65 vjet të gjenocidit çam

 

Para disa ditësh, Senati Amerikan miratoi një rezolutë për zgjedhjet në Shqipëri. Po, më e rëndësishme se kjo ishte rezoluta e miratuar më 17 qershor 2009, ku Kongresi Amerikan, formalisht, dënoi legalizimin e skllavërisë dhe të segregimit racial në SHBA.

Me të vërtetë, edhe pse mjaft të rëndësishme, zgjedhjet shkojnë e vijnë, ndërsa kujtimi i të shkuarës së hidhur dhe përpjekjet "për shërimin e plagëve të njërit prej krimeve më të mëdha kundër njerëzimit në histori [Deklarata e Harry Reid], mbetet detyrim sublim i brezit tonë.

Sot ka një prirje të përgjithshme tek vende demokratike për shërimin e plagëve të hidhura të së kaluarës. Kështu, më 21 qershor 2006, Kanadaja kërkoi zyrtarisht ndjesë për trajtimin çnjerëzor që u kishte bërë emigrantëve kinezë në fillim të shekullit të kaluar, me anë të Taksës për Kokë.

Më 1988-ën, Kongresi Amerikan kërkoi ndjesë për internimin kolektiv të japonezo-amerikanëve gjatë Luftës II Botërore; më 1993-shin u kërkoi ndjesë banorëve të Hawai-t për rrëzimin e mbretit të tyre nga froni; kurse më 2008-ën u kërkoi ndjesë banorëve vendas autoktonë indianë, dhe kështu me radhë.

Për fat të keq, kjo prirje ende nuk ka gjetur jehonë në vendin që mbahet si djepi i demokracisë perëndimore.

Nuk ka asnjë shenjë që Parlamenti Grek do të miratojë ndonjë rezolutë në ndonjë të ardhme të afërt, për të kërkuar ndjesë publike për krimet ndaj njerëzimit të kryera në Greqi gjatë Luftës II Botërore.

Bëhet fjalë këtu për zhdukjen e komunitetit historik hebre të Selanikut dhe të atij të Janinës [akti ndaj këtij të fundit i ekzekutuar madje më 25 mars 1944, pikërisht në ditën e Pavarësisë greke), si dhe për gjenocidin çam, akti përfundimtar i të cilit u zhvillua me 27 qershor 1944.

Sipas dëshmive dhe provave historike, para se të tërhiqeshin nga Greqia drejt Shqipërisë, trupat gjermane në rajonin Epir/Thesproti, zbatuan kërkesën e gjeneralit grek, Napoleon Zervas, për çarmatimin e përgjithshëm të banorëve të Çamërisë. Masakra filloi në Paramithi, pikërisht 65 vjet më parë, për t'u shtrirë brenda pak ditëve nga qytetet e fshatrat e Çamërisë së Poshtme drejt asaj të Sipërme, deri në Filat e rrethe. Mbarë popullsia çame myslimane u gjend krejt e pambrojtur para mizorive zerviste të papërshkrueshme për karakterin e tyre çnjerëzor.

Mijëra vetë u masakruan mizorisht, ndërkohë që rreth 30.000 të tjerë lanë gjithçka pas dhe u nisën në këmbë përtej kufirit, për t'i shpëtuar valës së mizorisë fashiste, shpesh duke marrë me vete vetëm rrobat e trupit.

Sipas dëshmisë së një të pranishmeje, në ditët e nxehta të qershorit 1944, u desh ndërhyrja e disa oficerëve anglezë për të penguar një ndër aktet më çnjerëzore të kësaj tragjedie. Para dëbimit për Shqipëri, trupat zerviste grumbulluan gjithë femrat e Paramithisë në një burg të qytetit.

Një natë vonë, vijnë në burg disa banditë zervistë për të çnderuar vajzat çame. Mirëpo plakat çame i vunë vajzat në mes dhe vendosën t'i mbronin ato edhe me trupat e veta. Rrëmuja që vijoi dhe thirrjet dëshpëruese të plakave dhe vajzave çame, tërhoqën vëmendjen e oficerëve anglezë, zyrat e të cilëve ndodheshin aty pranë, që ndërhynë menjëherë dhe urdhëruan ndalimin e kësaj tragjedie.

Ka edhe shembuj të tjerë të veprimeve individuale humane të ushtarakëve anglezë në Çamëri, sikurse nuk mund të mohohet përgjegjësia e shefave të tyre filohelenë që, qoftë për indiferencën, qoftë me nxitjen e tërthortë, lejuan që para syve të tyre të konsumohej një nga faqet më tragjike e çnjerëzore në Luftën e Dytë Botërore.
Çamët do t'i priste në Shqipëri një vend i djegur dhe i rrënuar, si pasojë e operacionit gjerman të qershorit 1944.

Varganët e pafund me refugjatë të dërrmuar e të sfilitur çamë që kalonin në Luginën e Drinos atë verë të vitit 1944, mbetën edhe në kujtesën e shkrimtarit të madh Ismail Kadare, asokohe një djalosh, të cilin ëndrrat e moshës nuk i kishin reshtur aspak kureshtjen për ngjarjet e çuditshme, dhe në këtë rast, tejet të rënda, që ndodhnin në botën përreth dhe që ai do t'i përshkruante më vonë në kryeveprat e tij, me talentin e pashoq që ia njeh mbarë bota.

Në djegien e Shqipërisë së Jugut morën pjesë trupa gjermane të ardhura edhe nga rajoni i Epirit dhe ndofta u takon historianëve për të studiuar nëse ka patur ndonjë lidhje midis çarmatosjes nga gjermanët të çamëve në Çamëri dhe përballjen e tyre me tokë të djegur në Shqipëri.

Pa kurrfarë ndihmë dhe me shpresën për kthimin e shpejtë në shtëpitë e tyre, refugjatët çamë u ngulën përkohësisht disa kilometra jashtë territorit grek, kryesisht në Çamërinë shqiptare, si dhe në rrethinat e Sarandës. Mirëpo kushtet tejet të vështira të jetesës e strehimit dhe sëmundjet infektive, shkaktuan vdekjen e një numri të madh të tyre, të cilët prehen sot e gjithë ditën në varrezat e Kllogjerit dhe të Mursisë.

Shumë vite kanë kaluar, mirëpo problemi madhor i shkeljes së të drejtave të njeriut në Evropë, i quajtur edhe si "problemi çam", mbetet ende i pazgjidhur.

Greqia e sotme demokratike, që shumë pak të përbashkët ka me Greqinë e Zervës, ende ngurron për ta parë të vërtetën në sy. E pra, Greqia vetëm do të fitonte, sikur të lehtësonte kthimin e individëve të minoritetit çam në shtëpitë e tyre dhe të njihte të drejtat si pakicë etnike të komunitetit çam ortodoks në Thesproti.

Zgjidhja e problemit çam përbën një sfidë midis Greqisë demokratike, moderne, evropiane dhe asaj fundamentaliste, ekstremiste dhe regresive, të përfaqësuar nga qarqet më konservatore e të pareformuara në vend, sikurse janë Kisha Ortodokse, shërbimi sekret dhe ushtria.

Si një komunitet punëtor e i besës, me kulturë e tradita të lashta, çamët përbëjnë për Greqinë një pasuri të paçmuar dhe kurrsesi kërcënim. Ndjenja e pashprehur e frikës, që nënkuptohet në disa sfera të shoqërisë greke, është krejt e pajustifikuar.

Me të vërtetë çamët, si shtetas grekë me kombësi shqiptare dhe de facto qytetarë evropianë, nuk kërkojnë ndryshim kufijsh, dhe as Republika e Shqipërisë nuk ka pretendime territoriale ndaj Çamërisë.

Duhet pranuar se diplomacia shqiptare, deri më sot, ka qenë e paaftë për të ngritur me sukses zgjidhjen e problemit çam para kundërpalës greke. E pra, detyrimi ndaj Kushtetutës dhe ndaj parimeve universale të të drejtave të njeriut, kërkojnë që çështja çame të jetë në krye të agjendës së marrëdhënieve dypalëshe.

Duke shpresuar se administrata e dalë pas zgjedhjeve do ta trajtojë me përparësi këtë problem, nuk mund të mos shprehim habinë për indiferencën e paarsyeshme të disa qarqeve diplomatike në Tiranë.

Të drejtat e njeriut nuk janë përzgjedhëse, por universale. Ato u takojnë të gjithëve, dhe nuk duhen parë sikur "ca janë të nënës dhe ca të njerkës". Ku janë prania e OSBE-së, Komisioni Evropian apo Këshilli i Evropës në trajtimin dhe zgjidhjen e problemit të të drejtave të njeriut të minoritetit çam? A mund të justifikohet më tej indiferenca e tyre me përkufizime të papërcaktuara juridike për pakicat etnike, apo me kohën e kaluar, duke ditur se krimet ndaj njerëzimit nuk parashkruhen?

Ndërkombëtarët, që nuk lënë rast pa i dhënë leksion Shqipërisë për çdo gjë, do të bënin mirë të mbanin parasysh një parim universal të përsëritur në rezolutën e përmendur në krye të këtij shkrimi: "se gjithë njerëzit janë lindur të barabartë dhe janë të veshur me të drejta të patjetërsueshme për jetën, lirinë dhe rrugëtimin drejt lumturisë", si dhe thirrjen për "të eliminuar paragjykimet racore, padrejtësitë dhe diskriminimin" në shoqërinë evropiane.

Ndërkohë, shqiptarët, edhe pse të dielën do të shkojnë në kutitë e votimit, do të dinë të përkujtojnë me dinjitet me 27 qershor përvjetorin e 65-të të gjenocidit çam, si dhe viktimat e njërit prej akteve më çnjerëzore, por ende të pavlerësuara dhe të harruara në Evropën e Bashkuar të idealeve të mëdha

 

12 Komente

Na ka marre mendjen zgjedhja dhe harrojme artikuj te tille shume te rendesishem. 5 yje!

Absolutisht dakord! Ceshtja came meriton vemendje bile shume me te madhe edhe brenda vendit ku jo te gjithe jane te informuar per c'ka ka ndodhur, dhe po ashtu angazhimin toneme komunitetin nderkombetar dhe qeverine greke. Per te shtuar ne argumentin e mesiperm, edhe nga Turqia ka sinjale qe po diskutohet per masakren ndaj Armeneve, megjithese akoma jo zyrtarisht, kurse per camet asnje ze...

Njera nga gjerat e mira qe kishin keto zgjedhje eshte edhe fakti se mesa duket camet do te kene nje perfaqsues te tyren ne kuvendin shqiptar.Heret a vone plaga came do te mbyllet,lufta e tyre do te drejtesohet dhe perpjekjet e tyre do te japin fryt. N.H

 Ne bote problemi çam , njihet shum pak , dhe per shkak te dobesise se shtetit shqiptar, mas-mediave shqiptare dhe kinematografise shqiptare.

Kush do ta zgjidhi problemin cam ata që i falën detin Jon Greqisë?

Apo do ta zgjidhi Partia e grekëve dhe vllehëve?

Me një deputet nuk mund të zgjidhet cështja came. Duhet të gjithë: Qeveriu, parlamenti, topcja i futbollit të gjithë shqiptarët.

Kot nuk thonë se me një lule nuk vjen behari.

O Peshkaqen, po prit o burre se nuk edhe lulet e beharit nuk çelin te gjitha ne nje dite. Mos harro se deri para 5 vjetesh çamet nuk i linin me kriju parti ne Shqiperi nderkohe qe greket kishin na 2 a 3 (plus omonerive). I kane pagu ata te shkretet 1 milion euro te ai shoku Fatos qe tu pranohej kerkesa ne gjykate.

Tani po fusin nje deputet qe per ironi te fatit (po fati do jete ironik edhe me maskarenjte ngaihere) ka zene vendin e Kosta Barkes nqs nuk gabohem. Edhe Cim Idrizi po ne Vlore do zgjidhet (ndonese mu me duket shume gabim kandidimi i tij atje po ta kapesh nga ana e interesave çame).

Po edhe ne nuk duhet me vazhdu me "honger bar" (apo "te shesim fiq" se kjo o mo ne mode nqs do me "ia dale&quotsmiley, e te presim qe çeshtje çame te zgjidhet vete.

Kujt ketu i ka shku ne men qe edhe mund te dali ne ndonje manifestim per kete çeshtje. Ose te shkoje ne pelegrinazhin e pervitshem qe ata bejne.

Apo me thjeshte akoma, te organizoje nje peticion drejtuar organizmave nderkombetare, ku te kerkohen pak a shume keto qe shprehen ne kete artikull (si i bohet me i vone 15 yje?)

Te ndryshojme nje here qendrimin tone. T'i themi Berishes e Rames "allez vous faire voir chez les grecs!" qe vazhdoni aleancat me Kserat e Bollanot, se pastaj zgjidhja vjen vetiu.

Te nisim duke eliminuar prezantimin ne parlament te grekerve ne shqiperi, e rregulla te veshtira per leje qendrimi (meqe nuk e quajne veten shqiptare), ose te shporren nga ky vend !

Problemi eshte se shume shqiptare jane atdhetare vetem me llafe, dhe kjo arme potente perdoret nga njerez qe nuk duan  te bejne asgje!

Pse te mos krijohet nje ministri e re qe te merret me te drejta e shqiptareve ne tere boten (te vesh nje cam psh, qe ta bej  mire detyren e mbi te gjitha me pasion)

 

Elton, plotesisht dakort me dy paragrafet e fundit po aspak me te parin. Greket ne Shqiperi, jane shtetas shqiptarë e nuk mund te kene nevoje per leje qendrimi apo ku di une se çfare. Edhe ne Parlament kane plotesisht te drejte te jene dhe duhet te jene prezent nqs fitojne garen me rregulla te qarta. Po jo qe te na imponojne rregullat qe ata te mund te jene prezent (siç u be kur debatohej pragu prej 3% per proporcionalin)

Dhe mbi te gjitha nuk duhet te perfaqesohen nga ekstremiste qe ne nje shtet normal do perfundonin ne burg. (si psh Ksera qe deklaronte se ishte prefekt i nje qarku te Vorio-Epirit, ne tubime perkujtimore te masakrave greke ne jug te Shqiperise, apo si Dule qe mbeshtet Bollanon dhe mohon dite e nate ekzistencen e çeshtjes çame)

Ore une mendoj se kafsha duhet trajtur si kafshe, nuk eshte se ne kene menyre ne humbasim vlera,, thjehste marrim respektin e kafshes se vec ashtu merr vesh.

Te shkojne  e te prezantohen ne parlamentin gek po te duan, a sjane vete ata qe thone se jemi grek?

Eshte nga njerez qe tolerojne kaq shume qe ata aprofitator bejne palle.

Elton, po ne Presheve çar do bejme pastaj? Po ne Mal te Zi?

Mos duhet qe edhe shqiptarve atje t'u thone "ikni ne parlamentet shqiptare!" (se kemi dy tani)

Nuk na vjen e keqja nga toleranca por nga b.thelepirja e politikaneve! Mosi ngatarrojme se jane dy gjera plotesisht te kunderta. Tolerant mund te jete vetem nje njeri qe nuk i ve ne dyshim kapacitetet e tij, ndaj s'ka pse i trembet tjetrit. Kurse b.thelepirsi (politikanet tane) ngjan shume me racistin (ekstremistet greke) sepse te dy vuajne nga kompleksi i inferioritetit.

Ne presheve e ne mal te zi shqiptaret skane berre kurre me serbet asmilim fizik, as gjenocid e asgje te tille, e mbi te gjitha asnjehere shqiptari ne asnje vend ska vrare gra dhe kalamaj

Mendoj se jane dy realitete te ndryshme.

Nuk e di, mbase edhe ke te drejte ti, por ndonjehere natyra njerezore eshte me e prirut ti bindet frikes sesa fjales. Pastaj une po them ti trajtojme ne te njeten menyre sesi trajtojne rrefugjatet shqiptare ne greqi, as me mire e as me keq, duan  me shume te drejta ketu ? jep me shume te trejta atje ! do tapi te topes qe ke ketu? ktheju token cameve njehere atje !

Ore padrejtesi dhe krime si ato te grekut nuk mund ti mbuloje dot  koha !

SHQIPERIA TE VERE NJE CAM E TI JAPE PUSHTETIN TE VEPROJE NE MENYRE TE PJEKUR DHE TE FUQIJSHME PER TE KTHYER NE VEND CDO PADREJTESI

Si e kane punen camet? Mbeten pa shtepi? "U harruan" te masakruarit nga greku? Kjo eshte puna?

Po kete e dime, ishte s'ishte pervjetor, ne ate gje e kemi ne mendje! Edhe pse came nuk jemi, grekut ate gje ja kemi vath ne vesh; po....?

Kjo eshte puna, te mos harrojme ato gjera? Apo pritet qe t'i jepet ndonje zgjidhje? Mos thashe gje zgjidhje? me duket se po... po cila eshte kjo zgjidhje?

As camet nuk po na e thone dot! Jo per gje, po ideja ime per zgjidhje te drejte, eshte qe Greku te leshoje c'na ka grabitur me aq dhume dhe agresion, duke filluar qe ne Selanik e deri ne Korinth. Gjithe pashallekun e Janines. Te shperngulen te gjithe greket apo individet qe vetedeklarohen greke te sjelle me shkembimin e popullsise me Turqine. T'i bashkengjitet trungut Ame Cameria bashke me territoret e tjera.

Arrihet kjo? Apo mos behet fjale per ndonje zgjidhje tjeter? me duket se zgjidhjet e tjera nuk ka pse te kene ndonje mbeshtetje nga nje Shqiperi idealisht patriotike, pervec luftes qe te dihet dhe pranohet e verteta. Per te tjerat, u takon cameve te ngrihen ne kembe, dhe jo te na rrine te veshi duke na kenduar te njejten kenge si cifutet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).