Berisha inaguron te dyten here rrugen Durres-Kuke

TIRANE Kryeministri Berisha e cilësoi si një ditë historike, inagurimin e autostradës Durrës- Kukës- Morinë. Ai e quajti autostradën si korridori i miqësisë dhe i bashkëpunimit.

 

“Sot inaguroj korridorin e kombit. Inaguroj autostradën Rrëshen Kalimash e cila, përbën veprën më të madhe pas anetaresimit të Shqipërisë në NATO dhe pavarësisë së Kosovës për mbarë kombin shqiptar”- tha kryeministri Berisha në fjalën e tij në podiumin e ngritur në hyrje të një mbikalimi të autostradës. Ai i shprehu mirënjohje të thellë homologut turk, Rexhep Taip Erdogan për pranimin e ftesës e cila është shenjë e solidaritetit dhe miqësisë mes dy vendeve.

Dy kryeministrat mbërritën në ceremoninë e inaugurimit rreth orës 13.00.

Tuneli- tha Berisha- do të shndërrohet në faktor të madh të bashkëpunimit dhe integrimit rajonal. “Qytetarë të Kosovës ju sot merrni një shpërblim të madh për luftrat tuaja për liri dhe dinjitet kombëtar. Korridoi i kombit është dëshmia e madhe e madhështisë së lirisë e ndërtuar këtu në terrenin ndofta më të vështirë të planetit nga njëri prej kombeve që prej 15 vitesh renditej ndër më të varfrit në botë.”

Kryeministri turk Erdogan nga ana e tij tha se autostrada është një kryevepër, një nismë e madhe insfrastrukturore e ndërtuar nga një firmë turke, Bechtel Enka.

“Kjo rrugë është e rëndësishme dhe kryevepër shumë e madhe. “Jemi krenarë që është realizuar një vepër e tillë në një terren të tillë malore në Shqipërinë tonë mike e alate”- tha Erdogan gjatë fjalës së tij përshëndetëse.
Kryeministri turk u shpreh i bindur se parteriteti mes dy vende do të vazhdonte dhe do të forcohej më shumë ndërsa ftonte investitorët turq të hapnin biznese ne Shqipëri.
“Ne jemi të gatshëm te bëjmë cdo gjë për dhe të ndihmojmë për mirëqënien dhe stabilitetin e Shqipërisë dhe të Kosovës” -shtoi Erdogan

Mungon Thaci
Kryeministri kosovar Hashim Thaci mungon në ceremoninë e përurimit të një njërit krah të autostradës Durrës-Kukës-Morinë e cila po zhvillohet këto momente në hyrje të mbikalimit të parë të kësaj autostrade.

Zyra e medias pranë Kryeminsitrit shqiptar Sali Berisha bën të ditur se shkak i mungesës së Hashim Thacit është axhenda e tij, për të cilën kishte planifikur një udhëtim në SHBA. Por në agjendën e publikuar online në faqen zyrtare të kryeministrisë kosovare nuk është shënuar as ceremonia e autostradës Durrës- Kukës- Morinë dhe as vizita në SHBA.

Punimet për këtë autostradë nisën mbi dy vjet më parë. Për segmentin Rrëshen- Kalimash, një ndër më të vështirët e autostradës Durrës-Kukës-Morinë, ku përfshihet dhe tuneli Thirrë-Kalimash, i ndërtuar në një terren shkëmbor, punoi firma amerikano-turke Bechtel-Enka.

Durrës-Kukës Morin do të shkurtojë me 65 kilometra distancën Shqipëri-Kosovë. Nga 330 që ishte distanca Tiranë-Prishtinë, me përfundimin e kësaj rruge ajo do të jetë 265 kilometra dhe më së shumti atë e shkurton tuneli Thirrë- Kalimash, më i madhi në Ballkan. Përgjatë autostradës Durrës- Kukës- Morinë janë ndërtuar 29 ura, më e larta e të cilave është 80 metra.

(s.g/BalkanWeb)

28 Komente

Artilulli ne fjale permban disa pasaktesi qe ne titullin e tij. Keshtu psh, sot u inagurua vetem nje segment i rruges Durres - Kukes dhe pikerisht segmenti Rreshen - Kalimash dhe vetem njeri krah i rruges. Krahu tjeter i ketij segmenti do te inagurohet kur te perfundoj tyneli i dyte qe eshte paralel me te parin. Ndersa komplet rruga Durres - Morine sipas projetit te ndertimit mendohet te perfundoje nga vera e vitit 2011. Sic edhe shikohet do ti takoje Edit te prese shiritin e inagurimit te vertete te kesaj rruge. 

Ne ate krah fli se Edi do ta inaguroje!

Ndoshta Edi do te inaguroje ndonje WC apo ndonje pallat te ri ne Tirane se per rruget kombetare nuk ja pret truri atij.

Dale-Dale sa here do inagurohet ajo rruge..... kemi zgjedhjet vendore pas ca kohesh.... do shkojne prap aty te presin ndonje mandile tjeter smiley

Me duket se ja kane gjetur tamam emrin "Sal Doregershera" ca tipa ne fejsbuk. smiley

Sales i kan ven nje shirit tek dera e banjes..sa here qe vete, e inaguron.

hahahahaahahahhahahahahahahaahahahahahahahah

Fakti qe ka ardhur Erdogan me disa ministra te tij eshte kuptimplote (. Fitorja eshte e qarte. Rruga le te inagurohet edhe 100 here dhe prape nuk ka te lare kjo veper madhore. Une isha sot andej dhe po ju them qe ishte nje det me njerez dhe me makina. As nuk keni minimumin e idese cfare vepre madheshtore qe eshte. Eshte dicka qe as per 100 vjet nuk do ta shihnit por ja qe patem fatin qe "Sale Dorgershera" sic e quani ju e mori persiper dhe e mbaroi kete rruge. Me vjen mire qe idealizmi im per ecjen e ketij vendi perpara po plotesohet. Hiqini syzet e militantizmit dhe gezohuni qe po ben perpara me ne fund mbas 20 vjetesh ky vend.

Pse eshte kuptimplote fakti qe Erdogani me disa ministra ishin aty?

RRuga eshte vertete nje veper madhore,dhe jam dakort qe eshte nje veper qe nuk ka cmim,jo 1,as 10,por 100 miliarde dollare te kushtoje aq ma ndjen,eshte e domosdoshme per unitetin kombetar.

Por ama

Sikur dikush ta kete shfrytezuar ndertimin e  kesaj rruge qofte per nje qindarke te vetme,meriton hekurat,kushdo qofte.Shpresoj te mos jete keshtu,por ta leme drejtesin ta zgjidh,nuk eshte detyre opinioni,por gjykimi profesional institucional.

PS.Ai flamuri turk afer flamurit Shqipetar prane kryeministrit te Shqiperise eshte i turpshem,por ky eshte mendim imi personal,aq me teper nga nje kryeminister malesor,ne nje segment te quajtur Rreshen-Kalimash,kur heren e fundit qe valevitej ai flamur ne ato vise,per vite te tera mbas tij as bari nuk mbinte.

Mos ki merak se eshte i/e entuziazmuar nga eksperienca e rruges macosx (dhe ka te drejte) e rrjedhimisht nuk kupton qe nuk eshte aspak kuptim-plote qe presidenti i Turqise, qe te vetmen lidhje qe ka me rrugen eshte se konsorciumi Bechtel-Elenka perbehet pikerisht edhe nga Elenka, qe eshte nje firme ndertimi turke - te cilen nuk na e kane bere falas, por e kemi paguar qindarke per qindarke - te marre pjese ne inaugurimin e pjesshem me qellime ekskluzivisht elektorale e te pershpejtuar (ne dem te cilesise se rruges natyrisht) te kesaj vepre.

Zoti Erdogan, nuk eshte as me shume e as me pak, vecse nje pjese e dekorit elektoral - e nje dekori jo te fisem.

Jo i fisem, sepse perdor ne ekstremin e mundshem nje veper te tille me interes kombetar - qe cuditerisht perfundon pjeserisht vetem 2 dite para zgjedhjeve - per perfitime ekskluzivisht elektorale te Zotit Berisha.

Dhe i kerkon jo-i fismi Berisha, Rames se pse nuk vizitoi kete rruge. Po c'ta vizitoje... kur e ka mare te gjithen per vete Berisha i cili edhe pse eshte nje faktor politik i rendesishem ne ndertimin e saj, nuk eshte fatmiresisht i vetmi faktor decisiv.

Rruga Rreshen-Kalimash eshte endrra e shqiptareve. E si gjithmone ne shqiptareve, na duhet te bejme kompromise midis vlerave meskine te kesaj klases sone te vogel e fshatareske dhe nevojes tone jetesore per pak zhvillim.

macosx, ke bere ndonje foto?

Olso, nuk ka pse te t'fali njeri qindarka. Fakti qe aty punuan edhe turq e justifikon pranine e Eradoganit.

Harron nji gje qe, Rama jot i dha 'celesin e Tiranes' ktij sot. Nuk e di me c'motivacion po per mu motivacioni i vetem ishte: "qe begenisi me u taku me mu (Ramen)". Sic e shef, nuk jane aq te ndryshem Sala me Ramen

 

Nga njera ane kryeministri kosovar nuk erdhi. Nga ana tjeter, Erdogani takon Ramen. Ne kete pike, me duket interesante teoria e Koth-it.

Fakti qe punan turq e justifikon pranine e Erdoganit?! Pse?! Mbase jam une qe nuk marre vesh nga protokollet, por sinqerisht shoh vetem nje arsye pse Erdogani duhet te vinte ne Shqiperi (ashtu si edhe greku jave me pare)... zgjedhjet.

...Te duket me sa me shume "miq", sic preferon te thote Sala me nje fjale. Marketing politik.

Nuk eshte i imi Rama. Se sa i ngjashem do te jete me Salen, kete do ta shohim, kur te kete te njejtin post, nese fiton.

Legjende u be edhe ky....per pak po ja merr dhe Chuck Norris...pas disa vitesh kur te dali Saliu ne pension do degjojme se ai eshte aq i forte dhe cool sa....:

 - Nese ti ke 5 $ dhe Sala ka 5 $ ai prape ka me shume para se ty!!!

 - Sala mund te teshtije me sy hapur....ose ose....

- Sala mund te vrase dy gure me nje zog...aq i forte eshte!

-Kur Sala bie ne lum/det ai nuk behet me uje...uji behet me "Sale"

- Ne bote ka vetem 2 lloj njerezish, njerez koti dhe Sali Berisha!

- Sala e shkaterroi tabelen periodike sepse ai njeh vetem nje element...elementin e SURPRIZES!

- Ne jetojme ne nje univers qe eshte vazhdimisht ne zgjerim...arsyeja: Perpiqet t'i largohet Sales!

Sic thashe me siper eshte duke u kthyer ne legjende qe do kalohet goje me goje brez pas brezi!

The End

-----------------------------------

P.S. Ne fund fare Sala i vret te gjithe dhe ngelet vete ne krye! Me falni qe ua prisha filmin atyre qe se kane pare!

 

 

Filan, te forta keto smiley Por, mos i thuaj shume here se keta macoket qe vertiten ketu i perserisin nga 10 here me vete dhe i besojne pastaj... smiley

Kisha edhe me shume kshu "faktesh" per Saliun. Ky muhabet tashti u be si atehere kur ishim te vegjel dhe mburreshim me baballaret tane. "Babi im eshte aq i forte, sa...". Dhe me Salen kshu ka per t'u bere si psh kjo..." Sala nuk pret t'i vij gjumi, ai shkon e gjen vete" aq i forte eshte!

Ore ky Sala mos eshte gje ai tipi qe ka numeruar dy here ne infinit?

Jo jo....ky eshte ai tipi qe MUND te pjesetoje me zero! Gjithashtu eshte i njejti person te cilin Gogoli e kerkon ne dollap para se te fleje gjume!

"Ne zviceranët" disa ditë më parë (saktësisht më 15 qershor) celëm tunelin më të gjatë në botë për hekurudhat dhe nuk bëmë kaq zhurmë që bën qeveriu dhe ju shqiptarët.

"Ne zviceranët" nuk i presim 125 herë shiritat për të njëjtën tunelo-rrugë, nuk bërtasim si ju, nuk shajmë dhe ofendojmë njeri, nuk përdorim lekët (më falni frangat) e taksapaguesve për propagandë elektorale.

"Ne zviceranët" dhe televizioni "ynë" publik SF1, pra i parlamentit "tonë", dhe jo i partive politike si i keni ju shqiptarët (që shikon cdo ditë të njëjtën fytyrë që nga mëngjesi deri në mesnatë thua se është zoti vet&eumlsmiley me thjeshtësinë dhe pragmatizmin që na karakterizon transmetuam drejpërdrejt këtë ngjarje të madhe jo vetëm zvicerane por europiane.

"Ne zviceranëve" tuneli, që quhet Alptransit dhe që u ndërtua nga firma Strabag, na kushtoi 50 miliardë EURO. Ai theu rekordin botëror për tunelet hekurudhorë në botë. Në përurimin e tij erdhi ministri i "ynë" transporteve preu shiritin mbajti një fjalim 5 minuta të gjatë piu një gotë shampanjë, hëngri një drekë të mirë (së bashku me të gjithë pjesëmarrësit) dhe iku në punë të vet.

"Ne zviceranët" jemi të varfër dhe duhet të punojmë. Ne nuk kemi shumë kohë si ju në Shqipëri që harxhoni miliona e miliona EURO vetëm për gënjeshtra, auto-gënjeshtra e bla bla që nga mëngjesi deri në mesnatë.  

"Ne zviceranët" edhe zgjedhjet i bëjmë në mënyrë elektronike, sepse kursejmë, letër, ngjyrë, anëtarë komisioni, roje komisioni, vëzhgues komisioni, bla bla komisioni (se nuk më kujtohen të gjithë komisionet dhe komisionerët) dhe më e  bukura janë zgjedhjet më transparente në botë. Në mesditë dalin rezultatet e para dhe në orën 14 rezultatet përfundimtare (e ndajmë shpejt shapin nga sheqeri sepse jemi të varfër duhet të punojm&eumlsmiley

"Ne zviceranët" jemi kampionë bote edhe për organizimin e referendumeve. Nuk të pëlqen një ligj mblidh 20 mijë nënshkrime dhe hop referendum (nuk kemi kohë, jemi të varfër dhe duhet të punojm&eumlsmiley.

peshkaqeni, koment i shkelqyer!

Kush ka udhetu ne I-95 ne afersi te Washingtonit, ka nje segment aty ku ka vetem ndertime madheshtore rrugesh dhe urash. Nqse do benin paria e amerikes avazin albanez, s'duhet te kishin pune tjeter. Ne jemi rhapsodik edhe ne gjumin e vapes!

Em, ngjoje i here ket se mase si osht veni bohet dhe kuveni

Më falni tuneli "ynë" nuk është 6 km si tuneli i ju shqiptarëve, por 57 km. Faleminderit!

 Oh te varferit ju zviceranet. Pastaj, mos u merzit me ne shqiptaret, se po s'beme pak si afrikanet, s'quhet pune. 

Se ca degjova nje te re une: Ministri Bode do tredhi macin dhe Sala ka shkuar te presi shiritin e perurimit...... smiley

tani do perurohet cdo segment nga njera ane dhe me pas do perurohet perseri nga ana tjeter e rruges...

Thone se ky inagurim eshte sa per sy e faqe,..."inagurim simbolik" me rastin e zgjedhjeve,....

Rruga nuk eshte e perfunduar,nuk jane dhene "celsat ne dore"!

Ky inagurimi i dyte eshte nje budallallek i madh,shume i madh, qe shume shpejte do ta diskretitoje ate...

Shiko mos genjeni kot per hir te genjeshtres...apo se doni me be propagande politike ne minutat e fundit para deshtimit kolosal tuaj smiley

Heren e pare u inagurua tyneli...tani inaguret hapja per trafik te nje segmenti te rruges.

Jo vetem qe kjo praktike eshte NORMALE kudo ne bote...por edhe Mbreteresha e Anglise dhe Presidenti i Frances qenkan kushurinj te pare me Sali Birishen...pasi dhe ata inaguruan segmente te ndryshme te rrugve dhe tyneleve lidhse...te pakten nja 3 here smiley

Po ju doni me be propagande. S'ka problem. Shkruni artikuj...rruga vazhdon.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).