Asgjë të re nga fronti i Prishtinës

Mëngjesin e zgjojnë të qarat e fëmijëve.
Ditën e lodhin krisjet e politikanëve.
Netëve, cizmet e ushtarëve,
... bredhin frelëshuar.

Një i huaj me pyeti një ditë:
C'të re kemi nga ju, më thuaj?!

Hic!, ia ktheva ngadalë,
Fëmijët qajnë shqip, si më parë,
Politikanët janë po ata bukëshkalë,
Ushtarët kanë mbetur prapë të huaj.

9 Komente

 Fantastike! Kisha kohe qe nuk kisha lexuar dicka kaq te thjeshte e kaq te bukur. Mbiemri Mekuli me sjell ndermend Esad Mekulin. Ndonje lidhje apo thjesht rastesi?

Risia e fundit:

Izraeli do të njohë shtetin më të ri në botë në muajin gusht.

E vertete kjo, peshkaqeni ? Ka ndonje burim ?

*****

Shume e bukur, me pak rreshta ka thene shume.

(titulli sikur nuk shkon)

kur pashe titullin mu kujtua qe para disa javesh kaloi nje rezolute ne KI dhe pas saj pritej qe Kosova te njihej nga nje numer i konsiderueshem shtetesh te konferences ne nje kohe shume te shkurtet... c'fare ndodhi... ka ndonje lajm?

duhet te theksojme se sipas Bashes rezoluta ishte nje sukses i madh i diplomacise shqiptare...

Fëmijët qajnë shqip, si më parë,
Politikanët janë po ata bukëshkalë,
Ushtarët kanë mbetur prapë të huaj.

I vetmi ndryshim me Shqiperine jane ushtaret, qe s'jane te huaj!

e natyrshme, reale, e trishte... e mbi te gjitha... e bukur...

Netëve, cizmet e ushtarëve,
... bredhin frelëshuar.

I beg to differ Xime!

Megjithese vjershat nuk duhen me u more literalishtamente, s'un rri pa e vone ne dukje qe keto cizmet e ushtarve te huaj jane duke bredhur freleshuar me xane noi fechke me i shti "kllechin", ndersa ato cizmet e atyne ushtareve t'tjere t'huej, per hir t'vertetes ishin vetem nji fije... kshu jo-miqesore!

Jo per gjo po sikur i kane harru ca gjona shyptart e Sheherit!

http://www.youtube.com/watch?v=qs8QtsA9cZw

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).