21 kandidatët e padenjë për deputetë

Koalicioni për një "Parlament të pastër": 15% e kandidatëve të papërshtatshëm

 

Publikohet "lista e zezë" e koalicionit qytetar për një "Parlament të pastër" pas një skanimi që u është bërë gjithë kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 28 qershorit. 21 kandidatë kanë rezultuar se nuk i përmbushin standardet kualifikuese dhe nuk janë të këshillueshëm për t‘u zgjedhur në Kuvendin e ardhshëm. Koalicioni për "Parlament të pastër", kryesohet nga ish-presidenti i vendit, Alfred Moisiu, i cili theksoi se nga këta 21 kandidatë, shumica e tyre, 5 kandidatë janë nën siglën e Partisë Republikane, 4 në listat e PD-së dhe PDK, 3 në listat e PS-së dhe nga një në listat e LSI, G99, LDK, PDS, LZHK dhe PSV91. Nga një investigim i kryer për 165 emra të propozuar në listat e të gjitha partive politike për garën e 28 qershorit, 15% e tyre rezultojnë të papërshtatshëm për të qenë përfaqësues të qytetarëve në legjislaturën e ardhshme.

Ndër kriteret që koalicioni përfshiu në hulumtimin e tij ishte edukimi i kandidatëve, përvoja e tyre profesionale dhe ajo politike, si dhe precedentët penalë. Një tjetër kriter i cili u mor parasysh, edhe pse nuk kishte një peshë të llogaritur specifike në pikavarazhin e përgjithshëm, ishte përfshirja e kandidatëve në çështje kontraversiale të ngritura kryesisht nga shtypi i pavarur. 21 kandidatë për deputetë, janë shënjuar në listën e zezë të koalicionit për një "Parlament të pastër". Vlen të theksohet se ky koalicion ka publikuar emrat e kandidatëve, por nuk ka dhënë detaje të qarta se në cilën bazë është bërë kjo përllogaritje. Nga Partia Republikane, janë pesë kandidatë të cilët sipas hulumtimit të koalicionit për një "Parlament të pastër" rezultojnë se nuk përmbushin standardet. Astrit Veliaj, Hajrulla Paturri, Mehmet Spahiu, Myrvete Pazaj, Vasilika Çaushi janë ‘problematikët‘ e republikanëve. Në siglën e PD-së, koalicioni i ish-presidentit Moisiu ka përzgjedhur katër emra, të cilët janë Paulin Sterkaj, Indrit Fortuzi, Spiro Ksera dhe Lefter Maliqi. Nga PDK-ja janë Pashk Ujka, Frrok Gjini, Jak Ndokaj dhe Mark Kroqi. Në siglën e PS-së janë tre kandidatë të shigjetuar nga koalicioni për një "Parlament të pastër", ku radhiten emrat e Asllan Dogjanit, Tom Doshit dhe Vangjel Tavos. Nga partitë e vogla janë emrat e kandidatëve, Artur Duçkallari, Pilo Kërri, Viron Bezhani, Nazmir Bilani dhe Gëzim Boçari. Në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, ky koalicion u angazhua në nismën për verifikimin e përshtatshmërisë së kandidatëve për deputetë, pra përfaqësuesve potencialë të shqiptarëve në katër vitet e ardhshme, me vlerat dhe atributet që duhet të mbartë pozicioni i përfaqësuesit të vullnetit dhe interesit të qytetarëve. Nga verifikimi i një skuadre gazetarësh hulumtues rezultoi se nga të gjithë kandidatët për deputetë të përzgjedhur në bazë të peshës specifike të partisë përkatëse në Parlamentin aktual dhe mundësisë së fitimit të mandatit, si rrjedhojë e pozicionit në listat zyrtare të partive, 21 prej tyre nuk mund të jenë të përshtatshëm si përfaqësues të denjë të elektoratit dhe gjithë qytetarëve shqiptarë.

14 Komente

I pari ne listen e zeze duhet te jete Kryeministri aktual!

LETËR PA ZARF PËR ISH-PRESIDENTIN ALFRED MOISIU

Nga Rrapo Hajredin Danushi *

Në shumë gazeta të datës 22 Qershor 2009 lexuam deklarimin e ish presidentit z. Alfred Moisiu, dhe konkluzionin e koalicionit të shoqatave për “Parlament të Pastër” të drejtuar prej tij, që na paska analizuar kandidatët për deputetë. Ndër 21 kandidatët e seleksionuar si të papërshtshëm është emri i kandidatit të LZHK Gëzim Boçari. Sqarojmë publikisht zotin Alfred Moisiu, se ai dhe shoqatat që ai po drejton në rastin konkret po bëjnë një lojë tinzare dhe të ndyrë, dhe emri i shoqatave të koalicionit “Parlament të Pastër” po funksionon për të mënjanuar figurat e pastra dhe kombëtare siç është rasti i z. Gëzim Boçari, përfaqësues i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe i shoqatës “Bregdeti”.
Po të analizojmë kriteret që gjoja paska shqyrtuar koalicioni i drejtuar nga z. Moisiu, do të vemë re se edukimi i kandidatëve, përvoja profesionale dhe ajo politike e nxjerrin kandidatin tonë ndër më të zgjedhurit e gjithë kandidatëve. Gëzim Boçari është profesor në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë , rrjedh nga një familje që ka një emër historik. Mos vallë dikujt nuk i intereson që mbiemri Boçari të mos jetë një nga përfaqësuesit e këtij populli në Kuvendin e Shqipërisë ? Lidhur me eksperiencën dhe punën, personi i pa pëlqyer nga Z. Alfred Moisiu dhe ata që janë pas tij që po përdoren si mashë, sqarojmë se z. Boçari është nga pesonat e dedikuar dhe të përkushtuar që pas vitit 1991 po përpiqet për kthimin e pronës tek i zoti. Në vitin 1999 , me rastin e një vjetorit të Kushtetutës, ka përfaqësuar shoqatën tonë në Venecie (Konferenca për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, demokracia nëpërmjet ligjit dhe Kushtetuta ) dhe ka protestuar për shkeljen e të drejtës së pronës së trashëguar, për shkeljen e nenit 181 dhe nenit 41 të Kushtetutës. Është ndër të parët pronarë që ka paditur në gjykatën e Strasburgut shtetin Shqiptar , duke fituar dhe duke u dhënë shembullin të gjithë pronarëve se krahas punës së shoqatës edhe Strasburgu është një dritë jeshile për të rifituar pronat e të parëve tanë . Sot z. Gëzim Boçari kandidon me nr 17, për faktin se LZHK pranoi platformën tonë për kthimin e pronës tek i zoti, se pa pronë nuk ka demokraci. Te jeni të sigurte se te gjithë pronarët por edhe votues te tjerë do votojnë për “Pronën tek I zoti” dhe ky është shkaku pse z. Boçari goditet pas krahëve nga koalicioni që kryeson ish-presidenti Moisiu
Deklarata e zotit Moisiu është një politikë e hollë që ndofta vetë Alfredi nuk e ka kuptuar. Por populli e kupton se kjo deklaratë pikërisht një javë para votimeve e botuar në bllok dhe pa arsyetime është mungesë e plotë ndershmërie, transparence dhe keqpërdorim komunist i medias. Unë si kryetar i shoqatës "Pronësi me Drejtësi" me miratim dhe të z. Boçari kërkoj nga që dosja e kandidatit tonë, dosja e Alfred Moisiut dhe e kryetarëve të shoqatave që ai po drejton, të bëhen publike dhe votuesit të shikojnë e të gjykojnë vetë. Për ju zoti Moisiu do të thoja publikisht që t'ju vujë turp dhe t'ju vijë rëndë nga mosha jote dhe nga posti juaj si ish president (GARANTI i KUSHTETUTËS) që nuk bëtë asgjë se Kushtetuta vazhdon të shkelet. Turp që bëni këtë akuzë të pabesë ndaj nesh të shpronësuarve, turp që bëheni vegël e politikës që kërkon të sabotojë demokracinë e vërtetë dhe të zgjasi jetën e dhunës komuniste mbi pronat tona të marra padrejtësisht nga diktatura. Opozita e vërtetë antikomuniste në Shqipëri jemi ne shoqata e të shpronësuarve, dhe ky është shkaku që disa shqetësohen shumë nga prania e përfaqësuesve tanë në parlament. Nëse ju do të ndiheni të cënuar në sedrën tuaj qytetare për sa më sipër, për të diskutuar këto probleme ju ftojmë në një tryezë debat ballëpërballë në cilindo ekran që ju do të zgjidhni.

* Kryetar i Shoqatës kombëtare të të Shpronësuarve “Pronësi me Drejtësi”
Tel 033 224883)

 Dhe nqse Koalicioni, per nje aresye apo nje tjeter, do te rishikoje liste e te "papershtatshmeve" do tu keshilloja te vinin ne liste edhe kryetarin e Partise Republikane, Zotin Fatmir Mediu.

Me pershendetjet me te perzemerta

Vetem 21?! Ah te lumsha "skanimin".

Po mire, po z. Moisiu, pas "skanimit" te shpejte te listave te lojtareve te tavlles te lagjes, a i permbushte standartet kualifikuese per t'u bere President?

Do plakesh dhe vet gjembi... . Boll i duroj ai ven  parlamentaret me figura te "pastra".

Ku jane emrat e ketyre deputeteve (dhe mekatet e secilit)?

Ku është Saliu, Topallja, Genc spiuni nga Gjirokastra, ku është Edusha, Gjinushka, Islamushka, Gramushka i Rucëve,sllavi Doklevici, bullgari majkovici, greku Nanosi e sa e sa mushka e krushka dhe spiunushka që kanë ngrënë dhe po hanë me shumë lugë dhe më e keqja më duket se do hanë edhe në vazhdim....................

1)Pse nuk e nxjerrin jashtë ligjit PBDNJ-në e grekëve?

2) Pse në Greqi nuk ka asnjë parti politike shqiptare?

3) Pse duhet të ketë në Shqipëri parti politike për vllehë ose rumunë quajeni si të doni?

4) Pse në Rumani nuk ka asnjë parti politike shqiptare?

5) Pse në Shqipëri lejohen që pakicat të organizohen në jetën politike? Shqipëria është e shqiptarëve e jo e pakicave.

Pakicat mund të kenë shoqata kulturore por jo politike.

6) Pse nuk ua marrin pasaportat shqiptare pakicave që jetojnë në Shqipëri? Ata duhet të kenë vetëm leje qëndrimi, por jo nënshtetësi shqiptare. Në Shqipëri duhet të votojnë shqiptarët për shqiptarët por jo shqiptarët për sllavët, grekët turqit, jevgjit, romët e ku ta di unë.

pfu far e keqe......... Pis milet.........

Peshkaqeni.

E meritoke 100 % nick-un.

Vetem me ate "pfu" nuk di si e ben konkretisht, se normalisht je nen uje...

 

 Nje gje nuk kuptoj une, se; pse jane te papershtatshem per parlamentin shqiptar keta kandidate, ç'kan bere dhe per se behet fjale. 

Sikur ta kishit lexuar do ta kishit kuptuar. Gjithsesi, artikulli i cileson te padenje per arsyet e meposhtme:

 

"Ndër kriteret që koalicioni përfshiu në hulumtimin e tij ishte edukimi i kandidatëve, përvoja e tyre profesionale dhe ajo politike, si dhe precedentët penalë."

Tom Doshi dhe ai Paturri kon rraf miletin.

Toma nje gazetar kurse Paturri nje arbiter se e merziti shume gjykimi i ndeshjes smiley  

Asllani po ashtu eshte raportu disa here per rrahje te miletit neper rruget dhe komisariatin e Gjirokastres.

Paultinin e ke te filmuar tu terheq per lesh koke Blendi Gonxhen ne 28 maj 1996.

Per keta te tjeret nuk di gje smiley  

Sterkaj qe ka qene funksionar policie i PD-se, pastaj deputet i PS-se dhe tani kandidat i PD-se:

"Unë nuk e tradhtoj PS-në dhe kryetarin legjitim të saj Rama. Nano duhet të vijë tek unë, të rrahim mendimet me njëri-tjetrin, se ai është deputet i thjeshtë si dhe unë, dhe pastaj të na thotë se çfarë do të bëjë. Unë mendoj se loja e madhe qëndron tek vizita e Berishës në Turqi, i cili po futet në vorbullën e shitjes së Telekomit, të cilit i duhet kjo zhurmë mediatike. "

Marre nga: http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=1962

Po si i paska shpetuar plakut te urte ai Cim Selami nga Vlora.

Kryeson listen e LSI per Vloren.

Booooo ... Uuuuuuu...

Ka ndonje nga Vlora ketu mor aman...

 

 

REPLIKË E DETYRUAR ME ISH PRESIDENTIN Z.ALFRED MOISIU

Unë Gëzim Boçari, përfaqësues i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” dhe i Shoqatës A.K. “Bregdeti” që kandidoj në zonën Vlorë Sarandë me Partinë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar LZHK, lexova deklaratën e koalicionit për “Parlament të Pastër” që u botua më datën 22 Qershor në shumë gazeta.

Futja e emrit tim në listën e këti grupimi O.J.Q.-sh (“Për Parlament të Pastër&rdquosmiley është një intrigë e kurdisur e cila ka synuar që emri im të përbaltet 5 ditë para votimeve që unë të mos kem mundësi dhe kohë që të bind elektoratin tim për pastërtinë e figurës time. Është turp që ky deklarim i firmosur nga ish presidenti Alfred Moisiu, i cili njeh personalisht si personin tim dhe familjen time bëhet publik vetem pak ditë përpara zgjedhjeve?!. Shpreh keqardhje qytetare për këtë grupim që ka vepruar në këtë mënyrë kaq bizantine dhe krejt të padenjë për shoqata që pretendojnë se përfaqësojnë shoqërinë civile shqiptare. Ky grupim O.J.Q.-sh, ka kryer një veprim të pamoralshëm, duke krijuar hije dyshimi, duke e keqpërdorur shtypin për të përbaltur emrin tim dhe grupimin që përfaqësoj. Kjo më bën të besoj se ka qarqe të interesuara që Shqipëria të vazhdojë në trasnzicion, në anarki dhe ekonomikisht në vend numuro dhe nga lidhur me pronat e trashëguara shqiptarët të kundër shqiptarëve. Kriteret që pretendohen se janë përdorur për të vlerësuar personat që kandidojnë në Kuvend për personin tim janë ku e ku më superiore se ato të vetë ish presidenti Moisiu. Unë nuk do t'a godas pas shpine Alfred Moisiun, atë le t'a vlerësojë populli vetëm për faktin se për katër vjet si president dhe garant i Kushtetutës ka shkelur nenin 181 të kushtetutës dhe sot përsëri intrigon kundër pronarëve. Unë shpreh dhimbje dhe neveri për këtë veprim të ulët dhe për fyerjen publike. Kryesia e Shoqatës pronësi me Drejtësi i dha ish-presidentit Moisiu përgjigjen publike që e botoi gazeta Tirana Observer e datës 23 Qershor 2009. Alfred Moisiu në këtë rast godit kauzën e pronarëve të ligjshëm, ai kërkon një Kuvend surrogato, dhe për t'i dhënë atij një mësim demokratik do të ndjek rrugën ligjore duke bërë kallëzimin penal në Prokurori me këtë përmbajtje .

KALLEZIM PENAL

Kundër Koalicionit “Për Parlament të Pastër”

Përfaqësuar nga Z. Alfred Moisiu, Tiranë. Për veprën penale parashikuar nga neni 130 i Kodit Penal.

Prokurorisë - T i r a n ë
Në shtypin e datës 22 qershor 2009 u botua një Listë e kandidatëve të papërshtatshëm për të qenë deputetë të Kuvendit Popullor, në të cilën figuron edhe emri i kallëzuesit.

Sipas gazetave të datës 22.06.2009, koalicioni i paditur “pas hulumtimit të të dhënave të mbi 140 kandidatëve”, arriti të evidentojë një sërë rastesh midis kandidatëve, të cilët nuk plotësojnë kriteret bazë të vendosur nga ky koalicion. Këto kritere qenkan edukimi, i kandidatit, përvoja profesionale dhe politike, precedentët penalë dhe rasti i përfshirjes në çështje të diskutueshme, të ngritura kryesisht nga shtypi i pavarur vendas.

Kallëzuesi ka titullin Prof. As. pas vitit 1992 është shef i katedrës së farmakologjisë dhe aktualisht Shef i Departamentit të Lëndëve Biomjekësore dhe Eksperimentale në Fakultetitn e Mjekësisë. Ka publikime të shumta brenda dhe jashtë shtetit dhe jo vetëm për fushën e mjekësisë por dhe të historisë dhe për respektimin e të drejtës së pronësisë. Është, i vetmi që është kujdesur dhe ka kuruar grevistët e grevës së urisë, përfaqësues i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” në Komisionin e Venecies, botues artikujsh të shumtë - që e sheh të panevojshme t’i rendisë në këtë Kallëzim - pjesëmarrës në emisione të shumta televizive dhe i angazhuar seriozisht në luftën për zgjidhjen e problemit të kthimit të pronave. Cilin prej kritereve të vendosura arbitrarisht prej koalicionit të sipërm, që ka marrë përsipër të dekretojë se cilët janë të përshtatshëm për deputetë apo jo, na paska shkelur Kallëzuesi?

Përfshirja e emrit tim në listën e personave të papërshtatshëm për t’u zgjedhur deputet dhe botimi i kësaj liste, krijon, natyrshëm, dyshime mbi personalitetin tim dhe cenon integritetin tim moral. Kryetari i koalicionit në fjalë është shprehur se “nuk është parë e dëgjuar që të flitet pa fakte” (“Shekulli”, po aty), por çfarë faktesh sjell koalicioni i tij për të cënuar integritetin moral të të nënshkruarit ? Vetëm nëse mund të shpiki ndonjë të paqenë !

Nga sa më sipër, koalicioni “Për Pastërtinë e Parlamentit” ka konsumuar veprën penale të shpifjes në rrethana rëndonjëse, parashikuar nga neni 130 i Kodi Penal. Objekti i botimit në fjalë është cënimi i nderit dhe dinjitetit të të nënshkruarit, ndryshimi për keq i vlerësimit që ka opinioni shoqëror për Gëzim Njazi Boçarin. Nga ana objektive kjo vepër është bërë me përhapjen botërisht, me anë të botimit, të një informacioni të rremë. “Dekretimi” se Kallëzuesi nuk është i përshtatshëm për të qenë kandidat për deputet, megjithëse nuk ekziston asnjë nga kriteret që ka pranuar vetë koalicioni, është diçka krejtësisht e rreme. Nga ana subjektive, ky cënim i nderit dhe i vlerësimit të Kallëzuesit është bërë me dashje të drejtpërdrejtë dhe kjo rezulton qartë nga deklarimi se lista në fjalë ishte përgatitur pas hulumtimit të të dhënave, pra nuk është botuar nga pakujdesia.

Për arsyet e sipërme kërkojmë që koalicioni “Për një Parlament të Pastër” të përgjigjet penalisht për veprën e kryer ndaj Kallëzuesit dhe të urdhërohet gjithashtu që të botojë një përgënjeshtrim duke pranuar gabimin e vet.

Prof. Asc. Gëzim Njazi Boçari

Kandidat për deputet i LZHK në Qarkun e Vlorës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).