A ia vlen këtë herë të humbësh zërin?

Letër publike kryeministrit në prag të zgjedhjeve

 

Tashmë u bënë dhjetëra fushata zgjedhore dhe ju, zoti kryeministër, i keni shkelur me dhjetëra herë sheshet e sallat anekënd Shqipërisë. Asnjëherë nuk keni mbetur pa u folur e pa u paranjoftuar fitoren turmave që janë mbledhur t’ju dëgjojnë. Pa pikë besimi te mikrofonat dhe përforcuesit, ju keni mbushur sheshet, honet, luginat me zërin tuaj, që pas tri katër mitingjeve të para ju ka lënë në baltë, nga ngjirja. Duket sikur që prej 18 vjetësh, ju akoma nuk po ju vënë në dijeni që mikrofonat jua hapin me kapacitet të plotë.

Ngjirja nuk është e bukur. Me lejen tuaj do të thosha se është e shëmtuar. Ajo i bën të pakëndshme fjalët, edhe sikur ato t’jua kishte shkruar Lasgushi.

Por, pas kaq vitesh, ju mund të reflektoni, mund ta lexoni këtë letër me qetësi dhe ta kuptoni, se këto këshilla të paktën në të mirën tuaj janë.

Ju, për herë të parë, i keni të gjitha arsyet që ta ruani zërin. Ish-kolegët tuaj - nuk flas për presidentët, por për mjekët - otorinolaringologët, kanë një listë shkencërisht të provuar me zanoret që godasin më shumë dhe dëmtojnë pejzat e fytit. Nga ato zanore, o-ja është e para, në krye të listës. Ju e përdorni shumë atë: “Ju sigurooooj” “Ju garantoooooj”, - thoni ju, sa herë merrni fjalën. Eliminojini gjithë ato o-ra, tok me fjalët që garantojnë dhe sigurojnë! Aq më tepër që këto tetëmbëdhjetë vjet treguan se ju as siguroni dhe as garantoni gjë. Të paktën, garantoni zërin tuaj!

Ju këtë herë nuk keni përse të ngjireni edhe për një arsye tjetër: nuk keni asgjë të re për të thënë. Të gjitha i keni thënë. Jehonën e fjalimeve tuaja të ngjirura e kanë të regjistruar tërë sheshet, sallat dhe faqet e maleve. Unë mendoj se sot nuk ka shqiptar të mos dijë përmendësh se çfarë do të thoni ju. Për më tepër sheshet dhe sallat tani jua mbush turma ambulante që ju ndjek pas që nga Tirana. Militantët shoqërues janë gati t’ua suflojnë, po të harroni ndonjë fjalë nga ato që sapo jua kanë dëgjuar në mitingjet e po asaj dite.

Ju duhet të kujdeseni për laringun tuaj edhe po të keni ndonjë gjë të pathënë kurrë më parë. Mos e harxhoni zërin, se, jo unë, por ju vetë, u keni thënë publikisht tifozëve dhe kundërshtarëve tuaj, se nëpër fushata elektorale nuk thoni asgjë të vërtetë e se ato i thoni vetëm nga nevoja për fitore. Kështu që gënjeshtrat e kësaj radhe nuk e vlejnë t’u bësh fli zërin. Ju katër vjet më parë patët kërkuar votën e patët paralajmëruar ndëshkime për hajdutët. Shpallët me shifra vjedhjet, kontrabandat e trafiqet dhe pastaj njoftuat votantët të mos prisnin asgjë nga ato që premtuat, pasi i keni pasur që të gjitha gënjeshtra. Dhe duhet të jenë nga të vetmet gënjeshtra të ngjirura, që janë dëgjuar nëpër altoparlantët e rruzullit!

Në kuadër të kursimeve të zërit… Kur inauguroni çezma, puse, lyerje shkollash, trotuare, gurë kilometrazhi dhe tabela që kufizojnë shpejtësinë, mos flisni vetëm ju. Lërini të flasin për ngjarjen e madhe edhe bashkëpunëtorët tuaj. Është më mirë kur qesharak nuk bëhet vetëm një njeri.

Këtë herë, zotëria juaj, e sheh se keni më pak e më pak njerëz përpara vetes. Me dhimbje (tuajën!) ju them se askush nuk vrapon më të vijë e t’ju dëgjojë. Shoqatat me prirje të pastra antikomuniste, që ju i shpërfillët në këto dekada, kanë shpallur largimin nga ju dhe po i përkëdhelin shpresat në mitingje të tjerë. E kuptuan më së fundi që ju i keni mashtruar egërsisht ata. Dhe largimi nuk është punë shoqatash, se shoqatat edhe manipulohen (dhe ju e keni bërë gjithnjë mirë kët&eumlsmiley. Më e keqja është se këtë radhë, logjikisht, ju kanë kthyer kurrizin masat e të përndjekurve. Ju e keni ditur me kohë që do të vinte kjo ditë, kur do të hapeshin tamam sytë e do të shihej qartë se ju vetëm i shfrytëzuat ata.

Gjithçka ndodhi si në atë përrallën e famshme, ku për të bindur kecat që t’i hapnin portën, ujku u shtir se ishte dhi dhe leu këmbën me miell që kecat ta besonin. Të përndjekurit e regjimit komunist, zoti Berisha, ishin mielli juaj, me të cilin ju lyet dhe zgjatët këmbën në pragun e Shtëpisë së Bardhë. Ai miell ju bëri goxha punë atëherë, porta ju hap e tani vjen zgjimi.

Sot nuk u drejtoheni dot më atyre, por ama, keni rast të kurseni kordat vokale.

Në fakt, ju i urreni ata që vuajtën regjimin e Enverit. Cinizmi juaj ndaj tyre është i papërmbajtshëm. Një vit të tërë parazgjedhor u krijuat një iluzion shpagimi dhe i vutë të rendin për dokumentet e plagëve. I vutë në rreshta para Ministrisë së Drejtësisë, para Gjykatave, para Drejtorisë së Burgjeve, para Gjendjeve Civile e Postave që të merrnin vërtetime persekutimi e t’ua paraqisnin prapë …Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Gjykatave!.. Nuk ish veçse një rrotullame burokratike, që u shndërrua në një paradë të këtyre njerëzve të vuajtur, plot paraliza e brazda të thella në fytyrë, me flokë e dhëmbë të rënë. Krijuat me ta tablo piktoreske para zyrave, tablo mjerimi, që u shijuan mjaft nga hetuesit e tyre të dikurshëm, të transformuar tani në noterë, avoketër dhe nëpunës të administratës suaj. Me tërë lëvizjet tuaja kundër tyre u treguat hallemëdhenjve, se ju paskëshin besuar kot, se me Berishën e paskëshin ngrënë sapunin për djathë. U tallët me besimin e tyre iluzor pas përmbysjes, se ju do t’u hiqnit udhën në ndreqjen e padrejtësive komuniste. Kështu e pat dërguar njëherë e një kohë Sigurimi i Hoxhës Pal Mëlyshin në radhët e rebelëve antikomunistë nëpër male. Ju u bëtë Pal Mëlyshi i Demokracisë. Në platformën që ju parashutoi mes tyre, ju së pari u kujdesët që të shpëtonit vrasësit dhe jo të ngrinit nga harrimi të vrarët. E deklaruat se “ishim të gjithë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”! Pastaj, në një prag zgjedhjesh si këto, “bashkëvuajtësin” tonë, Aranit Çelën, e dërguat para togës së pushkatimit. Në një prag tjetër zgjedhjesh si këto, e falët me amnisti dhe tani i jepni atij të tëra llojet e pensioneve: të luftës së ndershme, të punës së përkushtuar dhe të pleqërisë së nderuar! Me kalimin e kohës, moton që jua sugjeroi Komiteti Qendror e katandisët në “Të gjithë bashkëfajtorë dhe të gjithë bashkëvuajtës… me përjashtim të Zamir Shtyllës!”

Ligji juaj i fundit në dënim të komunizmit të këpuste nga brinjët me të qeshurat që të shkaktonte. Aty kategoria e “bashkëvuajtësve” tanë kriminelë nuk prekej hiç. Mjaft që ata të mos shfaqnin dëshirën për t’u zgjedhur ministra e deputetë. Dëshirën për deputet nuk e shfaq as xha Musai, një fshatari im, që e kaloi jetën pranë kënetave të Myzeqesë e duket sikur edhe ai ka kufizime nga ligji juaj! Barazi demokratike e klasit të parë, zoti kryeministër! Në vend që sot të dilte për ajrosje në oborret e burgjeve, Ramiz Alia del në pritje zyrtare me statusin e ish-presidentit reformator, në një kohë që nëpër Evropë, presidentë komunistë, aspak të ngarkuar me krime sa ky i yni, rrinë prej 20 vjetësh nëpër burgje dhe arreste shtëpie. Anëtarë të KQ, ju, personalisht, i emëroni ambasadorë nëpër Evropë. E quani dënim të komunizmit ju, krerët e shtetit, kur ekspozoni trupin pajetë të drejtorit famëkeq, Thanas Nanos, në hollin e Televizionit Publik Shqiptar dhe shkoni rrini aty gatitu në roje nderi?! Për ç’merita të atij të vdekuri, Presidenti dhe Kryeministri i Shqipërisë pasdiktatoriale nusëruan me pikëllim bri atij arkivoli, kur dihej se ç’propagandë radiotelevizive bëri ai e çfarë shturmfyhreri ishte Nanoja plak, që dërgohej me ngut sa herë televizioni dilte nga binarët?

Ruajeni zërin, zoti kryeministër, se me këtë ashpërsi që po e dënoni komunizmin, të përndjekurit nuk vijnë t’ju dëgjojnë e ca më pak të votojnë për ju.

Do t’ju votojë vetëm ndonjëri prej tyre që ka interesa t’ju ketë akoma në fuqi. Atyre ua miratoj votën. Nuk kanë faj. Nuk mund të jenë të gjithë idealistë. Por të tjerët, të tallurit, të gënjyerit, të përbuzurit tuaj, nuk do t’jua japin votën. Ju, për ta, jeni aq i papranueshëm, sa ç’është i pabesi. Akoma në viset tona i pabesi quhet edhe më i urryer se hasmi.

Ju keni rast të kurseni zërin, se as pronarët nuk po vijnë t’ju dëgjojnë! Sot në Shqipëri nuk gjen dot kategori më antikomuniste se pronarët. Nuk do të vijnë më kurrë t’ju dëgjojnë ata, zoti kryeministër! Urrejtja reciproke me ta tashmë është e hapur. Ju i vërtitët kartat në mënyrë t’atillë, saqë tani në truallin tënë, nuk merr vesh qeni të zo(t)në. Me legalizimet ju keni mbjellë një bimë sociale, që kokrrat e hidhura do t’i japë më vonë. Shoqëria shqiptare rrezikon të jetë më qesharakja mbi faqe të globit. Shqipëria është i vetmi vend, ku të ndërtosh pa leje, shteti të dënon duke ta legalizuar ndërtimin e duke të dhënë tapinë! Të të zënë aty në përplasje me një veturë pa leje, në vend të burgosjes, të pajisin me patentë!

Edhe fjala NATO ka një o, që ju e zgjatni shumë për nevoja të fitores dhe otorinolaringologët, ju a çkëshillojnë. Vlerat e futjes në NATO ju i shpjegoni, por dëgjuesit nuk ju kuptojnë, po qe se ju nuk i forconi mirë klasat e shkollës fillore. Ata brohorasin, kur brohorisni ju, por kthehen nëpër shtëpira pa e marrë vesh se ç’u ka sjellë kjo fitore e bujshme historike. Ju nuk u shpjegoni dot atyre të vetmen vlerë që ka realisht qenia në NATO dhe që është një kontroll më shumë mbi politikanët e babëzitur shqiptarë të tranzicionit. Dhe ju këtë dobi të vetme nuk e zini në gojë! Por tundni e shkundni lirinë! Cilën liri?! Ne, për gjysmë shekulli kemi qenë larg dhe në armiqësi me dy superfuqitë e nuk na pushtoi kush. Kush e kërcënon lirinë e Shqipërisë, që më së fundi futja në NATO na e garantoi? Askush. E ju këtë nuk e thoni. Pavarësisht se nën peshën e dhunës së Enverit, atëherë ne nuk mendonim kurrë se dikush do ta pushtonte Shqipërinë. Mund të tingëllojë antipatriotike dhe etiketojeni qysh të doni, por ishin qindra-mijëra që e ëndërronin një pushtim atëherë. Dhe ju nuk e kuptoni dot këtë, pasi atë të atëhershmen ju vazhdoni ta quani liri dhe pushtimin enverian nuk ua bën zemra ta quani historikisht më të egrin që ka parë Shqipëria! (Keni të drejtë, se ju ishit me pushtuesin ato kohëra!) Ai pushtim ish më i rëndë se ai i osmanëve, se ai italian dhe se ai gjerman bashkë. Se asnjë nga ato pushtime nuk pat qenë më i dhunshëm, asnjë nga ato nuk i mbylli kufijtë. Njerëzit që nuk duronin zgjedhën e huaj, të paktën kishin liri të iknin, të blinin navllon, biletën e avionit, të furnizonin veturën dhe t’ia mbathin. Kurbetlinjtë i favorizonte Turqia, Italia dhe Gjermania. Kurse Enveri të shtypte, të linte pa ngrënë, mbushte burgjet dhe kampet e internimit, ta bënte jetën skëterrë dhe të vriste, po t’i ikje nga fusha e tij e shtypjes.

Lëreni pra NATO-n, se nuk është ndonjë fitore kushediçë dhe ruajeni zërin!

Marr leje të zbuloj diçka që qarkullon këtejpari dhe që askush nuk do t’jua thotë: Për ju, zoti kryeministër, njerëzit kanë krijuar bindjen se, po të ishit sportist, do të ishit i vetmi në historinë botërore të sporteve, që, sa herë në olimpiada të zinit vendin e fundit, do të na shtrëngonit të brohorisnim! Dhe atë vendin tuaj të fundit në finish, ju do ta shpallnit festë kombëtare! Kështu po ndodh edhe në jetën tuaj politike: i fundit në përmbysjen e komunizmit; i fundit në dënimin e diktaturës; i fundit në reforma; i fundit në NATO; i fundit në anëtarësimin në BE; i fundit në lëvizjen e lirë tej kufijve…

Dhe ju, nuk e hiqni, që nuk e hiqni triumfin nga fytyra e lumturuar!

E pranoj më së fundi që kjo letër më shumë se këshilla për zërin tuaj, ka shpjegimin e votës time, që natyrisht është kundër jush.

Sa herë afroheshin votimet në atdhe, mua gjithnjë më vinte përfytyrimi i një skene nga filmi i Uudi Allenit, kur në një bankë dy banda, pa marrëveshje me njëra-tjetrën, befas nxjerrin njëkohësisht armët dhe urdhërojnë arkëtarët “Duart lart e nxirrni paratë!” Dhe këtë e bënin aq sinkron, sa krijohej një gjendje e nderë. Arkëtarët syçapëlyer e duarpërpjetë ndiqnin debatin se cilës bandë grabitëse duhet t’i dorëzonin paratë. Dhe në film, ashtu si në vendin tonë paskomunist, problemi u zgjidh me votime. U pyetën nëpunësit e bankës se nga cila bandë preferonin të vidheshin…

Është ekzaktësisht e njëjta pyetje që i është shtruar në tërë këto vite zgjedhësit shqiptar!

Unë gjithnjë kam qenë për bojkotin e plotë të votimeve, por ende ai pak patriotizëm më ka shtytur të mos e humb besimin se gjendja e këtyre dy dekadave do të marrë fund. Miqve të mi e farefisit tim u kam këshilluar të votojnë për Spartak Ngjelën. Do të ishte një humbje e madhe mungesa në kuvendin e ri e gojëtarisë dhe e karizmës së Ngjelës, urtësia e Zogajt, Gilman Bakallit, Mustafajt, Petro Koçit, Biberajt dhe gjithë atyre që në kundërshtim me perspektivat që mund t’ua bënin me sy, kundërshtuan diktatin, urdhrat ushtarake nga partia dhe marrëveshjet e dyshimta paraelektorale mes socialistëve dhe demokratëve. Ata u dhanë jetë të paktave ngjarje shpresëdhënëse që gjeneroi Kuvendi hileqar që sapo e mbylli siparin.

Por, në analizë të fundit, duke iu kthyer temës patriotike, pa vrer e urrejtje, shpreh bindjen se të flakësh tej Sali Berishën nga menaxhimi i halleve të Shqipërisë, do të jetë patriotizmi më i lartë i shqiptarëve. Dhe jo se kam besim se punët, pa të, do të rregullohen sa hap e mbyll sytë. Por dëbimi i Pal Mëlyshit të Demokracisë nga historia është hap i madh drejt mbarësisë.

50 Komente

Ju lumte germa Zoti Kulla. Edhe une do jap kontributin tim ne zbythjen e Sali Berishes nga politika shqiptare. Ka ardhur koha per nderhyrjen kirurgjikale, duhet hequr ky kancer.

Votoni te Djathten e vertete. Poshte komunisti i fundit ne Europe!

ZD,do te doja te dija se vertet ka te djathte te vertete ne Shqiperi......Kush jane ,a jane te organizuar,a kandidojne??

Artikull i forte. Me beri te reflektoj shume. Respekte Pellumb Kulla!

hajt mo, edhe nje tjeter me shume i zemeruar. me beri pershtypje se sa njerez kishte salia ne lezhe. dhe me teper me beri pershtypje se sa mbaroi fjalen salia iken. kisha pershtypjen se si une shume do kishin ardhe me degju eliten 5. por ishin per salen. dhe cuditerisht, sado ta kene inat ka te gjitha shanset qe njerezit ta duan prape kete here. edhe pse e kane heqe me pushke ne 97 ai prape eshte aty dhe prape me shume se gjysma e shqiptareve e duan. eshte prag fushate dhe opinioni i njerezve eshte i qarte.

ku i ka ngele hatri ketij? e kane heqe prej ambasadori gje? ku ia kane preke telat si bashkim koplikut?

hajt mo se ju shkruani bukur, sala ka shqiptaret me vete. lerini te shkruarit se ju prishen mollezat e gishtave dhe paraqisni nje program te vertete qe te kundershtoje saline dhe te binde shqiptaret. kete duhet te beni. dhe mos i bini gjate se lodhen njerezit.

pastaj, te persekutuarit bejen be per saline, e ju shpikni perralla me mbret e me ujqer.

kurseni energjite qe ne zgjedhjet e 2013-es te keni aftesine te shkruani nje program te sakte anti sali e pro shqiperi. me mire pro shqiperi dhe ta harroni saline. se keshtu vetem ju qeshin!

Ngjirja nuk është e bukur. Me lejen tuaj do të thosha se është e shëmtuar. Ajo i bën të pakëndshme fjalët, edhe sikur ato t’jua kishte shkruar Lasgushi.

Me se fundi, dikush gjen kurajon te shkruaj per kete problem.

Berisha eshte njeriu qe ka legalizuar cirrjen ne politiken shqiptare, qe ne daljet e tij te hershme ne publik.

Njeriu qe frikeson femijet. Nje brez i tere qe eshte rritur duke degjuar kete shpellar qe uleret. S'i vjen turp. Eshte edhe doktor.

Njeriu qe frikesoi femijet ,breza femijesh ishte tjeter kush...Njeriu qe i la femijet te pangrene,ne varferi ekstreme,te paditur,ua hoqi baballaret nga shtepia ishte tjeter kush....Sot femijet po na i frikeson mbipesha e jo uria...Sot femijet po na i frikeson informacioni i shumte nga mjetet e jo padituria...Olso....Je pak profesional ne kritiken tende....Pergatitu pak me mire.

Zana, jemi mesuar te gjithe me kete menyre te beri politik. Nuk na ben me pershtypje.

Por ulerimat e Sales jane klithma dhe ai i ka importu per here te pare ne Shqiperi. S'ka nevoje te jesh pro per te thene kete. Mjafton te kesh vesh, sy e kujtese.

Grande Kulla!

Keni thënë gjëra që do të duhej t'i kishin bërë të mendoheshin të gjithë demokratët e vërtetë prej kohësh... por ata, o janë të verbëruar nga buzqeshjet e Berishës, o janë shurdhuar prej OOOOoooo-ve të tij të stërzgjatura.

Këtë letër, më mirë se të mbushur me këshilla për Berishën, do të bëje mirë t'ja u dërgoje demokratëve të vërtetë... se mirë që janë shurdhuar, por të paktën të hapin sytë duke lexuar shkrime të tilla.

 ste lejne mbrojtesit e 'fese' smiley 

Te njeten mendim qe ka Pellumb Kulla nje perfaqsues i denje i te persekutuarve,i te djathteve,per Sali Berishen,ka edhe Ramiz Alia..!

Gjeja e perbashket, qe kane te dyja shenjat e kunderta politike sot ne shqiperi,per Berishen, eshte Pabesia dhe Tradhetia!

 Sic shikohet Berisha as kujt nuk i vlen!

E pse nuk qenka komunist e enverist Kulla??Te jesh enverist nuk je demokrat,nuk je sidomos i ndershem e nuk je as patriot.Te jesh enverist do te thote te mos pranosh se sa per mire ka ndrruar Shqiperia ne keto kater vitet e fundit.Te jesh enverist eshte te haç melcine tende nga marazi se dikush tjeter po e ndrron per mire Shqiperine.

Mund t'qi quani më kollaj antisalistë ata që nuk janë dakord me Salën, pse e ngatrroni kot Enverin n'kyt muhabet?... se sa ishte gjallë Enveri, ishte Sala vetë që i lpinte bythën i pari smiley

Zana.

Sipas meje , te jesh Enverist do te thote ne rradhe te pare te mbysesh me dhune cdo mendim kundra dhe cdo ze opozitar. Karakteristika kryesore e komunizmit ka qene dhe mbetet  PERJASHTIMI.

Te gjithe qe lexojme ketu e dime se kush eshte sot ne Shqiperi perfaqsuesi me besnik  i kesaj lloj politike. 

Edhe ti e di... 

Te jesh enverist nuk je demokrat,nuk je sidomos i ndershem e nuk je as patriot

Zana, mos ke dashur te thuash "po te mos jesh me Berishen, nuk je demokrat, nuk je patriot, dhe sidomos i ndershem. Po te mos jesh me Berishen = Enverist????

smiley

 

 

 gabim edrus, 

Jo vetem sa ish gjalle por edhe me pas! edhe pas 91!!! bile ka thene sja mohojme punen e bere, sja mohojme meritat!!

kuku mi zane, te emertosh te tjeret enverista se kritikojne nje krye enverist o kulmi. Mazokizem  gjenetik!

Nese nje i persekutuar ishte regjizor ne nje teater e vinte ne jete realizmin socialist,nese nje i persekutuar shkruante ne Hosteni ,Drita apo te Zeri i popullit   atehere une duhet te di se kush eshte i persekutuar...Me duket se ishin ca te tjere.Mos u merrni me Zanen....Shikoni ç'thote Kulla per Naton...

Zanë, questo vuol dire aggrapparsi agli specchi... se jo vetëm që Kulla nuk e përmënd fare Kosovën në këtë muhabet dhe e ka fjalën tjetëkund (tek rreziku i pushtimit t'Shqipërisë sot), por po t'fillojmë për bëmat e Kosovës dhe naftën që ju kemi dhënë atyre... është ma mirë mos me i hapë at'muhabet ... i tako me atë rregullën (tate) të treshit, që më mirë me qënë enverista se "demokrata" smiley

5 pike per shkrimin o Salist i penduar!

irgun-o, desha me dit, a do jesh ktu te ppu mas zgjedhjeve? do kisha qejf me diskutu me ty anej nga letersia. pa tallje!!!

sma pret menja. der mdt 29 e kom kontraten. po fakti qe jom me kontrat sdmth qe jom tu rrejt. qe te kuptohena smiley

jo, jo. gjall n'bot s'do e menojsha ate. por qe sala eshte i afte me kontraktu kapacitete si ty, kjo eshte nga te paktat here qe une salen jom i detyrum ta mor seriozisht dhe t'i jap credit for that matter. e perforcoj, pa tallje!

Irguno, meqe ra llafi, a ke pa gjo Qatipin verdalle?

Gjithecka qendron pervec ketij budalliku

Në vend që sot të dilte për ajrosje në oborret e burgjeve, Ramiz Alia del në pritje zyrtare me statusin e ish-presidentit reformator, në një kohë që nëpër Evropë, presidentë komunistë, aspak të ngarkuar me krime sa ky i yni, rrinë prej 20 vjetësh nëpër burgje dhe arreste shtëpie.

Ndersa per kete, s'e ve doren ne zjarr, por me duket se perseri kumbon llogjike e paster

Miqve të mi e farefisit tim u kam këshilluar të votojnë për Spartak Ngjelën.

cuditerisht, sado ta kene inat, ka te gjitha shanset qe njerezit ta duan [Berishen] prape kete here, edhe pse e kane heqe me pushke ne 97 ai prape eshte aty dhe prape me shume se gjysma e shqiptareve e duan.

Sic duket i kane ra m'te: per hallet tona e kena fajin vete por meqe s'dum me e pranu, po zgjedhim njonin e t'ja njisim atij qe s'shqitet as me pushke

Pllumit i jap te drejte, Berishes i jap voten.

 ket e kam per Maliqin meqenese na dha nje gjys informacioni te parendesishem, ketu ne kete teme 2-3 ore me pare..

Te lume Maliq, mos u mundo ti tregosh me gisht dalmatianet blu me pasaporta diplomatike qe vine verdall neper forum. Thjehst per faktin se fuqia e argumentit nuk ndryshojne me shume se lloji i tyre pa pashaporta dipllomatike.

Kjo e thene, ne na shpeton nga rrjedhje te padeshirushme rrubinetash qe na vine ne formen e mesazheve private ku na kerkohet mos te te degjojme.

Pra, nder vetes, e nder ne!

 

Shkruesi i perket atyre njerezve qe me te drejte jane zhgenjyer nga ky lider fantazmagorik dhe patetik qe per vite me radhe flet e flet gjoja kunder komunizmit, por qe eshte prototipi me i keq i tij. Jam duke degjuar njerezit qe flasin per spitalet dhe vdekjen dhe menjehere me shkon mendja te doktori yne qe semuri tere Shqiperine. Sa do te vazhdojme te jetojme si kafshet kur na duhet te shkojme ne ca pavione me keq se kapanonet e zboreve, sa? Le te pergjigjen fanatiket qe jane gati te votojne si ne kohen e Enverit me foton e udheheqesit te tyre ne kraharor. Te tjeret duhet te votojne te tjeret, ata qe ende nuk i kemi provuar ne pushtet. Une do ta bej nje gje te tille. Ju ftoj edhe ju.

Pra me nje fjale dhe si konkluzje, nuk bejme dot pa enverin. Na eshte bere si element arketipal i lashtesise; psh po te ishim greke do kishim "toke, uje, ajer, zjarr dhe enver". Nga tingullimi njesoj eshte si eteri. Enveri na eshte bere si djathi (i gjirokastres), i cili shkon me gjithcka. Si erez e shtrenjte nga Lindja, shtese luksoze qe i jep nje shije te vecante salce argumentit tone. Ja psh, je zene ngushte ne nje argument? Ndihesh si Rambo i zene ne cep te ringut? Mos u deshpero, mos u ligeshto, ka shprese dhe per ty. Thuaji enverist atij perballe dhe ke per te pare se si del nga kriza. Arbitri behet me ty. Kundershtari eshte gati per knock down, vetem nje shtyrje me gisht mjafton dhe gjigandi i Rhodosit thermohet. Gjidi enverist! Te ch-jerr masken u', te vjen ne ndihme Luftar Paja me text pak si socrealist te P. Kulles, tip lasanje me peta disidence. Enveri eshte bere treguesi i mjerimit te filozofise sone. Panacea i gjithe xhungave problematike. Windex me te cilin sherojme gjithe vrarjet e gjunjve. Enveri na eshte bere, per te perifrazuar me se s'ben Proudhon-in, si Perendia Vishnu, qe mbeti duke i rikthyer te ne mbas cdo vdekje. Enveri nuk eshte lartesuar nga asnje kongres PPSH-je, asnje prodhim folklorik me porosi dhe rima aabb, asnje internacionale e 4-t a e 5-te dhe asnje grup tamil, sa po lartesohet nga ne te sotmit me illuminim 20 vjecar postdiktatorial, sepse ne po e bejme me shume se hero, mit, objekt kujti e veneracioni; ne po e bejme koncept!!! A nuk eshte kjo nje dialektike lbyrese? Ata qe kujtojne se e urrejne po ia bejne shtatoren me te madhe se ajo qe ishte ndane sheshit Skenderbej dhe qe kujtojne se e rrezuan?

Une do te votoj per ata qe i kemi provuar ne pushtet. Nuk mund te votoj per anonimet qe jane paditur ne prokurori per vjedhje te parave te donatoreve te huaj te destinuara per shqiptaret.

Votoj per ata qe ju di gabimet dhe meritat bashke me punet e tyre qe kane bere per kete vend, sesa per te bijte e sigurimsave qe kane vjedhur parate e OJF-ve dhe i kane perdorur edhe per te hyre nga dritarja ne politike dhe qe ndjehen krenare per veprimtarine e eterve te tyre.

Shkrimi i ketij inatcorit eshte nje diarre qe ndodh nga goja dhe asgje me shume. Asnje argument qe nuk mund te hidhet poshte.

Sali Berisha eshte njeriu qe drejtoi levizjen qe permbysi komunizmin ne Shqiperi. Kjo i ve kapak te gjithave, zgjedhjet (aq sa mund te kene qene zgjedhje)rinore nuk kane ndonje peshe.

Shtresat e te persekutuarve dhe te ish-pronareve jane ne shumice perkrahes te PD-se, ndonje person apo disa prej tyre mund te bejne lojra per interesa meskine por qe nuk perfaqesojne asgje.

Sali Berisha eshte lideri i qendres se djathte shqiptare qe ka vene ne zbatim ne qeverisjen e tij shume nga filozofia e djathte dhe ka futur ne rrugen e zgjidhjes demshperblimin e te persekutuarve dhe kompensimin e pronareve.

Ka bere dhe po ben te gjitha perpjekjet qe komunizmi te marre ate qe meriton nga shoqeria shqiptare: denimin dhe perbuzjen e atij sistemi, ketu futen rezolutat e parlamentit per denimin e komunizmit dhe ligji i lustracionit qe po gjen rezistence nga falangat e kuqe te mbetura ende ne institucionet tona, etj.

Nese dikush kujton se Sali Berisha ne demokraci, ne nje republike do te bente nje lufte te re klasash, ka gabuar, te shkoje te gjeje nje lider tjeter dhe parti tjeter, PD-ja nuk eshte e tille.

Ne fund meqe autori na thote te votojme per Ngjelen, po i kujtoj shkurt se Spartak Ngjela, para se te hynte ne burg ka qene nje vegel e diktatures, dhe jo dokudo, por bash hetues ne prokurorine e Durresit.

Shume ketu kane konflikt interesi me emrin e Enver Hoxhes. I ndjehen borxhlinje te shkretet se i ka marre (prinderit e tyre ose ata vete) nga humbetirat e Shqiperise dhe i ka sjelle ne Tirane per te mbajtur ne kembe diktaturen.

Enveri apo enverizmi eshte personifikim i diktatures, totalitarizmit, despotizmit, staliznimit, komunizmit etj., problemi eshte se ne e kemi per retorike nuk e kemi megjithe mend sic e kane ca vende si Polonia apo Cekia etj.

Eh mer shpirt, ta dish ti sa ja kemi sha ropt e ja kena mallku kocakt që zbriti edhe një tropojan dhe e bëri doktor... edhe sa kanë për t'ja sharë thuaj...

Enveri apo enverizmi eshte personifikim i diktatures, totalitarizmit, despotizmit, staliznimit, komunizmit etj

Wrong!

Enveri ishte nje gjirokastrit i qut qe ligjesite e percaktume nga minority game e nxorren solo ne maje te piramides. Sot, eshte personazhi qe shihet me shume ne enderr me veneracion nga kapot e politikes arnaute. Eshte nje idhull, nje lloj zilie posteri, eshte Elvis Presly i ngjitur ne murin e berberhanes se Karkanjosit qe u prish gjumin te rinjve te fshatit, psh.

Ndersa enverizmi eshte pershtatja historike e katunarizmit tone (dmth thelbit tone ne kuptim statistikor) ne kushtet e reja te pas 45-es. Enverizmi gjithashtu eshte veshja e brendshme qe per gjithe politikat ne Shqiperi. Kurse xhybet i blejne sipas buxhetit, ja te Gabi, ja te Gapi.

Ndersa enverizmi eshte pershtatja historike e katunarizmit tone (dmth thelbit tone ne kuptim statistikor) ne kushtet e reja te pas 45-es.

Kudos, Emigrant.

A e di cfare. E vetmja gje qe me kandis te hedh ndonje sy kendej ne keto dite, eshte perpjekja jote dhe e disa te tjereve qe i vleresoj fort, qe te mos humbasin ne cmendurite e vogla, por acaruese te ketyre diteve e te shkojne pertej, here tek rrenjet e here tek shanset qe mund te kete ky milet.

Me sa duket nje fakeqesi e madhe na ka ra kresë. Na eshte demtuar shume genofondi. Ne vend qe pas cdo ndotjeje historike te kete pas nje periudhe rigjenerimi, ky i joni eshte bo pis ne menyre sistematike. Nuk e di nese shtimi i genofondit me te keqen mund te quhet pasurim i tij, se pasurimi nenkupton shtim te vleres.

Ama, ajo cka me trishton pa fund jane kalamajt e sodit. I vetmi ushqim qe po marrin eshte dhuna, intoleranca, armiqesia me cdo lloj preteksti me te ngjashmin etj. e vijon keshtu nje liste e gjate me gjithe modelet negative qe po iu ofrohen. Me dhimbje, ama do i thoja bujrum, qofte edhe nje Murdochu shqiptar, qe te fillonte e te kontribuonte ne krijimin e modeleve me ca me shume njerzllik te pakten.

Vete,  kam lindur e jam rritur ne mes te ketij vendi, me pamje nga deti, por genofondin personal ma kane gatuar shkodranet, ulqinaket e gjrokatritet. Nje mesim kam marre nga kjo lloj kuzhine: Femjeve duhet me ia hap syte, veshet e mendte per historine e familjes se tyre dhe me i lene te lire te gjejne vete veten e tyre. Dora dores do dine mor me ble me te miren nga kujtesa historike e te pareve te vet dhe nga ambienti ku brumosen.  

E, ne kete linje, sa per kete milet do doja shume qe me ne fund te vije sahati dhe arkivat, kujtesa historike te hapet e pa selektuar per te gjithe. Po mbi te gjitha ta cojne neper shkolla, universitete. Historia s'ka nevoje me iu be gjyq, historia ka nevoje vec te njihet e plote dhe te pertypet individualisht.

Po po, jam i bindur qe per borxhlinjte e tij ai mbetet nje gjirokastrit i zgjut, qe gjynah qe i kishte rene te sundonte nje vend te vogel si Shqiperia pasi ai ishte me permasa boterore.

Enver Hoxha eshte tmerri edhe ne gjume per te gjithe lideret e politikes shqiptare. Te gjitheve ju shkojne djerse te ftohta edhe nese nje shqiptar i vetem do ti etiketonte si te tille.

Ikin prej tij (asaj qe perfaqeson ai), si djalli prej temjani pasi ate qe perfaqeson ky individ, nuk do ta donte asnje qenie njerezore e rregullt menderisht mbi toke.

Prandaj edhe partia e tij qe sot drejtohet nga Rama e rrezoi para pak ditesh tek Qyteti Studenti. Dikush thote hipokrizi elektorale, dikush thote sakrilegj qe Ramet dhe Rucet shkelen atje, une them jo dhe jo, kjo eshte se pari fitore e te djathtes shqiptare, e qytetarise shqiptare qe ka shtyre edhe ish-partine e tij ta denoje dhe rrezoje publikisht.

Enverizmi eshte faraonizmi i shekullit 20. A mund te krahasohen Faraoni me Moisiun?! Kurre.

A mund te krahasohet liria me roberine?!

Komunizmi enverist, ishte totalitarizmi qe na kishin paralajmeruar qe heret mendjet e ndritura. Ishte totalitarizmi qe filloi tek muzhiket e Rusise, u shfaq tek gjermanet ne nje forme tjeter por thelb te njejte deri kur pllakosi edhe ne Shqiperi.

Po po, katunarizmi ishte ai qe nuk ju vuri veshin kembanave, qe nuk kuptoi mashtrimin e lugeve te florinjta dhe na e beri peshqesh murtajen e kuqe.

Sali Berisha eshte njeriu qe drejtoi levizjen qe permbysi komunizmin ne Shqiperi....... smiley Qe te jene kaq shakaxhij shpuristet deri ketu s'me kishte vajtur mendja smiley  Po cfare nuk digjon nga keta te Marre .  Nje psikologji ... nje prerje....nje njesi matse .... : Lafazane kafenesh ... paksa me fytyre gri po... " qe e di une mer Jahu. Ka bo bunker ai " smiley . Po ore , kane dhe Spikera ne Parlament... edhe te PPU smiley Ke komunizem permbysi Saliu ? Ke levizje drejtoi ? Mos e ke fjalen per marrjen nen kontroll te te RESE  qe po dukej ne vitin 90 nga po anetaret e Partise Punes me vizion te Udhehequr nga Ramiz Alia ? Apo ke shpikur ndonje popull tjeter ne tru ? Fatkeqsia e atij KOMBI ose e atij POPULLi eshte pikerisht se akoma vegjetojne krimba si ky me Speaker ...dhe mendoj se ne seren e ulurimsave ben konkurs per te dale zeri me  i ngjirur smiley  Po edhe Kulla nje pene teper e nderuar , nje njeri i shtruar e me buke , shpesh ashtu si edhe nje kategori MENDIMTARESH e Krijusish ben gabimin e pafalshem . Ai flet e shkruan pa marre parasysh qe shqip dine edhe llafazanet ordinere por HILEQARE . Kulla ben mire qe mendon K U N D E R (nga te rrallet qe mund te debatohet ) por kujton  se  flet per njerez me MEND . Lexoi dy prurjet e ketij me siper z. Kulla per te pare se si mendon shpura e Mixhes...produkt i paster.... raki SAFI 20 gradeshe e infiltrimeve ish SIGURIMSE . Dhe thuaj pastaj qe Sala nuk ben presion me dosje . Shume ketu kane konflikt interesi me emrin e Enver Hoxhes....keshtu e mbyll per te thene se Hamza Kastriotin qe tradhetoi Skenderbeun dhe Ballaban Pash Baderen i ka ne gryke te TOPIT smiley...dhe i urren shume katnaret e Petreles dhe te fush Krujes qe e lane Sulejman Pashen te bente hamamaet ne qendren e Tiranes sot . Biles si Hic -Hici qe eshte por me rrol ne kategorine e Ulurimsve shpuriste merr guximin dhe thote.......Shkrimi i ketij inatcorit eshte nje diarre qe ndodh nga goja dhe asgje me shume....   ky qe pasi mesoi nga Pellumbi si lidhen dy Fjale perdor arsenalin e vet te kultures me shprehje qe vetem te marret i kuptojne """" Asnje argument qe nuk mund te hidhet poshte"" Biles jo dy  mohime ( qe perdoren per te nxjerre nje POHIM smiley ) por tre te tilla ,qe as ne nje gjuhe te Botes nuk ekziston nje shprehje  e tille per vec fjalorit MIXHIST . Dhe keta jane palca e argumentimit te sikseseve Berishiane ?????

Rrofte Laci dhe Kavaja djepi i Demokracise !

@The Speaker: nuk e lexova horizontalisht pergjigjen tuaj, dhe po s'me besove, po te bej be per enverin! Vetem sec pata pershtypjen qe kishte nje fill vertikal prej letersie pamfleti aty. Dicka nga Imperializmi dhe Revolucioni. Apo nga artikulli hyres i zerit te dropullit, Nr. 1. M'u duk sikur po lexoja njeren prej veprave te vyera... eh c'na nxoret nostalgjite...  smiley 

PS Po perifrazoj nje poezi: sikur ju te nxirnit jashte enverin qe eshte brenda jush, do zbrazeshe dhoma...

Turqeta e t'mira, anyway!

Speaker,

artikulli me siper nuk te drejtohet ty.  Ju drejtohet pronareve, ish-te persekutuarve dhe te tjera kategorive qe jane iluzionuar nga xhaxhi Sala si demekidjathte. Ata si puna jote qe kane interesa te nderlidhura me pushtetin e Sales e kane m'rregull. Qe kshu jepi edhe ne fitore!

 

sikur ju te nxirnit jashte enverin qe eshte brenda jush, do zbrazeshe dhoma...

Imagjino boshllëkun e tyre (që do ishte pothuajse vakum)... kur të mbeten jetimë edhe nga komandant Salihi smiley
Imagjinoi si çifutët nëpër shkretëtirë në pritje të një Mesie tjetër smiley

Ju katër vjet më parë patët kërkuar votën e patët paralajmëruar ndëshkime për hajdutët. Shpallët me shifra vjedhjet, kontrabandat e trafiqet dhe pastaj njoftuat votantët të mos prisnin asgjë nga ato që premtuat, pasi i keni pasur që të gjitha gënjeshtra. Dhe duhet të jenë nga të vetmet gënjeshtra të ngjirura, që janë dëgjuar nëpër altoparlantët e rruzullit

 

 

 

Në fakt, ju i urreni ata që vuajtën regjimin e Enverit. Cinizmi juaj ndaj tyre është i papërmbajtshëm. Një vit të tërë parazgjedhor u krijuat një iluzion shpagimi dhe i vutë të rendin për dokumentet e plagëve. I vutë në rreshta para Ministrisë së Drejtësisë, para Gjykatave, para Drejtorisë së Burgjeve, para Gjendjeve Civile e Postave që të merrnin vërtetime persekutimi e t’ua paraqisnin prapë …Ministrisë së Drejtësisë, Drejtorisë së Burgjeve dhe Gjykatave!.. Nuk ish veçse një rrotullame burokratike, që u shndërrua në një paradë të këtyre njerëzve të vuajtur, plot paraliza e brazda të thella në fytyrë, me flokë e dhëmbë të rënë. Krijuat me ta tablo piktoreske para zyrave, tablo mjerimi, që u shijuan mjaft nga hetuesit e tyre të dikurshëm, të transformuar tani në noterë, avoketër dhe nëpunës të administratës suaj. Me tërë lëvizjet tuaja kundër tyre u treguat hallemëdhenjve, se ju paskëshin besuar kot, se me Berishën e paskëshin ngrënë sapunin për djathë. U tallët me besimin e tyre iluzor pas përmbysjes, se ju do t’u hiqnit udhën në ndreqjen e padrejtësive komuniste. Kështu e pat dërguar njëherë e një kohë Sigurimi i Hoxhës Pal Mëlyshin në radhët e rebelëve antikomunistë nëpër male. Ju u bëtë Pal Mëlyshi i Demokracisë. Në platformën që ju parashutoi mes tyre, ju së pari u kujdesët që të shpëtonit vrasësit dhe jo të ngrinit nga harrimi të vrarët. E deklaruat se “ishim të gjithë bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”! Pastaj, në një prag zgjedhjesh si këto, “bashkëvuajtësin” tonë, Aranit Çelën, e dërguat para togës së pushkatimit. Në një prag tjetër zgjedhjesh si këto, e falët me amnisti dhe tani i jepni atij të tëra llojet e pensioneve: të luftës së ndershme, të punës së përkushtuar dhe të pleqërisë së nderuar! Me kalimin e kohës, moton që jua sugjeroi Komiteti Qendror e katandisët në “Të gjithë bashkëfajtorë dhe të gjithë bashkëvuajtës… me përjashtim të Zamir Shtyllës!”

Respekt,

 Ata qe kane pasur familjet e tyre  te persekutura nga rregjimi i ndjejne me shume se te tjeret keto qe shkruan Kulla.

A ka mundesi te ma shpjegoje dikush se i kujt eshte ky shkrim. I Pellumb Kulles apo i Fatos Lubonjes?

Ne Gazeten Tema online eshte vene emri i Fatosit me nje titull tjeter e te njejten permbajtje.

i kujt eshte ky shkrim. I Pellumb Kulles apo i Fatos Lubonjes?

Neqoftese Fatos Lubonja do kishte aftesite letrare te shkruante nje tekst te tille, une automatikisht e terheq mbrapsht gjithe c'kam thene se ai eshte nje shkrues medioker ne pikpamje te formes artistike. Dhe te kerkoj ndjese per gjykimin e gabuar. Madje po them edhe tjetren: sikur Fatos Lubonja nje here, kurdo qofte ne te ardhmenp, te jete ne gjendje te prodhoje nje tekst te tille, do e terhiqja mbrapsht mendimin dhe do prap thoja "ndjese, kam gabuar".

Ky tekst per nga ana e mjeshterise se shkrimit dhe manaxhimit te fjales eshte te pakten tre devijime standarte me lart se e pritshmja nga nje tekst i autorit Lubonja. Pra do ishte nje cudi e madhe (edhe pse jo matematikisht e pamundur) qe Lubonja t'i kishte nxjerre keto rradhe nga penda, apo te jete i afte t'i nxjerre ne te ardhmen.

Shkrimi eshte i Pellumb Kulles jo i Fatos Lubonjes.Ne fakt edhe mua me beri pershtypje kjo ngaterrese sot ne faqen e gazetes tema por hapa formatin PDF te kesaj gazeta dhe pashe se shkrimi i F.Lubonjes ishte krejt tjeter.Bente fjale per Andi Bushatin dhe "Zone e ndaluar"

"Por, në analizë të fundit, duke iu kthyer temës patriotike, pa vrer e urrejtje, shpreh bindjen se të flakësh tej Sali Berishën nga menaxhimi i halleve të Shqipërisë, do të jetë patriotizmi më i lartë i shqiptarëve. Dhe jo se kam besim se punët, pa të, do të rregullohen sa hap e mbyll sytë. Por dëbimi i Pal Mëlyshit të Demokracisë nga historia është hap i madh drejt mbarësisë."

Emigrant

ketij shkrimi i ben lavde, asnje argument bindes, ( i vetmi ai i çirrjes ne metingje) , asnje lidhje me realitetin, asnje lidhje me zakonet Shqiptare, asnje lidhje me historin, urrjetje e vetem urrejteje.

Jo per kundervenie, jo per te qene barazim, po e shikove te mundshme me argumento bazen reale te ketij artikulli, per tu adhuruar.

Me respekt.

Me sa duket nje fakeqesi e madhe na ka ra kresë. Na eshte demtuar shume genofondi.

Shume e vertete. Pas zhdukjes te aristokracise arrnauto-osmane, fisnikerise tribale,  dhe klerit e vetmja e shprese e Shqiperise u zhduk me ata qe i hypen avjoneve (jo kembeve apo anijeve) ne vitet 90-te.

Rigjenerimi i genofondit tash ka vetem nje shprese: abrogimin e Arrnautistanit dhe dorezimin e tere sovranitetit dhe emrit nje shteti te njesuar me geget e Kosoves.

Kam pare nje dite ne Arthur Avenue te Bronx-it nja dy qenie te cuditshme, pothuaj aliene, te shkurtra rreth 150cm, balli i te cileve fillonte diku nga mesi i cackes dhe ndiqte kompasin me qender diku te mollezat. Keta dy kokesferike me bene shume pershtypje - dhe te te beje pershtypje nje fizionomi ne Bronx, kjo eshte nje gje e madhe shume - ata ishin gati per cdo film ala Spielberg apo S. King. Do ishin figurantet me "taze", asnje perpunim s'u nevoitej. Per fat folen me shoshoqin dhe gjuha e tyre indomarsiane me solli nje a dy fjale shqipe ne vesh. Nuk e humba rastin po iu fola shqip: hej, nga jeni ju? Me pane, kuptuan, u pergjigjen: Nga Vlora! Shtanga ne vend. Ngaqe s'me dilnin llogarite fare. Nuk u fola, bera nje shenje me dore si per tunjatjeta dhe u dhashe kembeve per t'u largu sa me pare nga vendi i krimit.

Sidoqofte, Qafir, gjenofondi eshte shume resilient dhe nuk eshte aq i lidhur me elitat sa e mendon ti. ELitat jane refleks i gjenofondit; ai eshte drejtimi i causalty-s ketu. Dhe ky eshte fati me i madh per ne si komb, qe gjeofondi ruhet nga korracat e pathyeshme te anonimatit. Te behem konkret: i shikon psh, ca ferra neper peshk? Edhe ata eshte e mundur te nxjerrin filiza trendafilash. Madje edhe ai katunarizmi qe kemi bere muhabet (prape merr shembull te njejtat ferra te peshku) nuk eshte i afte te prishi gjenofondin. I vetmi lajm i mire ne kete mjerim tribal me kembe e corape te palara e sans culote, c'eshte e verteta.

si shume fierake qe i shikonin nga 5 here shfaqjet e pellumb kulles ne fier, une kam pasur dhe kam shume respekt per te.

 

pa dyshim, qe pena e tij eshte magjike.

 

Por per politike, me duket se nuk eshte ne te njejtin nivel qe eshte per komedi, qofte si regjisor, qofte si shkrimtar (edhe si aktor eshte i shkelqyer, megjithese shume pak ka luajtur vete).

 

pa dyshim, and without sounding patronising, pellumbi eshte nje pasuri e vertete e kombit shqiptar.

 

Me vjen jashtezakonisht shume keq, qe jam shume i detyruar te them (si i lindur dhe rritur ne nje familje te internuar dhe persekutuar per 34 vjet) qe ky shkrim i shkon per shtat nje njeriu te irrituar qe ankohet vend e pa vend se Pellumb Kulles, te paarritshmit, the famshit, krenarise kombetare shqiptare. 

pellumb, te lutem mos u be " a grumpy old man"

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).