Berisha: Zgjedhjet, pse do t'i fitoje PD

Kryeministri u ndal gjate mbreme ne "Opinion" ne programin e mandatit te dyte nese do ta fitoje. Ai ka folur per procesin zgjedhor duke apeluar per pajisjen e te gjithe shqiptareve me karta. Mbreme ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu, ne Tv Klan, i shoqeruar nga ministrat Basha, Bode, Ruli dhe Olldashi ka prezantuar programin e tij qeverises per kater vitet e ardhshme. Njeheresh, Berisha nuk ka munguar te deklaroje per levizjen e lire te qytetareve brenda vitit te pare te mandatit te dyte.

Cilat jane 6 prioritetet bazike te PD-se, per kater vitet e ardhshme?

Bilanci i 4 viteve qe shkoi, eshte ai qe anetaresoi Shqiperine ne NATO, qe e beri Shqiperine vend aplikant, per ne BE dhe i solli shqiptaret, ne prag te levizjes se lire, pa viza. Eshte ai bilanc qe beri qe, shqiptaret te parakalojne dy vende te BE, ne rroga dhe pensione. Beri ate, qe, nje vend i vogel te jete ne krye te vendeve, per rritjen ekonomike. Ai beri qe te shembet muri i korrupsionit. Ai bilanc beri qe, Shqiperia te ngjitet ne catine e botes, per lirine fiskale, te jete me e mira ne Ballkan, per luften kunder korrupsionit. Por ky bilanc me sherben mua si baze per te dale perpara shqiptareve. Kurre ndonjehere pa keto arritje s'do te isha ne gjendje t'u servirja shqiptareve projektin tim. Sot dal me nje projekt te veshtire, ate qe kerkon mijera ligje dhe reforma, ne menyre qe qytetaret e ketij vendi, qe 18 vite me pare ishin te paret ne bote per varferine, te parakalojne e te renditen perkrah me vendet e BE-se.

A eshte Shqiperia ne krize?

Keshtu eshte thene dhe kater vite me pare. Nuk shoh endrra naten. Keto qe kemi arritur ne, na bejne qe qeveria jone e ardhshme, t'i jape shqiptareve projektin me ambicioz. Projekti im nis me:

1 - Konceptin per Shqiperine evropiane. Sot 96% e shqiptareve mbeshtesin anetaresimin e vendit ne BE. Eshte mbeshtetja me e madhe qe ekziston sot ne Evrope. Per mua Shqiperia evropiane eshte kur: Qytetaret te jene me te drejta dhe kushte te ngjashme, te njejta, me disa nga vendet anetare ne BE. Ne kete gare nuk them se ne do te parakalojme Francen apo Holanden. Por ne duam qe standardet e shqiptareve, qe jane shkollimi, punesimi, furnizimi me uje, drita, realizimi i levizjes se lire, te kapin te standardin e te pakten 6 vendeve anetare te BE. Ne menyre qe, pas kater vitesh, asnje te mos thote me se, ne jemi larg dhe nuk plotesojme kushtet.

Atehere cfare duhet bere per te arritur standardet evropiane?

Duhet te realizohet levizja e lire per te arritur ne keto standarde. Premtimi im eshte qe ne vitin e pare te mandatit te dyte, shqiptaret te levizin pa viza. Kolegu im Gruevski pati fatin se paraardhesi i tij, i kishte bere pasaportat biometrike. Une po i bej me standardet me te shkelqyera te teknologjise me moderne. Kjo eshte nje nga 6 kushtet qe duhet te plotesohen nga ana e Shqiperise per liberalizimin e vizave. Nese behet fjalet per korrupsionin, Shqiperia u shpall me e mira ne Ballkan ne luften kunder ketij fenomeni. Nese behet fjale per krimin e organizuar, ne nuk jemi me rruge kryesore droge, per shkak te tolerances zero ndaj krimit dhe trafikut. Nese koleget e mi perreth e kane nisur me karta e pasaporta biometrike punen, une jo. Levizja e lire eshte premtimi im solemn. A ishte ketu zv/presidenti i KE-se, Zhak Barro ai qe tha se: Shqiptaret do te levizin te lire ne Evrope, brenda vitit te pare te mandatit te dyte.

Zoti Basha, mund te flisni ju me konkretisht per liberalizimin e vizave?

Procesi per liberalizimin e vizave ka nisur ne mars te vitit te kaluar, dhe po vijon sipas parametrave te percaktuar. Fillimi i punes caktoi dhe arritjet e para te Shqiperise. Vleresimi paraprak i Komisionit, ai para fundit te vitit u be publik, nenvizoi faktin qe, Shqiperia ka permiresuar dukshem sigurine. Nderkohe qe Shqiperia u vleresua ne raportin e mars-prillit, per sigurine ne dokumentacion. Progresi i dukshem dhe i qarte i Shqiperise, u be i qarte ne ecurine pozitive ne kater shtyllat qe duhen realizuar per liberalizimin e vizave, pra dhe per procesin e prodhimit dhe pajisjes se shtetasve me pasaporta biometrike. Sipas burimeve diplomatike, eshte e qarte se Shqiperia e ka rrugen te hapur per te liberalizuar vizat, brenda vitit te pare, ne mandatin e dyte. Eshte nje afat perfundimtar. Ritmet me te cilat nisem prodhimin e kartave dhe pasaportave, jane te mira dhe kam bindjen se do te realizohen, ne afatet e caktuara.

Ministri Basha thote se kemi ecur para me pasaporta e kartat. Pse nuk i niset qe ne fillim te mandatit tuaj, keto procese, pasi do t'i kishit perfunduar tashme. I premtuat me 2005, nuk i keni bere. Pse?

Nuk u nis me prodhimin e kartave vetem per shkak te standardit. Une isha dakord qe te nisej menjehere, por standardi i sigurise se tyre ishte tjeter. Per standard duhej me pare regjistri elektronik i gjendjes civile. Atehere i dhame perparesine absolute regjistrit. Jane 14.000 regjistra te gjendjes civile nga krijimi i shtetit deri me sot, te cilet u kaluan ne forme elektronike. Tani kemi baze elektronike te te dhenave per te krahasuar cdo gje. Keto 4 vite punova me perkushtimin me te madh per kete reforme. Kam qene dhe do te mbetem i vendosur qe te votojne te gjithe, por kjo do konsensus me opoziten. Nje nga arritjet e mia ne te ardhmen, eshte qe shqiptaret te votojne ne menyre dixhitale. Kjo kompani qe po jep kartat dhe qe eshte e para ne bote per kete proces, po funksionon me 1/3 e kapacitetit te saj, sepse kaq eshte fluksi i qytetareve. Ka hapur 500 qendra dhe paguan 1000 punonjes. Fluksi eshte 14 mije ose 15 mije. Ju kemi bere nje mije here thirrje qe t'i marrin. Opozita ka bere cdo dite perpjekjet me te perbindshme per t'i dekurajuar shqiptaret. Kane aplikuar 1.2 milione shtetas per leternjoftime elektronike deri me sot. Ne rrethina te ndryshme te vendit, ne qendra, pavaresisht se nuk justifikohet dita e punes, kompania vijon pune. Rrine hapur zyrat per 5 vete. Une s'mund t'i marr me police njerezit, jane te mirepritur te shkojne te marrin kartat. Opozita jone, s'ka hallin tek kartat. Rama e ka hallin tek certifikatat. Eshte maniak i certifikatave dhe e sheh se po i vjen fundi, nga mosha dixhitale. Ndaj ai ka frike.

Po nese opozita nuk merr pjese ne zgjedhje?

Ai qe nuk vjen ketu, te dale e te paraqese programin. Ai qe eshte tutkallosur me karrigen e bashkise, qe u ofron shqiptareve standardin me te turpshem, e nuk udheheq listen, ai se meriton te hyje. Ai eshte Enveri i dyte. Shqiptaret do te bejne zgjedhjet me te lira ne historine e tyre. Ne '96, opozita u stacionua dhe realizoi nje skenar skandaloz. Nese Rama e ben ne qellim ne vetvete t'ua prishe dasmen shqiptareve, ju mendoni se do pyese njeri per te. Do marre damken e bojkotuesit dhe shqiptaret do te votojne me kenaqesine me te madhe. Ta dije zoteria, se ai eshte i prishur ne fytyre. Ai para se te dale ne TV ben 3 ore makijazh. E di jam psikolog.

Pse nuk uleni e diskutoni per problemet e opozites, bete Kodin bashke?

Ne menyre absolute kemi perfillur cdo kerkese te tyre deri me sot. Ishin kundershtare te flakte me dokumente te dhenies falas te kartave. Dhe po te isha opozite, s'do keshilloja t'i jepte kartat falas. E pranuam qe jo falas. Kerkuan te ulen prape kartat ne fund. I thashe tani te gjithe ata qe nuk e kane emrat ne liste, te marrin me cmime te ulura. Shkoni tek qendrat e aplikimit tani, qe kompania funksionon me 1/10 e kapacitetit. Ka paditur tani PS nje qytetar qe qenka nje mashtrues qe ka marre nje here karten edhe e merr per se dyti. Por ate e ka paditur vete kompania, e cila eshte e interesuar. Ai se merr, se ka te njejtin emer e fytyre.

Ka favorizime politike ne ndarjen e dokumenteve?

U bej thirrje miqesore anetareve te PD, PS e te gjitheve: ndihmoni sa te mundni cdo qytetar te aplikoje, se bejne nje detyre te madhe. Kartat me te shumta jane ne qytetet e medha. Keto ne dore i ka opozita per t'i ndare, dhe une nuk i akuzoj ne ndahen ne menyre partiake apo jo. Por duke qene se zgjedhjet e lira, jane elemente perberes per integrimin, referendumi i Lisbones eshte jetik. Ndaj absolutisht kam mirekuptimin me te madh, per perpjekjen qe te mos t'i dergojme asnje stimul negativ, zgjedhesve. Do jete jo realiste, te presim deri para ketij referendumi, nje zhvillim te madh.

Mbetet punesimi prioritet i dyte i programit?

Bode- Ne mandatin e pare krijuam 80 mije vende pune. Ritmet e larta ekonomike, jane e vetmja siguri qe krijon me shume punesim. Nuk ndoqem praktikat e se majtes per punesim publik, sepse eshte strukture teorike. Punesimi u be me shume ne sektorin e tregtise, infrastruktures. Ne kater vitet e ardhshme, pretendojme te shkojme ne 160 mije vende pune. Duke qene se ekonomia jone eshte e qendrueshme dhe pavaresisht krizes, eshte e mundur nje shifer e tille te arrihet. Ndertimi, industria, bujqesia etj, kane ndikuar ne rritjen ekonomike dhe qendrueshmeri.

Ruli: Shqiperia s'ka me dileme te modelit ekonomik. Ne 2003-2004, thuhej se rritja ekonomike eshte rritje pa investime. Rritja ne keto 4 vjet, po vjel nga kapitali fizik.

Meta tha se ka plan vertet te rritet numri i te punesuarve, por rrezikojne qe te humbin 100 mije vete, industria e fasoneve?

Nuk ka aq vete kjo industri. Kane me pak se gjysma.

Berisha: Per te gjithe ata qe kane interes per reforma ekonomike dhe ndalen ne te, asnje sukses ne kete vend, keto 18 vite, nuk ka qene me i madh se sa reforma ekonomike fiskale. Shqiperia po vleresohet se ka bere nje kapercim te mahnitshem, ne ekonomi. Tek ne funksionon, ne menyre me te perkryer, standardi liberal. Nuk ka vend ne Evrope, qe te kete bere uljen me dramatike te taksav, ne nje kohe kaq te shkurter. Asnje vend ne Evrope nuk ka dyfishuar rrogat dhe pensionet. Kur erdha ne pushtet, eksportet shqiptare ishin 650 milione dollare. Sot jane 1.3 miliarde. Ketu eshte prodhim dhe vetem prodhim. Kurre kjo ekonomi, po te mos bazohej ne prodhimin, nuk do t'i rezistonte krizes.

Nga nje ane ju shfaqeni per ulje taksash, me pas thoni se jeni perkrahes per rritjen e rrogave. Mos ndoshta kjo perben modelin tuaj te zhvillimit, qe nuk ndodh ne asnje vend tjeter?

Une besoj ne taksat e ulura. Sa here te jem ne pushtet, me pasion te vecante, do te rris rrogat dhe pensionet. Qeverine do ta le ne diete. Ka nje energji njerezore, qe e aktivizon. Qendrimi im ndaj energjise, nuk perputhet me tregun. Zvogelo dhe shto rrogat. Nga qeveri e badigardeve, u krijua ne qeveri civile. Nga administrate me shofere, kalohet ne administrate pa shofere.

Bode: Modeli yne eshte tipik liberal. Ai u bazua ne uljen e taksave dhe ne mbeshtetjen, pa kufi, te ofertes. Na dha rezultat, pasi na mundesoi rritje ekonomike. Ne e dinamizuan ekonomine, krijuam raporte te reja me politikat qe ishin ne krah te ofertes. 80% e administrates iu dyfishuan pagat, po keshtu dhe per pensionistet. Patem rritje, qe ishte kater here me e larte se ne ish qeverisjen e PS-se. Kjo u arrit per faktin se ne vijuam me qeverisjen e vogel dhe ritme te larta ekonomike. Borxhi publik, per shqiptaret, sa vjen dhe ulet gjithnje e me shum, ne kater vitet tona te qeverisjes. Nuk ka per te arritur kurre ne nivelin e vitit 2005, ku borxhi publik ishte 59%, e prodhimit ne vend.

Kreu i opozites, foli per nje model te ri zhvillimi te Shqiperise, dhe se burimet e deritanishme kane shterur. Si e shpjegoni nje qendrim te tille?

Ai qe eshte i papune sot, e po na ndjek. Atij nuk i intereson kjo, por se ku do punesohet. Jane 6 parqe industriale qe do te ngrihen, ne 6 qytete te ndryshme te vendit. Ketu do punesohen dhjetera mijera nepunes. Po ku tjeter, jane firmosur e po punohet per 104 hidrocentrale. Por do ndertohen edhe 320 te tjere.

Ne e kemi nxjerre Shqiperine ne treg per vlerat e saj dhe kemi ecur shume shpejt.

Gjenerator i punesimit eshte biznesi, te cilit ne serish do t'i adresohemi. Ne kemi bere revolucion fiskal dhe ne daten 9 inaugurojme qendren e re per licencat dhe one stop shop. Ne do ta bejme Shqiperine, edhe per konkurencshmerine e biznesit, te suksesshme, ashtu sic u shpall per klimen e biznesit. Me priten ne tregun cam, me shume entuziazem dhe me thane se Rama u kishte katerfishuar taksen per ta. "Hiqja barren biznesit qe ai te shpertheje". Kjo eshte motoja jone dhe kete ne do te bejme.

Po biznesi vendas si do te stimulohet?

Ai eshte vektori kryesor i biznesit te huaj ne Shqiperi. Nga biznesi i huaj perfiton se pari ai vendas. Ne kemi favorizuar biznesin, por nuk do te benim kurre diferencime.

Privatizimet, ne nje vend nuk perfundojne kurre. Ja ku eshte rruga qe po ndertohet. Kur te perfundoj ajo, mund te jepet me koncension. Privatizimet nuk mbarojne kurre.

Thone qe industria e zhvilluar shume, mund te jete shkaterruese per vendin, ne te ardhmen. Si i pergjigjeni akuzave se ju po shkaterroni perspektiven afatgjate te vendit, per perfitime tuajat afatshkurtra?

Kjo me kujton nje kohe te zeze, kur "orient ekspresi" do te kalonte ne Shqiperi dhe njerezit i manipuluan. Ata dolen me sopata dhe ai u anulua. Shqiperia absolutisht do te behet nje nga vendet me te zhvillua industriale, duke ruajtur edhe standardet e mjedisit. Derdhjen ne Vlore e beri Edi Rama dhe ata qe u arrestuan, dilnin ne fushate per te. Strategjia e Rames eshte antiglobale.

Jane dyfishuar kredite e keqija, jane ulur remitancat dhe eksportet. A mund te quhet kjo krize ekonomike?

Bode: Ne nuk jemi ne krize, sepse keto nuk kane te bejne me krizen. Statistikat tregojne se, ne do te kemi nje rritje ekonomike prej 3%, ndonese ne kemi nje parashikim, sipas te cilit, do te kete nje rritje prej 4.2%. Ekonomia e vendeve nuk matet me ndonje marke te vecante qe eksporton, ajo eshte nje mekanizem qe krijon pune dhe mireqenie.

Berisha: E verteta eshte se ne nuk po eksportojme sherbime, por prodhime. Ne e kemi rritur prodhimin ne vend dhe eksportin e tyre.

Bode: Rritja per vitin 2009 ka per te qene rritja me e madhe, qe mund te kete ndonje vend tjeter, pergjate ketij viti.

Olldashi: Ne jemi pergatitur per te pasur nje rrjet kombetar rrugor, ne parametrat me te mira. Ne kemi si projekte kryesore, dy degezime Veri-Jug dhe ai qe lidh portet e vendit. Ne lidhje me projektin e pare, kemi ndertuar nje pjese te mire te aksit te Hanit i Hotit dhe pjesa tjeter pritet te filloje. Po keshtu Shkoder-Vore, po dublojme, Lushnje-Fier e cila eshte bere dhe do te vazhdohet edhe me tej. Aksi i Kalimashit behet i kalueshem brenda muajit. Po ndertohet rruga e Arbrit. Do te fillojme nga Quksi, ne Qafe Plloce. Po ndertojme Levan-Tepelene, Tirane-Paper-Berat. Ne janarin e ardhshem mbyllim te gjitha keto akse te rendesishme. Pjesa tjeter e punes eshte lidhja e komunave me akset kryesore dhe ajo e ndertimit te rrugeve rurale, me akset kryesore rrugore. Investimet e bera ne tete vite nga PS kane qene 27 miliarde leke, ndersa ne i kemi cuar 178 miliard leke te reja. Jane 2055 km rruge teresisht te reja, te bera, 1948 akse kombetare te rikostruktura, 1980 km rruge, jane bere me grande, per zonat rurale. Jene bere gjithsej 5983 km rruge dhe se shpejti do i bejme 6 mije kilometra.

Berisha: Shqiperia me rruge moderne, eshte kushti kryesor per Shqiperine Evropiane. Koha eshte gjeja me e cmuar dhe ne funksion te kohes, ne do te bejme qe, qytetari nga Gjirokstra te vije ne Tirane, per 2 ore. Ne do te bejme qe shqiptarit koha t'i kushtoje sa i kushton evropianit. Nese ne pretendojme te zhvillojme vendin, ne do te bejme qe aty ku qytetari jeton, te zbrese ne aksin kombetar, brenda 15-20 minutash. Kjo eshte e veshtire, por do ta bejme. Ne nje ane do te bejme asfaltimin total. Akset me te shkurta, jane jetike per vendin. Ne do te detyrohemi te studiojme cdo komune, per te hapur rrugen sa me te shkurtur, per ne aksin kombetar. Ne do te bejme nje Shqiperi nga e para, per sa i perket rrugeve. Por eshte nje segment i Boshtit te Jugut, nje segment i Arbrit dhe ai Koman-Fierze, qe jane akoma pa u bere.

Olldashi: Ne kemi nje projekt, sipas te cilit cdo destinacion nga Tirana, do te lidhet me kryeqytetin, ne jo me shume se 150 minuta. Per dy ore e gjysme, qytetaret edhe nga Vermoshi edhe nga Saranda, do te vijne ne Tirane.

Ka nje plan per lidhjet e rrugeve me portet kryesore ne vend. Kush eshte prioritet per qeverine, rruget e komunave apo ato nacionalet?

Berisha: Jane te gjitha prioritet. Asgje ne bote nuk eshte me e lidhur, se me portin e Vlores. Sepse ky qytet, ka prioritet, pasi ka ujerat me te thella dhe ka mundesi te kete portin me gjigand. Prandaj duhet korridori, i cili transformon teresisht gjeografine e ketij rajoni. Pastaj eshte Boshti i Jugut, i cili afron Saranden me Gjirokastren dhe Tiranen.

Po Tirane-Elbasan me tunel?

Berisha: Eshte 100% projekt i sigurt, por nuk ka detaje ne lidhje me tunelet dhe raportet. Duket cudi qe administratat kane favorizuar lidhjen me jugun me veriun. Nderkohe qe korridori lindje-perendim ka me shume qarkullim. Pse nuk eshte pare ky aks me prioritet?

Berisha: Kjo sepse rruga e Arbrit nuk mund te marre peshen e korridor aktual. Nuk ka trafik ne Librazhd-Elbasan dhe do te shohesh se eshte bere matje.

Olldashi: Pervec rrugeve, ne kemi investuar edhe ne ujesjellsa. Ne ujesjellsa ne kemi 8 miliard leke me shume se me pare. Ne kemi ne program edhe mbulimin e te gjithe vendit me impiante, per perpunimin e ujerave. E kemi gjetur me zero dhe kemi bere shume te tilla deri tani. Do te zgjidhim perfundimisht problemin e strehimit dhe kemi hedhur bazen kryesore.
 

32 Komente

Kryeministri mbreme foli ne menyre te shkelqyer per programin e tij dhe ne menyre shume te argumentuar. Ka lezet te shohesh nje kryeminister te pergatitur qe pervec premtimeve nuk ngurron te shtjelloje me detaje politikat ekonomike. Kush del te me thote ketu qe dalja e Rames ne televizor ishte e njejte me te Berishes ne argumentime dhe shtjellime idesh po ja them qe ne fillim qe eshte qorr nga syte dhe shurdh nga veshet. E djathta fiton. Urime zoti Kryeminister.

po c'na duhen zgjedhjet athere ?smiley

kush i pret urimet ti shkojme me "ormi" smiley

....cer bohet keshtu ,,,,...ky duhet te jete f balliu...ja bo hallall PO te fitoje e djathta!!!!, por jo sala....

A tha ndonji gjo per Gerdecin, po per ata minatoret qe vdesin nga nji cdo jave.

Tani qe iku Mediu a do e privatizoj Argita (me Oketen natyrisht) spitalin ushtarak? 

nen qeverisjen e ketij zoterise shoqeria jone eshte gjendur dy here ne skajet e  ekzistences biologjike te saj, jo natyrore as ekonomike por direkt  te lidhura me keq qeverisjen e tij  dhe  asnjehere ky* burre shteti* nuk denjoi te jap doreheqjen ne shenje qytetarie, mesa duket eksiztenca jone biologjike eshte inferiore perballe ekzistences se tij politike e mqs jemi ne konflikt te tille zoteri eshte  turp qe te na  kerkoni  voten.

  •  Ka lezet te shohesh nje kryeminister te pergatitur qe pervec premtimeve nuk ngurron te shtjelloje me detaje politikat ekonomike.
     

Nuk besoje se z.Sali Berisha ka treguar kete gje gjate karrieres se tij ne skenen e politikes shqiptare, perkundarazi faktet e thyejne kete pretendenc dhe jo vetem kaq fatekeqsishte kemi vujtur shume me shume sec duhej prej figures se tij, eshte tjeter gje te fitoje e djathta dhe tjeter gje qe z.Sali ka merit kaq te madhe!? smiley

Per mendimin tim edhe kesaj here fitorja do t'i shkoj PD-se.

smiley Skerd! ...Por do shtoja se nuk eshte gje tjeter vetem se llapaqeni plak BERISHA pa dhembe po me proteza qe perserit ne krah te Alimuces e Xhaferit (alias Fazllic-Basha) BOOM ekonomik te 96 . Me kete BOOM kuptojme marsin e 97 dhe boom-in GERDEC. Pra nenkuptojme PRERE dhe QARTE ......se burimet e deritanishme kane shterur...... gje qe e verteton dhe "shkarja" qe i ben kesaj pyetjeje THEMELTARE kreu i nofullkatroreve qe per te mos i ngrene hakun ishte KUNDER BOOM-it me Firma Piramidale te sikarit te tij shpirteror sot . Lexoni Ju lutem me cfare budallalleqesh e ushqen Mixhen ( qe as  ja ka haberin Fare po FARE asgjeje qe thote , por thjesht nje pllake gramafoni ) Berisha: E verteta eshte se ne nuk po eksportojme sherbime, por prodhime. Ne e kemi rritur prodhimin ne vend dhe eksportin e tyre.... Une jam i bindur qe ky kur flet per prodhime nenkupton fjalimet qe mba ne presidiume me burneshen qe ngazellehet ne krah , por.....ku referohen edhe shume te dashuruarit e Memedhembjes per Centrale Atomike ??????? Cfare Prodhon ti mor te prodhofshin pela mushkat e Vicidolit ? Me cfare sherben ti pervecse me Mercenare  te  Ligjeruar dhe Putana e Kriminele qe te ikin ne "drejtim te paditur" smiley . Dhe fiksoje MIRE ne TRU ....burimet e deritanishme kane shterur .... dhe mos kujto se opozita ha bar dhe nuk e di se cfare thote....dhe mos kujto se te huajt ( pervec sikareve te tu K/Hajdut e K/ MATRAPAZE Gerdecare , nga cdo ane e globit ) nuk e dine per cfare behet fjale . Ti ndoshta nuk ke me cfare shet nga "ish pasuria"...Ty te jane bere te qarta ( por jo vetem ty ) MJAFT me zhvillime e krijim Biznesmenesh me prapavija Kriminale..... Ty te eshte bere e qarte perfundimisht ... Ti je nje kal PLAK qe Hingellin me zerin e Mezit por QERREN nuk mund ta terheqesh! Shko gerdalle!

 

.....Ti je nje kal PLAK qe Hingellin me zerin e Mezit por QERREN nuk mund ta terheqesh! Shko gerdalle!.... smiley...

idrisi eshte versioni i et ne shkrim....

emisioni dje ishte per banort e Shqiperis. dmth me i far bonsensi, asi jobanor i Shqiperis sduhet te flasi ke kjo tema, se flet kodra mas bregu.

thjesht per bonsens smiley

 

Po Tirane-Elbasan me tunel?
Berisha: Eshte 100% projekt i sigurt, por nuk ka detaje ne lidhje me tunelet dhe raportet.

Ky nuk ka akoma detajet e tunelit të Kalimashit, që mbaroi, në dorë... jo më të ketë projekte të tjera...

" e" i ka ...i ka . I kane bere me dhjetra variante te tjere para tij ashtu si idete e skic projektet per tunelin e Klaimashit. I zbulon Basha e Olldashi pak nga pak ne arkiva smiley dhe ja japin Mixhes te frymezoje Bathoristet . Po Shqipot e mbetur ne Memedhembje , biles dhe miq Partie si Patrisi smiley nuk dine c'ka ne Shqiperi dhe azdisen kur digjojne filosofite e mencurite e MIXHES . Mixha nuk ja ka haberin ku eshte KALIMASHI....PO ! Kete ke te drejte se edhe Patrisit ca vene ja majti te fshehta sh. Enver ! Por , po jau thone por NUK KUPTOJNE ose BEJNE sikur nuk digjojne e Ju pelqejne nanurisjet e Berry - Berry....Burimet e deritanishme kane shterur...edhe ndihma internacionale nga vende e popuj miq si atdheu i P.L smiley Thjesht per hapje horizonti ! Dhe po te thame me shume do te vije KEQ qe ke bo pashaportizim  ne Shqipri , se ca gjona i kemi marre me vete smiley. Psh TRURIN !

1 - Konceptin per Shqiperine evropiane. Sot 96% e shqiptareve mbeshtesin anetaresimin e vendit ne BE.

Në '92 ishin 100% e shqiptarëve me atë ëndërr... dhe prandaj të mbështetën... me ty në krye do të na duhen 180 vjet të tjera... dhe ajo zeroja pas 18 nuk është gabim shtypi.

Ai para se te dale ne TV ben 3 ore makijazh. E di jam psikolog.

Ç'ma heq trunin ky mu re... edhe ky si Berlusconi... presidente operaio... vetëm se ky ja fut Berluskonit, sepse Berluskoni s'ka qënë kardiolog dhe sekretar partie, por meqë do me dalë edhe më i fortë se Berluskoni, tani nuk nguron që të thotë që është edhe psikollog... i mungon që të jetë edhe kritik letërsie apo kamionist dhe i ka bërë të gjitha pastaj smiley

Nga 3 debated per parashtrimin e programeve ( 2 ne Opinion dhe 1 ne TopShow ) stafi i Sales mu duk me i pregatituri.

Plani i Ilirit kishte substance dhe strategji konkrete por stafi i tij nuk ishte kurrsesi afer atij te Sales.

Rama eshte ne vend te fundit per mendimin tim, nga ai degjuam vetem filozofira boshe te stilit ala "fjalim elektoral", asnje shifer apo strategji konkrete. Sa per stafin e kti te fundit eshte akoma me keq, i kemi pare se cfare planesh kane Seserat $ Co. PS deri tani duket shume e papregatitur ne te gjitha planet.

E mer Lluke edhe Dejoni si Sala duket smiley kur posto noi gjo . Si psikolog ! smiley E ke gjo mik ?????  smiley Nje psh shpjegoje kete diference ti midis Ilirit qe kishte strategji dhe substance konkrete me te Sales qe ishte me i pergatitur ????? smiley ....sidomos mujsh me shpjegu perlen e perlave te postuesit dhe mbrojtesit te postimit kur ben diferencat midis grupimeve : i kemi pare se cfare planesh kane Seserat $ Co... Pranej shkrujta pak per Psikologet smiley

Vetem 3 rreshta Idris ?? Hajde saldoje nje postim tjeter se te paska rene rendimenti.

S'me le LLUKA....... se nuk do qe une te kem maru per PSIKOLGJI smiley . Ka frike se i kuptoj cfare shkruani si ato te tuat me siper smiley . Fanatizma politke . Shkurt po qarte besoj smiley

O Idriso kam pershtypjen qe vun shume qe jeton ne nje vend imperialisto revizionist. Pse svjen kendej te bashkpunosh me Edin per politiken e re se tipat si ty i ka perzemer  smiley

Dje me teper se sa Berisha (cfare mund te thuhet me teper per personazhin bixar?!) me beri pershtypje spektakli burlesk dhe meskin ne kufijte e peshtirosjes i te ashtequajturve anal-iste. Dukeshin te gjithe si kotele qe i lepiheshin politikes ne ate nivel sa qe u ndjeva ne siklet per sikletin e tyre.

Dhe qe kur qenka bere Shqiperia kaq e emancipuar sa qe t'i lejoje vetes te kete edhe nje analiste drag-queen?!

Qenka e vertete! Me para mund te blesh gjithcka! Edhe dinjitetin e njerezve.

O Idriso kam pershtypjen qe vun shume qe jeton ne nje vend imperialisto revizionist....smileyKam pershtypjen  smiley qe e ke lexu sheakspear-in smiley Nga urrejtja e madhe lind dashuri e Madhe... Po ju le rradhe sa te kaperceni Urrejtjen ... me pas edhe mund te vij !

Nese behet fjalet per korrupsionin, Shqiperia u shpall me e mira ne Ballkan ne luften kunder ketij fenomeni. Nese behet fjale per krimin e organizuar, ne nuk jemi me rruge kryesore droge

Qyqja mi none! Nuk je mo rruge kryesore droge?..po s'ke qen naiher mer pallavesh qe t'hongert panuklla! Je vend TRANZIT e PARAZIT!! Kaq!

 

Mirdita te gjitheve, eshte hera pare qe shkruaj ne kete forum,por jam lexues i regullt.

 

Edhe per mendimin tim, te pakten ne Tv Berisha edhe stafi i tij jan shune here me te pergatitur. Kjo mbase i vjen nga avantazhi qe eshte ne qeveri vitet e fundit, edhe i njeh me mire problemet e vendit. Por dicka e vecante ne keto zgjedhje,eshte qe po marrim menyren amerikane edhe europiane, te berit fushate me sh ne Tv sesa neper sheshe ( jo qe kjo e fundit na mungon smiley&nbspsmiley

Jam shume kurioz te di, a do te kete nje debat Berisha - Rama?????

po qe se jo, shenje e dobet, per nivelin e fushates.ILiri mire a keq, e beri ftesen e vet.Edhe shume haptas. Por nuk e di pse nuk e pranojne keto dy te tjeret.

 

 

Respekte

 

Nuk jam shume dakort me ty.Ndoshta Berisha dhe nje rreth i ngushte brenda qeverise jane te pergatitur mire,por ne pergjithesi PD-ja eshte ne nje nivel shume te ulet.Me sa kam pare disa kandidate rrethesh duken si rrugacer qe nuk lene rradhe per njeri tjeter te flas.Se si njerez te tille mund te fitojne voten e nje komuniteti une nuk mund ta shpjegoj.Nje nivel kulturor shume i dobet,Shqiperia nuk meriton te tille njerez ta perfaqesojne.

Sala e tha dje dhe e ka thene me kohe, ai eshte me se i gatshem te ballafaqohet me Ramen nen formatin e nje debati elektoral. Ilir Meta po ashtu. Perkundrazi Rama e refuzon nje gje te tille.

Rama ben mire qe e refuzon,sepse do te jete nje debat i pavlere qe do degjeneroje ne akuza dhe kunderakuza te kota.Une akoma nuk e kam pare PD-ne te sulmoje ndonje pjese te programit qeverises te Rames,por merren vetem me leje ndertimesh dhe thashetheme te dala boje.E njejta strategji e vjeter elektorale tipike e pseudo-demokracise Shqipetare me po te njejtet njerez qe kan 18 vjet qe e kan lene Shqiperine ne llum,dhe marrin guximin te kerkojne votene  Shqipetareve.

Rames duhet ti jepet shanci te qeveris.

3 085 000 zgjedhes.

Me keto ritme, vallahi , per 100 vjet ja marrim Kines, Indise dhe Bangladeshit...

Kuptohet , me lista zgjedhesish, se ne realitet jemi a s'jemi 3.6 milione gjithe - gjithe.

Flasim seriozisht: Ne fakt une njoh shume njerez, qe pasi u liberalizuan keto nderrime emrash, mbiemrash etj., Ka shume mundesi qe ata te jene nga dy here te rregjistruar.

P.sh: me mbiemrin Selimi - shnderruar ne Selimaj, Meta - shnderruar ne Metaj, Lulo - shnderruar ne Lulaj , etj. etj.

Pa le pastaj , njoh nje qe quhej Hekurane dhe e beri Kanarina (ngaqe i flisnin Kame) , nje qe quhej Ramadan e beri Daniel ( ngaqe i flisnin Dane)..

Po si do ushqehemi xhanem, a mendon qeveriu ? I shkreti ai qe do behet kryeminister...

Po kur llogarisin papunesine ata te INSTAT - it, si e nxjerr ?

Normalisht duhet bere diferenca :

Popullsi e afte per pune ( 3 milione e ca ) - Popullsi qe paguan taksen e pages =  Njerez te papune.

Po u be keshtu , papunesia ne Shqiperi del 93 %. Mirpo, po te heqim emigrantet , burgaxhinjte, hajdutet, studentet dhe politikanet ( se dhe keta s'paguajne takse page) del aty te 66 %.

Po te heqim dhe nja 500 000 qe do punesoje Sala ne vitin 2010 ( ca ne Devoll, ca ne Portin e Vlores),  vete te 6 % papunesia. Aferim.

 Ja hodhem dhe Evropit qe e ka 8.2%,  ashtu si dhe me rritjen ekonomike qe e kemi me te miren ne Evrope.

Mirpo duhet parashikuar qe te vijne ca nga Evropa, si emigrante per te shijuar parajsen shqiptare ne vendin tone.

 Prape te 7 % na del.

 Shqiperia po NDRYSHON

Cuna ku me i pa kto debatet televizive?

Une pashe nji te opinion dhe s'ishte keq, pervecse Paloke qypit qe bote si i forte. Aty mu mush mendja pse Sala perjashto nga partia ato qe ka perjashtu dhe ngre kokeloqe si puna Edit dhe asaj 'burneshes". 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).