Berisha: Kenga "Cohu" e Rames, me motive serbe

Vlora ka qene stacioni i djeshem i kreut te qeverise, per te promovuar punen e tij, per te treguar projektet per te ardhmen, dhe per te sulmuar liderin socialist, qe sipas tij po i shmanget fushates. Nga sheshi i Flamurit ne Vlore, kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se kenga "Cohu" e fushates se tij zgjedhore eshte nje kenge e marre nga internacionalja socialiste apo nga cetniket serbe. "Ti me kete kthehesh mbrapa shume. Kengen "cohu, cohu" e ke marre nga Internacionalja Socialiste, apo kenge te cetnikeve serbe, kete nuk e di", ironizoi kryeministri Berisha gjate mitingut te mbajtur ne sheshin kryesor te Vlores. Njeheresh kreu i ekzekutivit, qe nga qyteti bregdetar, i beri perseri thirrje, Edi Rames ta vendoste emrin e tij ne krye te listes se kandidateve per deputet te PS-se, thjeshte per treguar burreri, sipas tij. "Sheshi i flamurit eshte sheshi i nderit, i dinjiteti te qytetareve te kombit. I bej nga ky shesh thirrje zotit Rama. Vendose emrin ne krye te listes se partise tende. Dil ne shesh te burrave, mos bej ate qe nuk e ka bere ndonje lider partie i nje vendi te lire", deklaroi Berisha, duke theksuar se Ramen e priste humbja e sigurt ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ne Vlore, kryeministri Berisha deklaroi se ne kater vitet e ardhshme, ky qytet do te perfundoje shnderrimin e tij ne nje nga monopolet me te fuqishem te Shqiperise dhe te rajonit. "Jane ndertuar dhe rindertuar qindra shkolla, ujesjelles, kanalizime, qendra shendetesore, por ne kater vitet qe vijne Vlora do te jete kantieri i madh i Ballkanit. Ne kater vitet qe vijne Vlora do te kete portin me te madh te rajonit", premtoi kryeministri Berisha. Kreu i qeverise theksoi se rruga e kombit ajo Durres-Kukes, ishte nje rruge e cila do ta nxirrte Vloren ne lartesine e saj me te madhe, duke e lidhur me Ballkanin dhe me Evropen njekohesisht. "Porti dhe rruga e kombit jane te lidhur me njeri-tjetrin si shpirti me trupin dhe dua tu them ketu se armiqte e rruges jane armiqte e Vlores. Rruga e nxjerr Vloren ne lartesine e zhvillimit me te madh ne historine e saj , se rruga e ben portin e Vlores , portin me te fuqishem, te brigjeve te te gjithe rajonit", deklaroi Berisha, duke shtuar se rruga ishte ndertuar edhe per t'i sherbyer shqiptareve ne Kosove. Kryeministri Berisha deklaroi se ne mandatin e saj te dyte punesimi do te ishte nje nga ceshtjet kyc te punes se saj. Sipas tij, vetem porti i Vlores do te punesoje 30 mije deri ne 50 mije qytetare. Po keshtu Berisha theksoi se ne daten 8 qershor ne kaskaden e Devollit nisin punimet per projektin hidroenergjetik me te madh te Evropes, i cili do te punesoje 5 deri ne 7 mije punetore. "Shume flasin per punen, por ku do ti punesojne. A mund te punesojne ata te dashur vlonjate,qe votuan kunder marreveshjeve koncesionare, me te cilat punesohen se paku 100 mije shqiptare", deklaroi Berisha per socialistet. Sipas tij, qeveria qe ai drejton vetem ne Vlore, ka investuar gjate 4 viteve te fundit mbi 500 milion euro, duke ndertuar 300 km autostrada, rruge nacionale dhe dytesore, qindra shkolla, qendra shendetesore dhe ujesjelles.

"Zhurma per kartat e identitetit, Rama s'do pjesemarrje ne zgjedhje"

Kryeministri Berisha deklaroi dje nga Vlora se procesi i shperndarjes se kartave te identitetit po ecen me ritme te kenaqshme dhe mund te quhet nje proces i shkelqyer.

"Procesi i pajisjes se qytetareve shqiptare me karta identiteti, eshte nje proces i shkelqyer", deklaroi kreu i qeverise nga Vlora. Ne nje konference per shtyp per gazetaret kreu i qeverise theksoi se zhurma qe po behet per kartat e identitetit, eshte per te mbuluar deshiren e Edi Rames, per te mos marre pjese ne zgjedhje. Ne menyre te perseritur perfaqesuesit e opozites kane deklaruar se procesi i kartave te identitetit ka probleme te shumta. Po keshtu socialistet kane kerkuar te dhena te here pas hershme per kete proces.
 

57 Komente

Kryeministri paska qene me nxitim dje se ne te njejtin qytet permendi edhe oren e Bush-it

Para se te vija këtu mora vesh se krijuan sërish historinë e orës së Presidentit Bush. Pak më tej kanë hedhur ca naftë, për të prishur syrin e keq, por ne do t’ua lëmë atyre këto truke dhe do të vazhdojmë të ndërtojmë vepra si kjo.

Nga fjala e Kryeministrit Berisha gjate perurimit te Petroliferes

edhe kengen e fushates. Dikush duhet ti thote qe heren e fundit qe e provoi me nje fushate negative s'doli edhe aq mire.

 

 

 

 

 

Dil ne shesh te burrave.



Te kujte??

hihihi! po me kengen c'pati xhanem??

 

P.S. lidhjen e derdhjes se solarit ne det me oren e bushit nuk e kapa.

 

 

Lis,

1) Berisha duket se e ka ndare mendjen qe ate mashtrimin per vjedhjen e ores se Bush e nxorri Rama nepermjet "kontrollit" qe ushtron ne media (kjo bote vertete qe behet interesante kur Berisha akuzon te tjere per "kontroll&quotsmiley.

2) Sipas Berishes, nese Rama s'ngurroi tek ora e Bush atehere....

3) mendja e Kryeministrit thote qe Rama nepermjet "fijeve" te veta ne Vlore ka derdhur nafte qe ti prishi pune Petroliferes qe po perurohej dje. Me c'duket Kryeministri s'eshte lodhur fare te kujtoje qe ishte qeveria parardhese socialiste ajo qe e miratoi fillimisht Petroliferen, nje veper te cilen Berisha e kundershtoi fillimisht por pastaj e ktheu fleten, dhe qe Rama dhe PS e sotme s'e kane kundershtuar ndonjehere. Edhe kur ata qe protestonin kundra Petroliferes u arrestuan ne prill, socialistet s'thane asgje (per turp te tyre).

E qarte apo jo? smiley

I shkreti ky ,po kjo a ni arsye me se e mjaftushme me e percjell kte mor,kti i ka met ora ke Muji me Halilin

kryeministri Berisha akuzoi kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama se kenga "Cohu" e fushates se tij zgjedhore eshte nje kenge e marre nga internacionalja socialiste apo nga cetniket serbe.

Ne fakt Berisha ka lidhje te ngushta, qofte me internacionalen, qofte me cetniket serbe.

Ndoshta nuk ja ka fajin kenga. Thjesht duhet te pastrohet nga mbetjet e te kaluares ne menyre qe te mos ta shohi gjithe boten me te njejtat syze.

Llukan flm!

Kjo me solarin paska qene e thelle fort! Pak a shume si termociftet e Gjon Vushes. smiley

 

Kenga me thene te drejten ka nje kolone zanore te perafert ne ( sidomos kori femijeve ) me muziken e filmit "Ne shtepine tone" ....gje qe kuptohet nuk mund te kete beje me shtepite e Shqiptareve te Berishes smiley . O mortja qe se ha kur flet edhe per muzike ky.... smiley . Shif aty nga mezi e poshte ku ke per zanat mos i eshte rritur apo zvogluar...Edit ...dhe kushedi merr ndonje buzerqeshje pak si nen mustaqe nga Burnesha e Parlamentit.

 I bej nga ky shesh thirrje zotit Rama. Vendose emrin ne krye te listes se partise tende. Dil ne shesh te burrave,.....

I nderuar postues ! Ne se ke njefare dashurie per Shqiperine postime si ky paragraf duhen anashkaluar ...VERTETOJNE ABSOLUT qe ky popull i manget nga TRUTE i ka mbete ora e BUSHIT tek GJ.ELEZ ALIA ... smiley  Dhe kjo nuk eshte sugjestionuese as per tu tallur me handikapatet e politikes shqiptare ! I duket sikur Vlonjatet kane mendt e Bathoristeve ????????

Kta t'i qisin ca gjona me cengel mer! E para punes nje here, kjo qe rama s'merr pjese ne zgjedhje se paska frike eshte nje nje "hot air" ala fushate. Frike per cfare? Frike se nuk zgjidhet!!!

Tjeter, mbaj mend qe ka qene Rama nje here, qe ne zgjedhjet e bashkive, i ka pas thene direkt Sal Berishes, qe mo me co per konkurrente keta kapterrat e tu, po po te jesh burre, eja e  garojme une kunder teje. Dhe me sa mbaj mend, ne ate kohe Sala nuk se ka qen kryeminister (besoj qe nuk gaboj me ket; por ate sfiden ala duel e mbaj mend me siguri, se thashe per ramen, po ky ca flet kshu, sikur jane tu u zi ne Ali Dem me Salen kta, hec hec po ta majti!!!)

ky qytet do te perfundoje shnderrimin e tij ne nje nga monopolet me te fuqishem te Shqiperise dhe te rajonit

monopol??? tani ket e thot gazetari, apo Sala?

Porti dhe rruga e kombit jane te lidhur me njeri-tjetrin si shpirti me trupin dhe dua tu them ketu se armiqte e rruges jane armiqte e Vlores.

Armiqte e rruges? A ka shqiptar qe guxon me qen armik i rruges? Pa me tregu fakte, qe dikush te jet shprehur kunder kesaj rruge (ama jo detajeve teknike, se ai eshte tjeter muhabet, dhe asgjo e keqe s'vejn nga nje shqyrtim kriktik i numrave - kjo madje eshte pune nr 1 e opozites, si ne nje oponence disertacioni psh), une s'do e besoja kurre kete. Ajo rruge eshte nje "dream come true". Nuk ka shqiptar normal qe te guxoje te jete "armik i rruges". kjo me kujton ata armiqte imagjinar te enverit, shoke te tij, te cilet etiketoheshin "armiqte e popullit dhe atdheut". Come on!  smiley  Kto ta shpifin! Kjo qeveri thuhet qe ka pas arritje, c'eshte nevoja per ksi nivelesh lamashe! Per populizem? Kjo iu lejohet komentuesve te politizum te Peshkut, por jo Prime Ministerit!  smiley  

Emigrant,

frika e Rames nuk eshte se nuk zgjidhet deputet. Eshte e kote te perdoret kjo si kunderargument. Rama sikur do vendoste te vihej ne liste, do arrinte te behej deputet, sepse do ishte i pari ne Tirane. Frika do ishte nese ne rast humbjeje Rama do humbte edhe bashkine edhe kreun e PS. Kjo eshte argumenti i demokrateve. Keshtu qe teorikisht argumenti i frikes qendron. Praktikisht nuk di te them nese kete frike e ka pasur Rama.

Une nuk kuptoj se pse Rama, duke qene ne nje gare dhe ka hyre aty per te fituar, ka vendosur te qendroje ne bashkine e Tiranes, sepse ne rast te fitores (te cilen Rama duhet ta konsideroje te sigurte, sepse ka hyre ne gare per te fituar) Rama do detyrohej te dorezonte postin ne Bashki per t'u bere kryeminister.

 

U nisa nga ajo fraza "dil ne shesh te burrave"; e cila nenkupton qartaz friken. Ne fakt loja nuk eshte fair, nga te dyja palet, por meqe ketu po diskutohet fjala e Sales, me bie te them qe argumenti i demokrateve nuk eshte vecse nje mllef qe pse tjetri zgjedh pozicione me siguri te larte dhe humbjen me te vogel. Pra me e sinqerte do kishte qene: O Ed, pse s'po (na) e le ne bashkine ne ket poker? Dhe thashe ate tjetren qe per pune karshilliku, nuk ka goje te flitet ne ket mes, sepse karshilliku eshte bere nga ky Ramai qartaz fare disa vite te shkume. Thjesht dhe shqeto i eshte thon: Sal Berisha, leji gerr verret per mua (Edi Ramen) por po ta mbajti, vihu ti si kandidat per Tiranen dhe ta shofim kush fiton. Sala kete nuk e beri. Vetem kaq duhej te mjaftonte, qe sipas nje kodi burrnie, te mos permenej frika si e tille (tullumbac elektoral). Se ne ket rast i bie pales tjeter (dmth Rames&Co.) t'i thonte, mu friken mos ma zej ne goje; ke qen ti kushedi qe te shkun shtate kur te ftova tek e tek. Ja mer arcuss, kaq te thjeshta bohen gjonat najher.

E perseris, thuhet qe kjo qeveri ka pas suksese (nuk kam qen qtje qe te kem opinion vetjak), por ka rritje qe duken qe prej s'largu. Pse duhet me patjeter me kalu ne nivel lamashesh! Apo s'di Sala ndryshe? Me grace!

ah mor emigrant, ta dish ti kush eshte frika e vertete e Berishes ! Sipas ç'me thane se fundi nga Tirana, eshte procesi qe do hapet pas pak muajsh, sa te kaloje 28 qershori, per "Gerdeci & son", qe i kall datën Berishes. Nuk e ke vene re qe eshte super i dashur me Ramen ?? Ai, zakonisht ne fushate, kundershtarit (Nanos) nuk i linte fjale pa i thene !! Sot eshte bere dele (si ka dale ajo fjala : "Berisha, super star" (dmth, star, yll, i bute, i dashur)!!!

Gjithe ç'mbetet per t'u pare eshte se deri ku do te shkoje toleranca e Rames (pasi te behet kryeminister  me 29 qershor) ne raport me "gerdecarët", ose me sakte, me te birin e Berishes (per te tjeret, s'para i plas shume Saliut, dhe fundja, mire e ka !), pra a do ti toleroje siç toleroi Nano Berishen pas '97 ("edhe po te me varni, ate nuk e fus ne burg"- betohej Nano asokohe !!), apo kete rradhe, me Ramen, nuk ka per te patur pazare te kesaj natyre. Shkurt, te vetmes enigme qe rrezik dhe Berisha vete nuk arrin t'i jape pergjigje per momentin, eshte fakti se sa në (in) sistem eshte Rama, pra deri ku mund te behen pazare me të. Sot per sot, ndeshja eshte 1 me 1 : Rama nuk i shkoi ta nxirrte me shqelma nga kryeministria diten e Gerdecit, Berisha i fali Kodin (zgjedhor), dmth zgjedhjet.

Topin e ka Rama. Berisha ka friken.

Siç e ka nisur Rama (nese marrim te mireqene ate qe thote se "nuk vij si politikan (dmth nuk jam Nano, Berishë, Metë, Topall apo Topi...), por vij si misionar", normalisht pas 28 qershorit s'ka per te patur falje. Birucat do mbushen me ata qe e meritojne. 

Por ndofta edhe nuk e mban fjalen... Asgje s'eshte e sigurt... 

Dakord per pokerin, por PD me shume se mllef ka kete karten e "frikes" ne dore dhe po e perdor. Nuk dihet sa sukses do te arrije me kete. Gjithashtu ti e the vete (nqse nuk te kam keqkupuar) qe PD ka mllef sepse "tjetri zgjedh pozicione me siguri te larte dhe humbjen me te vogel". Ne fakt kete po thote PD qe ne rast humbjeje (qe per PD do te thote humbje te sigurte) Rama do qe te mbaje te pakten Bashkine (PD me kete do te thote qe Rama do qe mbaje edhe privilegjet legale ose jo). PD kete e quan frike, sepse Ramen e quajne humbes.

Persa i perket sfides te para disa viteve te Rames, une nuk e di kete fakt, por do te thoja qe nese ka qene ne zgjedhjet lokale te 2007, Berisha ka qene kryeminister dhe nuk kishte si te kandidonte. Nese ka qene ne zgjedhjet para 2007, kur PD ishte ne opozite me duhet te them qe kundershatri nr 1 i Berishes dhe i PD ne ate kohe ne Partine Socialiste ishte Fatos Nano, dhe nuk kishte sesi Sali Berisha te vihej perballe Rames.

P.S. Niveli i politikes shqipatere eshte ai qe eshte. PS dhe Rama po mundohen te paraqesin vetveten se jane per nje tjeter nivel. Kjo eshte nje karte qe do shohim sa ka per te pasur sukses dhe sa do arrijne ta mbajne si nivel

 

Arcuss.

Pa dashur te shpreh  perkatesi politike, duhet te te kujtoj se Rama , te pakten deri me sot nuk ka humbur asnjehere. Keshtu qe sindroma e frikes nuk ka asnje baze: as teorike, as praktike.

Padyshim qe ka gjera te paqarta, po sa per zgjedhje, e ka mundur tre here PD-ne ne zemer te Shqiperise...

Dakort ?

 

Vlora "kantieri i madh i Ballkanit"? 

Ehhhh, po permbahem, po permbahem ...

(Po kshu kot per muhabet, kush s'perton te na sjelle premtimet e 2005 per Vloren, do na bente nder per ca englendisje.)

PS: Ajo e kenges s'ka ashtu te rrije.

PPS: Eshte dhe shesh grash, z. KM, qe nga Marigoja, e deri tek 30% sot.

Eh ore Sali. Akoma vetem POZDRAVIN degjon a ditezi?!

Mbaj mend ne fushaten e vitit 2005 ne Vlore. Tek Pallati i Sportit ne skele, ishte vendosur nje ekran gjigand televiziv ku transmetohej e ritransmetohej nje mesazh i PD-se. Brendia e mesazheve ishte :

" PS dhe Nano jane kunder Vlores turistike."

"Nano e shiti Vloren te kompanite bandite te naftes."

"Me Petroliferen dhe TEC-in , Vloren do e mbyse nafta dhe pislleku."

"PD i garanton Vlores nje status te vecante per mbrojtjen e ambjentit dhe zhvillimin e turizmit."

"Vlora, me resurset e saje turistike do prese mbi 500 000 turiste ne vit."

 - Kete ju garanton vetem PD....

Ndonje militant i PD-se nga Vlora qe mund dhe ta kete harruar, te pyese  Ardian Kollozin dhe Bujar Leskajn ne se eshte e vertete apo jo ?

E hengren dhe vlonjatet genjeshtren e rradhes, i vatuan dy deputete te Sales. Ne fakt kur populli eshte pak budalla, siky yni , i beson genjeshtrat, mjafton qe ato ti pelqejne...

Po pastaj ?

Bujari u perpoq te mbante nje lloj ekuilibri dhe perpiqej te mbushte premtimet qe dha. Per kete ai mori kurajon te kundershtoje Salen ne disa veprime dhe vendime. Mirpo Sala e kishte shkopin gati. E hoqi nga minister pa asnje motivacion dhe Bujari doli i shtati a i teti ne listen deputeteve te Vlores per 2009.

Kurse Kollozi (xhuxhi 1.52 me taka grash) i lepihej Sales me peshtirosje dhe si shperblim mori tenderin e Transballkanikes dhe u be dhe Kryetar i PD - se se Vlores. Aferim.

Ja, kjo eshte nje grimca nga fushata e PDse ne Vlore me  2005.

Shpresoj qe vlonajtet te mos e harrojne...

ky tenderi mos i ka rene per hise ne ato lojerat e kumarit qe i ka shume qejf,

edhe bixhozci edhe deputet, fat derri jo shaka.

Sa i ngjaka shokut enver bre, mer vesh nga te gjitha : nga ekonomia, nga ushtria, nga gjeologjia... marka vesh djalli edhe nga muzika

Qeveriut i duhet kundërshtar. Duke bërtirur për Edushkën dhe duke injoruar Meksin dhe Ilirkën mendon se njerëzit do të votojnë për PD-në duke përdorur deri në pështirosje shprehje si:

1) Ne ndërtuam auto-rrugën,

2) ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO,

3) ne cuam kërkesën për vend kandidat në BE 

Unë mendoj se kur zihen 2 vetë fiton 1 i tretë dhe 1 i katërt.

Pra, Meksi me Ilirkën.

problemi nuk eshte me kengen po eshte me ato qe thote Llukani kur i pergjigjet Lisit...

Sala ka 4 vjet ne stil fushate dhe normal qe tani PD eshte me e organizuar. Jo vetem kaq, po ne vend te thone ca do bejne vazhdojne akoma krahasojne keto vite me vitet e Nanos (kur Nano u denua me vote). Ps e le te vazhdoje...

Bujari ishte minister i turizmit dhe nese mund te bente ndonje gje kundra petroliferise do ishte te zhvillonte sa me shpejt nje strategji turizmi per Vloren, dhe kjo t'i paraprinte zhvillimeve te industrise ne Vlore. Kete nuk e beri, por u mor me Duken...

Qe shume nga projektet e nisura do te beheshin ne Vlore, kjo dihej qe ne 2005'en. Me erdhi keq dje kur degjova qe Sala kishte premtuar rikonstruktimin e portit te Vlores ne mandatin e ardhshme. Te pakten beji nje te mire Vlores dhe zhvendose portin ne Zvernec dhe jepja token e portit te tanishem Universitetit.

 gre, 

ekskjus, ku te zhvendoset mo?

1) zhvendose ne zverrnec nese do ta kthesh edhe ate perl bregdeti me potencial turistik ne hale. 

2) Me cdo ta gerrmojme, me pune vullnetare?

3) Nese e kishe per triportin, osht i privatizum sipas direktiva te dhona qe ne 91shin

chene,

kujt i eshte dhene triporti ?? me privatizim thua per token rrotull ?

A e ma men parrulen opozitar po vllezer? smiley kjo parrulle ka ne pronesi edhe triportin smiley 

Per muziken e kenges nuk di c`te them, mund te jete e vjedhur trashe ose holle, ndersa teksti eshte tipik i te majtes ekstreme, gje qe shkon kunder "pertej te majtes dhe te djathtes se Rames".

Baza ideologjike: Minatoret/klasa punetore dhe malesoret/fshataret, lakuriq ne livadhe, minator ne galeri eshte Rama ne ate kenge.

Tonet e kenges kane nje perzierje revolucionare dhe cetnike, kur ne nje zhurme te madhe bucet thirrja e atyre deshtakeve te WSF dhe Rames per t'u cuar.

"deshtaket e WSF"

Hahahahahaha. Ta kishin dit tek Klani qe keta do benin kenge me Ramen nuk do ti kishin lejuar te kendonin tek Kenga Magjike smiley

Kete nuk ke nga ta kapesh se eshte cope cope i shkreti.

 

Ka dale ne fund te kazanit dhe merr borxh dengla nga enver hoxha (mos beni si njerezia ne stacion te autobuzit tani).

Perdore pra mo ate wikipedian qe e ke aq ne konsiderate dhe shkruaje fjalen "cetnike" ne nje motorr kerkimi.

 

frike, agresivitet dhe degjenerim etik.

 

ramen e bere edhe socialist edhe cetnik (pertej te majtes dhe te djathtes pra mo-shyqyr qe e the dhe ti), ju vidhni para nga buxheti i shtetit "ne emer te popullit" dhe ata qe ju kerkojne llogari e bejne "ne emer te sigurimit te shtetit", ju vrisni njerez (e as nuk vini mend) dhe fajin e kane vete ata qe vrate, ju i vini zjarrin buxhetit te shtetit dhe ne duhet te kenaqemi se u ngrohem me te.

 

 

kjo kritika ishte: "me lesh, pa lesh, bereqaves si ta kesh!"

 I bej nga ky shesh thirrje zotit Rama........

 

Keshtu eshte kur politika nuk behet me alternativa, por me thirrje.

Me keta gagace politike do shkohet ne Europe?

Me keta nuk iket as deri ne Borizane.

Jo mjere ne, por shume mire te na behet.

Mua po me drejtohesh? Gabim i madh!

Bazen marksiste te kenges ta sqarova me siper, thellou or ti, thellou, ndersa frika dhe agresiviteti i eshte kapice ne ate kenge, edhe ketu thellou orti.

Pikerisht ajo thirrja agresive i jep nota cetnike dhe demonstron friken e deshtakeve artiste.

po pra, cetnike dhe marksise, pertej te majtes dhe te djathtes. ca ka per tu habit ketu.

 

Ik ore merruni me gjera serioze se late koqen e namit.

 

Duhet pasur kujdes me njerezit qe kane frike nga librat dhe muzika....

Është me të vërtetë shumë për të qeshur tek lexon njerëz t'i thonë derrit dajë, sepse kshu ka thënë liderri.

Nuk di të them akoma cilat janë motivet e ktyne që arrijnë të vetëpërdhunohen mendërisht.

Per te mos e lene per ate dynja, keto thirrjet e Berishes nuk me pelqejne fare. E thashe dhe diku tjeter, mbreme, qe Berisha duhet te beje kujdes e te mos rrembehet nga brohoritjet e pasuesve. Sidomos ne trajtimin e Rames. Jo se ky i fundit vlen me teper, jo, se edhe kete e kam degjuar te flase si rrugaç, por per hir te elektoratit tend, per respekt ndaj votuesve te tu, thirrje te tilla hiqen nga qarkullimi.

Por kam frike se nje menyre e tille shkon bashke me nivelin e klases politike, e deri-diku dhe te zakoneve te dites. Me nje fjale, ndoshta thirrje te tilla pelqehen tek nje kategori, dhe tek nje kategori tjeter kalohen ne heshtje nen pretekstin e personazhit Berishe. OK, le te bejne si te duan, fundja ata jane votuesit, ata e dine ç'duan.

 

 Jul, 

sa here e kemi thone, mazokizmi eshte fetish tejet i perhap ne Shqiperi.

A e ke ven re se sa here kujtohen rrenjet dhe identiteti real i dashurise se tyre te vetme, ata nuk pergjigjen. Nuk dine si! Ikin dhe nuk postojne me!!

 

Unë besoj se nëpër dhëmbë edhe ia thonë... "po mos fol kaq shumë e kaq broçkulla o dreq se spo dimë ça të përgjigjemi poshtë e përpjetë".

Këtij frustrimi, vetëm ngazëllimi i fitorjes arrin t'i bëhet ilaç. Duke parë nivelin e ktyne, unë ndonjëherë uroj të fitjojë prapë... ndryshe ka për të pëllcit dhuna në familje, krimi i organizuar, bandat, aksidentet automobilistike etj. 

 Ja një përshëndetje për të gjithë ata.

Njerez,

Mos humbisni spektaklin one-man-show te Berishes tek Klani, tani!

Eshte i papare!

Gossip, thashetheme, gallate... me tonelata.

Kur te dali nga politika, duhet te merret patjeter me televizion.

Eshte nje show-man i vertete.

Cfare hipokrizie .Keta sikur jetojne ne nje planet tjeter dhe shqiptaret ne planet tjeter.

Olsib apo ndonje tjeter, a ka mundesi te na vini linkun ku mund te shihet intervista? 

Bubi,  rrofsh per listen e premtimeve te 2005 smiley

Tek vetrinat.com tani, por eshte nga fundi ose tek siti i Klanit neser.

Shprehje te tilla falen nen kontekstin e  nje mitingu elektoral. Nqs Sala do te ishte shprehur ne kete menyre ne nje format tjeter, televiziv apo te shkruar, atehere Sala do te bente mire te kishte prova perpara se te hidhte akuza te tilla.

Paske humb spektaklin tek Klani ti.

Berisha nuk ka nevoje per prova.

Mund te me sqaroje ndonje mua ketu :

Perse keto kartat nuk filluan te shperndahen qysh ne vitin 2008 ??? 

Tani qe flasim, gjithe shqiptaret do kishin karta dhe opozita s'mund ti prishte zgjedhjet , sic e ka planifikuar.

Atehere i vetmi problem do ishte:

PSE EDI RAMA NUK ESHTE NE LISTA ?

 

Pse Sala nuk ben dicka ndryshe ne fushaten elektorale, fotot nudo te Edit i ka, t'i bej dhe nje vetes dhe keshtu populli me se fundi do ta kuptoje se nga kush ka per ta honger me shume.

 

..kenga "Cohu" e fushates se tij zgjedhore eshte nje kenge e marre nga internacionalja socialiste apo nga cetniket serbe. (Berisha)

Temken o,si e gjeti ?! 

.... e megjitheate,( "veshIN e muzikes"&nbspsmiley,duket se nuk eshte i sakte kur thote,..nga internacionalja socialiste apo nga cetniket serbe!!! Dihet qe cetniket jane "te djathte" dhe kane qene kunder "internacionales socialiste" cetniket kane qene "nacionaliste"...mirpo te dali ku te dali, Kenga ngjane, o me internacionalen, o me Cetniket!!!!!!!!!!! ..e rendesishme eshte te futet nje Spec djeges,nje fjale Serbe,dhe kaq.,qellimi eshte qe Edi Rama te behet patjeter,nje Serb!,..qe te urrehet si nje armik!!

Eh mer,e shikoni c`djallezi eshte,c`fare argumenti gjen,nje politikan i "Pjekur",per te bere njerez per vete?!!!!

Kenga "Cohu" eshte muzike Serbe!!!!,Edi eshte Serb!!!!,kjo eshte ideja e Sali Berishes!

Vete Serbi do ta kishte zili nje djallezi te tille!  

Tashi te rrime shtrember e te flasim drejte: ajo kenge nuk ka motive shqiptare. As serbe nuk do thoja por otomane.

Une them se i ka nga Madagask*ari...

Ksaj i thone "futja p...ës,  gri sallate,  sa te iki dhe kjo nate".

C'jane keto bud. qe diskutoni...

Hedh nje budalla nje gur ne lume, mblidhen 100 te mençur dhe s'e nxjerrin dot...

 smileysmiley smiley .....dhe keshtu populli me se fundi do ta kuptoje se nga kush ka per ta honger me shume.... Po te mos ishin keto prurje nuk kishim si te kendonim kenge me keto vergje... smileysmiley smiley Nuk eshte dhe shume budallallek te merresh me budallalleqet e te MARRIT , qe merr vesh edhe nga muzika smiley po me qejf eshte krijimtaria e shpures qe frymezon per kete humor me argumentet e zedhenesve smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).