1 Qershori, ose dita e fundit e shkollës Berisha për fushatat elektorale

Çelja zyrtare e fushatës elektorale të PD i përngjante 1 Qershorit të shkollës Berisha, ku nxënësit ishin të gjithë të shthurur, rregulli mungonte dhe mbi të gjitha pjesëmarrja ishte e tillë që tronditi themeluesin e kësaj shkolle. Sali Berisha, lideri që është tipizuar me shkollën e mitingjeve të mëdha politike dhe retorikën e fortë në hyrje të fushatave, dje përjetonte ditën e fundit të shkollës së tij politike, e cila për koincidencë ishte po ashtu 1 Qershor.

Partia Demokratike çeli fushatën në një atmosferë të vakët, shumë larg mitingjeve të saj madhështore dhe surprizave në çeljet e fushatës. Disa grupe muzikore të ftuara për të tërhequr mbështetës në shesh u detyruan të këndojnë në një shesh thuajse të zbrazët pas ikjes së liderit të PD, Sali Berisha.

Ceremonia e hapjes së fushatës ishte e pamenduar, dhe rrezatonte mungesën e një ekipi drejtues për fushatën. Fjala e zotit Berisha ishte po ashtu një reflektim i sheshit të pambushur dhe mungesës së entuziazmit.

Ky ishte një nga mitingjet nën mesataren e saj të zakonshme për 18 vite në çelje të fushatave elektorale. Nën mungesën e qartë të frymëzimit nga sheshi i pambushur, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, mbajti një fjalim spontan, të papërgatitur, që i ngjante një fjalimi të zakonshëm në një miting elektoral. Ai foli në përgjithësi për ëndrrën evropiane të shqiptarëve dhe përsëriti retorikën e investimeve publike dhe rrugës Durrës-Kukës.

Çelja e vakët e fushatës elektorale nuk pasqyron doemos ritmin elektoral të Partisë Demokratike, por mungesën e organizimit të fushatës nga ana teknike. Futja e fushatës së PD në spiralen e imitimit të fushatës së Partisë Socialiste i ka hequr asaj origjinalitetin dhe fuqinë e mitingjeve. Fushata, e cila do të çelej ditën e shtunë, u shty për të hënën për mungesë organizimi, për të parë ndërkohë dhe çeljen e fushatës së PS. Fakti që Edi Rama u shfaq me një këngë të tijën, duket se nxiti PD të bënte një këngë brenda 24 orëve, e cila përmend refrenin e saj “Shqipëria po ndryshon”. Pra, zoti Berisha po tenton t’i ikë identitetit të tij në fushata dhe të krijojë një fushatë miks që duket qartazi që nuk i funksionon. Është e padobishme që një turmë, e cila është mësuar të mblidhet në shesh me këngën “Azem, ti je gjallë”, të përpiqet të imitojë “Repistët” e Edi Ramës.

Po ashtu, vendosja në qendër të fushatës vetëm e kryeministrit Berisha ishte një ndryshim thelbësor nga kompleksi i zërave që u shfaqën në tribuna në fushatën e vitit 2005, që nga ish-themeluesit e PD e deri te të rinjtë e KOP-it të afruar në të. Fushata e vitit 2005 ishte fushatë e përgjegjësive të përbashkëta dhe e një ekipi që kishte një projekt për pushtet. Në ndrysim nga ajo fushatë, kjo që startoi dje është fushatë e kryeministrit, i cili flet në emër të qeverisë së tij dhe projekteve të tij. Ky ndryshim drastik i natyrës së fushatës ka zbehur numrin e aktorëve që kontribuojnë për të dhe ka ulur përgjegjësinë e garës. I vetmi njeri që shfaqej para kamerave si konsulent i zotit Berisha ishte një person qesharak që ka mbajtur katër vite çelësat e dyerve të kyçura të PD.

Një tjetër fenomen që ra në sy ishte dhe mungesa e pjesëmarrësve nga rrethet fqinje në miting. Mitingjet e mëdha të Tiranës kanë pasur gjithmonë protagonistë nga Durrësi, Elbasani, Kavaja apo dhe Fieri, Vlora e Shkodra. Dje, me përjashtim të Elbasanit, kjo gjë nuk reflektohej në shesh dhe duket se është shenjë e impaktit që ka në këto rrethe lista e sigurt e kandidatëve për deputetë dhe ikja nga përgjegjësia për të menaxhuar trupën elektorale. Ndryshe nga mitingu i NATO-s, ku qeveria mobilizoi çdo drejtor ndërmarrjeje nga Shkodra në Sarandë të sillte njerëz në Tiranë, në këtë miting u pa se fuqia e trupave elektorale në rrethe është e dobët në raport me fuqinë e ekzekutivit.

Madhësia e mitingjeve nuk është ndonjë shenjë domethënëse për fushatat, por Partia Demokratike në ndryshim nga Partia Socialiste ka në traditë mitingjet e mëdha në Tiranë në hapje dhe mbyllje të fushatës elektorale. Partia Demokratike i ka pasur shpesh mitingjet e saj më të mëdha se rivalët e vet, dhe kur PD ka humbur zgjedhjet. Ky është rasti i parë që Partia Demokratike ka një miting më të vogël se kundërshtarët, edhe pse ajo vazhdon të këmbëngulë se do të fitojë.

9 Komente

Flamuri kryqëzohet për dështimin e mitingut në TiranëNga Antena brenda familjes

Dje ishte një natë e zezë për Flamurin. Mitingu, i cili duhet të niste në Tiranë në orën 19:00, u shty deri më 19.30 me shpresë mos mbushej sheshi. Por nuk ishte e thënë. Me shumë zor, edhe pse Zajmina Vasjari u torturua duke u zhveshur në shi para militantëve, sheshi nuk po mbushej as deri te shatërvani.

Flamuri i alarmuar e anuloi disa herë nisjen e atij burrit nga Kryeministria. Më në fund ai burri e humbi durimin dhe u nis.

- Flamur, unë po nisem. Duhet me mbajt përgjegjësi për këtë që keni bërë. Unë s’mund t’i lë njerëzit të presin. Mirë... mirupafshim.

Nuk e la as të fliste. Flamuri po dridhej i gjithi, s’dinte ç’të bënte. Filloi t’iu ulërijë deputetëve të rinj që nuk i njihte, me shpresë se do vendoste autoritetin, por asgjë s’ndryshonte. Njerëz nuk vinin që nuk vinin. Hodhi sytë nga turma, pa Santon dhe Elvanën që po qeshnin në qejf të tyre. “Këta e kanë në terezi, - tha, - bëjnë lekë me thasë në pushtetin tonë dhe s’paguajnë as 20 mijë vetë nga Bathorja të vijnë.”

I tërbuar zbriti poshtë ta priste atë burrin në shesh. I doli përpara. Ai burri nuk ia hodhi sytë. Megjithatë Flamuri iu afrua te veshi dhe i tha “të fliste shpejt e të ikte, se s’kishte shumë njerëz nga shiu.”

- Flamur, nuk mbulohet kjo gjë me shiun, po do flasim, mirë, ik tani, se janë kamerat…

I prishur në fytyrë mori fjalën. Sheshi i zbrazët e vrau shumë dhe frymëzimi i iku. Hapësirat e mëdha në mes të sheshit i kujtonin mitingjet e nxituara që bënte në vitet 1998-1999, sa herë që kishte probleme me qeverinë.

Foli 5 minuta dhe e la fjalimin në mes. Hodhi sytë nga ishte Liria. Atë e kishte kapur Mesila Doda, e cila kishte porositur kamerat ta fokusonin në krah të zonjës Berisha. U tërbua më keq dhe me të.

“Kësaj, - tha, - s’i mjafton KKRT, po na merr dhe kohën televizive këtu.”

I bëri me shenjë asaj dhe zbriti poshtë turmës. Flamuri s’dinte ç’të bënte. Ta përcillte apo jo? Dukej qartë që Berishës i kishte ikur truri.

- Flamur, dëgjo, kaq njerëz mo zotëri mua m’i mblidhte Shaban Memia me një njoftim në Radio Kontakt. Ti më ke marrë mijëra euro për postera te Visi dhe spote në TV dhe më ke sjellë më pak njerëz se ç’më binte Shabani, kur merrte njoftim në orën 1 për orën.

- Doktor, po ashtu ndodhi, se ti e di, njerëzit u kënaqën dje nga tuneli dhe thanë se e hape atje fushatën, u krijua si keqkuptim, d.m.th., se ne e kemi hapur disa herë fushatën, unë u thashë në fakt, po këta s’më dëgjuan, u thashë mo ta shoh….

- Flamur, kjo është një gjë e papërgjegjshme d.m.th., s’kam hapë ndonjëherë fushatë më zi unë, këtë s’ta fal kurrë, ky nuk ishte miting, ky ishte surrogat, d.m.th., të mbledhë Gramoz Ruçi në Qytet Studenti dhjetë herë më shumë se unë në sheshin “Skënderbej”, këtë s’ta fal kurrë dhe do mbash përgjegjësi.

Flamurit iu prenë gjunjët. S’dinte ç’të bënte. Ai burri hipi në makinë dhe iku. Flamuri i tërbuar iu turr operatorëve televizivë që transmetonin direkt.

- Ndërprisni transmetimin! - tha. - S’ka transmetim! S’keni të drejtë autori. S’keni punë, i kemi paguar ne paratë. Boll filmuat atë burrin, tani ikni. Mo t’u shoh më këtu!

Kameramanët mezi prisnin të mblidhnin kamerat. Aldo Bumçi, i vetmi që s’kuptonte fare se ç’kishte ndodhur, erdhi dhe iu hodh Flamurit në qafë.

- Shkëlqyer Flamur, e pe sa shumë njerëz?

- Po ç’njerëz mo budalla, - i tha Flamuri. - Ne kaq kemi mbledhur për 2 orë, kur arrestuan Safet Zhulalin, megjithëse nuk e donte asnjë në PD.

- Po pse mo Flamur, e ke gabim, shumë vetë kishte.

- Po për ty që je mësuar të llafosësh vetëm me gjyshen shumë janë o Aldo, po për partinë tonë është ditë e zezë. Po ik, mo të shof para sysh, se akoma po më dridhen gjunjët nga ato që më tha ai burri. Se prej jush na kanë braktisur njerëzit. Shikojnë Mesila Dodën, u kujtohet Ilir Meta, të shohin ty, u kujtohet Zhulali, shikojnë Lul Bashën, u kujtohet VEFA, shikojnë Fatmirin, u kujtohet Gërdeci, dhe pastaj i ha unë të sharat. Ik, mo të të shoh këtu!

Interesante...

hajde "shkrime" hajde, rrena sy per sy. nca pike ka arrit deshperimi..

ja i cope ka mitingu ne tiron

http://www.facebook.com/video/video.php?...

kush s'ishte ne shesh mjafto te kete pa reportazhin EDHE te news24 qe u dha nja 20 her, per te pa ca bohej mshesh. ene kur shiu plasi me gjyma, s'ikshin robt lol. po nuk osht se s'e din "gazetaret".. osh halli "te shpetojn ca te shpetojn" tashi, der aty ka vajt puna

E thashe mbi 2 here qe ai morri (gell)Baza genjen por mi fshine komentet. Sheshi ishte plot e perplot dhe megjithese binte shi shume njerezit nuk iken. Shnet.

Artikulli i Meros, kuptohej dhe ishte deri diku i qarte, nje pakesim i njerzeve ne miting, mirpo ai shkrimi i Off the record,  ishte nje surrogato, sepse ai bashkonte artificialisht ate ;  burrin me mavrine/Saliun, duke e ditur te gjithe se ai Burri eshte tjeter, dhe mavria qe eshte i detyruar ta ndigjoje ate burrin,  eshte tjeter.   

Mitingu i vertete eshte mitingu i fundit o Pjer!

Atje shikohet se sa njerez ka,por edhe ky miting pas 4 vjet qeverisje eshte goxha i madh.

Sic duket ja gati te besosh cdo gje kuder PD dhe Berishes edhe kur genjeshtra eshte fare e trashe.Mos i ha te gjitha o Pjer se ska lezet!

Po si do tja beni ne 29 Qershor more te zinj, kur te humbisni?Apo do te shpikni ate budallallekun e rradhes qe kartat e identietit u manilupuan,sic po degjojme tani nga langoje te Rames.

Po mire emri u manipulua po shenjat e gishtave,retina e syrit dhe anet e tjera te sigurise si u manipuluan?

Hajde argumenta hajde!

Hajde opozite hajde!

Admin e pranoj qe me ke denuar me 10 konente ne dite,por po te ndoqje te njejten politike me te gjithe njerezi si puna e off the record,liqeni etj nuk duhej te shkruanin per disa muaj.OK,te mirekuptoj per kete mase disiplinore.

Sic duket ja gati te besosh cdo gje kuder PD dhe Berishes edhe kur genjeshtra eshte fare e trashe.

Po si do tja beni ne 29 Qershor more te zinj, kur te humbisni?Apo do te shpikni ate budallallekun e rradhes qe kartat e identietit u manilupuan...

Sic duket ti je gati te mos besosh cdo gje kunder PD-se dhe Berishes!

Kujdes edhe nga kjo! Se nuk je meshirimi i te vertetes as ti e as Berisha!

Dhe kujdes gjithashtu edhe me perdorimin e fjales "te zinj"... o i zi!

Po mire emri u manipulua po shenjat e gishtave,retina e syrit dhe anet e tjera te sigurise si u manipuluan?

Akoma se ke marr vesh qe nuk ka pajisje per te kontrolluar vertetesine e ketyre kartave ne Shqiperi?!!!!!!!!!!!!!!

Per cfare po duhen: shenjat e gishtave, retina syrit*, numri gjoksit dhe gjatsia palles, kur nuk ka pajisje qe te lexoje qarqet magnetike te kartave?

Nji stripe magnetic card me emer, mbiemer... dhe cfare sfondi te dush ti, nuk ben me shume se $5-10, keshtu qe ato karta qe nuk ti njef per mjet identifikimi as posta shqiptare qe i shperdan, skan per te ba hajer vec se per keto zgjedhje qe ti fitoje PD dhe tia hedhin po prape PS fajin pas zgjedhjeve per mosnjohjen e tyre nga asnji institucion per prishjen e imazhit te procesit te prodhimit te kartave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).