Berisha: Sulmi i Topallit për Mediun ishte një lapsus

Sali Berisha, flet në emisionin “Ora e Debatit” të gazetarit Alfred Peza në televizionin Ora News

 

Kemi parë një fushatë, që po ta shikosh në ekran duket spektakolare, por a meriton diciturën që është një fushatë ku ka shumë show, ka më pak marrëdhënie me publikun, shumë më pak politikë në kuptimin thelbësor që qytetari të kuptojë realisht se çfarë ju keni bërë dhe çfarë do të bëni në katër vitet e ardhshme, nëse i fitoni zgjedhjet...?

 

Mendoj se fushata këtë radhë ka pasur disa dimensione, njëri dimension që pëlqehet më pak nga mediet, se media do ringun, është dimensioni qytetar, pra në fushatën tonë, të paktën minimumi prej 15 ditësh, të gjithë kryetarët e grupeve, ne kemi të bazuar mbi qarqe në kryetarë grupesh, të gjithë kandidatët për deputetë, të gjitha strukturat janë marrë intensivisht me takimin me qytetarin, jo me qytetarët, por me individin, pastaj edhe me qytetarët, duke i dëgjuar ata, duke debatuar me ta, duke vjedhur mendimet e tyre. Së dyti, është pasqyruar pjesërisht në media, pasi janë qindra takime që zhvillohen në ditë të tilla. Kësaj radhe më shumë se kurrë kam bërë kujdes dhe ka qenë një direktivë shumë e qartë e imja për dimensionin qytetar. Së treti, unë personalisht e kam ruajtur dhe dita ime krahas mitingjeve dhe shesheve, të cilat faktikisht po çahen, sepse nuk i mbajnë dot njerëzit, unë kam zhvilluar edhe fushatën tjetër, takime individuale me të rinj, me grupe, pra kam ruajtur këtë dimension. Këtë vit, risia e madhe e fushatës sonë ka qenë komunikimi me mesazh, sms. Është një avantazh shumë i madh, jam jashtëzakonisht i inkurajuar.

 

Ju kanë akuzuar se fatura është shumë e lartë dhe do të duhet ta paguani...

 

Fatura do të paguhet sigurisht, unë nuk i rri borxh askujt, të gjitha do t’i bëjmë transparente.

 

Qeveria apo PD?

 

Jo PD, ai është një numër tjetër, jo numri i qeverisë, është një numër me 67 dhe numri im është me 69, nuk ka asnjë qindarkë, qeveria nuk do ta paguajë për këtë.

 

Ju thoni që qeveria nuk është përzier në fushatën elektorale, nuk ka asnjë punonjës të fushatës, asnjë litër karburant të harxhuar nga buxheti i qeverisë për fushatën, asnjë mjet i administratës...?

 

Ajo që them unë është kjo, asnjë punonjës i shërbimit civil, në mënyrë kategorike nuk është i angazhuar në fushatë. Madje kjo ka qenë porosia përherë, madje edhe përtej shërbimit civil. Por ata që janë në politikë, janë në politikë, janë të gjithë të angazhuar. Është një rregull kudo ky. Prandaj te ne është respektuar rregulli më i madh. Fushata po shkon drejt fundit. Ke dëgjuar ti ndërhyrjen e policisë në fushatë, të ushtrisë, të SHISH? Zero! Ja pra, kjo është fushata jonë. Por mos harro se në fushatën e kaluar ishte një bateri kjo për zgjedhjet.

 

Është e vërtetë që keni dyfishuar rrogat dhe pensionet, pagat, shëndetësia, por nga ana tjetër ka një akuzë direkte nga kryesocialisti, Edi Rama, sipas të cilit nëpërmjet kësaj arritjeje ju tashmë keni krijuar një presion mbi këto grupe, në mënyrë që ata t’ju japin votën si këmbim të asaj që ju bëtë.

 

Këto janë analiza të dobëta, primitive. Unë nuk kam rritur rrogat në mënyrë selektive të një grupi që erdhi me mua në pushtet, atë e bëri partia e tij. Kur unë u largova nga pushteti në 1997, unë kam pasur një rrogë 480 mijë lekë të vjetra si President i Republikës. Kur u bëra kryeministër, unë gjeta një rrogë 2 milionë e 400 mijë. Por pastruesen apo nëpunësin e thjeshtë i gjeta me një rrogë 10 herë më të ulët, 11 herë më të ulur se timen.

 

Ka një detyrim ligjor për qytetarët që duhet të votojnë me dy dokumente, ose pasaportë, ose kartë. Këtu ndoshta lind problemi, a do të votojnë të gjithë shqiptarët më 28 qershor?

 

Besoj se qeveria dhe kompania janë në një korrektesë absolute. Cila është? Me mijëra herë kjo që thua ti u është bërë e qartë qytetarëve. Shqiptar, që të thotë se nuk e dija, s’mund të ketë. Cili është vendimi që merr ai, është në të drejtën e tij. Sot janë 300 mijë karta të pashpërndara. Mundet qeveria të detyrojë qytetarët të shkojnë t’i marrin? Jo. Qeveria ka për detyrë të jenë të hapura kudo nga ora 8 e mëngjesit deri në 10 të darkës, i jemi mirënjohës kompanisë.

 

Ka një akuzë tjetër nga kryetari Rama të bërë në emisionin “Ora e Debatit” se ka një skenar, një skemë tuajën, të PD dhe mazhorancës, për kontrollin e votave në mënyrë mafioze me celular...

 

Po është marrëzi, ai e ka nxjerrë nga arkivi vet si kontrollohet vota me celular. Ne jemi të zotuar për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, ky është zotimi ynë. Janë 500 vëzhgues, janë nga e gjithë bota dhe do ta vijnë ta shohin.

 

Vrasja e kryetarit të degës së PDK në Malësi të Madhe...

 

Këtu mua më vjen keq, nëse ka elementin më të vogël të karakterit politik, por deri sot ka zero element politik. Tani, nëse një funksionar i një partie pëson aksident apo një vrasje dhe quhet politike, kjo është qesharake, kjo është qesharake zotëri. Më thuaj, cili ishte elementi politik i saj?

 

Elementi është se ai ishte kryetar i një partie në një zonë të caktuar, ishim në kulmin e fushatës elektorale dhe nga ana tjetër ka pasur edhe një vrasje të një deputeti të PS përpara fushatës zyrtare, faktikisht. Elementi politik lidhet me lehtësinë për t’u goditur drejtuesit politikë, qofshin këta lokalë, nga elementë kriminalë...

 

Së pari, nuk ka shqiptar që thotë ose që ka thënë deri më tani se problemi i deputetit ishte politik...

 

...Jo, por ishte një njeri me imunitet...

 

...Prit një minutë, se ishte politik në radhë të parë, po hetohet, do gjenden shkaqet. Problemi i dytë i këtij, as nuk ishte në fushatë, as nuk ishte kandidat, ky ishte një qytetar që pësoi një fat tragjik, për të cilin policia po heton. Nuk ka gjë më të shëmtuar, më të shëmtuar se sa të përdhosësh një të vdekur. Ai vdiq, e vrau dikush, ç’ndodhi do të sqarohet çdo gjë, rrethanat dhe pse vdiq ai. Tani të tundësh flamurin, si bën kryetari i opozitës, ky përsërit Trebickën. Po të hyjmë në Kod, mund ta them unë ty, por kjo s’ndodh kurrë ta themi, ku po shkonte ai, të pyes unë ty? Ku po shkonte ai, të pyes unë. Ku po shkonte nga Malësia e Madhe? Te kush po shkonte?

 

Thuhet që do të shkonte të takonte kryetarin e partisë së tij...

 

Atëherë në kodin më të prerë, ka një problem aty që unë s’e them, se jam i bindur që s’ka asnjë problem.

 

Ju po akuzoni zotin Ndoka që ka gisht në vdekjen e tij...?

 

Jo, kategorikisht jo, e mora si shembull. Është njëlloj si të themi ne tani që ai e thirri dhe shih aty. Është qesharake. Po shkonte të takonte zotin Ndoka. Aty nuk ekziston asnjë problem, nuk bëhet në këtë mënyrë, do të ishte njëlloj sikurse të thoshim ne tani që, ai që e thirri, ai e nxori në pritë. Muhabete janë këto? Këto janë turpe. Ky është primitivizëm, politika nuk mund të udhëhiqet nga gjëra të tilla, është një i vdekur, ta hetojnë, familja po e qajnë, familja ka nevojë të dijë edhe ajo se si vdiq djali, burri, prindi.

 

Por dy ditë para kësaj ngjarjeje, zëvendësja juaj në PD, Jozefina Topalli, në fushatën elektorale pranë atij fshati bëri një deklaratë, mund të themi jonormale, ku e akuzoi kreun e PDK si mafioz. A është normale kjo gjuhë?

 

Më thuaj mua se çfarë mund të ketë lidhje midis kësaj deklarate dhe atij aksidenti. Ka një lidhje, ta them unë, atyre që u dogji kësula, Edi Ramës i dogji kësula pas veshit, pasi ajo e goditi Edin, pikërisht në pikën e tij më të dobët, në këtë çështjen e së shkuarës së tij dhe lidhjeve familjare me krimet e komunizmit, e të gjitha këto. Tani ky është reagimi, kjo është dobësia e tyre. Edi Rama, po të mos donte që të akuzohej, të votonte ligjin e dënimit të krimit kundër komunizmit.

 

Akuza ishte drejtpërdrejt për PDK...

 

Po lërë ti, reagimin s’e bëri PDK, por Edi Rama.

 

Kishte një deklaratë të zonjës Topalli, me këtë që ju po thoni, po thoni se jeni dakord me shprehjet e saj, por a jeni dakord me të njëjtin qëndrim për Partinë Republikane?

 

Një minutë, përpjekjet për të lidhur vdekjen tragjike të një njeriu, unë për çdo të tillë kam respektin e padiskutueshëm, përpjekjen për të lidhur vdekjen tragjike të një njeriu me një denoncim të lidhjeve me krimet e komunizmit të Edi Ramës, kjo është jashtëzakonisht fatkeqe. Për sa i përket PR, ajo është aleatja kryesore i Partisë Demokratike.

 

Ka dy qëndrime të ndryshme midis jush dhe zonjës Topalli?

 

Absolutisht jo. Të jesh i sigurt që vetëm një qëndrim ka.

 

Ishte lapsus i zonjës Topalli?

 

Mund të jetë një kështu...

 

Të nesërmen në mëngjes keni pasur një takim në selinë e PD?

 

Të nesërmen është bërë sqarimi, PR është aleati ynë.

 

Do ta keni në qeverinë e ardhshme zotin Mediu sërish ministër?

 

Kjo s’varet nga unë, ky është problem i PR.

 

Nëse ua ofron, do ta pranoni sërish pjesë të kabinetit tuaj qeveritar?

 

Zoti Mediu është udhëheqësi i asaj partie dhe ajo parti ka të drejtën e vet të plotë të përcaktojë cilin do të sjellë në qeveri, e para. E dyta, zoti Mediu, e kam thënë dhe do ta them prapë dhe do ta them gjithmonë, në procesin e anëtarësimit në NATO është një nga njerëzit me kontributin më të madh që unë njoh në këtë vend. E treta, në një akt përgjegjësie të plotë morale dha dorëheqjen, u akuzua në mënyrë politike nga ata që u leverdiste të përdornin Gërdecin për qëllime politike dhe morën turpin me akuzën që bënë. U spostuan në fakt ushtarakët. Ndaj edhe unë, zotin Mediu, pa e dënuar gjykata e pranoj tërësisht të pafajshëm, nga ana ligjore, nga ana morale ai ka dhënë dorëheqjen.

 

Në ditën e zgjedhjeve, që ta mbyllim këtë çështjen e deklaratës së zonjës Topalli, a do të ketë vota taktike apo thirrja juaj për të gjithë votuesit dhe për të gjithë militantët e PD është që t’ju votojnë vetëm ju?

 

Thirrja ime është që të votojnë nr. 10 dhe vetëm PD. Kjo është thirrja ime shumë e prerë dhe këtë e kanë pranuar aleatët tanë, të cilët janë anëtarë të një koalicioni elektoral, por edhe qeverisës, në bazë të kontributit që kanë, nuk ua injoroj kontributin. Por thirrja ime e prerë për çdo anëtar dhe aktivist është të votojnë 10, të votojnë Partinë Demokratike.

 

Kolegu ynë, Andi Bushati, u largua nga TV Klan, për shkak se kishte përgatitur një cikël emisionesh me profilet politike të tre liderëve kryesorë, midis të cilëve edhe ju. Ju keni gisht në bllokimin e transmetimit të këtij cikli?

 

Në mënyrë absolute nuk kam gisht në bllokimin e këtij cikli dhe nuk di, zero, nga përmbajtja e këtij cikli. Tani, duke thënë këtë, të përpiqesh të heroizosh kolegun tënd, që midis heroizmit dhe ekzistencializmit, ai është më shumë te kjo e dyta, se tek e para. Po bëj shaka vërtet, nuk kam asgjë. Le t’i shfaqë kudo.

 

A ka një pakt, le të themi, qoftë edhe të fshehtë mes jush, zotit Meta, zotit Nano për të bërë një fushatë kundër zotit Rama, siç ka zëra kohët e fundit? Pra, ekziston një lloj blloku i politikanëve të filluar më herët...

 

Jo, absolutisht jo. As nuk ka dhe as nuk mund të ketë. Të dy ata janë eksponentë kryesorë të së majtës, asnjëri nuk është i bërë nga Sali Berisha, janë bërë vetë, që dihet. Problemet e tyre janë brenda së majtës, pa asnjë lidhje, po të jetë problemi zoti Peza, në krahun e Ramës qëndrojnë të gjithë ata që kanë ikur nga unë.

 

Që janë?

 

Lëre se do t’u prish punë tani, por dihen ata të gjithë, ata që kanë përreth, përfshirë vetë Ramën, ata kanë qenë në partinë time.

 

Vetëm 20 minuta qëndroi zoti Rama te partia juaj.

 

Po lërë këtë. Kështu që nuk ka asnjë gjë, nuk konceptoj që të kem një problem. Natyrisht ka një gjë, nuk mund të mos themi që e majta është me probleme, është me probleme.

 

Të natyrës?

 

Problemi më madhor dhe historik i së majtës është moskandidimi i Ramës. Ky është një akt i pafalshëm. E ka parë si i ka bllokuar të gjitha reklamat e Korçës me reklamat e tij, kur qytetarët s’votojnë atë. Nuk bëhet ajo. Por, nëse ti vendos portretin, vendos emrin në listë.

 

Por votohet partia me ligjin që ju bashkë bëtë në parlament, simbolizohet sistemi me liderin...

 

Ky sistem ka një kusht, listën e udhëheq kryetari, ky është kushti i këtij sistemi. Për fat, lista është e kryetarit, të tjerët janë deputetë, por kryetar liste është kryetari. Rama, mund të them, për mendimin tim ka bërë një gabim, do ta quaja historik për të majtën, jo për mua.

 

Juve ndoshta ua ka lehtësuar punën...

 

Jo, s’ma ka lehtësuar punën. Pse? Le që kam kohë që s’flas për të nëpër mitingje, për të flisja dhe s’ishte, e pashë që ishte e kotë të flisje me të dhe e lashë pastaj.

 

Zoti kryeministër, pak më muaj më parë keni vendosur në malin e Dajtit një shishe me një mesazh, a do ta zbuloni përpara apo prapa 28 qershorit dhe a mund të na shuani kureshtjen se çfarë fshihet aty brenda?

 

Ai mesazh është për t’u hapur pas vitit 2020, do shkoj ta marr dhe do t’ua nxjerr medieve. Mund të bëj një konferencë shtypi në mal të Dajtit.

 

Zoti kryeministër, të gjitha sondazhet ju nxjerrin fitues, megjithëse ju nuk i besoni, por nuk ju japin aq përqindje votash sa ju ta krijoni i vetëm si koalicion qeverinë. Ku do t’i gjeni votat?

 

Nga ajo prekje që bëj unë dhe nga fryma që buron nga zemra e qytetarëve, unë shoh që do t’i kem të gjitha mbështetjet për të qeverisur së bashku me aleatët e mi. Nuk shoh asnjë problem në këtë mes. Por theksoj se këto ditë janë shumë të rëndësishme, është në dorën e qytetarëve që të japin mbështetjen më maksimale këtij projekti në interesin e tyre më të mirë.

 

Por, nëse nuk arrini t’i bëni votat tuaja, a e përjashtoni mundësinë e një koalicioni me LSI për të bërë qeverinë?

 

Aq sa mund ta bëj me Partinë Socialiste, aq mund ta bëj dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, as me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike.

 

Por ju në 2005 futët edhe zotin Xhuveli, ju nuk kishit asgjë programore të përbashkët me të...

 

Kisha, mjedisin. Jam një mjek dhe nuk mund kurrsesi të mos jem mjedisor. Kam marrë vendime. Kur kam shpallur disa vendime, nuk kanë besuar të tjerët. Për imoralitet ndodhi ajo e privatizimit të ARMO-s, por s’do të kishte D2 fare në Shqipëri. Por unë do t’i kushtoj edhe në të ardhmen vëmendje mjedisit.

 

Këto janë zgjedhjet e shtata të përgjithshme pluraliste, ku ju merrni pjesë dhe sigurisht që zgjedhjet kanë dy rezultate, kanë fitoren dhe kanë humbjen. Nëse PD dhe koalicioni humbet, a do ta pranoni dhe a do i siguroni shqiptarët se do të bëni një kalim të butë të qeverisjes?

 

Unë po shëtis në të katër anët e këtij vendi.

 

Përveç kësaj, është detyra juaj të thoni që do të fitoni sigurisht...

 

Por nuk shoh në rreze, por nga sytë e shqiptarëve buron vetëm drita e fitores. Tani, të më thuash mua që këta qindra-mijëra, në mos miliona projektorë drite të kësaj fitoreje, nuk i kanë qartësuar gjërat... Ata i kanë qartësuar gjërat përfundimisht. Sikundër unë mbetem gjithnjë në jetën time i vendosur të respektoj çdo verdikt të sovranit, të këtij populli, ndaj të cilit gjithnjë sado që të përpiqesh dhe të bësh, mbetesh i detyruar.

 

Pra, në rast humbjeje ju siguroni që do ta njihni humbjen dhe siguroni tranzicion të butë të pushtetit te kundërshtarët...

 

Te kush? Unë pranoj verdiktin, populli shqiptar do të ma japë mua.

 

Ju pranoni vetëm fitoren?

 

Unë pranoj çdo rezultat të shqiptarëve, nuk mund të diskutohet, s’mund të ketë një diskutim kurrë.

 

Në rast se shqiptarët me verdiktin e tyre ia japin Ramës dhe PS, a do ta prisni në zyrë për t’ia dorëzuar qeverinë?

 

Po s’është ky problemi. Por më thuaj mua se pse ia braktisën festën e 33, nuk ishte puna e shiut, por mos e thello më tutje këtë muhabet...

 

Ai jepni garanci shqiptarëve se më 28 qershor vota e tyre do të jetë e lirë dhe e ndershme, dhe vendi do të arrijë standardet e NATO-s që të mos kemi nga këto probleme?

 

Çfarëdo që të ketë në dorë qeveria dhe Partia Demokratike ajo do të jetë një votë e lirë, e ndershme. Unë shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje të gjitha forcave politike, të gjithë liderëve të forcave politike, që t’i bëjnë thirrje mbështetësve të tyre që të shkojmë në një proces zgjedhor të qytetëruar dhe të dëshmojmë maturitetin e demokracisë sonë.

 

Ju i garantoni shqiptarët që vota e tyre do të numërohet drejt dhe do të jetë e lirë dhe e ndershme deri në fund...

 

Vota e shqiptarëve do të numërohet kësaj radhe më transparente dhe më bukur se kurrë në ndonjë vend, do të numërohet përpara kamerave elektronike, një sistem i përkryer. Nuk kam dëgjuar që të ketë një vend të tillë si ky që po bëjmë ne, mund edhe të ketë. Jam i lumtur që po e mbyll mandatin e parë me një numërim të tillë, kaq dinjitoz dhe transparent për vendin tim.

 

Nëse humbni, ç’do të bëni ditën e parë?

 

Pas zgjedhjeve, do të shkëmbej mesazhet e urimit për të gjithë mbështetësit e mi, do t’u shpreh mirënjohjen dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dhanë në këtë fitore, do të komunikoj edhe me miqtë e mi kudo në botë. Mund të marr një ditë apo dy ditë pushim. Pushime në Shqipëri, jashtë nuk bëj, me familjen, por edhe miqtë. Shkoj unë jashtë, por pushimet i bëj në Shqipëri.

 

* Marrë me shkurtime

10 Komente

pyetja: a do ta pranoni dhe a do i siguroni shqiptarët se do të bëni një kalim të butë të qeverisjes?
pergjegja: Unë po shëtis në të katër anët e këtij vendi.

pyetja: Ju pranoni vetëm fitoren?
pergjegja: Unë pranoj çdo rezultat të shqiptarëve, nuk mund të diskutohet, s’mund të ketë një diskutim kurrë.

pyetja: Në rast se shqiptarët me verdiktin e tyre ia japin Ramës dhe PS, a do ta prisni në zyrë për t’ia dorëzuar qeverinë?
pergjegja: Po s’është ky problemi. Por më thuaj mua se pse ia braktisën festën e 33, nuk ishte puna e shiut, por mos e thello më tutje këtë muhabet...

pyetja: Nëse humbni, ç’do të bëni ditën e parë?
pergjegja: Pas zgjedhjeve, do të shkëmbej mesazhet e urimit...

--------

Eh mer Sale.... e njef mire at popll, nuk kom c'them. Kjo eshte gjuha perfekte. Do "some guts" per ket, se nuk osht e lehte me fol keshtu.

Doktori ka nevoje per doktor...

Ku pyetja - ku pergjigja.

Futja pordhes gri sallate se ky popull keshtu i do drute...

 emo, 

mos je tu i tregu respekt e? smiley 

edhe pak dite..

Me pelqeu aty kur thote:

" Jo PD, ai është një numër tjetër, jo numri i qeverisë, është një numër me 67 dhe numri im është me 69, nuk ka asnjë qindarkë, qeveria nuk do ta paguajë për këtë"

E pelqen numrin "stilin" 69 mor derr e pelqen..... smiley

 Gjate pergjigjes per vrasjen e ish k/tarit te PDK ...... Aty nuk ekziston asnjë problem, nuk bëhet në këtë mënyrë, do të ishte njëlloj sikurse të thoshim ne tani që, ai që e thirri, ai e nxori në pritë.....Pergjigjja me e sinqerte!!!!!!!! Ne se do te isha HETUES ketu do ta filloja pisten e vrasjes se Deputetit Hajdari. Kush e nxorri ne Prite ? Nga kush zyre doli Ai ? Pastaj vetevetiu dalin te gjitha Persete... Por ja me siper ... Po të hyjmë në Kod, .... ku po shkonte ai, të pyes unë ty? Ku po shkonte ai, të pyes unë. Ku po shkonte nga Malësia e Madhe? Te kush po shkonte?... Lexoni se sa qarte e percjell KODIN etij ETIK...Sepse eshte rritur edukuar e ka praktikuar kete menyre ..kete KOD ..

Nga pergjigjet me karagjoze  Politike - Ekonomike  smiley te tij mu duk kjo ......Kur unë u largova nga pushteti në 1997, unë kam pasur një rrogë 480 mijë lekë të vjetra si President i Republikës.....dhe e gjeti 2 miljon e 400 mije ????? Pra shume thjeshte e gjeti te rritur 5 fish smiley Kur vajti ne karriken e Presidentit e gjeti rrogen 16 mije dhe e la me 480 mije lek ??????? Ka njeri nga shpura te beje pjestime ???? Nuk ka me karagjoz se ky mor aman. Ky kujton se flet me shqiptaret e Vucidolit por dhe ata ..te vitit te Kapidaneve e Bajraktareve para 39 -tes....Dhe per te mos e zgjatur me me shakate e ketij matufi qe hiqet dhe si intrigant me kulture ...dmth ta fut smiley  Lëre se do t’u prish punë tani, por dihen ata të gjithë, ata që kanë përreth, përfshirë vetë Ramën, ata kanë qenë në partinë time...... Po pse ka njeri qe nuk e di qe edhe ti si te gjithe keni qene ne PARTINE e ENVERIT ????? Kush nuk e di kete ..apo te prishet puna ty . A ka shpurist me kulture ketu tek PPU te na cpengoje keto percartjet intelektuhale te Mixhes apo s'ka !!!!!

Berisha kete here paska pas te drejte,kjo gazeta NY  Times vertet a meritoka te quhet nje leter higjenike.Harxhova kot dy minuta duke lexuar nje artikull te shpifur,te pakten do te kishte nje dobi po te ishte leter higjenike.

"....Jo PD, ai është një numër tjetër, jo numri i qeverisë, është një numër me 67 dhe numri im është me 69, nuk ka asnjë qindarkë, qeveria nuk do ta paguajë për këtë...."

Ka njeri ta perktheje kete.  

 

"....Sot janë 300 mijë karta të pashpërndara..." 

Mavria, nuk e vret mendjen, se pse keta mijra nuk i terheqin kartat. Jane pikerisht ata qe jane te pakenaqur nga politika dhe qeverisja shqiptare. 

 

"....Janë 500 vëzhgues, janë nga e gjithë bota dhe do ta vijnë ta shohin..." 

Kaq ka lejuar qeveria, apo kaq duan te vijne, se ne fakt per rastin e Shqiperise, duhen nja 5000 vezhgues te huaj minimumi, pa permendur vezhguesit vendas.

 

"....Po të hyjmë në Kod, mund ta them unë ty, por kjo s’ndodh kurrë ta themi, ku po shkonte ai, të pyes unë ty? Ku po shkonte ai, të pyes unë. Ku po shkonte nga Malësia e Madhe? Te kush po shkonte?..."

Vetem nga kaq sa ka thene, te le te kuptosh se ai dhe instancat qe e informojne i dinin levizjet e te vrarit. Me kete fakt, ne nje vend normal apo perendimor, hetuesi apo prokurori qe do te ndiqte çeshtjen, do te kerkonte arrestimin e kryeministrit, dhe vazhdimin e hetimeve.  

 

"....Atëherë në kodin më të prerë, ka një problem aty që unë s’e them, se jam i bindur që s’ka asnjë problem...." 

Eshte nje rreshqitje apo destabilizim i psiqikes se tij, kjo pergjigje.

 Idriz, per ate çeshtjen e te larguarve nga PD, per te cilen flet mavria, ky nuk e kupton m'duket qe kjo eshte nje minus per te. Vete fakti qe shum njerez qe kan pasur te bejne me mavrine jane larguar, tregon se me kete njeri nuk u jetoka apo u bashkpunoka. Kam pershtypjen se mavria duhet te kete destabilizim/degradim psiqik te atille, qe nuk e lejojne te drejtoje nje insitucion te thjeshte, e jo me Shqiperine. 

Normalisht , duhet te dale Topalli te thote se ishte apo jo lapsus.

Sala ka marre persiper de laje me shu... ato mu..rat e Topallit.

Nejse , ne fund te fundit "Korbi , korbit nuk ja nxjerr syte."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).