Zbulohet në detin Jon një anije e shekullit III para Krishtit

Një anije e shek. të III ose IV pas Krishtit është gjetur dje nga ekipi i kësaj ekspedite, në ujërat e Jonit, në veri të Sarandës.

Zbulimin spaktakolar e ka bërë një ekspeditë shqiptaro-amerikane e arkeologjisë nënujore.

Reliti arkeologjik është i ruajtur mjaft mirë dhe është i përbërë nga amfora të mëdha, që mendohen se vijnë nga Afrika Veriore. Ky relit arkeologjik mendohet nga arkeologët se është ndoshta nga më të bukurit dhe nga më të ruajturit të gjetur ndonjëherë në ujërat e Mesdheut. Mbas gërmimeve që do të bëhen në të ardhmen në këtë relit, mendohet se të dhënat e fituara do të sjellin të reja mbi kuptimin e kontakteve të banorëve të Ilirisë së Jugut me kulturat e Mesdheut.

Ky zbulim është i shtati në listën e zbulimeve të rëndësishme të kryera nga kjo ekspeditë e përbashkët, e cila ka filluar 3 vite më parë, si bashkëpunim i fondacionit amerikan "RPM Nautical Foundation" dhe degës së Arkeologjisë Navale të Institutit të Arkeologjisë Shqiptare. Dy drejtuesit, Dr. Jeff Royal, nga pala amerikane dhe Dr. Adrian Anastasi, nga pala shqiptare, thonë se "kjo ekspeditë po kryen gjithashtu matje të hollësishme të fundit të detit, duke kryer për herë të parë hartat e pasurive nënujore të detit shqiptar, dhe duke dhënë mundësinë e identifikimit të kësaj pasurie arkeologjike".

Teknologjia multibeam dhe përdorimi i robotëve në thellësi të mëdha që kjo ekspeditë po përdor, e radhit atë në një prej tri ekspeditave më të rëndësishme në Mesdhe, sipas ekspertëve të huaj të Arkeologjisë Navale.
Media amerikane i ka kushtuar dje hapësirë kësaj ekspedite, pasi zbulimet në Shqipëri, hapin një kapitull të ri në fushën e zbulimeve të arkeologjisë nënujore.
Kërkime të ngjashme do të kryhen edhe në ujërat e Malit të Zi. Për herë të parë do ketë një bashkëpunim të tillë specialistëve të arkeologjisë navale, për të kërkuar thellësitë e bregdetit iliro-dalmat.

11 Komente

Tani po ia fusni kot.

Deti Jon nuk është më i joni por i atyre, grekëve. Qeveriu ia ka falur detin Tonë, Greqisë dhe automatikisht ia ka falur edhe anijen që e paskan gjetur këta arkeologët nënujorë. Nuk e kuptoj se si i kanë lejuar. 

Jam i sigurtë se zbulimi është bërë para shitjes-faljes së detit, por vetëm tani e kanë treguar...  

edhe 1 detaj teknik

Në titull thuhet para krishtit ndërsa në tekst thuhet pas krishtit. Gazetar koti

Perse nuk po e ngre opizita problemin e marreveshjes se kufirit detar me Greqine?

Si ka mundesi qe nuk po ndihen me?

Me falni, por a nuk ju dalin gjithe temat politike qe keni ketu tek peshku, por dhe kete qe flet per relike anijesh te vjetra, per anfora, per arkeologji,  do ta ktheni ne politike?

"O peshq politikane / ju jeni hajdute/ fushen qe ne kishim/ juve na e zute..."  smiley

No Aida, we no can, no can.... no can....

especially together we no can. The more together, the more we no can!

jam tepër kurioze të di ç'relike do të dalin nga kjo anije. faqja e RPM nuk kishte shume informacion. Dukej se anija eshte gjetur ne 2008 dhe vazhdonin akoma kerkimet.

ne dujet te themi qe te mos vidhen ato nga hajdutat Shqiptare dhe arkeologjistet mafios te huaj!

Lajmi ne anglisht ne MSNBCKjo faqe e fondacionit ka disa foto nga pune e zbulime te meparshme.

Te dashur Miq

 

behuni nje here pozitiv dhe diskutoni per gjera serioze. Pse kaq negativitet?

 

ne se doni informacion per zbulimin e anijes antike mund tju dergoni sa te deshironi.

 

po keshtu shikoni edhe faqen tone ne facebook dhe mund te mesoni me shume

 

pershendetje

 

auroni

Ndonje hollesi me shume per neve qe se njohim dhe aq mire facebook-un?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).