Zgjedhjet, raporti i ODIHR: Mjedis i polarizuar mes PD dhe PS. Probleme me kartat

TIRANË- Misioni i ODIHR vlerëson se fushata zgjedhore në Shqipëri po zhvillohet në nje mjedis të polarizuar mes PD dhe PS si dhe konstatohen probleme me kartat e identitetit që do të cënonin rëndë zgjedhjet e lira. "Çeshtja e pajisjes me karta identiteti mbetet më e debatueshmja", thuhet në raportin e ODIHR.

Tre ditë përpara fillimit të fushatës zgjedhore, vëzhguesit e ODIHR nxjerrin raportin e parë, bazuar në vëzhgimet e tyre në gjithë Shqipërinë. Sipas këtij raporti që përfshin situatën parazgjedhore deri më 19 maj, dy partitë e mëdha, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë mes tyre një polarizim të skajshëm, ndonëse e kanë filluar fushatën përpara afatit zyrtar, që është 29 maji.

ODIHR gjithashtu ka bërë edhe një përmbledhje të probleme që kanë paraqitur partitë politike. Duke cituar PS për vonesat me pajisjen e shtetasve me karta identiteti, nënvizon shqetësimin e parregullsive në një numër domethënës zgjedhesish që rrezikojnë të mbeten pa votuar.

Vëzhguesit e ODIHR janë ndalur edhe në punën e medias, ku kritikohet varësia e Televizionit Publik Shqiptar nga qeveria.

Duke folur për rolin e gruas në politikë, ODIHR e cilëson atë si të limituar, ndërsa citon se sipas Kodit zgjedhor këtë vit pritet që 30% e deputetëve në Kuvendin e ri të jenë femra.

2 Komente

Qendrat jane te hapura dhe cdo dite njerezit pa pasaporte ftohen te aplikojne.

Cfare kerkojne tani.Nuk duan te aplikojne e nuk i behet vone per zgjedhjet.Mos valle duhen marre me zorr?

Nuk duan te votojne dhe pike.

Mos valle PS desheron te nxjerre ne loje perseri certifikatat???????

Qytetaret i duan kartat dhe kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet por sepse nuk marrin dot pensionin nese nuk kane karte. Invalidet nuk marrin dot ndihmen, studentet nuk hyjne dot ne provime. Keshtu qe vullneti per tu pajisur me karte eshte i percaktuar nga masat shtrenguese dhe nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).