“Zogby”: PD 38%, PS 36%. Rama 44%, Berisha 40%

....Rezultatet e muajit prill per here te pare ne keta 4 muaj, tregojne nje avantazh te PD-se perballe PS-se me nje diference prej 2%....

 

Kompania prestigjoze amerikane “Zogby International” publikoi serish gjate emisionit “Top Story” sondazhin e katert mbi zgjedhjet e 28 qershorit ne Shqiperi.

Rezultatet e muajit prill per here te pare ne keta 4 muaj, tregojne nje avantazh te PD-se perballe PS-se me nje diference prej 2%.

Ndersa vihet re se ne kete sondazh te fundit shfaqet serish PBDNJ dhe nuk rezulton LZHK-ja qe ne sondazhin e marsit kishte 1 perqind te preferencave.

PD sipas zondazhit Zogby, nese zgjedhjet do te mbaheshin sot do te siguronte 38% te votave te shqiptareve, ndersa PS do te merrte 36%, duke nderruar vendet ne krahasim me muajin mars.

“Kemi nje ndryshim me muajin e kaluar, por diferenca eshte brenda marzhit te gabimit”, tha perfaqesuesi i sondazhit “Zogby”, Air Obi.

Ne vendin e trete renditet serish LSI-ja, por kete here me 6%, duke pesuar nje rritje prej 1% ne krahasim me sondazhet e muajve mars, shkurt dhe janar.

Ne vendin e katert renditet serish G-99, me 2% te preferences se votuesve, duke shenuar nje renie prej 1% ne krahasim me muajin e kaluar.

Me pas renditen PR dhe PBDNJ me nga 1%. Nderkohe numri i te pavendosurve bie ne 11%, duke rene me 1% ne krahasim me sondazhin e muajit mars dhe ne total 7% nga sondazhi i pare i muajit janar.

Ndonese PD dhe PS nderruan vendet ne krye, ne total, sipas sondazhit te “Zogbi”-t e majta ka me shume vota se sa e djathjta.

Nderkaq numri i personave qe mendojne se vendi po ecen ne rrugen e duhur eshte rritur nga 43 ne 51%, cka shpjegon, sipas analisteve, edhe rritjen e PD-se ne pushtet.

Ne performancen e lidereve, per kryeministrin Berisha 40% e shqiptareve te pyetur mendojne pozitivisht, ndersa 58% mendojne negativisht.

Ndersa per kryetarin socialist Edi Rama, 44% kane mendim pozitiv dhe 53% kane opinion negative per te.

Nderkaq papunesia mbetet shqetesimi kryesor i shqiptareve, i ndjekur nga ekonomia, varferia, cmimet e larta, korrupsioni dhe ne fund ceshtjet e shendetesise dhe emigracioni.

Si edhe muajin e kaluar sondazhi eshte kryer me nje kampion prej 1 mije vetesh.

Ndersa marzhi i gabimit llogaritet deri ne 3.2%, marzh i cili perfshin edhe rezultatin e sotem te ketij sondazhi ne renditjen e partive.

93 Komente

Gjynah qe G99 u krijua nen hijen e PS, sepse ne keto zgjedhje ndoshta do te ishte e vetmja parti "new entry" dhe qe mund te sillte dicka te re ne politiken shqiptare, il resto eshte SUPE E RINGROHUR.

Pse kot mori miliarda leke Top Channel nga reklamat e qeverise?! Po ta vini re ka nja 2 muaj qe jane zbutur lajmet e Topit se hapeshin e mbylleshin duke share qeverine. Gjithsesi une me shume besim kam tek Gani Bobi se tek Zogby. Gani Bobi eshte i vetmi qe parashikoi me saktesi fitoren e PD ne 2005 dhe humbjen e Olldashit kunder Rames ne garen per bashkine. Perfundimisht qe ta mbyll me nje fjale te gjitha gjasat duken qe do fitoje serisht partia qe eshte ne pushtet dhe kjo me duket gjeja e duhur duke pare qe Rama eshte shume dobet si ne taktike elektorale,si ne biseda televizive ku rrotullon te njejtat fjale nga fillimi deri ne fund.

Futja kot tani

i degjuam keto llafe nga tsemuret e PD kur ishte 37 me 30 rezultati per PS. Zogby nuk e prish emrin per nje byth shqiperie

Fakt pozitiv esht se PS & LSI jane fituese. Un se shof dot me sy Ilir Meten por fitorja duhet te jet sa me e sigurt se nuk durohet edhe 4 vjet te tjer.

hahhahahaha o Ilir shpresoj kete 21 nuk e ke per moshen, se gjunah qenke edhe djale i ri smiley

 

Don apo nuk don ti, Rama keto zgjedhje po i perdor vetem pre Ilir Mete, per ta asfiksuar, se po te ishte aq i sigurte per pustetin, do kishte bere aleance edhe do e kishte me shume mundesi. Sa per zogbyn edhe kete e kane kuptuar qe ishin apatike rezultatet qe kishin dhene.

 

Ciao Ilir, ene taksirate e ke , do rrish edhe ja 4 vjet me keto kriminelat. smiley

Ja arsyet e "deshtimit" te Edi Rames, sipas disa analisteve Shqiptare :

 

“Zogby”, analistet : NATO dhe BE, avantazh per PD-ne

Anetaresimi ne NATO dhe aplikimi per ne Bashkimin Evropian jane dy arsyet e forta qe Partia Demokratike ka arritur te permbyse rezultatet e sondazhit “Zogby” per muajin prill, ne krahasim me muajt e meparshem ku ka kryesuar PS-ja.

 

Ky eshte mendimi i analisteve te ftuar ne emisionin “Top Story”, ne Top Channel.

“NATO dhe BE jane dy fetishe te medha te shqiptareve, jemi rritur me keto endrra qe shqiptaret i kane pasur gjithnje. Kujtdo qe do i ndodhte gjate qeverisjes anetaresimi do te fitonte”, eshte shprehur Eduard Zaloshnja.

Ndersa per analistin Skender Minxhozi, ne kete rezultat ka ndikuar edhe fushata individuale e zhvilluar nga lideri i PS-se, Edi Rama, ne karahasim me PD-ne.

“Rama nuk po ben nje loje ne ekip, por shihet nje fushate individuale e tij. Po shikojme nje kryetar te PS-se qe po leviz i vetem. Kjo gje vonoi edhe zbardhjen e programit te PS-se”, theksoi Minxhozi.

Nje tjeter faktor ne rezultatin e dobet te PS-se, sipas analistit Andi Bushati, eshte edhe mosbashkimi me LSI-ne ne kete fushate.

Nderkohe drejtori i Institutit te Studimeve Bashkekohore, Artan Hoxha, theksoi tre deshtimet e fushates se Edi Rames :

“Nuk terheq moshat e reja, gjinine femerore dhe deshtimi i fushates se PS-se ne fshat”, theksoi Hoxha.

 NATO dhe BE, avantazh per PD-ne

ah Sale te hangsha zemren ....

smiley

nuk del syri smiley

eh, ti e di qi une e kam merak burberry-n smiley

 

ka nevoj per me shum politik te re, realisht jo me llafe

personalisht shof qe xhaketat e vjetra thjesht kan ndruar kopsat

shum pak xhaketa te reja, shum pak

Sa gusto qe ka edhe Gramoz Ruci me Skender Gjinushin mer ama, gjithmone veshin ndonje xhaket te re, qe i pelqen Rames. Edhe hop hyjen tek rreshti i te rinjve.

 

 

Eshte skandaloze, politika qe ben Rama.Se di kush i ka thene , mbase ndonje nga ato pseudo-keshilltare-hebrenj-sorrian qe te behs politike te qete. Edhe vetem dy fjale ka ne goje. Politke e re, edhe Gerdeci, pa pike vizioni, pa pike programi, pa pike alternative.

Po ky ca politikani eshte mer mana, qe nuk i njeh Shqiptaret. Ne haruam 97 qe u vrane 3mij njerez,sidomos te rinj, edhe votuam po Salen ,ky do bej opozite me 26 te vrare, ehu ato jane harruar . Madje as ne Gerdec skane me fituar, se aq shume i kane care tr.. atij fshati,qe as aty sdo fitojn. Edhe nxjerr neper emisione , debate politke, lloj lloj qoftje qe vetem per debat se kane idene. Si ai Shalsi, qe na nxorri arsimtarin Skender smiley

 

Sala eshte i lindur, per populist, thjeshte ai e ka ne gjak. Te impresionon edhe me genjeshtrat qe mund te thote. Kurse ky Rama, me keto qe i vijn nga pas, qe jane te gjith pa fije personaliteti, bashke me ato pseudo kualicionet qe ben, qe as nuk krahasohen me LSI, tregoi thjeshte qe nuk i intereson shume  e Majta ne teresi, apo te rrezoje Berishen, por thjeshte te behet vete i Kryeminister. Edhe per kete eshte gati te presi edhe 4 vjet, sesa te ngaterrohet me Ilir Meten tani. Fundja fare , ne bashki eshte ai.

Bunker me te mire smund te kete.

 

 

 

Edhe vetem dy fjale ka ne goje. Politke e re, edhe Gerdeci, pa pike vizioni, pa pike programi, pa pike alternative.

Plotesisht dakort Castor

Ky rezultat eshte thjeshte taktike per te justifikuar ato qe do te vijne (me fitues PS sigurisht). Keshtu mendojne se mund ta bejne me te besueshem.

hahhahahaha oltix , edhe kjo aleternative e mundshme eshte. Ta kene menduar kaq thelle thua valle?

 

Po Berisha eshte si benz, po mori rruge, ehe nuk ndalet me.

 

smiley

Po Berisha eshte si benz, po mori rruge, ehe nuk ndalet me.

lol, e tha mrame : Edhe 35 vjet te tjera ktu me keni, vetem po qe se me merr i plotfuqishmi zot do iki nga politika smiley

Po hajt mo, mu sme duket se Sala ka qellimin direkt e te vertete te fitoje zgjedhjet, sesa te shpetoje b..then e kalafmiut te vet.

Ca t'bo kalamfiu sta bon as pereniu kane thone...jo Benz qe bohesh, por supersonik smiley

Kshu thojn me ter men per autot gjermone ktu, they run and run and run...  smiley  

Zgjedhjet duhen bo cdo dy vjet, vetem per gallaten qe nigjo para tyne.

Dez, se ti mase nuk e di, po kshu ka pas qen ene Tit Dibra (sulmus i Tirones), ulte koken i cik ai, ene vu para, si benz... e bukra osht se ene ai daktorr ka qen...  smiley 

pse s'thu ti , e pasken difekt fabrike daktorrat smiley

 

Lene se e kon krahasu me Bud Spencer...  smiley  

Cdo krahasim calo, po ktu kon tregu kuxim t'admirushem.  smiley    Jo, vertet, ithtaret e vet duhet ta dun shum ket njeri.

Shif si ja thy krahun ktu (Edit me i llaf ....  smiley   )  hahahahaaa...

Kjo nuk eshte llogari e thelle, por me e thjeshta qe mund te behet.

Kudo ne media (pervec atyre partizane) nuk u moren ndonjehere seriozisht keto sondazhe (as ai i Gan Bobit), keshtu qe duhet te gjejne nje menyre keta per t'i dhene pak besueshmeri punes se tyre.

Eh mi tushe, prit kur t'i dali gruja me hile, se vetem kjo i ka mbet ktij kryeministri. E prap edhe nga ajo situate do dali. Do thote "s'bo burri..."

Sa shume e lodhni veten me analistat, opinionistat e me the e te thashe. Asnjehere nuk kan marr vesh nga jeta reale e asnjehere nuk kane influencuar ne rrjedhen e ngjarjeve. Ne fund viteve 1980 flisnin per rrugen e re te komunizmit, per ndryshimet ne Perestrojken kur papritur, pa parashikuar asnjeri Bashkimi Sovjetik ra vete. Deri para nje viti thureshin himne bumit ekonomik e askush nuk parashikoi ose minimumi nuk i dha rendesi pasojave qe do te sillnin problemet me kredite subprime.

P.S. Krahasimi Sali Berisha = Benz me pelqen. Une e shoh edhe si dikush tjeter. Bud Spencer. Ha grushte, nuk shmanget dot se eshte i rende, ama resiston, nuk bie kurre e ne fund leshon goditjen e vet tipike grushtin-çekiç BAM!!!

Dthm sipas teje i bie qe Rama te jete Terence Hill? smiley

 Ketu thoshin ene i gjo tjeter para se te dilte sondazhi, verdall po thom neper albaniu... Thone (njerez qe jane me nje kembe ne ps dhe nje ne pd dhe qe vdesin per sondazhe se dune me dite, ku me u kyc ne fund) se ky qe kurth per Leftyn dhe te tjeret... Nese per nje jave keta miqte do e hane karremin dhe do thone ja edhe Zogby ne na dha fitoren etj etj... Mas i muj, nuk kane goje me thone se Zogby rren, kur Rama te shkoje 40 a ma vone 51 (qofte larg) smiley 

Keta njerezit e dinin qe PD kishte dale 2 pika para, para se te publikohej sondazhi smiley 

Besueshmeri ne sondazhe...Vetem ai qe ben vete verdalle kazualisht dhe ai thote, qe po te kishin mundesine 90 per qind e shqiptareve (- + 5 perqind) do i piqshin ne hell edhe ramen edhe berishen, ilirin do e gatushin ne bidon, kurse erjonin dhe poli i lirise do shpetojshin se skane as shije as yndyre smileysmiley smiley   

Une ketij sondazhi i besoj me shume.... smiley 

Hajde gallate hajde, mjaftom nje Zogb dhe marrin kot te gjithe. Jo po edhe njecike do na e krahasoni Salen me "Herkulin", dhe Ramen me "Qerosin qe mundi Katallanin" smiley  Sa te vdekur paskemi qene per njecike tifozllik politik, semundje e pasherueshme...

Nejse, sic duken bathet, edhe kater vjet te tjera "Bath bath po nje kokerr" kane per te ngel punet edhe nese fiton Rama edhe nese fiton Berisha. Asnje prej te dyve nuk ofron asnje lloj alternative te ndryshme nga kjo aktualja prandaj dhe shifrat shkojne 36-38 <=> 38-36 (gjithmone nese i besojme Zogby). Meqe ra fjala, ky lloj ndryshimi rezultati eshte shume i pabesueshem dhe vetem sa ja ul besueshmerine edhe me tej ketyre sondazheve (keta nuk kane as fantazi ne zara mer daj, iu osht fiksu çekiçi te 36 dhe 38, haperdajini pra mo njecike zarat se late nam late) smiley

hahhahaha hunter je i modh fare. Ok une e thash Berisha = Benz edhe per kete kam Copyright smiley kurse ti e qave fare me kete Bud Spencerin , goditje çekiç smiley

 

Sala thjeshte, e ka ne gjak politiken, din ti flasi Turmave, dine ti elekrizoje ato. Mbase edhe nga mimika fytyres, duke si ipafajshem,duke si sinqerte.... eshte dhurate prej natyres. Edvini eshte shume antipatik nga ky drejtim, flet sikur po thote dicka, qe vetem ky e dinte edhe eshte e sakte. Kurse Sala, thote dicka, qe mendon qe eshte e sakte po nuk thote qe e dinte vetem ky. Eshte me populist, ka ma karazime.

 

p.s o desdemona, sa per ate pune e femijeve, as qe nuk ja hane fare Sales, ku shpetoi Nano, me nje milion vjellje, edhe is hyri gje ne kembe e jo me femijes se Sales, qe dalin direkt te pa bere pis. Iku Luli vocerr shpetoi, shpetoi edhe Faslliçi. Kane qene thjeshte demogogji apo jo, pak rendesi ka. Tregon qe babe Sales nuk i kalon miu tek hunden, per keto te tjeret, e jo me per femijet e vete.

Ai don te fitoje, thjeshte sepse don te hyje ne histori, ka iden per mire, ose me shume ka deshire per mire. Edhe po ben cdo gje, per kete.

Tregon qe babe Sales nuk i kalon miu tek hunden, per keto te tjeret, e jo me per femijet e vete.

po po, pranej i bon karshillik fatmir mediu ne fushate elektorale

 

 

O Krasta, mos e merr aq seriozisht. Nuk ju rrujt kujt per Gani Bobin, Zogbyn etj. Per Zoçken ndryshe muhabeti. Prandaj kto konjukturat e nxoren PD > PS, sepse pas 1 muaji PS < PD keshtu qe nuk mund te flasin pastaj, jane kot.  

Kur sondazhi del me fitoren e PS, kemi te bejme me perceptime, pavertetesira, manipulime, jorealitete etj,etj.

Tani ka nxjerre fitues (PD e Sali Haxhi Qamilit) sondazhi dilka i sakte, i rregullt dhe real.

Ec e merri vesh mitingashet e perjetshem te Sales.

PD-a me gjithe aletate e saj satelitore nuk i kalon 35% (duke qene shume zemergjere). Ne zgjedhjet e kaluara PD pervecse Shkodres humbi cdo qytet ne Shqiperi.

Nese fitojne keta horrat qe qeverisin shqiperine sot, s'ka ngel gje tjeter vecse te djegim pashaporten!

Dhe megjithese (k)harzmatiku Berisha ja ka aritur qe te rrotSalizoje nje pjese te madhe te zgjedhesve,prape eshte mbrapa ne sondazh.

Shumica e tyre do te donin E.Ramen per kryeminister te qeverise se PD-se..smiley)

 Nja dy gjera te vogla profesori ketu: smiley

1. Ky sondazh tregon qe PD-ja eshte 2 pike para PS-se por...margjinalja e gabimit eshte me e larte se kjo diference, keshtu qe pirdhi m'te!Mund te jete me teper ose me pak, ose fare, keshtu qe "Ku ishte? Asgjekundi! C'bere? Asgje! "

2. Edhe nqs e marrim te mireqene kete dypikesh, fakti qe edhe mbas hyrjes ne NATO qe i ishte bere shqiptareve fiksim prej kushedi sa vjetesh, PD-ja mund te ngrihet vetem dy pike me lart se PS-ja eshte dicka, qe nqs une do isha PD-er, do u shqetsoja!

3. Me falni, po a ve re njeri faktin qe "e majta" ka me shume pike se "e djathta"? Ne rastin me te mire, Saliu, edhe nese del Parti e pare ne Kuvend, nuk do mund te marre votebesimin e Kuvendit, dhe... sikur i vjen rradha partise se dyte per ta provuar apo jo?

4. Ed Rama, te shkoje urgjent te mcifet ne Peze, a ku rri tani, sepse eshte turp per te dhe per PS-ne, qe 36-38% e popullit te Shqiperise preferon PD-ne, edhe pas Gerdecit, edhe pas aleances se deklaruar te Saliut me ate vrasesin e Gerdecit, edhe pasi Saliu vuri minister te shendetesise nje gagac qe sdi as me lexu, edhe pse fytyra e dyte publike e PD-se pas Saliut ishte dhe eshte nje percudhie qe emeton vetem urrejtje dhe vulgaritet dhe te tjera thagma si keto!

5. Ishte pune e Edi Rames, t'mos themi misioni historik, qe PD-ne ta bente parti te vogel qe te mos kalonte 15-20%! Edi per kete pune merr 4 me xhufke! Po fitoi zgjedhjet, Ed Rama merr 5! Hajde 6!

mrroklla te te jap nje ide te thjeshte qe ta kuptosh populin shqiptare!

Ne Gerdec ku ndodhi tragjedia fiton PD-a me shumice te thelle! Gjithashtu edhe ne krahinat perreth! Ke nevoje per me teper komente?

Populli eshte ai qe eshte , jo sic e dum ne!

.... Edhe nqs e marrim te mireqene kete dypikesh, fakti qe edhe mbas hyrjes ne NATO qe i ishte bere shqiptareve fiksim prej kushedi sa vjetesh, PD-ja mund te ngrihet vetem dy pike me lart se PS-ja eshte dicka, qe nqs une do isha PD-er, do u shqetsoja!...

E di mrokell,por kur sondazhin e ben Zogbi/TOP Channel eshte PS ajo qe duhet te shqetesohet.

Une edhe kete sondazh nuk e besoj pavaresiht se nxjerr para PD.Ne i sakte eshte ai i Gani Bobit.

une si besoj shume polleve se ne shqiptaret jemi njerez qe ndryshojme per nje moment dhe para se te shkojme te votojme shkojme me pare ne kafe per te bere lloqe

 

Kur sondazhi del me fitoren e PS, kemi te bejme me perceptime, pavertetesira, manipulime, jorealitete etj,etj.

Tani ka nxjerre fitues (PD e Sali Haxhi Qamilit) sondazhi dilka i sakte, i rregullt dhe real.

Ec e merri vesh mitingashet e perjetshem te Sales.

O Selim,

 

Saliu e tha vete tek " Opinion " mbreme, se nuk i besonte shume sondazheve...

Ne te PD-se themi se dhe ky sondazh eshte i manipuluar or zoteri, sepse qe nje media e Rames te nxjerri PD-ne ne avance me 2 pike, duhet qe realisht PD te jete ne avance me 5-6 pike ...

Pastaj, juve qe i besonit sondazhit Zogbi kur dilte PS fituese, si mund t'a shpjegoni faktin se PS vetem po "bie" nga muaji ne muaj, kurse PD po ngrihet gradualisht ? Apo tani nuk i besoni as ju, sondazhit te Zogbit ...

plotesisht dakort

Por mos harroni se sot doli lajmi "gjysem" zyrtar nga PS-ja, se Edi Rama s'do kandidoje fare per deputet ne zgjedhjet e 2009 !!!

Kjo per te eshte HARAKIRI, sepse i ve kapakun gjerave ! Tregon se ai ka frike te ike nga Bunkeri i Bashkise, sepse ka frike te madhe se i humbet zgjedhjet ...

Po te shohesh listen e PS-se e kupton qarte se kush perfaqeson "Politiken e Re" :

Valentina Lesjkaj, Ylli Bufi, Kastriot Islami, Arben Malaj, Namik Dokle, Et'hem Ruka, Gramoz Ruçi, Bashkim Fino, Erion Braçe ...  Keta sikur ishin te gjithe ne Kohen e Nanos, apo jo ?   smiley

Me verté, paska ndryshuar shume PS-ja !

 Mendoj se zgjedhjet do te vendosen nga 30-50% e votuesve qe jane deri diku te pavendosur, qe s'jane me asnjerin, qe duan nje shprese por nuk po e shohin, dhe qe ne fund do t'ja japin voten njerit, te ndikuar nga finalja e fushates, 1-2 dite para zgjedhjeve. Keto sondazhet, mua me duket byth-pambukerira, apo pordhe me rigon.

 

Gjynah qe G99 u krijua nen hijen e PS, sepse ne keto zgjedhje ndoshta do te ishte e vetmja parti "new entry" dhe qe mund te sillte dicka te re ne politiken shqiptare

2%...ne nje poll ku margin of error eshte 3% smiley Boll me shakara...kto jane pune serioze

Ne fakt edhe une ja rrita noten PD-es nga 5 ne 7 kto kohet e fundit...Edi akoma mbetet me 8...po PS-ja ja ul pak kte mesatare.

PS: Sali Birisha akoma mbetet katranjos ama...

Se c'kam pak qejf te vij O Grup...po mu ka ngjite keq AI me fshese...smiley Nuk me do ne kete teme se i prishet sondazhi .....jo ai i joti ..ai i problemit "kto jane pune serioze" smiley po ai tjetri ....Boll me shakara... smiley S'me le o Grup s'me le . Befsh qej o Grup me """"margin of error""" smiley  Amon ere pse s'me the ku e ke bo lejen smiley

Si more Lefti i beson sendazheve ne Shqiperi.

Ke lexuar ndopak artikujt tek peshku apo jo.

Po Shqiptari eshte nje rrencak me fame, nje i pabese, nje injorant, i pakultur, i pashkolle, i pa takat, i pa zot, rrin ne maje te malit qe te prese te vijne armiq, tani qe nuk ka armiq me ke te luftoje, na doli sondazhi.

Sipas medias, ose mides, sondazhin duhet ta kene shpikur malesoret e Zvicerres, 800 vjet qe nuk luftojne me asnje armik, çfare te bejme po shpikum sondazhin.

E more Lefti, sa me vjen keq per ty qe nuk lexon shkrimet e intelektualeve Shqiptare, pastaj do e shikosh si do behesh ti, i kulturuar, i beses, me shkolle, me takat, i zoti, me kulture, çfare te them, do behesh intelektual.

o Lundrim,

une nuk thashe se i besoja sondazhit, thashe vetem se : "Kur nje sondazh i porositur nga mediat e Rames, me ne fund nxjerrin PD-ne ne krye me 2 pike, kjo tregon realisht se PD ka nje avance akoma me te madhe se kaq" - pra, ka nuance tek ajo qe po them ... e kam fare te qarte se ata qe i "porosisin" sondazhet, i marrin sipas porosise, kjo gje ndodh ne tere boten, se LEKU s'ka ere.

Ne France prsh, gjithe sondazhet per popullaritetin e Sarkozy-s, qe publikon LE FIGARO (gazete e qeverise se djathte), jane gjithnje me optimiste sesa ato qe publikon LE MONDE, apo LIBERATION ... e kuptove ?

Edhe ne Shqiperi, Sondazhi i Klanit, Gabi Bobi etj, domosdo qe do te jete me "optimist" per PD-ne, kurse ato te "porositura" nga mediat e Rames, do te jene me dore shtrenguara : ja perse them se perderisa Top-Channel nxjerr PD-ne 2 % perpara PS-se, ka shume shance qe rezultati te jete me i madh se kaq

Sinqerisht vleresoj guzimin e Llukanit per sjelljen e ketij lajmi tek peshku pa uje.Megjithese asnjehere nuk kam e kam vene ne dyshim pozicionin djathtas te Llukanit prape mbetet per tu vleresuar.

Per sa i perket sondazhit prape vlen per te deshiruar sepse diferenca reale eshte diku tek 8-9 % perpara PD-ja.

Lefty faleminderit per sugjerimet i mora parasysh.

Sa per xhaketat e vjetra a te reja te PS  qe jane qe ne kohen e Nanos ka nje te vertete ne mes, por edhe nje gje tjeter duhet zene ne goje, kryetari i PS ka dhene doreheqje, (le ta jepe njehere i juaji) PS-ja  eshte si eshte, ka zhvillime si ne njerez ashtu dhe ne program, ndersa kryetari juaj ka 20 vjet qe nuk leviz nga kryetarlleku duke vendosur te sfidoje edhe Fidel Kastron kur thote se do te te rrije ne politike edhe 35 vjet te tjera ne politike, uroj ta mbani si relike te vjeter te historise komunisto-kapitaliste por te lutem vetem ne seline tuaj blu se diku tjeter kushedi se cfare mund te bejne me te njerezit.

e pranoj verejtjen, por PD nuk ka pasur kryetar  gjithnje Berishen. Tritan Shehu ka qene deri ne 97, dhe pas zgjedhjeve te 1997 Berisha u be kryeatar perseri. Eshte e vertete qe nuk ka dhene doreheqjen nga Kreu i PD-se, por kur ai e rimori PD-ne, ajo ishte ne opozite, (te gjate:  8 vite); Pasi e rimori pushtetin ne 2005, sikur s'kishte llogjike te largohej nga PD-ja, apo jo ? Asnjeri s'do t'a bente po te ishte ne vendin e tij, megjithese dhe Nano dhe Berisha premtuan se do lergoheshin nese humbisnin: Nano humbi, u largua.

Berisha perseri ka thene se do te largohet nese humbet sivjet, duke u shprehur se do te qendroje ne politike sahere qe te votohet nga Shqiptaret. Pra, nese humbet sivjet, Berisha domosdo qe duhet te largohet

Rama vendos: Nuk do te kandidoj per deputet

Kryetari i PS deklaron se do të ndjekë shembullin e SHBA-së. Në një bisedë të lirë me gazetarët, Edi Rama ka sqaruar edhe hamendësimet që janë bërë rreth kandidimit të tij: “Unë kandidoj për t’u bërë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë kam dhe një kontratë katërvjeçare me qytetarët e Tiranës, të cilën duhet ta respektoj” - u shpreh Rama.

sipas Balkanweb

 

Mendimi im: Rame mos e 10t krejte muhabetin se nuk ka pike kuptimi. 2 bostane nuk mbahen nen nje sqetull.

Cfare shembulli te SHBA do te ndjeke Rama? Ku e ka fjalen tamam fare ky?!

pikerisht Oltix, edhe une kete pyetje do beja !

Si shume hi syve po mundohet t'i thedhi Shqiptareve ky me Obamen ... G-99 e tij boll ka kopjuar "Ye's we can!" - Po, ne do t'ja dalim !

Tani zene e kopjonje gjasme medota "amerikançe", per te fshehur friken e Edvinit per t'u perballur me zgjedhesit e gjithe Shqiperise !!!

Sic e thashe dhe me lart me kete çeshtje, fakti se Rama vendosi tashme te mos marri pjese fare ne garen me te rendesishme politike ne Shqiperi (zgjedhjet e pergjithshme), duke qene se ai eshte Lideri i Opozites dhe Pretendent per Kryeminister, tregon se Rama eshte politikan amatoresk, sepse kjo ka per t'i kushtuar humbjen e sigurt atij.

Imagjinoni, zgjedhjet kudo jane beteje, per mos te thene LUFTE nga te gjitha pikepamjet; Imagjinoni qe Lideri i forces pretendente per fitore, nuk ngjitet ne ring, nuk zbret ne Shesh te Mejdanit, nuk drejton ushataret e tij per betejen finale ... s'ka me keq per elektoratin e majte. Ke do votojne ne keto zgjedhje ? Namik Doklen apo Gramoz Ruçin ? Kush do kryesoje listen e PS-se ne Kryeqytet ? C'eshte kjo parti ne zgjedhje, pa LIDER ? Lider i cili rri e pret rezultatin ne PEZE !!!

Si mund te guxoje ky njeri te pretendoje te behet Kryeminister, pa marre voten e gjithe Shqipetareve ? A thua se fakti qe ai eshte votuar nga Tiranesit, mjafton per t'i thene legjitimitet ? Aspak ! Boll me me Pashain e Tiranes, nese kerkon te behet kryeminister, le te jape doreheqjen nga Bashkia e te kryesoje listen e deputeteve ne Tirane e t'a drejtoje partine e tij drejt fitores !

Fakti se ai nuk e ben nje gje te tille, tregon se ka frike, se ka frike jo vetem nga humbja e  zgjedhjeve, por nga humbja e pushtetit mbi Bunkerin e Bashkise, mbi ate Lope te Majme qe e vjel perdite ...

Socialiste, Rama i ka bere ne rregull llogarite per veten e tij, se per ju nuk i plasi fare :

- Po fitoje pa kandiduar fare, shume mire -- behet kryeminister edhe kryetar bashkie bashke, siç po thone sot disa media afer tij -- Pra, erdhi perseri ENVERI

- Po humbi, s'prish pune ! Bashkine e ka perseri deri ne 2011, punen dhe lekun e ka te garantuar ... kurse ju socialiste ne opozite perseri, do shtrengojne RRYPIN si gjithnje !

Kjo s'eshte pare e degjuar ndonje here ! Ishalla Shqiptaret e mbledhin mendjen kesaj here dhe i japin mesimin e merituar ketij karrieristi, sepse boll na lodhi me "fitorjet" e tij

Mendimi im: Rame mos e 10t krejte muhabetin se nuk ka pike kuptimi. 2 bostane nuk mbahen nen nje sqetull

Cen Cen,

Kete shprehje perdorja dhe une ne 2007 qe Tiranesit mos te votonin perseri Ramen, sepse duke qene Kryetar i opozites dhe i Bashkise, ai do t'ja VARTE Bashkise e do merej vetem me Partine, duke qene se synimi i tij si karriesrist qe eshte, ka qene gjithnje Kryeministria ...

Por njerezit e votuan prape, dhe mund te themi pa frike qe qysh prej 2007 kane zgjedhur Kryetar Bashkie ... Eduart Shalesin : TA GEZOJNE !

Shpresoj qe te kene vene mend kesaj here, e te mos bejne perseri te njejtin gabim, sepse "2 Kunguj nen nje Sqetull nuk mbahen"

Duket qe i mungon paraqitja e te qenit "burre shteti", ka ngelur nje politikan "province" si kryetar bashkie qofte edhe i Tiranes me rregullime kanalesh,rrugesh, dritash etj. Edhe me problemet e medha qe prokupojne vendi nuk eshte marre asnjehere. Kjo eshte rruge e gabuar qe ka nisur.Si duket lejet e ndertimit paskan "vlere". Ne parlament te degjohet fjala askund tjeter sado e fuqishme te jete ajo.

Selim ke te drejte fare. Konluzion interesant. Nje politikan Province.

Eshte e pa imagjinare, te shikosh te gjith shpuren e analisteve, edhe mbeshtetjen mediatike qe ka Rama, edhe perseri nuk arrin te Sfondoje ashtu sic duhet.

Sala me nje mbeshtjetje te vogel qe ka tek Klani, ate fare Interviste qe e jep sa here qe dalin sondazhet e Zogbit,smiley te Sfidon????

 

Eshte nje ide e thjeshte, kur dikush te sfidon, edhe ti nuk pranon, tregon qe ke frike, teregon qe as ti vete nuk beson qe do fitosh ejo me populli.

p.s e forte fare ajo, pjesa kur tha Sala tek Klani, qe ai nuk vjen ne Sfide se nuk e shqitet dot prej karriges se Bashkise. Ai mendon vetem per lejet e ndertimit,si te rregulloje, edhe te sofistikoje vjedhjen e tyre. hahahaha smiley

rama eshte nje njeri i lekundur edhe ne ato qe ben nje njeri dhe jo politikan qe i mbeti ne dore kjo gje qe quhet bashki . me vjen turp te degjoj sot qe nje kryetar bashkie te behet dhe kryeministri yne . socialista te ndershem keni bere gabimin me te madh ne vendimin tuaj kur keni zgjedhur per lider kete midhje qe mbyllet ne guacken e vet (bunker bashki) se ka frike te perballet me voten pra me demokracine . po dalin fjalet e berishes qe ky ka mbetur i pandreqshem pra as burre as grua

Demonist ka fituar 3 here zgjedhje Rama ne tirane! Heren e fundit me shumice me te madhe se te dyja heret e meparshme. Ku e sheh turpin ktu ti apo friken? Nuk quhesh i pandreqshem nese nuk je burre apo grua por bisexual!

 

Meqenese ka fituar 3 here rresht ne Tirane o Liqen, perse nuk perballet me voten e tere Shqiperise ?

Per t'u bere Kryeminister nuk mjafton vota e Tiranes, duhet te votohet gjithandej; Per ke do e japin voten socialistet, kur Lideri i tyre rri ne shtepi dhe nuk merr pjese ne gare ?

Pastaj, meqenese ka fituar 3 here rresht Edvini o Liqen, a nuk thua se ka ardhur rradha te humbase ? (JO ene per i gjo, por s'ka per t'a bere dot si Enveri ai, "nga Fitorja ne Fitorje!"

C'pergjigje te te kthej une ty o Lefko?

Ai eshte kryetar partie, po ben fushate ne cdo cep te Shqiperise ti thua nuk merr  pjese ne gare!

Rama ka fituar 3 here rrjesht me voten e Tiranes, kesaj rradhe perballet me voten e tere Shqiperise! Ti thua pse nuk perballet Rama me voten e tere Shqiprise?????

Ja nje cik me thjeshte per rrangallen tende!

1)Njerezit ne shqiperi do votojne me 28 qeshor.

2)Disa PD disa PS. Kryetari i PD-s SB. I PS-s ER.

3) Kush fiton me shume vota fiton. Kush merr me pak humbet.

4) Nese humb PS-a Rama humb dhe iken si kryetar PS. Ne se humbet PD-a akoma se dime per Salen!

Nese do te mundesh E.R. se ta ka sjelle ne maje te hundes voto per PD-n or mik! Hajd shnet!

 

Nese humb PS-a Rama humb dhe iken si kryetar PS. Ne se humbet PD-a akoma se dime per Salen!

Po e dime er si s'e dime!

Aty do jete ai vllai! Kryetar deri sa t'vdesi! Edhe sikur te jape doreheqjen formalisht (qe une nuk e besoj n'bote), ai do vere kryetar partie Bogdanin, ose Ed Paloken! Do i japi ndonje top futbolli dhe do e leje "kryetarin" te luaje kalceto te fusha e Kamzes!

P.S.
Keta o mik jane si ata te LDK-se ne Kosove! Atyre ua mori kryetarin Perendia, dhe akoma sot e kesaj dite nuk kane vene kryetar te ri! smiley

Kushdo qe te beje prokopi ne LDK, duhet te marre uraten e...get this... FAMILJES RRUGOVA! smiley

Me i' llaf, gruse, cunave, t'rejave te Ibrahimit!

Vetem ideja qe dikush mund te zere karrigen e Prijesit, tregon mungese respekti per Prijesin! smiley

Po sic tha dhe njoni!

Aty Berisha, aty Rugova! Me kale, per dy ore shkon!

Osht ujti, nuk ka munci tjeter! smiley

o liqen nuk e di sa je i thelle qe te mbytet rama kur te humbase se si i fitoi votat ai me lyerje pallatesh dhe pastrimin e lanes e njerezit e besuan per kete por tani qe po shet lejet e ndertimit ai nuk mund te fshihet pas bojes se mureve se eshte bere pis dhe nuk ka liqen qe ta laje hajt se do te qeras kur te fitoje berisha

Sa qef i kam keta Pdistat qe ngelen duke fol me citate.Shoku Sali ka thene keshtu e shoku Sali ka thene ashtu.

demonist Rama mund ti kete frike zgjedhejt si cma do mendja cdo njeri do kishte frike nje test (psh kur ke nje provim sa do te kesh mesuar ke pak frike apo jo).Por te pakten ai tre here qe ka kandituar ka fituar ne Tirane mor plak nuk shkon e fshihet ne Kavaje.Dhe me kanditate te forte e jo me Hushra

Sala sivjet do jete Krey i Listes se PD-se ne Tirane o Canart; Po Edvini ku do jete ? Ne bukerin e Enverit aty ne PEZE ?

Nuk e di po dua nje pergjigje te sinqerte .Me te vertet kujton se Rama ka frike se nuk zgjidhet dot deputet?Te ishte trim Sala e vinte edhe me perpara kanditaturen ne Tirane sic bente Bamir Topi.Tani qe u be deti kos Sala vuri emrin ne Tirane.

Si tradhetoje Kavajen keshtu Sala,bastionin e demokracise.

jam i sigurt qe rama do te zgjidhet deputet por ai ka frike se do humbase lejet e ndertimit o canart militanti se sipas ligjit ai duhet te jape doreheqje nga bunkeri dhe per kete ai ka frike ,le qe eshte semundje e vjeter e tij kjo

o canart1975 Kur paska fituar kaq shume. Pse nuk del te fitoje edhe kete qe po kerkon.SHQIPERINE . Ka fituar Tiranen , ate po drejtone, don te Drejetoje SHQIPERINE pa e fituar???? po struket vete.

 

 

N.Q.S po flasim per moral politike, sme duket aspak e moralshme, kjo zgjedhje qe po ben ai . Po ku deklaron qe do te drejotje edhe Shqiperine edhe Bashkine e Tr smiley edhe Malin e Zi, edhe 3 qytet bregdetare Italiane, smiley ky sikur me qene ne kohen e Skenderbeut mer daje.

 

 

 

Ka dal Castor ka dal.Ne balle e ke.Ne qofte se humb zgjedhjet jep doreheqjen ,e ka vene ne statut.Pse nuk e ve edhe ai Skenderbeu juaj ,a me lind e drejta mua te them qe edhe ai ka frike.

o Canart po jep dorheqejen nga Partia, por jo nga Bashkia, po ne kale rrine shoku Edvin. Pastaj edhe ai grup parlamentare qe do te dali nga zgjedhjet, do te jete nene urdherat e tij, keshtu qe do e gjej ndonje rruge per tu kthyer perseri. smiley

Zgjedhja e Rames per te mos udhehequr listen e partise se tij ne perballjen elektorale, politikisht eshte e demshme ne PESE gjera:

1. Tregon frike nga perballja me kundershtarin politik duke i dhene fitoren kundershtareve te tij dhe motivimin e fitores elektoratit te partise kundershtare qe para zgjedhjeve.

2. Tregon nje amatorizem te Rames, nje paranoje per te mbajtur pushtetin ne bashki dhe mos-kokecarjen e tij per elektoratin e majte qe duhet te udhehiqte ne zgjedhje.

3. Demoralizon elektoratin e partise se tij dhe demotivon strukturat e partise qe te punojne ne maksimum per perballjen zgjedhore.

4. Ky vendim verteton perfundimisht jo vetem ato qe PD kishte kohe qe thonte per Ramen; qe eshte i bindur ne humbje dhe ka frike perballjen, qe eshte i paafte dhe amator te dale ne gare me kundershtarin e tij, Berishen, por ju jep te drejte edhe kundershtareve te tij brenda te majtes, ne PS apo jashte saj se Rama vetem e ka perdorur PS dhe elektoratin e saj, pasi ai as nuk merr pergjegjesi dhe as nuk ka guximin e nevojshem te nje lideri qe eshte i detyruar te hyje ne gare dhe te sakrifikoje.

5. Ne sqarimet e tij ka qene kunderthenes dhe hipokrit, thote qe kam nje kontrate me qytetaret e Tiranes, por kete kontrate eshte gati ta braktise nese fiton zgjedhjet. Keshtu i bie qe Rama kete kontrate do ta zbatoje vetem nese humbet, prandaj edhe nuk dorehiqet.

Keto pika a ka ndonje deshire ti diskutojme?

P.S. "Argumenti" amerikan i Rames eshte mos-seriozitet nga ana e tij, pasi eshte njohuri elementare qe Amerika eshte sistem presidencial, ndersa Shqiperia eshte republike parlamentare qe nga ajo dalin ekzekutivi dhe te tjera institucione, kurse ne Amerike ekzekutivi (presidenti) zgjidhet drejtperdrejt dhe nuk del nga Kongresi.

Analiza jote qendron plotesisht WEST !

Rama kerkon te "respektoje" kontraten me Tiranesit, vetem nese humbet, sepse po fitoje : lum kush te jete, t'a shhe MBRET !

Por po te lexoje GSH-ne sot, te dukej vetja si ne kohen e Enver Hoxhes, sepse merrje vesh se Rama kerkon te drejtoje edhe BASHKINE edhe QEVERINE !!!

Edhe Sala ne 92-97 nuk kishte kaq pushtet ! E ka thene Kastriot Myftaraj me kohe, qe Rama i ngajson HITLERIt ! Ruhuni, se eshte i rrezikshem !

Kjo nuk ka baze ne kushtetute dhe nuk mund ta beje Rama. Eshte anti-kushtetuese ngado qe ta marresh.

1. Ministrat (e shprehur ne kushtetute), rrjedhimisht edhe kryeministri nuk mund te mbajne asnje detyre tjeter pervec asaj te deputetit.

2. Pushteti qendror dhe lokal jane te ndare.

3. Kjo eshte dicka anormale per nje demokraci perendimore.

Kjo qe thote GSH eshte me shume si pune ulje e efektit negativ qe ka ky vendim i Rames.

Kesaj i thoine grini sallate you grini Planet jane bere PD fiton perseri kete radhe, Rama qendron edhe nje legjislature si K/Bashkie pas kesaj Sala del ne pension dhe Rama behet K/minister. Ndersa bishtat e qenit  LLP, G99, PSD, PR etj mrarn nga nje kocke cfare ju hedh Rama dhe Berisha

Ideja eshte se Bashkia ka akoma per tu mjele ( fitimi tek bashkia eshte akoma i konsiderushem, lejet e nderimtit toka te lira akoma ne Tirane) Po keshtu edhe Qeveriu ( fitimi nga privatizimet etj jane akoma te konsiderushme) Pas kesaj Berishu iken dhe Rama mer Qeveriun per te mjele ato qe ka lene pas Berishu. Ndersa ju/ne idiotet ebsojme dhe  girjme sallat ajo po rezultat jo po anketimet.

Anketoni njerezit e Rames dhe Beirshes qe bejne pazaret pas dyerve te mbyllura Anketoni Mafien shqiptare te dini si do te jene rezulatatet ne zgjedhjet ne Shqiperi

PS Ramen sikur nuk e pashe kanditat per deputet smiley

1.Nese Rama nuk do kandidonte per bashkine e Tiranes ne 2007 , PD do thoshte ka frike te kandidoje.

2.Kur kandidoje ,PD u ngrit dhe tha mos e votoni se do jua leje mandatin pergjysem

3.Nese Rama do kandidoje per deputet kete vit,PD do ngrihet dhe do thote a sju thame ne ne 2007 se do leje mandatin pergjysem?

4.Nese nuk kandidon PD do thote ka frike (sic po thone)

Perfundimi: You can't win whit PDistat

Nuk hyn ketu as PD-izmi as PS-izmi. Fakt eshte qe ai nuk do te kandidoje per deputet, po ashtu edhe ministrat e tij nuk do te jene deputete. Per mua nje kryetar opozite qe nuk del ne balle te motivoje perkrahesit dhe simpatizantet e vet, nuk hyn ne lufte politike ne parlament bashke me ministrat, atehere ku duhet te jape llogari kryeminstri apo ministrat e tij? Jane justifikime se kjo eshte marre nga Amerika e ku ta di une, shembuj te njerit apo tjetrit mund te gjesh me bollek ne kete bote,por fakt eshte se ai eshte akoma ne ate guacken e tij si aktor ne komedine "Njeriu qe pa vdekjen ne sy" duke dhene leje ndertimi.

Te jesh kryetar i kesaj opozite aq te madhe duhet te drejtosh,komunikosh,motivosh,debatosh etj,etj gje qe deri tani e ka bere pak duke u marre me domatet e Shijakut dhe specat e Rrogozhines ndersa per ceshtjet madhore qe i perkasin vendit dhe kombit eshte teper i vogel dhe i vobeket. Sidomos me maredheniet me jashte ai eshte fshehur gjithmone dhe nuk ka lene gjurme ashtu si kryeminister i ardhshem. Ose eshte teper inferior ose eshte teper superior karshi partnerit te huaj, normal ai nuk eshte. Eshte gjenerata e bordurave te Tiranes te viteve 80-te, kaq di te them.

Megjithate i dalte mbare!

hyn Selim hyn edhe PDizmi edhe PSizmi.Gjithe ky komplikacion ka lindur qe me 2007.Per mendimin tim ai sduhet te kishte kandiduar me per bashkine e Tiranes.Duhet te kishte marre drejtimin e partise.Me sa mbaj mend atehere kishte nje fare medyshje nga ana e tij per te mos kandiduar mirepo Sala beri ceshte e mundur ta terhiqte ne gare duke i kthyer zgjedhjet lokale ne politike.Edhe keta qe flasin tani per moral e ku e di une ne 2007 thoshin ka frike te kandidoje per KB se e di qe do humbi.Prandaj them une qe cfaredo vendimi te marre ai do kete njerz qe do ta paragjykojne

canart nuk eshte aspak e vertet kjo qe po thua. Rama kurre nuk ka dashur ta leri bashkine, kjo e tregon edhe tani. Me kete veprim qe po ben.

Po te ishte kaq, larg pames, edhe mos te ishte kaq i fiksuar me ato lejet e ndertimit ( jo qe i ka per zemer, por e di mire se po i iken edhe ato , pashke me ate firme, i iken edhe te gjitha media qe i ka nga pas ), te dali ne shesh te fitoi ate qe po kerkon te kete. Kryeminizter!!!!! epo ky post qeveriater votohet nga PARLAMENTI keshtu qe duhet te jesh ne parlament, e ta fitosh ate qe kerkon.

 

Sala edhe mund ta kete bere kete diversion, se fundja fare politike eshte.Po paska qene dinaku madh, qe paska menduar kaq larg. Po sma merr mendja smiley

- Rama nuk mund te ju kerkoje voten shqiptareve duke mos dale ne gare.

- Kandidoi dhe fitoi ne zgjedhjet e fundit vendore ne Tirane, tani eshte koha te dorehiqet nga bashkia dhe te kandidoje per kryeminister te Shqiperise.

- Nese nuk e ben kete, atehere ky eshte i frikesuar nga humbja per te cilen eshte i bindur (qe do te thote humbje e te gjithave)dhe zgjedh te beje kete papergjegjshmeri dhe amatorizem per te ruajtur bashkine.

- Mos harroni qe politikanet e shikojne shume me mire se ne se nga po anon fushata, dine sondazhe qe ne publikut nuk na behen publike dhe Rama i ka pare keto dhe kerkon te ruaje bashkine me te gjitha ato qe ofron ajo.

- Ose ka nje menyre tjeter, Rama mund te paraqese nje kandidat tjeter per kryeminister dhe pastaj eshte ne rregull.

Pikerisht WEST,

Rama deklaroi 1 dite pas Sondazhit ZOGBY se nuk do kandidonte per Deputet - a thua valle se Sondazhi pati ndikim, apo qe thjesht koencidence ?

Ka shume shance qe diferenca REALE midis PS e PD te jete akoma me e madhe nga sondazhet qe nuk behen publike per publikun, perderisa Rama vendosi te heqe dore nga deputetlleku 1 dite pas sondazhit Zogby !

canart1975!

Rama mund te behet deputet edhe pa kandituar fare drejt per drejt sepse eshte sistemi i tille. Fare mire mund te vendose emrin i pari ne listen shume emerore dhe eshte deputet i garantuar! Nuk ka llogjike ky muhabet jo frike e jo budalliqe te tjera!  Keto jane zgjedhje paralamentare jo bashkiake dhe numerohen votat e te gjithe shqiptareve.

Populli e ka ne dore te vendos per Ramen gjithsesi! Nese humb PS-a Rama jep doreheqje automatikisht edhe deputet nuk eshte! Jo si puna e xha Sules qe  humbet  zgjedhje cdo 4 vjet edhe prape ne parlament e ke dhe kryetar Partie!

 

 

 

Shume e vertete Liqeni.Duket qe ai ka bere zgjedhjen me te keqe per veten e vet.KB edhe dy vjet eshte pastaj nuk mund te rizgjidhet me.Nese ai humbet zgjedhjet kete vit pas dy vjetesh eshte kurrkushi.Nese do mendonte per veten do vinte emrin ne liste ,te pakten do ishte deputet edhe 4 vjet te tjera plus mundesia e te qenit aktiv ne politike.

Keshtu duket qe ai ska frike (frike per cfare se nuk e kuptoj ,frike se nuk behet dot deputet??????????)

Po ca po thua o canart, po si qenka kurrkushi. Ti ca mendon, keto qe do behen deputet nga Rama tani, qe nga Spiropalet e Xoxat, nuk do te jene ne urdherat e tij.

Ai i komandon qe tani nga Peza, me sms, e jo me kur te jene ne parlament. Nuk del kurrkushi jo  , mos e vrit mendjen. Do te gjej ndonje justifikim ordinere, qe do thote jo u vodehn votat, jo andej jo ketej, edhe do vij perseri ne krye te PS.

 

p.s personalisht e kam menduar qe ne fillim,Sala e mban edhe 4 vjet edhe pastaj ja lene Rames. Ne keto zgjedhje Rama eshte me i interesuar te eliminoje Ilir Meten. Ta uli sa me sh ndikimin e tij. Eshte loje shume e thjeshte.

Ku ku moj nan! Po qysh kur keka bo Edvini i Kristaqit me dal n'mejdan elektoral me nji kolos dhe politikan karrieret si Sali Berisha?

Nji ai Sali Berisha po e ndryshon Shqipnin dhe po e shtin ne rrug te prosperitetit evropian.

Rruge, shkolla te reja, rroga ma ta nalta, bashkim me Evropen e Ameriken.

Edvini i Kristaqit, c`ka po ju thote a po ban per njerezit?

Edvini i Kristaqit bon shume mire qe ka frike te kandidoje. Asht anderr e parealizueme qe Edvini te fitoje ne keto zgjedhje.

ky kolos elektoral eshte humbesi me i madh .Imagjino eshte kryeminister duke patur 150 000 vota me pak se PS ne 2005.Kur sfitoi dot kolosi ne 2005 kunder nje PS te shkaterruar komplet ,merre me leng se mishi mbaroi.

Numero votat ti, kur nr e deputeteve i ka Saliu.... Kjo eshte si punae  Buxhit qe u be President, me 2-3 milione vota me pak se Al Gore - varet nga sistemi

Edhe ky i tanishmi, qe eshte Proporcional rajonal, prape mund te dale keshtu : pra, e Majta mund te kete pak me teper vota popullore, por s'ka nr deputetesh ngaqe eshte shume e perçare ! Por kur t'a merrni vesh ju kete, do kete kaluar 28 qershori

Une e pranoj o Lefto sistemin sjam kondra.Por kam problem me te ashtuquajturin kolos elektoral (KE).Nuk mund te quhesh KE kur mezi fiton ndaj nje kundershtari qe ishte i derrmuar nga korrupsioni dhe nga percarja .Dhe pastaj detyrohesh te lepish aty ku ke peshtyre dhe te qeverisesh me Xhuvelin.

Ne 2005 mos te kishte Sala ne krye te PD ,do kishit fituar ne menyre plebishitare.

Nji ai Sali Berisha po e ndryshon Shqipnin dhe po e shtin ne rrug te prosperitetit evropian.

Rruge, shkolla te reja, rroga ma ta nalta, bashkim me Evropen e Ameriken.

Edvini i Kristaqit, c`ka po ju thote a po ban per njerezit?

Rozafa tash do knacena,ktej e tutje,kena me ardh nshqipni,se pun ka boll,tana tmirat,aty kena me i gjet.

Ska ma kush me ik jasht shtetit,ska ma emigracion per shqipnin,madje tan emigrantet kan me ardh aty,e meja shterngu doren e qafen Sales!

Bile,bile ka me u shtu emigracioni i te jasht`meve,me kerku pune dhe tana tmirat,ne Shqipni!

Ka me u ba Kaka-vija,si Kalajsa e Frances,ku tan Kurdet,Kinezt,Pakistanest,Afrikant, dot rrijn,tuj prit radhen, me hy ne vendin e Parajses!

 

nuk i dihet o artjan me shpresa jetojme ndoshta nje dite do jete ashtu se me sa kam degjuar ne shqiperi ka shume kinez , turq , kosovare qe punojne ne ndertim se ne shqiptaret kemi pak po.... te punojme ne vend tone e jashte pastrojne deri banjot e vendasve

“Zogby International”, u bë dyshuese në shifrat e saj, edhe për shkak të denoncimeve të mediave të huaja ndërkombëtare, që i kishin bërë iniciativave të ngjashme, të kësaj kompanie, në procese të ndryshme zgjedhore, në vende të ndryshme. Sipas denoncimeve të mediave ndërkombëtare, mësohej se sondazhet e “Zogby International”, kishin diferenca në rezultate, deri në 20 për qind, ku nuk mungonin edhe nxjerrja fitues në disa raste të kandidatëve humbës, dhe anasjelltas, nxjerrja humbës të kandidatëve fitues.
 
Mediat ndërkombëtare të shkruara “Uashington Post” apo “Wall Street Journal”, por edhe media të njohura televizive si CNN, CBS News apo ABC, etj., zhvlerësojnë sondazhet e “Zogby International” 
 
Në zgjedhjet presidenciale të Brazilit të vitit 2006, ku njërin kandidat “Zogby” e vlerësoi me 20 për qind më pak (për të qenë më të saktë, ky vlerësim iu rezervua kandidatit presidencial Geraldo Alckmin, i cili fitoi 42 për qind nga 22 për qind që parashikoi “Zogby&rdquosmiley.Gjithashtu, në zgjedhjet primare amerikane për shtetin e Iowa-s, “Zogby” pretendoi se kandidati demokrat Kerry do të fitonte kundër republikanit Bush me 5 për qind diferencë, ndërsa në fakt Bush fitoi kundër Kerry-t. E njëjta gjë i ndodhi firmës “Zogby” në presidencialet e fundit amerikane për shtetin e Indianës, ku “Zogby”, parashikoi fitoren e McCain me të paktën 5 për qind avantazh kundër Obamës, por rezultatet dolën krejtësisht të kundërta.
 
Faktet jane te mjaftushme per te thene qe kjo kompani; Ofrojnë sondazhe me porosi: Si i doni rezultatet??!! , por per sondazhin e fundit te saj mund te thuhet se te dhenat ne teren ishin aq domethenese sa ata nuk mund ta permbysnin rezultatin se do tu dilte  boja para kohe perfundimisht  duke humbur shansin te japin edhe nje tjeter sondazh per muajin Maj-Qershor i cili padyshim do jete "pozitiv" (45% PS) dhe aq i shume pritur  per opoziten" sipas porosise se  saj..... 
 
 

Te pakten me keto rezultate berisha me bashibozuket e tij skane cte thone per Zoggby-n. E njejta gje edhe per Ilir trim. Apo ndoshta Zogby jua ka bere me qellim e me hile dhe ka pyetur vetem malesoret trima dhe ata nga Shkodra e Kamza e keshtu ka dash me i hedh hi syve liderit famemadh e sypatrembur. Le te mos harrojme qe Berisha eshte paranojaku numer 2 dhe ka frike edhe hijen e vet. pas xhaxhi Enverit - rahmet paste.

Partia Demokratike doli forca e parë politike në sondazhin e zhvilluar nga qendra Gani Bobi

Sondazhi: Zgjedhjet i fiton Berisha, PD thellon distancën me të majtën

 

Partia Demokratike rezulton fituese e zgjedhjeve parlamentare të qershorit me 46.6% të votave sipas një sondazhi të publikuar mbrëmë nga Qendra për Studime humanistike, Gani Bobi. Sipas të dhënave të sondazhit paraprak, mbi 46.6% e të anketuarve mbështesin Partinë Demokratike kundrejt 42.1 përqind që mbështesin Partinë Socialiste. Konkluzionet e anketës flasin për një tendencë në rritje të mbështetjes ndaj Partisë Demokratike, e cila vazhdon të mbetet forca e parë politike në vend.(...)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).