Ahmadinexhadi ri-zgjidhet president

Kur kanë mbrritur më shumë se 80% e rezultateve, komisioni zgjedhor tha se ai kishte fituar 63% të votave.

Pjesëmarrja në këto zgjedhje konsiderohet e lartë.

Reformisti Mir Hossein Mousavi po ashtu shpalli fitore nga ana e tij, duke e quajtur rezultatin të rrezikshëm, ndërsa përkrahësit e tij tahne se do të kërkonin zgjedhje të reja.

Policia ka rrethuar zyrat e zotit Mousavi dhe partisë së tij, dhe i ka ndaluar përkrahësit e tij që të mbajnë një konferencë shtypi.

Një gazetë e opoitës është mbyllyr dhe faqja e internetit të BBC-së duket se është bllokaur nga autoritetet Iranianiane.

Zoti Mousavi shpresonte që ta pengonte zotin Ahmedinexhad nga nje fitore prej më shumë se 50% të votës, në mënyrë që të mbaheshin zgjedhje të reja.

Megjithatë komisioni zgjedhor tha se zoti Mousavi morri rreth 34% të votave.

Më herët agjensia shtetërore e lajmeve Irna, e deklaroi yotin Ahmadinexhad "fitues".

15 Komente

Plasi ne Kucove ... ne Iran.  Protesta gjithe andej.  Universitetet jane mbyllur, shtyre provimet, eshte pezulluar sherbimi i sms-ve. 

Sikur s'kane dale mire llogarite me kete fitoren kaq "te thelle" te Ahmedinaxhadit.  Edhe ne stronghold te Mosavit kishte fitu "bindshem".  Dhe me llogarite e zgjedhjeve te kaluara, i bie qe reformistet qe votuan kunder tij atehere, kane nderru mendjen dhe votuan pro Ahmos kesaj rradhe ...

Sa te konfirmohet fitorja e thelle e Ahmadinexhadit, une do marr bonus dhe rritje rroge!!! smiley  O shkojme ne lufte me Persine o ska!!!

I ka dale nga kontrolli te ziut si Sules ne 96-en  smiley  

Nga pamjet qe pashe ne televizionin gjerman me dolen parasysh zgjedhjet e vitit 1996 te Dr. S.B.

Ngushellime Iranit. Nuk ia doli dot edhe kesaj radhe. tmerr, te kesh mbi koke callma e kokepalare.

Suksese Ahmedinaxhadit.

Ishallah kete mandat e ngre zgupthi Izraelin qe s'la shtepi palestineze pa i varer nga nje femije.

Shyqyr qe eshte Irani qe i ben opozite asaj Amerike qe beri corap dynjane.

 

PS: Selimo, ca pe ne TV gjermane qe tu kujtu 96 vlla? Se une s'pashe gje dhune. Apo ke pare zgjedhjet ne Mogadishu dhe e ngaterron? 

OMG Ahmadinexhadi prape ne pushtet!!!

Nje tip si puna e ketij do ta shihja me mire si shites kebapesh.

1. Irani eshte vend politikisht i komplikuar. Nuk kuptohet kollaj (sot e mot !). 

2. Mousavi, kandidati tjeter per president, ka qene kryeminister '81-88, i republikes islamike te Iranit. As me pak,as me shume, "bir i revolucionit islamik".

3. Perderi sa Ahmadinexhadi ka kaluar deri edhe pregun e 60%, me gjithe ndonje doze manipulimi votash, duket qartaz qe fitues eshte ai.

4. Asgje e veçante nuk do te ndodhe, reformatori Katami ishte plot dy mandate president, dhe asgje e veçante nuk ndodhi.

5. Irani eshte vend i madh, i rendesishem dhe mbi te gjitha, e perseris, i komplikuar. Eshte aventure te supozosh se "do ndodhe kjo e do ndodhe ajo". 

Bravo , urime Ahmadinexhad !

 

Le të hajë kokën tani me luftë dhe le ta shfarrosin diktaturën islamike , nëse kjo nuk ndodh , e kotë që fitoi .

 

 Irani eshte vend politikisht i komplikuar. Nuk kuptohet kollaj (sot e mot !).     :rolleyes:

Zakonisht keto tipat qe nuk kuptohen dot jane kos i thartum. Pastaj mire bota qe si kupton, por keto si kaq te zgjuar qe jane pse nuk ia shpjegojne botes se kush jane dhe cfare kerkojne? Kjo mbase do t'ua lehtesonte jeten edhe atyre, edhe botes qe s'po i kupton e s'po i kupton dot! 

Ahmadinexhadi, me kujton nje burre tepke si ky.

E zhdepte ne dru popullin e vet, se i qante zemra per internacionalistet.

Edhe ky Ahmadinexhad zhdep ne dru popullin e vet, sepse i dhimbset shpirti per Palestinezet.

Pika ty Ahmadinexhad me gjithe xhaketen qe ke.

Nuk funksionon "prgjigju", por kjo eshte per stardust-in  smiley  Ishte priceless, prandaj po e qis ktu ate link:

http://cache.daylife.com/imageserve/0cQD1sc7On858/610x.jpg

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).