Berisha për Ramen: Ke mbledhur zhul

Kryeministri Berisha ishte dje në Peqin e Librazhd, ku ndryshe nga herët e tjera, gjatë fjalës së tij ai u përqendrua kryesisht te sulmi ndaj kreut të PS-së, Edi Rama. Sipas Berishës, nëse Rama nuk e vë emrin në listë, atëherë ai përsërit faktin se “për ty, vendi, qytetarët, liria nuk kanë asnjë vlerë përpara karriges tënde, se ti je një burracak i vërtetë që ke frikë nga humbja dhe futesh nën tavolinën e Bashkisë”.
Kryeministri e rrëzoi dje edhe argumentin e Ramës, se ai është votuar në 2007-ën dhe nuk do të jetë më në listën e kandidatëve për deputetë. “Po, zoti Rama, por nga viti 2007 e këtej ke mbledhur aq zhul, sa as ujët e Shkumbinit nuk ta lan dot. Po, zoti Rama, sepse nga 2007-ta je ti dhe vetëm ti që rezulton t’u kesh dhënë eftimëve të tu 70 për qind të lejeve të Bashkisë. Këtë, zoti Rama, nuk e bën as djali i Kim Young Il, kryetari i Bashkisë së Phenianit”, – u shpreh kryeministri Berisha.

Ai shtoi më tej se edhe fitorja e 2007-ës u realizua mbi certifikatat e falsifikuara në vitin në fjalë, prandaj këtë nuk do ia falin votuesit më 2009-ën. “Shqiptarët nuk ta falin ty qytezën Rama-Delijorgji, 52 pallate në qendër të Tiranës. Si mendon ti, se shqiptarët t’i pranojnë këto standarde? Jo, zoti Rama, kurrën e kurrës. Shqiptarët nuk mund të ta falin kurrë ty kërkesën që iu bëre kancelarive të huaja, duke u thënë mos e pranoni Shqipërinë se do të prishë zgjedhjet”, - vazhdoi fjalën e tij Berisha. Duke përmendur më tej dhe “dhunimin e Kodit të Vdekjes”, ai ka lënë të kuptohet trajtimi që iu bë vdekjes së Kosta Trebickës. Berisha bëri thirrje nga Librazhdi që Rama duhet ta harrojë fitoren si në 2007-ën, prandaj i kërkoi për të disatën herë që të dalë në garë. “Në qoftë se je burrë, dil në shesh. Urdhëro të të votojnë dhe ta provosh veten përballë shqiptarëve. Megjithatë, vëllezër dhe motra, ne do t’i japim edhe 48 orë afat dhe në qoftë se ai kthen mendjen, do ta vendosim në listë”, - vijoi ai fjalën e hapjes së fushatës elektorale në qytetin e Librazhdit.

Më pas, kryeministri përmendi premtimet e rastit, siç ishin asfaltimi i çdo rruge të këtij rrethi, rrugën Librazhd-Orenjë- Peshkopi, rrugën Qukës-Qafë Plloçë; garantim të furnizimit me ujë të pijshëm 24 orë, lëvizjen e lirë brenda mandatit të parë të qeverisjes së tij, rritjen e pagave dhe pensioneve, financim të projekteve të fermerëve, punësimin.

Vetëm në Librazhd, sipas Berishës, do të ndërtohen rreth 80 hidrocentrale dhe në këto hidrocentrale dhe ato që do të ndërtohen në gjithë vendin, do të punësohen mbi 60 mijë qytetarë. “Më 28 qershor votoni numrin 10, votoni Partinë Demokratike; 10-ta është më e mira, 10-ta është shansi, 10-ta është e vërteta”, - e mbylli dje fjalën e tij në mitingun e zhvilluar në sheshin para librarisë në qendër të Librazhdit, Berisha.

37 Komente

Zhule, zhele, zhgaravine, zhkerdhim etj etj , ky eshte fjalori politik e PD-se me ne krye zhaben e malesise.

zhgaba flet gjuhen qe kupton shumica. 

Shumica kupton edhe kur i shan nga njerezit e shtepise. Po kjo nuk e ben kete gjene e duhur per te thene. Sidoqofte ne listen e gjerave qe ka nxjerre nga goja Berisha kjo nuk eshte asgje. Ca nga ne gjykojne qe udheheqesit e vendit duhet te kene nje standard me te larte, te jene shembull per njerezit, etike dhe kulture.

duhet, duhet, duhet, duhet, duhet - et cetera ...  po udheheqesit kush i zgjedh? apo mbijne pas shiut? 

“Në qoftë se je burrë, dil në shesh. Urdhëro të të votojnë dhe ta provosh veten përballë shqiptarëve. Megjithatë, vëllezër dhe motra, ne do t’i japim edhe 48 orë afat dhe në qoftë se ai kthen mendjen, do ta vendosim në listë”

Keto jane "pese pordhe e gjashte groshe"! E bukra eshte se cdokush e kupton ket.

Populizem i terhequr deri ne skaje alergjike. Qe keto tullumbacet me Phenian (mund te) bejne ende efekt ne Shqiperi - kjo eshte psh nje gje qe me ter mend duhet me te trishtu. Dhe po, keto jane shume me keq se ai muhabeti i dhembeve. Si thote bibla, eshte ajo qe del prej goje qe e prish punen.

Shume dobet Sala me ket. Nivel koti!

Jo mer emo jo, me mire te besh muhabet dhembesh, floket me vize anash, ne mes, apo wool in three, sesa te lexosh e te pertypesh keto llogje. 

Nivel koti?  Nivel mizerje.  Ta thashe pergjigjen te ajo tema tjeter per "retoriken" ala tropojance.  Ja ta thom prape: T'co t'vjelltin. 

KM-ja s'duhet te harroje qe edhe pse eshte kohe fushate, eshte akoma KM i ketij vendi.  E para kjo.  E dyta, a ka mundesi te thoje ndonje gje tjeter pervec se Edi s'eshte burre (e morem vesh), uje e drita 24 ore (e mori vesh dhe qarku i Korces), dhe programi eshte ai i 2005?! 

“Në qoftë se je burrë, dil në shesh. Urdhëro të të votojnë dhe ta provosh veten përballë shqiptarëve.

Kush eshte problemi kryesor ketu?

Fjalori arkaik i Sali Berishes apo fakti qe kandidati socialist per kryeminister nuk pranon te votohet nga populli qe deshiron te drejtoje? E mos te thojne kush "njesoj jane te dy".

Ja nje paralele pak "out there" gjuetaro: 

Edi Rama eshte si nje komentues tek Peshku. Do me marr pjese ne loje, po nuk do te rrezikoje ato gjera qe ka arritur ne jete deri me sot. Sali Berisha eshte si administratori qe nje dite te bukur i thote ketij komentuesit: Ho mer ti, a je burre, pse nuk e nxjerr emrin, mbiemrin ketu tek komentet?

(Tani ti do thuash qe komentuesi nuk po kandidon per t'u bere kryeminister, edhe une do te te them qe kjo me siper eshte me shume shaka sesa replike.)

smiley Ja, kshu, pra.

Emo, teksa shoh kete fushate, ne 2009, ne komentin tend me siper, po ndalem vetem tek "duhet me te trishtu". Trishtimi me vjen nga burrat e sheshit qe e "drejtojne" kete vend me shpate si ne mesjete, qe bejne thirrje per duele kalorsiake, dhe, trishtohem me teper kur shoh ato turmat histerike "qe nuk dine se c'bejne".  Une i kam rralluar komentet mbi politiken shqiptare, madje s'me behet as te shkruaj ndonje gje per kete situate qe me ngjall trishtim dhe neveri. 

""""Po, zoti Rama, sepse nga 2007-ta je ti dhe vetëm ti që rezulton t’u kesh dhënë eftimëve të tu 70 për qind të lejeve të Bashkisë."""

A ma perkthen dot njeri fjalen "eftim"???

"Eftim" ne gjuhen e ketyre nga Lugjet e Verdha ka konotacion qesharak, quasi-sissy, si emer ortodoks qe eshte!

Eshte ne vazhdim te Edvin Kristaq Rama, apo Fatos Thanas Nano! smiley

Turma qe ndjek Saliun pas eshte turme qe e gjen argetues kete nivel diskursi, dhe kjo jo vetem neper mitingje! 

Kush ka fis e mik demokrat, e di qe kjo eshte e vertete! 

Kujt nuk i kujtohet, e ftoj qe te beje nje kerkim ne ternete per koleksione e vjetra te Temes dhe RD-se, ku Genc Stefanaq Pollo, apo Aleksander Meksi, qesendiseshin pikerisht per keta emra jo-burrerore mjaftueshem per te djathtet tane gjithe klas!

 

 

Kush ka fis e mik demokrat, e di qe kjo eshte e vertete!

mroklla, me respekt dmth, s'jam dakort me kete pergjithesim ...

Miqesisht.

Mroklla, po i referohet ish shefit te urbanistikes. Eshte nje person emrin e te cilt e mbajne ne goje si lepirese keto dite. Eshte strategji fushate. Nuk flitet per sfidat e kater viteve te ardhshme, as per alternativat. Tregohen barcaleta.

Po nga krahu tjeter po flitet per alternativat e kater viteve te ardhshme apo po mbahet Gerdeci ne goje si lepirese?!

E di, mer e di!

Por keta i kane qejf keto emrat Eftim, Kostaq, Irakli, Jani etj!

Per keta, emra te tille ortodokse kane nje "funny ring"! I bojne me qesh, sic na kane pas bo neve me qesh emrat Ching Chang Cheng, kur kena qene kalamoj tu lujt botash!

I biri i Kristaqit, ca pret!

Nje here e nje kohe ishte i biri i Stefanaqit qe ishte "the fag de jeur"! Tani i thone Zoti Pollo!

No more "Stefanaqi put-down" per zv-kryeministrin e Shqiperise nga RD-ja!

Nje cike del lakuriq ky, nje cike vesh corape te kuqe, nje cike eshte i biri Kristaqit, dhe u be tabloja! Kupton ti tani?

Eftimet e tu! Ee, ee! Ah shejtan, shejtan!

Amon mer zot amon!

Shqiptarët nuk ta falin ty qytezën Rama-Delijorgji, 52 pallate në qendër të Tiranës.

Mos ka dash me thon "tironsit", se Shqiptareve qe s'jetojne ne TR s'i TM shume per 52 pallate. (nga ana tjeter historia e ka tregu qarte qe Tironsit te falin ene shpyrtin per i cik pekmez)

une cuditem se si arrin akoma KM ta perdori emrin e Delijorgjit ne fjali. Ai duhet te iki nga syte kembet kur ja permendin te tjeret, jo me ta perdori vete...

Po pse cuditesh gre?  Mediu ben fushate elektorale, premton zgjidhjet e pronave.  (Nje zgjidhje e mundshme, blow them up till kingdom come, e bien rehat njerezia.)  Dhe ti cuditesh pse ze ne goje KM Delijorgjin. 

Monda, mroklla  po flet per nje ngjarje, frekuenca e se ciles eshte icik me e madhe se sa ngjarja e rastesishme....  smiley  smiley  

emo thank you!

I do tend to play fast and loose with terms sometimes, for qejf!

E pur si muove tha! smiley

 

P.S.

Tani po lexoj nje liber te perkthyer nga nje prej perkthyesve te mij me te dashur!
Per turmen e ngjashme me ate qe permenda me lart ky mjeshtri im i preferuar i shqipes thote:

Kope shakllabanesh jini, ja c'ini! smiley

Thuje nja dy here me ze, shiko si ta mbush gojen! smiley 

  smiley   smiley    ....  smiley   

ps. plot ere, plot!

Boys, play fair, but nice smiley

Kam fis e miq (edhe cik si vete) demokrate/te djathte, por jo kultist (mixhist kur thote Idrisi lol.)  Fatkeqesisht, jane bere pak si mjegull kufijte midis kultit dhe bindjeve politike (apo kane qene ?)  Megjithate ekzistojne te pakten per disa smiley.

Per ta plotesu "studimin" mbase do shtu dhe Sal Ram Berisha, dmth per te qen fair. 

Sorry, nqs eshte nei miting fushate. smiley

Dhe ajo pytja fillestare, me duket se ka i shpjegim qeter, mo ndertimor.

 

 

 

 

Jo nuk eshte ashtu!

Saliu nuk ka nevoje ti permendesh atesine per te kuptuar qe eshte mysliman! Ta thote emri Sali ate pune!

Ndryshe qendron puna po ta keshe emrin Fatos, Alban apo Edi (Edvin per adhuruesit e humorit te kembesorise)!

I duhet thene audiences emri i babes qe personi ne fjale te behet objekt poshterimi sic i ka hije nje armiku!

Dhe kur i thua turmes tende "the code word", turme qe eshte edhe konsumatorja me e madhe e trakteve kundra armikut ish-komunist/sllavo/ortodoks, ahere diskursi yt me ndjekesit e tu shkon si mos me mire! 

P.S.

Sali Berishes kane fillu me i thone Sali Rame Berisha, per me i bo me dije robve ke Sheshi Skenderbej qe emri Rame (as in Ramiz Alia) nuk eshte ne vetvete emer qesharak, ose komunist, qe gjithsesi ishte e njejta gje per popullin piroman te PD-se!  

 

as thote:

dhe, trishtohem me teper kur shoh ato turmat histerike "qe nuk dine se c'bejne". 

 

Turmat jane shpesh njerez te administrates publike te cilet jane "te ftuar kindly" te paraqiten neper mitingje me urdher nga lart.

Mroklle, bone c'bone, ma kujtove at pjesen teatrale "Njeriu qe pa vdekjen me sy". R. Trebicka dhe i modhi Bert Ndrenika, cer duo e pavdekshme. E ma men?

Midis meje dhe teje, kjo fushata na cau carkun (n'anglisht).

Ja-ah!

S'e kam pa!

Pse t'a kujtova une kete pjesen Emo?  

Turma s'ka nevoje per code, se per ate pune eshte aty, si fillim.

Permendja e Rames mbas Sales, nga pala tjeter, tregon pikerisht qe s'eshte pune feje.

Ne te dy anet, mesa duket,  permenden pleqt, se nuk permenden dot plakat. Si do qofte, qellimi eshte te shahen me prag shpije.

Ah, shif! smiley

E kisha harru kete autor! Se c'ka pas i' dell shqiptar ky m'duket! Gjysh, gjyshe a dicka!

Emo, e ke vone re qe RPSSH-ja kishte nje "thing" per teatrin rumun ne pergjithesi?

Turli komedishe, dhe melo-dramash!

Mu m'kujtohet ajo "Rrofte zoti Trifon, kryetari i Bashkise sone"! Po nuk e mbaj mend, as pjesen as aktoret!

"Never underestimate the power of nursery rhyme" tha! smiley

 

Rob-T!

Se u bo bajat ky muhabeti politik!

Sales nuk i permendet Rama per pune feje! Dakort! Une ta thashe pse ja permenden ne krye te heres!

Ti me thua, meqe nuk ja permendin Sales per pune feje, atehere as ketyre te tjereve nuk ja permendin per pune feje!

Cer lloj llogjike eshte kjo?

A ke bo noihere muhabet me noi demokrat zamoni? Po te jeshe myslimon (si puna ime ) apo katolik, demokrati,  tipikisht, brenda 15 minutave do te ti nigjosh kto ene mo! 

kot per saktsim, ka pas qen Filimon  smiley   smiley  

dhe po, kemi pas i sen per kta rumunet ne (autore dramash). Go figure...  smiley   

Pranej pyta ne fillim, po qe muhabet politike, te lirojsha krahun.

Tashti nqs ti perfaqeson ato qe ia permenen Ramen Sales, dhe si rrjedhoje ve doren ne zjerm per arsyet, une prap s'jam kondra.

Po ate thioremen tate se pales tjeter i permenen pleqt per fe, nuk ja pashe vertetimin kun.

Kshu qe mu me duket qe te dy anet e zamonit dun me sha njoni-qetrin me prag shpije, pavaresisht fare feve.  Psh. "feja" e PD-se ka qene e osht Sala, dhe si rrjedhoje anmiqt i ke nder te gjitha fete e tjera.

Bile, ne gjithe halen e politikes shqiptare, te pakten nje gjo na kane kursy, ngaterresat fetare. Gjithe ai formim materialist e ka nje efekt, Leku oshte zot e mret.

Eh, ajo "me origjine oshqiptare" ka pas qene si kembore dashi percor, Rob... gjithanej ajo zile u nigjote ne fakt.  smiley 

Nuk thu shyqyr qe ishte nei sebep origjine, qe hapej icik kafazi, perndryshe me Cucen do kavardiseshim.

I shoku im, e kish zakon qe sa kalonin nja dy jave, thoshte "uuuu, sot e ka rradhen Baca i Gjetajve"  smiley  

Mavria qe s'eshte burre per vete, i thote te tjerve qe nuk jane burre. Pse s'del mavria ballperball me mua qe kam vite qe i kerkoj te bisedojme. S'del se, ose eshte i lidhur/tredhur/komanduar nga te tjeret ose e urren disidencen.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).