Ballirët e demokracisë

Në nji vend që mbasi njohu diktaturën e nji tiranie - njohu edhe tiraninë e korrupsionit dhe të shtetkalbjes, e cila gjeti kampionët e vet në nji despot të vetëkënaqun si Berisha dhe në nji vagabond të mirëfilltë si Nanoja, nuk mund të mungonin individë si Fari Balliri. Nanoja përfaqsonte përbuzjen që nji vagabond ordiner mund t’i bajë shtetit dhe institucioneve demokratike; Berisha përfaqson tjetërsimin e shtetit demokratik në nji organizatë tribale, gjysmë feudale dhe gjysmë private.

Por nuk besoj se në këto vite të ketë pasë persona që ta kenë denigrue ma shumë Berishën sesa Fariri ose siç e njohin katundarët e Dumresë: miku i Lalë Hekrit - i cili sa herë duket andej u kujton Lalën që shkoi zemërngopun, mbasi e pa birin e vet në shpirt në majat e demokracisë berishiane.

Fariri i Lalë Hekrit, quhet kështu në kujtim të shëtitjeve të tija dhe “miqsisë” proverbiale që e lidhnin me ish-ministrin e Sigurimit, Hekuran Isain, pranë të cilit raportonte rregullisht si nji “Ushtar” i bindun dhe i devotshëm i Sigurimit.
Qe pra, kryeministri aktual i Shqipnisë mbrohet prej njerzish që në nji shoqni normale nuk mund të mbronin kurrë as vetveten e jo ma kreun e qeverisë.
Që nji shoqni politike dekadente të ketë në mes të sajin kodosha dhe hajdutë, kriminela dhe banditë të të gjitha përmasave, kjo ndodh shpesh edhe pse asht e papranueshme, por që ata që janë betue disa heresh mbi Kushtetutë (edhe pse po aq herë e kanë thye betimin), të shërbehen prej instrumentesh të nivelit të ballirëve - kjo vijon me qenë skandaloze edhe në nji shoqni politike dekadente si kjo e jona.

Ata që i ban miq plaçka e grabitun prej shtetit shqiptar, i ban anmiq vetëm plaçka e grabitun. Tek ata vesi ec krahpërkrah me paturpsinë, korrupsioni me korruptuesit, mnera me vnerin që i ka zanë fytin kombit shqiptar.
Sot në botë vetëm Nursulltan Nazarbajevi, Llukashenkoja dhe Robert Mugabe përdorin njerëz të nivelit të ballirëve.

Kush asht ky Fari Balliri? Mundena me thanë se shpifja asht pasioni i tij, mbasi po t’i interesonte e vërteta do të ulte kryet e do t’ikte me bisht ndër shalë. Ai ban pjesë ndër ata shkarpaxhi, bozaxhi e paçaxhi stramastikë dhe të pamoralshëm që pseudo-demokracia shqiptare mori hua prej redaksisë së “Zërit të Popullit”, prej KQ të PPSH dhe prej Sigurimit. Ishte alkimia e yzyrhaneve që kontrollonte Ramiz Alja që bani mrekullinë e shndrrimit të nji pinuci qafëshkurtë në nji model të shtypit demokratik.

Vetë pamja e tij të kujton atë frazën e famshëm që thohet se ka shqiptue Napoleon Bonaparti kur ka pa Talleyrand-in (njiherë shërbtor i Luigjit XVI, mandej i Revolucionit, mandej i vetë Bonapartit, mandej i Luigjit XVIII): “C’est de la merde dans un bas de soie”.

Ballirët e demokracisë kanë nji talent fshatar dhe sy urithësh të babëzitun, kanë qafë harkoçit dhe shikimin prej fajtorit që shpërthen prej nënvetdijes së randueme me mëkate të vjetra e të reja. Kur i njeh prej afër e sheh se Farirët e kanë shpirtin si nji lëkurë iriqit dhe fytyra-zhallogë nuk u skuqet për asnji arsye.
Përshtypja që të lanë asht ajo e karrocës së dikurshme të fekaleve, që mbasi mblidhte landën e vet shkruente mbas vetes në tokë historinë e vetme që dinte me shkrue, tue e firmosë po me të njejtin material arkivor.

Ne, që na vjen ndot me mbytë çimka - ndjejmë neveri prej qenjeve të këtilla, të cilat të shoqnueme prej ndonji kojrrile të shpërvjelun, ndonji pitigone apo ndonji kryeshtame tjetër sjellin kudo erën e mallit të pistë që mbartin mbrenda vedit.
Kur sheh nji injorant me nji shkollë ruzhdije a me nji kurs partije, që nuk flet asnji fjalë në asnji gjuhë tjetër posë zhargonit të vet - thue se si mundet ky krymbalesh, që ende s’ka shëndoshë pelivromin e kohës kur ishte vorbaxhi, me qenë krahu i djathtë i kryeministrit të Shqipnisë!

E bija deri para pak ditësh zotnonte miliona në aksionet e nji farë Delijorgji, tjetër monstër me emën gjysëm turk e gjysmë grek, që me ndihmën e ish ministrit të Mbrojtjes (për ironi të fatit mbas Gërdecit ky cilsor tingllon shumë makabër) çoi në botën tjetër nja dy duzina shqiptarësh të pafajshëm.
E si mund të ishte ba pjestare në biznes ajo - me nji fytyrë të topitun, që edhe elementin femnor e mbart vetëm si tipar atavik - në nji shoqni që vepronte kundër shtetit dhe institucioneve demokratike?

Vetëm nji prind me sytë si peshk i ziem prej etjes për pare mund të ekspozonte bijën e vet në nji affaire aq të ndytë që mund t’i sigurojë kurdoherë disa kohë pushime me pare të shtetit në ndonji institut të posaçëm sigurie!
Por aventurat e këtij individi nisin si konsull shqiptar në Maqedoni në vitet ’90, atëherë kur SHIK e çoi me marrë kontakte me do figura të sapombërrijtuna prej Sirie, por ai si gjithnji i pangopun, u dha mbas kontrabandës me makinën e konsullatës, dhe la mbas dore detyrën. Mendoni nji konsull të Republikës që ne ecejaket e tija kalon pa doganë vistra me banane e vargje me salam viçit, terhan hallvasi dhe shishe rakije! Tue qenë se kryetari i atëhershëm i SHIK e hoqi, ai u ankue se ishte shkarkue për aktivitetin e tij patriotik mes shqiptarëve të Maqedonisë.

Balliri ka korruptue kë ka mujtë, madje edhe vetveten, e s’mund t’i them bandit pse fyej Robin Hood-in, s’mund t’i them zagar pse fyej at’ kafshën fisnike që prej mijëra vjetësh mbledh prenë dhe (pa e hangër gjysmën vet&eumlsmiley ia sjell të zotit, s’mund t’i them nji hiç pse shpenzoj tri shkronja të çmueshme të alfabetit, gja që ai s’e meriton.

Me paret e kujt mendoni se han e pin e flen ky individ në hotel Ritz të Parisit apo në Sacher të Vjenës? Ky ish gazetar i asaj gazetës që dikur shiste 3 lekë rrena të dhunshme, ky bushiq i sojit të Talleyrand-it - i ushqyem me veleitete letrare - që i përkthen librat e tij me pare të veta, i boton me pare të veta dhe në fund i blen vetë dhe mshehtas i shet për letër!

Në hotel “Ritz” ai paguen ka 7-8 mijë euro në natë për vete dhe për shpurën e vet me paret e shqiptarëve, me ato që merr prej gjobave të biznesmenëve, me ato që merr si sekserë prej licencave të fabrikave të çimentos, me ato që merr prej taksapaguesve, me ato që merr prej bizneseve të pista me serbët e Bosnjës, të cilët e sajdisën qysh në verën e vitit 2006 tue e pritë në ish-bunkerin e Titos afër Sarajevës, i paguen me paret e përgjakuna që ka marrë prej Gërdecit dhe prej bizneseve tjera ...

Lajmet e shpifjet e stilit komunist, lalë-hekurist - zanë fill qysh se ishte gazetar i së përditshmes “Zëri i Popullit” - e cila, qysh se ka ikë ai, s’ka ba ma hajr.
Un, për shembull, tashti sapo u bana agjent grek, rus, iranian, serb, sapo u bana komunist, terrorist, anarkist, raskolnik, fashist... pse i tillë bahesh sapo të denoncosh publikisht flligshtinë e sistemit të sotëm politik, i cili në disa aspekte e ka kthye Shqipninë tek terri institucional i shumë dekadave ma parë.

Edhe sot 99% të lajmeve të së përditshmes së tij vijojnë me qenë rrena që damtojnë demokracinë e vërtetë (mirë që s’punon në Bankën Kombtare se do ta kishte mbushë tregun vetëm me kartmonedha falso). Ma të shumtën e ditëve në at gazetë do të gjejsh të vërtetë vetëm datën. Shpifjet që trumpeton pa pushue ai mund t’ua kumtonte personalisht çdo ditë nadje 100 lexuesve të vet, por jo, duhet nxjerrë gazeta, pse asht nji mënyrë me shpenzue paret e grabituna dhe me rrahë gjoksin para atij burrit.

Por, damin ma të madh personat si Fariri, ua bajnë atyne për të cilët flasin mirë, në këtë sens ia ka ba shumëkujt - që s’ka mujtë me e ndalë në kohë, por vijon me ia ba me përkushtim sot Sali Berishës, pse ky vetë ia kërkon në vend që me e ndalë.

Andrra e tij e madhe, si njeri me vokacion hafijet, ishte me u ba kryetar i SHIK, pra me imitue karrierën e Lalës së vet, por serioziteti i dy presidentave të fundit të Republikës ia preu rrugën.

Thonë se Fariri ynë don me e mbyllë karrierën tue shkrue nji biografi të shefit të tij, thonë se do të donte me iu paralizue gjuha tue lëpi po ato këpucë.
Nji tjetër specialitet i tij janë patronazhet. Ai zotohet prej vitesh para shefit, se mban afër ketë apo atë intelektual, se nuk i lejon me u ba të “rrezikshëm”, dikund me nji premtim për nji shtëpi, dikund me nji makinë të përdorun, dikund me nji vend pune...

Kam kuptue se kjo demokraci asht e pashpresë kur kam pa sesa afër kryeministrit qëndrojnë individ si ky i masipërmi, kur kam marrë vesht se si përnatë vetë kryeministri i telefonon këtij bakali të dy regjimeve për me hetue ndonji komplot apo me marrë informacionet e ditës.

Balliri sot ka shumë anmiq dhe s’e din se prej kah mund t’i vijnë në çdo çast.
Ai ankohet se Topalli nuk e honeps, se Polloja s’e ka xhan, se Bodoja asht i pabesë, se Besniku asht intrigant e njeri i Nexhmijes, se Ruli asht nji mashtrues komunist...se e bija e atij të madhit ia shpërfill vajzën...

Ky individ anti-shtet guxon me fye dhe me sulmue publikisht me fjalor rrugaçash kryeprokuroren Ina Rama dhe institucionin që ajo drejton e madje edhe Presidentin e Republikës shqiptare z. Bamir Topi, dhe e ban ketë gja vetëm për me mbrojtë aferat e pista të sistemit.

Kujt kujton se i shtin frikën me shpifjet e tija ky individ, që duhet të ishte ndër të parët që duhet të kishte frikë ligjin, mbasi për opinionin publik nuk e çan kryet!
Sot Fariri asht nji kartë e djegun dhe nji peshë e vdekun që në rastin ma të parë, si fitoi si humbi PD, do të hidhet prej barkës dhe do t’i dorzohet drejtësisë së bashku me asetet përkatëse për me mbulue gjynahe tjera ma të mëdhaja. Flitet se asht në kërkim të nji strofulle në Siri për me kalue pleqninë, mbasi ai shtet s’ka marrveshje ekstradimi me asnji vend të botës.

Por le të thonë çka të duen, ai përfaqson dështimin e nji modeli politik që asht post-komunist vetëm kronologjikisht, por vijon gjithnji me njerëz me ngjyrim dhe me mendësi komuniste e sigurimase.

Ketë e ka tregue edhe forca qendërikëse e virtytit politik të së djathtës shqiptare: ikja e E. Selamit, zbuemja e Nush Radovanit dhe Ernest Përdodës, largimi i Aleksandër Meksit dhe i avokat Ngjelës, mënjanimi i turpshëm i Pjetër Arbnorit e i shumë të tjerëve që heret a vonë treguen karakter.
Kjo forcë centrifugale asht ekuilibrue prej thithjes së parvenu-ve dhe horave të të gjitha madhësive.

E vetmja gja e mirë që ka Fariri asht se mbasi ta kesh njohtë, të gjithë zuzarët që do të takojsh mbrapa do të duken zotni të nderuem e gentlemen-ë të vërtetë.

Nji tip si ai edhe po të ishte ba i pasun në mënyrë të ligjshme do të duhej t’i vinte turp që ka vu gjithë atë pasuni pa pasë asnji talent. Por hyneret e tija nuk mbarojnë me kaq, ka ma e ma për me thanë e nji artikull i vetëm sigurisht që nuk mjafton...

Në këto vite shumë kush mund ta kishte shtypë metaforikisht ketë çimkë infektuese - të dalun prej sirtareve të Lalë Hekrit, por ndoshta fati ka dashtë që ai ta damtonte deri në fund padronin e vet për me shijue nji ditë, kur të rivendoset legaliteti, frytet e idhta të të gjitha poshtërsinave që ka ba.
Tue pritë që drejtësia t’i marrin në dorzim të gjithë farirët e botës, po ia dorzojmë përbuzjes sonë e të mijra e mijra shqiptarëve të ndershëm të cilëve u rrënqethet shtati prej monstrave si Fariri i Lalë Hekrit i cili asht turpi i demokracisë.

 

67 Komente

Cfare qeniesh mban kjo toke.

Ky lloj frymori nuk eshte per tu urryer. Ate e ka urryer perendia dhe e ka shnderruar ne zvarranik tinzar, te pabese dhe te flliqur deri ne palce

Kjo qenie dhe gjithe soj e sorollopi i tij i peshtirosur meriton perbuzje.

ata shkarpaxhi, bozaxhi e paçaxhi stramastikë dhe të pamoralshëm që pseudo-demokracia shqiptare mori hua prej redaksisë së “Zërit të Popullit”, prej KQ të PPSH dhe prej Sigurimit.

kanë nji talent fshatar dhe sy urithësh të babëzitun, kanë qafë harkoçit dhe shikimin prej fajtorit që shpërthen prej nënvetdijes së randueme me mëkate të vjetra e të reja. Kur i njeh prej afër e sheh se Farirët e kanë shpirtin si nji lëkurë iriqit dhe fytyra-zhallogë nuk u skuqet për asnji arsye. Përshtypja që të lanë asht ajo e karrocës së dikurshme të fekaleve, që mbasi mblidhte landën e vet shkruente mbas vetes në tokë historinë e vetme që dinte me shkrue, tue e firmosë po me të njejtin material arkivor.

 

Ja pra ky eshte 'katurnalliku per te cilin foli Emoja te tema "Pertej te majtes e te djathtes". Dhe surreter te tille vertet jane  prej 'pertej'.

'Pertej' se pertejmes! Sa keq qe ne shkolle tetevjecare na kane mesuar te bejme hartime me ndjenja se disa nuk kane per te mesuar kurre te bejne ne ese. Kete do e vuajme me breza te tere....

WOW!!!

Ndreca, you got some guts when you pick up the pen and write, man!!!

O zoterij, jeni te mrekullueshem, kush e ven ne dyshim,

HAPNI DOSJET.

Pse vazhdojme me te shara e me te vrara, HAPNI DOSJET.

TE HAPIM DOSJET E TE MBYLLIM HALET.

Fariu eshte nje realitet ashtu si Mixha ..ashtu si dhe vete Ndreca dhe ne qe marim pjease me te shtypme tastierat . Une kam pas fatin ta NJOH dhe ta kem ne shume episode prane ashtu si ndoshta jo shume te tjere..Them se s'ka asnje gje te vecante nga te tjeret qe formuan Partine Demokratike..biles ndoshta dicka me pak  smiley Per problemin e spiunit e ka pranuar duke e quajtur nje veper ne sherbim te interesave shqiptare !!!!

Nje llum po nje LLUM i kategorise qe ndoste edhe ambiente shoqerore te rendomta..... ju afrua asaj Partie ..... duke u bere sot SHPURA kryesore qe perc perc perc perc ..on idete e Mixhizmit. Fariu eshte njeri prej tyre . Ai merr rrogen ...fiton para . C'te keqe ka ketu ne se kryen nje veprim ( shpifjen)  per te cilin nuk mba kush pergjegjesi ne keto KOHE ???? Ne ate vend qe quhet SHQIPERI nuk ka me MORAL... Atje me nje servilizem te Rendomte ....me Lajka lidereve...me spiunlliqe dhe pak ...o sa pak Intrige mund te kapesh pa problem nje vend te nderuar ku mund te besh PARA! Ky eshte kodi i zgjedhjes ,  seleksionimit dhe emrimit te KUADROVE ! Ndigjoni vet te parin e tyre MIXHEN , deledashin JOZEFINE , lexoni shpuren ketu tek PPU per te kuptuar se cfare morali ka ...se cfare ushqimi shpirteror e intelektual perdor... nga cfare motivesh udhehiqet per te perfaqesuar nje mendim Demokratik dhe ne fund po ne fund FARE....KUPTOJUANI intrigen dhe etjen per pushtet kur flasin per sukseset e fitorjet e MIXHIZMIT. Ai vend eshte ne boshtin e humoristit F. Hasa akoma..... Mire 100 vjet mrapa bote por ...edhe 50 vjet ONASH. Dhe qe te shmangim sa me shpejt 50 vjet onash .... lereni rehat Fariun qe nuk ben asnje gje jashte Moralit dhe PD-isteve te kohes ! Nje artikull tip emocional qe s'te frymezon per asnje gje pervec shqiptarce... KATUNARIZMI mdoern kunder KATUNARIZMIT klasik .

lumidrin, te respektoj si nick qysh prej nje shkrimi brilant te hershem tendin, te cilin ti duhet ta mbash mend per cfare e kam fjalen.

Kam ca pyetje te drejtperdrejta per ty dhe du te me pergjigjesh po ashtu.

A nuk mendon qe gjithe c'ka ngjet ne periudhen 91-09 nuk eshte vecse nje zgjatim organik i 45-91? A vertet mendon se ka nje difference sinjifikante midis nje perkrahesi te PS me ate te PD-sene cdo plan, njerezor, intelektual etj? Vertet mendon qe ka difference ideologjike te spikatur midis ketyre dy grupimeve PD-PS ? Mendon qe 10 cilesite e komunistit jane aq te qenesishme sa te transferohen ne 10 cilesite e PD-istitapo te PS-istit? A nuk mendon qe politikes shqiptare i duhen ulur decibelet, butaforia, gersheret dhe shiritat  (te gjitha zgjatime nga koha e Enver Hoxhes, nuk pranoj diskutim ne kete gje, se e di vete!!!) dhe ne vend te ketyre te depertoje me teper politike jo populiste, me teper profesionalizem (te jesh i bindur qe pacavuret per muhabet klubesh qe boton CDO analist nga keta me emer qe lexojme edhe ketu eshte refleksion i kesaj politike te llafeve dhe populizmit).

Me respekt.

Une sot shkruajta dicka te ngjashme me kete te mesipermen,dhe moderatoret me kan vendosur limit postimesh.E habitshme,ne nejren ane e sjell nje shkrim ketu qe eshte akoma me terma me abuzive,por cenon fjalen e postuesve.

Nejse,secili ta gjykoje vete.Mua nuk me prish pune numri i postimeve sepse kam nje kohe te gjate qe e lexoj kete blog,por vetem se fundmi kam filluar te shkruaj dicka.

Shkrimi eshte i shkelqyer.Fakir Balliu s'eshte vecse nje krimb.Nje zuzar i demshem.

Farri Balliu vertet eshte bere qepaze,dhe normalisht ai qe ka cip ne faqe nuk duhet te dale me,por siduket qepazeja nuk i ben pershtypje dhe mandej,fillon "riciklimi per Fariun ,mikun e Lal Hekrit(Hekuran Isait)!   smiley

Ore Fahriu vihet lehte ne shenjester prej surratit prej tapiri qe ka[fizionomia eshte nje praktike e lashte qe te meson si te dallosh karakterin prej ftyres].. po ktyne bukuroshave/eve si t'ia morim anen?

po ktyne bukuroshave/eve si t'ia morim anen?

The gjo ti:

prej tapiri ....Po kalon ne vleresim qe cdokush do e kishte zili me shume se gamorit smiley

Cfare stili!

Rezaton drite!

Ardiani është enverist?

geg dhe geg-foles e geg-shkrues... me sa shoh

Lexo cfare ka shkruajtur ky njeri i ndritur:

La soggettività si presenta come tema centrale del pensiero di Kierkegaard. La soggettività esistente è l'unico modo per appropriarsi della verità, compito e cammino che non possono esseri considerati compiuti finché l'esistente è nel divenire. La tensione tra il finito e l'infinito porta a cogliere il valore eterno della soggettività e allo stesso tempo a comprendere la sua assenza come disperazione e povertà interiore. E l'incontro con Cristo che ri-crea la soggettività. Il punto fondamentale è: diventare soggettività esistenti. Ciò significa entrare nel circolo dell'amore assoluto, dove si arriva solo con il salto della fede, che nasce dall'incontro con il paradosso.

Me le pa fjale. E mrekullueshme.

Ndreca ka qene nga shkarravitesit e shpeshte (dhe sigurisht ka marre edhe honorare per shkrimet e tij) tek gazeta e Fahriut, tani u kujtua se qenka i keq dhe paska pasur shoqeri me Lal Hekrin?!

Ptuu, njeri i pacipe!

Po! Tani u kujtua. Apo tani e kuptoi.

Ku eshte problemi ketu?

Po keshtu vejne punet The speaker.Edhe Fazlliu ishte shgarravites i ZP merrte dhe rroge te mire tani sle fjale pa e sha.Mos te flas per ate te madhin fare pastaj.

Une po flas per kohen e demokracise se bekuar se po ta shikojme holle holle, Edi Rama karrieren e pare me vizatime dhe lustrime e ka pasur ne Revisten e Sigurimit te Shtetit dhe bustet e Enverit.

Po cfare i kishte punuar or burre i dheut, ilustrime te papara kishte bere per tregimet me diversante dhe heronjet e Sigurimit.

Ndersa Ndreca, ca ti thuash, thjesht i pabesueshem dhe propagandist ordiner. Deri para pak ditesh merrte parate e Fahriut sot gjoja po i bej analize negative...

Si thua Bahriu ne kohen e demokracise i erdhen trute ne vend dhe e kuptoi qe kishte bere gabim qe kishte punuar per ZP apo thjesht e shan sepse duhet share per te bere ndonje lek?

Sepse kam pershtypjen se nuk eshte i tille.

@Qafir - 1:30am: Shprehja m'duket se eshte "Cehre din beli".

Eni duhet t'a di tamom. 

E vetmja gja e mirë që ka Fariri asht se mbasi ta kesh njohtë, të gjithë zuzarët që do të takojsh mbrapa do të duken zotni të nderuem e gentlemen-ë të vërtetë.

 

Ja, ky eshte shembulli i nje ekonomizmi logjik, te kursen kohe e mendim, per te mos u marr me cdo lloj langoje te politikes shqiptare. Ndreca ne fakt ka arrite te pergjithsoje nje TIP mbi kete lloj individi. Si Balliri yne ketu, ka me dhjetra sot ne politike, nga te gjithe anet.

por,

mendoj se,

Ne Atdheun tone, duhet te krijohet tradita e akuzave ne rrugen juridike, sepse do i jepte fund dhunes verbale ose spekulimeve per te, do bente qe cdo akuze te merrej shume me seriozisht dhe njerezit nuk do e harronin 5 minuta me vone.

Ata që i ban miq plaçka e grabitun prej shtetit shqiptar, i ban anmiq vetëm plaçka e grabitun.

ka shume shprehje interesante. respekte autorit...

Unë në rrethana të rastësishme e kam takuar një herë këtë Faririn në Zvicër. Njeri më i pështirë, cinik dhe më arrogant nuk kam parë në jetën time.

Pfuuu far e keqe. Pis milet.

E bere vaksinen pasi e takove?

Mos me thuaj qe nuk bere vaksinen!!!

Emigrant.

 

- nuk mendon qe gjithe c'ka ngjet ne periudhen 91-09 nuk eshte vecse nje zgjatim organik i 45-91?

Shqiperia ka nderruar sistemin, e jo mentalitetin.

-A vertet mendon se ka nje difference sinjifikante midis nje perkrahesi te PS me ate te PD-sene cdo plan, njerezor, intelektual etj?

Persa i perket "intelektual" duhet te jete 50/ 50, po ka nje dallim sinjifikante, sepse per Pd-istet, Ps-istet jane kundershtare politik, ndersa per Ps-istet, Pd-istet jane armiq.

-Vertet mendon qe ka difference ideologjike te spikatur midis ketyre dy grupimeve PD-PS ?

Patjeter qe ka diferenc.

Pd-ja, ndertimin e Shqiperis se re shkeputur nga e kaluara.

Ps-ja, pushtetin mbi Shqiptaret, pa u shkeputur nga e kaluara.

-Mendon qe 10 cilesite e komunistit jane aq te qenesishme sa te transferohen ne 10 cilesite e PD-istitapo te PS-istit?

Premtoj se fjalen komunist e ke perdorur ti, ndryshe me akuzojne per komunist.

Te ndajme "komunizmin" e hershem ne dy kategori, pushtetaret, e punetoret.

E keqja eshte se vetit e komunistit punetor kane humbur, "thjeshtesia" "perkushtimi" " ideali" e kane marre nga cilesit e komunistit "pushtetar" , individi mbi te gjithe, qenia ne pushtet me te gjitha menyrat, korrupsioni, indiferenca per te dobetin, ngrefosja si gjeli ne pleh, mashtrimi, manipulimi, kundrshtari politik eshte armik.

-a mendon .............................................................................................?

Patjeter, thjeshtesia, qetesia, zera te bute, respekti per tjetrin, e verteta qe shihet, besimi ne te miren, e mbi te gjtha perceptimi i motiveve, jo vetmanipolues.

Me respekt LD

 

 

 

 Ky njeri eshte babezia vete.

Edhe pse ka qene spiun ky harbut per 18-vjet harbuteron gazetarine dhe publicistiken shqiptare.Por ceshe me e keqja eshte se harbuti eshte bashkuar me harbute dhe shpellare dhe po e tribalizojne shtetin shqiptar.

Ky pseudointelektual po vjedh me te dyja duart shtetin dhe duhet ti kaloje drejtesise.

Pas 18-vjet demokraci ndihem keq pse shoqeria jone nuk prodhon elita te reja politike dhe intelektuale.

Shkrimi yt Ardian ndihmon sadopak ne kete drejtim dhe te falenderoj.

 p.s fenomeni Balliu perhapet neqofte se njerzit e ndershem nuk marrin masa parandaluse per shembull mbylljen e Balliut ne nje hale fshati te larget te Shqiperise.

Fari Gazetari nuk eshte vecse nje pelivan, specie qe kane eksistuar e ekzistojne ne te gjitha sistemet e regjimet.

Ka qene ajo lloj specie 45-90 qe shfrytezoi dogmen komuniste e levroi ne te, shpesh si "pararoje besnikerie", e shpesh si "flamurtar idesh". Gjithmone te paskrupull, mbushur me amoralitet. Shpesh hakmarres deri ne eliminim ose frikacake gjaksore, ashtu si miu qe kafshon ne strofullen e tij kur nuk ka nga te shkoje.

Vitet 80 ishin te mbushur me te tille tipa  e "intelektualizmi" i specializuar e besnik pregatitej per konvertimin e Madh.

Sot i ke kudo, eksperte te politikes, gazetare "te forte", pragmatike deri ne "mjeti justifikon qellimin". Cuba qe "vrasin" e pastaj paguajne per tu treguar njerezve moralin, e me pas kerkojne vleresim prej tyre. Paradokse Balli-ane.

Disa prej tyre perdoren prej politikes e te tjere perdorin politiken. Ashtu si elementet mafioze qe perdorin parane e me pas e kerkojne ate te trefishuar ose nje qint fishuar, ne natyre ose cash. Nje fare "Delijorgji", qe nuk ka rendesi se kujt krahu i perkasin, rendesi ka ta ushqejne peshkun qe ta kapin ate.

Kapot e partive i duan ata. Kane vlera, sepse kercejne bukur ne dogme, ne sugjestionimin e masave injorante, ne paraqitjen skematike ne Tv, formen edhe afashinancen e te folurit dhe te qendruarit e te veshurit, por pse jo edhe te shkruarit. Dhe aq shume kerkohet ky Agjit-prop.

une nuk e di se kush e mban ne kembe fariun dhe nuk e di nese ka njeri qe e lexon gazeten e fariut. kam punuar te tema dikur kur kjo ishte e djathte dhe edhe pse kishim nivel te ulet per vete, kishim dinjitetin tone. dhe na vinte me qeshe me fariun se na vinin gazetat te gjitah ene redaksi.

por me rezulton se edhe ndreca me kompani jane nga ata njerez qe kane perdorur temen e 55 per te propaganduar idete e tyre. krejt pa lidhje. nese do te pranonim se ka nje diference mes komunisteve te lale hekrit, berishisteve, antiberishisteve, talebaneve dhe katolikocentrikeve dhe cilitdo fanatik ne bote gabohemi. te gjithe fanatiket jane njelloj, te bindur se jane Zoti dhe te tjeret duhet tu bien ne gjunje 7 here ne dite. dhe ky shkrimi u perket ketij llojit. dmth e nxjerr shkruesin si nje fanatik qe ka humbur besimin te vetja dhe ne humneren ku sheh veten te bjeri do te marri edhe fariun.  pak rendesi se sa thelle eshte fariu ne humneren e tij

Fahriu s'eshte vecse pjesa e vockel e dukshme e nje haleje monstruoze kuterbuese. Pjesa tjeter eshte edhe me e qelbur dhe me e felliqur, sic edhe e nuhasni. Pjese jane te gjithe ata qe dhjesin, po jemi dhe ne qe lejojme qe kjo te ndodhe para hundes sone, madje perpiqemi ta mbulojme me ndonje lule!

O "shkinaks" me duket se e ke ngatarruar nje cike Balliun me Ndrecen. Ai i pari eshte kthyer ne ndertues rrugesh, ndertesash, librai e shtypshkrues. Pra nuk eshte gazetar, por multibiznesmen. Po ta vije ne nje sere me Kokdhimen e ca te tjere do te shkonte ky krahasim. Por kur i ka ngelur tjetrit vetem pena ne dore( ne latinisht ngaterrohet kjo fjale), ce fut ne kandar m njr milioner qe i del emri gjithandej.

Me duket sikur ngjason me shume me kopuk mediatik sesa me gazetar ashkrim-shkrojtes.

Ndersa i dyti ka ndjesi dhe kerkon falje per zhgenjimin, arrin ta rikuperoje kete me analize. Po nuk te ngjizi sepse nuk je ne ate grup te zhgenjyer eshte problem tjeter.

Problemi eshte se kane kaluar 18 vjet per ata qe duan te marrin te tyren e degjojne vetem ulerima e kerkese per dhenie bese.

Pastaj shkon pas Ngjeles a Meksit, edhe mbretit, apo nuk voton fare, eshte analize qe cdokush e ben vete.

Ky qe shkruan me kete gjuhe qenka kryeredaktori i "Hylli i Drites", e eshte turp te shkruaje me kete gjuhe te piste, (i shan deri edhe vajzen se qenka e shemtume) qofte edhe kunder nje personazhi te piste. Qe edhe aq i piste nuk paskesh qene deri dje, kur rrinin krah me krah ne Fondacionin De Gasperi, me shkrimet e rreguillta te 55-a,  apo edhe me botimet qe i paska be 55-a (just google). As kur shkruante kete me poshte per Faririn. Ndot, ndot nga keta njerez, ku lepihen, pershtyhen. Dhe ne te tjeret nder sterkala.

MISTERI I SË KEQES DHE NEXHMIJE HOXHA
(in margine të librit të Fahri Balliut, Zonja e zezë Nexhmije Hoxha)

Ardian NDRECA
Lexova me nji frymë librin e sapodalun të shkrimtarit dhe publicistit Fahri Balliu, dhe pata ndjesinë se mâ në fund edhe mbi togun e pafat të shkresurinave gjoja historike e gjoja ekskluzive të shkrueme në këto vitet e fundit rreth komunizmit dhe figurave të tija – asht naltue nji vepër me të cilën ja vlen të merret çdo lexues shqiptar.
Vlera e këtij libri qëndron në faktin se autori nuk merret me «zbulime» sensacionale apo të pandehuna si të tilla, ai flet kryesisht për nji personazh, rreth të cilit sheh sesi gravitojnë njerëz dhe ngjarje mâ së shumti negative e mâ së tepërmi të lidhuna me momentin mâ fatkeq të historisë sonë në qindvjetshin e kaluem: me epokën e regjimit komunist të E. Hoxhës.
Personaliteti i «Zonjës së Zezë», siç e quen ai Nexhmije Hoxhën, asht kryevepra negative në tragjedinë e asaj periudhe. Dy gjana analizon autori te kjo figurë: qenjen dhe mosqenjen e saj. E qenja e saj asht gjithçka i përket asaj vajzës me inteligjencë dhe virtyte mesatare, me interesa që e bashkojshin me shumicën e vajzave të rinisë së saj, me nji horizont të gjanë për klasën së cilës i përkiste por gjithsesi të pamjaftueshëm për nji intelektuale të vërtetë. Me nji fjalë qenja e saj asht e zakonshmja dhe e mjaftueshmja – pa pasë asgja trashendentale e asgja të veçantë.
Por mjerisht ajo që do të drejtojë për dekada (deri më sot) personalitetin e «Delikates» asht mosqenja e saj, nji mosqenje e fortë, ambicioze, kryeneçe, e pabesë dhe e papërkulun, e gatshme me shtyp këdo me cinizëm mizor, e pafrenueshme në ndrydhjen dhe në shfrimet e saja patologjike, seksualisht e papërqendrueme në asnji objekt dhe në asnji gja pozitive që të mund ta thithte plotsisht. Me nji fjalë: - nji lodër në duert e së Keqes dhe nji drejtuese e aftë e çdo ndjenje zvetnuese dhe cinike që mund të flejnë në shpirtin njerzor.
E Keqja që ka shkaktue dhimbje dhe vuejtje, terror dhe depresion shpirtnor, ka vërejt filozofja H. Arendt, ka qenë shumë banale, por mjerisht ky banalitet asht bâ i pafund, i paskaj, dhe në ketë pafundsi asht idealizue prej masave të verbta aqefale.
Fatkeqsisht për 50 vjet në Shqipni kanë ekzistue vetëm pak kokrra, kurse në krahin tjetër ka qëndrue sovrane në marrinë e saj masa. Kokrrat kanë qenë Nexhmija me shokë, kurse masa ka qenë vdekjepruse për vetveten. Asht e vërtetë se ka pasë edhe disa «kokrra» të tjera: por kanë qenë përgjithsisht të neutralizueme dhe pa asnji influencë në jetën shoqnore shqiptare. Bile-bile masa amorfe i ka përbuzë, mbasi ka pa tek ato kontrastin me ndërgjegjen e vet të flligsht. Pra, te ne ka qenë ulë kambëkryq në jetën shoqnore banaliteti i masave dhe i kriminelave: ndërsa e mira ishte bâ e pamatshme, mbasi kishte humbë etaloni tradicional i saj.
Nji banalitet të tillë mishnon në vetvete figura e N. Hoxhës. Por ajo nuk përban për autorin e librit në fjalë nji alibi për funksionarët e tjerë të terrorit të kuq, as për fituesit dhe as për viktimat terroriste që terrori i vuni përposhtë: të gjithë ka qenë njilloj, të gjithë kanë qenë të tepërt për mjerimin tonë, për lodhjen tonë pesëshekullore si popull.
Por ndoshta nji femën asht nji subjekt mâ i veçantë në duert e së Keqes. Ajo që duhet të lindë dhe të rrisë fëmijë, torturon dhe çon drejt vdekjes me ndërgjegje mija vetë. Ajo që duhet të ketë marrë sadopak mirësi prej gjinisë së cilës i përket, bâhet shkak dhune dhe poshtnimi të papamë. Nji instrument i mirë kur përdoret për qëllime të keqija ban mâ fort dam sesa nji instrument mesatar, e grueja kishte me qenë nji instrument mâ se i mirë në gjinin e shoqnisë njerzore. Por ajo mundet me ruejt mbrenda vetes mâ shumë helm dhe inat se askush tjetër, mundet me pasë mizori dhe me ndie knaqsi prej saj mâ shumë se asnji krijesë tjetër. Historia na jep shembuj të pafund, të cilët letërsia i ka përjetësue.
Ky asht misteri i madh i krijesave që i ikin prej duerve Krijuesit dhe kthehen në instrumente të ulëta, keqbase – që s’kanë asgja të përbashkët me idenë për të cilën janë krijue.
Kjo asht mënyra sesi F. Balliu e ka ravizue, pa urrejtje dhe pa inat të veçantë, figurën e protagonistes së librit. Duhet thanë se stili i Balliut në ketë libër, i cili asht sa hetim aq edhe përshkrim, sa analizë aq edhe sintezë, sa introspeksion psikologjik aq edhe dokumentar ngjarjesh të njohtuna e të panjohtuna – i jep zhdërvjelltësi dhe siguri rrëfimit dhe e ban librin mjaft të çmueshëm.
Në këtë hulumtim del në pah kryefortësia e autorit për me i shkue deri në fund së vërtetës, dhe cila asht kjo e vërtetë: klika e E. Hoxhës ka qenë nji klikë që i asht përgjegjë deri në fund interesave serbe në Ballkan, se vendosja e këtij pushteti ka qenë rezultat i nji marrveshje të mshehtë në kohë ndërmjet Beogradit, Athinës, Moskës së bashku me bekimin e pakushtëzuem të Francës. Efektet e kësaj tradhtie ishin: humbja e lirisë së qytetarëve shqiptarë, humbja e trojeve shqiptare, humbja e vetë shqiptarit.
Pra, Enveri ka dijt me u bâ kuklla e këtyne fuqive vetëm për me ruejt pozitën e vet dominuese, për të cilën ka përdorë të vetmin mjet që njihte: terrorin total.
Asht marramendës fakti se njerëz të karaturës së Enverit, Nexhmijes, Koçit, Kristos, Nakos kanë mbrenda vetes nji thirrje instinktive dhe primordiale që i shtyn për me tradhtue kombin dhe idealet kombtare, me tradhtue Shqipnin; at’ vend për të cilin s’kishin bâ asgja por që e kishin privue prej gjithçkaje tue fillue te dinjiteti e tue përfundue te buka e gojës. Ky asht instinkti me tradhtue, me mohue vetveten si komb, si identitet, si vlera, si territor, si prejardhje, si histori: nuk ka gja mâ tragjike sesa kjo në gjithë historinë tonë kombtare, ndoshta edhe pse vazhdon me u përsërit edhe sot e kësaj dite.
E pra, para tradhtarëve të këtillë, figura si Hamza Kastrioti apo si Esat Pasha janë shumë të zbehta sa mezi rrijnë në kambë.
Ky asht thelbi i çdo andrre të keqe: pushteti bân që njerzit të humbin shpirtin, por meqë njeriu mund të qëndrojnë o mbi kafshën o nën kafshën, atëherë figura si Nexhmija tue humbë dinjitetin njerzor nuk kthehen në kafshë, jo, mjerisht vetvendosen shumë mâ poshtë bishave të egra. Figura si ajo, pra: banale dhe makabre njiheresh, idealizojnë të keqen tue e bâ objekt të nji estetike që ka si synim me mbytë te çdo individ mirësinë natyrale, së cilës Rousseau-i i shkretë i besonte aq shumë.
Përpara nji programi të tillë nuk ka qenje që mbetë në kambë, nuk ka marrdhanje farefisnore apo shoqnore që i tepron zjarrmit shkrumbues, nuk ka dashuni shpirtnore apo thjesht landore që triumfon. Gjithë qenja e kësaj figure paradigmatike si Nexhmija mund të përçansohet si djalli-që triumfon-ndërmjet-nesh. Dhe djalli nuk asht kurrë aq larg, sa të mos ndihet nëpërmjet vuejtjeve dhe terrorit që i shkakton mbarë njerzimit.
Por dredhija mâ e madhe e djallit, ka vërejt njiherë O. Wilde, asht që me i bâ njerzve me besue se ai nuk ekziston, se gjithçka asht natyrale, njerzore, historike dhe e paevitueshme.
E kështu, «ai» që nuk ekzistoka bahet historia jonë, bahet e përditshmja jonë. Mbasi «ai» nuk don vetëm me ekzistue si «diçka tjetër», si «i ndryshëm» prej nesh, «ai» don me qenë normalja jonë.
Në ketë dritë lexoni fjalët e Nexhmijes kur pranon: “edhe kemi gabuar”!
Ajo thotë se edhe ato në fund të fundit ishin si të tjerët: të gabueshëm, pra të falshëm!
Në nji univers sado primitiv dhe idiot si ai të cilit i përkisnin Enverat, Nexhmijet, Shefqetat e Mehmetat, pra, në nji univers aq homogjen e të pastër në poshtërsinë e vet supreme – nuk ka pasë vend për devijime në kahen e së mirës dhe së bukurës, të së amblës dhe së pafajshmes. Ne mund t’i themi sot plakës mâ të mjerë që jeton në Shqipni (mbasi nuk ka njeri mâ të mjerë sesa i Keqi) se ajo me të bashkëshortin e vet nuk kanë gabue në asnji moment të jetës së tyne: ata kanë qenë të pagabueshëm e të patrazueshëm në të Keqen që ia kishte gllabërue shpirtin dhe mendjen e tyne.
Si mund të mendojnë se ka gabue nji diktator që vdes në shtratin e vet i rrethuem prej të vetëve?
Jo nji njeri dosido, por nji individ që ka vra dhe ka burgosë me mija vetë, që ka shkaktue dhimbje sa të pajustifikueshme aq edhe të mnershme, që për hir të marrisë së tij ka lanë me vdekë ujet dy milion shqiptar, tue i pasë mbyllë mâ parë në nji spital të madh psikiatrik të rrethuem me klone dhe me qej kufinit!
Vdiste në shtrat nji tiran i mësuem me u shitë gjithnduersh, në nji kohë që përjashta nji popull i tanë s’mund të blente as nji litër qumësht pa bâ rradhë, nji popull i uritun që s’kishte as forcë dhe as guxim me çue sadopak zanin, nji popull i poshtnuem dhe i tjetërsuem.
Ku ka gabue ky monstër?
Jo, nuk ka devijue as edhe nji gradë të vetme prej trajektores së tij infernale.
Gjithçka ka shkue simbas planit. Ky asht edhe konkluzioni i këtij hetimi historiko-publicistik të Fahri Balliut.
Ajo që na ban me mendue e me mendue rishtas kur shohim të analizueme nji figurë si ajo e N. Hoxhës, e cila s’asht veçse paradigma e mizorisë njerzore të shndrrueme në nji tipar të natyrshëm, asht nuliteti i saj substancial. Kush din me tregue se çfarë gjaje pozitive ka bâ Nexhmija në jetën e saj? Ndoshta e vetmja gja pozitive janë fëmijët që ka lindë! Tjetër? Retorika e saj kur thotë “ç’të bënim më shumë për ketë popull” mund të hahet prej ndokujt që e ka trunin të bâmë me tul buket, por jo prej atyne që e dijn se asnji qëllim nuk justifikon mizorinë e përdorun si mjet, dhe asnji mjet nuk asht i lejueshëm për realizimin e mizorisë si qëllim final. Përrallat e Nexhmijes mund të hahen prej kolonisë mâ të vjetër që i bân kunorë botës sonë: idiotëve dhe truthamëve, atyne që evidenca nuk i troket kurrë në krye, mbasi jetojnë në nji univers krejt tynin, të cilin mund ta cilsoj vetëm si: thellësisht të panjoftun e të pakuptueshëm për mue e për shumëkend.
Enveri dhe Nexhmija: mbetën deri në fund të paprekshëm prej asaj që çdo njeri ruen si mâ të shtrenjë, pra: prej dashunisë njerzore, por qenë tipa që luejtën nji rol vendimtar në shkatrrimin e çdo tipari njerzor në shoqnin shqiptare.
Mbas tyne vinte nji lukuni me dhelpnakë dhe me majmuna, me budallenj profesionista dhe me sahanlëpisa oportunista, me sadista dhe me perversa, me inatçorë dhe imoralë, me mejtepli analfabeta dhe me qorrlykë që jargaviteshin mbas dijes enveriane, me besëthyesa dhe shpifësa, me tutkuna dhe me kodosha të gjitha stileve – që ishin plehu me anë të cilit duhej të baheshin pjellore zagnat e shpirtit të bjerrun shqiptar.
Për të gjitha këto aspekte libri i F. Balliut asht i pajisun me nji informacion të shumëllojshëm, që i sjell ndër mend lexuesit rrethanat vendimtare të trajektores Enver-Nexhmije-Ramiz, mbrapaskenat, intrigat, tradhtinat dhe knaqsinë që rridhte prej tyne.
Në themel të së keqes qëndron ligshtia e cila ban që i dobti të bahet katil i atij që asht mâ i fortë se ai.
Po, i forti gjithmonë asht ai që pëson padrejtësinë e të dobtit, mbasi sado që fuqi dhe pushtet të kenë pasë Nexhmija, «bashto Enveri», Mehmeti, Beqiri, Koçi e të tjerët – ata kanë qenë dhe kanë mbetë shumë të dobtë përpara mirsisë dhe dashunisë që janë përpjekë me shkatrrue në zemrat e njerzve të thjeshtë.
Në fund të fundit ata nuk janë as tradhtarë, mbasi ata nuk kanë pasë kurrë nji ideal të naltë e të pastër që ta kenë tradhtue: jo, ata kanë qenë thjesht fundrrinat e nji shoqnije të tronditun prej ndryshimeve të mëdha që kanë përfitue prej rrethanave dhe rastisjes së fatit. Por rrethanat ama nuk i kanë ngjitë në Olimp. Aty në Tartarin ku kanë qenë ata janë bâ zotnues të përkohshëm të fatit të nji populli mjeran e të pamësuem me të mirën.
Ndoshta Provanija (Providence) hyjnore apo Arsyeja që qeveris botën ka lejue që vendin e së Mirës ta merrte e Keqja – e këtë filozofët e quejnë «misterium iniquitatis» - ase misteri i pranisë të së Keqes në botë!
Por misteri i së Keqes shërben vetëm për me nxjerrë në pah të Mirën, në mënyrë që ata që përndryshe do të kishin mbetë të verbët e të shurdhët ndaj saj, tue ndie mbi shpatulla peshën e së Keqes, të rebeloheshin e të zenin mend.
Kjo shpjegon edhe faktin se ndër kundërshtarët mâ të rreptë të komunizmit u bânë ata që i patën besue e mandej u shrrejtën keqas prej tij.
Ajo që të frikson mâ fort kur para sysh të kalon nji figurë si Nexhmija asht mungesa e dashunisë: ajo as ka dashtë kênd dhe as ka qenë e dashtun. Në fakt nuk mund të quhet dashuni frika apo interesi i ndërsjellt, nuk mund të quhet dashuni fakti që sorra sorrës nuk ia nxjerr sytë, nuk asht dashuni ajo që ban që qeni të lehin atje ku i qesin me hangër.
Tashma gjithçka ka mbarue. Mbi mjerimin tonë jemi përpjekë me ndërtue diçka, tue harrue se ne në tansi kishim trashigue vetëm kalbsina dhe shkrumb. Prandaj sot ata mâ naivët habiten prej faktit se edhe mbas 15 vjetsh që ka ra komunizmi kemi mbetë vendnumro.
E Keqja asht mâ e madhe se komunizmi dhe ky i fundit nuk përfshin gjithë të keqen e mundshme në ketë botë. Gjithsesi ne mbesim optimista, jo pse jemi pesimista të painformuem, por pse e Mira në fund me të vërtetë triumfon.
Në nji farë mënyre edhe pse nuk jemi në «fund» e mira nji triumf sado të vogël e ka mbërrit, mbasi sot trashigimia «shpirtnore» e Nexhmijes asht manifestue krejtsisht tue marrë format e hajnis dhe të krimit të organizuem, të mafiozitetit shtetnor dhe të korrupsionit, të vrasjeve dhe të intrigave. Pra, kush don me kuptue se çka asht në vetvete komunizmi sheh rezultatet e tija sot në shoqnin shqiptare.
Syleshat deri dje mund të kenë pasë ndonji justifikim, mbasi Muri i Berlinit që kishin në krye nuk i lente me pa burgjet dhe kampet e internimit, vuejtjen dhe mjerimin e mija shqiptarëve të pafajshëm.
Por e keqja dhe imoraliteti i komunizmit jeton edhe mbas ramjes së vetë komunizmit. Kjo asht inercia irracionale e së Keqes, asgja nuk ka ndryshue aq sa me thanë se duhet harrue e kaluemja. Nexhmija nuk jeton vetëm mbrenda Nexhmijes, ajo jeton te mija e mija nxansa dhe ndjeksa të vetdijshëm apo të pavetdijshëm të saj: jeton tek të gjithë ata dhe ato që helmi dhe mizoria e saj kanë shpërba dhe tjetërsue në përmasa të ndryshme.
Pra, qarku asht mbyllë e asgja të re nuk kemi përpara: prej fundrrinave nuk del gja tjetër veçse fundrrina. «Komitetet qendrore» bâhen banka ku pastrohen paret e pista, instruktorët e partisë bahen kontrabandista dhe shitësa droget dhe armësh, intoleranca dhe fanatizmi partiak veshin petka të tjera, ato që do të kishin qenë agjitatoret apo aktivistet e dallueme të Frontit bahen stakanovistet e prostitucionit ndërkombtar – pra esenca njerzore mbetë ajo që ishte: fundrrinat e shoqnisë shqiptare mbesin edhe njiherë fundrrina.
Liria asht ajo që mâ fort se kurrgja tjetër bân që njerzit të manifestojnë deri në thalb esencën e tyne.
Prandaj, tue mbarue së lexuemi librin interesant të F. Balliut, më erdhën ndër mend fjalët e Faik Konicës: prej jush largohem gjithmonë me ndot.

une nuk di me ba biznes se cope letrari jam nese mund ta quaj veten. por di te lexoj, germat te pakten dhe germat siper jane shume te ndyta. dmth te papershtatshme per nej njeri intelektual. kjo me ben te me vije keq. nese keta zoterinjte qe vjellin vrer jane kaq te zemeruar pse nuke bejen ndryshimin?

ku eshte ndreca dhe ku kandidon dhe per ke e per cfare? kete duhet te bejme, se nje demokraci funksionon ne kete menyre. e une dua te besoj se shqiperia eshte demokraci dhe prandaj votoj pd dhe sali berishen. edhe pse me voten time hyn edi paloka ne parlament.

bravo shoku. se po shkruaj sa me siper kur e paske postu ti. nje pergjigje e shkelqyer. ne nje sahan hane.

Nje garanci me shume qe Z. Ndreca e njeh mire Z. Balliu.

Pra ai e di per cfare flet.

Ky artikullshkruesi qenka si Ypi ne minjature. Ku jane peshqit qe shanin Ypin kur shante Meron?! A nuk eshte dhe Mero njesoj si Fahriu dhe Ardian Ndreca si Ypi mer peshq?!

Nga ky autor kanë sjellë dhe shkrime të tjera, që kanë ngjallur shpesh debate dhe që, për profesionin e autorit, debatet kanë marrë drejtim tjetër (të cilin as që dua ta ngacmoj). Kjo është arsyeja se pse shumë prej atyre që shanin Ypin (unë një ndër ta) nuk kemi qejf që të përziejmë probleme të ndryshme pa qënë nevoja (që gjithsesi dikush i kishte përmëndur mëlart).

Merua dhe Balliu bejne pjese ne te njejtin pirg me plehra. Eshte njelloj sikur te lash M....in me Sh...rre.... kete ndrecen nuk e njoh dhe as qe dua dhe mund te jete i te njejtit kallep me Meron dhe Ballurin por, shume gjera i ka thene ashtu sic jane dhe sic e meritojne te thuhen per nje specie te tille si Fahri-Bahri "Fazllici" sepse ai qe te njeh me mire ti di te gjitha dhe ta ben portretin origjinal.

Aq shume iu djeg disave ky shkrim, sa s'po dine cte bejne e cte thone, jo po vetpushkatimi, jo po sahani i njejte e terri verri.  Iu djeg jo se iu vjen keq per skllavin Fahri, por me teper per padronin e tyre Sali qe ka bere stanin e tij me derra te tille. Thelle thelle edhe ketyre, nuk iu pelqen syfeti i fahriut, mirepo kur ua do i zoti i kopese? C'te bejne te varferit? u duhet ti thone derrit daje. Keshtu mer militante te dashur, qe jeni qorru krejt.

Po sikur ky shkrim te ishte postuar pa emrin e autorit? PO supozoj per nje cast se gjoja u beka alergji emri i Ndreces, qe per hir te se vertetes, nuk mund te vihen kurre ne nje vije me te Ballise. Cfare do thoshit? Qe fahria dhe skota qe ai perfaqson eshte inekzistente? Ju qofshi. Per ju ska pike rendesie nese ky njeri vjen nga histori te felliqura, mjafton qe esht qen besnik i Zotit tuaj te rrjedhur.

Kete Fahriun nuk e njoh, nuk ia di bemat.

ne krah te djathte te Sales e ke.

Përshtypja që të lanë asht ajo e karrocës së dikurshme të fekaleve, që mbasi mblidhte landën e vet shkruente mbas vetes në tokë historinë e vetme që dinte me shkrue, tue e firmosë po me të njejtin material arkivor.

Ardian, une deri ketu e lexova, me poshte as di c'ke thene, as me intereson c'ke thene. Kjo fjali eshte pershkrimi komplet per bahri falliun & co.

Them se [Fahri-ri]s'ka asnje gje te vecante nga te tjeret qe formuan Partine Demokratike..biles ndoshta dicka me pak 

Atehere c'mund te thuhet per antaresine e  PPSh gjate viteve 80-te?

 

A.Ndreca a penda ma e fuqishme ne Shqipni. nuk e njof haririn e si e ka ky po ndreca nuk e ka marr der me sot penden me shkru kot.Nuk mund te thush se ke pas rastin me e kontaktu nji person  se je njilloj me te,dhe personat nuk njifen kollaj gjithashtu evoluojn sidomos ne ket kontekstin ton tranzicjonal qe i jo vec i zbuloi robt si ishin me te vertet, (se "Njeriu i Ri" ashtu si desh me e ba komunizmi as ka ekzistu as ka me ekzistu ndoj her)po edhe i çatrifiloi, kan humbur reperet morale,filozofike e shoqnore.E kam te veshtir gati te pamundun ta pranoj mentalitetin e "Kapitalizmit te Ri" à la albanaise...

Kur sheh nji injorant me nji shkollë ruzhdije a me nji kurs partije, që nuk flet asnji fjalë në asnji gjuhë tjetër posë zhargonit të vet - thue se si mundet ky krymbalesh, që ende s’ka shëndoshë pelivromin e kohës kur ishte vorbaxhi, me qenë krahu i djathtë i kryeministrit të Shqipnisë!

 

 

Për dëshirën dhe qëllimin për të bërë mirë të jap notën 10!

Por për gjuhën dialektore me të cilën nuk e di as vet se si ta ka lejuar "peshku" të postosh të jap notën 4!

Pyetja ime per ju është: Po jue Z. Ndreca n'cilin zhargon e keni shkrue nji kte analiz?

A nuk ju ka msue jue kurkush n'shkoll se gjuha shqype e ka nji standart qysh prej vjetit 1972?

A jeni shqyptar dhe a keni ba shkoll n'shqypni jue Z.ndreca?

S'ta bana pytjen n'shqyp se kisha hall se s'kishe me e kuptue Z. Ndreca, ja, pse vendosa me t'shkrujt n'dialekt verior.

Marrë dhe turp  tju vi përçarës dhe ndjellakeqës të kombit shqiptar!

PS: Kjo vlen dhe si vërejtje për "peshkun" i cili nuk duhet ta përdhosi në ktë mënyrë gjuhën e shenjtë shqipe, duke lejuar artikuj jo në gjuhën standarte shqipe.

 

Nese ka dicka vertete per tu kritikuar Fahri Balliu eshte transformimi i tij nga nje person ateist ne zerin e katoliko-centristeve te tipit te Ndreces qe nxinin faqet e gazetes se Balliut me jehonen katoliko-centriste qe jane nga nengrupet fetare qe me te vertete rrezikojne te shkelmojne harmonine fetare ne Shqiperi dhe kohezionin social.

Ne c`ore te nates apo te dites i erdhi vegimi apo shenja nga qielli Ndreces se gazeta e Balliut dhe shtypshkronja e tij, ne sherbim te Ndreces dhe ndreceve te tjere si askush tjeter qenkan te keqija?

Cilin Ndrece te besojme, ate qe na flet per Balliun si nje pene qe i takon lartesive (shikoni shkrimin qe kane sjelle me siper) apo Ndrecen qe shan Balliun?

Nese ka dicka vertete per tu kritikuar Fahri Balliu eshte transformimi i tij nga nje person ateist ne zerin e katoliko-centristeve te tipit te Ndreces qe nxinin faqet e gazetes se Balliut me jehonen katoliko-centriste qe jane nga nengrupet fetare qe me te vertete rrezikojne te shkelmojne harmonine fetare ne Shqiperi dhe kohezionin social.

Shko mor mbushu ti...po m'flet si Abdi Bajgleta (dhe islamofashistet) e tjere se vetem ai perdor kete gjuhe.

Atehere c'mund te thuhet per antaresine e  PPSh gjate viteve 80-te?.... Ne ato vite nuk kishte me PP.. smiley Kishte vetem nje detyrim per tu pranuar ....boll te shtoje radhet . Keshtu linden Balliu , Ruli , Nano,  dhe shume e shume te tjere qe i trashegoi me sukses PD -ja. Se di i cfare viti ke qene ti Qafo ? smiley.... dhe mos u merr me te Marre se jane te pas 90 te pranuar ne PP e Sales!

Balliu eshte modeli me i persosur qe ka prodhuar sistemi diktaktorial i Enver Hoxhes. Ai nuk duhet zhdukur, por ballcamosur dhe vendosur ne muzeun kombetar me dicituren " Pjella e PPSH-se".

Berberi

Në cdo hap që të hedhësh, në Absurdistanin tonë të dashur, do të ndeshesh me Farirët, Ballirët dhe soj e sorrollopin e tyre. Po ti balsamosim të gjithë këtë kategori krimbash, vermesh dhe butakësh nuk do të kemi më vend as për të ecur, as për të ndërtuar e as për të jetuar.

Atehere c'mund te thuhet per antaresine e  PPSh gjate viteve 80-te?

.... Ne ato vite nuk kishte me PP

 

Me demek tranzicioni po vazhdon qe prej 30 vjetesh e jo prej 20? Po mire c'mund te thuhet per nje vend qe sundohet nga arketipa fahrirallresh si nga nje ane ashtu dhe nga ana tjeter? A ja vlen te mbeshtetet me ai vend pa pershkuar nje eveniment kataklizmik qe ja ve tere ekzistencen e tij groteske ne rrezik?

 

Ore shoke, sqarojeni miletin sa ardian ndreca ka. Se eshte edhe nje qe shkruan te gazeta e Fariut dhe qe e lavderon ne maje ate. Mos ndoshta eshte pseudonim ose person tjeter. Po te jete nje person i bie qe te kete peshtyre ato qe ka lepire me pare. Pastaj pune lepirjesh e honoraresh te paguara ose papaguara zgjedhen ne gjykate a vende tjeter, por nuk jane publicistike.

 Autori kishte nje gjuhe olekuente dhe me shprehje shum te forta, ndonse disa krahasime ishin ofenduese. Per Bahriun, gjithmon kam dyshuar se duhet te kete qene i sigurimit, gje qe po vertetohet dhe mendoj se nuk i takon atij te denoj krimet e sigurimit dhe te rregjimit kur vete ka qene pjeseze e atij mekanizmi. Me ate yrysh qe flet/pellet Fahriu dhe Mavria per krimet e atij regjimi, nuk flasim/pellasim as ne qe e kemi luftuar ate regjim. 

"...“C’est de la merde dans un bas de soie”..."  A ka njeri te ma perktheje kete shprehje dhe te me shpjegoje se ç'eshte ky Lale Hekri qe permendet ketu. 

Emigrant, fale PD, njerzeve te saj dhe politikave te saja, vazhdon ajo vazhdimesia e 1945 e kendej. E kemi dhurate nga Ramo Derbederi.

Lale Hekri eshte Hekuran Isai.

Ajo shprehja perngjason (jo se eshte e njejta gje) me shqipen "shpirti i zi ne trup te bukur eshte si helmi ne kupe te arit".

Duke pare ate cehre, si mund ende te dyshosh qe nuk ka qene bashkepuntor i Sigurimit!!! Edhe po s'pat qene vertete....

Shprehja 'c'est de la merde dans un bas de soie' dmth eshte si mender 'muti ne breke mendafshi'.

Sheh nje figure mediokre si Fahriu dhe thua me vete"Si eshte e mundur qe kryeministri ka nevoje per nje keshilltar te tille? Si eshte e mundur qe shemtia fizike dhe morale e ketij individi te mos jete vene re? " Po ne te vertet nuk eshte keshtu. Dikatatoret kane nevoje per qenie kaq te paqena, kaq pa kocke dhe kaq pa personalitet. Fahriu eshte produkt i epshit per te qene prane njerezve me pushtet; nuk ka rendesi ne se eshte shkrues i ditirambeve apo lustraxhi kepucesh. Me kompleksin e inferioritetit qe ja jep jo vetem shemtia fizike, por edhe mungesa e inteligjences dhe e integritetit personal ai nuk mund te jete ndryshe; ai eshte humbes i madh qe kujton se eshte fitues i kohes. Me portret spiuni dhe me mendje kepucelaresi ai shkon prapa te zotit. I ngjashem me nje qen rrugesh qe rastesia e ka sjelle ne kete bote, ai kujton se duke bere para do te ndryshojne destinon e tij. Veshtire...Ne kohet tona thellesisht kontradiktore dhe kaotike ai mbetet serish misherimi i asaj gjeje qe te krijon neveri, meshire dhe ndjesine e infeksionit moral. A ka njeri qe e lexon 55 e tij? Duket se edhe ai vete nuk e ben me nje gje te tille, edhe pse mbajtja e kesaj gazete duket se lidhet me fatin e tij. Ai do te ekzistoje deri sa padroni ta hedhe ne sheshin e qenve...Duket se ajo ore po vjen

Njerezit po e kuptojne se nuk mund te udhehiqen me nga Fahrite dhe Ypet , sado vone qe vjen ky ndergjegjesim eshte i mire per te gjithe ne, na ndihmon te ecim perpara pa u bere peng i ketyre emrave qe jane litare te dale nga varret e nje kohe qe askush nuk deshiron ta kujtoje me..  

Sheh nje figure mediokre si Fahriu dhe thua me vete"Si eshte e mundur qe kryeministri ka nevoje per nje keshilltar te tille? Si eshte e mundur qe shemtia fizike dhe morale e ketij individi te mos jete vene re? "

....plehu i nevojshem per rritur lulet smiley

sidoqofte ky muhabeti i pamjes fizike, eshte racizem

 

 e kemi vene re shemtine morale, po ajo fizike c'hyn ketu ? se mos do konkuroje per miss fahrija smiley moj  "e ikur me eren" smiley

K .. Perse nuk te duket pak si turiri i derrit, i cili eshte hames i madh si dhe i cfaredollojshem, e si pasoje shton ne peshe te pa kontrolluar. Grykesia shprehet menjehere ne fytyre. Por ajo ka edhe nje te mete, jo vetem aut-kontrollin ne te ngrene por dhe pa-skrupolozitetin.

Sot ka nje sere psikologesh qe merren me "manzite", dhe i japin zgjidhje edhe kerkeses per te njohur karakteret.

Shpesh(ose ne pergjithesi) difektet e lindura ne trup kane lidhje te pazgjidheshme me shpirtin, karakterin, ndjesite, reagimin, etj.

te kuptohemi

mua ai me eshte antipatik... por, sigurisht , jo per shkak fytyres  se pabukur...

nuk jam dhe aq dakort  me ate qe pamja e jashtme te rrezaton se brendshmi... kam pare femra yje... te embla ne fytyre... me teper se engjejt, por sa hapnin gojen, dalloja nje shpirt prej xhade...

 

Aaaaaa tani po e kuptoj pse i ka thene ne nje emision ai Klosi i shik-ut ketij Faririt ti ke qene spiun...sa te ngaterrum jane robt knej nga anet tona mor amani....po se mos eshte i vetmi shemtire anej nga lagja kryeministrore, ka plot anej, po ky Fariri me duket si me ambiciozi mua...allah, allah...dhe spiun dhe ambicioz!!!!

K... te lutem mos u bazo tek tendja por tek ajo qe ka mbi 2000 vjet qe jane marre. Mbi te gjitha shkencat kjo eshte me e levruarane sasine e kohes dhe te shkruarit.

Kij kujdes "me perjashimet" qe ben, se nuk ma merr mendja te keshe edhe shume vite mbi kurriz e nuk e di sa merresh me njerez e karaktere, e sa ke lexuar per keto gjera.

Nejse, per rastin konkret sikur shkon ky njehesim!!

dakort , dakort, por mua me tremb shume gjithe kjo rendje mbas aparences ( per mire apo per keq qofte )...

per sa i perket pyetjes sa merrem sa merrem me  njerezit dhe karakteret ; karakteret jane specialiteti im... smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).