Berisha "shtyp" butonin, por dritat vijnë pas 10 vitesh

Spektakël elektoral në Banjë të Elbasanit

Në mes të asgjësë, dy male artificiale zhavorri kanë qëndruar në heshtje që nga dita kur ra komunizmi, 20 vite më parë. Vendi quhet Banjë. Një hidrocentral nisi të ndërtohej aty në mes të viteve ‘80, por puna u ndërpre pas shpërbërjes së përgjithshme ekonomike të vitit 1991.

Dje, mes vapës së lodhshme, disa qindra vetë u grumbulluan me shtatë autobusë dhe duzina makina, organizuar nga grupet elektorale të Partisë Demokratike në zonë. Gati gjysma ishin fëmijë me pantallona të shkurtra. Gjysma tjetër përbëhej nga turmat e militantëve të panjohur të fushatave elektorale shqiptare. Ishin goxha, po të merret parasysh se qenë marrë nga 30-40 kilometra larg thjesht për të ofruar entuziazëm, për një ngjarje, të cilën shumica e tyre nuk e kuptonte.

Drejtorët e dy korporatave të rëndësishme, të cilat e kanë xhiron vjetore më të madhe sesa të ardhurat e buxhetit të shtetit të Shqipërisë, zbritën në Banjë me avionin e mëngjesit nga Vjena.

"Tani, i jap fjalën z. Erwin Praell, guvernator i Austrisë së Poshtme", - u shpreh moderatori, ndërsa turma e mitingashëve iu përgjigj: "Sali Berisha, Sali Berisha!"

"Ju premtoj që Kryeministri Berisha do të flasë pas pak, por tani më lejoni t‘i jap një pritje të ngrohtë z. Praell", - vijoi moderatori. Por populli nuk dëgjonte nga ajo anë.

"Erdha këtu me një shok se më thanë se ka ‘Coca Cola‘ dhe qofte falas", tha një dhjetëvjeçar mitingash.

Pas fjalimeve përshëndetëse, Kryeministri shtypi një buton të kuq, i cili vuri në punë një sondë të vogël. Pastaj ekspozoi edhe mbi makinën e sondës dhe i dha fund mitingut. Brenda pak minutash, mitingashët hipën në autobusë, stendat u hoqën dhe tre kamionë të rëndë ikën gjetkë. Fusha u zbraz përsëri dhe malet e zhavorrit iu rikthyen qetësisë.

Projekti

Kompania austriake EVN dhe ajo norvegjeze "Statkraft" kanë marrë me koncesion të gjithë rrjedhën e sipërme të lumit Devoll, nga fusha e Korçës deri në afërsi të Cërrikut, gjithsej rreth 60 kilometra, ku kanë ndër mend të ndërtojnë një sistem kompleks maganizimi uji dhe tre hidrocentrale, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 320 megavatesh dhe me vlerë investimi prej 1 miliard eurosh. Energjia e prodhuar nga ky projekt do të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve rreth vitit 2017-2019.

Ndërkohë, konsumi i energjisë do të jetë dyfishuar në Shqipëri. Kontrata koncesionare parashikon detyrimin e KESH-it për ta blerë energjinë e prodhuar nga kaskada e Devollit për 35 vitet e ardhshme. Ekspertët thonë se projekti është me të vërtetë interesant nga pikëpamja inxhinierike, por natyrisht nuk e zgjidh problemin me deficitin kombëtar të energjisë elektrike. Tre hidrocentralet do të prodhojnë 1 miliard kWh energji në vit, por kur projekti të përfundojë, konsumi i energjisë në vend parashikohet të jetë rritur në 12 miliardë kWh.

"Projekti ynë është i përshtatshëm për koordinimin e prodhimit të energjisë hidro me energjinë e erës apo me atë diellore", - tha pas ceremonisë drejtori i përgjithshëm i EVN, Burkhard Hofer. Por për të arritur eficencë të plotë në Devoll, koncesionmarrësit kanë nevojë për liberalizim të shpejtë të tregut të energjisë elektrike në rajonin e Ballkanit. Vendet e rajonit kanë marrë angazhim politik për liberalizimin, por deri më sot, pothuajse asgjë nuk është bërë në praktikë.

Përurimi

Dy kompanitë koncesionare e kishin të qartë se po merrnin pjesë në një përurim elektoral

"Puna aktuale e ndërtimit fillon vetëm pas një planifikimi të detajuar, të përfunduar dhe të miratuar nga autoritetet shqiptare dhe pasi t‘i jenë dhënë të gjitha lejet dhe licencat e kërkuara projektit të Devollit", - thanë EVN dhe "Statkraft" në një deklaratë të përbashkët mbi aktivitetin. "Fillimi i punës kryesore të ndërtimit varet në studimet e paraprake dhe zgjatjen e procesit të marrjes së lejeve dhe licencave", - vijon deklarata.

Vetë kontrata koncesionare, thotë se EVN/Statkraft ka 24 muaj afat nga data e miratimit të lejeve për të përgatitur projektin përfundimtar, ndërsa ky afat ka filluar zyrtarisht vetëm pak muaj më parë.

"Kjo është një nga ngjarjet më madhore në historinë e këtij vendi", - u shpreh Kryeministri Berisha. "Ne sot kryesojmë rritjen ekonomike në Europë, [...] sot ne hedhim themelet e shndërrimit të këtij vendi në një superfuqi energjetike, Shqipëria do të jetë 1-shi në Europë për investimet e huaja", vijoi ai, duke mos kursyer kritika kundër Dante Aligerit. "Dante Aligeri do të shkruante dikur se nuk ka gjë më të rëndë të kujtosh kohërat e mira në kohë të vështira. Unë do të thosha se nuk ka gjë më të mirë se të kujtosh kohëra të mira kur je në vështirësi dhe t‘i ndërtosh ato", - vijoi më tej Kryeministri. Gjatë së gjithë kohës, turma e mitingashëve recitonte bejte në lavdërim të tij.

Rrjeti i hidrocentraleve

Shqipëria ka nënshkruar apo ka në plan të nënshkruajë kontrata koncesionare për të gjitha vendet ku mund të ndërtohen hidrocentrale. Në disa raste, dhënia me koncesion i burimeve ujore ka sjellë ripërshtatjen e projekteve sipas interesave të sipërmarrësve, gjë që ka sjellë reduktimin e vlerës strategjike të tyre në rrjetin kombëtar të energjisë. Shqipëria ka ende pjesën më të madhe të burimeve ujore të pashfrytëzuara për prodhim energjie elektrike.

 

11 Komente

Erdha këtu me një shok se më thanë se ka ‘Coca Cola‘ dhe qofte falas

ej te hongert dreqi thote populli, na e nderpreve, nuk lexohet mo poshte kesaj smiley

Ky artikulli merej me psikologjine e mitingasheve dhe jo me thelbin. Me vjen keq per keto njerez te ashtuquajtur gazetare qe ne vend qe te gezohen per punen e madhe qe po behet meren me qoftet e mitingasheve. Keto tre jave nuk lexohet asnje gazete.

Nje artikull me shume humor. 

Energjia e prodhuar nga ky projekt do të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve rreth vitit 2017-2019..... Ndërkohë, konsumi i energjisë do të jetë dyfishuar në Shqipëri.

Tre hidrocentralet do të prodhojnë 1 miliard kWh energji në vit, por kur projekti të përfundojë, konsumi i energjisë në vend parashikohet të jetë rritur në 12 miliardë kWh.

Cfare do te thote kjo, qe konsumi ne 2017-2019, do te jete rritur ne 12 miliard kwh? Qe vetem konsumi shtese do te jete 12 miliard kwh apo konsumi gjithsejt do te jete 12 miliard kwh? Ne rastin e dyte do te thote qe ndertimi i tre HC ne Devoll me kapacitet 1 miliard kwh, mbulon 16,6 % te nevojave shtese per energji. 

Mund ti informojne kush gazetaret e "Shqip" se pjesa intersante eshte kjo dhe jo mitingu i rastit.

Cte keqe ka te ndertosh hidrocentrale?

Kete vetem ky gazetaruc e di!

Rendesi ka qe te punohet dhe austriaket jane serioze ne kete drejtim sepse do te hedhin paret e tyre.Natyrisht qe projekti do kohe te mbarohet.

Por si eshte me mire qe ky projekt te fillohet dhe te mbarohet pas 5-8 vjetesh apo te mos fillohet fare sepse u dashkan disa vjet qe te mbarohet dhe nuk mbarohet ne 10min sic po akuzon gazetaruci.Cfare llogjike idiote!

Natyrisht qe nese ky projekt mbarohet sic do te ndodhe ka merite qeveria qe e beri kete realitet dhe ne kete rast Berisha.Per kete jeni te zemeruar?Mos u merzitni se me keto vepra do te fitoni edhe juve,pasi edhe juve shqiptare jeni.

ej te hongert dreqi thote populli, na e nderpreve, nuk lexohet mo poshte kesaj

ene ai qe e ka shkrujt pranej e ka shkrujt, si dhe duke lon aspektin kryesor teknik te projektit pa e permen fare ne artikull (informacion abuziv). jo se do kishte vajt nanjoni posht hyrjes demek, po bi llafi..

 

________

Një admnistrator i faqes ka cilësuar llogarinë tuaj si llogari abuzive, me shumë gjasa si rezultat i komenteve tuaja. Si rrjedhim, sistemi ju ka caktuar një limit prej 10 komentesh në ditë. Statusi si përdorues abuziv mund të hiqet nga një administrator.

Damn.... sa kom qesh.... por qe kom 10 mesazhe ne dite me postu, rrofsh , administrator, se une, nje a dy shkruj, por 10!!! zor se me shef ... lol... mu me pelqe me shume me lexu... se di, e kom ves mgja smiley

Le te leme menjane qoftet e mitingashet e gazetarierit (gazetar+kamerier i padronit) dhe te kapim kete fraze:

Energjia e prodhuar nga ky projekt do të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve rreth vitit 2017-2019..... Ndërkohë, konsumi i energjisë do të jetë dyfishuar në Shqipëri.

 

Mbi cilat baza del ne perfundimin qe konsumi i energjisë do të jetë dyfishuar në Shqipëri?

Nderkohe qe te gjitha elktroshtepiaket, llambat etj tani konsumojne gati 1/4 e energjise qe konsumonin pak vjet me pare.

Rritja e popullsise ne Shqiperi ecen me ritme te ulta, jo me si disa vjet me pare,

pra asnje hipoteze nuk te çon ne dyfishim te konsumit te energjise.

Sidoqofte, supozojme qe konsumi do te dyfishohet, atehere ky eshte nje argument me shume qe Hidrocentrali te ndertohet.

 

P.S. Kete artikull e lexova kur bleva Qoftet te Bar Tymi. Kur e ktheva ne shtepi pashe qe Qoftet ishin mbeshtjen me faqen e gazetes ku ishte ky artikull.

Meqe kur te ndertohet hidrocentrali nevojat e Shqiperise do tu dyfishokerkan, me rregullen e treshit te gazetarevicit, i bie qe po te mos ndertonet hidrua fare, Shqiperise i pergjysmonet konsumi. smiley

 Energjia e prodhuar nga ky projekt do të mbërrijë në shtëpitë e shqiptarëve rreth vitit 2017-2019..... Ore le te mbrrije edhe ne 2020 por aman te mos i kendojne hymne per Qofte atij qe ulerin per Superfuqi Energjitike  smiley . Shyqyr per here te pare pas 5 inagurimeve te VETE Mexit ne kete Hidrocentral dolen ca sy zgurdulluar qe do botojne per SALIUN . Te isha une K/tar i dhomes se tregtise se AUASTRISE do tu HIQJA Licensat per Perdorime Politke e per Trafik Influence.  Ndoshta kane Ambasade te interesuar per mendimin e vte te Shqiptareve ndaj ndihmes se matrapazeve politike Austriake !Ata si te gjithe jane HAJDUTE ...Koha do tua vertetoje !Tironc ...mo na 10 gazit smiley...

A ka ndonje njohuri c'do te thote cfrytezim 60 km rrjedhje lumore te Devollit nga Fusha e Korces deri ne CERRIK..... Kush nga zonat do permbytet ..Fshat Maliq apo i gjithe Maliqi ? Zona e Lozhanit ? apo me poshte ne Moglice qender ? Ka ndonje projekt c'forme do te marre shtrati i lumit ? Ne se ka mundesi sepse e ben debatin mjaft interesant edhe EKONOMIKISJT sidomos me demshperblimin e te Permbyturve dhe rindertimin e qendrave te reja si psh POVELCA smiley Aty do dalin vlerat sa do kushtoje ky projekt i realizuar praktikisht >

qe po fillojne te ndertohen hidrocentraale pa dyshim eshte shume mire. Imagjinoni sikur te kishim sot dyfishin e kapacitetit se sa milion euro do te merrnim nga eksporti (edhe sot po eksportohet) vetem me nje shtypje butoni. Po kush mund te thote si do vej halli me inagurimin e TECit te vlores? ku ti gjej parate KESHi te blej naften qe shkoi 100 $ fucia? Larg qofte te kthehet era e te fryj ne drejtim te Rradhimes e t'ja mbathim me te katra plazhistat? Ah po, do i marr nga parate qe po fiton nga shitja e energjise prej HECve, rendesi ka qe TECi te nxjerre tym, te pakten sa te kalojne zgjedhjet. Ej milet po pse keto HECe nuk filluan te ndertohen te pakten  10 vjet me pare e sot te vertiteshin turbinat e te jepnin drite? A ka ndonje mekatar per kete vonese kriminale?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).