishte 1 dollar për çdo udhëtim, do të duhej që secila makinë shqiptare të bënte 228 udhëtime Durrës – Morinë në vit – një skenar i pamundur – vetëm për të mbuluar shpenzimet prej 80 milionë dollarësh. Ta dyfishojmë pagesën me 2 dollarë për udhëtim të gjitha makinave shqiptare do tu duhej të udhëtonin 114 herë në vit për të mbuluar shpenzimet, sërish skenar pa gjasa. Mund të ketë disa variacione të përllogaritjeve të mia dhe mund të luash me numrat sat ë duash, por të jeni të sigurt se sido që ta bësh llogarinë, ky projekt përfaqëson  një barrë të rëndë financiare për Shqipërinë e cila nuk mund të injorohet. Në fakt, nëse problemi nuk adresohet, këto kosto mund ta falimentojnë Shqipërinë.

 

Pu pu pu sa e trrashe kjo. Bloze fare.

Edhe njehere Gery...vetem turizmi Kosovar sjell 500 milion ne vit ne Shqiperi. Sot qe s'ka rruge. Po neser qe ka?

 

 PS: Gary duhet te dij gjithashtu se kostoja vetem me toll-e per te vajtur nga njeri cep i NYS Throughway ke cepi tjeter...s'eshte me pak se $30 smiley...vetem me toll-e. Pa ekzagjerim se e kam be vet.

PPS: Plani per NYS Throughway (ashtu si per shume rruge te tjere ne Amerike) eshte qe ti shiten kompanive private smiley Mos more Gary Birisha do ta "shesi"?!? S'thuke ti do behemi dhe ne si gjith bota...

 Ngavash mer ju. 400 mio turizmi kosovar, 500 - 600mio emigracioni. Na e bote Al me mire se Zvicra... nejse. Vepra ka nje rendesi te padiskutueshme strategjike, por mos u mundoni kot ta justifikoni ekonomikisht.

Persa i perket "tollit" populli shqiptar e pagoi njehere rrugen me taksat qe pagoi dhe me ato qe do pagoje ne te ardhmen. Nuk mund ta besh popullin te paguaje edhe njehere sa here qe do me kalu ne ate rruge. Kjo llogjike ndiqet per te gjithe veprat publike te financuara nga taksat.

oh si e kena ket grupin...wiki-shkencetar. Shto uje e shto miell, e beri disertacionin per anetaresim ne PD. I doli e sheshte I-87 ktij, mes per mes fushave ..atje ku bo ariu ski ahahaha

e beri disertacionin per anetaresim ne PD

Per ne PD te marrin dhe ne provim me goje... i.e., sa mund te bertasesh smiley

Sa per sqarim: ai 50 meleoneshi USD ne vit eshte vetem interesi vjetor qe do te paguhet per borxhin e marre per kete rruge ('debt service cost'). Kjo shume eshte rreth 2% e tere buxhetit (ndoshta edhe me shume me renien e kursit te shkembimit).

 

Nderkohe per Bechtel ka vetem fjale te keqia. Bechteli eshte me se e vertete qe operon  ne shtetet kliente te ShBA-ve nen mbrojtjen e BB/FMN dhe Washington DC. Ne Bolivi Bechtel privatizoi sistemin e shperndarjes te ujit te pijshem dhe shkaktoi revolta masive qe rezultuan ne te vdekur, renien e qeverise, dhe humbjen e investimit te Bechtel ne Bolivi.

50 milion dollar ne vit do jet vetem nje THERRIME e fitimeve plus qe do ti sjelle kjo rruge ne VIT ekonomise Shqiptare.

Sipas vet Min. te Transportit te Shqiperise perfitimi vjetor i kesaj rruge nuk i kalon 60 milione euro.

Edhe mos kujto se Kosovaret do nisin te perdorin portin e Durresit per importet e tyre, se ata gjithcka e marrin prej Serbise.

Une do i propozojshe i tjeter llogari Gerit.

Le te themi jane nja 3 melone shqiptare m'shpi. Sa dun per kok kto, po t'jetoshin m'NYC. Meqe shifra do dali e frikshme, s'u metet gjo tjeter shqypove vec te myten m'det (kur t'shkojn per pushime).

Pse mer Ger felliqesh kot?

Ke inot Berishen, mos i le kusur, po lene rrugen m'qef t'vet.

U pagu shume; shko e gjeje, aq sa e kon gjet te tjeret. 

Kjo rruge ka vlere te jashtzakonshme per shqiptaret. Pajk dmth.

Qafo, hala me dajen ti mre? Apo c'po prishet NATO, ja ne francezet hyn prap, per ta prish permrena, kuptonet. Nejse serbit i paska dhon nja 3-5 vjet ai daja jot, te perdorin kycin ...

 

Përse i bëni llogaritë sikur do paguhet vetëm një euro?

Për një pjesë autostrade që e njoh mirë (Viçenca-Milano) me një gjatësi prej 190km (dmth pak a shumë sa autostrada Durrës-Morin&eumlsmiley paguhen 10 euro për veturat dhe 26 euro për kamionat (që nuk më duken çmime proibitive as për shqiptarët).

Kushdo, sado i këputur ekonomikisht që të jetë, nëse vendos që të niset nga Kukësi për Durrës apo Tiranë, përveç se e bën udhëtimin në një kohë shumë më të shkurtër, e shikon që shpenzimet e udhëtimit (përfshi edhe pagimin e autostradës) janë shumë më të ulëta se sa të bënte itenerarin e vjetër.

ja dhe rezultati i bolshevikve ("shpifes shqipfoles profesioniste", me sakt, po "bolshevik" osh me shkurt dhe i nenkupto kto)

http://www.shekulli.com.al/2009/06/19/au...

 

do zoti po e perkthejn nsa gjuh te munen tashi, tja thyjm hunet malokut

Zoteri (s'po ta ze emrin se keto serbizmat s'i shoh dot me sy) :

Gazeta "Le Monde Diplomatique" eshte nje gazete e mirenjohur altermondialiste, ose ndryshe marksiste apo ultra e majte. Yjet e kesaj gazete jane Noam Chomski e ca funderrina te tjera.

Kjo gazete, per ata qe e kane kujtesen te shkurter, ka qene nje kundershtare e eger e nderhyrjes se NATO-s ne Kosove, duke mbajtur per bosht qendrimin antiamerikan. Kjo gazete eshte tipike antiamerikane.

Ne lidhje me Kosoven dhe Shqiptaret, kjo gazete ka mbajtur gjithnje qendrime anti, duke shkruar papushim mbi deshtimin e nderhyrjes amerikane, mbi mafian shqiptare qe po prish boten, mbi ekonomine e shkaterruar shqiptare, dmth, kjo gazete shkruan gjithnje anet me te erreta te botes shqiptare.

Kush ka nge, le t'i hedh nje sy dhe do ta shohe vete. Por di te them qe une nuk e humb as sekonden qe te perkthej idiotesite e tyre, e jo me ta botoj ne nje gazete, duke zene nje vend qe mund te ishte perdorur per diçka me te vlefshme.

Nese deshironi nje pasqyre te shtypit francez :

Le Monde Diplomatique,
Le Figaro,
Marianne,

Keto kane shkrime qe shkojne ndesh me interesat tona.

Si gazetare :

Elisabeth Levy,
Jean-François Kahn,
Patrick Besson (filoserb i terbuar)
Renaud Girard (i martuar me serbe, tek Figaro)

e ca piskuriqe te tjere, nuk duhet te ndikoheni nga ta. Edhe nese i lexoni (dhe duhen lexuar, qe te dihet ç'llomotitin kunder nesh), mos e lini veten te ndikoheni nga ta. Lexojini per t'i kundershtuar por jo per t'u pajtuar.
______________

Ne krahun dashamires :

Le Monde,
Esprit,
Nouvel Obs,

etj. Si emra, ka shume. Kush deshiron nje liste te plote te dashamiresve, mund te them qe jane plot, dhe nder ta ka historiane, filozofe, politologe, kerkues shkencore, etj.

Kaq.

rrofsh per sqarimin lal. te pakten te orientohena. problemi i modh osht qe kto shpifesa jasht kufijve e kon materialin e gatshem prej homologve te tyne qe kena mren..

 

(sa per nofken, osh aq 'serbisht' sa mund te jete i ustash serb smiley )

Edhe nje here per Gerrin dhe per "noshken" qe benin llogariet per ngarkesat e rruges vetem me makinat e shqiptareve dmth te "tiranasve dhe durrsakeve qe duan te shkembehen me kuksianet", lol;

Dikur nga vitet 91-92 ne nje nga vendet me te bukura te Evias, Greqi, bisedoja me turiste belgiane, daneze e austriake te cilet si pasoje e luftes ne Jugosllavi detyroheshin te pershkonin tere Italine persegjati per te mberritur ne kampingjet perla te Jugut. E lodheshme, kohe e madhe e humbur dhe e rrezikeshme ne portet Italiane( per camperat ose auto-rulot). Gjithashtu veshtiresi e madhe edhe per truckers.

Projekti gjikand i portit per konteniere ne Vlore si dhe zgjerimi i porteve te Durresit dhe Shengjinit jane nje projekt unik me rrugen.

Ketu nuk flitet per Sale e Ed, besoj.

Nese kishin ndermend ta benin me dy korsi do te kishte perfunduar si Elbasan-Pogradec. Vepra te tilla jane monumentale si ne architekture edhe ne rendesine e bashkimit te dy pjeseve te kombit. Ky eshe problem shekujsh. Une besoj qe edhe kjo "e arberit" te behej ne te tille gjeresi e cilesi.

Cfare e gjeti Jugosllavine prej borxheve qe morri Tito nga perendimi dhe e beri Bregdetin Dalmat perle turizmi e zhvillimi( nuk e mohoj edhe trashegimine artistike dhe bukurine natyrore). Ju kujtohet si qanin italianet e francezet per urat e centralet elektrike qe u bombardoheshin nga NATO, pasi nuk ishin shlyer akoma. Kompleksi i vjeter i Budvas i bere qe ne kohen e mardhenieve te mira me Gj. Lindore, ka nje shfrytezim maksimal prej 35 vjetesh e tyneli i Bar( Tivarit) eshte bere prej 25 vjetesh. E cfare ka Budva me shume se Qeparoi a Borshi (vetem sherrin dhe anarkine e Saliut, Tosit&Co).

Tjeter, kush ka kaluar neper autostraden Bullgari(kufi)- Stamboll( 200km) ka menduar se si nuk kisha nje makine me te shpejte. Dhe urat me pjesen tjeter te rruges nuk kuptoheshin( 4 korsi+4 korsi).

Ky Kokalari me duket pak si ai "ing. i famshem" Arben, qe thoshte ne nje emision tv per tunelin, qe mund ta hapnim edhe ne, me mjetet tona dhe se kompania po perdor sonda te vjetra, me pak fjale po bente oponence gjeometro-humoristike. Besoj se keto te dhena do te ja kete derguar ky k.... Kokalarit.

hej..u prish muhabeti ketu se njoni doli qe do paguj 10 euro per ne kukes..tjetri thote qe belget e danezet do i bijne me RV nga kukesi per ne jugun e italise..

po rruga nga ana e kosoves, kur do filloje? se pa ate segmentin Morine-Prishtine, kjo rruga ngelet nje rruge madheshtore tirane-kukes hahahaha

Noshkë, nuk e di me se merresh ti, por për gjëra që nuk kupton, shko e pyet shoferët... ata i dinë mirë se si i bëhen hesapet (vetëm po të llogarisësh konsumin e karburantit duke ecur në rrugë normale për 7-8 orë me atë të harxhuar në autostradë për 2 orë, do ta shikosh se edhe ai më i Patruri do të bënte autostradën duke paguar 10 euro... qoftë edhe vetëm sepse kursen të paktën 20 litra naftë smiley )

Meqe dashke te dish per rrugen Prishtine- Kukes projekti ka perfunduar ne detaj, e sapo te perfundoje nga ana jone, fillon ajo tjetra e cila eshte kodrinoro-fushore e ka shum pak vepra arti. Do t`i vij pak inat atij "nossh.., me fal...Kokalos, por nuk kemi c`i bejme tani.....se zgjedh dot ai firmen ndertuese. Po e mori Bechtel-i apo Enka,  cfare do thote, qe kishte miq tek Obama apo tek Banka B.

Po ti o burre, pse e paske kap kaq keq me kete rruge, apo je prej Thesaloniqqqqi ose afer tij, e ke deshire ti bien andej!!!

meqe dashkam te di....po, nuk ka ci duhet njeriu si vijne RV-te e danezeve deri ne morine..edhe me parashute te vine, ci duhet robve. LOL, plani "efing" ekonomik qe ka bo keiendi

ta thashe dhe nje here, vari trapin ktij muhabeti se ka kaluar ne etapen alogjike, ku vijne ne shpetim te rruges gjergj elez alia, muji dhe halili, trimi, qerosi, nastradini, etj etj

hajt shnet pra

noshka atje ne amerike ku je ti ke infrastukture te zhvilluar dhe rruge komode ku udhetohet me shpejtesi . Leri edhe shqiptaret ketu ti shijojne keto vepra gjigande ne rruge ku dikur thynte koken dhia dhe mos vill vrer tek peshkupauje nderkohe qe byca jote udheton me komoditet te plote rrugeve te amerikes.

Lexohet me me deshire Noshka ne kete rast. Eshte me konkret. Te tjeret jane me tahmina ku nganjehere ( si rralle me te dendur) nuk mjaftojne krahasimet me Amerikendhe Europen. Kjo rruge ( e gezofshim) eshte dhe do mbetet si nje parazit.... Le qe ne Shqipri nuk ka treqind e pesedhjetemine te cmendur qe te shkojne ne ate rruge per Kosove por edhe sikur me Kosovaret ti bashkosh behen as behen nja 10 mije me xhepa te cpuar (perfshi dhe biznesmene ) qe mund ta rrahin ate rruge. Ne se Kosovaret do rrahin per DETIN ......Shqiptaret iken nga BJESHKET dhe pervecse per te qit ndonje kunj qejfi nuk ka fare pse JU duhet ajo rruge . Do te behemi shume shpejt deshmitare pas cfryrjes se "euforise" patriotike se sa do vleje per shqiptaret e ketij krahu ajo rruge ! PO ! Ajo mund te marre vlere ne se diku ne nje vend te bukur do te financohet per ndionje gje te VECANTE tip KASSINO-je ose MOLL-esh me vlere BALLKANIKE. Ndryshe ...Kokalari si gjithnje afer REALITETIT ne oponence me  parashikuesit smiley ( fallxhoret ekonomike) qe lidhin Shqiprine me Europen si gjetja e fundit Mixhiste per ritme tre shifrore ne GRUP ...per zhvillime te qendrueshme .... ne Ballkan Rajin e me GJERE smiley

Moj Noshke...ate rruge e kam be nja 100 here (I-87 qe eshte pjese e saj eshte deri ne Albany...dhe pervec nja 1-2 vendeve...eshte rruge e sheshte se ndjek Hudson River). Kshuqe ti mos u merr me mua...po merru me idiotizmen e rradhes nga Gary Kokalari...

Vertet nuk ju ben pershtypje se cfar lloj qendrimi...vertet anti-Shqiptar...dhe ne rastin me te mire vertet idiot...mbani?

Une vetem per kte fakt...nuk votoj kurre...njerez si Edvin Rama. Vetem per kte fakt. Idiotizma Haxhi Qemaliste e shfrenuar...injoranca e shfrenuar...vrreri i shfrenuar...nxjerrja e 1001 qurramanve ne shesh si Gary Kokalari apo ndonje Brace apo ndonje Sp...(mos e mbaroj se ktu te fshine postimet per gjera te tilla...eshte krim). Kto jane aresyet se pse jo vetem qe nuk duheni marre seriozisht...por ju duhet thene qe po behen vertet idiot dhe te turpshem.

PS: Qafir kutpoje mire se cfar ka then ai Ministri me ato 60 melona...para se ta citosh.

PPS: Gary te marri vesh mire se toll-i per ti rene nga njera ane e NYS Throughway eshte minimum $30. Por per Shqiperine e paska be...1. Pse? Se ashtu i del llogjaria...se ndryshe do dukeshe si idiot.

 

Peshk PSE postoni letra higjenike si ky artikulli?

Sa per ilustrim te asaj qe thote Grupi, dhe pa lidhje fare me temen:

Nga NYC, perfshi pra G. Washington Bridge, permes NJ Turnpike deri ne Washington DC, taksa shkon tek 20 dollarshi.

Per mua qe isha mesuar ne Jug (Atlanta), kjo ishte shume shokuese! Plus qe cilesia e rrugeve brenda qytetit te NY eshte e ububushme.

Cudi se si askush nuk parashikon sa e veshtire mund te jete instalimi, perdorimi dhe mirembajtja e toll system qe ne vetvete eshte nje pune gjigande per infrastrukturen teknologjike ne Shqiperi. Vetem thuhet kollaj fare qe taksat e rruges do mblidhen si ne nje thes dhe do i dorezohen shtetit.

Cudi se si askush nuk parashikon sa e veshtire mund te jete instalimi, perdorimi dhe mirembajtja e toll system qe ne vetvete eshte nje pune gjigande per infrastrukturen teknologjike ne Shqiperi. Vetem thuhet kollaj fare qe taksat e rruges do mblidhen si ne nje thes dhe do i dorezohen shtetit.

Ah more tren mor tren...te ka ngec hatri qe s'te ben hekurudhe ty. E gjete ku qenka problemi...mire rrugen qe e bem me tynele e me ura...po a ka mendu njeri sa e veshtire eshte me ndertu nje toll?? Na duli huq kjo rruge...

Shko thuja Gary Kokalarit se ka harru ta shtoj ne artikull.

Po pse per cfare ka pase ide Grupi ????? smiley Pervecse dozat e mallkimit perdorimin e metodes se "venises perfund" me etiketime si idiote, haxhi qamilsa ,dum baben ...dhe .... luajtjen shkop e cingla me fjale BUFE smiley As kaq nuk kupton .. cmimin  prej nje (1) dollari toll  (per paranteze e parashikoj nje cmim te jashtezakonshem te Larte dhe bllokues)  qe ka perashikuar Kokalari !...dhe ja fut tjeter per tjeter !!!!! Nuk ben asnje llogari si Kokalari per sa makina behet fjale te kalojne ne dite ,jave , muaj vit .Le qe ne perfytyrimin e tij dhe te MIXHES te duket sikur shqiptaret e ketej e pertej kufirit nuk kane pune tjeter por ...te futen ne autosdraden me Entuziasem Patriotik ....vetem e vetem qe te paguajne PARA me mbi 20 dollare Qeverise Berisha qe ti nxjerre investimet sa me shpejt .Ja cfare perdor.. "Moj Noshke...ate rruge e kam be nja 100 here " duke u krahasuar me Kokalarin qe eshte lindur e rritur atje ....sikur ai e ka bere vetem 99 here smiley . Ndersa per instalimin e tolleve ...C'osht mer kjo ? E boj une mer jahu fet e fet , me shpejt se trenin elektrik smiley E mer grup c'te ka gjet ? Lere  pastaj te kerkosh argumente ekonomike per cfrytezimin e ketyre lloj rrugeve ..qe me thene te drejten per shpenzime te tilla ,them se jane  bere pishmen edhe TURQIT  smiley me autosdraden Stamboll-Sofie .Le me qe per mirmbajtjen do gjinden burime financimi ke Majakovski qe ka thene : "Ju shkoni ku te doni  / une do shkoj ne arken e kursimit ".. Dhe po e ruaj si argument special problemin e sigurise ,.... per aksidentet  me kafshe qe do qarkullojne pa tolle neper autostrade . Pastaj do fillojne gjyqet ..keshtu qe shtohen avokatet, gjykatat , policet , ekspertet dhe ja si shtohen vendet e punes ne GRUP smiley Ama teoria Mixhiste e ka nje burim frymezimi ..do zhvilloje VERIUN... po gradualisht sa ta ripopulloje Mixha ne GRUP!

 

robi me kot qe ekzisto ne Amerike eshte Gary Kokpalari.

Nje njeri i arritur profesionalisht, por i vetmuar ne boten e tije dhe mundohet qe te imponohet ne shqiperi (pasi ne amerike se pjerdh kush) duke mos ditur gjuhen ne rradhe te pare, e pastaj edhe shume gjera te tjera.

Nje njeri qe ka qene me Berishen, kur nuk ka arritur qellimin e vet ka dale kunder, ka qene me Nanon pastaj eshte bere kunder Nanos, ka qene me Meten e pastaj kunder Metes, ka qene me Majkon e pastaj kunder Majkos, eshte bere prap me Berishen dhe pastaj prap ka dale kunder Berishes......e keshtu me rradhe.

Analiza qe ka bere per rrugen eshte pertejse qesharake dhe nuk i shkon nje profesionisti (duke qene se eshte edhe ne fushen e financave.) Por sido qe te jete, tani eshte kohe zgjedhjesh dhe Kokpalari mendon qe mund te kete ndonje ndikim...dhe nese e njihni mund ta pyesni dhe do tju thoje me plot bindje se ka qene nje nga faktoret me kryesor ne cdo rotacion politik ne Shqiperi.

Nuk jam dakord me çfar shkruan dhe mendon Kokolari. Thjesht ka mendim jo-funksional për sa i përket angazhimit për bashkimin e kombit tanë, qoftë në një tokë etnike apo natyrale. Për të arritur këtë rezultat dihët që zhvillimi ekonomik është një "condtion sine qua non" të cilin nuk mund ta anashkalojmë. Rruga në vështrim nuk mundët të vlerësohët me strumente ekonomike apo arkitekturale; kjo rrugë merr një kuptim trashendetës, është "tutje", për ata çë e kuptojnë ekzistencën e saj!!!

Siç postoj dikush më parë, rruga e një shteti kalon edhe nepër borxhe. Asjnë shtet europian nuk u ngrit në këmbë pas luftës II° botrore, pa marr borxhe për ndërtimtari dhe infrastruktura. Pra, tani, nëse shteti mëmë ka vendos ti "hedh" ato lekë nga dritarja... aj ka mjaftueshmërisht arsye, sepse mbi të gjitha, këtu, llafi & muhabeti është interesi i një kombit të cilit ja kanë shkëputur gjymtyrët....pra kjo rrugë është fillimi i punës i rrobaqepësit; është hapi i parë simbolik ndaj diç që përmban një potencial të lakmueshëm.

Më vjen keq, për hirë të atyre që japën jetën për gjakun tanë, që tani ka njerëz që e shohin gotën gjysmë të zbrazët, në vend që ta shohin gjysmë të mbushur. Pra handikapi i mendimit pozitiv, mund të themi që nuk ka marrë parasysh resursat që kjo rrugë, me qarkullimin e mallrave tona në tokat tona, do ti sjellë. Nejse...

Ore shajeni Kokpalare a Leshpalare si te doni.... Zberthejeni brinje me brinje biografine me kerkese te edukates se porosive te ish KQ . Por.. ai flet me SHIFRA...dmth per pjesen ekonomike te rruges duke e cfryre tollombacen euforike te Mixhizmit. Persa i takon argumenteve te shpures per nje rruge qe lidh pjese te Shqiperise me njera tjetren....ky eshte spekulim i paster. Askush s'ka qene dhe s'besoj te jete njeri me dy para mend ne koke kunder. Biles jane gati te gjithe shqiptaret kendej e andej te sakrifikojne per kete eveniment Historik. Por ketu behet fjale per HAJDUTE me CIZME qe nuk u vjen per hosh Mixhisteve . Ketu behet fjale per te llogaritur edhe " kacidhen" dhe jo per te derdhur lume llafesh patriotike sikur rruga eshte qendra e BOTES ne zhvillimin ekonomik te shqiptareve. Ketu behet fjale per "jeta eshte llogari OLIMBI "! ...per sa kohe dhe si mund ta shlyeje veten . Nuk behet fjale per cjeper ,dhen e dhi qe do kullosin ???lirisht neper autostrade me bariun patriot ne krye tenezotin e shpures...... .. Berishen !!!! smiley

Per humor.. bashkimit natyror i duhet kujtuar nje episod i vogel i japonezeve me ne ..Pasi ben pak muhabet per marrje kredish dhe pasi digjoi me vemendje argumentet e pales sone me urtesi tha : Ore po c'kini me Ameriken JU ? As ju ka vrare e as prere!! Ne na shoi me bomba atomike dhe me kredite e saj u ngritem prap! smiley Prandaj mos hyre ne valle patriotike me shpuren ne se nuk je i saj. Dihen te gjitha mor xhan dhe sepse dihen behet fjale per ...... LLOGARI ! Ne kete rast nuk ke perse te jesh kunder GERIT!!!!!!!

O Idris, nuk te quhet po nuk e fillove postimin me "Liri Demokraci, Sali-Parti, c'do Salia ben Partia, O Sale - na rrofsh sa kto male, Sala jon o kampion" etj etj. 

Ne rradhe te pare duhet te vendosim nese jeni pro rruges apo kunder rruges. Kur te vendosni kete dhe te jeni ne rradhe te pare te sinqerte me vetveten, mund te ulemi dhe te bejme nje diskutim te rrafshet dhe intelektual.

Opozita e cila inkurajon debatin kunder rruges dhe jo vetem per arsye te kostos, duhet thene qe me keqdashje apo ne rastin me te mire me padije dhe injorance, kerkon qe te vazhdoje bllokaden historike te zhvillimit te veriut. Historikisht, infrastruktura dhe shumica e investimeve gjithmone kane qene te orientuara drejt jugut. Per kete qendron argumenti se jugu prodhon, sjell turizem etj etj. Por mos harrojme qe veriu eshte epiqendra e eksportit shqiptar: mineralet. Pra, edhe per peshen dhe potencialin ekonomik qe perfaqeson veriu i vendit, ky ndertim infrastrukture eshte jetik.

Argumenti i dyte se kostoja faktike eshte shume e larte, asnjeri qe ka bere nje analize deri me sot nuk ka qene inxhinjer kostoje, apo ekonomist i mirefillte ne ndertimin e rrugeve. Te gjithe jane amatore me njohuri minimale ne kete fushe, qe ne rastin me te mire bejne krahasime midis autostradave te ndertuara para 50 vjetesh ne Amerike, qe po ta perkthesh vleren monetare te shpenzuar atehere me vleren e sotme, perseri del shume me e larte se kostoja e ndertimit ne Shqiperi.

Argumenti i trete se ka korrupsion, mund te qendronte dhe te ishte shume me i besueshem nese do te kishim nje akuze qe ne projekt jane vjedhur 20 milion Euro; edhe kjo shume marramendese. Por te dalesh e te thuash qe jane vjedhur 200 milion Euro behesh qesharak. Humb cdo lloj serioziteti.

Argumenti i katert qe borxhi i krijuar ne buxhet eshte shume i madh, sipas studimit te fizibilitetit del qe Shqiperia akumulon fitim te munguar prej 60 Milion Euro ne vit. Kjo ne kushtet aktuale kur mendon qe te besh biznes me Kosoven ke kosto te larte transporti, kohe dhe logjistike, nderkohe qe ta vizitosh ke kosto te larte lodhje dhe rrisku infrastruktures se rrezikshme, apo kalimin e disa kufinjve. E njejta gje ndodhe edhe anasjelltas. Pra, ne kushtet aktuale dhe akumulojme 60 milione Euro fitim te munguar, pa pasur parasysh se sa alternativa te reja hapen me ndertimin e rruges.

E keshtu argumentet pro rruges mund te vazhdojne pa fund, ndersa ato kunder rruges vetem se jane bira ne uje. I vetmi argument i cili mund te kishte ngritur me te vertete pikepyetje tek njerezit mund dhe duhet te ishte korrupsioni. Por ne momentin qe akuza behet per shuma te cilat jane te pakonceptueshme per ata qe punojne me miliarda e jo me per popullin e thejshte, cdo gje behet qesharake, dhe mbyll cdo mundesi per debate thelbesore.

 

Ps. Idris, shifra mund te fuse cdokush, por kur shifrat nuk jane as relative, as kane lidhje me argumentin qe po mbron, me shume se cdo gje tjeter, tregon injorancen e individit mbi temen qe trajton.

Pss. Noshka, ne fakt duhet te fillojme rrofte Edi me 99 trimat e tije qe te jesh ne rregull me shumicen qe shkruajne ketu, por faktet jane kokeforta dhe nuk ke nevoje te bertasesh per salen.

Po Idris, unë e kuptoj racionalitetin tënd, dhe më në fund nuk mund të them që nuk ke të drejtë. Përshtypja ime nuk lind nga patriotizmi. Unë nuk di çfar do t'thotë patriotizëm, nacionalizëm apo diç tjetër. Nuk di për partiat e djathtës, të qendrës apo të majtës. Unë  jam një qoban, një bari që i kullosi delete e mia si e bënë edhe të parët e mi.  Thjesht unë jam një injorant që bazoehëm vetëm në eksperiencën time personale. Kam qenë i obliguar/kërcënuar ta mesoj historin e një popullit tjetër, të shkruaj cirilik, ti shoh prindërit e mi pa punë dhe pa bukë në tryez për shkak të okupatorit, i kam në kurriz nja 20 vjet mërgim dhe një bar të madhe shkaktuar nga largimi i tokës Amë, kam shokun tim më të ngushtë që nuk guxon ti thotë vetit njeri në Mal të Zi, kam dajën në Maqedoni i cili trajtohët si një shtazë, e kam të dashurën time  Came me vendndodhje Athinen, vend ky që nacionaliteti shqiptar është në të njejtin nivel të majmunave. Ti e din më mirë se unë pse ende këto gjëra ndodhin sot e kësaj dite, sepse jemi të shkapërderdhur anembanë ballkanit, m'fal, na kan shkapërderdh.

E përsërisë prapë faktin që shkrimi ytë është një mendim racional dhe asesi nuk dua ta hodhi poshtë dhe s'ta marr në konsiderim. Por, ndoshta nga ana yte kishte qenë më e vendit të mos shpreshësh me kaq mendjëlehtësi ndaj një qështje që na takon, na karakterizion si komb dhe na obligon ta kemi parasyesh.

Nuk di, ndoshta ti këtë mendim të Kokolarit e ki asimilu me instrumente ekonomike si dhe e ke vështruar për sa i përket anës së menagjimit të projektit. Kurse unë, po, unë jam i bindur qe jam pak i ngacmuar patologjikisht për kombin tim dhe intereset e tij, kështu që ky realitet i gjërave bëne që të jam pak i verbët dhe me mohon paralelalisht që ti vështroj gjërat në këndin e duhur. Por nesje, kështu e ka populli, me llafe e muhabete. 

Per "une them" - ti nuk mund te na vesh perpara ne me nje pyetje "zberthyese" qe ja kemi dhene pergjigjen tashme. Rrugen e duam te gjithe, por keqmenaxhimi i nje projekti kaq te madh mund ti kushtoje shume Shqiperise dhe kjo eshte dicka qe ti duhet ta argumentosh seriozisht. Dhe s'ke sjelle ndonje argument serioz ketu, per mendimin tim. Kosto e rruges e ka kaluar koston e projektuar disa here. Financimi i kesaj rruge po behet mbrapsht dhe ne nje menyre qe do rendoje buxhetin shqiptar per shume kohe. Nuk ka transparence ne vendimet qe merren per kete rruge. Shpenzimet e qeverise per te financuar borxhin dhe mirembajtjen e kesaj rruge jane para te verteta qe do dalin nga buxheti per shume vite qe vijne.

Cfare modeli ekonomik pretendon ti qe mund te kontribuoje ne shlyerjen e borxhit per kete rruge?  Cfare aktiviteti tregtar midis shqiperise dhe kosoves eshte penguar nga kosto e larte e transportit? Cfare aktiviteti ekonomik ka midis tiranes dhe prishtines kur edhe s'ka ndonje trafik ajror te konsiderueshem. Udhetimet e kosovareve per pushime gjate veres apo te shqiptareve per ski ne kosove (smiley) jane ciklike. Mineralet e veriut kerkojne linja hekurudhore (qe ma do mendja kane ekzistuar perderisa ne kemi eksportuar minerale prej vitesh e vitesh) dhe nuk behet transport mineralesh me kamiona....s'ja vlen barra qirane i thone kesaj.

Nqs nuk do e shohim nga ana ekonomike sepse me shume vlere ka ajo e bashkimit kombetar - atehere perse nuk behet vendimet hapur, perse nuk merren vendimet me kujdes, sepse perderisa edhe Kosova nuk e ka nisur anen tjeter te rruges dmth qe ka kohe...

Problemi pra eshte perse kjo qeveri nuk eshte transparente ne marrjen e vendimeve mbi kete rruge. Perse kjo qeveri e akordoi ndertimin e rruges pa tender gje qe ka sjelle dhe tejkalimin disa here te kostos se ndertimit...a mos po paguajme per nje gjeldeti e po marrim nje pule...patriote?

 

 

 

Une them e ti degjo! Kane qene 500 miniera.... Per cilat miniera e ke fjalen ? Ato qe mbylli RRYLI si antiekonomike apo ato qe genjente Nanua se "do afronte investitoret franceze" .. smiley .Shiko une them e ti degjon...Mbai fjalime MIXHEs jo mua... dhe eshte mire qe mos te spekulosh me te tilla fraza.... Opozita e cila inkurajon debatin kunder rruges dhe jo vetem per arsye te kostos... Per arsye te kostos dhe vetem te kostos eshte inicuar ky debat sepse kjo "kosto" nuk eshte reale por e V J E D H U R ne emer te rruges patriotike ! Ajo rruge nuk ka asnje llogjike EKONOMIKe...pervec asaj qe  jam shprehur me pare dhe i qendroj sepse koha do ta vertetoje . Ajo eshte nje zgjatim i ENDRES Shekullore te Shqiptareve per tu pare te lidhur ! Dhe KAQ. Ne se mund te ishte me dy apo tre, apo kater ,apo pese ,apo gjashte KORSI smiley ...Ketu hyjne llogarite.... se populli nuk eshte lope ta mjelin ca xhahile hajdute ne emer te tij..!!! Ne se duhet te kishte Transparence ose e krahasuar figurativisht.....ky ekip qe mori persiper duhej te paraqitej para popullit me koken ne gijotine ..duke thene : E bera! Me lini ta mbaroj dhe Varmeni ose Premeni koken . Por Ju garantojme qe nuk kemi V J E D H U R ! Deri tani vetem shpura me nje perfaqesues si JU po i bie fyellit ne nje vrime  Kini inat se u be rruga ?????? Dhe ate qe firmosi e manovroi si maja e patriotizmit perdorni 100 e nje menyra per ta fshehur nga DREJTESIA ! Per keto fol e leri pikat se pari se dyti.. As Idrisi as natyrori as kushdo qe ka folur ketu KURRE nuk kam LEXUAR ndonje rresht kunder Rruges. Po kam digjuar kryepallavramentaren " burneshen e Saliut" qe propozoi me pa pike TURPI ti vere emrin rruges "Baba Sqapi "!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).